Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 25
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 25
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 25
Ebook431 pages5 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 25

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 25.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 25.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Bertolt Brecht - Analfabeti politik
Xhevair Lleshi - Parulla e modës: “Libri në dekadën e re”

RETRO
Andon Zako Çajupi - Vaje

STUDIO
Joyce Carol Oates - Ja çfarë besoj – Pesë motive për të shkruar – Përktheu: Granit Zela
Ernesto Sabato - Engjëjt e territ – Përktheu: Flurans Ilia

PERSONALITET
Libra të autorit Shkëlzen Zalli
Shkëlzen Zalli - Zonja me të zeza- poezi
Mehmet Elezi - Iku pa pritur të lindte dielli

IN MEMORIAM
Abdullah Konushevci - Letër Fishtës – poezi

TË FTUAR

Danilo Kish - Vjeshtë, në livadh– tregim - Përktheu: Ben Andoni
Livadhitis - Sonte, me pesë lekë blen gjithë lumturinë– poezi - Përktheu: Enela Allkushi
Heinrich Böll - Anekdotë dhe moral për punën - Përktheu: Anna Kove
Wislawa Szymborska - Fotografia e parë e Hitlerit - Përktheu: Agron Tufa
Nelly Sachs - Kush rërën nga këpucët jua zbrazi - Përktheu: Anna Kove
Vasko Popa - Kthemi copat e mia – poezi - Përktheu: Vlora Konushevci

TË ZGJEDHUR
Sabri Hamiti - Silueta me kasketë të Leninit – poezi
Agron Tufa - Si e shpallën Umberto Eco-n "persona non grata" në Shqipëri
Joan F. Pelushi - Tempulli dhe arti
Donika Dabishevci - Dashnisë së nji nate – poezi
Jona Merjo – Rënia e zhurmshme e asgjësë – poezi
Laura Olldashi – Sytë
Jozef Radi - Tuj shkelë gastare yjesh
Florin Kelmendi – Sheshi
Flogerta Krypi - Një udhëtim në fund të botës
Ndue Dedaj - Asgjë s’është si më parë – poezi
Demir Gjergji - Hapa në had
Thani Naqo - Oh, i miri dhe i mjeri ti
Odise Kote - Ditë e xhamtë
Leon Lekaj - Ave Maria
Eli Kanina - Kandili i dashurisë po fiket
Agim Desku - Edhe pse është larg Itaka
Kujtim Abdi – Xheku
Luan Rama - Një dashuri e nëmur në Maligrad
Edlira Xhani – Kufijtë e arave të vdekjes - tregim
Rezarta Reçi - Mos më lër
Xhabir Tabaku - Kundroj nga larg
Biser Mehmeti - Vrasësi i ujkut
Driton Smakaj - Mistere të koduara
Bajram Mjeku – Nanë, të solla trëndafila

PLUS
Ada Halilaj - Jo gjithkush ka me të dashtë - poezi
Rozafa Shpuza - Tue bubrrue ndër kujtime – poezi
Kaltrinë E. Uka - Malli m’rigon shi – poezi
Egla Xhemali - Ishte e shkruar
Kaltrina Sadiku - Nën hijen e drunit t’madh
Xhuli Kondi - Më jepni ca gërma

PERSONALITETI
Veprat e shkrimtarit Ibrahim Kadriu
Ibrahim Kadriu - Teatri Kosovë – poemë
Ibrahim Kadriu - Mala, mela dhe mula
Mahmud Hysa - Groteskë trivialitetit politik bashkëkohor – romani “Pjella e Dreqit” e Ibrahim Kadriut

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Shaban Sinani - Si hynë në kujtesën e botës dy kodikët e purpurt të Beratit
Eqrem Kryeziu - Kujtimit të Hilushit (Ernest Koliqit)
Mehmet Kraja - Zija Çela lëviz lavjerrësin urban – Rreth romanit “Lavjerrësi i Qytetit” i Zija Çelës
Rudolf Marku - Profetë të rremë në një letërsi të vërtetë - Romani “Triptiku i Magjistarëve” i Bashkim Shehut
Virion Graҫi - Kornizë dashurie për autoportretin e Ervinit
Mëhill Tanushi - Tani gorën dhe goranët i dua më shumë - Impresione nga romani: “Vajzat e Mjegullës” të Namik Dokles
Veron Dobroshi - Simbolika e lirisë dhe robërisë - Mbi veprën “Marshi i Kërmillit” të Eqrem Bashës

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 22, 2020
ISBN9780463561515
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 25
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    ANALFABETI POLITIK

    "Analfabeti më i keq është analfabeti politik: ai nuk dëgjon, ai nuk flet, as merr pjesë në ngjarjet politike.

    Ai nuk e di që kostoja e jetës, që çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit, i qerasë, i këpucëve e i barnave varen nga vendimet politike.

    Analfabeti politik është aq shtazë sa fryhet si gjel e mburret që e urren politikën.

    Nuk e di idioti që injoranca e tij politike prodhon prostitutën, të miturin e braktisur, hajdutin, dhe atë që është më i keqi i gjithë banditëve: politikanin e pandershëm, mashtrues e të korruptuar, sahanlëpirës të kompanive kombëtare dhe multinacionale".

    XHEVAIR LLESHI

    PARULLA E MODËS: LIBRI NË DEKADËN E RE

    Nuk më hiqet nga mendja as titulli, as kërkesa: Libri në dekadën e re. Ministria e kulturës i ftoi të gjithë ata që mund të jepnin një dorë për kujdesin ndaj librit. Unë nuk mora dot pjesë në takim, por do t’i jap mendimet e mia sipas pikave të referencës së parullës dhe, po qe se ministria e lexon ato që shkruhen për librin dhe natyrisht edhe për të, le t’i shohë ato me vëmendjen e duhur.

    Politikat e Ministrisë së Kulturës për librin në këtë dekadë të re sfidash…

    Nuk i dëgjova dot politikat që ka deklaruar Ministria e Kulturës, por do t’më pëlqente që për këtë dekadë të re sfidash të stërpikej pa harruar asgjë punën dhe dimensionet e saj me librin. Të jepte edhe pamundësitë për të (librin), sepse qendrat e vogla bashkiake duan bibliotekat, se libri kërkon një shpërndarje të përqendruar dhe kapilare, me një rrjet që mund të përfshinte edhe PPP-të ! Problemet e librit elektronik dhe hapësirat e tij, apo edhe çfarë mundësish krijon ministria e kulturës duke e vënë dorën në plagë. Dhe plaga e librit është goxha e madhe, madje me përmasa të tilla që s’t’i rrok dot mendja. Madje, nuk do ishte keq që të krijonte institucionet e duhura për bibliotekat bashkiake në të gjithë vendin. (61 të tilla plus 11 bibliotekat e rajoneve të Tiranës, të paktën në formën si në kohën e atij, socializmit të mallkuar...) Libri vuan edhe nga një ngërç i çuditshëm, mungesa e fondeve të duhura dhe prania e një liste që qarkullon nën dorë si pasaportë hyrje-daljeje e librit, i cili pranohet ose dëbohet… Këto lista fantazmë që u diktohet bibliotekave është politike, e dobët dhe jashtëzakonisht e dëmshme, sepse s’ka asnjë vlerë, është shumë e vjetër dhe jashtë të gjitha përmbajtjeve që kërkon koha e sotme… Por ajo, siç e di mirë kushdo, ruan bonuset për të përkëdhelurit e «fatit»...

    Synimi i një politike gjithëpërfshirëse në interes të librit dhe autorit shqiptar

    Është një mënyrë e ngurtë të shprehuri që në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dëmton librin dhe autorin shqiptar. Sepse ne mjaftohemi me parullën dhe kjo si dukje quhet punë e kryer. E ku ka synim politik më të madh e më gjithëpërfshirës në interes të librit dhe të autorit shqiptar, sesa t’i kushtosh atyre vëmendjen aq të lakmuar të shtetit ndaj këtyre dy pikave të nxehta të shoqërisë së sotme shqiptare. Kjo është dëshirë të zjarrtë e librit dhe e autorit shqiptar, sepse mungesa totale e vëmendjes ndaj tyre është një arratisje e madhe nga e vërteta. Në tërësi tabloja është e zymtë, sepse bibliotekat në këtë vend të vogël e të mjerë janë joekzistente, ndërsa fol po deshe kundër tyre, trego të vërtetat dhe je i akuzuar se jo vetëm prish imazhin dhe bojërat por edhe për shpifje! Këtë gjendje të dhënë me koncesion kanë edhe njëmbëdhjetë bibliotekat e lagjeve të Tiranës që janë rikrijuar me një grusht librash të dhuruara. Interesi ndaj tyre do të shkaktonte një sensacion të bujshëm, një ndjenjë të dëshirueshme. Mos harroni se gjashtëdhjetenjë bibliotekat e bashkive, njëmbëdhjetë bibliotekat e lagjeve të Tiranës dhe tridhjetë bibliotekat e mëdha universitare dhe të instituteve qendrore do të krijonin një hapësirë të vërtetë për librin e investuar nga shteti për gjithë komunitetin. Kjo është edhe sfida më e madhe. Sepse librat e tyre të paktën do të jenë deri në pesë kopje. Por shteti ynë këtë nuk e bën. Dhe urdhrin nuk e ka nga masonët në Varrezat e Pragës ! Prandaj dhe gjuhën shqipe po e çon drejt vdekjes vetë shteti shqiptar. Sepse pa biblioteka shtetërore dhe pa autorë shqiptarë në shtetin me emrin Shqipëri s’mund të ketë gjuhë shqipe…

    Edhe një shtesë të vogël për autorët e rinj, që shfaqen tejet shprehës dhe me një seriozitet jo të shtirë, që i bën edhe më të afërt me letërsinë e vërtetë. Kjo domethënie i ka dhënë vetëdijes së tyre guxim, novatorizëm, po dhe një frikë nga realiteti i vështirë ekonomik, që ua shndërron me kohë në ndëkryerje dhe shpirt revolte. Nganjëherë puna e tyre krijuese tjetërsohet në ndrojtje ose në një simpati të fshehur. Tek e fundit për ta askush nuk investon, as edhe shteti i tyre…

    Roli i botuesve, librarive dhe bibliotekat

    Mendimi im në lidhje me këto tri shtylla të librit është i njohur, pa shtrirje gjeografike dhe pa ndonjë gjë interesante. Në hapësirën e njohjes botuesit janë të gjithë të dashur nga pushteti, kurse në shpërndarjen e kontributeve janë ca të nënës e ca të njerkës. Më të përkëdhelurit e botuesve kanë një sukses të bujshëm dhe madje turbullues. Tek botuesit shqiptarë luftohet nga të katër anët. Paralajmërimet e tregut, pastaj, u vijnë përditë nga tregu dhe bëhen përherë e më tepër gati të papërballueshme. Tek botuesit aspak të përkëdhelur nga shteti s’ka ekstravagancë, s’ka as qetësi, por ka punë të jashtëzakonshme dhe mbijetesë. Nuk flitet më për fitime, po vetëm për humbje. Dhe libri aq magjepsës, tejet elegant, kthehet në mall të çfarëdoshëm tregu… Botuesi është gjithnjë e më shumë në skajet e sfidës së mbijetesës ekonomike.

    Libraritë. Libraritë janë ishujt e Robinsonit, kështu mund t’i quaj për shkak të vetmisë së tyre, skutave ku janë futur ku sigurisht bëjnë sikur tregtojnë libra dhe farefisin e librit. Ato, mjeranet, duket sikur presin t’i përkëdhelin ca shirat e fatit. Libraritë le që janë të tejdukshme po për më keq edhe gjysmë lakuriq e gjithnjë duke u qarë. Libraritë u hakërrehen me tërbim vetëm autorëve shqiptarë, të cilët nuk i shohin dot me sy dhe s’i ndjekin dot, sepse pikërisht ata me trastat nëpër duar i bëjnë të duken si bisha. E tërë kjo gjendje dhe marrëdhënie ndodh nga halli i një indiference dhe talljeje të përçudishme të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Dhjetëra libraritë shqiptare janë në gjendje të pakuptimtë, as nuk dinë ç’kërkojnë, ato hapen e mbyllen, urrejnë, dashurojnë, mallkojnë, ndërsa punojnë shumë, bëjnë marrëzira pa fund nga mërzia. Pra ato fare pak librari që ka Shqipëria (për turp!), nuk mund të quhen librari, nuk janë afruar fare tek institucioni i librarisë, nuk janë gjithëpërfshirëse dhe tejet të rrëmujshme, pa njohje dhe me fare pak reklamë… Shteti ynë (ministria e kulturës, natyrisht!) as është kthyer ndaj tyre dhe herë-herë u kërcëllin dhëmbët duke u kallur tmerr.

    Bibliotekat. Për to folëm pak më lart. Ato, të zezat biblioteka, janë portreti i vërtetë i shtetit shqiptar, me një trishtim mistik, vuajtjeje të fshehtë, pa pikën e ndjeshmërisë që zakonisht bart libri. Përse vuajnë? Po ja, për fare pak investime, fonde, «hakmarrje», «ndëshkim», liri, «luks», njerëz. Se edhe njerëzit u çmësuan, ose u pëlqen të ecin kundër rrymës… Harrojmë që s’ka as njerëz të rinj më, i ka përpirë mërgimi. E kur s’ka njerëz (s’ka biblioteka, domethënë!) shteti ynë delirant, pse të investojë? Përfundimi: gjuha shqipe po vdes…

    Çfarë duhet përmirësuar dhe si duhet të sillemi përballë një lexuesi të ri?

    Ja kështu pyet ministria jonë e kulturës. E ç’të themi tani? Më lart i vumë «vulën» atyre me gjendjen që kanë. Lexuesi i ri, ministria duhet ta dijë, patjetër, janë kryeneçë, disi të egër, nervozë, me vështrim të ndezur, për çudi edhe me gojën hapur dhe gjoksin përpara, portrete të jashtëzakonshëm. Ata, lexuesit e rinj, nuk shtyjnë vagonë me mineral, as hapin ara në mal, as shkulin pyje dhe ndërtojnë hekurudha, as gropa për të mbjellë pemë…, ata me siguri pinë drogë, merren me seksin dhe as që i hapin librat, madje nuk u mjafton as qielli e as toka, nuk u tepron as kokëfortësia, nuk duan t’ia dinë për vetminë, sëmundjet, sido që ndihen të zhgënjyer e plot mërzi, por megjithatë të panënshtruar, të papërfillur, të mallkuar e të përmallur…

    Kohë të reja, qasja me komunikime të reja

    Vërtet që jetojmë kohë të reja, kohë që kërkon qasje për dhe me komunikime të reja. Këtu, miqtë e mi, nuk do folur fare. Pa qenë e para (libraria, biblioteka, reklama e tmerrshme për librin (domethënë edhe reklama me hak, e munguar!), herë-herë librat, paratë e taksapaguesve shqiptarë aq të domosdoshme për librat, atëherë nuk ka vend të hapim gojën për kohët e reja dhe qasjet me komunikime të reja. E tepërt! S’ka nevojë për diskutime imagjinare…

    Hapja drejt botës dhe kulturave të tjera

    Tani i erdhi fundi diskutimit tonë për librin dhe institucionet e tij. Dhe të diskutojmë për hapjen ndaj botës dhe për kulturat e tjera. E kam thënë edhe më parë. Shkrimtari i ri shqiptar duhet të shkruajë vetëm në anglisht dhe t’i drejtohet gjithë botës me veten e tij. Këtu duke u gërricur me gjuhën shqipe, me entet botuese, me libraritë dhe bibliotekat, herë-herë duke u kapur fytafyt me to apo edhe duke përkëdhelur, dëshmojnë se ata duhet t’i drejtohen botës, hapjes së madhe ndaj botës duke iu drejtuar lexuesve në anglisht. Atëherë shteti tjetër shqiptar, duhet vetiu të lëvizë fort për ta mbrojtur gjuhën e vjetër shqipe, madje edhe ta shpallë monument kulture, «mbrojtur nga shteti», sepse thjesht s’do të ketë më lexues… Ja, deri këtu kemi arritur. Shpëtimi ndoshta (!) mund t’i vijë nga ndonjë PPP llahtarisht e përzemërt, miliona dollarëshe, që t’i ndante paret me Mesinë dhe t’i jepte dorë librit të gjorë, që vetën rënkon e rënkon mbytur (s’ka as spitale për të mjerin! Se PPP-ja për spital do merrej!) dhe zërin kush s’ia dëgjon...

    Tiranë, më 14 janar 2020

    ANDON ZAKO ÇAJUPI

    VAJE

    Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,

    lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë!

    Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,

    që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!

    Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?

    S’të vjen keq për mua? S’të vjen mall për djalë?

    O ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,

    kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.

    S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?

    Motemot që rrojtëm bashkë, s’më urreve.

    Atje. tek rri janë qipariz’ e varre. ..

    Kthehu të të shomë, mos na le për fare!

    Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,

    kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;

    E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,

    s’arrite ta rritje, s’të ka parë kurrë!

    Për ty shumë herë çoç do të më thotë.

    po s’mund t’i përgjigjem, se më mbytin lotë:

    Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,

    duke psherëtitur te zot’ i vërtetë.

    O zot i vërtetë, s’t’erdhi keq për djalë,

    kur i more mëmën dhe më le të gjallë?

    Të më keshe marrë, do të qe më mirë

    dhe të rronte mëma, të rriste të birë.

    Me se rrojnë foshnjat? Ç’i rrit çilimitë?

    Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.

    0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,

    dërgom’ Evgjeninë ta shoh dhe një herë!

    "Pse s’kuvëndon mirë, more punëbardhë,

    cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?

    Gjith’ humbasën gruan, mëmën e babanë,

    po ata që mbetën si ti nukë qanë:

    të vdekurin lotët s’e bien në jetë,

    po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.

    Doje drit, o qiell, more dritën time

    dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!

    Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj,

    se dhe perëndinë tani s’e besoj!

    JOYCE CAROL OATES

    Joyce Carol Oates (1938-) është shkrimtare amerikane. Oates e botoi librin e parë në vitin 1963 dhe prej asaj kohe ka botuar 58 romane, disa drama dhe novela, shumë vëllime me tregime, poezi dhe libra joletrarë. Secili prej romaneve Uji i zi (1992), Pse jetova (1994), dhe Flokëverdha (2000) dhe përmbledhjeve me tregime Rrota e dashurisë (1970) dhe E bukur, e errët, e thellë: tregime (2014) kanë qenë finalist për çmimin Pulitzer. Është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Librit për romanin Atyre (1969), dy çmime O. Henry dhe Çmimin Jeruzalem (2019).

    JA ÇFARË BESOJ – PESË MOTIVE PËR TË SHKRUAR

    Është diçka e cila kërkon vetëdije shumë të madhe që të flasim për kredon e shkrimtarit. Mendoj se shumica e shkrimtarëve dhe artistëve e duan punën e tyre, të cilën natyrisht ne nuk e shohim saktësisht si punë. Ndërsa artistët e duan lëndën themelore të artit të tyre: pikturat, qymyrin, argjilën, mermerin, po kështu shkrimtarët e duan lëndën themelore të artit të tyre, gjuhën. Shumë artistë pamorë nuk kanë fare kredo. Ata nuk japin asnjë deklaratë të artistit. Dhe ata që e bëjnë ata i shohin si disi të dyshimtë, nëse jo qëllimisht të pandershëm.

    Zë fatthënës, dogmatik, vetë-lartësues dhe profetik, sa pa kuptim tingëllon për të tjerët! Ka poetë të shkëlqyeshëm, ndër ta edhe Walt Whitman, dhe Robert Frost, të cilët mund t’i kenë provuar këto cilësorë, duke rënë në zbrazëtinë e kuptimit të tyre, siç bie njeriu në moçal. Kujtoni këshillën e D. H. Lawrence: Kurrë mos i besoni tregimtarit të rrëfenjës, por rrëfenjës.

    Kritikës, në dallim nga nga letërsia, ose shkrimi krijues, shpesh i është mveshur një ndjeshmërie e veçantë morale, politike, fetare. Vitet 1950 u perceptuan, me krenari dhe pa ironi, si një Epokë e Kritikës, të paktën, nga kritikët. (Duket e pamjaftueshme të përcaktosh vitet 1950 si një epokë të kritikës kur shkrimtarë si Jack Kerouac, Allen Ginsberg, Eudora Welty dhe Flannery O’Connor, botonin vazhdimisht.) Kritika është më natyrshëm një lloj predikimi, ose propaganda sepse ekzistojnë sisteme pikëpamjesh tek të cilat besohet që mbështeten shumica e shkrimeve kritike, duke synuar të shpërblehen ata që pohojnë bindjet thelbësore të kritikut dhe duke ndëshkuar ata që nuk e bëjnë. Por artistët krijues rezistojnë t’i përkufizojnë hapur pikëpamjet tek të cilat besojnë, ashtu si ata që nuk duan të veshin rrobat e kthyer mbrapsht që të mos duken qepjet dhe arrnimet. Sidoqoftë, duke marrë parasysh jetën time, ose më saktë karrierën letrare, mendoj se ka të ngjarë që kredoja ime, nëse do të kisha një të tillë, përfshin disa idea që ndërlidhen me njëra tjetrën.

    Përkujtesa

    Pjesa më e madhe e letërsisë është përkujtimore, shtëpia, atdheu, familja, paraardhësit, mitologjia, legjendat, ato rreze të pjerrëta drite që bien mbi një vend të ngulitur thellësisht në kujtesë gjatë fëmijërisë, në zonën më të lashtë, më të fuqishme të trurit.

    Pjesa më e madhe e prozës letrare në thelb është përkujtimore, mjet për të përkujtuar një vend të botës në të cilën kam jetuar, një të kaluar përjetimet e së cilës i kam ndarë me të tjerët, mënyrë të jetuari që më duket se po zhduket, dhe ka rrezik të harrohet. Jo një Amerikë e vjetër por më tepër një Amerikë më e vjetër, ato vite të përshkruara si Depresioni, Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Vietnamit, vitet 1960 dhe kështu me radhë deri në kohën e tashme. Të shkruarit është mënyra jonë e lehtësimit të mallit për shtëpinë.

    Përkujtimi njëjtësohet tek unë me mjedisin, me vendin ku ndodhin ngjarjet e një tregimi ose romani dhe është të paktën po aq i rëndësishëm sa çfarë rrëfen historia, subjekti. Në letërsinë time, personazhet nuk janë të pavarura, por lindin nga vetë karakteristikat fizike të vendeve dhe koha në të cilën jetojnë. Ka një përmasë shpirtërore në peizazhin që fotografët e talentuar mund të fotografoinë dhe shkrimtarët e talentuar mund ta përshkruajnë. Më ndodh shoesh të mahnitem nga përshkrimet e peizazheve, qyteteve dhe qytezave në letërsi (padyshim, më vijnë në mendje romanet e Dickens-it, Hardy-it, Lawrence-it, është e vështirë të përmendësh ndonjë roman që mbahet mend dhe të mos e shoqërizosh fort me vendin.) Dhe nëse mjedisi ku ndodhin ngjarjet i kundërvihet shpirtit, si në peizazhet e rrënuara në natyrë apo në qytete, kjo është pjesë e historisë që rrëfehet.

    Dëshmia

    Shumica e popullsisë së botës, përmes historisë, nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë për veten e tyre. Atyre u mungon gjuha, vetë-besimi, për ta formësuar gjuhën për këtë qëllim. Nuk kanë arsimim, si dhe fuqinë që vjen nga arsimimi. Politikisht, mund të jenë pa asnjë të drejtë si qytetarë, të rrënuar nga varfëria dhe kanë fatin e keq të skamjes, si në rastin e një gjymtyre të infektuar që kthehet në gangrenë. Ata mund të shtypen ose të terrorizohen që të heshtin. Jam e prirur të jem shpirtërisht në krah të atyreve individëve që shpërfillen nga historia, ashtu si nga ekonomia; porse janë përreth nesh, dhe bëhen të dukshëm vetëm kur ndodh diçka jashtëzakonisht e keqe, një fatkeqësi natyrore, ose një shpërthim çmendurie dhe dhune. Njëjtësohem (identifikohem) moralisht veçanërisht me gjendjen e vështirë të grave dhe vajzave në një shoqëri patriarkale, më trondisin mënyrat në të cilat dobësia mund të shndërrohet në forcë dhe dobësia në mbijetesë.

    Nëse shkrimtari ka ndonjë detyrim, dhe kjo është një çështje e diskutueshme, sepse shkrimtari duhet të mbetet i lirë, atëherë ky detyrim është që ai t’u jap zë atyre që nuk kanë zë.

    Vetë-shprehja

    Vetja qëndron në thelb të saj, skajshmërisht e re, madje edhe adoleshente. Vetja jonë farkëtohet në fëmijëri, merr formë dhe pohohet në adoleshencë. Kjo është arsyeja pse ka shkrimtarë të shkëlqyeshëm, të parezistueshëm të adoleshencës, për shembull, Henry David Thoreau, Emily Dickinson, Ernest Hemingway (në tregimet e tij të hershme të shkurtra të vendosura në Michigan-in verior). Që kur fillova të shkruaj deri diku seriozisht kur isha shumë e re, vetja ime më e vërtetë dhe më mbizotëruese është ajo e adoleshencës, e cila përballet me një botë tnë thelb të mistershme dhe magjepsëse të të rriturve, si një enigmë për t’u zgjidhur, ose një kod për t’u deshifruar. Thelbi i adoleshencës është rebelimi, skepticizmi. Ai është shumë i shëndetshëm, qëndresë kundër rehatisë dhe dhe kompromiseve të asaj që ne e quajmë moshë të rritur dhe veçanërisht moshë e mesme.

    Propaganda, morali

    Dikur shihej si një strategji jo plotësisht letrare e shkrimtarëve (Stowe, Upton Sinclair, Tolstoy, Eliot, Dickens) t’i drejtohesh lexuesit deri diku drejtpërdrejt, dhe t’i flasësh për paragjykime morale; tani, që kthesa e madhe për sa i përket ndjeshmërisë, lidhet përgjithësisht me dekadat e para të shekullit të njëzet, i njohur si Modernizëm, është praktikisht e pamundur të tregosh një pozicion moral në mënyrë dogmatike. E jona është, para së gjithash, epokë e ironisë, e të tërthortës, të paqartës. Siç këshillon Emily Dickinson, kur flet për kredon e saj: "Tregoje të vërtetën, por tregoje anash e anash, pastaj/ Arritje është të krijosh qarkun e saj. Dhe Virginia Woolf, ka shkruar këto fjalë emocionuese, çliruese: Arti po çlirohet nga të gjitha predikimet: nga gjërat në vetvete: fjalia në vetvete, është e bukur…. Pse e gjithë kjo kritikë ndaj njerëzve të tjerë? Pse të mos ketë ndonjë sistem që përfshin të mirën? Çfarë zbulimi që do të ishte – një sistem që nuk mbaron.

    Prapëseprap, shumica prej nesh që shkruajmë shpresojnë të ngjallin simpati për personazhet tanë, siç e kanë përcuaktuar George Eliot dhe D. H. Lawrence: do të shpresonim të mos zvogëloheshim në marrjen e një pozicioni politik, aq më pak të një partie politike – megjithëse shkrimtarët në pjesë të tjera të botës shpesh janë me këmbëngulshëm politik dhe janë aktivistë politikë, por ne shkruajmë me pritshmërinë që vepra jonë të ndriçojë zona të botës që mund të jenë krejtësisht të ndryshme nga përvojat e lexuesve tanë, dhe se kjo është një gjë e mirë. Zotërohesh prej një lloj instinkt edukues, duke shpresuar se nuk je predikues.

    Objekti estetik

    Kjo nënkupton të shkruarit thjesht si i tillë, siç sugjeron Woolf – fjalia në vetvete është e bukur. Në fakt, është shumë e vështirë të shkruhet një vepër të qëndrueshme letrare e cila është thjesht e bukur si e tillë, sepse kuptimi formësohet edhe nga e rastësishmja, një këndvështrim moral krijohet edhe prej anarkisë, nihilizmit dhe jomoralitetit; thjesht akti i të shkruarit, akoma më shumë disiplina e rishikimit të dorëshkrimit, duket se mbart me vete një angazhim etik ndaj temës. Megjithatë, shumica prej nesh tërhiqen drejt artit, jo për shkak të rëndesës së tij morale, por më tepër sepse është art, pra është artificial, ka një lloj marrëdhënie të lartësuar, të rrrallë dhe shumë të veçantë me realitetin, sepse (thjesht) realiteti në vetvete këtë marrëdhënie nuk e siguron dot. Sigurisht, bukuria në art mund të jetë praktikisht çdo gjë, duke përfshirë edhe shëmtinë konvencionale, tëetrajtuar bukur, me origjinalitet. Në zgjedhjen e një gjuhe të përshtatshme për një vepër letrare në prozë ashtu si në poezi, shkrimtari bën një zgjedhje estetike: hedh poshtë të gjitha gjuhët apo zërat e tjerë; luan kumar duke vënë bast se ky zë i veçantë është zëri më më i mirë për këtë lëndë letrare. Shprehja Art për hir të artit në të vërtetë do të thotë Art për hir të bukurisë, përmbajtje e çdo lloj romani letrar ka më pak rëndësi se gjuha në të cilën rrëfehet romani.

    Tani që pjesa më e madhe e botimeve është digjitale, libri si objekt estetik është i rrezikuar. Rrëfimi i historive nuk ka të ngjarë të zhduket, por librat tri-përmasor fizik të përbërë nga faqe reale (letër me cilësi të ndryshme), me mbulesat e tyre janë të rrezikuar. Shumë prej nesh që duan të shkruajnë i duan shumë librat, dukurinë e librave. Fillimisht mund të kemi ndjerë yshtjen për të shkruar ngaqë u dashuruam me disa libra të zgjedhur në fëmijëri, të cilët kemi shpresuar deri diku t’i përsërisim. Shpresuam, sadoqë në mënyrë fantastike, të bëhemi pjesë e shoqërisë së përzgjedhur të atyre individëve, emrat e të cilëve janë shtypur në ballina librash. Nuk është se synonim ndonjë lloj pavdekësie, ky pasion na gllabëroi kur ishim fëmijë, shumë kohë para se pavdekësia dhe vdekja të ishin çështje për t’u përsiatur. Në të vërtetë u pushtuam nga pasioni dhe u rreshtuam përkrah një lloj bukurie, një objekti që duhet të mbahet në dorë, dhe të kaloj dorë më dorë, një objekt për t’u vendosur në raft, me mbulesën e bukur të kthyer nga bota. Siç ka shkruar Frojdi në mënyrë të paharrueshme tek Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij, E bukura nuk ka përdorim të dukshëm dhe as nuk ka ndonjë nevojë të qartë kulturore pë të. Megjithatë, civilizimi nuk mund të bëj pa të bukurën.

    A do të ishin munduar kaq shumë shkrimtarët e mëdhenj të traditës sonë, James Joyce, për shembull, dhe me një përkushtim kaq të paepur, nëse produkti i fundmë i punës së tyre s’do të ishte asgjë më shumë se arti onlajn, i mbështetur thjesht tek energjia elektrike, patrajtshmëria, anonimati, i thirrur si xhindi që duhet të dal nga shishja, për t’u dëbuar menjëherë në nëntokën e hapësirës kibernetike? Ashtu si Joyce, shumica e shkrimtarëve ende dëshirojnë qëndrueshmërinë e përhershme të librit: jo të librit si ide por si objekt fizik, estetik. Kjo ngjan kaq shumë me vajtjen tek sakramenti, i cili, për disa prej nesh, mrekullisht është aq afër sa duhet.

    Përktheu: Granit Zela

    ERNESTO SABATO

    ENGJËJT E TERRIT

    I dashur dhe i largët miku im i ri,

    ti më kërkon këshillë, por këto këshilla nuk mundem më të t’i jap në një letër të thjeshtë, as nën trajtën e ideve të nxëna ndër esetë e mia, që përkojnë pak me atë çka jam në të vërtetë apo që dëshirojë të jem po qe se nuk do të isha i mishëruar në këtë kërmë të kalbur a mbi këtë pikë në kalbje e sipër që është trupi im. Nuk mundem të të ndihmojë veç prej këtyre ideve, të lëkundura në tollovitjen e romaneve të mia si gomë shpëtimi lidhur anash ballamarrit dhe që shkundet nga furia e furtunës. Por më mirë (e ndoshta aty ja kam mbërritur) nga përzierja e këtyre ideve me sokëllimat apo heshtjet e fantazmave që janë ngritur nga jeta ime e brendëshme për të hyrë në romanet e mia, bash ata që urrehen dhe duhen, që mbahen dhe shkatërrohen, dhe që kanë bërë të mbahem dhe të shkatërrohem edhe unë vet.

    Nuk kundërshtoj të të zgjasë dorën, sikurse ti më kërkonë prej kaq largë. Por ajo që dua të të them me germa nuk kushton shtrenjtë, është ndoshta pak nga ajo që mund të të kisha komunikuar me një vështrim direkt, duke pirë një kafe bashkarisht a në ecje e sipër nëpër labirintet e Buonos Airesit.

    Ti dekurajohesh sepse nuk e di kush dreqin të ka pëshpëritur e ku ta di unë se çfarë. Por miku njohja e të cilit është e vënë në pikëpyetje (ah që fjalë të tilla janë mashtruese!) është tepër i afërt për të të gjykuar, ka prirjen të mendojë që është i barabartë me ty vetëm sepse është me ty; ose më mirë ngaqë, ngaqë të kundërshton, beson në një drejtim sipëror nga ti. Është një tentativë e kuptueshme: po qe se ndajmë një çapë bukë me një njeri që ka bërë ngjitjen në Himalaja, duke e vëzhguar mënyrën e tij të mbajtjes së thikës së bukës, kemi tundimin ta konsiderojmë veten tonë të barabartë apo sipëror nga ai duke harruar (duke u përpjekur të harrojmë) pikërisht atë çfarë është në lojë në këtë drejtim dhe që, është Himalaja, jo buka e ndarë së bashku.

    Do e falësh këtë lloj paturpësie në një numër të pafundëm herësh në jetën tënde.

    Drejtësinë e vërtetë, nuk do ta marrësh veç prej disa qenieve që hanë bukë veçmas, të talentuar me thjeshtësi dhe ndjeshmëri, me dritësi dhe kuptimshmëri zemërgjerë. Shën-Boveja, është i një mendjeje, e në vijim ka pohuar se një karagjoz si Stendali nuk mundet të prodhojë asnjëherë një vepër mjeshtërore; Balzaku, ai, ka thënë bash të kundërtën. Dhe është normale: Balzaku ka shkruar Komedinë njerëzore ndërkohë që tjetri nuk ka prodhuar veçse një roman të vogël të cilit ja kam haruar titullin. Janë gjithashtu njerëz në shijen e Shën-Bovesë që janë tallur me Brahmsin: a ka mundësi që nji-ky

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1