Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 36
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 36
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 36
Ebook372 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 36

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 36.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 36.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Bardhyl Zaimi - Në kënetën e bullizimit të dijes
Zija Vukaj - Kritikën letrare e favorizojnë letrarët e talentuar

RETRO
Jul Variboba - “Gjella e Shën Mërisë Virgjër”

STUDIO
Mehmet Kraja - “Udhëzime për kapërcimin e detit” - roman i shkruar në atmosferën e vitit 1981

PERSONALITETI
Botime të shkrimtarit Agim Gjakova
Agim Gjakova – Shtatë netë - poezi
Agim Gjakova - Muzeu i krymbave - fragment romani
Agim Gjakova - Shtëpia në udhëkryqin e botës – tregim
Fatmir Terziu - Filozofia e përsëritjes, një logjikë hegeliane në poezi - (Me krijimtarinë poetike të Agim Gjakovës)

IN MEMORIAM
Luan Starova – Koha e dhive - fragment romani
Bardhyl Londo – Prill i hidhur - poezi
Yehuda Amichai - Çfarë mësova në luftra – Përktheu: Bardhyl Londo

TË FTUAR
Muhammad Al Maghout - Do ta tradhëtoj atdheun - Përktheu: Elmaz Fida
Bertolt Brecht - Analfabeti politik - Përktheu: Maksim Rakipaj
Emil Siorani - Mjerimi – stimulues i shpirtit - Përktheu: Fatmir Sulejmani
Nina Cassian - Një qilim me flutura - Përktheu: Rielna Paja
Danilo Kiš - Kështjella e ndriçuar prej diellit - Përktheu: Ben Andoni
Mikhail Shishkin - Të heshtësh do të thotë të mbështesësh agresorin - Përktheu: Sefedin Krasniqi
W. H. Auden - Ndaleni kohën - Përktheu: Granit Zela
Giovanni Pascoli – Romanja - Përktheu: Zija Vukaj
Ahmet Telli - Ti je fëmijë - Përktheu: Rozana Belli

TË ZGJEDHUR
Ibrahim Kadriu - Kokat në hell - fragment romani
Mehmet Elezi - Janë sosur motivet për Moskën – poezi
Luan Rama - Caritatem autem non habuero nihil sum – poezi
Oana Glasu - Mësomë ti! – poezi
Agim Bajrami - Kēsaj dite tē janartë – poezi
Faruk Myrtaj - Homerë me lexues të verbër – tregim
Mevi Rafuna - Njerëzimi luan vallen e vdekjes – poezi
Ndue Dedaj - Burri i andrrës – tregim
Adelina Dardha - Burrat e jetes sime
Ajne Iberhysaj - Fjala e ka syrin pishë
Xhevat Mustafa - Një natë - fragment romani
Alma Jaku – Magjia e dashurisë
Azgan Berbati - Porosi hyjnore
Ben Andoni – Vija – tregim
Albana Shala – Në rrugën e dashurisë - poezi
Meri Bo - Të kam dashur shumë
Mirela Leka Xhava - Dimër në Bordo
Klejda Plangarica - I huaj ky shtrat
Leonora N Lokaj - Kohë pa emër - Ishte viti 2032
Vojsava Zagali - Fjalë pa hesap
Drita Lushi - Ca ditë prilli
Alma Zenellari – Drithërimë

PERSONALITET
Dom Ndre Zadeja - Kunora e bylbylave
Daniel Gàzulli - Kanë grì Dom Ndrenë !

PLUS
Lulëzime Malaj - Unë pa ty...
Argjira Ukimeri – Asaj

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Shaban Sinani – “Kënga e Këngëve” në katër shekuj përkthim: Buzuku, Kuteli, Filipaj
Nehas Sopaj - Trinomi postmodern letrar shqiptar
Aleksandër Zoto - Murtaja te Kamy dhe Buxhovi
Tonin Çobani & Ndue Ballabani - Gjergj Fishta, Akademiku i parë shqiptar
Pirro Loli - “Fryma e ngujueme në asht” - Me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Martin Camajt
Bardhyl Zaimi - Interkulturaliteti dhe analiza krahasimtare
Vaid Hyzoti - Lexim i fshehtësisë së shpirtit - Për librin me titull “Të fshehtat e shpirtit” të autores Meri Bo
Xhahid Bushati - Shpirti dhe amaneti i Ndre Mjedjes
Adelina Balashi - Shkrimtarët, “Gjeneralët” e veprave të tyre - Mendime për kundraromanin e Ton Zmalit “ Engjuj pa qiell”
Bujar Qesja - “Broduej i Tiranës” krijim me vlera artistike dhe historike

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 6, 2022
ISBN9781005471330
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 36
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    NË KËNETËN E BULLIZIMIT TË DIJES

    Gjatë kohë gjithë energjitë po shterren nè debate gati boshe politike. Përditshmēria politike mbetet uniforme dhe e ngujuar në teket e veta. Edhe pse në esencë ka misione tjera në të shumtën e rasteve ajo skematizohet në aktualitetin e pastër. Duke u marr me politikën kështu siç është ne ngujohemi në agjendat partiake pa një fushëpamje mbi të ardhmen tonë.

    Politika, ideologjitë funksionojnë me algoritmin fatal ne dhe ata. Kjo është ndarja më brutale që mund t’ia bëjmë qenies njerëzore. Kazamatet prodhojnë agresivitete dhe mendim të thjeshtëzuar. Ato rekrutojnë sentimente mobilizimesh dhe përjashtojnë dhe stigmatizojnë mendimin e lirë dhe kreativ. Kazamatet shenjtërojnë njëshin dhe përjashtojnë sensin e angazhimeve të përbashkëta.

    Kazamatet injorojnë dhe përçmojnë dijen në emër të pastërtisë idrologjike. Kazamatet prodhojnë disidencë ideologjike dhe e shesin për " disofencë të njëmendê.

    Ne merremi gjithnjë me politikën sepse nuk dëshirojmë të merremi me defektet tona të panumërta si shoqëri. Si shoqëri jetojmë në gjendje skajshmërisht joproduktive, në alarmin e urgjencave boshe ideologjike dhe në indiferencën e plotë që barazohet në injorancë.

    Ne kemi humbur orientimin dhe po kridhemi në njê lloj pajtueshmërie neveritëse me llumin, me injorancën që ka zënë bashin e vendit. Përtej boshësisë politike ne kemi një sistem arsimor të rrënuar përbrenda që prodhon dhe e ripërsërit pozën, padijen dhe mendjemadhësinë boshe.

    Ne e bullizojmë atê që lexon, atë që mëson e studion dhe e lartësojmë zotësinë e dallaverexhiut. Ne i themi budalla të fismit dhe të edukuarit, ndërkohë që ngremë në qiell të zotin për nga shumica e poshtërsive. Ne shajmë dhe më pas servilohemi, ne recitojmë progres, por kemi harruar kur kemi lexuar një libër.

    Një shoqëri që bullizon dijen mbetet në humnerat vetëlavdërimit bosh, mbetet në dimrnsionet e kazamateve të injorancës ideoligjike dhe mesatareve që përcaktohet nga ata që i kanë më të mëdha diplomat se dijen.

    Na mungon meraku për studim, sepse ne i dimë të gjitha. Secili është një ekspertë i kotësisë në kënetën e padijes. Një shoqëri që nuk e thellon ekzistencën e vetë në paradigmat e dijes së mirëfilltë mbetet e dënuar ta jetojë kaosin e vlerave dhe rrënimit të pafundêm.

    ZIJA VUKAJ

    KRITIKËN LETRARE E FAVORIZOJNË LETRARËT E TALENTUAR

    Kritika, nga greqishtja κρίvω (dallim), nënkupton veprimtarinë që ka të bëjë me analizën dhe vlerësimin e një situate të caktuar në një kontekst të caktuar.

    Qarkullojnë sot ankime dhe ofshama (me të drejtë) për mungesën e kritikës letrare. Pa bërë përgjithësime, pjesa më e madhe e individëve që ankohen e kuptojnë kritikën letrare si një polici estetike që ndëshkon ata që shkruajnë keq, që kanë marrë guximin të vetëquhen poetë, tregimtarë, romancierë etj. Dhe sa herë e dëgjoj këtë lamentacion të ligjshëm, më faniten njerëz të ndëshkuar: batalione vajzukesh e djelmurish shkrimtaro- artistë; punonjës administratash të sistemeve të ndryshme, të rënë nga vakti, mbase duke ngrysur vitet e tyre nëpër vende të botës plot gjelbërim e mirëqenie, tonelata autobiografish e romanesh pikareske e epistolare, kuvendime VIP- ash politikë me vetveten, kur ishin në zenitin e bollëkut (të kthyera në libra), kronika jete, histori lagjesh e katundesh, fytyra heronjsh që të sfidojnë nga faqet e kopertinave të librave që nuk i lexon askush dhe pastaj… pastaj… pandemia e librave të gazetarëve dhe politikanëve që me batazhet e tyre plot zulmë e potere u shesin nga 10 mijë kopje qytetarëve të gjorë, të cilëve u kanë ngrënë më parë edhe kohën televizive nëpër opinionet e përnatshme.

    Por a duhet kritika si vlerësim, si analizë? Nëse po, kur duhet bërë ajo? Çfarë e favorizon dhe çfarë e asfikson kritikën? A kemi klimën dhe kulturën ta njohim dhe ta pranojmë? A kemi luksin ta ushtrojmë, pa ndeshur në përplasjen e kritikut me autorin e veprës?

    Së pari, kritika letrare duhet dhe kjo nuk vihet në dyshim. Mendoj se ajo duhet bërë nga njohësit e letërsisë para botimit të veprave, kur ato janë në fazën e përgatitjes për botim. Këtu duhet shpëtuar çfarë është e vlefshme dhe duhet hequr ajo pjesa e shëmtuar që na bën karshillëk në seancat e lodhshme të promovimeve. Kritikën e favorizojnë letrarët e talentuar. Ajo është pjesë e letërsisë dhe cilësia e saj është refleks i cilësisë së letërsisë në një periudhë dhe vend të caktuar. Ku ka shkrimtarë të shquar, aty ka edhe kritikë cilësore. Ajo që e asfikson është ngutja e njerëzve për t’u shpallur shkrimtarë, duke keqkuptuar prirjet e tyre. Këtë kategori, do të ishte donkishotizëm ta kritikoje, sepse do të mallkoheshe përjetësisht dhe do të krijoje armiqësi të atykëtushme stradale.

    Nëse marrim parasysh konceptin e Konicës se kritika është zhanër letrar, shumë prej këtyre pikëpyetjeve do të bien. Por ne jetojmë mes promovimesh. Promot janë të mira, por më së shumti janë legalizime antivlerash, legalizime kiçi, shumëzime shterpësie, keqkuptime dhe çedukime estetike dhe instalime apo kalcifikime të përjetshme pseudoartistësh, që nuk vdesin as pas vdekjes.

    Sepse çfarë është kiçi (kitsch) si banalitet artistik? Kundera thotë se kiçi lind atëherë kur plehut nuk kemi qejf t’i themi pleh, ose e mohojmë faktin se ky pleh ekziston në jetën tonë, gjasme artistike; dhe bashkudhëton me ne.

    JUL VARIBOBA

    GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR

    -fragment-

    Leu xha Krishti e nd’ato duar,

    fanmira duar, i fjuturoi.

    Ora çë thé kúr ti e pé,

    o Shën Mërí, e të façoi ?

    Thirre ti fort: "O biri im,

    oj malli im, oj jeta ime,

    oj belic’, oj kutëndic’,

    oj parrajs, oj drita ime!

    Mír se erdhe, ea të tč puthënj,

    ea të t’lusënj u dit e vjet,

    vet t’e lidhënj vet t’e zgjidhënj

    dua këtë jet’ vet vet.

    Vetëmith dua u t’ e shtërngonj

    e t’e dërtonj belicën time;

    ai ësht imi, ju mos m’e ngini,

    u të t’mbánj, zëmëra ime".

    Kështu i fjit jëma e békuar

    kúr ndë duar të bír e kish’,

    por e lëmon, por e shtërngon

    e por e puthën e i jip sis.

    Oj ëm’e virgjër, oj ti fanmír,

    oj pasiqír oj ndéra jon’,

    thuajm si e pate, o e pámëkate,

    Gjithë këtë hjé me tën’Zon’.

    MEHMET KRAJA

    UDHËZIME PËR KAPËRCIMIN E DETIT - ROMAN I SHKRUAR NË ATMOSFERËN E VITIT 1981

    Dorëshkrimi këtij romani, gjatë kohës që i bëra një redakturë të lehtë tash së fundi, më solli në mendje një imazh, i cili, mësa duket, do të jetojë po aq gjatë sa kujtesa ime për ngjarjet dhe zhvillimet që e kanë nxitur shkrimin e tij: ora policore në Prishtinë, për shkak të demonstratave të pranverës së vitit 1981, apartamenti im në katin e pestë në lagjen e Prishtinës Kodra e Diellit, dritarja e kthyer nga rruga dhe përball një udhëkryq, në të cilin vigjilonte një patrullë policie, për të zbatuar ndalimqarkullimin. Pamja zgjati disa muaj dhe u përsërit një vit më vonë, në përvjetorin e parë të demonstratave, kur sërish u shpall ora policore dhe ndalimqarkullimi.

    Për shumicën njerëzve që jetonin atë kohë, mund të mos ishte krejt e qartë se kujt i bënin roje dhe me kë rrinin gati të luftonin ato patrulla policie, ngase dukej sikur ato bënin luftë me një armik të padukshëm, me idetë, me pikëpamjet, me bindjet, me idealin njerëzor, me frymën e lirisë. Gjatë atyre orëve të gjata policore dhe të shtetrrethimit askund nuk kishte armiq realë, ndërkohë që netët ishin tipike mesjetare, të errëta, misterioze dhe kërcënuese. Atmosfera ishte e zymtë: Prishtina jetonte ditë ankthi dhe terrori. Mbi të gjitha, Kosova mbante mbi vete barrën e rëndë të vasalitetit, nga njëra anë, dhe të lirisë së ëndërruar dhe të paarritshme, më anë tjetër. Ky dualizëm në qenien e saj e bënte Kosovën të përjetonte traumën më të rëndë të të gjitha kohëve: të bënte luftë me veten, me robërinë e saj shpirtërore, me vasalitetin e mendjes dhe të shpirtit, por njëkohësisht edhe me pushtimin real, i cili kërcënonte egërsisht me zhbërjen e substancës dhe të identitetit kombëtar.

    Duke e ndjerë këtë atmosferë të rëndë, me t’u kthyer në apartamentin tim në lagjen Kodra e Diellit, pas një pune gati vetëshkatërruese si redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën Rilindja, ndonëse jo plot tridhjetë vjeç, mbaj mend se gati ma zinte frymën dilema se si mund të nxirrej në një rrëfim letrar një gjendje e këtillë, pa vënë në veprim mekanizmat e censurës? Në të vërtetë, shkrimtarët e Kosovës tashmë e kishin fituar një lloj përvoje që, në rastin e disidencës nacionale, ta kthenin mekanizmin e censurës në një lloj vetëcensure, kryesisht përmes metaforave në poezi, ose përmes rrëfimeve alegorike në dramë dhe në prozën romanore. Historia në këtë rast nuk do të shërbente për të sjellë në vëmendje kohë të lavdishme, siç ndodhte zakonisht, por kohë të errëta dhe kërcënimin e zhbërjes së qenies kombëtare.

    Që këndej, pra, mund ta kenë origjinën disa komponentë themelorë të këtij rrëfimi, të cilët, po të zbërthehen alegoritë, marrin këtë kuptim: Kosova jetonte një kohë të pushtimit dhe të pamundësisë së frikshme; jetonte një inkuizicion modern. Me autonominë e saj të nëpërkëmbur, ajo ngjante me një principatë mesjetare, e cila ishte e detyruar të njihte pushtetin suprem të mbretit, si dhe trillet ideologjike dhe represionin kishtar. Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej me një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhënat etj. Për të konstruktuar një rrëfim mbi këtë bazë, së pari u desh të ndërtohej konfiguracion imagjinar: një kështjellë diku jo larg detit, me sheshin në mes dhe me pallatin e princit në mes, pastaj një ushtri e huaj që e mban të rrethuar atë kështjellë, një kishë me kambanore, konaku me qelat e priftërinjve, përfshirë edhe një numër vetjesh që i bartnin zhvillimet në një hapësirë të tillë: një murg që ruan dhe lexon dorëshkrimet e vjetra, një ipeshkv që vritet, një princ vasal që i zhvillon luftërat me ndërgjegjen e vet, si dhe titullarë të tjerë të kishës; një kont spiun, një kryekomandant ushtrie pushtuese etj. Aty është edhe atë Brokardi, emrin e të cilit mban vepra me dëshminë e parë të shkrimit shqip: Udhëzime për kapërcimin e detit. Dhe në fund, në fjalinë mbyllëse një imazh që paralajmëron atë që do të ndodhë gati njëzet vjet më vonë: Nëpër një natë me hënë guri i varrit m’u bë kalë dhe unë u ngrita, u ngrita dhe shkova në atë luftë të lënë përgjysmë.

    Për të ndërtuar këtë konfiguracion imagjinar të zhvendosur aq larg në kohë dhe për krijuar atmosferën e zhvillimeve autentike, m’u desh një njohje e themeltë e periudhës së mesjetës dhe e bëmave të saj, gjithnjë duke pasur në mendje korrelacionet alegorike të asaj kohe të errët me zhvillimet bashkëkohore. Çuditërisht, pas shumë vjetësh pata vërejtur se zhvillimet në rrëfimin tim, përfshirë disa ngjarje dhe personazhe të veçanta, kishte ngjashmëri të madhe me dy romane të shkruar shumë vite më vonë: Emri i trëndafilit i Umerto Ekos dhe Unë jam e kuqja e Orhan Pamukut. U ndjeva mirë, sepse kisha shkruar diçka që shpjegohet me poligjenezën në art dhe në letërsi: në rrethana identike lindin vepra dhe krijime artistike që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, edhe pa asnjë komunikim të mesvetshëm.

    Duke marrë parasysh rrethanat politike dhe atmosferën e rënduar pas vitit 1981, pastaj përmbajtjen e romanit dhe vigjilencën e shtuar të institucioneve të censurës së fshehtë, dorëshkrimit iu krijua një vonesë për botim, me shpjegimin se titulli fillestar Dëshmia e vitit 1332 nuk ishte i përshtatshëm. Ndërkohë, tri vjet pas botimin në Prishtinë, më 1987, romani u ribotua në Tiranë, pa asnjë ndryshim, duke u bërë një nga veprat e rralla të letërsisë së Kosovës që i jepej lexuesit të Shqipërisë pa censurë.

    Po në ato vite, me personazhin e Princit vasal dhe me zhvillimet tragjike rreth tij, shkrova dramën Princi i hijeve e cila fitoi në konkursin e Teatrit Popullor të Kosovës dhe më pas u vendos në skenën e këtij teatri dhe të Teatrit Popullor të Gjilanit. Shfaqja e Gjilanit mori pjesë në shumë festivale të ish-Jugosllavisë dhe fitoi disa çmime, por edhe vërejte ideore, sepse glorifikonte të kaluarën shqiptare dhe krijonte një aluzion të papërshtatshëm me zhvillimet dhe rrethanat bashkëkohore.

    Pas 35 vjetësh unë vendosa ta risjell këtë roman në vëmendje të ndonjë lexuesi hipotetik, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvojë shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsisë sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qëndron në kufijtë e historisë.

    (Parathënie e botimit të tretë)

    BOTIME TË SHKRIMTARIT AGIM GJAKOVA

    Poezia

    1, ... dhe thonë se paqe ka në botë

    2. Kangët e Drinit të Bardhë

    3. Perspektivë

    4. Obelisk

    5. Deti

    6. I gjuaj ëndrrat me gurë

    7. Guxo e vdis

    8. Kufiri imagjinar

    9. Saga flurore

    10. Shtatë jehona

    Proza

    1. Dritëhijet e një qyteti - roman

    2, Në kërkim të së vërtetës - roman

    3. Herezi - roman

    4. A ka kund zot - roman

    5. Loja e kafkave - roman

    6. Korridoret e gjelbra - roman

    7. Mëhalla e kolegëve - roman

    8. Rrëfimet... - roman

    9. Ti mundesh - roman

    10. Celulari mbi çati - roman

    11. Shtegtimi i ëndrrës – roman

    12. E dashura e katër djemve - roman

    13. Muzeu i krymbave – roman

    14. Nën hijen e pavdekësisë – tregime

    15. Shtëpia në udhëkryq – tregime

    16. I vetëm" – novelë

    17. Luftë’ dhe fitore – novelë

    18.Themelet e reja – roman për fëmijë

    19. Vjen përroi – tregime për fëmijë

    Të tjera:

    1. Përsiatje – vështrim filozofik- sociologjik

    2 Kosova edhe e shkrumueme është e hijshme – publicistikë

    3. Publicistika I

    4. Publicistika II

    Skenarë filmash artistik të xhiruar:

    1. Nusja

    2. Fundi i një gjakmarrjeje

    3. Guri i besës

    AGIM GJAKOVA

    SHTATË NETË

    Nata një

    (Ëndërrimi i parë)

    E përbiroj terrin dhe dal në hapësirë të ndritshme,

    ajo është diku larg si hije e vetmuar

    vrapoj errësirës ta arrij te agimi

    ajo ikën e ikën dhe del në horizont

    endem nëpër hapësirë si eremit

    ajo shpërfaqet në hyri qiellore

    fluturoj si zog nëpër qiell

    ajo zbret në tokë dhe më buzëqesh lozonjare.

    Atëherë më merr gjumi

    dhe shuhet vegimi.

    Nata dy

    (Ëndërrimi i dytë)

    Jam një kitare e vetmuar

    nëpër telat e saj

    era e shekullit

    fishkëllen melodinë e përjetshme

    motet lëvrojnë qenien time

    në brazda të thella

    dhe këndojnë këngën

    sipas shungullimës së detit.

    dashuria ka një vend në qiellin e shtatë

    do të kaloj shtatë dete

    dhe të mbërrij atje.

    Pastaj bie në gjumë

    dhe akullnaja e pritjes shkrihet.

    Nata tre

    (Ëndërrimi i tretë)

    Ndërgjegjja ime e bën pluhur kozmosin

    e shkrin

    e mbështjellë me napalm

    e djeg

    e ndrydh e shkapërderdh e hapërdan

    del në zgrip të gjithësisë

    e hedhë tutje dhe...

    pikturoj një figure të amshuar

    Bie në gjumë

    dhe tmerrohet nga pafundësia e dashurisë

    Nata katër

    (Ëndërrimi i katërt)

    Fijet e barit ma mbështjellin shpirtin

    dhe thurin një rrjetë dashurie

    një grackë pëllumbash

    më kurthon në një hulli të gurtë

    fijet e barit ma mbështjellin shpirtin

    dhe shprishin thurjen e amshimit

    petalet nuk vyshken në përjetësi

    por kur bien përflakin yjet

    zbresin nga qielli

    s'ke përse të endesh si zog

    pa lumturinë time.

    Bie në gjumë

    dhe drita kërkon agimin

    në këtë natë shumë të gjatë.

    Nata pesë

    (Ëndërrimi i pestë)

    Mos i gufo më tepër valët e detit

    flokët e mi marrin bardhësinë e tyre

    ku shkumëzimi tërbohet. Ndjenjat

    mblidhen

    dhe kalërojnë nëpër shëmbëlltyrë,

    vegimi spërdridhet dhe përngjasimi i tij

    shfaqet në horizont

    ngacmon fuqishëm dëshirën

    qenia jote përtej... asgjë më' shumë se një vezullim

    i mbuluar nga koha dhe shtrihet në' pambarim

    dhe vështron një jetë lulesh...

    gladiola

    Bie në gjumë

    dhe dashuria troket në tëmthat e mi.

    Nata gjashtë

    (Ëndërrimi i gjashtë)

    Buzëqeshjet e tua bëhen petale trëndafili

    fluturat nisen nëpër gjurmët që vijëzohen rrëmbyeshëm

    përdëllimi ngërthehet në zgrip

    të lojës së pakohshme kur ndodhë

    mrekullia e vetvetes

    mos ma shpo venën e ngopur

    me verë mjalti, dielli i mëngjesit nuk e zbulon kur vesa xixëllon në rrezen e parë

    Bie në gjumë

    por mjegulla ma mashtron gjumin.

    Nata shtatë

    (Ëndërrimi i shtatë)

    Disa thonë se lumi gjëmon

    se gurgullon

    se cicërinë

    se këndon

    se tallet

    se zemërohet

    se flet përçart

    se mallkon

    se grindet

    se përkëdhel...

    Bie në gjumë

    ku ta gjej atë lumë

    t'ia dëgjoj të gjithë zërat!

    ---------

    Nga vëllimi Shtatë jehona.

    AGIM GJAKOVA

    MUZEU I KRYMBAVE

    (fragment romani)

    Me që isha lodhur së menduari, shkova të shtrihesha e të pushoja.

    Si ju duket vetja si lider? - Ishte Magjistari që po e shihja si hije.

    Bashkë me Magjistarin ndërtova strategjinë se të gjithë duhej të shpallnin madhështinë dhe madhërinë time. Gjëja e parë që duhej të ndriçoja ishte të dija si të dukesha lider. Studiova shumë prej figurave historike, sidomos ata të çmendurit për pushtet. Pamja e jashtme e paraqitja kishin shumë rëndësi. Fillova t’i qepja rrobat tek rrobaqepësi. Nuk i blija të gatshme, se doja që modeli i prerjes të ishte i veçantë. Më rrinin akull. Nisa të mos shikohesha në pasqyrë. Më rregullonin të tjerët.

    Magjistar, që sot e tutje, tash e mbrapa, për të krijuar Hapësirën do të isha me hënë të mirë me të devotshmit ndaj saj, dhe ‘me hënë në të keqe për kundërshtarët e në disa raste, edhe me hënë të dhunës. – I kumtova Magjistarit

    Zgjodha shërbëtorë të bindur, ca iluzionistë ndaj liderit, ca me zotësi, shkathtësi e dinakëri për të më ngritur në piedestalin hyjnor. Caktova katër rrathë. Në rrethin e parë hynin fanatikët që përbeheshin për liderin... Që isha unë. Në rrethin e dytë hynin mbrojtësit, verbërisht besnikë, pa tru dhe pa ndjenja. Në rrethin e tretë hynin ata që do të përhapnin psikozën e një lideri hyjnor: Gazetarë, shkrimaxhi, aty këtu ndonjë shkrimtar, thashethemaxhi... Në rrethin e katërt hynin ata pak veta, me të cilët rrija kur të më tekej të qeshja me humorin e tyre dhe këta do të tregonin se si zbavitej lideri.

    Thirra rrethin e parë të fanatikëve, jo si fanatikë të shtangosjes së dijeve, por të shkrydhët që i ndryshonin shpalosjet e tyre për liderin, mua, si t’u vinte për mbarë. Gjithë sajimet e tyre filloi t’i shpallte rrethi i tretë se kisha prejardhje hyjnore dhe se qielli ma kishte shtënë në mendje Hapësirën.

    Vendosa të dilja vetë në mjedis. Mblodha morinë e qytetarëve që kishin përqafuar Hapësirën.

    Zotni, gjithçka duhet të jetë e besueshme, përndryshe nuk do tia dalim mbanë, - ma preu Magjistar. - E çfarë mund të kërkosh prej këtyre pa tru, o lum zotnia!?"

    Megjithatë ua dhashë fjalën secilit.

    Zotni, ju kam parë ëndërr se fluturonit. Pastaj u vërtitët dhe ratë në ferra...

    Pse gënjen ore i pa tru? - Thirra me hënë të keqe. - Si mund të bie në ferra unë edhe në ëndërr? Ty, o trutharë ta ndaloj të shohësh ëndrra! Kupton?"

    Ai u përkul deri në tokë. Premtoi se nuk do të shihte kurrë më ëndrra.

    Ngrehu. Që sot je shef grupi.

    Se si më erdhi. I thashë Magjistarit si shef i Sektorit të Dekretimit ta dekretonte shef të ëndrrave.

    Zotërinj, një ëndërr është baras me një gradë, një post më lartë, një shpërblim më i madh, - u thash qytetarëve. I cyta të flisnin të gjithë. Natyrisht vetëm për mua.

    E pata porositur një mbledhës të shënonte ato cilësi, që i kisha quajtur të qytetarisë: Altruist, i arsyeshëm, ballëhapur, bashkëpunues, besimplotë, besnik, bujar, i dinjitetshëm, i disiplinuar, i edukuar, i ekuilibruar, falës, i gdhendur, i hijeshuar, i mirësjellshëm, jo-konformues, komunikues, krenar, i kujdesshëm, kurajoz, levend, mbështetës, miqësor, i mirëbesueshëm, mirëgjykues, mirënjohës, i mirësjellshëm, modern, modest, i ndershëm, ndihmesëtar, optimist, i pakompromis, i palodhur, i pastër, i pavarur, përparimtar, i përmbajtur, i qetë, realist, i respektueshëm, i rregullt, serioz...

    Kaq shumë cilësi paska ndër qytetarë, or mbledhës i zellshëm! - Pata thirrur i befasuar.

    Për rrethin e tretë vura në punë trembëdhjetë sekretare të bukura që do të takonin gazetarët, shkrimaxhinjtë, ndonjë shkrimtar, disa politikanë dhe të përhapnin euforinë me gjithfarë sajimesh.

    Pse zgjodh vetëm trembëdhjetë? – Më pyeti Magjistari.

    Se është numër ters! - Vura buzën në gaz. - Sipas magjisë tersi mund t’i kapë të gjithë, apo jo?

    Atëherë ti duhet të kërkosh anën e mirë për vete, - ma ktheu Magjistari.

    Prandaj po krijoj Hapësirën.

    Në atë çast më njoftuan se një fanatik i rrethit të parë ishte kthjelluar nga fanatizmi i vet dhe kishte përgojuar Hapësirën si dëshmi e dështimeve. Atëherë m’u desh të merresha vetë me të. Dola me hënë të dhunës. Për të dhënë një mësim për të gjithë rrethin e parë. përkreva mjeshtërinë e zënies së frymës. Që të isha edhe më shumë qesëndisës, i bëra jehonë, gjoja devotshmërisë së tij ndaj liderit, pra meje. E thërritën. Në fillim ia mbusha veshët me diçka që nuk e lejonte të dëgjonte. Pastaj ia leva buzët me lëndë ngjitëse. Nuk mundi të hapte gojën. Pastaj i futa një shtupë në njërën vrimë të hundës. Në vrimën tjetër i futa amoniak. Hunda filloi t’i digjte. Sytë filluan t’i nxirrnin lot nga djegësira. Mushkëritë iu mbushën me amoniak. Mbaroi brenda

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1