Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46
Ebook365 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 46.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 46.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Dom Gjergj Meta - Panair i librit apo panair i autorëve?
Roland Gjoza - Ne panairin e librit mungon stenda e bukinistit plak

STUDIO
Jorges Luis Borges - Specifikim i shpejtë për artin poetik- Përktheu: Grigor Jovani
Lawrence Ferlinghetti - Grishje për poetët e rinj – Përktheu: Rielna Paja
Vasilis Vasilikos - Kujtesa kthehet me sandale llastiku - Përktheu: Grigor Jovani
Manifesti për përkthimin letrar Pen America, 2023 - Përktheu: Granit Zela

PERSONALITETI
Agron Tufa - Vepra të botuara
Agron Tufa - Poezi
Agron Tufa - Prozë

IN MEMORIAM
Visar Zhiti- Pse duhet të lodhem me debate e përgjigje?
Louise Glück – Parodos
Bekim Lumi - Engjëlli blu

TË FTUAR
Jorgo Seferis - Macet e Shën Nikollës- Përktheu: Gëzim Basha
Emily Dickinson - Një zonjë e kuqe përmbi kodër – Përktheu: Kolec P. Traboini
Charles Bukowski - Dashuri... – Përktheu: Rielna Paja
Erica Jong - " Letra si teh" – Përktheu: Rielna Paja
Srdjan Srdiq - Qyteti - tregim

TË ZGJEDHUR
Mehmet Elezi - Na ishte një herë një ujk
Grigor Jovani - Të kam lënë jashtë vjershave të mia
Faruk Tasholli - Akademia e zuzarëve - poezi
Faruk Myrtaj - Zogj dhe telefona nate
Luan Rama – Shekspiri nuk mundi ta gjente enigmën e llojit njerëzor - poezi
Dibran Demaku – Ku ishe, ti, babi... ?! - tregim
Pal Sokoli - Erë pranvere - poezi
Driton Gashi - Dy rrëfime për mërgimtarët shqiptarë në Gjermani
Shkëlzen Halimi – poezi
Thani Naqo - Vezët e patave janë fajtore - tregim
Luan Xhuli – Nuk dua të mbetem si pikë në fund të fjalisë... - poezi
Ylli Ajdini - Valixhja e vjetër - tregim
Thomaidha Tanuçi - Si gjallë të të mbaj? - poezi
Hamdi Skeja - Jetoj brenda një gruaje
Emrije Krosi - Koha e (tej)shkruar e përdhosjes së republikës- (ose Republika e Babrukës)
Pëllumb Gorica- Historia e Ohrit ka aq shumë për të treguar...
Majlinda Zorba – Pallati - tregim
Robert Shkurti – Çmenduri dashurie - tregim
Ben Andoni – Patrioti

PERSONALITET
Milianov Kallupi - Libra te botuara nga Milianov Kallupi
Milianov Kallupi - Jam në shpirtin e ditës, i kthyer në zog
Milianov Kallupi - Re`, merrmëni me vete
Durim Çaça - Poezi për poezi. Frymë për frymë. Me pjesëmarrjen e poemës - Përsiatje për artin e hajkut te poetit Milianov Kallupi

PLUS
Ismet Januzaj - Gjurmët e levizjes
Ukshin Morina- Kjo tabllo ka emrin e ikjeve të mia ...

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Bekim Lumi - Shakespeare dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit - Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it me kodin zakonor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit
Ornela Radovicka - Mbi librin me poezi satirike "Akademia e zuzarëve" të Faruk Tashollit
Falko Grunau - Një antologji e poezisë bashkëkohore shqiptarë
Irida Xhura - Poeti shfaqet i pushtuar nga dashuria - Rreth librit poetik “Toka një portokall blu” të autorit Luan Rama
Emi Krosi - Simbolika e abstraktes përmes surreales shpirtërore, në poezinë e Rexhep Shahut- Vështrim mbi librin Dita e gjashtë

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 21, 2024
ISBN9798215916025
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    PANAIR I LIBRIT APO PANAIR I AUTORËVE?

    Gjatë këtyre viteve të fundit, kam vënë re një lloj agresiviteti të autorëve, që në ditët e Panairit t’i tërheqin lexuesit-blerës sa më fort drejt librave të tyre, të cilët mbajnë ende erën e tipografisë. Kësisoj Panairi është bërë një Panair autorësh më shumë se sa një Panair Libri. Libri është flijuar e vazhdon të flijohet mbi altarin e unit autorial…

    I kuptoj disi autorët e rinj, që janë akoma në ethet e publikimeve të para dhe si fëmijët e vegjël bërtasin kthinave të shtëpisë që të tërheqin vëmendjen, por është pak e vështirë të kuptosh autorë që tashmë kanë një karrierë krijimtarie mbi supe.

    Me të dalë prej duarve të autorit, çdo libër ka fatin e vet dhe rrugëtimin e vet. Ka një jetë të vetën, të pavarur prej asaj të krijuesit të tij. Do ta promovojnë vetë lexuesit duke folur për të me miqtë e tyre, duke shkruar përshtypjet e tyre për të nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale, duke bërë reçensa, duke shkruar kumtesa, etj. Sado reklamë të mirë t'i bësh librit, ai është i vetmi prodhim që nuk varet aspak prej saj.

    Ky lloj fiksimi deri në mani i reklamimit të librit (lexo i autorit), në fakt fsheh gjëmën e madhe ekzistenciale në të cilën ka rënë kultura aktuale në përgjithësi: kultura (pra edhe libri) si konsum. Kërkohet medoemos që nëpërmjet promovimit komercial, edhe libri të hyjë në produktet e konsumit. Kjo është vdekje e librit, vdekje e kulturës.

    Do të ishte bukur që takimet rreth librave në Panair, të bëheshin rreth atyre që janë botuar në vitet e kaluara. Një libër nuk peshohet me shitjet e tij, por me lexuesit e tij. Me ata që ndoshta e marrin hua në Bibliotekat publike se nuk munden ta blejnë, por e lexojnë edhe tri e katër herë. Matja e tij me anë të shitjeve e barabit librin me një smartphone, me një çantë a me një rrobë firmato.

    Nuk promovon autori librin, por libri autorin. Vetëm kështu autori dhe libri bëhen klasikë dhe kjo do kohën e vet. Është lexuesi ai që e bën klasik një autor apo një libër dhe jo konsumimi i tij komercial.

    Dhe një shënim anash fletës. Kur do t’i krijojë kultura jonë e librit përkthyesit nga gjuhët klasike? Ndoshta ka ardhur koha që të ripërkthehen disa vepra nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër.

    ROLAND GJOZA

    NE PANAIRIN E LIBRIT MUNGON STENDA E BUKINISTIT PLAK

    Sa e pameshirshme eshte koha. Intolerante, besnike e kornizes se vet, nuk pranon kohe tjeter, edhe kur kjo ndodh, midis e ka nje mashtrim. Per kohen time flas, per kohen e 30 viteve te fundit kur u harruan dalengadale shume libra e shume shkrimtare. Dhe une sot perfytyroj ne nje kend te Panairit te Librit nje stende te madhe me libra te vjeter dhe nje bukinist te vjeter, ndoshta te shpikur, veshur e mbathur ne menyren me klasike, madje nuk i mungon ne thilene e xhaketes dhe nje trendafil. Mbi nje kend te shamise se bardhe. Smoking? Po. Papijon dhe kemishe me fruda. Po. Kapele ala bombe? Po.

    Atje do te shkoja se pari, jo per nostalgji, po per respekt. I shikoj me radhe; Asja, Dashuria e pare, novela te Turgenievit, Ajri i ftohte i mesnates, Era e tokes, Portat e dashurise, tregime nga Teodor Laco, Kur zune shirat e vjeshtes, I dashuri i saj i pare, Ulku dhe uilli, tregime dhe roman nga Vath Koreshi, Letra anonime, Mbasdite te lagura, Nomeja e larget, tregime e roman nga Faik Ballanca, Dademadhja, Buka e nje stine me bore, tregime te zgjedhura, Nata e Sofia Kondilit, tregime e romane nga Koco Kosta. Tregime te zgjedhura te Teodor Lacos, Vath Koreshit, Dhimiter Shuteriqit, Shevqet Tiganit, Sotir Andonit, Naum Priftit, kopjet e para te tregimeve te Mitrush Kutelit; kryevepra e tij; E madhe eshte gjema e mekatit, ose Tat Tanushi, botuar nga Apollonia, qe drejtohej nga i ndjeri Lili Bare, tregimi Ida i Ivan Buninit qe u mor per baze per cmimin Nobel, botuar ne revisten Shekulli XX, Roja i Farit tregim nga Henrik Sienkevic, botuar ne revisten Nentori, ne vitet 60-te. Edhe nja njeqind libra e autore te tjere, qe kushedi ku i ha myku e byku ne ndonje skute apo mbi carcafe trotuaresh.

    E di qe pak vete do te qendrojne te ajo stende, me fort do t’i terheqe ai plak perrallash me veshje klasike, ai bukinist i cuditshem, qe do te jape shenje per t’iu afruar, por eshte e kote, aradha e pafundme qe mbush panairin ka ardhur per panairin, jo per librat, ate zulme gazmore e terheq spektakli, atmosfera e nje feste pa lexues, se me kohe lexuesi, ose ia ka mbathur, ose merret me gjera te dobishme. Me kohe libri ka dale nga pelqimet, sepse sot eshte koha materiale e xhepit dhe dihet qe libri te le varfanjak. Kush fitoi nga libri? Pyetini shkrimtaret! Paguajne gazetat? Paguajne revistat? Paguajne botuesit? Jo. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo. S’ka lexues, thone botuesit dhe me te drejte. Vertet s’ka lexues, pohojne shkrimtaret dhe ndihen njefaresoj te fyer, se fundja perse shkruajne? Ky absurd vertitet si fuge ne panairin e librit. Si fuga, po vetem per ta, se panairi per djerrakohet qe s’blejne asgje, eshte nje feste kotnaje, por megjithate nje feste, se ke ku shkon.

    E le bukinistin plak dhe stenden me libra te vjeter, kaloj permes librave shqip qe pak prej tyre kane fatin te lexohen, ndal ne emra autoresh te panjohur qe e kane paguar botimin, emra te njohur qe shfaqen cdo vit ne panair me nga nje liber ose disa libra te rinj dhe nuk vene mend qe, pa humbur kohe, te lene sa me pare penen dhe te marrin pincat e kacavidat. Sot eshte koha e gozhdes dhe cekicit, e mistrise dhe llacit. Po, a ndahesh dot nga shkrimi? Ja, me thuaj mua, ma bej te qarte; o qyqar, s’te lexon njeri! Do ta le? Jo! Pse? Nuk e di.

    Kam libra une ne kete panair? Kam. Bej sikur nuk i shoh. E di c’do te me thote botuesi, do te me perserise ate qe me tha vjet; vetem nje kopje t’u shit nga tregimet. Poezite dhe romani vetem sa u preken. Dhe ajo kopje e tregimeve eshte blere nga ndonje i aferm, natyrisht nga keqardhja, mendova, po aq shume me eshte trashur lekura sa kam ndryshuar dhe gjendje, ne vend qe te ngrysem, celem, me vjen te qesh, nuk ndiej me kurrfare turpi, dhembjeje, zhgenjimi. Jam mesuar. Kam nje revolte qe nuk e shqiptoj, e kaperdij; c’fat me dhe, o zot, si s’me bere elektricist a marangoz, po me dhe karte e pene qe ta mbyll si oshenari ne guve me uje e buke thate.

    Kush i mban ne kembe botuesit? Librat limonade, zhargon plazhi ky, te freskon. Qindra femra shkrimtare e qindra meshkuj shkrimtare nga te kater anet e botes, qe shkruajne per dashurine me nje sens e sensibilitet si Emili Bronte, po qe s’i arrijne as te shamia e saj e loteve, mbushin stendat qe kullojne e shushurijne nga shamite e lamtumirave, pyjet e takimeve, zhurmojne nga trenat e metrove, tunden e shkunden nga seksi i zjarrte, te mberthejne si Krishti ne dru nga nje humanizem i lengshem lengues e shpirtkeputes e me ne fund te mbushin me driten e lumturise. Fabul, fabul te lehte e me fund te lumtur duan zonjat dhe zoterinjte shijelaker. Dhe jane goxha libra 600, 700 faqe, po qe perpihen me nje fryme, sic shprehen ato ( dhe ata ) lumturisht te qeshur, sikur kane marre droge. Per poezine as qe flitet, ajo eshte hirushja e panaireve.

    Keshtu miku im, qofsh dhe nje, qe me lexon, po ta perseris se po me shtyjne dita dites qe une ta le shkrimin e, tani ne moshe te shtyre, te marr ne dore cekicin. Po e di qe do t’ia kepus vetes, se nuk kam c’bej tjeter. C’do te humbase? Asgje! Madje do te behet me mire se, ne carcafet e rruges, nuk do te shtohet dhe nje liber tjeter.

    Lamtumire, dua te them, po s’me del, se kam ate bukinistin plak, ngushelluesin me ate stenden e madhe me libra te vjeter, qe me kujtojne veten e harruar, te cilit, i pikas nje hollesi delikate, i mungon bastuni. Do t’ia sjell, se nuk eshte mire qe smokingu, papijoni dhe kapelja bombe, te mos kene sivellaun e tyre, bastunin.

    Nju Jork 14 nentor 2023

    JORGES LUIS BORGES

    (1899-1986)

    SPECIFIKIM I SHPEJTË PËR ARTIN POETIK

    Poezia nuk është më pak misterioze se elementet e tjera të botës. Një ose dy vargje të suksesshme nuk mund të justifikojnë euforinë tonë, ngaqë janë dhurata të Fatit ose të Shpirtit, vetëm gabimet janë tonat. Shpresoj lexuesi të zbulojë në faqet e mia diçka që ia vlen të ruhet në vëmendjen e tij, në këtë botë bukuria është diçka e përbashkët.

    Poeti është një vartës, një vegël ndihmëse e poezisë që shkruan.

    Tek poezia, personazhi kryesor është lexuesi. Poezia lirike shkruhet në mënyrë të tillë, që lexuesi të vendoset personalisht në qendër të saj. Janë shkallëzime shpirti.

    Poezia është arti të shkaktosh ndjeshmëri, duke përdorur lojën e fjalëve.

    Mund të rrojë dikush pa një mijë gjëra, pa poezi ama nuk mund të rrojë.

    Ndryshimi midis poezisë dhe prozës qëndron tek lexuesi, i cili ndërsa tek proza kërkon fakte dhe arsyetim, tek poezia e di se duhet të mallëngjehet.

    Poezia ishte një pasion, zbehur sot nga politika dhe ekonomia. Ky pasion i humbur është një lloj lumturie, ndoshta më madhorja.

    Poezia është një magji e thjeshtë retorike. Shkrimi i një poezie është një vepër e vogël magjike, që realizohet me fantazinë dhe shpirtin e lexuesit, bashkë me poetin.

    Poezia nuk është diçka që e përzgjedh, as është profesion. Thjesht ndodh disa herë të flasë nëpërmjet teje.

    Pas kaq vitesh, kam konkluduar se toni i zërit të poetit është gjëja më e rëndësishme tek poezia. Pastaj vijnë metaforat dhe miti.

    Përktheu: Grigor Jovani

    LAWRENCE FERLINGHETTI

    1919-2021

    GRISHJE PËR POETËT E RINJ

    Sajoni një gjuhë të re, të cilën mund ta kuptojnë të gjithë. Kacavarjuni Statujës së Lirisë. Rrekuni të mbërrini të paarritshmen. Puthni pasqyrën dhe shkruani atë që shihni dhe dëgjoni. Vallëzoni me ujqërit dhe numëroni yjet, duke përfshirë edhe ata të padukshmit. Jini miturakë, zemërkthjelltë, jo përbuzës, sikur sapo jeni plandosur në tokë (siç në realitet jeni, siç në realitet jemi të gjithë ne), i nemitur nga ajo në të cilën të kanë vërvitur. Shkruani dita-ditës. Jini lajmëtarë nga hapësira e jashtme, që përcillni njoftime te ndonjë kryeredaktor sipran, i cili beson në zbulimin e plotë të të vërtetave dhe ka pak frymë pajtimtare për dokrrat me bisht. Shkruani një poemë të paskaj për jetën tuaj në tokë ose gjetkë. Lexoni midis rreshtave të fjalimeve të njerëzve. Shmangni provincat, synoni universin. Mendoni në mënyrë vetëkundruese, shkruani me filozofi të sendërt. Ndërtoni mendime të gjata në fjali të shkurtra. Mos shkoni nëpër punishte poezie, por nëse e bëni, shkoni atje jo për të mësuar si, por për të mësuar çfarë. (Çfarë është e rëndësishme të shkruhet). Mos u gjunjëzoni para kritikëve që nuk kanë shkruar vetë kryevepra. Bëni më shumë qëndresë, binduni më pak. Lironi fshehtësisht çdo qenie që e shihni në kafaz. Shkruani poezi të shkurtra me zërat e zogjve. Bëjini tekstet tuaja vërtet lirike. Kënga e shpezëve nuk bëhet me makineri. Jepini flatra poezisë suaj për të fluturuar nëpër majat e pemëve. Thënia e William Carlos Williams Asnjë ide, përveç sendeve është e mirë për prozën, por i vë një peshë të vdekur lirizmit, prej çasteve që gjërat kanë vdekur. Mos e përfshini kërthizën në poezi, pasi që pjesa tjetër e botës do të mendojë se është e rëndësishme. Kujtoni gjithçka, mos harroni asgjë. Punoni në një kufi, nëse ia dilni ta gjeni. Rrini me poetë që mendojnë. Ata janë të vështirë për t'u gjetur. Kultivoni mosbindjen dhe mendimin kritik. Mendimi i parë është mendimi më i mirë është, ndoshta, një thënie që nuk vlen për poezinë më të mirë. Mendimi i parë mund të jetë mendimi më i keq. Çfarë ju shqetëson? Çfarë keni ne mendje? Hapeni gojën dhe ndaloni së ngrëni fjalët tuaja. Mos jini aq mendjehapur sa t'ju bjerë truri përtokë. Vini në pikëpyetje gjithçka dhe të gjithë. Jini trazimtarë, duke vënë vazhdimisht në dyshim realitetin dhe status quo-në. Jini poetë, jo tregtarë. Mos kënaqni, mos përmbushni, veçanërisht, një pjesëmarrës të mundshëm, lexues, redaktorë ose botues. Dilni nga dollapi në ajër të pastër. Është errësirë atje. Shtyjini tej perdet, hapni krejtësisht grilat, ngrini qiellzanën, zhvidhosni bravat e derës, por mos i hidhni vidhat. Përkushtojani veten diçkaje jashtë vetes. Jini luftëtarë. O të hareshëm. Të jesh poet në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare do të thotë të jesh gjashtëmbëdhjetë vjeç, të jesh poet në të dyzetat do të thotë të jesh poet. Jini të dyja moshat. Zgjohuni dhe bëni çiçin, bota është në zjarr!

    Është poezia, të cilën e dëshirojmë me shpirt, kur zgjohemi në errësirën plot probleme që rrezikojnë të na shkatërrojnë. Poezia është dhunti e imagjinatës. Poezia është në diellin e mëngjesit, në netët pa gjumë, në një të pastrehë. Një poezi duhet të këndojë dhe të flatrojë tej me ne, përndryshe është prozë. Ashtu si një saksi me trëndafila, një poezi nuk duhet shpjeguar. Është bërë nga copëza ëndrrash dhe klithmash të largëta, poezia është një far mbi det, është lakuriqësi në një kopsht të fshehtë. Pas një poezie mund të jetë një botë e tërë. Poezia është një mendim në nënkresë pas marrëdhënies. Poezia përbëhet nga mendimet e natës. Poezia kumbon me të qeshurën e rinisë. Është dritë gjatë natës. Ka poezi në jehonën e bulurimës së elefantëve, në vrapimin e matur të një breshke. Poezia sheh engjëjt duke kërcyer. Poezia është një vajtim, një e qeshur. Poezia është kulmi i imagjinatës. Poeti rishpik realitetin me imagjinatë. Ka poezi, kur ka një emocion nga përzierja e emocioneve. Një poet është po aq i madh sa të kuptuarit e tij. Poezia nuk është heshtje që i mungon thellësia dhe nuk ka hile nëse është e vërtetë. Poezia është besim. Besimi është poezi. Poezia është në bregëzimin e qetë të një varke. Poezia është një vështrim i kujdesshëm i botës. Poezia është edhe pafuqia ndaj së pashmangshmes. Poezia është një shtytkë intime. Është muzikë harmonike, pa klithma. Është një rreze e praruar që ndriçon vetëm mendjet dhe zemrat e zhveshura, ndonjëherë të pavetëdijshme. Poezia pasqyron marrëzi apo mrekulli. Poezia është një gërmim në të pandërgjegjshmen. Poezia në gjithë këndvështrimet e saj... poezia e dashurisë, hakmarrjes apo dhimbjes është ende një këngë. Poezia është shkëlqimi që jep drita e brendshme. Poezia është inteligjencë lirike e pakrahasueshme, sepse ngrihet përtej linjave lehtësisht të prekshme. Poezia shkon përtej një vegimi të sendërt dhe duke rrahur të panjohurën, depërton në një prag të së vërtetës... që është dëshira që kemi të gjithë, sepse është nevoja që kemi të gjithë.

    Përktheu: Rielna Paja

    VASILIS VASILIKOS

    KUJTESA KTHEHET ME SANDALE LLASTIKU

    Rekuiem per Vasilis Vasilikos (1934-2023)

    "Një fletë e shkruar para çdo cigareje është e domosdoshme të gjej drejtpeshimin tim me ditën. Askush nuk di ç’mund të ketë ndodhur gjatë një nate më parë. Zgjohemi çdo mëngjes të habitur, me rëndesën e ëndrrave të pashpjegueshme. Të gjitha të këqija. Gjithçka tek kjo simbolikë ëndrrash nuk paralajmëron ndonjë gjë të mirë. Gjer sa të iki, për fat të keq, kështu do jetë.

    Ndërkohë, drejtpeshimi me fjalët nënkupton për mua drejtpeshimin me botën. Nëqoftëse nuk rivendos fillimisht këtë marrëdhënie me botën, asnjë marrëdhënie me njerëzit nuk mund të rregullohet.

    Kjo përbën edhe paaftësinë time. Fjala, faktori ndihmës i jetës, bëhet primar. Kështu që koha nuk mjegullohet... "

    Grigor Jovani

    KUJTESA KTHEHET ME SANDALE LLASTIKU

    (Rekuiem per Vasilis Vasilikos (1934-2023)

    1.

    Shkrimtari është shkrimi i tij. Autoportreti që ndërton gjithë jetën. Gjithçka tjetër është dekor, gjëra që edhe po të mos ravijëzohen prej atij vetë apo identifikohen nga të tjerët, nuk mund të prishin të tërën. E tëra është vepra. Janë fjalët, ai drejtpeshim magjik midis tyre dhe jetës. Dhe nëse kjo vlen në përgjithësi për të gjithë shkrimtarët e botës, është edhe mjeti më efikas për të zbërthyer fizionominë komplekse të shkrimtarit të mrekullueshëm grek, Vasilis Vasilikos, i cili u nda së fundi nga jeta, në moshën 89 vjeçare.

    Artikulimi filozofik i mësipërm është normë shpjeguese, kryesisht për të. Sepse Vasilikos ka një aftësi të çuditshme, të veçantë, të transmetojë ngjarjet dhe emocionet e tij mbi letër, me dozën ekzakte të fantazisë, dramacitetit, mbështjellë këto natyrshëm me letrën amballazhuese shumëngjyrëshe të humorit, nëpërmejt një gjuhe të kursyer por të gdhendur me një mjeshtëri të rrallë, për t’ia dalluar të gjitha këndet, për t’ia vjelur të gjitha mundësitë shprehëse. Këtu është pikëtakimi ideal i shkrimtarit të aftë me punën e reporterit. Kjo simbiozë suksesi, vërtetuar në rastet e shkrimtarëve shumë të suksesshëm, përmban edhe shpjegimin për suksesin masiv të librave të tij. Realiteti njerëzor, konkretisht ai grek në rastin në fjalë, gjen tek Vasilis Vasilikos përshkruesin më adekuat të ngjarjeve që bëhen letërsi, herë seriozisht dhe herë me lehtësinë e diktuar prej absurditetit të ezistencës njerëzore. Aspak i rastësishëm është fakti, se ai figuron në listen e shkurtër të gishtave të një pëllëmbe, me më të përkthyerit nga letërsia moderne greke. Po t’i referohemi prozës, vjen i dyti, pas Nikos Kazanxakis.

    2.

    S’është thjesht sllogan letrar shprehja e shumëpërdorur: Shkrimtari është vepra e tij. I shkon kuti ky parafabrikat filozofiko-letrar shkrimtarit Vasilis Vasilikos. Vetë jeta e tij përbën një roman. Është e mbushur me udhëtime, përvoja jetësore, përjetime, njohje dhe miqësira me personalitete të famshme shoqërore dhe letrare anembanë botës. Një jetë vazhdimisht e lëvizshme, e paqetësuar kurrë, mbushur me një etje të pashuar për dije, me një dëshirë të pashembullt për të thithur gjithçka prej saj, një përvojë e tërë prej eksploruesi, pasionuar me studimin, përshkrimin dhe me komunikimin njerëzor.

    Lindi në periferinë greke, në qytetin verior të Kavallës, bir i një familjeje intelektuale, që e brymosi qysh në vegjëli me kulturë dhe pasione arti. I ati ishte avokat dhe politikan liberal, kurse e ëma një grua e pasionuar pas poezisë dhe arteve të bukura. Nga gjyshja, rritur në shoqërinë kozmopolite të Azisë së Vogël Greke, mori pasionin e rrëfimit. Prej saj dëgjoi përrallat e famshme të Polit (Stambollit), për t’i lindur edhe atij dëshira paskësaj të rrëfente vetë. Përrallat, të cilat më vonë do të mrekullonin botën.

    Vetëm 15 vjeç filloi të shkruante librin e parë autobiografik, Sillo, ku bëhen përpjekjet e një adoleshenti të fshijë plagët që la në shpirtin e njomë të shkrimtarit të ardhshëm okupimi fashist. Për fat të mirë, Vasilikos ka maninë të komentojë shpesh ngjarjet e rëndësishme të jetës së vetë: Që të shkruajë dikush, duhet të ketë një mungesë apo një plagë, të cilat mundohet t’i zbusë ose t’i fshijë nëpërmjet shkrimit. Për mua kjo plagë ishte okupimi. Fëmijë i vogël, kisha marrë pjesë në shpërnguljen e detyruar të familjes sonë nga Kavalla, për t’u vendosur në Selanik. Kishim frikë bullgarët, të cilët kishin synime pushtuesi ndaj nesh. Kishin lëshuar fjalë, që erdhën gjer tek ne dhe na alarmuan, se do të vinin dhe do të fshinin qytetin nga të privilegjuarit. Im atë ishte deputet i Venizelos, kështu që bënim pjesë në ajkën shoqërore të vendit...

    Natyrisht që vepra është shkrimtari. Por asnjë vepër shkrimtari në botë nuk është shkruar duke ndenjur shtrirë dhe duke u qarë për plagët e shpirtit. Përkundrazi. Po t’i përdorësh këto plagë për hapjen e orizonteve të tua, me qëllim që të fluturosh lart, atëhere do të kesh fituar mbi to. Në mos do t’i kesh fshirë plotësisht, do t’i kesh bërë promotor të ecjes tënde. Pas mbarimit të studimeve juridike në Universitetin Aristotelian të Selanikut (dëshira e plotësuar e të atit), vuri në zbatim ëndrrat që i kishte rrënjosur në shpirtin e butë djaloshar e ëma, zonja e muzave siç e quante, që kishin të bënin me letërsinë. Që të plotësonte këto ëndrra, duhej të linte të lira krahët fluturuese. Udhëtoi në Amerikë, duke përmbushur një ëndërr të madhe fëminore, ku do të studionte artin e shtatë, më të lulëzuarin e përtej Atllantikut. Ndoqi seminare skenari dhe regjisure dhe hodhi hapat e para në kinematografi. Shkroi skenarët e parë dhe punoi si ndihmës regjisor. Në fillim jashtë dhe në vazhdim, më gjatë dhe profesionalisht, në Greqi.

    Kinemaja ishte porta, prej të cilës do të hynte në një art tjetër, në letërsi. Ishte kjo e fundit që e fitoi përfundimisht. E filloi si shumica e letrarëve, me poezi. Iu botuan së pari poezitë djaloshare tek gazeta Maqedonia e Selanikut. Dhe kaq. Kishte prirje tjetër fiziologjike letrare, prozën, kryesisht rrëfimin e gjatë. Botoi rrëfimin autobiografik të rinisë së parë, Sillo , për t’u shfaqur pastaj me romanet Rrëfimi i Jasonës (1953), Viktimat e Paqes (1956), për të ardhur tek triologjia e famshme - njëra nga mrekullitë e tij krijuese - Faqja, Pusi dhe Shpallja (1961).

    Tani po, kishte hyrë në mënyrë vendimtare tek Letrat Greke. Gjuha moderne, mbushur me simbolizma, karakteristika bazë këto të artit të madh të epokës së tij, mrekulluan publikuan dhe i detyruan kritikët e kohës ta mbushnin me drithirambe. Ndodhte jo shpesh kjo në botën letrare

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1