Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 8
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 8
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 8
Ebook439 pages5 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 8

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 8.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 8.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

Agim Gjakova – Thjeshtë
Ali Asllani – Dasma e madhe; Hakërrim; Mbani kokat atje sipër...
Samanta Scheblin: Zemra e letërsisë, zëri i shkrimtarit, mendja e lexuesit
Zija Çela - Shkrimtar unik në letrat shqipe
Ju keni pajtuar dy ideologji armike - Përgjigje shkrimtarit Zija Çela për romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”
Zija Çela - Shkrimtar i majave letrare
Faqet e para në romanet e Zija Çelës
Zija Çela një shkrimtar i kërkoi dorëheqjen Xhelil Gjonit
Zija Çela - gjeniu i humbur, gjeniu i shfaqur
Zija Çela - Trokitje, tregim
Zija Çela - Nëna e Odetës, tregim
Zija Çela - Tunel, tregim
Zija Çela - Frau Riva, tregim
Atë Zef Pllumi : “Nji vorr për Atë Gjergj Fishtën”
Kasëm Trebeshina: Jeta e Fishtës pas vdekjes
Jorges Luis Borges: Specifikim i shpejtë për artin poetik
Luan Rama: Patrick Modiano në gjurmët e Prustit
Patrick Modiano: Ç’duhet për të shkruar
Menelaos Ludemis: Zhvishni Perënditë, poezi
Nikola Maxhirov: Përsosmëria e të harruarve, poezi
Nurullah Genç: Dashuria ime është rrebele, poezi
Bruno Schulz: Arratia e fundit e tim eti, tregim
William Faulkner: Dritë e Gushtit, fragment romani
Istref Haxhillari: Letra e lamtumirës
Petrit Palushi: Shtrati, fragment romani
Agron Tufa: Bloja e hollë e përditës, poezi
Bardhyl Londo: Rikthimi ne tempull, poezi
Ndue Dedaj: Nata e flirtit në aeroport, fragment romani
Vaid Hyzoti: Biri i kurvës, tregim
Bislim Ahmetaj: Një vetull qiell, poezi
Leon Lekaj: Kthejua stinëve shpirtin tand, poezi
Arbër Ahmetaj: Therja e pyllit, tregim
Anila Balla: A.B, tregim
Ramiz Gjini: Pjanoja e Znj. Bluma Roth, tregim
Luan Rama: Ku është varri i Atë Frangut?, tregim
Sofia Doko Arapaj: A dëgjon, poezi
Mimoza Çekiçi Rista: Sikur ta dije, poezi
Enkelejda Pashaj Murataj: Para pasqyrës, poezi
Sadik Bejko: Musine Kokalari - Shkrimtarja e parë në historinë e letrave shqipe
Musine Kokalari: Mos qofshin vjehrat e zeza, tregim
Musine Kokalari: T’isha një lule..., poezi
Besnik Mustafaj: “Zooparku” i Zija Çelës
Gëzim Basha: Odet “Carpe Diem” për dashurinë
Agim Baçi: Njëqind e një ftesa për të jetuar
Çerçiz Loloçi: Muza e Sadik Bejkos me “Këngë të Solomonit”
Anton Pashku: Monologu i Albert Kamysë, rreth romanit "I hueji
Luan Rama: Një roman revolte dhe dashurie
Granit Zela: “Dritë e Gushtit”, roman i dramave njerëzore dhe përballjes me tragjizmin
Eqrem Çabej: mbi poezinë e Lasgush Poradecit
Matteo Mandalà: falsifikime dhe ndërtime të identitetit arbëresh të shekullit XXVIII

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2020
ISBN9780463649008
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 8
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    THJESHTË

    Po thuhet e po shkruhet se shqiptarët duan (ndoshta jo të gjithë) bashkim kombëtar. Politika nëpërmjet Bashkimit Europian, të tjerë nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Dhe si fillesë paraprake po theksohet se duhet një bashkim shpirtëror, pastaj me mundësitë ekonomik e të tjera kahe. Si i fushës së letrave mendoj se për bashkimin shpirtëror një ndihmesë japin librat e botuar si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi, që mund të lexohen nga secili shqiptar i këtyre trevave. Por, ajo që pengon shqiptarin të lexojë librin e botuar jashtë trevës së tij shtetërore ku jeton, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet bibliotekave kombëtare që nuk shkëmbejnë botimet e njëra tjetrës. Nuk e di se ç'praktikë ndiqet në botë, por tekembramja kemi të bëjmë me një komb, prandaj edhe shkëmbimi duhet të ishte i rregulluar në mënyrën që botimet të shkëmbehen me njëra tjetrën. Për Shqipëri e Kosovë nuk shikoj asnjë pengesë, përveç asaj burokratike shtetërore. Ndryshe është pak a shumë me Maqedoninë (me gjithë përqidshin qeveri shqiptarësh) e me Malin e Zi. Përse të mos vendoset detyrimi i furnizimit të bibliotekës kombëtare jo me pesë kopje, por me dhjetë, apo më shumë kopje, që të krijohet fondi i shkëmbimit!

    Kjo do të ishte një anë e atij afrimi shpirtëror për të cilin flitet.

    ALI ASLLANI

    DASMA E MADHE

    Un’ të them se jam i kuq, ti më thua jam i bardhë,

    Un’ me huq e ti me huq, pra... të zezat radhë radhë!

    Nën’ e zezë, motr’ e zezë, bab’i zi e babëzi,

    Na një çap’ e një varrezë, ky Atdheu yn’ i zi.

    Ky Atdheu yn’ i zi na u bë skëterr i vrerit,

    Varen eshtrat e shqiptarit nëpër sqepe të sqyfterit.

    Rreth e rrotull errëcira, ku çakalli ulërinë.

    Rreth e rrotull egërcira, ku njeriu ha njerinë.

    Dhëmb për dhëmb e sy për sy, si ti mua dhe un’ ty!

    Nëna ime nëna jote, zën e qajnë për të dy;

    Djali babën, baba djalin, vuan t’a zër’ e ta përzërë,

    Që t’a pjek në hell të gjall’, t’i pres’ mishin me gërshërë.

    Bot’ e çmëndur, djall i çmëndur, Zot i çmëndur, gjith’ të çmëndur,

    vetëm vdekja bën të sajat, ha e ha e s’ka të dëndur.

    Perëndi, o Perëndi!

    Bota thot se ti kur dashke, bën si do e bën si di;

    Shënjtërin’ e vëndit tënë nuk e ka edhe një tjetër.

    Është këtu Baba Tomori, kryefron i yt i vjetër;

    Jemi rob taban i tija, varfanjak’ edhe dervisha,

    Jemi rob kurban i tija me xhamira dhe me qisha,

    Prej kambanes mijra vjeçe, fill e fkal’ në minarera,

    Emr’ i math i Zotris s’ate tingëllon në qiell për hera!

    E pra ti o Perëndi, pse na le në dorë të djallit,

    Që na shtypi, na përtypi, nëpër noflla të çakallit?

    Ç’ësht kob i këtij robi,

    Që u bë kafshita korbi?

    Po tani u bë ç’u bë, ti o Zot i këtij dheu.

    S’mund të bësh asgjë, t’i thuash kohës: prapa ktheu!

    Edhe rri e bën seir, bën sikur asgjë nuk di,

    Pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër Perëndi!

    Duam një Zot që do të mund, të na kap_ e të na tund,

    Të na tund e të na shkund, vëlla-vrasjes t’i jap’ fund.

    Perëndi o Perëndi, vi përpara Zotris s’ate

    Duke pasur për mbi supe, një vandak të rënd’ mëkate,

    Po mëshira hyjnore, ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë

    Më e thell’ nga gjith’ mëkatet që ka vëndi yn’ i tërë.

    Pra më fal

    Për keto tri katër fjal’

    Që guxova dhe i thashë, i rrëmbyer edhe i trëmbur,

    Masi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më ka dhëmbur.

    Më rrëmben edhe më nxitë, kurse shifen ca jezitë,

    Dikur’mburen me evgjitë, dikur tallen me profitë,

    Për të ligun flasin mirë, për të mirin flasin keq,

    Gjuh’ e tyre gjarpër fshihet, kombi varfër vuan e heq.

    S’kemi fjal’ për ca kusarë, vith e ha vith e ha,

    me një bark sa dy hambar’, ata lëri mos i nga,

    Ata kan një vul’ në ball,

    Dhe një qint e një dhëmball’.

    Dhe një qint e një dhëmballë, çdo dhëmball’ me shtatë presa,

    Mir po kombi ka të tijat, një milion e gjysëm pjesa.

    Zot o Zot të qofshim fal, për një top që na ke dhënë

    Na ke vën’ një teste drita, mu në thelp të syrit t’ënë!

    E pra eja vëlla gjaku, po të flet vëllaj yt!

    Vëndi yn’ ësht pron’ bonjakum kush vë dor’ i plasën syt.

    Vëndi yn’ që ka jetuar, her’ me pushkë e her’ me shat,

    S’mund të lihet tash e tutje, si një flet’ në degë të that’,

    Ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir e qoft’ pa-hirë;

    Dhe aty ku bie zjarri, bënet lulja më e mirë.

    Tash dëgjo o vëlla gjaku, vëlla nderi, vëlla Zoti!

    Vëndi yn ësht gji bonjaku, buçit lutja e një loti,

    Pra të çporrëm djallin jashtë, nënë (bes)ën t’ën të lashtë,

    S’mund të shifen dy vëllazër si dy cingra hëne jashtë;

    Thash e themet e vëllajit, nuk lën helme nëpër deje

    Shkoj korbi fluturoj, s’mbetën gjurma nëpër qielje.

    Tani eja të dy bashkë që t’a çporrëm dreqin jashtë,

    Me rruferat e të rinjve dhe me Besën t’ën’ të lashtë;

    Jo me arm’ e jo me plumba, jo me lot e jo me Ah,

    Po, si tufa me pullumba, këng’ në goj’ e mjalt në krah,

    Musi zogjt e njom’ të shkabës, musi zogjt e dallandyshes.

    Mbledhur gjith’ në der’ të babës, ku na pret urat’ e gjyshes:

    Të betohemi të dy, ti për mua, un për ty!

    Dhe në krye mbi të gjitha, Zoti një, Atdheu dy!

    Le t’a lën’ shamin’ e zezë, motrat t’ona qafsorkadhe,

    Pushka heshti, gazi nisi... Kjo është dasma jon e madhe.

    1944

    HAKËRRIM

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,

    Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

    të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!

    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

    gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,

    ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!

    Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,

    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

    hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;

    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,

    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,

    ju shkëlqen në kraharuar dekorata Grand Cordon!

    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'

    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'

    dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',

    në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,

    ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;

    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',

    ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,

    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

    mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.

    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet

    dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!

    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,

    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: Peqe!

    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet...

    Teksa fshat' i varfër digjet... kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,

    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!

    Ç'na pa syri, ç'na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:

    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,

    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'

    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi

    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,

    dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe...

    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,

    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera...

    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,

    fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!

    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,

    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri,

    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,

    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,

    bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë...

    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.

    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,

    ky i sotmi zër' i errët, bëhet vetëtimë

    dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,

    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor'

    nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,

    ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,

    Ju do thoni si të doni... po e drejta dërmon hekur!

    MBANI KOKAT ATJE SIPËR, KU MERR ZJARR E FLAK’ RRUFEJA!

    Kurse dimëri bën të tijat, faq’ e dheut ngelet keqë,

    Kurse fleta, dega thahen, çdo gjë vuan’ e çdo gjë heqë!

    Si një dorë, dor’ e Zotit, ajo dorë e pa dukur,

    Dal’ ngadalë, nënë tokë, pregatit behar’ e bukur;

    Po ashtu dhe këtë ditë, ku gjith’ bota u goditë

    Dor’ e bardh’ e Zogut t’Parë, pa dyshim që pregatitë,

    Pregatit një fush’ të bukur, një të arthme shum’ të pasur,

    Ku do qesh’ e do dëfrejë edhe buza më e plasur!

    Ku do qesh e do dëfrej’ ajo nënë dhe ajo... haj!

    ajo nuse shamizezë rreth govatës laj ’e qaj’,

    rreth govatës laj ’e qaj’, me ca halle e plagosur,

    me ca halle, me ca burgje, me kurbete të flamosur!

    Pra të gjith’ për njeri tjetrin dhe në bindje të pa tundur,

    Rrotull Mbretit të pa ndarë, rreth’ Atdheut të pa mundur,

    Të patundur’ të pamundur, as nga era as nga reja,

    Mbani kokat atje sipër, ku merr zjarr e flak’ rrufeja!

    1936

    SAMANTA SCHWEBLIN

    ZEMRA E LETËRSISË, ZËRI I SHKRIMTARIT, MENDJA E LEXUESIT

    Intervistoi Bethanne Patrick

    Bethanne Patrick: Si është Berlini sot?

    Samanta Schweblin: Krejtësisht dimëror! Ka tri ditë që bie borë dhe bora ka mbuluar gjithçka. Është pamje e këndshme. Më pëlqen Berlini në ditë si këto.

    Pse u shpërngulët për të jetuar në Berlin?

    Për shkak të një burse një vjeçare nga bashkia e Buenos Airesit, diçka vërtetë e mrekullueshme dhe një gjest bujar. Në fund të saj ishte e vështirë për t’u rikthyer në jetën reale! Megjithatë, erdha në Gjermani me të dashurin tim, i cili është argjentinas, dhe ndërsa isha zënë me të shkruarit ai bëri atë që zakonisht bëhet kur je i papunë: hapi një bar. Ndodhet në Kreuzberg.

    A e bën atmosfera në Berlin më të lehtë për të krijuar art?

    Në të vërtetë është shumë ndryshe nga Buenos Airesi, në aspektin strukturor. E dua shumë Buenos Airesin, por kur erdha këtu kuptova që mund të punoj më pak dhe të kem më shumë kohë për të shkruar. Këtu mund të organizoj seminare mbi shkrimin tre herë në javë dhe të ardhurat nga kjo gjë më mjaftojnë për të jetuar.

    Më trego pak për rrugën tënde për t’u bërë shkrimtare. Si janë ditët e tua, tani, si shkrimtare, edhe pse jo shkrimtare me kohë të plotë?

    Gjithmonë më tërhiqnin librat dhe rrëfimet. Nisa të shkoj në disa seminare letrare kur isha rreth të shtatëmbëdhjetave dhe s’kam reshtur së shkruari që atëherë. Në Argjentinë, gjysma e shkrimtarëve organizojnë seminare në shtëpitë e tyre. Si pjesëmarrëse ishte mahnitëse të mësoje në dhomën e ndjenjes së shkrimtarëve të mi të parapëlqyer, të kisha mundësi të hyja në bibliotekat e tyre dhe të zbuloja një jetë që i përkushtohet të shkruarit nga kaq afër. Tani, ndërsa jetoj në Berlin, dy herë në javë, organizoj seminar mbi shkrimin në dhomën e ndjenjes, duke vazhduar traditën. Ishte një zbulim befasues për mua të shihja se sa shumë njerëz shkruajnë letërsi në Spanjë dhe Gjermani, dhe e bëjnë kaq seriozisht! Pjesën tjetër të javës jam një shkrimtare me kohë të plotë.

    A ka më rëndësi romani? Nëse po, si dhe për kë?

    Epo, ka shumë rëndësi për mua. Mendoj se serialët televizive, lojërat dhe media në përgjithësi kanë ndryshuar mënyrën se si rrëfejmë histori. Por librat do të mbeten. Teknologjia ka ndryshuar të gjitha artet e tjera: pikturën, teatrin, kërcimin, kinemanë, muzikën. Por letërsia është një proces krejtësisht intim ndërmjet zërit të shkrimtarit dhe mendjes së lexuesit, është diçka kaq e natyrshme dhe e fortë sa e vetmja gjë që teknologjia mund të ndryshojë është mbështetja e tij, formati, për shembull, nëse lexojmë një libër të shtypur apo libër elektronik. Por kjo s’e ndryshon zemrën e letërsisë.

    Cilët janë autorët që nuk i lexojnë por duhet të lexohen nga amerikanët?

    Më vijnë kaq shumë emra në mendje sa është gati e pamundur t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Mësova të shkruaj duke lexuar letërsinë e Amerikës së Veriut, e dashuroj letërsinë tuaj, por kam ndjesinë që nëse një vend lexon vetëm letërsinë që krijoj vetë, ai do të mbetet pa oksigjen. E di që këtë vit dy shkrimtarë të tjerë argjentinas do të përkthehn në anglisht: Leila Guerrero, një kronikane e mprehtë dhe tregimet e Mariana Enriquez të cilat me subjektet e tyre rrënqethëse dhe të llahtarshme të bëjnë të zgjohesh në mes të natës. Shumë gjëra po ndodhin me shkrimtaret bashkëkohore në Amerikën Latine. Ndoshta kjo do të ishte një pikë e mirë nisjeje.

    Cilët janë romanet që do të donit t’i kishit shkruar?

    Nganjëherë mendoj Njeriu i tretë i Flen O Brajenit (Flann O’Brien), dhe nganjëherë Shpikja e Morelit e Adolfo Bioy Casares.

    Cilin autor po lexoni tani? A lexoni letërsi ndërsa shkruani apo lexoni poezi ose libra joletrarë?

    Miqtë dhe shkrimtarët janë udhëheqësit e mi më të besuar për sa i përket leximeve. Unë gjithmonë mbaj parasysh rekomandimet që më japin njerëz që më duken interesantë. Nganjëherë s’janë shkrimtarë dhe librat e tyre të parapëlqyer nuk janë letërsi por ide të mëdha që mund të burojnë prej saj.

    Meqë ra fjala tek idetë e mëdha, libri juaj, është theksuar nga shumë kritikë se nuk është një libër i zakonshëm. A ishte kjo e qëllimshme? A synonit të shkruanit diçka të ndryshme?

    Është e vështirë t’i përgjigjesh, por do të përpiqem. Për mua, krijimi i tensionit është një nga gjërat më të rëndësishme gjatë leximit dhe të shkruarit. Kam nevojë për këtë tension si lexuese por unë gjithashtu kam nevojë për të kur po shkruaj ose s’mundem të vijoj të punoj me librin. Kur e filloj një libër, që nga ideja më e parë me të vërtetë që kam nevojë të ndjej që ajo që po bëj është diçka me të vërtetë e re sepse nëse nuk është, nuk është e mundur që ajo që po shkruaj të marë vëmendjen time! Kur isha e vogël dhe ende s’kisha mësuar të shkruaja, e kisha zakon t’i rrëfeja histori nënës time. Isha afërisht pesë ose gjashtë vjeçe dhe çdo natë i tregoja histori. Më kujtohet që zbuloja ndjesinë që isha në gjendje të prekja me të vërtetë dikë tjetër me historitë e mia dhe çka është edhe më e mira, nëse sajoja diçka vërtetë dramatike, kjo do të thoshte se mund ta shndërroja historinë dhe të tërhiqja vëmendjen ndërkohë që e doja kaq shumë atë. Nuk janë të shumta çastet në jetë kur dikush tjetër do të të dëgjojë, kur ti arrin të rrokësh plotësisht vëmendjen e tij. Është një ndjenjë magjepsëse dhe kur jam duke shkruar, përpiqem ta përjetoj këtë çast.

    Le të flasim pak për rolin e kafshëve në Largësi shpëtimi, për rolin e kuajve dhe insekteve.

    Dua ta tregoj këtë lloj fuqie që ato kanë, gjithashtu ngaqë Davidi ka informacion të cilin ne nuk e kemi, e kam fjalën për ne lexuesit dhe për Amandën. Ai di shumë për vdekjen dhe në një vend ku njerëzit po vdesin nga kimikatet, edhe kafshët po vdesin. Davidi e ka këtë fuqi për të ndihmuar ata që po vdesin. Ai e ka këtë marrëdhënie me të gjitha gjërat në botë mes jetës dhe vdekjes, të gjitha gjërat që janë në një lloj purgatori.

    Jam prind dhe më pëlqeu shumë ideja e largësisë së shpëtimit, tërheqja që Amanda thotë se ndjen sa herë që e bija është larg saj.

    Doja të jepja një ngjyresë të veçantë, vërtetë të veçantë të kësaj ideje nëse do të vijë fundi i botës ai do të fillojë nga nëna. Lidhja me Davidin është ajo lidhje që ekziston kur gjërat bëhen të trishtuara sa të përmbledh të gjitha fatkeqsitë e botës, kur kjo gjë është e tmerrshme, drama e vogël e dy ose tre personazheve mund të jetë me të vërtetë e rëndësishme. Mund të jetë fillimi i diçkaje me të vërtetë të thellë, ku një pyetje e thjeshtë të ndihmon të dish ku fillon e keqja dhe nëse e di se ku është e keqja, mund ta luftosh atë. Kur kjo ndodh, çdo gjë bëhet e rrezikshme. Kjo është arsyeja që largësia e shpëtimit prishet: çdo gjë në botë ku jeton Amanda është e rrezikshme.

    Pse përqëndrohet ky roman tek nënat dhe jo tek baballarët?

    Mendoj se kjo është e lidhur me jetën time. Në kujtesën time, burrat në familjen time ishin të dobishëm në shumë mënyra, si për shembull duke bartur gjëra të rënda ndërsa kur nuk shkonte diçka që lidhej me shpirtin, emocionet, ishin gratë ato që merreshin me këtë gjë. Kjo jo ngaqë burrat s’donin t’ia dinin, por sepse s’e kuptonin dhe s’mund të dukeshin sikur po merreshin me gjëra të tilla. Në fund të Largësi shpëtimi kur të gjitha gratë kanë ikur, të vetmit që mbeten janë dy baballarë të cilët duan të përkujdesen por që nuk arrijnë të krijojnë vërtetë komunikim.

    Pse Davidi këmbëngul t’i thotë Amandës që kjo s’ka rëndësi për të vijuar ecjen përpara? Çfarë do të thotë kjo?

    Kur po shkruaja librin shumë herë kisha ndjesinë që Davidi i kërkon Amandës të vazhdojë përpara, që ai në të vërtetë po më kërkonte mua ta bëjë këtë, duke më thënë të vijoja me këtë mënyrë të ndryshme të shkruari. Një metaforë interesante për atë që ia vlen dhe nuk ia vlen ta thuash! M’u desh kohë të gjeja zërin e Davidit. Shkruajta afërisisht dymbëdhjetë fillime të ndryshme, prej pesë ose gjashtë faqesh secili, duke u përpjekur të gjejë zërin e rrëfimtarit. Në fund të atij procesi, dëgjoj zërin e Davidit që flet me Amandën. Në fillim mendova që dialogu i tyre do të ishte pjesë e romanit. Pastaj kuptova që dialogu ishte romani. Ishte vetë historia që më tregoi se si ta rrëfeja.

    Sëmundja dhe shkatërrimi global janë probleme globale. A mund të ndodhnin ngjarjet e romanit tuaj diku tjetër? Apo mund të ndodhnin vetëm në Amerikën Latine?

    Kjo histori mund të ndodhte kudo. Në të vërtetë, hera e parë që dëgjova për pesticidet dhe pasojat e tyre të tmerrshme ishte nëpërmjet një dokumentari mbi këtë temë në Francë. Por, para së gjithash për shkak të korrupsionit Amerika Latine ka ligjet dhe marrëveshjet më të këqija për kimikatet. Dhe Argjentina, sidoqoftë, është një nga importuesit më të mëdhenj të sojës, një nga produktet më shumë të lidhura me pesticidet. Ne e shpërndajmë këtë sojë në të gjithë botën, është baza e një pjese të madhe të ushqimit tonë. Soja është gjithçka: biskotat, peshqit e ngrirë, buka, supat dhe të gjitha llojet e miellit madje edhe e akullores!

    Si shihet situata e tanishme politike amerikane në Gjermani, Evropë dhe në pjesën tjetër të botës?

    Mendoj se ne të gjithë jemi vërtetë të shqetësuar. Këtu në Gjermani, rrethi im i miqve nuk është i lumtur me Donald Trump-in si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara megjithëse e djathja evropiane e simpatizon atë. Dhe si një latino- amerikane ju siguroj që e djathta populiste mund të jetë vërtetë e rrezikshme.

    A i flet një libër si i yti politikës moderne më shumë se një libër joletrar? Pse ose pse jo?

    Po, i flet politikës moderne, por në një mënyrë të ndryshme. Letërsia nuk mund të jetë informuese, didaktike apo indoktrinuese, por mund të lërë një gjurmë të vërtetë në frikërat e tua, mund të hapë dritare në mendjen tënde, të të bëjë të vësh në dyshim diçka për të cilën s’ke menduar kurrë më parë. Dhe nganjëherë kjo është po aq e rëndësishme sa një informacion aktual, madje edhe më i besueshëm.

    Samanta Schweblin është lindur në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1978. Libri i saj i parë Bërthama e trazirës, (2002) fitoi çmimet Halordo Conti dhe Fondo Nacional de las Artes. Libri i dytë, Zogj në gojë (2009) u shqua me çmimin Casas de las Americas dhe u përkthye në trembëdhjetë gjuhë. Është përzgjedhur nga revista prestigjioze Granta’ si një nga rrëfimtaret më të mira në gjuhën spanjolle dhe para pak kohësh fitoi çmimin Juan Rulfo në Francë. Intervista e mësipërme është dhënë në gjuhën angleze dhe është botuar në janar 2017 në revistën Lithub me titullin Samanta Schweblin zbulon errësirën nëpërmjet letërsisë".

    Përktheu nga anglishtja: Granit Zela

    ZIJA ÇELA - SHKRIMTAR UNIK NË LETRAT SHQIPE

    Vlerësime për Veprën e Zija Çelës

    Mehmet Kraja: Zija Çela as në kohët më të liga nuk ishte rob i konventave dhe kufizimeve. Me këtë prirje, shumë vjet më parë, e kam lexuar romanin e tij Mali i tejdukshëm dhe nga kjo distancë kohore, e them me bindje se ky roman është paralajmërim i hershëm nëse jo i rënies së realizmit socialist dhe të sistemit që e mbante atë, atëherë gjithsesi një shenjë paralajmëruese e ‘liberalizimit’ të tij, për t’u shprehur kështu. Ndryshe as që mund të ndodhte, sepse sikundër do të vërtetohet më vonë, shkrimtarëve si Zija Çela nuk u pritet dot një kostum për të gjitha stinët. Shikuar nga ky këndvështrim, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të rëndësishme (Gjaku i dallëndyshes, Gjysma e Xhokondës, dhe Banketi i hijeve), me të cilat do të bëhet model i frymës së re në prozën shqipe." (Gazeta Shekulli, 2009)

    Eqrem Basha: Janë të rrallë ata që shkruajnë prozë e që u ngritën bashkë me kërkesat e sotme. Zija Çela, pa dyshim, është i pari në këtë mes që duhet dalluar; dy romanet e tij Gjaku i dallëndyshes (1990) dhe Gjysma e Xhokondës (1992) shënuan kthesën më kualitative në prozën shqipe. Te Gjaku i dallëndyshes është

    krijuar një kronikë shqiptare me një lojë të jashtëzakonshme të krimit dhe misterit, krenarisë, sedrës, psikologjisë së shqiptarit, e thurur me mjeshtërinë e prozatorit të racës, i cili di të krijojë pamje dhe të ndërtojë personazhe, çfarë pak e ndeshim në prozën shqiptare në përgjithësi... Kam një rokomandim këmbëngulës, lexojeni Çelën. Shqiptarët kanë Garcia Markesin e tyre. (Revista Koha,1995)

    Rudolf Marku : Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqipe. Ai shfaqet jo si prozatori më i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja. Romani i tij paraardhës Las Varrezas, thellësisht shqiptar e po aq universal, është një kryevepër e groteskut dhe e tragjikomizmit letrar. Një roman krejt i veçantë nga gjithë çfarë kemi lexuar deri më sot në letërsinë shqipe. Një shkrepje e rrallë, fort e rrallë, një nga ato gjetjet me të cilat edhe autori më fatlum mund të ndeshet një herë në njëqind vjet. Romani SOS, një buzëqeshje është libri më i mirë që ka shkruar autori. Në letërsinë shqipe është romani më origjinal që njoh; është më i guximshmi; është romani më modern. Në krahasim me Las Varrezas është edhe më i sofistikuar. Këtu arrihen kufijtë më sipërorë të Erosit, duke kaluar nga dashuria në çift te dashuria njerëzore në përgjithësi. Ai është i populluar me karaktere të kohës, është piktura më besnike e Tiranës dhe e qyteteve shqiptare. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka arritur ta japë, madje as të guxojë që t’i afrohet këtij realiteti deri më sot. Dhe si çdo letërsi e nivelit të lartë, romani ka një humor të jashtëzakonshëm, që vjen sa në mënyrë të natyrshme, aq dhe të papritur. Falja e buzëqeshjeve është një gjetje e kalibrit të letërsisë së madhe, asaj që duke lindur nga një pendë e vend i caktuar, mbart shpirt dhe vlera universale. SOS është një roman që i çon më tej librat e Zija Çelës. Për ku? Tek... shpërblimi i atyre shkrimtarëve, të cilët janë të preokupuar që të mbesin vetëm shkrimtarë e asgjë më shumë. Por edhe asgjë më pak se kaq." (Gazeta Shekulli)

    Petro Zheji: E dini si shkruan Zija Çela? Ai merr shtizën dhe e godet fort njeriun, por kur maja i shkon te gjoksi, ajo lakohet, kështu që nuk e shpon tejpërtej, vetëm e rrëzon përtokë. Pastaj i zgjat dorën dhe i jep mundësi të ngrihet prapë më këmbë, sepse autori ka Dashninë njerëzore. Veçse në këtë çast e ka paralajmëruar atë, e sheh pra se çfarë mund të të bëj, kujdes herë tjetër!..

    Ali Aliu: Nga tërë tabloja e romanit Ora e Zooparkut, Zija Çela krijon një metaforë të përsosur, përmes se cilës realitetin e sotëm e vendos edhe në kopshtin zoologjik, ku njeriu dhe shtazët shkëmbejnë maskat (rolet) me njëri- tjetrin nëpër kafaze. Le ta gjejë pastaj vetë lexuesi, ky bashkautor kult në romanet e Zija Çelës, se përse në vend të vrasë luanin, i cili e copëton vizitorin që e ka sfiduar duke i hyrë në kafaz, rojtari i parkut tonë vret njeriun... Është një roman me shumë kapituj që qëndrojnë si medalione narrative refleksive të përsosura, mbase të pashembullta në prozën bashkëkohore shqipe; një roman i hapur, i pakufi dhe pa pretendimin për një domethënie të vetme, pra të mbyllur në fund. Është rrëfim romanor që ka jo vetëm një të vërtetë sovrane, por edhe shumë të vërteta reale me kundërthënëset e tyre, duke e relativizuar shpesh njëra-tjetrën. Me pak fjalë, Ora e Zooparkut është një roman që nxit tundime medituese për sferat më të qenësishme të ekzistencës dhe që, do të thosha, është privilegj që lexuesi ka në dorë një kryevepër të tillë. (Gazeta shqiptarja.com", shtator 2017)

    Mehmet Kraja: Romani Ora e Zooparkut i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor. Ora e Zooparkut është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës. Ora e Zooparkut është roman bashëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe. (Në kapakun e librit)

    Rudolf Marku: Me gjithë individualitetin e spikatur, nuk ndalet Zija Çela në kërkimet e tij. Ora e Zooparkut, romani më i fundit, është një vepër tjetër e shkëlqyer, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale. Të ngjan sikur kjo ngjeshje, ky surpres narrativ, gjuhësor dhe emocional kanë një burim të përbashkët. Mund të hamendësoj se autori është ndodhur në një gjendje tjetërsoj, më të zymtë, më të trishtë, në një nga ato gjendjet e trishtim-kllapisë që e afrojnë njeriun me të Vërtetën e thelbit dhe me krijimtarinë e madhe. Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsisht realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospektivat duken iluzionisht si vazhdim linear i rrëfimit. Romani Ora e Zooparkut është thellësisht modern, pa synuar që të jetë i tillë. Dhe ky është moderniteti i vërtetë. (Në kapakun e librit)

    Lazër Stani: Nga leximi i romanit lexuesi bindet se sa mirë di Zija Çela ta bëjë atë dallim të fateve njerëzore, se sa shumë hollësi, veçori e detaje jep, se sa sy të mprehtë ka e sa thellë shikon në jetën dhe psikën e secilit individ, femra e meshkuj, që përbëjnë galerinë e personazheve të romanit. Shkrimtari, edhe pse vështron errshëm, arrin të shohë qartë e kthjellët pikërisht atje, në bodrumet e lagështa e të pandriçuara të shoqërisë dhe të shpirtit të njeriut. Faktues, analitik, i thellë, depërtues, me një gjuhë të gjallë e të begatë, me fjali

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1