Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Baba Tomorri: Klasikët Shqiptarë
Baba Tomorri: Klasikët Shqiptarë
Baba Tomorri: Klasikët Shqiptarë
Ebook258 pages3 hours

Baba Tomorri: Klasikët Shqiptarë

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

LIBRASHQIP me anë te gamës Klasikët Shqiptarë, sjell kryeveprat e letërsisë së Rilindjes dhe Pavarësisë.

Vëllimi i dytë do të sjell  "Baba Tomorri", veprat e paharrueshme te Çajupit, në një libër të vetëm që duhet lexuar patjetër një herë në jetë.

 

"Baba Tomorri" përfshin poezitë, fabula dhe komeditë "14 Vjeç Dhëndër" dhe "Pas Vdekjes".

 

LanguageGjuha shqipe
Publisherlibrashqip.al
Release dateNov 5, 2022
ISBN9798215267097
Baba Tomorri: Klasikët Shqiptarë

Related to Baba Tomorri

Titles in the series (5)

View More

Related ebooks

Reviews for Baba Tomorri

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Baba Tomorri - A. Z. Çajupi

    Baba Tomorri

    Poezi – Fabula – Komedi

    Andon Zako Çajupi

    një botim i:

    LIBRASHQIP

    Tiranë, 2022

    ISBN:

    Gjithë materiali i këtij vëllimi është riprintuar me të drejtë ose presumohet që është në domain publik. Është bërë çdo përpjekje për të konstatuar dhe njohur statusin e të drejtës së autorit, por nëse do të kishte pasur ndonjë gabim të paqëllimtë nga ana jonë, do të ishim të lumtur ta korrigjonim gabimin në printimet e mëvonshme.

    Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, ruhet ose futet në një sistem rikthimi, ose të transmetohet, në çfarëdo forme ose me çfarëdo mënyre (elektronike, mekanike, fotokopjuese, regjistrimi ose të tjera), pa autorizimin paraprak me shkrim të botuesit. Ky libër shitet me kusht që të mos rishitet, të mos jepet hua, të merret me qira ose të qarkullohet ndryshe pa pëlqimin e shprehur paraprak të botuesit.

    Copyright © 2022 www.librashqip.al

    Klasikët Shqiptarë

    Koleksioni Klasikët Shqiptarë synon të mbledh veprat kryesore të shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë së Rilindjes dhe Pavarësisë në një gamë të vetme.

    Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.

    Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.

    Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.

    Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës Bagëti e Bujqësi„ i Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.

    Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.

    Në vështrimin e shndërrimeve letrare kapërcyelli i shekullit të 20 është një kohë veçanërisht e shënueshme. Më 1900 vdes Naim Frashëri. Po në këtë vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetëm një vit më parë lind Lasgush Poradeci, poeti më i madh modern shqiptar.

    Me mbarimin e shek. XIX përmbyllet letërsia e Naimit dhe një periudhë e letërsisë shqiptare. Këtu është një prerje ndërmjet letërsisë së Naimit (romantike) dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnë Konica, Fishta, Çajupi, Asdreni, Noli e M. Frashëri me një letërsi joromantike. Të parën e karakterizon ideja kombëtare, kurse të dytën ideja shoqërore apo ideja njerëzore. Kjo e dyta është periudha e letërsisë së pavarësisë që do të zotërojë ngadalë katër dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX.

    Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia e pavarësisë nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën, kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja, gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të letërsisë, që ndërton në thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.

    Letërsia e Pavarësisë shqiptare është një periudhë letrare që vjen pas periudhës së Rilindjes që kurorëzohet me letërsinë e Naim Frashërit. Kjo periudhë letrare shkallë-shkallë ngre dallimet me letërsinë pararendëse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

    Përurues dhe nismëtar i kësaj periudhe është Faik Konica me Albaninë e tij (1897-1909), ku boton autorët e 1900-ës, madje dhe komenton këtë letërsi të re në revistën e tij. Kështu, Konica bëhet edhe teoriku e kritiku i parë dhe i pakontestueshëm i kësaj letërsie. Në një artikull të vitit 1906, Kohëtore e letrave shqipe, si dhe në interpretimet e veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vëren se letërsia e re lirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare të romantizmit. Kjo letërsi artikulon dallimin ndërmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letërsia e Pavarësisë, që në nismë, shqipton kërkesën e krijimit të letërsisë si vlerë më vete, pa marrë parasysh qëllimin. Në anën tjetër, edhe qëllimi fillon të pretendohet që të arrijë nëpërmjet frymës kritike e jo frymës himnizuese, si dhe brendapërbrenda shoqërisë shqiptare dhe shpirtit të kombit.

    Kjo letërsi pati disa trajta. Ajo u shfaq si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli), në trajtë neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo në trajta të papara të modernizmit në prozë (Koliqi, Migjeni, Kuteli).

    Ky libër do të përmbledh poezitë, fabulat dhe vepra të tjera të Andon Zako Çajupit duke përfshirë dhe komedinë e famshme Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr. Punimet janë sjellë në dialektin shqip që shkruante Çajupi gjatë qëndrimit të tij në Egjipt. Këto vepra janë botuar për herë të parë në vitin 1902 në Egjipt dhe janë të ruajtura në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare.

    Përmbajtja

    Klasikët Shqiptarë

    Përmbajtja

    Dy fjalë

    Atdheu

    Baba Tomorri

    Mëmëdheu

    Shqipëtar!

    Ku kemi lerë?

    Trim’ i Shqipërisë

    Dëshir' e Skënderbeut ditën që vdiq

    Sulltani

    Prishj' e Lëkursit nga Greku

    Luft' e vitit 1896

    Vaj

    Robëria

    Besa - besë

    Ç'jemi?...

    Punërat e Perëndisë

    Naim-be Frashëri

    Atdheu dhe dashuria

    Varfëria dhe liria

    Fshati im

    Dheu

    Aleksandri i Math

    Dashuria

    Dashuria

    Vaje

    Zolejka

    Kopshti i dashurisë

    Plaku

    Nyja tri...

    Kasapi

    Fyell' i bariut

    Dëshirë

    Korriku

    Baba Musa lakuriq

    Përralla të vërteta dhe të rreme

    Misiri

    I krishteri dhe çifuti

    Kurbeti

    Gomari jatro

    Jet’ e ligë

    Ujku bekshi

    Një xhaxha me dy dhëndurrë

    Neron i ri

    Mik me dy fytyrë

    Korbi dhe dhelpra

    Dhelpra dhe një kokë Greku

    Gruaja me barrë

    Lopa, dhija, delja dhe asllani

    Qeni dhe hieja

    Ujku dhe qengji

    Eva dhe Shejtani

    Shtatë herë fajtor?

    Njeriu i shtrënguar

    Greku dhe Shqipëtari

    E shtunë! E dielë!

    Burri me grua

    Drëri

    O bobo!

    Varfëria

    Bretkosa që deshi të trashej sa një kà

    Luani dhe miu

    Maçoku dhe miu plak

    Ujku që gjykohet me dhelprën përpara majmunit

    Millonai, i biri dhe një gomar

    Njeriu dhe fytyr' e vet

    Cinxeri dhe milingona

    Uqrit dhe dhentë

    Fabula nga Jean de la Fontaine

    Komedi

    Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër

    Pas vdekjes

    Historia e Çajupit

    Shqypja qysh u është dukur?

    Sa e ëmbël sa e bukur...

    Dy fjalë

    Këto vjersha që dalin sot në dritë janë shkruar për të rrëfyer që Shqipja ësht gjuhë si edhe të tjerat, në mos më mirë. Në mos dimë t'a kuvëndojmë a t'a shkruajmë si duhet, ësht se s'duam t'a mësojmë; dhe fajn e kanë priftët e hoxhët, Kisha dhe Xhamia, Qeverri' e Turqisë. Po fajn më të math e kanë ata Shqipëtarë që besojnë të huajt, dhe shiten, e kërkojnë të shesin dhe Shqipërinë!

    Ç'është gjuha Shqip?, thonë ca kokë-prishur. – Gjuha Shqip, o vëllezër Shqipëtarë, është gjuha e Shqipërisë; ajo, që na flet mëma në djep; ajo e Skënderbeut dhe stërgjyshëvet t'anë, që kanë nderuar Atdhenë; ajo e vjershëtorit të madh Naim-Beut, që rrjedh si mjaltë; ajo e gazetavet-të bukura që dalin në Bruksel e në Sofje e në Bukëresht; ajo e shoqërisë Përlindja dhe Dituria; dhe ajo e shoqërivet të Italisë e të tjera e të tjera... S’ësht mjaft për të bindur që kemi gjuhë të bukur?

    Po, kush shitet me ergjënd nukë bindetë me mënd...

    Këto vjersha ndahen në tri pjesë, pas qëllimit që kanë:

    1. Atdheu

    2. Dashuria

    3. Përralla të rreme e të vërteta...

    Në mos janë shkruar mir' e bukur, janë prej zëmre Shqipëtari, pa ndonjë qëllim tjetër përvec dëshirës së mëmëdheut e për Shqipen, për të cilat cilëdo mëmëdhetar duhet të punojë sa t'i epet, pas fuqisë që i ka dhënë Zoti. Kush pak, kush shumë, po ësht nevojë të punojmë të gjithë për Shqipërinë.

    U lutem mëmëdhetarvet të më ndjejnë për fjalët e huaja që do të gjëjnë. Po, i mjeri!... Kam vjet shumë që jam larguar nga Shqipëria, dhe s’mund të them se Shqipen e di mirë. Pastaj më duket se nuk duhet të qërojmë Shqipen nga gjithë fjalët e hueja, se gjithë gjuhët janë lidhur me njerajetrën, dhe janë huarë. Ç’i mbetet gjuhës Franceze po të mos ketë fjalët Latinçe dhe Elinishte? Ç’i mbetet gjuhës së Grekut, po të qërohet nga rrënjët

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1