Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Shpërngulja e Shqiptarëve
Shpërngulja e Shqiptarëve
Shpërngulja e Shqiptarëve
Ebook93 pages1 hour

Shpërngulja e Shqiptarëve

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviqi (1897-1990), memorandumin Dëbimi i shqiptarëve e hartoi për qeverinë e Stojadinoviqit. Çubriloviqi ia propozoi kësaj qeverie mënyrat dhe metodat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Ka lindur në Bosanska Gradishkë të BH-së. Emri i tij figuron në dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qenë një prej pjesëmarrësve më të rinj të atentatit në Sarajevë ndaj princit austriak dhe trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914). Ka qenë historian dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Në memorandumin e vet për serbizimin e Kosovës e kritikon mënyrën joefektive të kolonizimit të kësaj hapësire pas Luftës së Parë Botërore, kur në to janë vendosur pjesëtarët e ish-ushtrisë serbe, me qëllim të shpërnguljes, d.m.th. dëbimit të popullsisë shqiptare. Në memorandumin të cilën më 7 mars 1937 ia dërgon qeverisë së Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një pastrim etnik të përpunuar dhe të planifikuar në hollësi.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 18, 2021
ISBN9781005691264
Shpërngulja e Shqiptarëve

Related to Shpërngulja e Shqiptarëve

Related ebooks

Related categories

Reviews for Shpërngulja e Shqiptarëve

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Shpërngulja e Shqiptarëve - Vaso Çubrilloviq

    (në vend të parathënies)

    DJEGIA E FANTAZMËS

    Duke nisur nga vjeshta e vitit 2014 dhe duke kulmuar në janarin e vitit 2015 pamjet e përditshme të largimit me autobusë të qindra shqiptarëve nga Prishtina u bënë të zakonshme. Brenga u shndrrua në brerje dhe gërryerje. Ky stacion i trishtë nuk ta kujtonte aspak Lëndinën e Lotëve. As Fushën e Korabit. Jo se mungonin njerëzit që me dhimbje përcillnin të dashurit e tyre. Jo, ata qenë të pranishëm.

    Por, ikanakët, njerëz të të gjithë profesioneve e shtresave shoqërore ngjanin kaq pak me mërgimtarë të zakonshëm. Djem të rinj, burra në lule të moshës, gra me fëmijë në krahë, me fëmijë përdore, vajza, nxënës shkollash, familje të tëra, trazim i përgjithshëm. Dukej se para ikjes së tyre, kishte marrë arratinë qetësia. Shihej një zbrazje në vështrime, një ankth i pashpjegueshëm, një alarm i pazakontë vërshimi. Të qetë në ditë të tjera, ata që largoheshin shtyheshin e shtypeshin me njëri-tjetrin, bërtisnin, shanin, mallkonin. Sikur kërkonin që një minutë e më parë të zhdukeshin nga ky shesh, të ndaheshin prej përcjellësve të bezdisshëm që ende u kujtonin shtëpitë që braktisën, mbrëmjet e mëngjeset e vendlindjes, prindërit e gjallë apo të vdekur në varreza. Gjyshërit po se po, stërgjyshërit nuk diskutohet.

    S’ka mbetur këtu kurgjo, bash kurgjo valla, tha njëri, s’kem asgja, tha tjetri… Kurgja, kurgjaaa, sikur mumronte turma e shurdhuar, e verbuar.

    Një varg pyetjesh të rënda u ngritën e mund të ngrihen. Ç’po ngjan në Kosovë, ç’murtajë po i tremb njerëzit e saj? Kaq e rëndë është Liria pas 16 vjetësh të largimit të çizmes ushtarake serbe, kaq e tmerrshme pasiguria, kaq e rëndë varfëria, kaq e plotë mungesa e shpresës? Ku janë shkijet që po i përzenë? Ku shkojnë kështu njerëzit, ku turren kuturu, ku është parajsa që u qenka shfaqur si mirazh? Autobusë janë këto mjete transporti, apo Barka e Noes, ku nuk po i lënë që të hipin?! A mos do të përmbytet vërtet ky vend?!

    Pyetjet i bën më të rënda dëshpërimi i të gjithëve, i atyre që marrin botën në sy dhe i atyre që mbeten në stacion për ta vuajtur qëndrimin në Atdhe. Dhe në ato ditë largimesh nuk qenë të paktë ata që kujtuan e rikujtuan karvanet e shumta të ikjes që përsëriten në mënyrë ciklike në forma të ndryshme e nën faktorë të ndryshëm, por që njëlloj po përpiqen ta zbrazin këtë tokë prej tre shekujsh. Po përpiqen ta zbrazin e nuk e zbrazin dot. Në këtë pikë shkulësit e ndejtarët e kqyrin me mëni njëri-tjetrin.

    Si dreqin nuk shkulesh, kaq cung i thellë paske qenë?! Mor po, këtu jam den baba den…eee…, klith gjithandej në erë shpirti i Mitrush Kutelit. Ti do të shkulesh e shpërngulesh, do zhdukesh, qërohesh! Fantazma e Vaso Çubrilloviqit i bie rretheqark bisedave, rretheqark sheshit, pandehmave. Vaso Çubrilloviqi?! Hëm, teori konspiracioni. Po, po Çubrilloviqi! Ashtu?! Si shumë larg po shkohet, gjithnjë po gjuajmë larg duke e kërkuar po kaq larg të keqen, veç nëse Vasa ka hyrë brenda nesh e s’e shohim. Qorra po thua? Jo, absolutisht! E shohim që çke me të…

    Të gjithë ballkanasit e vjetër besonin se disa njerëz të ligj pas vdekjes së tyre mund të ngriheshin lugat nga varri edhe për të përmbushur dëshirat e parealizuara. Në netët e errta demonët e rizgjuar, ashtu me qefin mbështjellë deri në fund të këmbëve, përfytyroheshin duke u futur dridhmën të gjallëve. Të gjithë kanë frikë. Edhe shqiptarëve u shkojnë të ngjethura. Për ta mposhtur frikën e për t’i qëruar hesapet përfundimisht me fantazmën, sipas etnologjisë, serbët e kishin zakon që ta hapnin varrin duke e nxjerrë që andej në breg trupin e të vdekurit, të cilin e ngulin si dordolec në hu. Rituali përmbyllet duke e djegur të dyshuarin si lugat deri sa shkrumbohet e kthehet në hi.

    Këngët epike e lirike, mitet, përrallat e besimet, qarkullojnë lirshëm midis njerëzve e popujve, të cilët nuk ia mbyllin kurrë derën njëri-tjetrit. Edhe kjo bestytni e dikurshme që është e lidhur me frikën e të gjallëve ndaj vdekjes e ndaj të vdekurve në përgjithësi, i është nënshtruar ligjeve të qarkullimit kulturor. Si e tillë ajo është pikasur edhe në disa vise shqiptare.

    Zhvarrimi i kufomës, shpimi i saj me hunj dhe djegia, për njeriun e sotëm do të ishin pamje të rënda, të papranueshme, por ritualet nuk mund të gjykohen me syrin e sotëm. Natyrisht ndëshkuesit përmes këtij akti ritual qenë të bindur se kështu do ta digjnin fajtorin e vërtetë. Faqezi në gjallje, i poshtër edhe për së vdekuri. Ata që nuk u besojnë demonëve sot kanë të drejtë ta shfaqin mosbesimin, të venë buzën në gaz, po askujt nuk është e udhës që t’i shkojë në mendje për të përbuzur besimet e hershme.

    Po përse u dashka të kujtohet Vaso Çubrilloviqi? A mund të gabohet, kur e fajësojnë edhe për largimet e sotme të shqiptarëve nga atdheu i tyre? Edhe mundet të gabohet. Gabimet janë njerëzore. Hamendja ngrihet zakonisht mbi paragjykimin, por dyshimi ndaj tij mund të konsiderohet i arsyetuar për shkak të ekzistencës e gjetjes së një vepre të shkruar, dy dokumenteve të fshehta që kanë dalë në dritë nga hapja e arkivave sekrete. Njëri prej projekteve të tij ruhej në arkivin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë federale jugosllave. Sekret ushtarak!

    Vullnetarisht apo i ngarkuar nga Qeveria e shtetit të tij, Çubrilloviqi ka hartuar platformat për shfarosjen, zhdukjen nga faqja e dheut të popullit shqiptar, që i ra për hise të përfshihet përdhunisht edhe nga vullneti i Fuqive të Mëdha të kohës, brenda asaj shtëpie të përbashkët popujsh që u quajt Jugosllavi. Një emërtim i tillë i shtetit, si bashkësi e sllavëve të jugut, shqiptarët i linte pas dere, po autori nuk ka faj për këtë emër.

    Ai nuk mund të shfajësohet për projektet që ka nënshkruar, ku ka gjetur rrugët, mjetet, mënyrat, taktikat e shpërnguljes së shpejtë e të menjëhershme të shqiptarëve përmes metodave të luftës speciale duke ua ngritur mendjen njerzve, duke krijuar psikozën e përgjithshme të shpërnguljes. Familje, fshatra të tërë njëherësh, krahina të tëra, duke u siguruar mjete udhëtimi falas nga agjensi të mëdha udhëtimi, duke u caktuar trena deri në Selanik, anije për në Azi. Vetëm të boshatisen sa më parë, sa më shpejt!

    Disa gjëra është mirë të mos kujtohen asnjëherë. Sidomos të këqia të kësaj natyre duhet të vihen në karantinë si murtaja. Mosdija e harresa e qëllimshme natyrisht nuk e shmangin përsëritjen e katastrofës. Liria e Kosovës është një realitet i njohur botërisht nga 108 shtete që përbëjnë më shumë se gjysmën e vendeve të Tokës. Ajo gjendet fare pranë pragut, kur sovranitetin e saj ta plotësojë me të drejtën e antarësimit në OKB.

    Serbia refuzon ta njohë një realitet të tillë, madje ka artikuluar dëshirën që procesi i lirisë të prapsohet, të zhbëhet. Jo vetëm udhëheqja politike, por edhe një pjesë e turmave serbe, sa herë u jepet rasti, sa herë që yshten, përfshihen nga cikloni i histerisë antishqiptare.

    Vrisni, vrisni shqiptarët!

    Në këto kushte, të kujtosh veprën e Çubrilloviqit do të thotë të mos mbyllësh sytë para së

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1