Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Puthje Mbi Bosfor: Antologji e Poezisë Turke
Puthje Mbi Bosfor: Antologji e Poezisë Turke
Puthje Mbi Bosfor: Antologji e Poezisë Turke
Ebook381 pages2 hours

Puthje Mbi Bosfor: Antologji e Poezisë Turke

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Anthology of 101 Turkish poets. Translated by Rozana Belli. / Antologji e 101 poetëve modernë turk. Përkthyer nga Rozana Belli. // "Më rrëmbeu poezia turke, mu ngjit, këndonte hallet e mia, hallet tona, brengat e dhimbjet tona dhe mu bë shumë e dashur kjo poezi, ky libër, kjo antologji e poezisë turke. Gjerësi e thellësi, thjeshtësi, natyrshmëri, frymëmarrje pa fund, shqetësim e ankth, brenga e dhimbje të mëdha që kanë pjellë poezi të madhe turke." (Rexhep Shahu)

Vëllimi përmbledh poezi nga këta poetë:

Jahja Kemal Bejatlle
Ashëk Vejsel
Faruk Nafiz Çamllëbel
Nazim Hikmet
Zeki Omer Defne
Sait Faik Abasëjanëk
Sebahattin Ali
Asaf Halet Çeleb?
Xhahit Sëtkë Taranxhë
Refat Ilgaz
Bedri Rahmi Ejybogllu
Oktaj Rëfat
Orhan Veli
Aziz Nesin
Melih Xhevdet Andaj
Myshtak Erenus
Behçet Nexhatigil
Ibrahim Abdylkadir Mericboju
Xhahit Kylebi
Ilhan Berk
Enver Gokçe
Ryshty Onur
Nexhati Xhumallë
Jashar Kemal
Ozdemir Ashaf
Arif Damar
Attila Ilhan
Xhan Jyxhel
Umit Jashar Oguzxhan
Ahmed Arif
Hasan Hysejin Kormazgil
Turgut Ujar
Edip Xhansever
Exhe Ajhan
Xhemal Sureya
Ahmet Oktaj
Gylten Akën
Sezai Karakoç
Oguz Ataj
Xhevat Çapan
Hilmi Javuz
Tunxhel Kurtiz
Ylky Tamer
Tyrkan Ildeniz
Afshar Timuçin
Attila Ashut
Erdem Bajazet
Xhahit Zarifogllu
Metin Alltëok
Tomris Uyar
Ataol Behramogllu
Syreja Berfe
Tezer Ozly
Ozkan Mert
Ahmet Teli
Sezai Ozger
Behçet Ajsan
Ahmet Hixhri Izgoren
Murathan Mungan
Nadir Goktyrk
Gyltekin Emre
Enis Batur
Shykry Erbash
Ali Xhengizkan
Bedrettin Ajkën
Mehmet Zaman Saçllëogllu
Adnan Azar
Hajdar Ergylen
Lale Myldyr
Turgaj Fishekçi
Ahmet Erhan
Hasan Ali Toptash
Nilgyn Marmara
Akif Kurtullush
Xhezmi Ersoz
Nurullah Genç
Turgaj Kantyrk
Adnan Satëxhë
Sunaj Akën
Bahtijar Kajmak
Bajram Ballxhë
Birhan Keskin
Tozan Allkan
Kycyk Iskender
Uluer Ajdogdu
Mirza Tazegyl
Kemal Sajar
Xhenk Kojunxhu
Arzu Eshbah
Didem Madak
Ibrahim Tenekexhi
Elif Shafak
Exhe Temelkuran
Tarëk Tufan
Zafer Ekin
Xhejhun Jellmaz
Gonxha Ozmen
Lejtun Kapllan
Serkan Ozel
Ali Lidar

LanguageGjuha shqipe
Release dateMar 26, 2020
ISBN9780463190807
Puthje Mbi Bosfor: Antologji e Poezisë Turke
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to Puthje Mbi Bosfor

Related ebooks

Related categories

Reviews for Puthje Mbi Bosfor

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Puthje Mbi Bosfor - Klubi i Poezisë

    U lind me 2 Dhjetor 1884 në Mahallën e re (Yenimahallë), në Shkup dhe vdiq me 1 Nëntor 1958 në Fatih, Stamboll, Turqi. Ky poet, shkrimtar, politikan, diplomat, mik i ngushtë me Ataturkun, Ambasador në Varshavë, Portekiz, Pakistan, Madrid, krijoi miqësi të ngushtë me mbretin Alfonso XIII të Spanjës.

    Veprat kryesore: I Shtrenjti Stamboll (1964); Portrete letrare dhe politike

    kujtime nga fëmijëria, rinia dhe politika (1972).

    VERA E SHKUAR

    Ishte një verë e ëndërrt. Ti rikrijove me frymë,

    Çdo moment, çdo ngjyrë, çdo poezi të lumturisë.

    Kopshtet janë ende të mbuluar nga zëri yt i ëmbël!

    Nëse ndjen mall për një kujtim të ëmbël, një ditë

    Vështro ujin e përhumbur në Korfuz, do të shohësh

    Se në thellësi të tij qëndron dikush, mbetur nga netët e kaluara

    Drit’hëne…trëndafila të mëdhenj…dhe pjesa jote më e bukur

    Ajo ëndërr që qëndron në vendin e saj…

    * * *

    Ideali i ngjan një ylli,

    Ne nuk mund ta mbërrijmë atë.

    Por njësoj si marinarëve

    Është pikërisht ai që na tregon rrugën…

    ANIJE E HESHTUR

    Nga ky liman niset një anije e detyruar të shkojë

    Që merr rrugën në heshtje si të mos ketë asnjë udhëtar

    Asnjë krah, asnjë shami që të valvitet gjatë nisjes së saj

    Të mbeturit në portin tim ndjejnë dhimbje nga ky udhëtim

    Prej horizonteve të errëta që kanë parë tash sa kohë,

    Sytë i kanë të njomur

    Pak durim o shpirtra. Nuk është kjo anija e fundit që shkon!

    Pa e ditur që të dashurit nuk kthehen më kur ikin

    Më kot presin ata që dashuruan dhe u deshën në këtë botë;

    Sepse çdo i ikur është i lumtur në vendin ku ka shkuar,

    Kanë kaluar kaq kohë: askush nuk është kthyer nga ekspedita…

    ASHËK VEJSEL

    U lind më 25 Tetor 1894 në Sivas, Turqi dhe vdiq më 21 Mars 1973 në Sivas. Autor shumë i njohur këngësh.

    MOS U BESO FJALËVE TË INJORANTIT

    Mos u beso fjalëve boshe të injorantit

    Hiri i njeriut pa kulturë është i rremë

    Edhe nëse drejton në çdo vend të botës

    Dëshirën, qëllimin dhe rrugën i ka të rreme.

    Çezma që rrjedh prej ujit të borës nuk bëhet liqen

    Gjembi në degë trëndafili nuk bëhet trëndafil

    Nuk del mjaltë nga mizat që bëjnë bzz bzz

    Është i rremë mjalti i bletës pa hoje.

    Njeriu i ditur është si një lumë

    Fama e të paditurit është si helmi

    Nga injoranti mos prit asnjë të mirë

    I ka të rreme si veprat, si punët.

    Injoranti lexon por s'bëhet dot i ditur

    Mrekullinë e shkencës nuk e di gjithkush

    Vejsel, nuk i duhen popullit këto fjalë

    Pastaj do të thonë, gënjeshtar i marrë.

    POEZIA E FUNDIT E ASHEK VEJSEL

    Të gjithëve selam dhe respekt

    Po iki në një rrugë pa kthim

    As në tokë as në det

    Po iki në një rrugë pa kthim.

    As në fshat as në qytet

    As në yje as në hënë

    As në një lumë pa fund

    Po iki në një rrugë pa kthim.

    Në port më pret një anije

    Me ekuipazhin gati

    Sytë nuk i kam pas

    Po iki në një rrugë pa kthim.

    Gruaja, miku, bijtë e mi

    Janë vjeshta ime

    Vejsel, rrugët e mia janë të errëta

    Po iki në një rrugë pa kthim.

    FARUK NAFIZ ÇAMLLËBEL

    U lind më 18 Maj 1898 në Stamboll dhe vdiq më 8 Nentor 1973 po aty. Poet, shkrimtar, mësues. Ndër veprat kryesore ka: Nga shpirti në shpirt (1919); Muret e burgut (1967).

    * * *

    Nuk çelin lulet e kopshtit tim

    Nëse nuk të shohin ty

    Bregu, era, muzgu të presin ty

    Nëse nuk vjen, nga ta njohin stinën

    Bregu, era, muzgu të presin ty.

    * * *

    Njësoj si udhët ku kam rënë

    Shqetësimi im është i pafund...

    Edhe nëse është dikush që më pret

    Edhe nëse s’jemi bashkë, nuk prish punë.

    Rruga jote do mbarojë 

    Do të të thahën lotët në sy

    Rruga ime e pafat

    Mbaron dhe fillon po aty.

    * * *

    As poeti nuk derdh më lot,

    As i dashuruari më nuk qan.

    Dashuritë e vjetra janë kthyer në legjenda…

    XHELOZI

    Mos guxo të thuash asnjë fjalë…

    Mos guxo të më shohësh në fytyrë!

    Rastis dikush që të dëgjon zërin, dikush që të vë syrin,

    Është armiku im gjithkush që të ndjen të afërt

    Edhe nëna jote kur të ledhaton, shpirti më përgjaket…

    I lutem Zotit: krahët që për ty rrinë hapur

    Pa u mbyllur më, u mbulofshin me dhe të zi,

    Pështyfshin gjak buzët që emrin ta përmendin me dashuri,

    U qorrofshin sytë që të shohin ty me sytë e mi !

    NAZIM HIKMET

    Nazim Hikmet u lind, nga nënë gjermane e baba turk, me 5 dhjetor 1902 në Selanik dhe vdiq me 3 Qershor 1963, në moshën 61 vjeçare në Moskë, Rusi.

    Është quajtur: Poeti me fytyrë të bukur, Gjigandi me sy bojëqielli.

    Si poet, shkrimtar, dramaturg shkroi mes tjerash: Telegraf në mesnatë (1932);

    Demokracia Sovjetike (1936); Tregime nga La Fontaine (1949); Poezi të orës 21-22 (1965, pas vdekjes); Gjaku nuk flet (1965, pas vdekjes)…

    NDARJA

    Ndarja tundet në ajër si një shufër metalike

    Përplaset mbi fytyrë, mbi fytyrën time

    Budallepsem.

    Unë arratisem, ajo më përndjek

    Për t’i ikur nga duart s’ka më rrugë

    Gjunjët m’u prenë, do shembem.

    Ndarja nuk është kohë, as rrugë

    Ndarja midis nesh është një urë

    Më e hollë se fija e flokut

    Më e mprehtë se shpata.

    Më e hollë se fija e flokut

    Më e mprehtë se shpata

    Ndarja midis nesh është një urë

    Edhe kur ulem me ty gju më gju…

    PA EMËR

    Mirë se erdhe beb

    ke radhën të jetosh

    rrugën tënde po përgjon difteria, kolla e mirë

    lulja e zezë, malaria

    sëmundjet e lehta, infarkti, kanceri, etj

    papunësia, uria, etj

    aksidenti me makinë, me autobus, me avion

    aksidenti në punë, tërmeti, përmbytja,

    thatësira, etj

    dehja, dashuria, etj

    shkopi i gomës, dera e burgut, etj

    rrugën tënde po përgjon bomba atomike, etj.

    Mirë se erdhe beb

    ke radhën të jetosh

    rrugën tënde po përgjon socializmi, komunizmi etj.

    MIRE SE VJEN

    Mirë se vjen!

    Si një krah i prerë

    mungesa jote mbi supe...

    Mire se vjen!

    Shumë zgjati ndarja

    Na mori malli

    Na u thanë sytë...

    Mirë se vjen!

    Jemi ashtu si na ke lënë

    Ja kemi marrë pak dorën

    Thyerjes së gurëve,

    Njohjes së mikut nga armiku...

    Mirë se vjen!

    Vendin e ke gati

    Mirë se vjen

    Shumë kemi për të thënë

    Shumë për të dëgjuar

    Veç nuk kemi kohë për fjalë

    Le të ecim...

    GJIGANDI ME SY TË KALTËR

    Ai ishte një gjigand me sy të kaltër

    Një grua të vockël dashuroi.

    Ëndrra e gruas ishte një shtëpi e vockël,

    Një shtëpi e vockël

    Me një kopësht ku të çelnin

    Dorëzonja të mermerta.

    Gjigandi dashuronte si një gjigand,

    Dhe duart e tij qenë përgatitur

    Për punë aq të mëdha,

    Sa s'mund t’i jepte dot formë,

    S'mund të trokiste dot në derën

    E shtëpisë

    Me kopshtin ku çelnin 

    Dorëzonja të mermerta.

    Ai ishte një gjigand me sy të kaltër

    Një grua të vockël dashuroi

    E vockël, e vockël fare ishte gruaja

    Gruaja pati etje për rehati

    Në rrugën e madhe të gjigandit u lodh

    Dhe gjigandit me sy të kaltër duke i thënë lamtumirë

    Hyri në krahun e një xhuxhi të pasur

    Në shtëpinë

    Me kopshtin ku çelnin

    Dorëzonja të mermerta.

    Por tani gjigandi me sy të kaltër e di mirë,

    Dashurive gjigande as varr nuk ju behët dot

    Shtëpia 

    Me kopshtin ku çelin

    Dorëzonja të mermerta...

    ARMIQTË – POEZI TË ORËS 21 PËR PIRAJEN

    Ata janë armiq të shpresës zemra ime,

    Të ujit që rrjedh,

    Të pemës në lulëzim,

    Armiq të jetës në zhvillim…

    …Sepse në ballë kanë të damkosur vdekjen:

    dhëmbë të prishur, mish të kalbur,

    Ata do rrëzohen dhe do ikin pa kthim

    Dhe sigurisht zemra ime, sigurisht që

    Do shëtisin duke tundur dorën, krahun’

    Do shëtisin me kostumet më të shtrenjtë:

    Me veshjen e punëtorit në atdheun tim të bukur

    Është liria…

    * * *

    Jeta akoma nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit

    Ndoshta në të nesërmet do të ketë funde të lumtur...

    MUNGESA IME

    Mungesa ime do trokasë në portën tënde një ditë

    Të shkuarën me mua do kujtosh e ngushëllim do gjesh...

    Po mos kujto se mes gënjeshtrash, do gjesh një të vërtetë si unë.

    * * *

    Po vij tha

    Unë edhe nga vetja e përzura veten.

    Por as nuk erdhi

    As vetja që përzura më nuk m’u kthye.

    Pa ty isha

    Më le pa mua.

    QYTETI, MUZGU DHE TI

    Zhveshur rrini në krahët e mi

    qyteti, muzgu dhe ti

    ndriçimi me përplaset mbi fytyrë

    dhe aroma e flokëve tuaj.

    E kujt është kjo zemër që rreh

    zëri i së cilës godet fort mbi zbehjet tona

    është i yti, i qytetit, i muzgut

    apo i imi?

    Ku mbaron muzgu, qyteti ku fillon

    Ku mbaron qyteti, ti ku fillon

    Ku filloj unë, unë ku mbaroj?

    DEHJA IME

    Ti je dehja ime

    as u përmenda

    as nuk munda dot

    as nuk dua të përmendem

    koka më rëndon

    gjunjët më janë copëtuar

    zhytur në baltë kokë e këmbë

    drejt dritës tënde që ndizet e fiket

    shkoj duke u ngritur e rrëzuar.

    LE TË MBES I PADITUR...

    Vetmia i mëson njeriut shumë gjera.

    Po ti mos ik

    Unë le të mbes i paditur

    NË EMËR TË SHPRESËS

    Njeriu

    Kur nuk bëhet dot det

    Në emër të shpresës

    Duhet të bëhet pulëbardhë.

    FJALA MË E BUKUR

    Dhe fjala më e bukur që dua të të them

    Është ajo që ende nuk është thënë

    NËSE FATI

    Kush e di

    Ndoshta nuk do ta donim njëri - tjetrin kaq shumë

    Nëse nuk do vështronim nga larg

    Shpirtrat tanë...

    Kush e di

    Nëse fati nuk do na mbante larg

    Ndoshta nuk do ta ndjenim njëri - tjetrin

    Kaq pranë

    VAJZA ME SY TË ZINJ

    Je kaq e bukur ti moj vajzë me sy të zinj

    Bëj be' për kokën tënde sa shumë të dua

    Kur sytë si një lule e zeshkët pulit

    Një minutë të kem vend mbi gjoksin tënd,

    Jetën ta pi me një gllënjkë dua

    Nga duart e tua.

    Je kaq e bukur ti moj vajzë me sy të zinj.

    LAMTUMIRË

    Ej, gjendjet e mia të mira,

    Të gënjyerit e mi të shpejtë,

    Të ndjerit e mi poshtë,

    Gjetjet e gabimeve përherë te vetja,

    Vrarjet e mendjes për gjëra që nuk vlejnë

    Lotët e mi rrjedhur pa shkak,

    Quajtjet njerëz të gjithkuj,

    Të gjithave lamtumirë...

    Tani nuk do jem më

    Askushi i askujt!

    DASHURIA IME

    Dashuria ime ti

    kumbulla ime jeshile

    unë jam bërthama burgosur brenda teje

    në burg ditët kalojnë rëndë, thonë,

    s'ka gjë, unë heq dorë nga liria

    mjafton të mos ma lësh shpirtin si një fëmijë jetim

    për më tepër ky shpirt pa ty

    për zemrën time është i rëndë

    ngrije atë ballë të puthshëm dhe më shiko mua

    a e sheh trëndafili im?

    vetëm sytë nuk më kanë ndryshuar?

    vetëm sytë

    çelin e çelin sytë e trëndafilit tim?

    pishnaja të gjelbra brenda tyre?

    zgjimet më të freskëta

    kalojnë nëpër dhomën tonë?

    kur jemi bashkë trëndafili im?

    paqja ime, shpëtimi im, fidani im

    sy vatani im.

    * * *

    E di për çfarë më vjen keq më shumë?

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1