Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 18
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 18
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 18
Ebook426 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 18

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 18.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 18.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Mehmet Kraja - Letërsia Shqipëri-Kosovë, përvoja dhe shmangie
Leonard Cohen - Fjala në ceremoninë e marrjes së çmimit të lartë letrar ‘Princess of Asturias Awards”, Madrid 2011 - Përktheu: Artan Gjyzel Hasani
Jane Yolen - Të shkruash me gaz

RETRO
Anton Harapi - Çfarë i mungon mendjes

STUDIO
Rexhep Ferri - Tani po më tërheqin vetëm gabimet e bukura... - Intervistoi: Violeta Murati
Degradimi i suksesit letrar po ndodh në shumë vende të botës - Bisedë e poetit Petrit Nika me përkthyesen rumune Oana Glasu
Xhevdet Bajraj - Unë ndryshe e kam ëndërruar lirinë e politikanët ndryshe - Intervistoi: Ngadhnjim Avdyli

PËRSONALITETI
Ervin Hatibi - Poezi
Agron Tufa - Neosentimentalizmi i Ervin Hatibit

IN MEMORIAM
Fehrat Cakaj - Pranvera do te vijë

TË FTUAR
Francis Scott Fitzgerald - Rikthim në Babiloni - Përktheu: Ben Andoni
Maya Angelou - Kur lisat e mëdhenj rrëzohen - Përktheu: Granit Zela
Robert Burns - Një herë e një kohë, miku im - Përktheu: Granit Zela
Edgar Allan Poe – Korbi - Përktheu: Granit Zela
William Wordsworth - Bridhja vetmueshëm porsi një re - Përktheu: Granit Zela
William Butler Yeats - Ujdhesa në gji të liqenit - Përktheu: Granit Zela
Dylan Thomas - S’mund të ikësh pa kthim në të bekuarën natë - Përktheu: Granit Zela
Robert Frost - Një mbrëmje me borë u ndala ndanë korijes - Përktheu: Granit Zela
William Carlos Williams - Kënga e të marrit - Përktheu: Granit Zela
Milan Kundera - Provincializmi në vendet e mëdha – Përktheu: Roland Gjoza
Janis Ricos - Vorbë e tymosur – Përktheu: Enela Allkushi
Patricia Highsmith - Heroina - Përktheu: Anila Balla

TË ZGJEDHUR
Flurans Ilia - Oazi i pambërrishëm - tregime
Flurans Ilia - Lojë e çuditshme - tregim
Granit Zela - Secili shkruan tregimin e vet
Virion Graçi - Sendet e të vdekurve - cikël poetik
Flogerta Krypi - Kur parajsa ka pamjen e një biblioteke...
Flogerta Krypi - Isha me ata të rrugës Pal, në rrugët e qeshura të Budapestit
Flogerta Krypi - Një vizitë në shtëpinë e vëllezërve Grim vendi ku lindën përrallat më të bukura në botë
Gazmend Bërlajolli - Fëllanzat
Nurie Emrullai - Nata u fut nëpër flokë t'njerëzve - poezi
Liljana Kristuli - 28. 5 Nëntor
Leon Lekaj - Shpirt i braktisur - fragment romani
Fatmir Minguli - Frika kishte lindur – fragment romani
Gentiana Kone - Kokërr rëre
Isa Maloku - Vaji i shkrimtarit - poezi
Kujtim Lapa - Ëndërr mashtruese
Arif Molliqi - Fshati me një refugjat - poezi
Bajram Sefaj - Frikë feste
Lindita Aliu – Tahiri - Princi i një mijë përrallave
Flavio Duka - Nuk ka as fillim e as fund

PLUS
Selvi Beçaj - Kalorës i fatit
Rabije Bytyçi - Dora e fortë jam unë
Mimoza Pulaj -Një e dashur e çuditshme

PERSONALITET
Besim Bokshi - Poezi nga librat poetikë: “Në Pritje” dhe “Hije Të Këputura”

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Harold Bloom - Përse të lexojmë?
Shaban Sinani - Shkrimtari për shkrimtarin para lexuesit tjetër
Salajdin Salihu - Danilo Kish: Dy të këqijat më të mëdha Nazizmi dhe Komunizmi
Sejdo Harka - Nobelisti Eugenio Montale: -Poezia është ftesë për të shpëtuar
Artan Gjyzel Hasani - Orët e prera të Çamërisë - - Shënime mbi romanin “Gurët e Vetmisë” të Enkel Demit, shkruar nën pseudonimin Tom Kuka
Maklena Nika - Ludics dhe enë komunikimi me poeten Vassiliki Rapti
Lindita Aliu – Tahiri - Pakuptimësia e lirisë së vonuar – Rreth permbledhjes “Kohe e Krisur” të poetit Xhevahir Spahiu

LanguageGjuha shqipe
Release dateMay 7, 2020
ISBN9780463302873
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 18
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    LETËRSIA SHQIPËRI-KOSOVË, PËRVOJA DHE SHMANGIE

    Letërsia e Kosovës dhe letërsia e Shqipërisë për një periudhë të gjatë kohore janë zhvilluar në rrethana të ndryshme politike, kulturore, letrare, kështu që, shikuar nga perspektiva e sotme mund të themi se tashmë është pranuar ideja se kishim të bënim me një letërsi, por me dy përvoja të ndryshme letrare. Ky përkufizim i letërsisë shqipe si një e tërë, por me dallime dhe diferenca të brendshme ndihmon që t’i qartësojmë disa dilema historiko-letrare, sikundër që hap perspektivë të qartë, në mënyrë që perceptimi i sotëm i letërsisë shqipe të jetë i liruar nga kufizime të tjera, përveç atyre të njohjes dhe të dijes. Thënë me një fjalë, nuk ka më letërsi kosovare, ajo nuk ekziston më, ndërsa njohja ose mosnjohja e saj në Shqipëri nuk është më çështje kufizimesh jashtëletrare, por e njohjes ose mosnjohjes së një pjese integrale të letërsisë shqipe.

    1.

    Në pikëpamje diakronike, përkufizimi i letërsisë së Kosovës dhe letërsisë së Shqipërisë si një letërsi me dy përvoja do të na vinte në ndihmë edhe në trajtimin e temës së erotizmit. Pavarësisht se nuk është temë ideologjike as politike, në ndërtimin e subjekteve letrare ajo ka marrë konotacione të tilla diferencuese, të cilat lidhen jo vetëm me përvojën e shkrimit, me mentalitetin ose me etnopsikologjinë, por edhe me shkollat dhe metodat, me ideologjinë, me lirinë e shprehjes dhe me liritë e njeriut në përgjithësi. Thënë me një fjalë, përvojat e shkrimit dhe të ndërtimit të subjekteve letrare në Kosovë dhe në Shqipëri ishin të ndryshme, pra edhe mbi temën e erotizmit, sepse, sikundër e thamë, fenomeni nuk shfaqet i shkëputur, por, përkundrazi, përfshin disa relevanca letrare.

    Në diferencimin e përvojës letrare Kosovë-Shqipëri, e para ndër të parat çështje paraqitet tradita e shkrimit. Kosova nuk kishte një traditë të ndarë të shkrimit letrar dhe ushqimi i parë i shkrimtarëve të saj me letërsi ishte letërsia shqipe e Rilindjes Kombëtare dhe e periudhës së indipedencës. Por pikërisht këtu fillojnë të shfaqen edhe dallimet, sepse letërsia e Kosovës në hapat e saj të parë, interferon ndërmjet letërsisë shqipe të frymës së Rilindjes, të letërsisë shqipe deri-diku të konsoliduar të shkollës sentimentaliste dhe neoromantike të indipedencës, për t’ua lënë vendin gradualisht marrjeve jo gjithmonë të shkathëta nga letërsia e koinesë veriore dhe marrjeve gjithashtu joselektive nga letërsia jugosllave dhe botërore. Ta zëmë, në temën e dashurisë, shkrimtarët kosovarë të viteve ’60 dhe ’70 do të ndërtojnë subjekte letrare me gjuhën poetike të rilindësve, duke e avancuar këtë shprehje deri te Lasgushi, Koliqi e Migjeni, për t’i lënë vend më vonë një refleksiviteti më të madh, gjë që nuk mund të thuhet se ishte karakteristikë e poezisë erotike të Shqipërisë dhe e poezisë së Kosovës të viteve ’60. Pra, nëse ka një dallim esencial ndërmjet poezisë së Kosovës dhe poezisë së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe (veçmas nga vitet ’70 e prapa), është qasja realiste që e karakterizon poezinë e Shqipërisë, e cila në motivet erotike thekson ndjenjën, por lë anash refleksionin. Poezia e Kosovës, në këtë periudhë, hyn në një fazë të re të komunikimit me metaforën si përbërës kryesor të shprehjes poetike. Ajo nuk është më poezi sentimentale dhe nuk është më poezi e komunikimit të njëtrajtshëm me subjektin letrar: është poezi e kërkimit të kuptimeve më të thella dhe polivalente. Por ajo që do të mbetet brengë e poezisë së Kosovës të kësaj periudhe, do të jetë paaftësia e saj për t’i asimiluar ndikimet edhe në poezinë erotike, sepse diku-diku Lasgushi do të identifikohet qartë, diku tjetër Lorka ose Preveri, kurse te ndonjë poet tjetër edhe Branko Milkoviqi ose Vasko Popa.

    Zhvillimi i prozës në Kosovë do të jetë më i komplikuar, sepse, derisa poezia në njëfarë shkalle arrin të mbahet me ekuivoke, përfshirë këtu mungesën e theksuar të traditës së shkrimit, proza në vetë natyrën e saj është shkrim që supozon një stabilitet ose një qëndrueshmëri më të madhe kulturore, të cilën Kosova ose nuk e kishte, ose e siguronte me vështirësi të mëdha. Në vitet ’60, në Kosovë, në fushën e prozës u paraqitën autorë që duhej të paralajmëronin një zhvillim më konsistent të kësaj gjinie letrare. Zhvillimi ndodhi, por nuk ndodhi shpërthimi i paralajmëruar. Nga zhanret e prozës, më shumë u zhvillua tregimi. Romani bëri hapa fillestarë, por tematika e dashurisë kishte kufizimet e saj. Derisa poezisë së Kosovës, krahas angazhimeve programatike, i lejohej të bënte ekskursione intime më të shpeshta, për prozën në njëfarë mënyre ishte krijuar stereotipi, se ajo vetvetiu ishte gjini letrare më serioze dhe nuk mund të merrej me vogëlima të këtilla, siç është dashuria ose bota intime e njeriut. Nuk them se kjo u shndërrua në paragjykim, por, marrë në përgjithësi, tashmë u diferencuan autorët që e kultivuan tematikën e dashurisë në prozë, si autorë të lehtë, si Ramiz Kelmendi, Nebil Duraku e ndonjë tjetër. Më anë tjetër, prozatorët më konsistentë tematikën e dashurisë e përfshinin, për aq sa e përfshinin, në kuadër të tematikave sociale të veprave të tyre.

    2.

    Marrë në përgjithësi, letërsia e Kosovës, veçmas proza, nuk do të shënojë shumë raste të çlirimit të plotë nga të ashtuquajturat konvenca etike, të cilat do t’i vihen asaj jo me ndonjë program letrar, apo si ndonjë nga format e censurës institucionale, por më shumë si vetëkufizim ose vetëpërmbajtje e autorëve, të cilët gjithsesi duhej të respektonin një kod të pashkruar të moralit publik. Dhe kjo etikë publike kishte të bënte me kufizime programatike, sepse për shkrimtarët e Kosovës tashmë ishte caktuar një mision shoqëror, i cili nuk mund mbetej peng i kufizimeve të këtilla, siç mund të ishin ndjenjat ose kultivimi i shijes për të bukurën tokësore. Ata dhe letërsia e tyre, në radhë të parë, duhej të kryenin një mision kombëtar, në kuadër të të cilit nuk mund të hynte shpalosja e botës intime, përfshirë edhe erotizmin. Ajo botë, sado e afërt dhe sado e pashmangshme, nuk mund të quhej e denjë që të përfshihej në çfarëdo forme në ndonjë program të tillë. Në një mënyrë, kjo lidhej me një si jetë të dyfishtë që bënin kosovarët, madje edhe me një dualizëm të tyre të brendshëm, i cili nga jeta sociale kaloi edhe ne jetën intime: ata dashuronin, bënin fëmijë (madje më shumë se të tjerët), zhvillonin një jetë krejtësisht normale, ndërsa më anë tjetër, në jetën publike, përfshirë edhe artet, duhej të shfaqeshin epikë dhe heroikë. Ky dualizëm përfshinte edhe shkrimtarët. Atyre nuk iu vuri njeri kufizime, çfarëdo qofshin ato, por kufizues ishte ambienti shoqëror, i cili krijoi përparësitë e tij, krijoi konceptet e tij të rolit të shkrimtarit në shoqërinë kosovare. Ky rol përputhej tërësisht me funksionin utilitar të letërsisë. Ambienti shoqëror i Kosovës kishte prioritetet e tij, siç ishte qëndresa, lufta për liri, konsistenca identitare etj. Në një rrethanë të tillë, shkrimtari që merrej me botën intime, me ato intimitete që nuk shkonin në funksion ose nuk u bënin jehonë këtyre prioriteteve, konsiderohej ose dekadent (term i huajtur nga Shqipëria), ose i paqëndrueshëm në prioritetet kombëtare, E, të quhej i paqëndrueshëm në prioritetet kombëtare, për një shkrimtar kosovar ishte ndëshkim dhe sakrificë tepër e rëndë.

    Afërsisht këto ishin kufizimet e brendshme të përvojës kosovare të letërsisë shqipe, e cila përpiqej të konsolidohej ndërmjet kufizimeve dhe joshjeve shpesh kundërthënëse, antagoniste. Por, sikundër tashmë është e njohur, shkrimtarët kosovarë nga fundi i viteve ’60 e pas, formimin e lexuesit të Kosovës në masë të madhe ia lënë në dorë letërsisë së Shqipërisë. Në këtë kohë nga Shqipëria në Kosovë hyn pothuajse çdo gjë letrare që botohet në Shqipëri. Derisa letërsia e Kosovës bën hapa të rëndësishëm, vendimtarë, drejt ngritjes cilësore, përfshirë këtu edhe depërtimet drejt abstraksionin, letërsia e Shqipërisë e realizmit socialist shquhet për një shkallë të lartë komunikimi, që gjithsesi i shkon për shtat nivelit arsimor të lexuesit të Kosovës. Kjo është koha, kur në Kosovë, përmes letërsisë së Shqipërisë, depërton një herë dashuria sentimentaliste e tipit të romaneve Sikur të isha djalë, Lulja e kujtimit etj. (të cilët njohin botime me tirazhe fantastike) dhe më pas dashuria kooperativiste. Ndonëse jetonte në një realitet tjetër shoqëror, për shkak të rrethanave politike dhe të tjera, dogma e realizmit socialist të Shqipërisë u përhap gjerësisht në Kosovë dhe modeli i dashurisë kooperativiste funksiononte në jetën paralele të kosovarëve, të cilët ditën jetonin realitetin e rëndë politik të Kosovës, ndërsa natën ëndërronin jetën ideale të kooperativistëve dhe të aksionistëve të Shqipërisë, përfshirë edhe dashurinë e tyre të pangjashme me realitetin konservator të Kosovës. Por, po aq sa mund të thuhet se kjo letërsi e realizmit socialist e Shqipërisë ushtroi një lloj funksioni emancipues në ambientin konservativ kosovar, më anë tjetër, ajo përçoi te lexuesi kosovar edhe veshjen e saj ideologjike. Derisa në Shqipëri jeta shoqërore, përfshirë edhe jetën erotike, bëhej jashtë konvencave ideologjike, ose duke i shkelur ato, një pjesë e kosovarëve përvetësuan pa asnjë distancë kodet ideologjike të sjelljes sociale, përfshirë edhe atë erotike. Fundja më në fund, depërtimi i tërësishëm dhe shumë efikas i ideologjisë dogmatike nga Shqipëria në Kosovë i referohet sa politikës, po aq edhe letërsisë dhe arteve.

    3.

    Aktualisht letërsia shqipe paraqitet e liruar prej kufizimeve programatike dhe ideologjike, sikundër edhe nga kufizimet e një shoqërie konservatore, siç ishte shoqëria shqiptare deri tash së voni. Shkrimtarët e Kosovës po përpiqen t’i integrojnë përvojat e tyre letrare në një letërsi të tërësishme shqiptare. Më anë tjetër, shkrimtarët e Shqipërisë, të gjeneratave që kanë përjetuar realizmin socialist, por edhe ata që e kanë mësuar shkrimin e letërsisë po nga kjo përvojë, janë futur në një luftë të ashpër me vetveten. Madje, mbarë letërsia shqipe është në luftë me vetveten, duke synuar të tejkalojë kufizimet e imponuara në të gjitha format. Kufizimet në fushën e erotizmit, në radhë të parë, kanë qenë kufizime të një shoqërie tradicionale dhe ky tradicionalizëm shqiptar i pareformuar sa buron nga Kanuni, po aq buron edhe nga orientalizmi, apo edhe nga morali kristian. Në punë të erotizmit, shoqëria shqiptare ka marrë atë që ishte kufizuese nga të gjitha këto shtresime botëkuptimore dhe konceptuale. Më pas erdh një kohë e kufizimeve ideologjike, kur dashuria e lirë si subjekt i artit mund të ishte po aq e rrezikshme dhe po aq heretike, sa ç’mund të ishte e rrezikshme dhe heretike liria e njeriut në përgjithësi.

    Por, sikundër që do të shihet, flakja e këtyre kufizimeve nuk do të jetë e lehtë, as në pikëpamje të tematikës, në rastin e prozës, as të metaforës, në rastin e poezisë. Se çfarë transformimesh ka pësuar metafora erotike në poezi, unë jam në gjendje vetëm t’i hamendësoj disa gjëra, ndërkohë që në pikëpamje të tematikës, proza, veçmas romani, u përpoq të kompensonte sa më shpejt mungesat e trashëguara. Kështu, përgjatë njëzet viteve të shkuara në romanin shqiptar erotizmi u bë njëri nga subjektet e shpeshta, ndonjëherë edhe kryesubjekt i prozës romanore, epiqendër e botës, formësues i konstalacionit psikik dhe emocional të personazheve. Në të vërtetë, sikundër mund të vërehet, te një numër jo i vogël prozatorësh shqiptarë këto dy subjekte zunë vendin qendror: erotizmi, që shkon deri në kufijtë e pornografisë, pra të banalizimit; dhe spiunimi, që ndonjëherë shkonte deri në kufijtë e shqyrtimit policor. Prozatorët e Shqipërisë, pra, do t’i kërkojnë dimensionet e lirisë në përmasat e mungesës së saj dhe jo në mundësitë që ofron ajo.

    Në rastin e erotizmit, liria do të mbetet e kufizuar në sensualitet dhe nuk do të njohë depërtime abstrakte, filozofike dhe psikologjike. Madje, në disa raste realizmi socialist do të kthehet mbrapsht, duke lënë pa prekur në esencë kufijtë dhe kufizimet e tij. Synimi i kryehershëm për t’i shpërbërë kufizimet e shoqërisë tradicionale, si dhe kufizimet ideologjike, jo gjithnjë do të shoqërohen me një prozë cilësore, me vepra letrare që do të kenë qëndrueshmëri dhe kjo, sipas mendimit tim, do të ndodhë jo aq shumë për shkak të pasojave të realizmit socialist, por më shumë për shkak akomodimit të lehtë në rrethanat e lirisë pa kuptim, apo edhe e notimit në ujë të cektë.

    Ndërkohë, në përvojën letrare të Kosovës në këtë periudhë do të vërehen tri tendenca: e para, do të bëhen përpjekje të konsolidohet një letërsi pa program kombëtar dhe shoqëror; e dyta, letërsia e Kosovës do të synojë të ridimensionohet në raport me vetveten; dhe, e treta, kjo letërsi, si përvojë e ndarë dhe deri-diku e mëvetësishme, synon të shkrihet ose të integrohet në tërësinë e letërsisë shqipe.

    LEONARD COHEN

    FJALA NË CEREMONINË E MARRJES SË ÇMIMIT TË LARTË LETRAR PRINCESS OF ASTURIAS AWARDS

    MADRID, 2011

    Zonja e zotërinj,

    Është një nder i madh të qëndroj para jush sonte. Ndoshta, siç thotë mjeshtri i madh Rikardo Muti, unë nuk jam mësuar të qëndroj përballë publikut pa një orkestër prapa meje, por unë do të bëj më të mirën si një artist solo sonte.

    E gdhiva tërë natën duke vrarë mendjen se çfarë do t’ju thoja sot. Pasi kisha ngrënë krejt çokollatat dhe kikirikët nga minibari, shkruajta disa fjalë. Por nuk mendoj t’i lexoj tani. Siç duket, më ka prekur shumë vlerësimi që po më bën Fondacioni. Por unë kam ardhur sonte këtu të shpreh një përmasë tjetër të mirënjohjes. Besoj se nuk do t’ju marr më shumë se 3-4 minuta, ndaj po e provoj.

    Kur po bëja gati valixhen në Los Anxhelos, kisha një lloj parehatie, sepse unë gjithnjë kam qenë i dyzuar në lidhje me një çmim për poezi. Poezia vjen nga një vend që askush nuk e zotëron e askush nuk e pushton dot.

    Kështu që m’u duk vetja si një sharlatan të pranoja një çmim për një veprimtari letrare që nuk ka qenë në dorën time. Thënë ndryshe, nëse unë do e dija se nga burojnë këngët e mira do të shkoja më shpesh në atë vend.

    Kështu, u detyrova të ndërprisja paketimin dhe të hapja kutinë e kitarës. Unë kam një kitarë Conde, e cila është bërë në Spanjë në punishten e veglave muzikore në rrugën Gravina nr 7. Një kitarë që e kam blerë 40 vjet më parë.

    E nxorra nga kutia, e mbajta në duar dhe e ndjeva aq të lehtë, si të ishte e mbushur me helium. Dhe e afrova te fytyra ime të cilën e ngjita pas trendafilave të gdhendur aq bukur mbi kitarë dhe nuhata aromën e një druri të gjallë.

    Ju e dini që druri nuk vdes kurrë. Thitha aromën e drurit të bredhit njësoj si ditën e parë kur sapo e kisha blerë kitarën. Dhe m’u duk sikur një zë më tha Ti je plakur dhe akoma nuk ke falënderuar dhe nuk i ke shprehur mirënjohjen dheut ku u rrit ai bredh që akoma kundërmon.

    E kështu, unë erdha sonte këtu të falënderoj dheun dhe shpirtin e këtij populli që më ka dhënë mua kaq shumë. Sepse unë e di që, ashtu si karta e identitetit nuk mund të zëvendësoje një njeri, edhe një shkallë vlerësimesh nuk mund të zëvendësoje një vend.

    Tashmë ju e dini lidhjen dhe vëllazërimin tim të thellë me poetin Federico Garcia Lorca. Mund të them që kur unë isha i ri, një adoleshent i uritur për të gjetur zërin tim në letërsi, studiova poetët anglezë dhe e njoha shumë mirë veprën e tyre, kopjova stilin e tyre, por nuk e gjeta dot zërin që kërkoja.

    Vetëm pasi lexova, edhe pse në përkthim, veprat e Lorca-s kuptova që ekzistonte një zë, zëri që kërkoja. Jo se kopjova zërin e tij, nuk do të guxoja.

    Por ai zë me lejoi të gjeja zërin tim, ta mësoja ku ndodhej, e kjo do të thoshte të gjeje një vetvete, një vetvete akoma të pandërtuar, një vetvete që luftonte për të mbijetuar.

    Duke u rritur unë kuptova se udhëzimet vinin bashkë me këtë zë. Po çfarë ishin këto udhëzime? Nuk kishin të bënin me të mbajturit sporadik të zisë. Nëse dikush do të donte të shprehte shkatërrimin e madh e të paevitueshëm që na pret të gjithëve, duhet ta bëjë brenda kufijve të përcaktuar të dinjitetit dhe bukurisë.

    E kështu, unë kisha një zë, por nuk kisha një instrument. Nuk kisha një këngë.

    Prandaj, po ju tregoj tani shkurt se si e gjeta unë këngën time.

    Duke qenë një kitarist pa shumë pretendime, isha mjaftuar veç me të mësuarit e pak akordeve. Ulesha me shokët e mi të shkollës, duke pirë e kënduar këngë të njohura të kohës, por kurrë, as për një mijë vjet, nuk e kisha menduar veten time si muzikant apo këngëtar.

    Një ditë në fillim të viteve gjashtëdhjetë po shkoja për një vizitë te shtëpia e nënës sime në Montreal. Shtëpia e saj ndodhet pranë një parku ku ndodhet edhe një fushë tenisi ku shumë njerëz vinë të shohin sa këndshëm luajnë lojtaret e reja e të bukura.

    Ndërsa po endesha më kot mes këtij parku që e njihja që në fëmijëri, ndesha te një djalosh që po luante kitarë. Po luante me një kitarë flamenco dhe dy tri çuna e goca po e dëgjonin. Më pëlqeu shumë mënyra se si ai luante. Kishte diçka që më rrëmbeu në çast në lojën e tij mbi telat. Ishte pikërisht mënyra që unë doja të luaja në kitarën time, gjë që nuk kisha qenë kurrë i zoti ta bëja.

    U ula edhe unë pranë tyre dhe në një çast qetësie e pyeta nëse ai mundej të më jepte ca mësime kitare. Ai ishte një djalosh nga Spanja dhe ne mund të komunikonim veç në frëngjishtet tona të çala. Ai nuk fliste anglisht. Djaloshi spanjoll pranoi të më jepte mësime kitare. I tregova me gisht shtëpinë e sime mëje që dukej nga aty dhe caktuam oraret dhe pagesën.

    Erdhi në shtëpi të nesërmen dhe tha Lermë të të dëgjoj si luan. U përpoqa të luaja diçka, dhe ai tha Ti nuk di të luash, apo jo? Vërtet nuk di të luaj miratova unë. Dhe ai vazhdoi Fillimisht lermë të akordoj kitarën tënde të çakorduar’. E mori dhe e akordoi. Nuk qënka kitarë e keqe. Nuk ishte Conde që bleva më vonë, por vërtet nuk ishte kitarë e keqe. Ma zgjati kitarën dhe më tha Provoje të luash prapë". Nuk luajta dot më mirë se herën e parë.

    Lermë të të mësoj ca akorde të reja, tha spanjolli. Dhe mori kitarën dhe nxorri prej saj tinguj që unë nuk i kisha dëgjuar kurrë. Pastaj luajti ca akorde me tremolo (dridhje) dhe duke m’u drejtuar mua më tha Luaj ti tani. Natyrisht ishte jashtë mundësive të mia të luaja ato që luajti ai. Lermë të vendos gishtat e tu mbi telat dhe ashtu bëri. Luaj tani!. Përsëri loja ime rrëmujë.

    ‘Do vi përsëri nesër" e mbylli ai për atë ditë.

    Erdhi të nesërmen, vuri gishtat e mi mbi kitarë, e vuri mbi gjunjët e mi në mënyrën e duhur dhe filloi përsëri me ato 6 akorde mbi të cilat bazohet shumica e këngëve flamenco. Isha disi më i mirë ditën e dytë.

    Ditën e tretë, i përmirësuar. Njihja akordet tani. Dhe e dija se edhe pse nuk mund të koordinoja gishtat me gishtin e madh për të prodhuar tremolon, të paktën i kisha mësuar vërtet mirë ato 6 akorde.

    Ditën tjetër ai nuk erdhi. Nuk erdhi më. E kisha numrin e telefonit të konviktit të tij në Montreal. Telefonova që të mësoja pse nuk kishte ardhur dhe me thanë që djaloshi spanjoll kishte vrarë veten. Kishte kryer vetëvrasje.

    Nuk dija asgjë rreth atij djaloshi. Nuk dija nga cila pjesë e Spanjës vinte. Nuk dija përse kishte ardhur në Montreal. Nuk e dija pse kish qëndruar aty. Nuk e dija pse ishte shfaqur aty në atë fushë tenisi. Nuk e dija pse kishte vrarë veten. Sigurisht u dëshpërova thellë.

    Por tani unë do them diçka që nuk e kam thënë kurrë në publik. Ishin ato gjashtë akorde dhe ai model të luajturi në kitarë që u vunë në bazë të të gjitha këngëve dhe muzikës sime. Kështu, tani ju po filloni të kuptoni përmasën e madhe të mirënjohjes që unë kam për këtë vend.

    Çdo gjë që ju keni pëlqyer nga vepra ime vjen nga ky vend. Gjithçka, gjithçka që ju keni pëlqyer nga këngët dhe poezitë e mia është frymëzuar nga ky dhè.

    Prandaj, unë ju falënderoj kaq shumë për mikëpritjen e ngrohtë që keni treguar ndaj veprës sime, sepse ajo është vërtet e juaja dhe ju më keni lejuar mua vetëm të vë firmën time në fund të fletës.

    Ju faleminderit shumë zonja e zotërinj!

    Përktheu: Artan Gjyzel Hasani

    JANE YOLEN

    Jane Yolen, u lind në Nju Jork, (1939) është autore e mbi dyqind librave për fëmijë ndër të cilët më të njohurit janë Aritmetika e djajve, Vajza të humbura, dhe Hëna qyqe. Librat e saj kanë fituar vlerësime të shumta si Medaljen ‘Caldecott’, dy Çmime Nebula, Çmimin Fantazia e botës, Çmimin Kombëtar për Letërsinë për fëmijë, etj

    TË SHKRUASH ME GAZ

    Ka shkrimtarë që besojnë se shkrimi është agoni, dhe se kjo është më e mira çka mund të thotë njeriu për të. Fjalët e famshme të Gene Flowers-it citohen shumë shpesh: Të shkruarit është i thjeshtë: Gjithë çka duhet bërë është të ulesh dhe të rrish duke kqyrur një fletë të bardhë letre gjersa pikat e gjakut të ta rrëmbushin ballin. Ose kujtoni kredon jo aq të famshme të Red Smith-it: S’ka kurrgjë të çuditshme tek shkrimi, çka duhet bërë është të ulesh para një makine shkrimi dhe të presësh një venë.

    Po kjo është një mënyrë pështjelluese pune! Dhe gjaku është jashtëzakonisht i vështirë për t’u fshirë prej letrës së bardhë. Unë jam ndër ata njerëz që bëjnë një dallim mes të qenit shkrimtar dhe të qenit autor. Shkrimtari vendos fjalët në letër. Autori jeton në një histori. Shkrimtari është njohës i tastierës së makinës së shkrimit, autori është njohës i personazheve. Roland Barthes-i ka thënë: Autori kryen një funksion; shkrimtari një aktivitet. Ne po flasim kështu për dallimim mes dëshirës dhe obsesionit; mes hobeve dhe jetës. Por sido që të jetë, unë ju këshilloj, të mësoni të shkruani jo me gjak dhe frikë por me gëzim.

    Pse me gëzim? Është një zgjedhje personale.

    Më së pari, unë nuk jam një mazokiste që i nënshtrohet vullnetarisht ditë pas dite diçkaje që të sjell dhimbje. Dhe dua të them ditë pas dite. Sikurse një atlet, ose valltar, unë nuk ndjehem rehat, madje është në dëmin tim po të shkëputem qoftë edhe një dita nga vepra ime.

    Së dyti, nuk është e nevojshme të kesh një jetë të palumtur që të mundesh të shkruash një tragjedi. Ose e kundërta, nuk nevojitet të jesh i lumtur gjer në delir për me shkrue një komedi. (Në të vërtetë shunë komedian rrëfejnë se kanë qenë një gjendje mjerimi në kohën e shkrimit. ) Shekspiri nuk ka qenë as mbret as lolo, as Maur as çifut. Ai kurrë nuk pa një zanë të vërtetë dhe kurrë nuk e zuri shtrëngata në det. Jeta e tij qe diku mes lumturisë dhe pikëllimit sikundër janë jetët e pjesës më të madhe të autorëve. Prapëseprapë ai shkruaj tragjedikomedi, dhe gjthçka mes këtyre.

    Autorët janë porsi aktorët; ne hyjmë nën lëkurët e personazheve tona, për të jetuar jetët e tyre për pak kohë. Nuk na duhet të jetojmë me ta përgjithmonë. Unë kam shkruar për dragoj, sirena, ëngjëj dhe mbretër. Nuk kam parë ndonjërin përsëafërmi. Kam shkruar madje një histori vrasjeje por nuk m'u desh me vra ndonjërin që të mund ta shkruaj. Sidoqoftë, mos ma qani hallin, pasi të merrem ca kohë me kët punë, di unë si e bëj!

    Së treti, të shkruarit si mënyrë të jetuari është është shumë më e lehtë se sa bjerrja e një kohe të pafund në karrigen e terapistit. Poashtu kushton më pak. Autorëve u duhen të shfaqin në publik neurozat e tyre të serviruar si histori. Poqese jemi me fat paguhemi për këtë. Madje dhe marrim lavde. Siç ka thënë Kurt Vonnegut: Shkrimtarët duhet të kurojnë përditë sëmundjet e tyre mendore

    Shkrimi i fiksionit sikurse i poezisë, ngjan pak me atë ëndërrimin. Kësisoj mund të shohësh se çfarë të shqetëson në një përmasë më të fshehtë. Fakti që shkrimi i dikujt del jashtë teje dhe prek dikë tjetër në të njëjtën përmasë, megjithëse ndryshe, përbën një nga magjitë që ka arti. Porse unë po ju them të zgjidhni gazin nëse bëhet fjalë për zgjedhje.

    Për disa njerëz kjo është e pamundur. Për disa, agonia është vaji i makinës së tyre shkrimore. Kështu, nëse ti zbulon së të shkruarit me dhimbje është pjesë e procesit tënd, nuk do rrekem të të bind për të kundërtën. Në fund të fundit, kush jam unë ta bëj këtë ndërkohë që Susan Sontag shpall se : Duhet me zbritë në një nivel dëshpërimi dhe pashprese për me gjetë librin që do të shkruash. Apo ndërsa Fran Lebowitz ankohet Shkruaj kur frika më pushton. Apo ja tek George Simeon rrëfehet: Shkrimtaria nuk është profesion por priprje palumturie. Do t’i quaja ankimtar më shumë se shkrimtar, por kjo është ajo çfarë ata ndjejnë. Dhe mos më kërkoni t'ju ofroj ndonjë marifet kur e shihni veten me ndonjë subjekt që ju ka shtrënguar për fyti.

    Përktheu: Granit Zela

    ANTON HARAPI

    ÇFARË I MUNGON MENDJES

    Zotërinj!

    Jemi idealista, por a e dijmë me të vërtetë se shka kërkojmë? Jemi intelektualë, por, ku do të përfundojmë më në fund? Duam të jemi dhe të mbahemi njerëz të lartër, po më në fund, nuk duam të dijmë as ne vetë se çfarë jemi! Kjo është gjendja mendore e njeriut modern, dhe këtu gremis njerëzimi, pse skepticizmi vuri dorë në jetën mendore, egoizmi në jetën morale, afetarizmi në jetën besimtare, dhe, si rrjedhje e natyrshme, varfëria dhe pakënaqësia në jetën financiare ekonomike. E vërteta ësht në rrezik të bëjë bankërrotë, dashuris’ i hyri vemja (mikrobi), religjioni u zbua. Kriza mendore nëpër skepticizëm, kriza morale-shoqnore nëpër egoizëm. Dhe krizi i rrojtjes e i gjallërimit nëpër atë dhe neper këtë, janë plagët që po e dergjin, dhe po e prishin jetën moderne. Kriza u përhap në tërë botën. Koha e jonë, në histori, do të cilësohet si periudha e krizave. Ajo që të çudit edhe më tepër ësht, se afetarizmi n’emër të së vërtetës ç’këput besimin nga jeta; skepticizmi n’emër t’arsyes dhe të filozofisë do t’a mbajë të varur mendjen mbi problemat e para të jetës dhe të verë dyshimin si sistem: progresisttat, n’emër të kulturës së vërtetë, vunë Zotin dhe shpirtin, moralin dhe idealin në shërbim të përparimit; sociologët dhe statistat n’emër të kombësisë së vërtetë duan të shkelin dhe të shuajnë të drejtat e idealet e njeriut si njeri, dhe mbi çdo gjë të hyjnojnë e të venë egoizmin kolektiv. Kështu pra e vërteta na mundon me gjithë se fjala e ditës në botë ësht; e vërteta të ngadhnjejë!

    Me parimin e relativizmit,

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1