Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit
Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit
Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit
Ebook78 pages1 hour

Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Në shkurt të vitit 1913, pas trupave të pushtimit në Shqipëri, Mbretëria Serbe filloi edhe ofensivën diplomatike për ta kërcënuar, e vënë nën këmbët e saj Qeverinë e Ismail Qemalit, e cila aso kohe ndjente mbi vete presionin e trupave greke që kishin mbërritur në detin përballë Vlorës, hakërrimën e trupave të shpartalluara turke në pamundësi tërheqjeje për në Turqi dhe ulurimën e armatës serbe, që nuk po i besohej se sa me lehtësi e kishte shkelur e përmbytur hapësirën shqiptare duke kapërcyer Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit dhe Bjeshkët e Nemuna për të dalë në brigjet e Adriatikut, në Lezhë, Durrës e Tiranë....
Megjithatë ngritja dhe funksionimi i qeverisë së Ismail Qemalit edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, ishin një brengë për autoritetet e Beogradit. Fuqitë e Mëdha të kohës, ndërkohë ishin të mbledhura në Londër në nivel ambasadorësh. Po diskutoheshin ndër të tjera, kufijtë e shtetit më të ri të Europës.
Në këto kushte çeshtja shqiptare mund të dëmtohej, të rrudhej e zvogëlohej, por nuk mund të zhdukej plotësisht, siç do të donin serbët. Feja vetë do të ishte që vetë autoritetet e reja shqiptare, duke përfshirë këtu Ismail Qemalin,tu shkonin për hosh dëshirave serbe, të pranonin diktatin e tyre duke nënshkruar në mos kapitullimin e plotë, pra robërinë vullnetare, së paku të pranonin symbyllur variantin serb të një Shqipërie “muhamedane”, siç e quante Vlladan Gjorgjeviq në librin e tij “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, një copë të vogël territori midis lumejve Mat e Vjosë duke përjashtuar plotësisht brigjet detare bashkë me portet e Lezhës e Durrësit.
Për ta kryer këtë mision kryeministri serb Nikolla Pashiq emëroi konsullin e vendit të tij në Selanik, Zhivojin Ballugxhiqin. Diplomati i ri që do të shërbente më vonë deri sa u pensionua si kryediplomat i Mbretërisë Jugosllave në qendrat më të rëndësishme të Europës edhe në Romë e Berlin, ishte më 1913 një njeri i etur për karierë.
... Ai shfaqej i entuziazmuar si çdo serb i devotshëm për fitoret e vendit të tij, bile qe i bindur se gjendeshin kaq pranë ringjalljes së mbretërisë mesjetare të Stefan Dushanit. U duhej vetëm edhe fare pak punë, sa t’ia merrnin frymën përfundimisht ëndrrës shqiptare për liri e pavarësi kombëtare e shtetërore.
Kishte filluar të vihej në jetë programi përfundimtar i “Naçertarnias”. Krenar se sukseset ushtarake qenë mbështetur në një punë të hapur e të fshehtë më se gjysmëshekullore nëpër Shqipëri, ku ishte ngritur një rrjet i dendur agjenturor, Ballugxhiqi filloj me etje punën e tij të përpunimit dhe shtrirjes së mëtejshme të këtij rrjeti me bashkëpunëtorë të zellshëm që do të ishin të gatshëm, sipas tij, të punonin pothuajse haptas në kundërshtim me interesat e Shqipërisë së sapongritur....
...Edhe sipas raporteve të Zhivojin Ballugxhiqit të paraqitura kryeministrit Nikolla Pashiq, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali nuk ra në kurthin e diplomatit serb. Ai kundërshtoi i vendosur planet serbe për rrudhjen e mëtejshme të territoreve shqiptare, madje i premtoi diplomatit serb se do të kërkonte në qendrat europiane, çlirimin e krejt hapësirave shqiptare të pushtura nga trupat serbe.
Në ballafaqimin me diplomatin serb, gjithashtu e ruan krenarinë e tij rebele edhe heroi nga Mitrovica, Isa Boletini. Rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme tregoi se të dy heronjtë e Pavarësisë mbase edhe për qëndrimet e tyre të paepura ndaj diplomatit të pa akredituar Ballugxhiq “u dënuan” me vdekje nga qarqet antishqiptare, realizimi mizor i së cilës nuk u vonua të dëshmohej.
Botimi i këtij libri është edhe një homazh nderimi për veprën e tyre të pavdekshme.
(Izet Duraku)

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 4, 2020
ISBN9780463782880
Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

Related ebooks

Related categories

Reviews for Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit - Klubi i Poezisë

    Në vend të parathënies së këtij botimi

    MBI SEKRETET KRIMINALE QË RUAJNË ARKIVAT

    Libri Përgjuesi serb i Ismail Qemalit përmban tre relacione të Zhivojin Ballugxhiqit, i cili në muajt shkurt, mars e prill të vitit 1913 u përpoq të vendoste një mardhënie me kreun e Qeverisë së parë Shqiptare që, pas shekujve të rëndë të pushtimit osman, ishte në muajt e parë të funksionimit të saj.

    Po kush ishte Zhivojin Ballugxhiq? Ai ishte një politikan i ri, por që kishte provuar pasojat e luftës politike. Për shkak të qëndrimeve të tij, pushtetarët e dinastisë së Obrenoviqëve arrijnë ta ndjekin e ta persekutojnë, po riardhja në pushtet e Karagjorgjeviqëve e nxori nga kjo gjendje. Ballugxhiqi, diplomat i Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Jugosllave, ka lindur në vitin 1868 në Beograd ku filloi edhe shkollimin lartë për drejtësi, të cilin e përfundoi në Gjenevë. Nga Serbia emigroi në vitin 1894 dhe u kthye në vitin 1903, kur edhe u punësua si sekretar i Peter Karagjorgjeviqit. Tre vjet më vonë u emërua si sekretar në legatën serbe të Stambollit. Duke filluar nga viti 1907 ai ishte konsull në Shkup dhe për një vit tjetër konsull në Manastir. Në vitet 1909-1912 ishte konsull në Selanik. Me këtë status qëndroi në tre muajt e vitit 1913 edhe në Shqipëri. Ai ka shërbyer si ambasador në Athinë, Romë, Berlin, kur dhe doli në pension në vitin 1935. Zhivojin Ballugxhiq ka vdekur në vitin 1941.

    Materialet arkivore të ruajtura në Arkivin Diplomatik të Beogradit, përkatësisht tre relacionet e tij dërguar Kryeministrit të Mbretërisë Serbe u zbuluan nga historiani Zekeria Cana dhe u përgatitën prej tij për botim në vitin 1979. Por ata e panë dritën e botimit tre vjet më vonë në vitin 1982 si pjesë e librit të tij Shpalime historike.

    ***

    Materiale arkivore të tilla gjithnjë kanë nevojë të kthjellohen nga një dorë mjeshtri, që duhet të depërtojë në frymën dhe germën e tyre, të ndriçojë rrethanat historike dhe aq sa mundet të futet në shpirtin e personazheve, që përfshihen në ngjarjet e përshkruara. Sado që të maskohet, çdo dokument, pasqyron përveç frymës së përgjithshme të kohës edhe interesin vetjak të hartuesit të tij. Nga ana tjetër duhet marrë parasysh edhe interesi i atij të cilit i adresohet së pari ky dokument. Çdo relacionshkrues e di se për çfarë dëshiron të informohet eprori i tij dhe në ç’mënyrë e do të formuluar informacionin.

    Lupa e studjuesit, pa u tronditur e befasuar nga pamjet e reja, por shpesh edhe të mjegulluara e të shtrembëruara, shqyrton deri në palcë shpirtin e kohës, gjen këndvështrimin e relatorit a të përgjuesit duke mos u ndikuar prej tij dhe shfleton shtresat e nënshtresat kuptimore të dokumenteve. Shenjat shpirtërore të shkruesit qëndrojnë të ngrira germë pas germe e fjalë pas fjale. Në rastin që po shqyrtojmë, është stampuar përfundimisht e ngrirë, sjellja e përulur e nëpunësit servil, përfshirë këtu përshkrimet hiperbolike të mundimeve dhe përpjekjeve të tij në dobi të kauzës shtetërore serbe.

    Në raportet e tij diplomatike mbetet gjithashtu i paretushuar edhe qëndrimi përbuzës ndaj bashkë punëtorëve të tij shqiptarë, që për hir të interesave vetjake, ishin të gatshëm të bëheshin shërbëtor të zellshëm e të përulur të çdo zotërie të radhës. Ndërsa ironia, karakterizimet negative dhe ngërdheshjet sarkastike për kundërshtarët e pabindur, të përfshira në relacione, duhen vlerësuar vetëm si zbukurime stilistike.

    Vështirësitë për studjuesin nga Prishtrina nuk ishin të vogla. Rreziku i qëndronte mbi krye si shpatë Damokleu. Sepse, së pari, ndonëse kishte ndërruar emër, në thelb për shqiptarët, regjimi i Beogradit edhe 70 vjet më vonë, kishte mbetur sërish një regjim pushtimi. Edhe sjellja e politikës serbe ndaj pushtetarëve të Shqipërisë nuk kishte ndryshuar aq shumë. Ishte synuar dhe synohej që shteti shqiptar të mos fuqizohej, të mos shndërrohej kurrë si faktor i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, që interesat shtetërore jugosllave, përkatësisht serbe të mos cënoheshin asnjëherë. Dhe mbi të gjitha, të ruhej dhe të përjetësohej statusi i pushtuar i trevave shqiptare të grabitura para dhe pas luftrave ballkanike.

    Gjykuar në këtë aspekt, duhet vlerësuar edhe sot guximi intelektual i Zekeria Canës, i cili pavarësisht prej rreziqeve, deshi tu zbulojë shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, një fragment të errët, por kuptimplotë të përpjekjeve serbe që synonin mbytjen e shtetit shqiptar që në fillimet e ngritjes së tij. Madje, duke shfrytëzuar distancën që regjimi i ri i ashtuquajtur pushtet i popullit kishte marrë ndaj regjimit të vjetër, studjuesi do të përpiqej të zbulonte edhe një pjesë të vogël të veprimtarisë agjenturore. Që të rrafshohej pylli nuk mjafton kurrë vetëm tehu i mprehtë i sëpatës, por duhet që edhe bishti i sëpatës të nxirret prej drurëve të pyllit që do të pritej. Në varësi të njohjes, në periudha të ndryshme historike, heronj dhe tradhëtarë shpesh kanë këmbyer vendet me njëri-tjetrin. Zekeria Cana e dinte se libri i tij përmes marrëveshjeve zyrtare të kohës për shkëmbimimin e botimeve të ndërsjella, do të mbërrinte në Tiranë, ku së paku do të binte në dorë të kolegëve të tij studjues. Ai shpresonte që, kësisoj, ndërhyrjes shoviniste serbe të pasqyruar gjerësisht në dokumente, do t’i shtohej edhe një nuancë e re.

    A kishte staf të vetin Zhivojin Ballugxhiqi? Edhe pse relacionet heshtin, konsullata serbe që drejtonte aso kohe diplomati në fjalë e kishte stafin e vet, një pjesë e të cilit në plotësim të detyrave të reja natyrisht që bashkë me eprorin, nga Selaniku ishte zhvendosur në Shqipërinë e mesme (në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, etj. pranë shtabeve e trupave të ushtrisë serbe, mbrojtjen e së cilës e kishin të domosdoshme. Madje pranë kësaj fuqie aspak miqësore për shqiptarët edhe këshillat miqësore dhe kërcënimet diplomatike ndaj tyre do ta rrisnin efektin..

    Në përputhje me synimet që donin të arrinin, relacionet zbardhin një galeri personazhesh me të cilët ka bashkëpunuar Ballugxhiqi. Janë përfaqësues të një klase të lindur nga regjimi i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1