Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Trëndafila Persie: Antologji e Poezisë Moderne të Iranit
Trëndafila Persie: Antologji e Poezisë Moderne të Iranit
Trëndafila Persie: Antologji e Poezisë Moderne të Iranit
Ebook144 pages1 hour

Trëndafila Persie: Antologji e Poezisë Moderne të Iranit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Antologji e Poezisë Moderne të Iranit. Përktheu nga gjuha angleze Kujtim Morina.

"Poetët persë ta lëshojnë në dorë zogun pushbutë dhe ndërsa ti e përkëdhel atë mrekulli e drithërohesh, ia ndjen zemrën t’i shkulet vendit, detyrohesh ta lëshosh zogun në qiellin e vet, në atdheun e vet. Poetët persë ta ulin bilbilin në supe dhe ti mrekullohesh nga kënga dehëse e bilbilit, më të bukurit zë të qiellit." (Rexhep Shahu)

Vëllimi përmbledh poezi nga këta poetë:

Ali Esfandiyāri (Nima Yūshij)
Parvin E’tesāmi
Mohammad Hossein Behjat Tabrizi (Shahryār)
Mohammad Hasan Mo’ayyeri (Rahi)
Mehdi Hamidi Shirāzi
Fereydun Tavallali
Emādaddin Hasani Borqe’ee (Emād Khorāsāni)
Ahmad Shāmloo (Bāmdād)
Hamīd Sabzvāri
Abbās Keymanesh (Moshfeq Kāshāni)
Yadollāh Amīni (Maftun)
Siyāvash Kasrāyi
Fereydun Moshīri
Amīr Houshang Ebtehāj Sami’ee Gilāni (Sāyeh)
Sīmin Behbahāni
Bijan Jalāli
Mehdi Akhavān Sāles (Omid)
Sohrāb Sepehri
Mehrdād Avestā
Nosrat Rahmāni
Nāder Nāderpour
Manuchehr Āteshi
Mahmoud Moshref Āzad Tehrāni (Māzād)
Furūgh Farrokhzād
Mahmoud Kiānoush
Tāhereh Saffārzādeh
Sepideh Kāshāni
Manuchehr Neyestāni
Mansour Owji
Mohammadreza shafi’ee Kadkani (Sereshk)
Hamīd Mosaddeq
Ahmadrezā Ahmadi
MohammadAli Sepānlou
Bījan Najdi
SyedAli Mousavi Garmārūdi
Mohammad Ali Bahmani
MohammadJavād Mohabbat
Zia Movahhed
Ziauddīn Torābi
Hossein Mahdavi (M. Mo’ayyed)
Hormoz Alipour
Emrān Salāhi
Hossein Monzavi
Karīm Rajabzādeh
Mohammad Taqi Javāheri (Shams Langrūdi)
Abbās Saffāri
Ali Mo’allem Dāmghāni
Akbar Exir
Parvīz Beygi Habibābādi
Teymūr Toranj
Fatemeh Rake’ee
Abbās Bāqeri
Mohammad Salmāni
Syed Ali Sālehi
Musā Bīdaj
Syed Hasan Hosseini
Mohammadreza Abdolmalekiyān
Majid Zamāni Asl
Ahmad Azizi
Mahmoud Ekrāmifar
Qeysar Amīnpour
Sa’ed Bāgheri
Nāser Feyz
YūsufAli Mir Shakkāk
Salmān Harāti
Rahmat Haqqipour
Mostafa Alipour
Mohammadreza Torki
Ali Reza Qazveh
Abdol Jabbār Kākāyi
Abdurreza Rezāyi Nia
Syed Ziauddin Shali’ee
Hādi Monavvari
Sa’eed Yusuf Nia
Morteza Amīrī Esfandaqe
HamidReza Shekārsari
Mohammad Hossein Ja’fariyān
Sa’eed Biyābānaki
Sāber Emāmi
Syed Ali Mir Afzali
Jalil Safar Beygi
Abdul Hamid Ziaei Boru
Ali Mohammad Mo’addab
Fāzel Nazari
Garus Abdolmalekiyān
Leila Kord’bachche
Mohammad Javād Āsmān

LanguageGjuha shqipe
Release dateMar 29, 2020
ISBN9780463159897
Trëndafila Persie: Antologji e Poezisë Moderne të Iranit
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to Trëndafila Persie

Related ebooks

Related categories

Reviews for Trëndafila Persie

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Trëndafila Persie - Klubi i Poezisë

    DY FJALË NGA BOTUESI

    TRËNDAFILA DHE BILBILA PËRSIE

    Kur m’u miratua kërkesa që ta botoja në gjuhën shqipe përmbledhjen me poezi moderne të Iranit, të përgatitur nga Dr. Alireza Qazveh, Mustafa Alipour, Mohammadjavād Ăsmān, përmbledhje e botuar në gjuhën angleze në vitin 2016, si botues u gëzova se po vazhdoja të botoja antologjitë poetike që synoj të botoj, pas antologjisë së poezisë turke Puthje mbi Bosfor me 101 poetë turq.

    Pasi përkthyesi i kësaj antologjie, Kujtim Morina, i përktheu e m’i dha poezitë perse në gjuhën shqipe, harrova që jam botuesi i tyre, sepse duke e lexuar këtë përmbledhje, dominoi poeti brenda meje, harrova që jam botuesi dhe renda varg më varg duke përjetuar kënaqësi dhe emocione që t’i shkakton vetëm poezia e bukur.

    Si poet u ndala me ditë e ditë duke shijuar magjinë e thjeshtësisë së poetëve modernë iranianë. Ndërsa lexoja e lexoja 87 poetët e kësaj antologjie që miku im, recenzenti i librit, Izet Duraku, e pagëzoi me titullin më të bukur, Trëndafila Persie, kushedi për të satën herë i kam thënë vetes se poezia është thjeshtësia, magjia e poezisë, që të magjeps e që të bën të ndjesh ftohtë, është thjeshtësia.

    Poetët persë ta lëshojnë në dorë zogun pushbutë dhe ndërsa ti e përkëdhel atë mrekulli e drithërohesh, ia ndjen zemrën t’i shkulet vendit, detyrohesh ta lëshosh zogun në qiellin e vet, në atdheun e vet. Poetët persë ta ulin bilbilin në supe dhe ti mrekullohesh nga kënga dehëse e bilbilit, më të bukurit zë të qiellit.

    Si poet do të rri gjatë me imazhet e pikturat që shihja e që më dukej se i pikturoja edhe vetë me vargje bashkë me poetët iranianë. Më duket se do të rri gjatë me këtë buçetë trëndafilash persie në dorë për t’ia dhuruar dashurisë e cila don gjithmonë trëndafila.

    Unë po shkruaj dy fjalë përcjellëse si botues pasi si parathënie zgjodha të lë edhe për botimin shqip parathënien e botimit anglisht për nivelin e lartë të saj.

    Kur mendoj se Naim Frashëri, poeti ynë i famshëm e ka zënë qiellin dhe vazhdon të jetë kalorës resh në qiellin e Persisë e të nderohet nga persët si zot, unë mekem, bëhem i pafuqishëm të notoj në oqeanin e poezisë perse, oqean me shumë poetë ajzbergë.

    Kur kujtoj vargje nga Rubairat e Omar Khajamit që i kemi kënduar për dashurinë breza me radhë dhe kur rilexova këto kohë Introdukë e imzot Fan Nolit për Rubairat të botuara në Tiranë, vitin 1943, nga Mesagjeritë ShqiptareShtypshkronjën Nikaj", më bëhet thuajse e pamundur të radhis fjalë të mençura për poezinë perse, edhe pse shumë poezi të kësaj antologjie më kanë mrekulluar e më kanë frymëzuar që të shkruaj për këtë libër.

    Kjo më ndodh sepse Fan Noli është sipëran, është zoti i pakonkurueshëm i këtyre punëve, ai që nuk mbërrihet dot e aq më pak të tejkalohet. Introdukë e Fan Nolit vlen për të gjitha rastet e për të gjitha kohët nëse duhet të flitet për poezinë perse për t’ia përcjellë lexuesit shqiptar.

    Për mjaft kufizime të arsyeve të ndryshme, të kuptuara e të pakuptuara, të njohura a të panjohura, të pranuara ose jo, më duhet të them se pak njohim e dimë nga sa duhet të njohim e të dimë nga poezia e kultura perse e cila di vetëm të ndriçojë siç ka ndriçuar qytetërimeve me radhë. Për këtë unë bindem nga antologjia e poezisë moderne iraniane Trëndafila Persie me 87 poetë modernë iranianë.

    Dhe, pse e njohim pak, unë po radhis vetëm një arsye për tri dekadat e fundit, pa folur për mbylljen tonë gjysmëshekullore para këtyre dekadave.

    Edukimi me të bukurën, si edukimi në tërësi, edukimi me poezinë nuk është e nuk duhet të jetë kurrë çështje lirie, dëshire, spontaniteti. Jo! Mendoj se edukimi është e duhet të jetë detyrë e paneglizhueshme, e pa negocueshme, domosdoshmërisht e realizueshme. Kjo është detyrë e shkollës dhe shtetit për t’u realizuar, jo për t’u thënë.

    Libri nuk ecën vetë të shkojë tek lexuesi, duhet t’ia çojmë në dorë lexuesit. Sidomos sot kur drejt lexuesit rendin gjëra të tjera shpërlarëse truri. Libri para se të shkojë në librari, në dyqan, para se të fyhet duke e konsideruar mall si çdo mall, duhet të shkojë në bibliotekë, duhet të shkojë në bibliotekat e shkollave që mësuesit t’ua tregojnë nxënësve dhe ta reklamojnë para nxënësve jo si mall që shitet te gabi, por si zemër, si shpirt.

    Për fund të këtyre pak fjalëve përcjellëse si botues i kësaj antologjie falënderoj Fondacionin Saadi Shiraz për mbështetjen e dhënë për botimin e këtij libri, për përzgjedhjen e këtij libri për botim në shqip, falënderoj përzemërsisht drejtorin z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, tek i cili pashë gjatë këtyre muajve përkushtim të madh e shembullor për përhapjen e kulturës iraniane në Shqipëri, të letërsisë e librit si këmbë a kolona të fuqishme të urës së pashembshme të miqësisë perso – shqiptare.

    Falënderoj gjithashtu humanistin Flamur Hoxha, mbështetësin

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1