Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 39
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 39
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 39
Ebook345 pages5 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 39

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 39.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 39.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Rexhep Shahu – Kur nuk të sheh syri i partisë
Granit Zela – Nobel për letërsinë, vetëm për letërsinë
Clodio Di G. Middei – Thirrje për të lexuar

STUDIO
Mario Vargas Llosa – Folknerin e lexova me stilolaps në dorë – Përktheu: Granit Zela

PERSONALITETI
Takim me Annie Ernaux – Revista «ELLE», 2022, Olivia de Lamberterie – Përgatiti: Luan Rama
Annie Ernaux – Pasion i thjeshtë – fragment romani – Përktheu: Klarita Lagji
Annie Ernaux – Historia e jetës sime dhe e botës ku kam jetuar – Intervistë me Kim Willsher – Përktheu: Granit Zela
Sami Milloshi – Annie Earnux tregon "Të patregueshmen"...

IN MEMORIAM
Ibrahim Rugova – Musine Kokolari
Drita Çomo – Vetmia
Federico G. Lorca – Flej... – Përktheu: Maksim Rakipaj
Behar Gjoka – Teksti si kujtesë e pashmangshme – Në 80 vjetorin e lindjes së Ali Podrimjes
Abdylazis Islami – Monologu para agimit

TË FTUAR
Jorge L. Borges – Selvia, pema e vdekjes time – Përktheu: Bajram Karabolli
Sylvia Plath – Skaji i tokës – Përktheu: Elvana Zaimi
Roald Dahl – Lëkura – Përktheu: Ben Andoni
Barbara Giorgi – Thirrmëni shtrigë – Përktheu: Rielna Paja
Paul Celan – Fuga e vdekjes – Përktheu: Luan Rama
Abdul A. Finxhan – Hajde të hidhërohemi – Përktheu: Elmaz Fida
Vinicius De Moraes – Soneti e devotshmënisë – Përktheu: Jozef Radi / 70

TË ZGJEDHUR
Roland Gjoza – Amerika pa Amerikë...
Agron Shele – Ankthi i hijes– poezi
Ylli Pango – Oratori
Odise Kote – Koncerti
Bukurie Kastrati – Unë jam një krue – poezi
Qazim Muska – Kristos – fragment nga romani
Marsela Neni – Nantë herë grue– poezi
Faruk Myrtaj – Liria e robit
Adriatik Jaçe – në mes të asgjësë – poezi
Nafi Çegrani – Vegimi për nënën
Agim Pipa – O grua e bukur... – poezi
Edlira Xhani Velaj – Në fund të fundit jeni të ardhur...
Eduard Sulollari – Vdekja e gruas së famullitarit

PERSONALITET
Vexhi Buharaja – Poezi
Vexhi Buharaja – Përkthime
Yzedin Hima – Vexhi Buharaja, pa mite e mjegull – fragment studimi

PLUS
Thimjo Koça – Jemi ishuj

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Arshin Xhezo – Vexhi Buharaja i penguar dhe i fyer
Albert Vataj – Alberto Moravia, "Balzaku italian", që shkroi për delirin e pashpresë të njeriut modern
Zhan Renuar – Pier Ogyst Renuar – Përktheu: Zija Vukaj
Migena Kapllani – Atman – Jeta nuk është një aventurë, por një kërkim i vetes – Rreth libri me tregime të Laura Olldashit
Sherif Selimi – Disa paradigma të intertekstualitetit në letërsi dhe në shkencën e letërsisë
Emine Boriçi – Aspekte të narratologjisë në romanin “Hija e mbretit” të Viktor Canosinaj

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 13, 2024
ISBN9798215149393
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 39
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    KUR NUK TË SHEH SYRI I PARTISË

    Festivali letrar i Tiranës, illz, revistë letrare e Tiranës dhe antologjia poetike ballkanike Diell pa hije me 54 poetë nga 12 shtete të Ballkanit…

    Kjo nuk është lutje për qeverinë në asnjë rrethanë.

    Në Tiranë këtë fillim tetori u bë një festival letrar me shkrimtarë shqiptarë të zgjedhur pleq të rinj, të rinj dhe shkrimtarë nga Ballkani e më tej.

    Në një nga këto ditë të festivalit, me 6 tetor, u takova për kafe me shkrimtarin shqiptar të Maqedonisë Lulzim Hazirin dhe ia dhashë Antologjinë e poezisë ballkanike me titull Diell pa hije, me 54 autorë nga 12 shtete të Ballkanit të përzgjedhur e të përkthyer nga Ramadan Musliu e të botuar prej meje me shtëpinë time botuese Klubi i Poezisë, pasi Luli është pjesë e saj dhe i dhashë edhe një komplet të illz, revistë letrare e Tiranës ku ai është botuar.

    Teksa rrinim në kafe, Lulzimi thirri edhe poetin maqedonas Nikola Maxhirov, i cili është pjesë e kësaj antologjie dhe ia dhashë edhe atij një antologji. Ai u mrekullua dhe më dha shumë falenderime.

    Ndersa flisnim të tre, Lulëzimi foli si vetmevete, po derisa ne si shkrimtarë ballkanas jemi mbledhur të flasim edhe për fqinjësinë…, pse të mos prezantohet kjo antologji e poezisë ballkanike ku janë bashkë 54 shkrimtarë ballkanas.

    Unë nuk e kisha menduar këtë gjë aspak, nuk dija për këtë festival asgjë, sepse duket ai festival bëhet për shkrimtarët që i sheh syri i partisë, syri i ministrive, ministreshave e drejtoreshave te partisë në pushtet. Ndaj as kam pritur as pres nga partia e shteti që pothuaj gjithmonë janë njëlloj, nuk i shohin vlerat, u ikin e u fshihen atyre, nuk jetojnë dot me to. Por veç po them se prezantimi i kësaj antologjie para shkrimtarëve ballkanas do të ishte sofra më e bukur për ta, pasi ata do ta shihnin begenisjen që u ka bërë gjuha shqipe e do të krenoheshin njëmijë fish më tepër.

    Antologjia ballkanike ka shkuar te mjaft shkrimtarë ballkanas, por do të ishte bukur të paraqitej si arritje shqiptare në këtë festival letërsie, pasi ndodheshin në Tiranë disa shkimtarë ballkanas, tre a katër prej të cilëve janë të përfshirë në këtë antologji e do të ishte nder për ta e nder për shtetin, do t’i zbardhej ndoshta pak fytyra shtetit shqiptar që lincon me heshtje e mospërmendje këtë antologji dhe revistën illz, reviste letrare e Tiranës. Po ta kishin bërë këtë antologji ata që bëjne festivale do të thyheshin ekranet e mikrofonat, por këtë antologji dhe këtë revistë letrare i ka bërë dashuria që është fuqi e privilegj i të paktëve.

    Po pse të mos promovohet kjo revistë në këtë festival letërsie…. Kjo revistë me emrin illz, revistë letrare e Tiranës përderisa festivali bëhet në Tiranë…

    A mund të ketë qerasje më të mirë, nderim më të madh për shkrimtarët ballkanas se sa t’u lëshosh në duar antologjinë ballkanike me 54 poetë ballkanas dhe revistën illz, revistë letrare e Tiranës ku ata gjejnë veten e shokët e tyre… Besoj ata do të ndjeheshin mirë dhe shteti shqiptar, zyrtarët e tij do të mburreshin e do të krenoheshin.

    Por zyrtarët liliputë të shtetit nuk kanë fuqi të gëzohen, të krenohen, të mburren, të lavdërojnë e të pranojnë punët e të tjerëve që nuk janë të vathës së tyre.

    U ndamë më Lulin e Nikolla Maxhirovin dhe unë vazhdova të flas me vete.

    Nuk kam patur as kam pritje nga institucionet përjashtuese të shtetit që janë ndoshta në nivelin e para 1900-tës, por më vjen keq për shtetin tim torollak. Asgjë më të bukur nuk do të kishte se sa të promovohej para shkrimtarave ballkanas Antologjia poetike ballkanike me titull Diell pa hije, që e ka përgatitë Ramadan Musliu dhe e kam botuar unë me mbështetjen e humanistit deputet Flamur Hoxha,

    Asgjë më e dinjitetshme dhe e fisshme nuk nuk do të ishte se sa të prezantohej kompleti i revistës illz, revistë letrare e Tiranës me 39 numrat e saj me 10 mijë faqe B/5, me mbi 2500 shkrimtarë nga gjithë bota, me mbi 100 shkrimtarë nga Ballkani. Por jo, do duhej që të mos jem unë botuesi e kryeredaktori i kësaj reviste, të mos jetë miku im Izet Duraku drejtor i kësaj reviste që e sponsorizon fisniku Flamur Hoxha.

    Festivalbërësit mund të bëjnë gjithçka, mund të pikturojnë fytyrat e tyre në portretin e Tiranës por nuk mbeten në historinë e letërsisë shqipe para revistës illz, revistë letrare e Tiranës që sado ta shmangin, përjashtojnë e ta fshehin, nuk e tresin e zhdukin dot, pasi Tirana e vertetë krenohet me revisten illz, revistë letrare e Tiranës që partia nuk e sheh as me cep të syrit të majtë as të djathtë.

    Urrejtja, përbuzja, linçimi, ndarja, përjashtimi janë të thella. Nuk u hyn në sy as titulli e nëntitulli i revistes illz, reviste letrare e Tiranës, pasi dikush mendon se Tiranën nuk e kanë gjetë këtu ku është por e kanë sjellë me vete… për ta sunduar se nuk jetojnë dot të lirë në të se u duket e huaj.

    Lutem, kjo nuk është lutje për qeverinë në asnjë rrethanë.

    GRANIT ZELA

    NOBEL PËR LETËRSINË, VETËM PËR LETËRSINË

    Çmimi Nobel 2022 u prit në një kohë kur bota ishte në një gjendje më të trazuar se kurrë: në shkurt nisi agresioni pushtues ushtarak ndaj popullit të Ukrainës, i shoqëruar me mizori të pashembullta dhe një betejë epike në mbrojtje të lirisë; kjo është lufta e parë kur kërcënohet me përdorimin e armëve bërthamore, një kambanë alarmi ndaj të cilës nuk mund t’i mbyllë veshët askush, as shkrimtarët. Kjo është lufta e parë pas Luftës së Ftohtë, reagimi mbarëbotëror ndaj së cilës kërcënoi edhe veprat e shkrimtarëve: profesorë të letërsisë, studiues dhe lexues nisën të propozojnë heqjen e studimit të shkrimtarëve rus Dostojevski, Tolstoi, Gogoli etj nga programet mësimore në shkolla e universitete si reagim ndaj vendit të cilit ata i përkasin.

    Përpos kësaj, njerëzit e letrave në të gjithë botën u tronditën nga agresioni fizik ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, në gusht 2022, para se të mbante një ligjëratë publike në Nju Jork. Ai u godit disa herë me thikë, 33 vjet pasi udhëheqësi më i lartë i Iranit e kishte quajtur blasfemike romanin Vargjet satanike të Rushdie-s që ai nuk e kishte lexuar, dhe nxori dekretin që bënte thirrje për vrasjen e tij. Kjo u pasua me djegien e librave, me demonstrata të egra dhe kulmoi me vrasjen e përkthyesit japonez të Rushdie-s, Hitoshi Igarashi, në moshën 44-vjeçare në Universitetin Tsukuba, në vitin 1991.

    Kryeredaktori i The New Yorker, David Remnic me editorialin me titull Gjesti i Nobelit më 5 shtator 2022 shkruante se Si një njeri i letrave, Rushdie e meriton Nobelin dhe kësaj i shtohet edhe roli i tij si mbrojtës i pakompromis i lirisë dhe një simbol i qëndrueshmërisë. Asnjë gjest i tillë nuk mund ta kthejë mbrapsht valën e iliberalizmit që ka përfshirë kaq shumë botën. Por, pas të gjitha zgjedhjeve të saj të çuditshme, Akademia Suedeze ka mundësinë, duke iu përgjigjur shëmtisë së një dënimi me vdekje të lëshuar nga shteti me dinjitetin e çmimit të saj më të lartë, të qortojë të gjithë klerikët, autokratët dhe demagogët, përfshirë edhe tanët, të cilët do të galvanizonin pasuesit e tyre në kurriz të lirisë njerëzore. Liria e shprehjes, siç na kujton sprova e Rushdie, nuk ka ardhur kurrë falas, por çmimi ia vlen.

    Ato që Remnic i quan zgjedhje të çuditshme kishin të bënin edhe me shijen letrare në rastin e Bob Dylanit, edhe me qëndrimet politike të shkrimtarit, në rastin e Peter Handkes. Disa vende bojkotuan ceremoninë e vitit 2019 pasi çmimi iu dha autorit austriak, i kritikuar për qëndrimin e tij ndaj luftërave në ish-Jugosllavi duke mohuar genocodin si dhe ndaj ish udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç. Më parë, Nobelisi i vitit 2005, Harold Pinter kishte mbajtur fjalimin e pranimit me video në Stokholm Arti, e vërteta dhe politika, duke u shprehur kundër politikave imperialiste të SHBA-së (Lufta në Irak) dhe vendoste një lidhje mes kërkimit të së vërtetës si në art ashtu edhe në jetë. Një gjë nuk është domosdoshmërisht e vërtetë ose e rreme, por mund të jetë e vërtetë ose e rreme tha Pinter. Si shkrimtar i qëndroj [kësaj] por si qytetar nuk mundem. Si qytetar duhet të pyes: Çfarë është e vërtetë? Çfarë është e rreme? Shumica e politikanëve, sipas dëshmive që kemi, nuk janë të interesuar për të vërtetën, por për pushtetin dhe për ruajtjen e atij pushteti.

    Në këtë pikëpamje, pritshmëria ishte që Akademia Suedeze të nderonte një kandidat zgjedhja e të cilit të mos e trazonte botën më shumë, të kishim një Nobel për Letërsinë, dhe vetëm për letërsinë. Ai nuk mund të ishte një shkrimtar rus apo ukrainas për shkak të luftës së tmerrshme që po zhvillohet në atë rajon, nuk mund të ishte Salman Ruzhdie, për shkak të sulmit brutal ndaj tij në New York. Meqë në këtë listë pritshmërish ishin Milan Kundera, Ismail Kadare,Thomas Pynchon, Don Delilo, Joyce Carol Oates, dhe Margaret Atwood, të gjithë mbi 80 vjeç (Kadare 86, Kundera 93) pritshmëria ime ishte të nderohej Ismail Kadare dhe përmes veprës së tij, gjuha shqipe. Në muzg të jetës së tij tokësore, Ismail Kadare është vlerësuar me të gjitha çmimet kombëtare ndër të cilët më 2005 me Çmimin Ndërkombëtar Man Booker, me çmimin Princi Asturias më 2009, me Çmimin e Jeruzalemit më 2019, dhe Çmimin Neustadt, 2020, i quajtur si Nobeli amerikan. Ashtu si çmimi Nobel, Çmimi Neustad, nuk jepet për ndonjë vepër, por për të gjithë veprën dhe shpesh shihet si një tregues se kujt mund t'i jepet Çmimi Nobel në Letërsi. Gabriel García Márquez ishte fitues i çmimit Neustadt 1972 dhe i Nobelit më 1982, Czesław Miłosz fitoi çmimin Neustadt, 1978 dhe atë Nobel më1980, Octavio Paz u vlerësua me çminin Neustadt 1982 dhe me atë Nobel më 1990.

    Akademia vlerësoi me Çmimi Nobel për letërsinë për vitin 2022 shkrimtaren franceze Annie Ernaux për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, zvjerdhjen e marrëdhënieve njerëzore prej largësisë dhe kufizimet kolektive të kujtesës vetjake. Akademia suedeze zgjodhi që të ruajë statusin jopolitik të fituesit duke mos ngjallur reagim publik si në disa raste të mëparshme, dhe dha një çmim që nuk e trazoi botën më shumë. Kështu, Çmimi Nobel për Letërsinë u dha vetëm për letërsinë kurse Çmimi Nobel për Paqen iu dha Ales Bialiatski-t, një aktivisti të të drejtave të njeriut në burg në Bjellorusi, grupit rus të fushatës Memorial dhe Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile. Nuk duhej dhe nuk ndodhi kurrsesi ndryshe.

    Duke ia dhënë Nobelin për Letërsinë një shkrimareje të shquar franceze e cila është 82 vjeçe, Akademia suedeze e largoi atë nga lista e Nobelistëve të pashpallur ku ndër të gjallët e letërsisë së përjetshme bëjnë pjesë Ismail Kadare, Milan Kundera, Chinua Achebe, Adonis, Margaret Atwood, Thomas Pynchon, Don Delillo etj, dhe ndër të vdekurit e pavdekshëm. James Joyce, Jospeh Conrad, Marcel Proust, Henrik Ibsen, Philip Roth, Ernesto Sabato, John Updike, Tolstoi, Çehovi, Robert Musil, Carlo Fuentes, Virginia Woolf, Franz Kafka, Bertold Breht, Jorge Louis Borges, Rainer Maria Rilke, Mark Twain, etj, etj.

    Së fundi, do të doja të sillja në vëmendje faktin se në vitin 2018, nuk u dha Çmimi Nobel për Letërsinë por një vit më pas. Në shkrimin e tij me titull Lexuesit nuk kanë nevojë për çmimin Nobel në Letërsi Adam Kirsch theksonte se anulimi i çmimit 2018 është një mundësi për të kujtuar se veprat e shkëlqyera të shkruara nuk përcaktohen nga komisioni i Nobelit sepse letërsia nuk i drejtohet një auditori ekspertësh. Një libër fiton statusin e një klasiku, jo sepse miratohet nga një komision ose vendoset në planprogram, por thjesht sepse shumë njerëz e pëlqejnë për një kohë të gjatë. Reputacioni letrar mund të shfaqet vetëm në tregun e lirë, jo nëpërmjet planifikimit qendror; dhe Akademia Suedeze nuk mund të jetë Byroja Politike e letërsisë. Kirsch rikujton fjalët e kritikut të madh të shekullit të 18-të, Samuel Johnson, i cili thotë se nderimet letrare përcaktohen nga gjykimi i shëndoshë i lexuesve të pakorruptuar me paragjykime letrare.

    Në këtë kuptim, Nobeli nuk përcakton kanonin letrar në nivel global, Nobelistët e Letërsisë fitojnë më shumë vëmendje dhe lexues për një kohë të papëcaktueshme kurse shkrimtarët e mëdhenj, Nobelistë të shpallur dhe të pashpallur vijojnë të kenë vendin e tyre në kanonin letrar dhe lexuesit e tyre global.

    CLODIO DI G. MIDDEI

    THIRJE PËR TË LEXUAR

    George Orwell kishte frikë nga ata që do të ndalonin librat.

    Aldous Huxley kishte frikë se nuk do të kishte nevojë të ndaloheshin librat, sepse askush nuk do të ishte më i interesuar t'i lexonte ato.

    Orwell kishte frikë nga ata që do të na privonin nga informacioni.

    Huxley kishte frikë nga ata që do të na zhytnin me aq shumë informacione sa do të na reduktonin në pasivitet dhe egoizëm.

    Orwell kishte frikë se e vërteta do të fshihej.

    Huxley kishte frikë se e vërteta do të mbytej në një det të parëndësishëm informacioni.

    Orwell-i kishte frikë se qytetërimi ynë do të bëhej një qytetërim skllevërish.

    Huxley kishte frikë se se do të bëhej një qytetërim njerëzish sipërfaqësorë, që rendnin pas kënaqësive themelore.

    Te romani 1984 njerëzit kontrollohen me dhimbje.

    Te Bota e te njerëzit kontrollohen me kënaqësi.

    Me pak fjalë, Orwell-i kishte frikë se ajo që na frikëson do të na shkatërronte.

    Huxley kishte frikë se ajo që ne dëshirojmë dhe nuk mund të kontrollojmë do të na shkatërronte.

    Kjo është arsyeja pse LEXIMI sot është një formë rezistence.

    Leximi është një formë rebelimi.

    Një mënyrë për të luftuar kundër kushteve që imponon shoqëria, është të mbrosh mendjen tënde, të kërkosh një pavarësi përfytyruese, njohëse, morale.

    Mos ndaloni kurrë së LEXUARI.

    Mos hiqni dorë!

    Përktheu: Granit Zela

    MARIO VARGAS LLOSA

    FOLKNERIN E LEXOVA ME STILOLAPS NË DORË

    Intervista e Mario Vargas Llosës në Misisipi gjatë një udhëtimi në Oxford të Mississipi-t, në nderim të William Faulkner-it, me Raymond Leslie Williams-in, profesor në Universitetin e Washington-it.

    Romancieri peruan Mario Vargas Llosa, autor i Lufta e Fundit të Botës (1981), Historia e kuqe e Alejandro Mayta-s (1984) dhe gjashtë romaneve të tjera, vizitoi Oksfordin, Misisipi më 20 prill 1986 si nderim për Uiljam Folknerin. Ai u prit nga DL Thomas Verich, Drejtor i Botimeve Speciale në Universitetin e Misisipit dhe Profesor Frederick Karl, profesor i anglishtes në Universitetin e Nju Jorkut, i cili ishte vizitues rezident në Oksford, gjatë përgatitjes së një biografie kritike të Folknerit. Gjatë vizitës së tij, Vargas Llosa këqyri me hollësi përmbledhjen speciale të veprave të Folknerit në Universitetin e Misisipit, vajti në Rowan Oak, te shtëpia e Folknerit dhe bleu një vazo me barbaroza të kuqe të cilën e vendosi në varrin e Folknerit. Ndërsa ishte në Rowan Oak, atij iu afruan dy turistë nga Holanda, të cilët i shpjeguan se ishin në shtëpinë e Folknerit pikërisht sepse kishin lexuar romanet e Vargas Llosës dhe më vonë kishin lexuar një intervistë në gazetë në të cilën shkrimtari peruan kishte folur me aq entuziazëm për Folknerin. Biseda e mëposhtme për Folknerin u zhvillua gjatë udhëtimit me makinë përgjatë Deltës së Mississippit nga Oksfordi në Ste. Genevieve, Missouri.

    Williams: Mario, ke qenë shumë këmbëngulës dhe i vendosur për ta bërë këtë udhëtim gjatë qëndrimit në Midwest. Tani që ka mbaruar, cili mendoni se ka qenë momenti më i mirë i ditës për ju?

    Vargas Llosa: U preka shumë te varri, nga thjeshtësia e madhe e varrit. Në të vërtetë nuk kishte asnjë tregues se aty ishte varrosur një burrë i madh. Përveç kësaj, i gjithë mjedisi i zonës së Oksfordit është shumë i bukur. Është me të vërtetë një vend i bukur, pemët, shtëpitë e tij. Ndoshta nuk ka ndryshuar shumë. Mund të shohësh shumë gjëra ashtu si ishin në jetën e Folknerit. Siç e dini, unë jam shumë adhurues i shkrimtarëve: për mua është shumë prekëse të shoh librat, dorëshkrimet e tij, objektet e tjera. Më bëri gjithashtu shumë përshtypje fakti që, ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht në Oksford, veçanërisht kur sheh ndërtesën e gjykatës, shtëpitë, mund të shohësh sa afër realitetit ishte trillimi. Ishte përvojë e mrekullueshme. Sigurisht, kjo është e vështirë për t’u shpjeguar tani, por për mua momenti më i paharrueshëm, më prekës ishte kur çifti holandez tha: Ne jemi këtu sepse ju kemi lexuar. Kemi lexuar romanet tuaja. Vendosëm të fillojmë të lexojmë Folknrin pasi lexuam komentin tuaj për të në gazetë.

    A ka ndryshuar gjë tek perceptimi juaj për Folknerin? A ka ndryshuar si pasojë e asaj që keni parë dhe dëgjuar në orët e fundit?

    Ndoshta është shumë herët për të thënë. Ndoshta zbulimi i vërtetë i ri ishte ajo që Frederick Anrl-i na tregoi për zakonin e pijes që kishte Folkneri. E dija se pinte shumë alkool, por s’e kisha menduar kurrë se pinte kaq shumë. Tani admirimi im për Folknerin është edhe më i madh: nëse pi aq shumë, si mund të krijosh një botë aq të gjerë dhe të ndërlikuar? Si është e mundur që një mendje krejtësisht e ngopur me alkool të krijojë me detaje një botë të tillë dhe të krijojë një lidhje të brendshme logjike të tillë? Nga ana tjetër, imazhi që na krijoi Fred Karl-i për Folknerin duke pirë vetëm ishte tragjik.

    Do të doja ta shtjelloja pak më shumë imazhin publik dhe privat që keni për Folknerin. Besoj që e keni lexuar biografinë e Joseph Blotner-it dhe pastaj janë imazhet e tjera nga e kaluara dhe e tashmja.

    Po, e kam lexuar librin kanonik të Blotner-it. Ndoshta një vizitë si kjo të jep një perceptim shumë më pamor dhe emocional të gjërave. Si shkrimtar, më pëlqen gjithmonë të marr sa më shumë informacion për jetën e autorëve. Mendoj se është një adhurim i pastër, ndoshta një përpjekje e pavetëdijshme për t’u infektuar prej tyre.

    Le të kalojmë nga njeriu te librat e tij. A ju kujtohet kur e keni lexuar për herë të parë Folknerin? A ishte përvojë po aq dramatike sa historia që keni treguar për leximin tuaj të pasionuar të Zonja Bovari?

    E mbaj mend mirë. Ishte viti 1953, viti im i parë në Universitetin e San Marcos në Lima. Libri i parë që kam lexuar ishte Absalom! Absalom!. I kam lexuar herët edhe tregimet nga vëllimi Këta të Trembëdhjetë. Asokohe lexoja Folknerin në përkthimet spanjisht dhe frëngjisht. Përkthimet në frëngjisht nga Maurice Coindreau ishin të mrekullueshme. Ai ishte një përkthyes i madh. Lexova përkthimin e tij të shkëlqyer të romanit Faltorja me parathënie të Andre Malraux-it, u mahnita menjëherë nga gjenialiteti i Folknerit. Mendoj se vetëm atëherë zbulova rëndësinë e formës në letërsi. Folkneri më tregoi se si një organizim i caktuar i kohës dhe këndvështrimit ishte absolutisht thelbësor, sepse përcaktonte nëse teksti është shumështresor, i thellë, apo i papërpunuar, sipërfaqësor, zbulova se si vetë forma mund të ishte një personazh ose temë e një romani. Ajo që mbaj mend shumë mirë, dhe kjo është e rëndësishme të theksohet për të kuptuar marrëdhënien time me Folknerin, është se Folkneri ishte shkrimtari i parë që e lexova me stilolaps në dorë dhe me letër anash librit.

    A mund të shpjegoni saktësisht se çfarë po bënit me stilolaps në dorë?

    Po. Isha i interesuar për të gjetur një arsyetim, një strukturë. Asokohe kisha nisur tashmë të shkruaja dhe leximi i Folknerit më hapi sytë ndaj shpikjes së formës shkrimore. Dhe kjo ide më emociononte shumë. Folkneri më krijoi gjithashtu bindjen e fortë se forma duhet t’i bashkëngjitet gjithmonë një rrëfimi. Historia nuk mund të nënvlerësohet. Forma nuk mund të jetë synim, qëllim në vetvete. Mendoj se prozëshkrimi duhet të përfshijë gjithmonë përvojën njerëzore. Siç mund ta shihni, unë jam ende shumë besnik i idesë së Folknerit për romanin.

    A mund të më tregoni më shumë rreth përvojës së leximit? A e keni lexuar Folknerin me aq obsesion sa e keni shpjeguar për Zonjën Bovari?

    Jo aq, sepse në fillim s’lexoja dot në anglisht. Kur fillova të lexoja Folknerin në anglisht, rreth vitit 1962 ose ‘63, dhe me përkthimin frëngjisht pranë meje. Por Folkneri është një shkrimtar që nuk kam reshtur kurrë së lexuari. E rilexoj gjatë gjithë kohës. Mendoj se e kam lexuar Dritë e gushtit të paktën gjashtë herë. Ai fragmenti i mrekullueshëm me Hajtauerin që predikon duke përzier historitë e paraardhësve të tij me të Biblës, dhe skena e tredhjes së Xho Krishtlindit janë shkruar jashtëzakonisht mirë. Shkrimtarët që kam lexuar dhe rilexuar më shumë janë Folkneri dhe Floberi.

    Ma merr mendja se kjo është arsyeja pse më thatë kur po largoheshit nga varri i tij se ky ishte homazhi i fundit me lule që do të bënit, pasi të keni bërë gati të njëjtën gjë me Floberin.

    E saktë, siç e dini, ndjej se u detyrohem shumë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1