Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42
Ebook357 pages3 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 42.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 42.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Rexhep Shahu -Në 20 vjet në Tiranë, 4 vjet më ka pranue në punë shteti im – Fjalim për veten në ditën që iku nga kjo botë Poeti Hamit Aliaj
Jessi Haley - Të gjitha gratë që kanë fituar çmimin Nobel në letërsi - Një histori e shkurtër – Përktheu: Granit Zela

RETRO
Zef Serembe - Vrull, - Vashës së largët - poezi

STUDIO
Mario Vargas Llosa - Zhdukja e erotizmit – Përktheu: Bajram Karabolli
Flurans Ilia- Pse shkruaj?

PERSONALITETI
Libra të botuara nga Nurie Emrullai
Nurie Emrullai – Poezi
Nurie Emrullai - Duhet të jetë dashuri
Fatmir Sulejmani - Për poeten Nurie Emrullai artiste e prurjeve cilësore në poezinë shqipe
Virion Graçi - “Plaken zogjtë... ” - Shënime për librin “Vargmale nën dhé”, Nurie Emrullai

IN MEMORIAM
Xhelal Zaganjori - Sinfonia mëngjesore

TË FTUAR
Jorge Luis Borghes – Poezi – Përktheu: Jozef Radi
Virginia Woolf - Shtëpi fantazmash – Përktheu: Ben Andoni
Omar Muhamed Al Amoudi – Poezi - Përktheu: Elmaz Fida
Nino Chakvetadze - Dhë kështu u mësuam të shtiremi që fëmijë - Përktheu Eda Merepeza
Mohamed Ibrahim Al- Qalini - Babai dhe nëna ime nënshkruan letrat e divorcit - Përktheu: Rielna Paja

TË ZGJEDHUR
Shaban Sinani - Shqipja e njësuar dhe përgjegjësia ndaj acquis communautaire
Marsela Neni - Nântë herë grue – poemë
Oana Glasu – Unë isha shumë e gjelbër të dija si shkelet mbi gjethe – poezi
Rexhep Shahu - Çfarë bën në orën kur kam mall për ty..." - Në vend të urimit për librin e ri me poezi të poetes rumune Oana Glasu që shkruan poezi direkt në gjuhen shqipe
Met Dervishi - Rezervati i shqiponjave - fragment poeme
Luan Rama - Nata e gjatë e Alberto Savianit - fragment
Donika Dabishevci - Prishtina e dashnisë!
Ermal Lala - “Spirit” - fragment romani
Albert Vataj - Konak vetmis tande – poezi
Fatmir Minguli- tregim – Udhëtari
Bardhyl Zaimi – Nokturno – poezi
Nada Dosti - Ana tjetër e medaljes
Arif Molliqi –Liria është kryevepër e njeriut të panjohur - poezi
Vaid Hyzoti - Ndaj mbushem me thinja
Ben Andoni - Guri i kokës
Fatbardha Xhani Myslimaj - Unë do të kujdesem që ti të jesh mirë
Shefki Stublla - 100 vite (pa) Shqipërinë
Evisa Mele - E ka nje çmim çdo gjë - poezi
Sabit B. Bajraktari - Thërrimet e Atdheut – poezi
Vojsava Nelo - Mbërriti një mjelmë - poezi
Liljana Kristuli – Te 17–a - tregim
Pal Sokoli – Lakimi i metaforave - poezi
Albin Mehmeti - Gurët e mallkuar

PERSONALITET
Et’hem Haxhiademi – Parathathanëje nga vëllimi lirik “Lyra”
Et’hem Haxhiademi – Nymfat e Shkumbinit - poezi
Durim Çaça- Et’hem Haxhiademi poeti i lirikës dhe tragjikes neoklasiciste shqipe
Shpend Sollaku – Noé - Et’hem Haxhiademi e Gabriele D’annunzio – Fate të skajshme, Andej Burreli – këtej “Il Vittoriale Degli Italiani”

PLUS
Andris Lleskai – 12 Zanë-Orësh për Papë Benediktin e XVI-të

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Melsen Kafilaj - “Izraelitë dhe Filistinë” e Fan S. Nolit në dritën e kriticizmit biblik, rabinik, historik dhe atij filosofik
Afrim A. Rexhepi - Intertekstualiteti dhe intermedialiteti në librin me tregime dashuri në kohën e fejsbukut nga Arlind Farizi
Sherif Selimi - Surrealizmi dhe Fantastika
Jorgji Kote - “Befasime poetike për çdo kohë” A+AAA-
Emilio Sola - Tregimi i fillesës dhe kuptimi i botës që e rrethon - Shënime për romanin e Namik Dokles “Vajzat e mjegullës”, botuar në Spanjë. Përkthyer në spanjisht nga Maria Roces Gonzales
Fatlum Meholli - Romani “Pesë Qoshet” i Mario Vargas Llosës
Migena Kapllani - Në kërkim të poezisë

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 13, 2024
ISBN9798215570166
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    NË 20 VJET NË TIRANË, 4 VJET MË KA PRANUE NË PUNË SHTETI IM

    Fjalim për veten në ditën që iku nga kjo botë Poeti Hamit Aliaj

    I dashur Hamit Aliaj!

    Vdekja jote sot na solli trishtim sepse na e kujtoi se ne të gjithë e kemi me vete vdekjen, por harrojmë se e kemi çdo çast kaq pranë. Në raste të tilla na duket se na sheh në sy vdekja dhe na kap frika prej saj. Bëjmë bè rrejshëm të bëhemi më të mirë, më njerzore por rrejmë.

    Lexoj fjalë me dhimbje që shkruhen për ty, knohen këngë e më përzihen zorrët në bark. Dashnia e tepërt kur nuk të duhet e nuk të hyn në punë bëhët uth e ta shkul shpirtin.

    Ndërsa dëgjoj shiun e fjalëve të mallit e dashnisë së madhe që bjen sot për ty, më godasin në kokë fjalët e tua për pamundësitë e shumta, për mungesë vëmendje, kujdesi e përkrahje nga shteti, nga njerzit e shtetit disa prej të cilëve janë shokët e miqtë tanë, të njohurit tanë.

    Unë i bana 65. Ju hoqa qafe shtetit se tash bëhem pensionist. Megjithëse në 20 vjet në Tiranë, 4 vjet më ka pranue në punë shteti im. Të përshëndes.

    Edhe unë që nuk kam patur kurrë asgjë në dorë bëhëm me turp. Të gjithë bëhemi me turp, por dikush e han turpin me bukë, ska dert. Ti ishe e je shkrimtar mik i dashur, poet i njohur jo për hatër të shtetit as të shokëve e miqve. Ti kishe punë gjithmonë, puna jote ishte krijimi i të bukurës që do të jetojë shumë gjatë për të cilën kanë e do të kenë nevojë njerzit dhe që është shumë e paktë në mbretërinë e shëmtimit.

    Ti nuk ishe meteor, por u linde në një truall të magjishëm njerzish të mëdhej ku në mungesë të shtetit ata njerëz kishin shpikë shtetin e tyre. Linde aty ku lindën Orë e Zana e heroj malsorë që secili prej tyre po të flasësh me të është universitar, akademik, linde aty ku gjalloi Eposi fantastik, u linde në atdheun e Eposit.

    Falë Anton Paplekës që fisnikërisht e quani Mësues, ti Hamit dhe Skënder Buçpapaj spikatët si poetë në qiellin letrar shqiptar sa për një çast u ndalën njerëz e zogj ta dëgjonin këngën tuaj me kumbim të veçantë. Sepse erdhët si veçanti, me një letërsi të pangjashme me letërsinë sovjetike e shkrimtarët sovjetikë, (kupto shkrimtarët e modelit, frymëzimit e shkollës sovjetike).

    Sa ishte diktatura, ajo kishte nevojë për ty e sivëllezërit e tu të rikuperonte e paqtonte sa të mundte veten e saj pasi kishte dënue me zhdukje kolosë si Fishta e sivëllezër të tij. Kishte nevojë për kalorës të fjalës si ti e shokët e tu për të mundë ta sfumonte konfliktin e urrejtjen që kishte shkaktue duke dënue e shpallë armik e reaksionar veriun e vendit, duke e përjashtue nga pushteti, zyrat, selitë, podiumet e presidiumet.

    Ti pothuaj nuk u more vesh me regjimin e ri Hamit. Sepse ti me atë pamjen tënde arkaike e të vjetër ishe më modern se pushtetarët e letrarët e pushtetit, të pushteteve që erdhën pas diktaturës. Ti nuk gënjeje kurrë, nuk e lëndoje krenarinë tënde kurrë, ishe modern i modernëve Hamit sepse kurrë asnjëherë nuk the, o mbret a po ma jep një copë bukë, a po më lejon ta ha një copë bukë... ani se ti nuk kishe të shumtën e kohës rrogë, nuk kishe lekë me ble bukën, me ble një libër, me ble një gazetë sepse shteti ynë nuk të jepte një rrogë, një rrogë për të mbijetue, me mbete gjallë, nuk të jepte një pension special siç ua ka dhënë lloj lloj militanti partiak... siç ua ka dhënë lloj-lloj shkrimtari sovjetik e regjimli…

    Për 20 vjet që banove e jetove në Tiranë, 4 vjet të ka dhënë rrogë shteti ynë pa shpirt, 16 vjet pa rrogë të dënoi shteti ynë, pa të ardhura sepse ti shkruaje poezi, bëje art dhe nuk duhej të haje as të pije as të jetoje. Ti i bëje inferiorë dhe nuk donin të të kishin këshilltar as të brendshëm as të jashtëm zyrtarët bashkiakë, zyrtarët e ministrive a drejtorive të ndryshme të mbipopulluara me këshilltarë… Sepse ti i bëje ta vuanin inferioritetin e tyre para teje.

    E mua më shkruhen para syve të mendjes fjalët e sivëllaut tënd poet Et’hem Haxhiademi që e mbytën në burg politik në Burrel me 1965, që në parathënien e librit të tij të vetëm me poezi Lyra pati shkruar këto fjalë: Dikur nëpër perioda t’errta të vendevet t’jera gjindesh ndonji Mecen a Richelieu, të cilët i murën puntorët e pendës ndën mprojtje. Dhe vetëm për këtë mprojtje këta bamirës e lidhën vehten e tyne me historin e literaturës Rromake e frange. Këtu tek ne ngjanë e kundërta. Mprojtja ma e madhe qi mund t’i bahet nji shkrimtari asht t’a çojnë mësuës ase sekretar në ndonji zyrë të vogël. Nga nji herë ngjan qi e qisin jasht fare dhe nga kjo punë e thjeshtë dhe e lanë pa bukë në të katër rrugët.

    Ti i provove në kurriz këto dhe po të mos ishin fëmijët e tu, familja jote, për shtetin e shoqërinë ti nuk duhej të haje, nuk duhej të jetoje. Shteti ynë sikur është i lumtur ta zhburrërojë prindin në sytë e fëmijëve, ta zhbëjë, ta bëjë të pazotin, të pavlerë babain para fëmijëve… Shtet që lë shkrimtarë pa rrogë, që heq shkrimtarë nga puna dhe i lë pa rrogë dhe Padishahu inë bën art e piktura i ndriçuar nga flakët e Romës

    Veç armiqesisë së dukshme të shtetit që nuk u kujdes për ty i dashur Hamit, pisket edhe mungesa e vemendjes së shokëve, miqve, të njohurve zyrtarë e pasunarë, që një rrogë modeste për ty do t'i fisnikëronte dhe do t'ua bënte më të fisëm, të ndershëm e të dinjitetshëm biznesin, zyrën, karierën.

    Biznesmenë, pasanikë, politiqarë, zyrtarë e shtetarë ka shumë gjithmonë, por shkrimtarë që mbeten ka pak. Ti Hamit ke mbetë në letërsi.

    Nuk blihet me lekë pavdeksia as nderi që jetojnë shumë më gjatë se çfardo lloj pasurie e kësaj bote.

    U derdh ca ditë lumë fjalësh e deklaratash pa asnjë vlerë për ty, fjalë që nuk u afrohen fjalëve tua të epërme që gdhenden në shpirtin e lexusit, por askush nga shteti, nga zyrtarët, nuk pati kurajon e guximin të të kërkojë falje, të thonë, na fal o Hamit Alia, të kërkojë ndjesë publike pse nuk të është gjetë shteti ty, pse të ka braktisë shteti ty shkrimtar, pse shteti të ka lënë 16 vjet pa rrogë ty shkrimtar.

    Asnjë zyrtar shteti nuk foli për ty nuk të kërkoi ndjesë ty sepse ti nuk je shkrimtar i qeverisë, as i vatrës së kulturës të qeverisë që përzgjedh, gradon e shpërblen shkrimtarë qeverie me shëtitje, me fonde e shpërblime, nuk je shkrimtar i politikes, televizionit e mediave, nuk je as shkrimtar i OJQ-ve e OJF-ve të qeverisë, nuk të ka patur askund në llogari qeveria ty sepse nuk ishe as i mitrës së partisë komuniste, nuk ishe pjesë e asnjë çete sovjetësh të cilat i ka në vemendje të dukshme e të padukshme qeveria me bonuse, me pensione të posaçme etj.

    E di se do të më turren të më thonë se është ekonomi tregu… Po, patjetër.

    Por unë kam merak se pak kafe kam pi me ty, edhe se ty të thirrte shpesh bjeshka, froni yt i perëndishëm e më thoje, jam në Tropojë, jam në Kasaj, jam në Gjakovë…

    Lamtumirë o mik!

    Tiranë, me 3.7.2023

    JESSI HALEY

    TË GJITHA GRATË QË KANË FITUAR ÇMIMIN NOBEL NË LETËRSI

    Një histori e shkurtër

    Tetorin e kaluar, Annie Ernaux u bë gruaja e shtatëmbëdhjetë që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo është gjithashtu gruaja e parë franceze, shtetasja e gjashtëmbëdhjetë franceze, e nëntëdhjetë e gjashta evropiane dhe personi i 119-të që e fiton. Duke reaguar ndaj lajmit, Ernaux tha: Të marr çmimin Nobel, për mua do të thotë përgjegjësi për të vazhduar...Duke folur si grua, s’më duket se ne gratë jemi të barabarta në liri, në pushtet.

    Muaj më vonë, Ernaux e formësoi ligjëratën e Nobelit rreth kësaj ndjenje përgjegjësie, duke thënë: Nuk e shoh si fitore individuale çmimin Nobel që më është blatuar. Nuk ka të bëjë as me krenarinë dhe as me modestinë fakti që unë e shoh, në një farë kuptimi, si një fitore kolektive.

    Pohimi i Ernaux për një përkatësi kolektive për një çmim shumë individual, e përafron me gjashtëmbëdhjetë gratë e tjera që kanë fituar çmimin që nga fillimi në vitin 1901, ashtu si edhe theksi tek tensioni midis sistemit patriarkal prej të cilit rrjedh Nobeli (dhe përfaqëson) dhe pozicionit strukturor të disa prej fituesve të tij, veçanërisht të grave. Kur u pyet nëse e priste çmimin, laureatja e vitit 2013 Alice Munro u përgjigj: Oh, jo, jo! Sepse isha grua!... Thjesht e vlerësoj shumë nderimin që më bëhet, e vlerësoj tej mase, por thjesht s’e kam menduar kështu. Duke mësuar për fitoren e saj nga një grup gazetarësh ndërsa kthehej në shtëpi nga një vizitë në spital, tetëdhjetë e shtatë vjeçarja Doris Lessing u habit: Para shumë kohësh më kanë thënë se nuk më pëlqenin dhe s’do ta merrja kurrë... Ata dërguan një zyrtar të veçantë për të më thënë. E rrethuar nga kamerat e zhurmshme, Lessing premtoi: Ju betohem se do të reflektoj në shtëpi për të gjetur disa fjali të përshtatshme, të cilat do t'i përdor tani e tutje.

    Përtej ndjenjës së hyrjes papritmas në një klub burrash dhe peshës së përbashkët që vjen me këtë hyrje, ka pak fije të dukshme lidhëse mes grave shkrimtare të Nobelit. E përbashkëta ka të bëjë me ndikimin, arritjen dhe gjininë, por ka deri diku pak për sa i përket kombësisë, zhanrit, stilit dhe përvojës. Pra, çfarë do të thotë të fitosh një çmim Nobel si grua apo për secilën fituese, në një kohë dhe vend të caktuar, të mbartësh kurorën që të sjell ky vlerësim? Dhe çfarë mund të mësojmë ne, si lexues, në kohën dhe vendet tona, nga mënyra se si këto gra, në ligjëratat e tyre të Nobelit, i japin kuptim këtij vlerësimi?

    Shkrimtarët që fitojnë çmimin Nobel duhet që në fushën e letërsisë, të kenë krijuar veprën më të shquar në një drejtim idealist. Ky është kriteri i vendosur në testamentin e Alfred Nobelit, një suedez që ndoshta ndryshoi më shumë botën duke shpikur dinamitin. Ndonëse fusha e tij profesionale ishte shkatërrimi, ai donte që çmimi me emrin e vete të vlerësonte njerëzit, vepra e të cilëve i ka sjellë përfitimin më të madh njerëzimit.

    Ky vendim krijon një lloj solemniteti të paqartë dhe përgjegjësi të madhe për laureatët. Grave që kanë fituar çmimin e letërsisë u janë caktuar role si rrëfimtare epike e përvojës femërore ose kundërshtare e aparteidit. Kuptohet se ato përfaqësojnë kombe, ideologji dhe breza të veçantë. Në të njëjtën kohë, duhet të na përfaqësojnë të gjithëve (veçanërisht të gjitha gratë); ata duhet, me fjalët e tyre, të ndriçojnë universalen nëpërmjet të veçantës.

    Laureatët zgjidhen nga një komision, anëtarët e tij janë anëtarë të Akademisë Suedeze, një grup prej tetëmbëdhjetë profesionistësh letrarë (De Aderton, Të Tetëmbëdhjetët) me mandat të përjetshëm. Akademia u krijua nga Mbreti Gustav III në vitin 1786, kështu që ajo i paraprin Fondacionit Nobel për 115 vjet. Komisioni zgjodhi gruan e parë fituese të Nobelit tetë vjet pas ekzistencës së çmimit. Kjo ndodhi pesë vjet përpara se të zgjidhnin një grua në radhët e tyre (e njëjta grua në të dyja rastet: Selma Lagerlöf, e cila mori hua nga realizmi, por iu kthye romantikes në trillimet e saj folklorike).

    Alfred Nobel zgjodhi Akademinë Suedeze si arbitrin e çmimit të letërsisë, ashtu siç zgjodhi grupet për të përzgjedhur laureatët nga kategoritë e tjera (kimi, paqe, mjekësi, ekonomi). Udhëzim i vetëm për komisionin ishte që, në përzgjedhjen e laureatëve, të mos merret parasysh kombësia, por që çmimi t'i jepet personit më të denjë, pavarësisht nëse është ose jo skandinav.

    Pra, me udhëzime minimale, por fisnike, një manjat armatimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë la trashëgim një çmim që ende frymëzon debate të ashpra, festime të mëdha dhe baste në internet në të gjithë globin. Natyrisht, gjeografia dhe politika ndërkombëtare janë të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha çmimet Nobel, dhe letërsia nuk përbën asnjë përjashtim. Shumë fitues evropian, shumë të bardhë, shumë burra, ftiues shumë kontradiktorë ose shumë i ndikuar nga baticat iluzore kulturore - kritikat ndaj zgjedhjeve të komisionit janë të shumta çdo vit. Përmbledhjet se cilët janë laureatët dhe nga vijnë ata mund të arrijnë te më shumë njerëz sesa veprat e shkruara të fituesve (përveç rastit të Bob Dylan), duke e bërë identitetin dhe kombësinë një pjesë kryesore të çdo çmimi.

    Megjithëse Selma Lägerlof fitoi në vitin 1909, gati gjysma e totalit të çmimeve për gratë janë përqendruar vetëm në tetëmbëdhjetë vitet e fundit. Shumica e laureateve gra janë nga Evropa, si dhe shumica e laureateve të letërsisë në përgjithësi. Autorja e parë latino-amerikane që fitoi ishte një grua (poetja kiliane Gabriela Mistral, çmimi iu dha në vitin 1945), dhe mbetet e vetmja grua latino-amerikane që ka fituar. Romancierja amerikane Toni Morrison është e vetmja grua me ngjyrë e njohur deri më sot, dhe grupi i fitueseve mbetet kryesisht i bardhë. Për sa i përket përvojës së jetuar, fituesit janë përballur me urinë, luftën, shpërnguljen, romancën e paligjshme, racizmin, amësinë, prestigjin, talljet dhe më shumë më tepër.

    Përsëri, çfarë do të thotë për një grua të fitojë Çmimin Nobel në Letërsi, për jetën dhe veprën e shkrimtares? Për disa, si bjellorusja Svetlana Alexievich (krijuesja e romanit dokumentar) dhe për poeten dhe romancieren austriake Herta Müller, do të thotë papritur të bëhesh e dukshme: dalje në gazeta, ribotime, përkthime të reja. Për të tjerët (Lessing, Morrison dhe romancieren afrikano-jugore Nadine Gordimer), është një gur themeli në një karrierë monumentale që njerëzit e kanë parashikuar prej vitesh.

    Për të gjitha ato, kjo do të thotë afërsisht një milion dollarë si para të çmimit dhe të paktën një rritje e përkohshme në shitjet e librave. Dhe kjo është ndoshta një përvojë e re për fituesin. Miqtë e Ëisłaëa Szymborska-s e quajtën fituesen e saj tragjedia e Nobelit, sepse poetja polake me jetë krejt private nuk ishte në gjendje të shkruante për vite të tëra pas dyndjes së vëmendjes ndaj saj. Ndërkohë, Morrison mblodhi miqtë për të festuar me të në Stokholm. Më pëlqen çmimi Nobel, tha ajo. Sepse ata dinë të organizojnë një festë. Fitimi i çmimit në vitin 2015 nuk e mbrojti Alexievich-in nga mërgimi i saj të dytë në vitin 2020. Duke u përballur me rrëmbimin dhe arrestimin, ajo u largua - duke lënë pas dorëshkrimet, shtëpinë dhe një pjesë të botës, historinë e së cilës ajo shpiku një zhanër të ri për të treguar.

    Pavarësisht se çfarë do të thotë njohja për këto gra personalisht, emrat e tyre gjithmonë do të shoqërohen me frazën fituese të çmimit Nobel sa herë që shfaqen në shtyp. Pavarësisht se çfarë kuptojnë lexuesit e ardhshëm për historinë, procesin dhe statistikat e çmimit Nobel, ky emërtim ka të ngjarë t'u sugjerojë atyre diçka të rëndësishme për veprën e shkrimtarëve. Dhe pa marrë parasysh se nga është shkrimtarja, pavarësisht se për çfarë apo për kë shkruajnë, në pranimin e çmimit ato të gjithë pranojnë një detyrë të madhe: gjetjen e fjalive të përshtatshme për të mbajtur një ligjëratë (ose, në rastin e Munro-s, një bisedë) që nyjëton rëndësinë e letërsisë dhe kuptimin e veprës së tyre jetësore.

    Kur i lexon së bashku, reflektimet e grave fituese të Nobelit zbulojnë një larmi idesh rreth asaj se çfarë mund të bëjë letërsia dhe ndjenjën e përgjegjësisë që ka zbatuesi i tyre ndaj këtyre ideve. Ndërsa ligjëratat ndryshojnë shumë në përmbajtje – nga mësimet konkrete politike të Lessing-it dhe Gordimer-it deri te përsiatjet më të mëdha abstrakte të Szymborska-s, te fabulat personale (Müller) dhe universale (Morrison) – secila prej tyre përmban vëzhgime që janë njëherësh shumë të ndërlikuara dhe plotësisht të vërteta.

    Duke u treguar e drejtëpërdrejtë, tipike për të, mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor Munro pohon se e dinte që mund të shkruante për jetën kanadeze në qytetet e vogla, sepse: Unë mendoj se çdo jetë mund të jetë interesante, çdo mjedis mund të jetë interesant.

    Morrison-i, romanet e të cilit hulumtojnë kaq shumë aspekte të jetës së zezakëve amerikane me gjuhë sa të përpiktë aq edhe poetike, argumenton se gjuha nuk mund të arrijë ta shprej jetën kurrë një herë e përgjithmonë. As nuk duhet… Forca , lumturia e saj qëndron në afrimin drejt të parrëfyeshmes.

    Lessing, duke përdorur shumë shpesh një ton thumbues (ndonjëherë cinik) në romanet e saj të politikës së mllefosur, kolonializmit dhe të ardhmes së imagjinuar, është shpresëdhënëse: Janë historitë tona ato që do të na rikrijojnë, kur të jemi të tronditur, të lënduar, madje të shkatërruar. Është rrëfimtari, krijuesi i ëndrrave, krijuesi i miteve, ai që është feniksi ynë, ai që na përfaqëson në më të mirën tonë dhe në mënyrën më krijuese.

    Vepra e Müller-it përshkruan skena të brendshme, impresioniste të jetëve të mbytura nën diktaturën e Nikola Çausheskut në Rumani. Ajo shpjegon: Në fund të fundit, sa më shumë fjalë të na lejohet të përdorim, aq më të lirë bëhemi. Në gjuhën e poezisë, ku çdo fjalë peshohet, asgjë nuk është e zakonshme apo normale... asnjë ekzistencë e vetme, ekzistenca e askujt në këtë botë. Vetëm Szymborska, e cila dikur shkroi Pas çdo lufte/dikush duhet të pastrohet, mund të jetë kaq e butë dhe kaq e vendosur në të njëjtën kohë.

    Gordimer, romanet e të cilës gërmojnë në rrënojat njerëzore të shkaktuara nga racizmi i institucionalizuar dhe ciklet e dhunës, pohon se të shkruarit është gjithmonë dhe njëherësh një hulumtin i vetes dhe i botës; i qenies individuale dhe kolektive.

    Ligjërata e Nobelit e çdo shkrimtari përfshin diçka që mund të thuhet për veprën e grave të tjera që kanë fituar, diçka që mbledh veprën individuale nën një ombrellë të dobisë për njerëzimin. Çdo shkrimtare është e aftë, në mënyrën e vet (duke reflektuar stilin, kohën, vendin dhe politikën e saj), të shpjegojë se si njohja e veprës së saj është pjesë e një historie të gjatë dhe të përbashkët. Por nëse ndonjë nga ligjëratat përmban diçka të ngjashme me një slogan, ajo duhet të jetë e Alexievich-it (e përshtatshme për një shkrimtare, vepra e të cilës, në thelbin e saj, synon të thurë këndvështrime të ndryshme në një tërësi të ndërlikuar). Në ceremoninë e marrjes së çmimit, ajo u kujton lexuesve dhe shkrimtarëve: Unë nuk qëndroj vetëm në këtë foltore... Ka zëra rreth meje, qindra zëra.

    Shënim i përkthyesit: Kjo është parathënia e përmbledhjes Zërat rreth meje: ligjëratat e Nobelit, (2023) e cila përmban ligjëratat e plota nga Svetlana Alexievich, (2015), Nadine Gordimer (1991), Doris Lessing, (2007), Toni Morrison (1993), Herta Müller (2009), Alice Munro dhe Wislawa Szymborska (1996).

    Gratë fituese të Nobelit për Letërsi janë: 1. Selma Lagerlöf, Nobel 1909, Suedi 2. Grazia Maria Deledda, Nobel 1926, Itali 3. Sigrid Undset, Nobel 1928, Norvegji, 4. Pearl Buck, Nobel 1938, SHBA, 5. Gabriela Mistral, Nobel 1945, Kili, 6. Nelly Sachs, Nobel 1966, Gjermani, 7. Nadine Gordimer, Nobel 1991, Afrikë e Jugut, 8. Toni Morrison, Nobel 1993, SHBA, 9. Wisława Szymborska, Nobel 1996, Poloni, 10. Elfriede Jelinek, Nobel 2004, Austri, 11. Doris Lessing, Nobel 2007, Britani e Madhe, 12. Herta Müller, Nobel 2009, Rumani, 13. Alice Munro, Nobel 2013, Kanada, 14. Svetlana Alexievich, Nobel 2015, Ukrainë, 15. Olga Tokarczuk, Nobel 2018, Poloni, 16. Louise Glück, Nobel 2020, SHBA, 17. Annie Ernaux, Nobel 2023,

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1