Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 14
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 14
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 14
Ebook863 pages9 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 14

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 14. (Special Edition: Albanian Martyr Writers)

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 14. (Botim i Veçantë: Shkrimtarët Martirë të Shqipërisë)

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

NUMËR SPECIAL KUSHTUAR SHKRIMTARËVE MARTIRË
Rexhep Shahu

FAQET E REDAKSISË
Toni Morrison
Ismail Kadare
Izet Duraku
Xhemal Ahmeti
Primo Shllaku
Fatmir Sulejmani

LETRA
Remzi Islamaj

RETRO
Ovidi
Pjetër Budi
Pjetër Bogdani
A. S. Pushkin

IN MEMORIAM
Martin Camaj
Adem Demaçi

PERSONALITETI
Havzi Nela
Besnik Mustafaj
Agim Spahiu
Agron Tufa
Rexhep Shahu
Visar Zhiti
Isa Halilaj
Fejzulla Gjabri
Luan Rama
Shkëlqim Abazi

TË FTUAR
Osip Mandelshtam
Boris Pasternak
Nelly Sachs
Marina Cvjetajeva
Ahmet Altan
Adam Michnik
Fredriko Garsia Lorka
Migel Ernandes
Janis Ricos
Luan Rama
Rober Deno –poezi
Banjamin Fondane
Czeslaw Milosz
Rëne Blik
Jan Kampert
Nikolla Vapcarov
Mikllosh Radnoti
Tadeush Holender
Harro Shulce
Bruno Schulz
Borislav Pekić
Andrej Pllatonov
Isikava Takuboku
Cesare Pavese
Cesare Pavese
Ana Blandiana
Alexander Rodan
Déry Tibor
Czeslaw Milosz
Dragoslav Mihailović
Isak Babel
Paul Celan
Vojtech Jenčik
Menelaos Ludemis
Faludy György
Vojtech Belák
Pavol Brodnaňský
Štefan Sandtner
Ladislav Záborský
Venko Markosvki
Vaclav Havel
Milan Šimečka
Paul Goma
Eva Kantûrková

PERSONALITET
Vilson Blloshmi
Genc Leka
Trifon Xhagjika
Sadik Bejko
Petrit Ruka
Faruk Myrtaj
Ismail Kadare
Luan Rama

TË ZGJEDHUR
Vinçens Prenushi
Dom Ndre Zadeja
Lazër Shantoja
Beqir Çela
Ethem Haxhiademi
Lazer Radi
Gjergj Komnino
Musine Kokalari
Mustafa Gërblleshi
At Zef Pllumi
Fatos Lubonja
Jusuf Gervalla
Alush Canaj
Agim Ramadani
Rexhep Elmazi
Latif Berisha
Ymer Elshani
Sadudin Gjura
Merxhan Avdyli
Hydajet Hyseni
Ismail Syla
Bajram Kosumi
Januz Januzaj
Remzi Ademaj
Sabit Rrustemi
Frederik Rreshpja
Jamarbër Marko
Jorgo Bllaci
Pano Taçi
Zyhdi Morava
Pjetër Arbnori
Bashkim Shehu
Bedri Myftari
Amik Kasoruho

PLUS
Albbeht Hausgofer
Asteris
Karell Destovnik—Kajuh
Marián Skala
Nurije Zekaj
Bahri Fazliu
Fazli Greiçevci
Gani Helshani
Teki Dervishi

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Arshi Pipa
Preç Zogaj
Bardhyl Londo
Hamit Aliaj
Namik Dokle
Behar Gjoka
Neritan Ceka
Ndue Dedaj
Albert Vataj
Istref Haxhillari
Ahmet Premçi
Vera Istrefaj
Eva Gjoni
Dëfrim Cani
Sulejman Dida
Adi Darsi
Çerçiz Loloçi
Agron Tufa
Hekuran Koka
Shefqet Hoxha
Bujar Balliu
Agron F. Fico
Xheni Shehaj
Mehmetali Rexhepi

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 24, 2020
ISBN9781370972746
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 14
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    DY FJALË FALËNDERIMI !

    Me 10 gusht 2018 është 30 vjetori i ekzekutimit me varje në litar në publik, të poetit martir Havzi Nela, në një shesh në verilindje të qytetit të Kukësit.

    Kemi 30 vjet që nuk i shpëtojmë dot atij litari. Edhe pse shumëkush nuk do ta shohë apo kujtojë atë litar, ai nuk i hiqet askujt nga sytë e mendjes. Duam ta harrojmë e nuk e harrojmë, dhe ashtu instinktivisht na shkon dora te qafa për ta larguar, për ta heqë nga qafa atë litar. Për ta heqë nga mendja, nga sytë e mendjes, për të shpëtuar prej tij, prej frikës, ankthit e mallkimit që ka 30 vjet që na ndjek.

    30 vjet që na shfaqet në dritë e në terr poeti Havzi Nela duke u lëkundë në litar si për të na kujtue përditë që të ruajmë qafën nga litari, të mos na hedhë ndokush litar në qafë.

    Kemi arritë bashkë me Izetin dhe po paraqesim një numër special reviste që është i rrallë, i papërsëritshëm e do ta kishin zili gjithë katedrat e letërsisë të universiteteve, gjithë pedagogët e profesorët e letërsisë dhe do të krenohej çdo botues më shumë se sa po krenohem unë. Por nuk e nxë një numër reviste sado i madh të jetë gjithë dhunën, dramën, dhimbjen e botës për shkrimtarët martirë pasi ajo është shumë e madhe, e rëndë kur lexon: u var, u pushkatua, vdiq në burg, vdiq në tortura...

    Në 25 vitet e fundit poeti martir Havzi Nela është kujtuar, është nderuar, i janë gjetë eshtrat në një gropë shtylle ku e kanë groposë pingul, vertikalisht, por nuk i është gjetë koka dhe zoti e di se ku e ka kokën. Si Lorka që s’e e di ku i ka eshtrat... Është rivarrosë me nderime në fshatin e tij Kollovoz në vitin 1993, pesë vjet pas varjes, ku ka qenë i pranishëm Pjetër Arbnori, bashkëvuajtësi i tij i burgjeve, janë bërë mbledhje e përkujtime për të, janë publikuar rreth një mijë vargje të tij nga rreth pesëmijë që ka gjithsej në shtatë fletoret e tij poetike. Janë shkruar libra, shkrime, por gjithmonë do të ketë ç’të shkruhet e të thuhet për të e prej tij. Pasi përmasa e veprës së tij në shërbim të lirisë, është gjithmonë e më e pamatshme, gjithmonë frymëzuese sa herë kërcënohet liria.

    Tridhjetë vjet pas ekzekutimit të dënimit me varje në litar të poetit Havzi Nela, Bashkia e Kukësit i bëri bust bronxi. Me 12 qershor 2018 e vuri në piedestalin e nderit, organizoi Sesion Përkujtimor për poetin ku morën pjesë si askund e asnjëherë për ndonjë poet tjetër rreth 30 shkrimtarë kryesorë të vendit, ia ndërtoi shtëpinë në Kollovoz, për ta bërë shtëpi muze të vizitueshme e frymëzuese për dashnorët e lirisë.

    Në këto rrjeshta, dua të shpreh krenarinë për këtë botim special të revistës Illz, botim që angazhoi shumë figura të letërsisë e përkthimit, botim që vështirë të përsëritet por që do të mbetet model, dua të shpreh mirënjohje të pafundme për shkrimtarët që shkruan enkas, për miqtë e revistës që e mundësuan këtë gjë. Nuk do të bëhej kjo revistë speciale pa mikun tim Izet Duraku, drejtor i revistës, me të cilin si ranën për diamantët sitim fjalët që duhet të mbeten në letrat tona. Nuk do të bëhej kjo revistë pa sigurinë e garancinë që na e jep në mënyrë konstante sponsori i revistës dhe i botimeve speciale të Klubit të Poezisë, humanisti Flamur Hoxha, falë të cilit revista Illz po bëhet institucion letrar besimi. Për këtë numër special reviste e ndjej detyrim të falenderoj kryetarin e bashkisë Kukës, z. Bashkim Shehu dhe kryetarin e bashkisë Librazhd, z. Kastriot Gurra për ndihmën e mbështetjen e tyre.

    Nuk do të bëhëj ky numër special reviste kaq serioz e i lakmueshëm për dekada që do të vijnë, pa ndihmën e jashtëzakonshme të shkrimtarit e përkthyesit të talentuar Agron Tufa, pa ndihmën e pakursyer dhe angazhimin maksimal të shkrimtarit e përkthyesit fisnik Granit Zela, pa angazhimin special të studiuesit Xhemal Ahmeti që na kushtoi kohë, vemendje e përkushtim shkencëtari duke na e bërë më serioze revistën, pa përkrahjen pa kushte të poetit të madh edhe në mirësi Sadik Bejko që ka përgatitë rubrikën për Vilson Blloshmin e Genc Lekën, pa ndihmën elegante në përzgjedhje, përkthim e përcjellje të shkrimtarit Luan Rama, të përkthyeses e përzgjedhëses Eda Merepeza, Enela Allkushi, pa dashamirësinë e shkrimtarëve të njohur të vendit që u përfshinë me shkrimet e tyre për Havzi Nelen e shkrimtarët martirë, si rrallë herë tjetër.

    Lista e miqve të revistës Illz që dua të falenderoj është e madhe se të mëdha kanë qenë prurjet për këtë numër special dhe speciale kanë qenë kontributet e gjithë miqve.

    Faleminderit të gjithëve!

    TONI MORRISON

    Toni Morrison u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1993. Ajo është autore e shumë romaneve, duke përfshirë romanet Sula, Kënga e Solomonit, I dashuri më së fundi, Mëshirë. Ajo është vlerësuar edhe me çmimin kombëtar të kritikës së librit dhe me çmimin Pulitzer për prozën e saj.

    SHKRIMTARËT QË PËRBALLEN ME RREZIKUN

    Regjimet autoritare, diktatorët, despotët janë shpesh, por jo gjithmonë, budallenj. Por asnjëri prej tyre nuk është aq budalla sa t’u lërë shkrimtarëve largpamës, disident dorë të lirë për të botuar gjykimet e tyre apo për t’iu bindur instinkteve të tyre krijuese. Ata e dinë këtë e bëjnë duke marrë rrezikun në sy. Nuk janë aq budallenj sa të heqin dorë nga kontrolli (i hapur ose i fshehtë) i medias. Metodat e tyre përfshijnë mbikëqyrjen, censurën, arrestimin, madje edhe vrasjen e atyre shkrimtarëve që e informojnë dhe e shqetësojnë publikun. Shkrimtarët që janë të trazuar, ata që ngrejnë pyetje duke dyshuar, duke i parë gjërat në një këndvështrim tjetër më të gjerë, gazetarët, eseistët, shkruesit në blogje, poetët, dramaturgët, mund t’i hapin punë shtypjes sociale që funksionon si një gjendje kome për popullatën, një gjendje kome të cilën despotët e quajnë paqe dhe këta janë ata që ndërpresin hemoragjinë e gjakut të luftës i cili shndërrohet në ushqim për përkrahësit e politikës së forcës dhe spekulatorët që fërkojnë duart.

    Ky është rrezik i tyre. I yni është i një tjetër lloji. Sa e zymtë, e padurueshme, e urryer bëhet eksiztenca kur ne nuk na lejohet krijimi i veprës së artit. Fakti qëjeta dhe vepra e shkrimtarëve të cilët përballen me rrezikun duhet të mbrohen, është një nevojë e ngutshme, por bashkë me këtë ngut, duhet të sjellim në kujtesë se mungesa e tyre, bllokimi i punës së shkrimtarit, zhdukja e tij mizore, është një rrezik po aq real edhe për ne. Shpëtimi që duam për ta është një bujari më vete. Ne të gjithë i dimë kombet që mund të identifikohen nga arratia e shkrimtarëve nga brigjet e tyre. Këto janë regjimet ku frika e shkrimit të pambikqyrur përligjet prej tyre, ngaqë e vërteta i shqetëson. Është shqetësim për luftënxitësin, torturuesin, hajdutin e korporatave, kalemnxhijtë e politikës, sistemin e korruptuar të drejtësisë, si dhe për një publik në gjendje kome.

    Shkrimtarët e papërsekutuar, të paburgosur, shkrimtarët e bezdisshëm janë shqetësues për injorantin mujshar, racistin tinëzar dhe grabitqarët që ushqehen nga burimet e botës.

    Alarmi, ky shqetësim për ngritjen e problemeve nga shkrimtarët është iluminues për shkak se ky veprim është i hapur dhe i pambrojtur, por nëse nuk mbikqyret nga policia është kërcënues. Rrjedhimisht shtypja historike e shkrimtarëve është shenjë e hershme paralajmëruese e zhdukjes së të drejtave dhe lirive të tjera që pasojnë.

    Historia e shkrimtarëve të persekutuar është po aq e gjatë sa historia e vetë letërsisë. Dhe përpjekjet për të censuruar, për ta lënë të vdesë urie, për të na disiplinuar dhe për të na asgjësuar ne, përbëjnë shenja të qarta se diçka e rëndësishme ka ndodhur. Forcat kulturore dhe politike mund të rrafshojnë të gjithë llojet a arteve, përveç të sigurtit, të gjitha llojet a arteve por të miratuar nga shteti.

    Më kanë thënë që ekzistojnë dy reagime njerëzore ndaj perceptimit të kaosit: ndërrimi i emrave dhe dhuna. Kur kaosi është thjesht e panjohura, ndërrimi mund të arrihet pa asnjë përpjekje – një specie, yll, formulë, barazim, prognozë e re. Ndodh gjithashtu edhe krijimi i një harte, katagolizimi i gjithçkaje, ose krjimi i emrave të rinj për zona gjeografikë që mungojnë, për peizazhe dhe popullsinë. Kur kaosi bën qëndresë, ose duke e reformuar veten ose duke u rebeluar kundër një rendi të imponuar, dhuna shihet të jetë si reagimi më i shpeshtë dhe më racionali në përballjen me të panjohurën, të kobshmen, të egrën, të paarsyeshmen dhe të pakorrigjueshmen.

    Reagime racionale mund të jenë censura, internimi në kampe, burgjet, ose vdekja, vetëm për ty ose bashkë me të tjerët në luftë. Nuk ka megjithatë një reagim të tretë ndaj kaosit, për të cilin nuk më kanë folur, i cili është heshtja. Një heshtje e tillë mund të jetë pasiviteti dhe mosdëgjimi. Mund të jetë frika paralizuese. Por mund të jetë edhe arti.

    Ata shkrimtarë që e ushtrojnë zejen e tyre afër ose larg fronit të pushtetit politik, atij ushtarak, në ndërtesën shtetërore perandorake apo në shtëpizën e tij, mund të krijojnë një kuptim përballë fytyrës së kaosit duhet të mbështeten, të mbrohen. Dhe është e drejtë që një mbrojtje e tillë të nisë nga shkrimtarët e tjerë.

    Dhe është e domosdoshme jo vetëm për të shpëtuar shkrimtarët e rrethuar, por për të shpëtuar veten tonë.

    Mendimi që më bën të sjell në kujtesë me tmerr fshirjen e zërave të tjerë, të romaneve të pashkruara, poezive të pëshpëritura ose të gëlltitura nga frika e përgjimit nga njerëz të këqinj, jashtëligjshme gjuhë të nxjerra jashtë përdorimit që fliten nëpër kthina nëntokësore, pyetjet e eseistëve që sfidojnë autoritetin që nuk janë bërë kurrë, drama të pavëna në skenë, filma që nuk janë shfaqur-ky mendim më kthehet në makth. Është sikur një univers i tërë ngjyroset me bojë të zezë.

    Disa lloje traumash tek disa popuj janë aq të mëdha, në mënyrë mizore, sa ndryshe nga paraja, ndryshe nga hakmarrja, madje ndryshe nga drejtësia, dhe madje ndryshe edhe nga drejtësia, ose të drejtat, apo vullneti i mirë i të tjerëve, vetëm shkrimtarët mund të përkthejnë trauma të tilla, ta kthejnë dhimbjen në kuptim, duke e forcuar përfytyrimin për të moralshmen.

    Jeta dhe vepra e shkrimtarit nuk janë një dhuratë për njerëzimin; ato janë domosdoshmëri.

    Përktheu: Granit Zela

    ISMAIL KADARE

    NJË MESAZH FRIKËSIMI DHE TMERRI

    Po ju dërgoj mesazhin tim të solidaritetit, për përkujtimin e poetit martir Havzi Nela. U mbushën njëzet vite që iu mor jeta, me një nga format më të vjetra e më barbare të dënimit që ka njohur njerëzimi: me varje. Vetë kjo formë e sidomos ky afat njëzetvjeçar, tingëllojnë të pabesueshme. Prej kohësh nuk ka patur vrasje poetësh në kontinentin europian. E aq më pak prej kohësh nuk ka patur varje, por Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në kontinentin e qytetëruar të popujve. Shqipëria në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në shkallë planetare.

    Rendi komunist i egërsuar nga shenjat e para të lirisë, ashtu si bisha që egërsohet prej sinjaleve të dritës, donte të jepte një mesazh të kundërt me shpresën. Një mesazh frikësimi dhe tmerri. Dhe, për të qenë i besueshëm se ende nuk do të bënte asnjë lëshim, për të bindur të tjerët dhe veten e vet se ende ishte i aftë të vriste, zgjodhi formën më barbare të marrjes së jetës: varjen me litar.

    Një poet u lëkund në trikëmbësh, në qytetin verior të Kukësit.

    Kjo tregonte se programi themelor i stalinizmit shqiptar, vazhdonte të mbetej i pandryshuar. Ashtu si në vitet 1945-1947, kur rrëzoi me plumb e me litar elitën

    kulturore, fetare e politike shqiptare, ashtu si më pas kur rrëzoi mijëra të tjerë, ky program vazhdoi të mbështetej mbi krimin dhe kryesisht mbi krimin. Krimi i jepte kurajo në orët e panikut, krimi i qetësonte në orët e ligështimit. Pa krim shefat komunistë ndiheshin të dobët e të squllët. Me krimin ndiheshin trima, si gjithë frikacakët.

    Poeti Havzi Nela, që po të ishte gjallë do të festonte së shpejti 75-vjetorin e lindjes së tij është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë. Krahas hezitimit për të dënuar krimet e komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t'u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo vetëm nuk bënë asgjë për lirinë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.

    Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo lloj maske.

    Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë drejtpeshimin e munguar.

    Martirët e kanë qetësinë e tyre atje ku pushojnë. Është shoqëria shqiptare ajo, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë të gjithë.

    IZET DURAKU

    HAVZI NELA, ORFEU I LIRISË

    Motivet për tu rreshtuar përkrah Havzi Nelës do të mbeten gjithnjë të forta dhe nxitëse për gazetarët, krijuesit dhe për të gjithë dashamirësit e fjalës së lirë. Sepse do të ndjehet gjithnjë nevoja për të nderuar lirinë dhe martirët e saj.

    Përpjekja për dinjitet e mirësi njerëzore dhe mbrojtja e shëndetit tonë moral nuk do të vjetërohet, ashtu si do të mbetet përherë i ri guximi i poetit për tu përballur dhe ndeshur me dhunën çnjerëzore e antishqiptare që synoi shpërfytyrimin e racës sonë.

    Figura e Havzi Nelës bën që të meken e belbëzojnë edhe më fanatikët e djeshëm. Ata nuk kanë guxuar t’i kundërvihen kurrë ballas figurës së tij. Nuk kanë mundur t’i mohojnë guximin, trimërinë, besën, as përkushtimin atdhetar.

    Nuk është e rastit që për Havzi Nelën nuk kanë ngurruar të shprehen krijues të shumtë. Secili prej tyre ka ndriçur anë të ndryshme të njeriut që i jetoi të gjitha stinët e vuajtjes duke u rebeluar ndaj botës së mbrapshtë dhe armiqësore me të. Havzi Nela nuk e nisi jetën e tij si hero, por u bë hero i vetvetes si triumf i moralit të njerëzishëm në një kohë të pamoralshme dhe vrasëse njëkohësisht.

    Nuk jam i sigurtë në se Havzi Nela e njihte mirë mitin e lashtë të Orfeut që me këngën e tij qetësonte kafshët më të egra, detyronte pemët të përkulnin degët dhe gurët të lëviznin. Efektin magjik të fyellit dhe të këngës ai pati fatin ta njihte. Para se ta burgosnin, Havzi Nela mbahet mend si këngëtar që u ndoq me dashamirësi në Kukës, Shkodër e gjetkë. Në fyellin e tij ndiheshin lartësitë e bjeshkëve, pyje, livadhe, ujra të kristaltë, fluturime zogjsh e qiej të kthjelltë e të turbullta të fateve tona në rrjedhë të historisë ku më shumë se hareja e fitoreve shfaqej trishtimi i humbjeve shekullore.

    Burgu i rrëmbeu këngën, fyellin e tij. Në terrin e netëve Havziut i u desh ta rishpikë edhe njëherë këngën dhe fyellin e tij. Qelitë i burgosën vetëm trupin, ndërsa shpirti i tij, i çliruar nga prangat u shndërrua, siç thotë Kadare, në një kambanë që binte dhe ende bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.

    I sigurtë në përtëritjen universale të jetës, Havziu nuk hoqi dorë nga bindja se natës së gjatë të dimrit do t’i vinte fundi. Ai nuk e përjetoi rënien e diktaturës komuniste, por e pa qartë fundin e saj. Gjashtë fletore me vjersha arritën të dalin nga qelitë e Kampit shfarosës të Burrelit. Edhe fletorja e shtatë gjithashtu e shkruar nga vendinternimi i Arrnit, arriti të zhburgoset dhe të muroset për tu ruajtur në shtëpinë e vjetër të vendlindjes ku e qante nëna për së gjalli e ku jetonin me vështirësi vëllezërit.

    Në shtatë fletore me më shumë se 5500 vargje, Havzi Nela, ndërtoi botën e tij poetike duke provuar se mund të krijohet edhe në kushtet e një izolimi të thellë, pa laps e pa fletore, siç thotë në shënimet e tij, duke i përsëritë me vetveten vargjet e duke i rimuar me gishta në vendet ku ishte më i vetmuar. Për më tepër, kur i hodhi në letër, s’pati kohën e duhur për të lëmuar stilin dhe zgjedhur metaforën. Ai e dinte se syri i hafijes e ndiqte kudo me një zell të shtuar. Kur lexova vjershat e tij citon Petrit Palushi, poetin e shquar Azem Shkreli, pata një tronditje në shpirt. Ato vjersha qenë të thjeshta, nuk kishin shumë figura artistike, por qenë fati i njeriut që kërkonte vazhdimisht liri brenda ferrit.

    Burgu nuk është kulla e fildishtë për krijuesin, përkundrazi mund të kundrohet si e kundërta e kësaj kulle, izolimi i së cilës synonte t’i jepte fund çdo lirie e dinjiteti njerëzor. Havzi Nela nuk synoi që të shpikte një model të ri vjershërimi, të përsoste teknikat, format e shprehjes, të stërhollonte verbin poetik përmes një figuracioni të ri. Ai e pa qartë nevojën për t’iu kundërvënë tiranisë mizore, nëpërkëmbjes e dhunës. Ai do të kaliste vendosmëroinë e tij për të ruajtur lirinë e tij vetjake dhe përmes saj t’i hapte udhë lirisë kolektive. Havzi Nela është poet i lirisë.

    De Rada, Pashko Vasa, Naimi, Mjeda, Fishta, Migjeni do të ishin modelet më joshëse për ngritjen e strukturës së tij poetike ku do të ndiheshin jonet e dhimbjes, të rebelimit e të shpresës për lindjen e agimeve të reja. Në raportin midis jetës dhe vdekjes si caqe të natyrshme ku mbyllet segmenti i çdo qenie të gjallë, poeti zgjedh jo mbijetesën në kurriz të moralit, po jetën e ndershme deri në fund. Ka një zgjedhje deradiane të vetvetishme. Njëlloj si ai edhe Havzi Nelën nuk e tremb vdekja për liri. Sublimja tek ai vjen natyrshëm, siç kërkon të mos e shohë aspak tragjike përfundimin e jetës. Dashuria për visaret kombëtare e afron me Fishtën e Naimin.

    Korifejtë e artit poetik shqiptar e patën prometeizmin si përmasë të natyrshme. Qiriri naimjan që shkrihet për t’i bërë dritë jetës ende mbahet ndezur nga muza poetike shqiptare. Havzi Nela do të sakrifikohej me ndërgjegje për tu hapur sytë edhe xhelatëve të tij. O moj Shqypni e Pashko Vasës, poezia që synoi t’i jepte fund natës së gjatë otomane në vështrimin e Havzi Nelës merr një tingëllim të ri. Edhe nata ka aftësi për ta zgjatur jetën e saj. Otomanizmi mund të jetojë edhe pa otomanët. Havzi Nela ka meritën për ta nënvizuar univeralitetin e dhunës duke hetuar ngjashmëri e rrethana me periudhat me të terrshme historike. Tek regjimi komunist që kishte për propogandë stigmatizimin e së kaluarës anadollake ai sheh pikërisht tiparet e një feudalizmi të egër që popullin e tij të lirë e kishte shndërruar në bujkrob që ia numëronte kafshatat e bukës.

    Ai shpresonte që kështjella feudale që po lëkundej nga fryma e Helsinkut, të rrëzohej e mbytej nën peshën e krimeve të veta. Dritën europiane edhe sipas vizionit naimjan ai e ndiente dhe shihte vazhdimisht.

    Havziu mbetet një Orfe i Lirisë. Jonet e këngës së tij edhe pse herë- herë ngjajnë si marshe të rebeluara, janë të ëmbla dhe shëruese për shpirtin. Ata kanë veti ringjallëse. Ringjallje e kurajos dhe vetëdijes qytetare, ringjallje e sakrificave sublime në dobi të lirisë individuale të secilit, ringjallje e kundërshtimit të së keqes. Havziu është shpirti i lirisë.

    Edhe pse krimet e komunizmit ende s’janë dënuar siç duhet, edhe pse vegla qorre të asaj kohe, ekzekutorët e tij gjakftohtë, si struci mbrohen pas paragrafeve që shkroi liria, poeti Havzi Nela tash prehet i qetë.

    Vepra poetike e tij me kohë ka dalë nga burgu dhe tashmë është në duart e lexuesit. Duket e pabesueshme ekzistenca e saj. Në kushtet e izolimit më të thellë, krijimi e ka të pamundur të ngjizet e të marrë jetë. Por Havziu ia doli të përcjellë edhe në këto kushte kumtin e vet poetik duke u mbështetur në shpirtin e vet të paepur, në modelin popullor të vjershërimit dhe tek rilindasit si apostuj lirie dhe drite.

    Duke kundërshtuar emisarët e regjimit enverist, provoi tu binte mureve me krye, i vetëdijshëm të flijohet për lirinë, sepse, sipas tij, si jeta dhe vdekja duhen merituar.

    XHEMAL AHMETI

    POLIMERIA E EPISTEMOCIDIT PËRBALLË TRIUMFIT TË MARTIRËVE

    ese mbi epistemocidin

    Kjo histori e shkurtër mbi epistemocidin dhe gjenitë e martirizuar i kushtohet poetit martir kuksian Havzi Nela, i varur nga regjimi komunist shqiptar më 10 gusht të vitit 1988.

    Përveç luftërave tjera ku ndeshen për ta vrarë njëri tjetrin popujt, shtetet e kulturat, ekziston edhe lufta historike e gjeniut kundër despotit dhe anasjelltas. I pari dijet dhe njohjet e fituara mbi botën, lirinë, njeriun dhe natyrën e tij i përhap formë fryme kohës e kujtesës. I dyti, tirani, që po ashtu përdor përherë një doktrinë, filozofi, fé si mjet manipulimi për të mbajtur njeriun në psikokafaz, të pranguar këmbeduar brenda sistemit të tij, ka qenë historikisht, tash e tri mijë vjet të regjistruara nga kujtesa njerëzore, armiku i përbetuar i të parit. Gjersa gjeniu, i cili që nga iluminizmi e deri në postmodernë perceptohet si triumfatori, demiurgu i frymës së lirë, tirani është demoni, ati i së keqes absolute. Se pse është kështu e jo ndryshe – natyrisht me përjashtime – përpiqet të argumentohet në këtë ese. Dhe jo vetëm kaq. Në këtë tekst flitet nga një perspektivë aq e munguar në letrarinë globale – atë të epistemocidi!(1)

    Studimet e deritanishme në këtë drejtim përfolin e janë të përqendruara më shumë tek dëmet ndaj materialiave pa treguar kujdesin as minimal për njerëzit, bartësit e frymëve gjeniale që sot e në të ardhmen frekuentojnë si vektorë mentalitetesh, shkollash, filozofishë, kulturash, popujsh e paradigmash. Kjo lloj lufte ndërmjet frymës së lirë dhe atyre që duan të instrumentalizojnë për pushtet ose zhbëjnë vazhdon edhe sot – në forma tjera plus në modusin e saj klasik, si gjithmonë.

    I.

    Gjatë vapës provinca hinde Karnataka nuk dallon nga shkretëtira subtropike namibiane Kalahari. E vetmja simfoni që herë pas here shpon murin hermetik të megasaunës përvëluese është ajo e mizave në kor me mushkonjat, të cilat edhe pse pas veti lënë dissonanta veshacaruese, dëshmojnë megjithatë endejetën fshatrave të braktisura të subkontinentit aziatik. Më 30 gusht të vitit 2015, kjo «harmoni» monotone gati e përhershme, u çrregullua nga një motoçikletë që zhurmshëm çante mëngjesin e Dharwad-it, qendrës kulturore të provincës. Dy të rinj, të veshur në të zeza, parkojnë motoçikletën para shtëpisë së poetit, akademikut dhe kritikut 77 vjeçar M.M. Kalburgi. Njëri prej tyre i bie ziles. Uma Devi, e shoqja e poetit hapë portën. I riu thotë të jetë studenti i profesorit dhe se dëshiron të flas me të. Uma Devi instruon të riun kah duhet të ecë për në studion e poetit dhe niset kuzhinës për t’ia bërë çajin mysafirit. Dy krisma. Umas i përplasen enët në dysheme. Vrapthi e në histeri, sa mbërrin në dhomën e ndejës, gjunjkëputur bie mbi gjakun ende të ngrohtë që shpërndahet parketit si harta e një miti të ri. Aty, ajo gjen të shoqin e saj përdhé, të ekzekutuar, me dy plumba; njëri në ballë, tjetri në gjoks.

    Zhurma e motoçikletës e suspendon nga ferri zonjën në moshë për ca sekonda, nga dritarja sheh të largohen dy të rinjtë me shpejtësi e zhurmë ashtu siç u shfaqën minuta më parë. Ata u larguan në drejtim të adresës, atje ku do të merrnin pastaj lëvdatat dhe paratë për krimin e kryer.

    Ende pa mbërritur organet e rendit në shtëpinë e intelektualit kritik, partia e kryeministrit aktual Narendra Modi, «Bharatiya Janata Party» (BJP) e lëshon një komunikatë ku thuhet se «njëri nga intelektualët më me ndikim të vendit u vra për shkak të një grindjeje familjare». Bëhet fjalë për atë parti dhe për atë Narendra Modi për të cilin dihet se ishte arkitekti, menaxheri dhe ekzekutori i krimit masiv të vitit 2002 në Gujarat, atij konflikti ku u vranë 254 hindusë, 790 myslimanë dhe edhe sot e kësaj dite dëbohen johindutë drejtimeve të panjohura të kësaj e asaj bote. «Vrasja», thotë shkrimtari ende i mbetur gjallë Uday Prakash «ishte ekzekutimi për shkak të kritikave që Kalburg-i ushtronte tash e sa vite me vepra e artikuj kundër hindu-nacionalizmit tashmë aq fashist e të padurueshëm». Ishte pra një exemplum facere, statuim i një shembulli që duhej të paralajmëronte ata me privilegun ende të jenë gjallë? Si dy ekzekutimet paraprake, të kryera poashtu nga dy të rinj, të veshur njëjtë në të zeza dhe po me një motoçikletë që u bënë ndaj dy poetëve tjerë Narendra Dabholkar (i vrarë dy vite më parë poashtu në Gusht) dhe Govind Pansare (i vrarë pesë muaj para të fundit).(i) Në të njëjtën formë dikur dhe nga e njëjta rrymë u ekzekutua edhe asketi, pacifisti, i shumë famshmi Mahatma Gandi.

    II.

    Historia e humanitetit paralelisht është edhe faktografi e terrorit kundër dijes, dóxa-pluralitetit, vizioneve, librit dhe çdo mediumi a subjekti tjetër, i cili nxiste të vërteta ndryshe nga master-narrativa e despotit në sundim e sipër. Çdo despoti e deritanishme shumimin e bedelëve, abandonëve - të quajtur sot modernisht partiakë - e siguronte në sajë të libidos së imitimit, klounimit dhe multiplikimit të vetes. Dhe pasi as edhe perandori më agresiv e më i inteligjent i historise nuk ia doli të krijonte ndonjëherë monarkinë e tij absolute, njëdimensionale, hermetikisht imune karshi viruseve të konkurrencës që poashtu bënin luftë për pushtet, çdoherë, çdo tiran vritej, helmohej nëse jo nga fëmijët, nga gruaja atëherë nga kundërshtarët e tij. Andaj çdo epokë nga njëra anë ka kalorësit apokaliptikë, cezarët, stalinët e hitlerët e saj e nga ana tjetër kontrahentët e tyre, të cilët si rëndom janë të së njëjtës kategori – tiranët e ardhshëm në luftë me tiranët e aktual.

    Matanë këtij mulliri specie- e planetshkatërrues, ishte vetëm kategoria e liberove(2), që paguante haraçin pa marrë pjesë fare në arenën e ngushtë brenda paralelogramit vetëdegjenerues të kandidatëve të sëmurë për pushtet! Këta ishin, poetët, artistët, intelektualët – gjenitë, të cilët u vranë përherë kryesisht ngase frymonin, mendonin dhe besonin ndryshe se ç ‘donin despotët me «popujt» e tyre. Luftë paranojake njëshash të përlarë nga demonët e pushtetit kjo, atyre kundër dijes së personifikuar në subjektin e tjetrit. Kjo garë e përjetshme ndërmjet së Mirës dhe së Keqes, nuk shpjegohet pa e rrëfyer paralelisht edhe historinë e despotit, ideologjisë dhe atyre demonëve që mobilizonin aq shpejtë gjithë akterët malinjë për të zbrazur e akumuluar tërë arsenalin timotik të masave në formën e zjarrit, plumbit apo në trajtën e litarit siç preferonin dikur ata që në fytyrë mbanin «maskën e mortit të kuq» të Edgar Allan Poe-s. Vetëkuptohet se për despotët kjo kategori ishte ajo më fragjilja, më e lëndueshmja se sa që mund të ishte çdo armik tjetër politik apo militarist. Nga ana tjetër mirëpo, pikërisht ishte kjo përparësia e liberove përballë edhe diktaturës sa do të egër. Me armiqtë bën luftë me shpata, topa e raketa, ndërkaq në betejë me gjenitë nuk të vyejnë ato fare. Nuk janë ushtri së cilës mund t’ia dërgosh gjeneralët apokaliptikë që t’i asgjësojnë në fushëbetejë, por individë të veçantë me fuqinë karizmatike që jo me plumba e bomba por me fjalë e shkronja hapnin vrima të mëdha edhe në murrin më të trashë, plot e beton e çelik të çdo diktature të mundshme. Për këtë arsye çdo vrasje gjeniu konsiderohet edhe si luftë interpersonale ndërmjet diktatorit dhe gjeniut, edhe pse kjo përplasje shekujsh prodhoi singularin tashmë aq në numër sa një subkontinent në vete: atë të martirëve të dijes, arteve, atë të lirisë. Martirë që në asnjë mënyrë nuk mund ta kenë babë Adamin, as Polikarpin nga Smyrna, madje as Sokratin e dënuar me vetëhelmim e as ndonjë epigon të Konfucios, pasi paraardhësi i gjithë martirëve është ai i panjohuri i parë që u vra sapo zbuloi teknikën e fiksimit të epistemave në gur, dru, lëkurë, letër apo duke i vizatuar ato si figura, shenja mureve të shpellave e zgafelleve kontinenteve në formim e sipër.

    Para se të mëtojmë ta përshkruajmë sa më gjallë botën e despotive kundër dijes, frikën e tyre nga shpirti i lirë, aparatin e tyre ndëshkues dhe vrasës, arsyet, paranojat le të lëmë historinë që ajo të rrëfejë me gjuhën e saj konfliktin e përjetshëm ndërmjet liridhunuesve, vrasësve dhe botëpohuesve, libertinëve.

    III. NGA PARANTIKA DERI NË MESJETË

    23 shekuj para «revolucionit kulturor» të Maos njëri nga ur-gjyshërit e tij është i pari që hapi kapitullin e errët të historisë së Epistemocidit. Perandori kinez Qin Shi Huang Di(3), i mbiquajturi «i pari zot madhështor», themeluesi i dinastisë Qin [221-207] dhe ushtrisë nga balta, sapo pushtoi disa vende rreth Kinës urdhëroi kancelarin e tij Li Si [213] të organizojë mbylljen e të gjitha shkollave filozofike dhe djegien e çdo libri. Arsyetimi nis kështu: «Të urtit nuk ligjërojnë për tashmërinë, por për të kaluarën. Ata kritikojnë kohën tonë dhe u ngatërrojnë mendjen flokëzinjve. Kur ata dëgjojnë urdhrin e perandorit debatojnë secili sipas opinionit që ka. Kur vijnë në oborrin e perandorit lëndojnë zemrën e tij me kritika e sa dalin jashtë flasin se ç’i thanë perandorit-zot. Pasi duke kritikuar perandorin fitojnë famë. Kështu ata nxisin edhe nxënësit e tyre të difamojnë perandorin. Nëse gjitha këto nuk ndalohen do të dobësohet pushteti i perandorit dhe do të formohen parti. Për këtë arsye ju lutem që të digjen gjitha shkrimet, reliktet dhe shenjat historike që nuk i përkojnë epokës së perandorit tonë dhe akademisë së oborrit [...]»(ii). 460 filozofët e 100 shkollave protestuan jo vetëm pa sukses por edhe më keq. Të gjithë u ekzekutuan. U dogj një sistem shkollash filozofike të hapura rreth 3 shekuj para akademisë së Platonit dhe Liceut peripatetik të Arsitotelit. Digjen ato shkolla të Dao, Konfucios, Ging-ut, përballë mësimeve të të cilave fragmentet e parasokratikëve, postsokratikëve, atomistëve, pitagorenjëve dhe gjithë substitutëve tyre e deri tek Aristoteli duken si ato përrallat e bukura të 1001 netëve.

    IV.

    Një vit pas vdekjes së perandorit August, pasardhësi i tij Tiberiues modifikoi të ashtuquajturin «lex maistetatis» për ta bërë atë instrument legal jo vetëm kundër atyre që bënin tradhti të lartë kundër Republikës, por veçanërisht për të përndjekur ata që sillnin ide të reja, shkrime ose përhapnin deklarime të dyshimta apo fyese kundër perandorit dhe pushtetit të tij. Ky ligj i mundësoi Tiberius-it që përveç «policisë» së rregullt ta formojë një aparat prej mijëra delatores-ësh (denoncues privatë), curiosi-sh (informantët) dhe frumentarii-shë (sigurues indiciesh) – sistem ky i aq identik me aparatin e censurave të mëvonshme e deri sot.

    Shumica e teatrove u mbyll me dhunë; për çdo ditë në shesh organizoheshin ceremoni të djegies së manuskripteve dhe papiruseve me drama, tragjedi, fragmente filozofike dhe formula magjish sybilike; autorët kritikë u kryqëzuan periferisë së qyteteve, ndërkaq atyre të tipit të historianit Titus Labenius, që njiheshin në gjithë perandorinë, pas djegies së librave u lejohej e drejta për ta vrarë veten. Përmasën e krimeve dhe orgjitë piromane të Tiberiusit për të shkrumbuar gjithçka të regjistruar nga epokat para se të merrte pushtetin ai, e dokumenton Tacitusi(iii) kur përimtueshëm përshkruan procesin kundër historianit tjetër Cremutius Cordus [Viti 25], në padinë e të cilit krimi ishte se «ka lavdëruar Brutusin dhe Cassiusin, të cilët nuk i preferon Tiberius». Dënimi djegia e autorit dhe librave. Fjalia e fundit e Cordusit: «E nesërmja do t’ia jap nderin çdonjërit aq sa e meriton». Zgërdhirja e Tiberiusit të sigurte të ketë djegur dhe zhdukur gjithçka që do të mbetej shenjë e gjeniut i shkoi huq. E bija e Cordusit kishte prodhuar kopjueshëm të gjitha veprat e të atit, të cilat i botoi vite më vonë gjatë periudhës së Caligula-s.

    Njëra nga reformat ndër kryesoret të perandorit romak [284 deri 305] me origjine iliro-dalmate Dioklecian ishte asgjësimi i sekteve religjioze, nga të cilët druante se ato synojnë teokratizimin e aparatit të perandorisë. Krishterimin, Diokleciani e konsideronte si fénë më të rrezikshme në këtë drejtim. Kjo ndoshta edhe për shkak të gjendjes në shtëpinë e tij: gruaja e tij Aleksandra dhe e bija Valeria ishin të krishtera. Për arsye se kisha katolike më vonë institucionalizoi «martirët e librave të shenjtë të Abitinës në Numidia» u zbuluan me këtë edhe përmasat e pogromit dioklecian jo vetëm ndaj librave por edhe ndaj njerëzve që i pandehte të jenë në shërbim të fesë në fjalë. Frika e Dioklecianit nuk doli aspak irracionale. Pas rënies së tetrarkisë së ngritur nga Diokleciani dhe ardhjes së Konstatinit [306 bis 337] nga Naissus-i Dardanisë, religjioni i krishterë u shpall zyrtari i imperium romanum-it. Për periudhën e Konstantinëve nuk ka të dhëna përndjekjesh të religjioneve tjera dhe shkollave filozofike, përveç vrasjeve spektakolare të të birit Crispius dhe gruas së tij Fausta nga vetë dora e tij. Se kjo ndryshon pas vdekjes së tij dëshmojnë kronikat e viteve 364-378, gjatë sundimit të perandorit Valens. Ky urdhëron të digjen gjitha librat, papiruset e pergamenat që kishin të bëjnë me «artes liberales», të së drejtës dhe magjisë. Dy tri vite më vonë, më 380-390 në Romë nuk ekzistonte më asnjëra nga 29 bibliotekat dhe asnjë shkollë e vetme. Urdhrin për shkretëtimin dhe «dezinfektimin» e Romës nga dija, librat, piktorët, skulptorët e jep Ipeshkvi famëkeq Theophilos nga Aleksandria.

    Përkundër teorive aspak të besueshme që pandehin se arabët në vitin 642 dogjën Muzeionin(4) famoz të Aleksandrisë, të ndërtuar nga Leka i Madh, biblioteka me 400 mijë manuskripte dhe 90 mijë tuba e mijëra pergamenë, digjet në të njëjtën kohë me tempujt Serapis në vitin 416 dhe atë nga një grup fanatikësh të krishterë, të cilët gjatë djegies së bibliotekave ekzekutuan edhe filozofen dhe shkencëtaren Hypatia.

    Kontinuiteti i kësaj përndjekjeje, djegie, gjenicidi dëshmohet aq bindshëm edhe në periudhën e Justinianit [527-565], i cili mbyll edhe akademitë e fundit dhe vret e djeg çdo shkronjë që nuk përkon me të vërtetat biblike. Herezia si «corpora delicti adversus deus» legalizohet në kohën e trakasit me origjinë nga prefektura pretoriane e Ilirisë, nga fshati Taor i komunës së sotme maqedonase Zelenikovë. Nga kampanjat e Justinianit kryq e tërthorë perandorisë së tij më së tepërmi e pësojnë perënditë, statujat, tempujt paganë që lidhnin rajonin me epokat mioniko-mikene.

    Që nga kjo kohë e deri në shekullin XX Kisha Katolike dhe ajo Lindore bëjnë luftë të pandërprerë jo vetëm kundër çdo dijeje profane por ndërkohë nisin të djegin masivisht edhe Talmudin bashkë me hebrenjtë. Ndërmjet viteve 1207 deri në vitin 1256 janë të dokumentuara qindra ekzekutime të ashtuquajtura «in maxima multitudine», ku librat radhiteshin në gërmadha dhe digjeshin krahas autorit në flakë dhe atë në Paris, Londër, Zürich, Berlin, Romë e gjetiu.

    V.

    Pandemia e shuarjes së materialiave orale e dokumentare nuk ishte e kufizuar vetëm në pjesën të nofkuar si oksidentale të globit. Sa më shumë dëshmi të fiksuara në gur a lëkurë që kishte brenda një gjuhosfere aq më shumë persekutime ndodhnin. Me tu ngjitur në pushtet Kalifi i tretë islam Uthmān ibn ʿAffān i mbiquajtur Osman e Usman [644–656] urdhëroi mbledhjen e të gjitha haditeve të fiksuara bashkë me «hafizët» dhe mistikët që i ligjëronin ato përmendsh dhe dogji çdogjë dhe çdokë që mbante mend qoftë edhe një vers të vetëm. Atë që ekspertët e doktrinës parafilozofike islame sot nuk e përmendin me qëllim është se në këtë ofensivë disavjeçare libra – e njerëzdjegëse më shumë se «hafizët» postmuhamedanë e pësuan shkollat, filozofitë, kulturat e identitetet jo-islame si ato perse, mesapotamike, babilonase, ato të Damaskut, Armenisë, Egjiptit, Kaukazit, Basras e gjithandej ku ky perandor depërtoi me devet e tij. Në të gjitha këto rajone të vëna nën kontroll prej tij, duke filluar nga viti 649, dënohej me vdekje pa asnjë lloj gjyqi përdorimi i çdo përmbajtjeje tjetër përveç «Kuranit të standardizuar» nga Uthmani.(iv) Kjo politikë e djegies dhe vrasjes – me përjashtim të antikalifateve të ngritura nga Umayyadët e Cordoba-s dhe Almohadëve [912-1236], të cilët pranoheshin vetëm nga al- Andalus dhe pjesë të Maghrebit – u ndoq edhe nga abasidët, fatimidët dhe në fund osmanët.

    Në pushtim e sipër të Indisë më vitin 1193, afgani trukmeno-bengalez Muhammad bin Bakhtiyar Khilji (paraardhësi i turqve të mëvonshëm) shkatërron Universitetin budist Nalanda, më të madhin e kohës, duke masakruar mijëra mësues, studentë dhe murgj me një spektakël morbid mortal: studentët i bën spektatorë të nisjes së zjarrit ku digjen mësuesit e tyre, ndërsa popullatën spektatore të një megafushe studentësh pa koka. Djegia e librave të universitetit, për shkak të volumit të madh të tyre shkruhet të ketë zgjatur disa javë. Të njëjtën dramë e pëson edhe Biblioteka e madhe e Assasinëve në Alamut nga mbreti mongolez Khan Hylegy, i cili më 20 dhjetor të vitit 1256 djeg gjitha veprat shkencore, letrare, përveç disa kopjeve të Kuranit.

    Se qasja e tillë kriminele ndaj dijes ishte «mjet tradicional pushteti» dëshmohet edhe në fazat kur bota islame bie komplet në duar të osmanëve, më vonë turkmenëve. Në vitin 1485 Sulltan Bajaziti II ndaloi shkrimin e çdo gjëje jokuranore me dorë dhe shtypin e kuranit me makina (në Europë përhapje shtypi mekanik i librave). Shkelja e këtij ligji sanksionohej me vdekje. Të njëjtin ligj e zgjeron edhe me masa më drastike – përfshirja edhe e familjes në dënim – i biri i tij në vitin 1515. Ligji mbeti në fuqi deri në shekullin XVIII.

    VI.

    Nga shekulli XVI, në mënyrë intensive dhe nisur me rastin e Girodano Bruno- s si exempli causā, dy kishat europiane si ajo katolikja ashtu edhe ajo protestantja, do ta bëjnë «rend dite» djegien e bibliotekave, gjenive, intelektualëve, ikonave, pikturave dhe çdogjëje që kishte të bëjë me artet e lira dhe shkencën. Veçanërisht gjatë shekullit XVII, gjatë fazës së ashtuquajtur «kthesë kopernikane», d.m.th. kalimit nga botëkuptimi gjeocentrik në atë heliocentrik, kishat e asistuara me monarkët që gjendeshin nën «bekimin» e tyre masakruan një numër të madh bibliotekash dhe dënuan me vdekje ose ua dogjën veprat, dëbuan e burgosën mijëra reformatorëve (shkencorë jo brendareligjioz) lart e poshtë Europës dhe duke filluar nga shekulli XIX në mënyrë masive edhe në Amerikë. Sa për të ilustruar përmasat e krimit ndaj librit dhe arteve mjafton të përmendet vetëm rasti i priftit jezuit sllovak Antonín Koniš [1691–1760], në gjashtë veprat e të cilit numëron hiç më pak se djegien e 60 mijë titujve me përmbajtje «heretike».(v) Në këtë e sipër natyrisht nuk duhet lënë anash krimin përmbyllës bashkë me mesjetën e errët nga ana e jakobinëve gjatë revolucionit francez: bashkë me bibliotekat religjioze Robespierre urdhëroi të digjet edhe çdo fletë, libër apo dokument që përmendte, lavdëronte monarkët e mëhershëm francez ose që kishin sunduar mbi këtë rajon.

    Ishin gjithë këta lartë kontributorët e asaj që sot nga shkenca konsiderohet si «epokë e mesjetës së errët» për shkak të mungesës së faktografisë e relikteve për ta përshkruar kohën qoftë edhe nëpërmjet stacioneve minimale antropokulturore të saj.

    VII. NGA SHEKULLI XX E KËTEJ

    Sa më tepër që shtrihej ideja iluministe hartës së Evropës aq më shumë pakësoheshin djegiet e bibliotekave dhe gjenive qyteteve perëndimore. «Index Librorum Prohibitorum» i Kishës katolike tkurrej vazhdimisht dhe nuk bindte më asnjë monarki a republikë që ta ekzekutojë atë seriozisht. Censorët dhe inkuizitorët e lënë pa «profesion» mirëpo, patjetër se të kërkonin arsye e shkaqe tjera për ta vazhduar zejen e tyre. Pandemia e inkuizicionare kësaj radhe u spostua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1873 Anthony Comstock [1844–1915] themeloi shoqërinë «New York Society for the Suppression of Vice» (Shoqëria për luftimin e veseve), e cila organizonte konfiskimin e librave, të cilat pasi vuloseshin me logon e organizatës (një libër duke u djegur) digjeshin në turma me një ceremoni të veçantë si në kohën e heretikëve dhe shtrigave. Ngase Comstock ishte njëkohësisht edhe Shefi i «United States Postal Inspection Service» nuk ndodhte që kësaj organizate t’i ikë nga zhbërja asnjë libër që shkelte parimet e puritanëve. Çdo libër, revistë a gazetë që ndonjë postieri apo puritani nën komandën e kësaj organizate t’i dukej jomorale, erotike, blasfemike, darviniste i jepej saora zjarrit. Sipas sociologut të Northwestern University Nicola Beisel(vi) Comstock dhe organizata e tij deri në vitet e 50-ta të shekullit XX dogjën 15 tona libra, shkatërruan 150 pllaka shtypshkronjash dhe rreth 4 milionë fotografi e piktura.

    Në të njëjtën kohë edhe një krim i përmasave «aleksandrine» do të ndodhë në Europë, konkretisht në Löwen të Belgjikës: Në ditët e para të Luftës së Parë Botërore, më 25 gusht të vitit 1914 trupat perandorake gjermane tmerruan botën duke bërë hi e pluhur Bibliotekën e Universitetit Löwen, ndër dhjetëra mijë librat gjendeshin edhe mijëra dorëshkrime origjinale nga Mesjeta e Vonshme, të cilat u zhdukën përgjithmonë..

    VII. KOMUNIZMI DHE NAZIZMI

    Duke filluar nga nisja, përfundimi e pas LPB-së akterët e luftës kundër dijes dhe arteve nuk do të jenë më vetëm religjionet, kishat, ummat, ordot, papatët, perandorët, monarkët e kalifët por nazistët, fashistët dhe komunistët dhe listuar me emra të veçantë ishin; stalinët, hitlerët, mussolinët, franco-t dhe epigonët e tyre që gjallojnë edhe sot e kësaj dite cepave e qendrave, të cilat sa për t’ia siguruar kontinuitetin kësaj drame humane shërbejnë si centrifuga mentalitetesh të çorientuara nga e gjithë bota, drejt krimeve të reja.

    Nazizmi, fashizmi dhe komunizmi po aq brutalisht si perandorët e shekujve ante et post christum natum besonin se mund ta riprogamojnë njeriun (duke eksperimentuar me kafshët sipas kondicionimit klasik të Pawlowit) në atë mënyrë që ai mund t’i vesh vetes një habitus novum sipas ofertave, urdhëresave dhe ndalesave të doktrinës së diktatorit. Diktaturat moderne besonin të jenë më të zgjuara se paraardhëset e tyre dhe Njeriun e tyre të Ri nuk donin patjetër ta ndërtojnë mbi kadavrat dhe hirin e të vjetërve për t’i krijuar feniksët e tyre, por ishin aq mendjemadhe saqë besonin në kondicionimin, modifikimin, tjetërsimin absolut të tij në zombi, në epigon të përkryer të Njëshit qoftë ai Führer-i, Sekretari i Parë i Partisë, Presidenti apo lideri (i sotëm) pa e ekzekutuar fare.

    VIII. STALINI

    Masakra e parë e kësaj «epoke të re» ndaj autorëve, bibliotekave dhe autorëve do të zhvillohet nga bolshevikët gjatë luftës qytetare ruse, viteve 1918 -1922. Lidhja e Shkrimtarëve Proletarë përpilonte lista të zeza shkrimtarësh e poetësh në «Krasnaja nov» [1921] dhe «Novi mir» [1925], kështu duke bërë paralinçimin e atyre që nesër do vdisnin gulagjeve. Nëpërmjet «studimeve» si «Psikologjia, refleksologjia dhe marksizmi», të cilat botoheshin nga Instituti «Profesorët e Kuq» shpalleshin katalogët me kritere për krijimin e «inteligjencies së re komuniste», të cilën më vonë detajisht dhe në formë ligji e shpalli Stalini në Kongresin e Rinisë Komuniste (Komsomol) në maj të vitit 1928. Që nga ai Kongres rinis edhe njëherë në formën më kriminele vrasja e gjithë shkencëtareve dhe intelektualëve që i bënin bisht ideologjisë së re. Në vitin 1937 u ekzekutuan publikisht 9 gjenetikët kryesor të vendit. Wawilov, ai që bënte listat denoncuese paraprakisht gjeti katër vite më vonë të njëjtin fat nën akuzën të jetë «spiun anglez». Sidomos historia e shkrimtari të romanit të njohur «Nëna», Maksim Gorkij tregon më së miri se ç’nënkuptonte në praktikë, në përditshmëri, kriteret e Stalinit për «intelektualin e ri». Pas hapjes së arkivave të KGB u zbulua se shërbimet sekrete bolshevike ruse kishin vrarë të birin e tij më 1934 me qëllimin për ta thyer psikikisht të atin. Ndër autorët që dy revistat e lartpërmendura kritikonin, ndër qindra të tjerë, ishin edhe Ossip Mandelsteam, Boris Pasternak, Wlladimir Majakovski, Isaac Babel e plotë të tjerë. Mandelstam burgoset dy herë në vitin 1934 dhe 1938. Gjatë arrestimit të dytë kishte në vizitë shkrimtaren e njohur Anna Achmatowa që kishte ardhur nga Leningradi. Gjatë gjykimit të parë në dosje i shkruante: «poeti duhet izoluar e keqtrajtuar por jo vrarë». Në gjykimin e dytë ndryshon përcaktimi i shtetit ndaj tij: «duhet izoluar dhe s’duhet patjetër mbajtur gjallë». Për 26 dhjetorin e vitit 1939, ditës së vdekjes së poetit, qëndron ky shënim në aktet e KGB-së: «Për këmbës së kufomës ia lidhëm një pllakë druri me emrin dhe mbiemrin, e hudhëm mbi kufomat tjera në kerrin që e solli në varrin masiv pranë logorit»(vii). E shoqja e tij Nadeschda mëson për vdekjen e të shoqit veç disa muaj më vonë dhe atë rastësisht, pasi i kthehet një letër me shënimin: adresati i vdekur! E njëjta i ndodhë Isaac Babel-it dhe autorëve të formatit si filozofi Jan Sten – që kishte pas nxënës vetë Stalinin – Boris, Guber, Iwan Katajew dhe 1600 shkrimtarëve tjerë tashmë të identifikuar e mijëra e mijëra tjerëve, të cilët ngase jo të njohur gjithaq atëkohë as që u dihet emri(viii).

    IX. HITLERI

    Paralajmërimin e spastrimit në Gjermaninë e Hitlerit e bëri ministri i tij Goebels më 15 mars të vitit 1933, kur botoi një listë me mijëra emra aktorësh, piktorësh, filozofësh, poetësh e intelektualësh, veprat e të cilëve kërkonte që të ndalohen për hir të luftimit të «shpirtit të keq jogjerman». Fatkeqësisht elitat gjermane nuk kishin gravuar në kujtesë alarmin e Heinrich Heines në tragjedinë e tij «Almansor» [1823] kur shkruante: «Ajo ishte vetëm paraloja, atje ku digjen librat, digjen në fund edhe njerëzit», qysh me nisjen publike të djegies në tonelata të

    librave, shesheve të qyteteve nga NSDAP.

    Menjëherë pas nisjes së këtyre autodafeve publike, Gestapo shpërndau në të gjitha pikat kufitare një libër të trashë me fotografi të atyre që po u panë të arrestohen dhe ekzekutohen menjëherë. Listës i printe fotografia e Albert Einstein-it me një shënim ndër portret ku qëndronte rreshti: «Ende i pa varur»!(ix) Sidomos pas djegies publike të 1052 librave të Emil Nolde-s – këtij ithtari të tërbuar të nazistëve – rra kambana e fundit se së shpejti do të nis përndjekja dhe vrasja e shumicës së inteligjencies së atëhershme. Freud, Paul Klee, Feininger, Beckman, Lieberman, Adorno, Horkheimer, Arendt, Brecht dhe qindra të tjerë u shpëtuan dhomave të gazit pasi ikën në kohën e duhur Amerikës, Skandinavisë, Anglisë, Francës e ku jo. Shumë të tjerë mirëpo vranë veten siç bëri Walter Benjamin, i cili nga frika se spanjollët e pikës kufitare Portbou do t’ia dorëzojnë Gestapos vrau veten. Vetëvrasje bënë edhe qindra të tjerë që ishin tashmë larg Gjermanisë por që nuk duronin më tmerrin si Stefan Zweig në Petropolisin brazilian. Ata që megjithatë ktheheshin e pësonin si poeti, teologu dhe antinazisti Dietrich Bonhoefer, ekzekutimin e të cilit Hitleri e urdhëroi nga bunkeri ku kaloi ditët e fundit të tij.(x)

    Krahas holokausti ndaj hebrenjve qëndron teza se ndodhi edhe holokausti që nazistët ushtruan ndaj gjenive, dijes, pikturave, muzeve, skulpturave, kulturave dhe jo vetëm në Gjermani por gjetiu ku shkelën me çizmet e tyre. Se rënia e sistemit nuk donte të thotë se së paku kësaj lloj epidemie i shpëtoi bota. Në Spanjën e Francos, pushteti i të cilit vazhdoi deri më 1975, që nga dekreti i parë i tij në vitin 1936 e deri në rënien e pushtetit përveç 600 mijë njerëzve të vrarë, 400 mijë të ikurve ekzekutimin e mijëra intelektualëve u zhdukën – dhe nuk gjenden më – edhe 2663 tituj veprash që nga ekspertë konsiderohen të rëndësishme për historinë dhe kulturën latino-amerikane.(xi)

    X. NË SFERËN SHQIPTARE

    Është i vetmi krim i përmasave universale epistemocidi ku nuk mungojnë edhe shqiptarët, të cilët përndryshe pogromeve tjera të llojit i ka kursyer fati. Shikuar pra historinë globale dhe atë rajonale nga ky kontekst edhe shqiptarët kanë pjesën e vetë në këtë histori të epistemocidit dhe gjenicidit. Gjatë diktaturës moniste të Enver Hoxhës deri më tash janë dokumentuar 199 shkrimtarë të ekzekutuar apo të katapultuar përjetësisht llogoreve vdekjeprurëse. 50 të pushkatuar, të varur, të vdekur në tortura. Visar Zhiti(xii) – njëri nga vetë viktimat solli një libër dokumentar për përmasat e krimit shqiptar në këtë luftë të despotit kundër poetëve, shkrimtarëve, dijes ndryshe nga doktrina e tij. Edhe pse libri trajton vetëm martirët e kolonisë aq modeste letrare për nga numri e jo të të gjithë viktimave të mundshme edhe të fushave tjera të shkencave e arteve, ajo është një sintezë e tmerrshme e pjesëmarrjes shqiptare në krimin kundër arteve, lirisë së fjalës dhe progresit shkencor të kulturosferës shqiptare. Ky kapitull i historisë shqiptare ende nuk është trajtuar aq sa duhet e më thellë për të kuptuar në total përmasën e krimit të diktaturës shqiptare prandaj edhe nuk na lejohet më shumë se të hedhim edhe njëherë në eter pyetjen: a ishte kuksiani Havzi Nelaj [1988] vërtetë poeti i fundit, i varuri i fundit në kulturosferën shqiptare? Apo në forma tjera ai vazhdon të rivaret e rivritet edhe më tej?

    XI. SOT

    Më rënien e bllokut socrealist dhe regjimeve fashiste në Amerikën latine u besua të zhduken sistemet e fundit të mëdha e të përmasave globale ku ndodhte epistemocidi, liria e fjalës dhe ku ende ekzekutoheshin e vareshin autorë shesheve publike. Festë e parakohshme. Statistikat më të reja që na vijnë nga vende të ndryshme e të mëdha flasin një gjuhë krejtësisht ndryshe. Ashtu siç nuk kuptuan gjermanët, rusët dhe tjerët me kohë alarmin kur po si në kohën e inkuizicionit rinisën djegiet masive të bibliotekave, librave dhe njerëzve edhe njeriu i kësaj të ashtuquajture postmodernë nuk lexoi me vëmendje sinjalet e reja të rikthimit të epistemocidit, vrasjes së kujtesës dhe djegies së shenjave kulturologjike humane.

    Me gjysmëzë u protestua kur talibanët në Afganistan rrënuan statujat mijëvjeçare budiste; kur dogjën dhe shkatërruan muzeun e fondacionit Nasir-i-Kushra në Kabul, i cili në vete konservonte libra shumëshekujsh në arabishte, poashtu dhe anglishte, botime origjinale nga Firdausi Shahname, kompletin e

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1