Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Kjo Verë Mërzie: Poezi
Kjo Verë Mërzie: Poezi
Kjo Verë Mërzie: Poezi
Ebook305 pages36 minutes

Kjo Verë Mërzie: Poezi

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Kjo Verë Mërzie është një vëllim poetik nga Rexhep Shahu. Ky vëllim është botuar në vitin 2015. Rexhep Shahu është një poet i njohur shqiptar dhe autor i dhjetë librave.

LanguageGjuha shqipe
Release dateMar 30, 2020
ISBN9780463369265
Kjo Verë Mërzie: Poezi

Read more from Rexhep Shahu

Related to Kjo Verë Mërzie

Related ebooks

Related categories

Reviews for Kjo Verë Mërzie

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Kjo Verë Mërzie - Rexhep Shahu

    Këtu kemi mbetë ne njerëzit pa dhëmbë, zemra ime

    Dhëmbërënë me duda të vrame

    As kore buke nuk mundemi të hamë.

    Hamë qull dhe përshesh qeverie me mbetë gjallë.

    Ata që hanë hekur me dhëmbë kanë vdekë ose kanë ikë

    Larg atdheut, marrë peng prej hajnave që zgrapin lekë e dashnore.

    Në bulevard lëvizin hije frike me kryet në tokë e bythë përpjetë

    Me rrathë xunkthi në qafë bien në gjunjë para qeverisë.

    Këtu kemi mbetë ne dhëmbërënët. Zoti ynë i rremë

    Na thotë, jeni të lumtur e të lirë, ne themi, po, jemi

    Me flatra gomari fluturojmë në qiell.

    Çdo burrë e grua si pemë frike lëkundet në erë

    Hije të shëmtuara që i tremb stuhia.

    Në qiellin tonë, zemër, nuk ka shqiponja që shkojnë mbi re

    E si rrufe të zbresin nga qielli, t’ia marrin ujkut prenë në gojë

    Jo ! Shqipja sot ha miza toke. Edhe hardhucat ka frikë t’i hajë.

    komunizmi ka rënë

    Komunizmi ka rënë

    Serbët kanë ikë.

    Por ne

    Si viktima që e do xhelatin

    Nuk po mësohemi të jetojmë

    Pa komunizëm

    Të jetojmë

    Pa serbë…

    * * *

    Rrugët janë mbushë me hije njerzish

    Por njerëz askund s’ka.

    gjethet e verdha si duar fatesh

    Gjethet e verdha si duar fatesh

    Bien ngadalë në tokë

    Shkojnë duke prekë nëpër dhimbje

    Nga i çon era si emigrantët, nga i çon fati

    Mbi ballin e tokës që digjet zjarrmie.

    Gjethet e rëna - duar fatesh

    Fillojnë të skuqen nga dhimbja

    E pemëve të zhveshura që ngjajnë

    Si prindër emigrantësh që enden nëpër botë

    Prindër të shkretë - statuja ankthi.

    Gjethet e verdha bëhën të kuqe

    Nga dhimbja e tokës që s’do më varre gjethesh

    Të kuqe toke si duart e varrmihësit

    Që rregullon lulet e dheun mbi varre

    Dhe u len shteg shpirtrave të ikin.

    Gjethet e vjeshtës së vonë të fatit

    I skajon era bri varreve, kur mbeten pa varr

    Ndërsa shiu bie si gjak mbi

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1