Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...
Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...
Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...
Ebook228 pages3 hours

Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Tre vjet më parë, në 2018, në 105 vjetorin e masakrave serbe në Lumë, Bashkia e atëhershme e Kukësit ndërtoi një Memorial kujtese, të vogël e modest, veshur me gurë të zinj si pllanga gjaku në nderim të mbi dy mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria e Mbretërisë serbe në 1913.
Tre vjet më vonë, në nëntor 2021, pasi ai memorial si duket shqetësoi struktura të ndryshme dhe kujtesën serbe, shqetësoi edhe fantazma që shohin ëndërra me godinën e ish komitetit të Partisë së punës bri të cilit u ngrit Memoriali i kujtesës, autoritetet aktuale të Bashkisë Kukës e kanë shkulë dhe zhdukë Memorialin natën nëpër terr më egërsisht se sa mund ta zhduknin vetë serbët, ose me atë egërsi që serbët masakruan lumjanët në 1913.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 5, 2022
ISBN9781005615567
Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...

Read more from Rexhep Shahu

Related to Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...

Related ebooks

Related categories

Reviews for Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â...

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â... - Rexhep Shahu

    GJITHMONË KA SUPE E GJOKSE PËR GRADA E DEKORATA TURPI

    (Bashkia e Kukësit zhduk Memorialin e kujtesës në nderim të mbi dy mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria serbe në vjeshtë 1913)

    Tre vjet më parë, në 2018, në 105 vjetorin e masakrave serbe në Lumë, Bashkia e atëhershme e Kukësit ndërtoi një Memorial kujtese, të vogël e modest, veshur me gurë të zinj si pllanga gjaku në nderim të mbi dy mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria e Mbretërisë serbe në 1913.

    Tre vjet më vonë, në nëntor 2021, pasi ai memorial si duket shqetësoi struktura të ndryshme dhe kujtesën serbe, shqetësoi edhe fantazma që shohin ëndërra me godinën e ish komitetit të Partisë së punës bri të cilit u ngrit Memoriali i kujtesës, autoritetet aktuale të Bashkisë Kukës e kanë shkulë dhe zhdukë Memorialin natën nëpër terr më egërsisht se sa mund ta zhduknin vetë serbët, ose me atë egërsi që serbët masakruan lumjanët në 1913.

    Si këshilltar i atëhershëm i kryetarit të bashkisë Kukës për art e kulturë, jam propozuesi e ideuesi zyrtar i atij memoriali që e konsideroja dhe e konsideroj si një muranë gjaku a gur varri për mbi dymijë kuksianët e masakruar prej serbëve në vjeshtë 1913.

    Me propozimin tim, me Urdhërin zyrtar të kryetarit të bashkisë, datë 10 shtator, 2018, drejtoritë përkatëse të bashkisë e projektuan, e zbatuan dhe punonjësit e bashkisë e ndërtuan memorialin pranë Kullës së mikpritjes, në cep të lulishtes kryesore, buzë shetitores më të madhe të Kukësit që ta shihnin njerzit.

    Memoriali i kujtesës i ngritur në Nëntor 2018, në 105 vjetorin e masakrës serbe, nga bashkia e atehërshme, u shkul e u zhduk nga bashkia e tanishme e Kukësit në Nëntor 2021, në 108 vjetorin e masakrës. Kështu i nderoi dhe kujtoi sivjet në 2021 të masakruarit nga Serbia bashkia Kukës në 108 vjetorin masakrimit të tyre.

    Në vend që autoritetet bashkiake dhe politikanët lokale të shkonin të vendosnin një kurorë te ai memorial, ata e rrafshuan, zhdukën dhe fshinë gjurmët e tij. Nderim i bukur është me e zhdukë gurin mbi varrin e tyre!!

    Bashkia Kukës e ka rrafshue vendin ku ka qenë Memoriali me zhdukë çdo gjurmë dhe më mirë s’do ta bënte këtë punë as Serbia as zyrtarët serbe po të vinin vetë. Duhet lavdërue Bashkia e Kukësit, autoritetet e drejtuesit e saj të vitit 2021 për këtë skandal shtetëror, politik, turp e poshtërim që i ka bërë atij guri varri dhe gjithë të gjallëve e të vdekurve të Kukësit e Lumës.

    Memoriali i zhdukur ka qenë një memorial kujtese, një gur varri, nuk ka qenë lapidar partie, as përmendore, as bust as shtatore. Nuk ka qenë Memorial për qëndresën e kuksianëve apo lumjanëve, por ka qenë një shenjë në nderim të atyre dy mijë kuksianëve që i masakroi, vrau e their me bajoneta ushtria e Mbretësrisë serbe në 1913. Lapidarët e qëndresës e trimërisë janë për vitin 1912.

    U shemb, u zhduk memoriali – guri i varrit që na kujtonte dy mijë të masakruarit nga Serbia. Punë e madhe, asgjë nuk është. Thjeshtë një skandal banal bashkiak shtetëror i drejtuesve të Bashkisë Kukës 2021.

    Janë vra e janë zhdukë dy mijë njerëz 108 vjet më parë në Lumë nga Serbia e nuk është bërë nami, e po u bëka nami se u zhduk guri i varrit të tyre nga ca zyrtarë bashkiakë të paditur, analfabetë total e pa dinjitet.

    Kukësi e Luma ka mbijetue edhe pse ia masakruan mbi dy mijë njerëz, fëmijë, gra, pleq, burra e gra siç e përshkruan tmerrin Dimitrije Tuceviqi.

    Ka patur, ka e do të ketë gjithmonë prishës e vjedhës varresh, edhe rrehës varresh…

    Popujt bëhen turma po ua fshive kujtesën. Popujt humbasin identitetin po ua fshive kujtesën, shenjat, gjurmët, rrënjët. Dy mijë lumjanët e masakruar nga ushtria e Mbretërisë serbe në 1913 janë rrënjët e Lumës që nuk duhet të guxojë asnjë lloj daje e derri t’i shkulë.

    Por gjithmonë ka patur, ka e do të ketë supe e gjokse për grada e dekorata turpi.

    Vaso Çubrilloviqi, arkitekti i shfarosjes se shqiptareve, shkruante në platformën e tij shfarosëse se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Në Kukës nuk e di se si i zgjidh, por shkrimin e Dimitrije Tuceviqit në anglisht e shkulën urgjent dhe heshtën të gjithë.

    Veprat e tilla si Memoriali i zhdukur, nuk i gjykojnë dot estetikisht lloj lloj amatori, çobani, çibani e analfabeti funksional që ka një telefon celular në dorë dhe shkruan në Facebook marrëzitë e veta, pohon injorancën e vet duke hyrë në terma se çfarë ishte ajo vepër, si e pse ishte, pa ditë asgjë veçse me çitë petulla me ujë vartësve dhe me shitë karamele e biskota të skaduara.

    Shumë e tregojnë me krenari e arrogancë budallakinë e tyre, flasin për gjëra që nuk i dinë, që nuk i kanë ditur as të parët e tyre ose që i dinë më keq, ju vjen turp për çfarë janë por duan të hyjnë në fushën e dhënies së mendve, në fushën e shkrimit e dijes që të hyjnë në kujtesë, nuk u mjafton me shitë kokoshka a banane…

    Grumbull gurësh, i paskan thënë Memorialit të kujtesës disa që janë copa mishi. Grumbull gurësh janë gjithë ndërtesat, pallatet janë grumbull tullash, malet janë grumbull gurësh. Po, edhe memoriali ishte grumbull gurësh prej gjaku, gjak i mpiksur i të masakruarve.

    Rrënuesit e shkatërruesit e Memorialit e kanë bërë mrekullisht punën e tyre, mbase presin se mos ju vjen ndonjë dekoratë apo ndonjë pare nga Serbia.

    900 kuksianë kanë qenë xhandarë të Serbisë dhe kanë marrë xhixha, dinarë e dukata nga Serbia nga 1918 deri në 1291. Dikush më shumë e dikush më pak, por në themelet e ndokujt ka xhixha serbe…

    Memoriali i kujtesës, jo kaba, jo kërcitës, jo buçitës por i përunjur, i ultë 3 metër në kujtim të dy mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria e Mbretërisë serbe në 1913 nuk ka qenë lapidar si ata që ngriheshin dikur sa më të lartë në kohën e diktaturës, me ia ba qejfin diktaturës. Jo. Memoriali i kujtesës për dy mijë martirët e Lumës është konceptuar, menduar e ndërtuar si një gur varri. Nuk është lapidar i menduar e ndërtuar keq, është grumbull gurësh të zi të ngjitur mbi një masë betoni për me ndërtue një gur varri.

    Jam ideuesi e propozuesi zyrtar i këtij Memoriali sepse kam qenë 13 muaj (mars 1998 – qershor 1999) këshilltar i kryetarit të bashkisë. Atëherë mendoja të ngjisim dy mijë gurë të zi të vegjël në atë memorial si pllanga gjaku të dymijë kuksianeve të masakruar. Por edhe aq gurë të zi sa u vunë aty e jepnin efektin.

    Ata dijetarë hamami, që diskutojnë për memorialin e vogël me peshë të madhe sepse u ngrit pas 105 vitesh mungese, jo i keq, jo i mirë, nuk i ka ndalë kurrë askush ta bënin një memorial të tillë, më të mirë, më të madh, nëse ai që e zhdukën çibanët ishte i vogël a i zi, ta bënin një të bardhë apo të kuq, a jeshil si bar stadiumi, ta bënin një që mund t’i pëlqente edhe Serbisë apo spiunave serbë apo ish zyrtarëve të diktaturës që duan ta udhëheqin edhe sot jetën kulturore e politike të vendit e të Kukësit, por këto punë me ngritë vepra të tilla, me lanë akte e vepra kujtese duan punë e jo fjalë, duan koqe e jo llogje.

    Guri i varrit në kujtim të mbi dy mijë kuksianëve të masakruar nuk gjykohet a është i bukur apo i shëmtuar, guri i varrit sido që të jetë është gur varri dhe nuk gjykohet nga bukuria një gur varri.

    Marrja përsipër nga analfabetë estetike të gjykojnë shëmtinë ose bukurinë është vrasëse, fyese, ulëritëse. Liria ua ka rritë shumë veshët e thundrat disa porlakëve.

    Për inate jashtë Memorialit, pa lidhje me Memorialin, janë gati me ia vu dinamitin edhe truallit ku ka qenë Memoriali. Kaq imoralë janë. Nuk i bihet Memorialit me fjalë as nuk goditet toka e Memorialit me thupër pse kanë inat ish kryetarin e bashkisë që e bëri Memorialin apo mua, apo pse i mundon ndonjë histori e vjetër familjare me pseudonime, me xhixha serbe, apo pse shkollimi i mangët e sakat nuk u jep mundësinë të gjykojnë për estetikën dhe të dinë kush e çfarë është e bukur dhe kush e çfarë e shëmtuar. Në këtë rast vlen ajo thënia brilante e Dritëro Agollit sa di ti di bytha ime...

    Ai Memorial kujtese ka qenë i projektuar e ndërtuar nga Bashkia Kukës me Urdhër ligjor të kryetarit të bashkisë. Projektimi e ndërtimi i tij është bërë nga punonjesit e bashkisë, nga Zyra Urbanistike e bashkisë Kukës.

    Rrënuesi i Memorialit mendon se bëhet dikush nga askush. Frymë marrin shumë, shënja a gjurmë në jetë lënë pak. Pushtetarët mjeranë duan të vendosin themelet e pushtetit te tyre duke shembe çfarë kanë ndërtuar paraardhesit, me zhdukë gjurmët e paraardhësve. Vepra të bukura nuk bëjnë përditë pushtetarët, pasi pak pushtetarë vijnë për vepra të bukura, shumica vijnë për biznes, me vjedhë dhe e shkruajnë emrin në rërë.

    Ata lejfena, marksistë e enveristë të vegjël që lëpijnë bythë kryetarësh me letra falenderimi pse ka shembë grumbullin e gurëve dhe i japin mend kryetarit se çfarë duhet të bëjë më tej, se ai objekt ka qenë pa miratim dhe vendim te këshillit bashkiak, ka qenë pa leje ndërtimi dhe paska patur shpenzimet financiare shumë të mëdha e të pajustifikuara, këta lloj morrash të bëjnë me vjellë. Këta servilë që shiten të dijshëm duhet ta dinë që Kryetari i bashkisë nuk merr leje për objekte të bashkisë, ai jep leje, firmos leje dhe urdhëri i tij për ndërtimin e Memorialit është leja dhe çdo gjë në këtë rast. Mashtruesit e servilat e çdo pushteti thonë se paskan qenë shpenzimet financiare shumë të mëdha, por gënjejnë, shpifin. Për vepra të mëdha kryetari i bashkisë i drejtohet Këshillit bashkiak, për vepra të vogla që nuk kanë kosto të madhe financiare deri në 6 milionë lekë të vjetra (5 mijë euro), kryetari i bashkisë nuk i drejtohet Këshillit bashkiak.

    Për Memorialin e kujtesës në nderim të dymijë lumjanëve të masakruar në 1913, gjithë mashtruesit ordinerë e të ligj, gjithë shpifësit dhe tellallët që lehin duhet ta dinë se ai Memorial ka kushtuar rreth një mijë euro. Sepse ka njerëz të mirë dhe dinjitarë Kukësi dhe nuk ka veç lapangjozë, monstra e morra, nuk ka veç servilë e të ndyrë. Njerzit e mirë kontribuojnë gjithmonë për nderin e qytetit dhe të Lumës. Betonin për atë memorial e ka dhurue, e ka dhënë falë kompania Vega e zotit Zylfi Oruçi, 3 metër kub beton falas. Pllakat e mermerit që janë përdorë për atë memorial dhe për deshmitarin e vogel ngjitur Memorialit janë blerë tek firma e Vesel Laçit me rreth 75 mijëlekë të reja ose shtatëqindepesëdhjetëmijë lekë të vjetra. Gurët e zinj nuk janë blerë, janë mbledhur andej këndej edhe në Kosovë nga punonjësit e bashkisë. Pllaka e vogël e zezë e mermerit në Memorial është dhurue nga Sef Bajraktari në Tiranë. Shkrimi i gdhenduar mbi atë pllakë është pague prej meje 7 mijë lekë të reja ose 70 mijë lekë të vjetra. Dy pllakat e verdha që nuk janë metal por plastikë për këto gjëra, me shkrimin e Dimitrije Tuceviqit, Masakrimi në Lumë, në shqip e anglisht janë prodhuar në Tiranë, në Kombinat dhe janë pague prej meje. Njëra pllakë, ajo që ishte në anglisht, u hoq, u zhduk, u vodh, u shkul disa kohë pasi e vumë dhe e kam prodhue për së dyti pllakën me shkrimin anglisht dhe e kam pague vetë përsëri. Edhe pllakën e vockël në fund të deshmitarit që shkruan Bashkia Kukës... e kam shkrue në Tiranë. Tri pllakat me shkrimin e Tuceviqit dhe shkrimi në pllakën e Memorialit bashkë me pllakën e vockël kanë kushtuar në total rreth 300 mijë lekë të vjetra të cilat i kam paguar unë dhe nuk i kam marrë asnjëherë këto lekë nga Bashkia Kukës megjithëse ia pata kërkue sekretarit të përgjithshëm Bujar Muçmatës dhe shefit të llogarisë, Safet Miftarit, por u ndërruan pushtetet dhe mbeta pa i marrë ato lekë.

    Ata që mendojnë se me atë Memorial është vjedhë e është bërë nami, e kanë mendjen vetë vetem te vjedhja, janë rritë mbase me gjëra të vjedhura dhe kujtojnë se të gjithë bëjnë siç bëjnë apo mendojnë ata, kujtojnë se të gjithë vjedhin siç ata lakmojnë ose bëjnë vetë. E nëse janë zyrtarë aktualë, mbase duan të fshehin vjedhjet e tyre.

    Ata që mburren se kanë ide, le t’i zhvillojnë. Por shtrerpat e të sherrmit nuk pjellin as ide as vepra të mira. Ata janë shkatërrimtarë, rrënues. 28 vjet demokraci askush nuk pengoi askënd me nderue të masakruarit që na i ka masakrue Serbia në 1913.

    Kur u nderuan, kur u ngrit një muranë, një Memorial jo i përsosur, jo i përkryer, filluan shumë veta të pështyjnë në hava në qiell.

    Nëse ishte Memorial i keq, ta bënin një më të mirë, nëse ishte i vogël, ta bënin një të madh, nëse ishte i shëmtuar, ta bënin një të bukur, nëse atë Memorial nuk e donin ata, ta bënin një që e donin ata, por me atë Memorial që ishte ngritur nuk kishin asnjë punë, pasi ka hapsira boshe e të shkreta qyteti i Kukësit me ngritë edhe mijëra vepra të tilla të vogla arti.

    Asgjë nuk i pëlqen gjithkujt, por të gjithë jemi të dënuar ta pranojmë edhe tjetrin, edhe punët e tjetrit, edhe mendimet e tjetrit, edhe veprat e tjetrit. E kur nuk e pranojmë e durojmë tjetrin, atëhere bëjmë atë që don Serbia, rrafshojmë kujtesën që të mos shqetësohet Serbia, siç ka bërë bashkia Kukës duke zhdukë Memorialin e kujtesës.

    Memoriali që nderon e kujton dy mijë kuksianë, lumjanë të masakruar nga ushtria e Mbretërisë serbe, i ndërtuar nga Bashkia Kukës në vitin 2018 në 105 vjetorin e masakrave serbe, i shembur nga autoritetet aktuale të Bashkia Kukës në Nëntor 2021, është marrë nga unë si model pothuaj i ngjashëm me memorialin Trinity Site National Historic Landmark që ka ngritë Amerika në vendin ku është provuar bomba e parë atomike që ka tha e shkretue vendin siç ushtria serbe thau, shoi, shkretoi e masakroi Lumën e rajonin e Kukësit në vjeshtë 1913 kur i masakroi dy mijë njerëz, fëmijë, gra, pleq, burra e gra. (Shihni foton e Memorialit amerikan në fund të librit…)

    Memoriali që zhduku e rrafshoi Bashkia Kukës në Nëntor 2021 është një memorial i ngjashëm, i lartë tre metër, po me gurë të zi, atje në Amerikë gurë të nxirë nga thirri i bombës atomike e këtu në Kukës, në Lumë gurët janë nxirë nga dhimbja e gjaku i derdhur i dy mijë kuksianëve që i dhunon bashkia Kukës për hatër të Serbisë se mos zemërohet Serbia…

    Memorialit që kam marrë model, i kam shtue Dëshmitarin, atë gur mbi të cilin janë vendose dy pllakat me shkrimin e Tuceciqit në shqip dhe anglisht. Atje në Amerikë ky lloj memoriali vlerësohet shumë si një vepër arti elitare, në Kukës mjerisht e gjykojnë çibantë e çobantë a vlen apo jo, a është e mirë apo jo. Ky model a jernek memoriali që për hir të së vërtetës e kam marrë në linqet që më dërgoi Qazim Rudi, një intelektual i angazhuar e dashamir ekselent i Kukësit që është gjithmonë i gatshëm me nderue e ndihmue Kukësin dhe që e falenderoj publikisht, nuk është jernek shkine siç e duan rrënuesit e Kukësit e ish zyrtarët vendas e jabanxhij të diktaturës në Kukës që kujtojnë se kanë mend e se kanë qenë të rëndësishëm…

    Pasi mora pëlqimin e kryetarit të Bashkisë, e kam diskutuar modelin që zgjodha me disa njerëz të dijshëm në Tiranë e

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1