Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Misioni për Paqen
Misioni për Paqen
Misioni për Paqen
Ebook222 pages2 hours

Misioni për Paqen

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

"Në doganën e Morinit, me datën 13 qershor 1999, ditën që nga kjo doganë triumfatorë hynë trupat gjermane për në Kosovë, trupat e shpartalluara serbe ende nuk ishin larguar plotësisht prej Kosove, të cilën e kishin humbur përgjithmonë. Mes doganës së Vërmicës dhe të Morinit, në mesditë, nga një helikopter zbriti komandanti i trupave gjermane. Nga mali, ku rrinin të fshehur në fortifikimet e tyre, zbriti një komandant i trupave serbe i shoqëruar nga dy ushtarakë të tjerë. U bë një bisedë e shkurtër, shumë e shkurtër, mes komandantit të trupave gjermane Helmut Harff dhe komandantit të trupave serbe. Komandanti gjerman dha urdhër që për tridhjetë minuta të niste ikja e trupave ushtarake serbe të mundura tashmë. Komandanti serb u perpoq te kundërshtote dhe kërkoi më shumë kohë për tërheqjën e trupave dhe të materialeve luftarake. Por Helmut Harff pasi i zgjidhi duart që i mbante të lidhura nga mbrapa, pa orën e tij dhe u shpreh vetëm kaq: KOHA FILLOI ! Nëse nuk largoheni brenda kesaj kohe...
Filloi tërheqja e së Keqes, pasi qe mundur. Filloi Koha e Re. Epoka e Re e Njerzimit. Ishte mundur dhe po troshitej në theçafje duke u sprapsur, duke ikur drejt ferrit koha e vjetër. Mori fund koha e dhunës çnjerzore, e diskriminimit, koha e mohimit të të drejtave njerzore, e mohimit të lirisë. Mori fund çmenduria dhe urrejtja vrasëse e botës.
Filloi Epoka e Mundësive."
(Rexhep Shahu)

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 7, 2020
ISBN9781005391911
Misioni për Paqen

Read more from Rexhep Shahu

Related to Misioni për Paqen

Related ebooks

Reviews for Misioni për Paqen

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Misioni për Paqen - Rexhep Shahu

    Ky libër, që nuk pretendon të jetë më shumë se sa një fjalë falenderimi për gjithë njerzit që u përfshinë në krizën e Kosovës gjatë viteve 1998 - 1999, është përfunduar para dy vjetësh kur pretendoja që ta botoj në dy gjuhë - shqip dhe anglisht.

    Ndoshta për shumëkënd, kriza e Kosovës, ngjarjet e atëhershme, të viteve 1998 - 1999, rrezatimi i humanizmit të Kukësit, janë tashmë një histori e kaluar… e harruar.

    Ndoshta, por… unë e ndjej për detyrë tua kujtoj të gjithëve.

    Se duke e harruar këtë pjesë të historisë sonë, jo gjithnje kaq të ndritshme, ne vazhdojmë të krijojmë hone të errëta heshtjeje zhbërëse, që na janë kthyer gjithmonë në vrima të zeza.

    Idenë për këtë libër, fill pas kthimit të shqiptarëve të dëbuar për në Kosovë, pasi kisha intervistuar z. Daniel Endres, përfaqësuesin e UNHCR - së në kohën e krizës në Kukës, ose përsonin më të rëndësishëm për menaxhimin e asaj krize, siç e kishin shpallur njëzëri të gjithë, vendas e të huaj, ia paraqita përfaqësueses së ECO - s në Kukës, zonjushes Annika Sandlund e cila ende qendronte aty. Ajo e përkrahu idenë time. Fondet e ECO - s për këtë libër, vendosi t'ia xhironte një organizate tjetër të huaj. Por shefi i asaj organizatës tjetër, megjithëse nuk ishin fonde të tij dhe të organizatës që ai drejtonte, nuk pranoi. Zonjusha e ECO - s ato ditë u largua nga Kukësi.

    Unë e falenderoj zonjushën Annika Sandlund për vlerësimin, për gadishmërinë e saj për ta financuar këtë libër, ndonëse ia pamundësuan të tjerët dhe libri nuk u financua.

    Gazetari Vasco Dones, i Televizionit Zvicerian (TSI), gjatë një seminari në Institutin Shqiptar të Medias, në fillim të vitit 2000, ndërsa fliste për No news is good news, u shpreh : Duke filluar nga 24 marsi '99, Kosova u shndërrua në LAJM. Deri në fund të qershorit. Tani Kosova është përplasur andej nga faqja 15 e gazetës, një herë në dy javë….

    Kjo e vërtetë e trishtë, vazhdon të më nxisë që ta pohoj me forcë, atë kohë krenarie, kur familja kuksiane i tregoi botës përmasën e saj të harruar…, siç pati pohuar në Kukës Sadako Ogata, atë kohë të hedhjes së themeleve të paqes së rajonit të Evropës Juglindore, atë kohë edhe të humbjes së shumë shanseve nga shqiptarët, atë kohë, kur, edhe pa lejen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Amerika dhe NATO sulmuan ushtarakisht dhe mbrojtën të drejtën për të jetuar në tokën dhe qiellin e tyre të mbi dy milionë njerëzve, që në këtë rast qëlluan të jenë shqiptarë.

    Në kërkim të donatorëve, rasti e solli të takoj një biznesmen kuksian që jeton në Tiranë. Është fjala për presidentin e Kompanisë Euroalba EA zotin Kadri Morina. Falë tij, ky libër është sot në dorë të lexuesit dhe dua ta falenderoj në mënyrën më të përveçme për kontributin e tij.

    Për ndihmën modeste financiare, falenderoj edhe kirurgun amerikan nga Pennsylvania dr. Williard Noes që është qytetar nderi i Kukësit, dhe mjekët Uc Gjonbala e Arben Beqiri.

    Dua të falenderoj zonjën Kathleen Imholz që bëri të mundur të kem një kompjutër dhuruar nga zoti Michael Martin, kompjutër me të cilin kam shkruar edhe këtë libër.

    Falenderoj mikun tim Izet Duraku për nxitjen dhe mbështetjen e përhershme që më ka bërë dhe për redaktimin edhe të këtij libri.

    Falenderoj djalin e xhaxhait tim Xhemil Shahu për përkthimin e shumicës së bisedave që kam realizuar me të huajt gjatë punës time gjatë viteve 1996 - 2001.

    Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam realizuar materialet për këtë libër.

    Gjithashtu, shpreh mirënjohje kolegëve të mi gazetarë të Kukësit, radio Kukësit, radio Tiranës, gazetës Albania, gazetës Bota Sot, gazetës Tema dhe radios Top Albania, për hapsirat dhe mundësitë që më kanë krijuar.

    …DHE DYFJALË PËRCJELLËSE NGA AUTORI

    Në doganën e Morinit, me datën 13 qershor 1999, ditën që nga kjo doganë triumfatorë hynë trupat gjermane për në Kosovë, trupat e shpartalluara serbe ende nuk ishin larguar plotësisht prej Kosove, të cilën e kishin humbur përgjithmonë. Mes doganës së Vërmicës dhe të Morinit, në mesditë, nga një helikopter zbriti komandanti i trupave gjermane. Nga mali, ku rrinin të fshehur në fortifikimet e tyre, zbriti një komandant i trupave serbe i shoqëruar nga dy ushtarakë të tjerë. U bë një bisedë e shkurtër, shumë e shkurtër, mes komandantit të trupave gjermane Helmut Harff dhe komandantit të trupave serbe. Komandanti gjerman dha urdhër që për tridhjetë minuta të niste ikja e trupave ushtarake serbe të mundura tashmë. Komandanti serb u perpoq te kundërshtote dhe kërkoi më shumë kohë për tërheqjën e trupave dhe të materialeve luftarake. Por Helmut Harff pasi i zgjidhi duart që i mbante të lidhura nga mbrapa, pa orën e tij dhe u shpreh vetëm kaq: KOHA FILLOI ! Nëse nuk largoheni brenda kesaj kohe…

    Filloi tërheqja e së Keqes, pasi qe mundur. Filloi Koha e Re. Epoka e Re e Njerzimit. Ishte mundur dhe po troshitej në theçafje duke u sprapsur, duke ikur drejt ferrit koha e vjetër. Mori fund koha e dhunës çnjerzore, e diskriminimit, koha e mohimit të të drejtave njerzore, e mohimit të lirisë. Mori fund çmenduria dhe urrejtja vrasëse e botës.

    Filloi Epoka e Mundësive.

    Mijëvjeçari i Paqes filloi në Kukës.

    Zoti vetë mbase e kishte caktuar këtë vend të shenjtë ku bashkohen dy lumenj të lashtë sa bota, me dy emra të çudishmëm : Drini i Bardhë e Drini i Zi. I pari vjen nga bjeshkët e Pejës së Kosovës ndërsa i dyti nga liqeni i Ohrit të Maqedonisë, dhe në Kukës këto dy Drina bëhen bashkë në udhëtimin e tyre drejt detit Adriatik, pasi ia shpërlajnë këmbët Pashtrikut të hirtë, Pikëllimës së pikëlluar dhe tjetrit mal gjigand eshtërmadh me emrin Gjalicë, male këto që Zoti ia ka vendosur Kukësit rreth e rreth për ti bërë roje mrekullisë dhe humanizmit që mbartin në shpirt banorët e këtij vendi.

    Ketu gjysmë milioni njerez shpresëvrarë, të përgjakur, përmes zjarrit, dhunës e plumbave, e kishin shoqëruar Paqen e plagosur udhës për në Kukës – në mbretërinë e bujarisë, paqes, humanizmit dhe dashurisë njerzore.

    Kalorësit e Mëdhenj të Luftës për Paqen këtu kishin vënë cakun ku e keqja nuk duhej të bënte më tej, nuk duhej të shkonte më tutje. Eshtrat e urrejtjes mijëravjeçare kërcitën. Bota u ndal. Mirësia dhe zemra e bardhë, bujaria, ndoshta e harruar dhe e dalë boje në dhera të tjera, që u demonstrua nga banorët e kësaj toke që frymonin në Kukës, në pikëpjekjen e Dy Drinave, e kudo në Shqipëri, e bënë botën të ndalej një çast. Bota pa vetën në ujërat e Dy Drinave. Pa fytyrën e vet…

    Dhe e pa se kishte më shumë Mirësi se sa Ligësi.

    Pikërisht në Kukësin e Shqipërisë, të Ballkanit, të Evropës, të Botës…, në ndeshjen e tyre finale, e Mira e mundi të Keqën…

    Ndodhi kthesa më e madhe në historinë mijëravjeçare të njerzimit. U vendos TË DUHEJ NJERIU, TË MBROHEJ NJERIU, TË DUHEJ PAQJA, TË MBROHEJ PAQJA, TË LUFTOHEJ PËR PAQEN E NJERIUT.

    Kjo u vendos në Kukës.

    Pastaj u përhap e mori dhenë. Nënshkruan kryeqytetet e kancelarive : Dashuri dhe jo Urrejtje.

    Kjo mrekulli ndodhi në vitin e fundit të mijëvjeçarit.

    Unë nuk i di gjithë emrat e kalorësve krushq të Paqes. Nuk i di as emrat e atyre pilotëve të magjishëm, zogj të Paqes, që fluturonin mbi qiejt tanë dhe shkatërronin të keqën në emër të paqes njerzore. Në emër të një bote ndryshe. Në emër të dinjitetit të njeriut. Në emër të një jete të sigurtë, me plot mundësi dhe shpresa.

    Por jane te njohur per te gjithe emrat e kaloresve të mëdhenj që koha i nxori në skenë për të ndryshuar historinë botërore. Di emrin Amerikë e Nato. Di emrin Angli, Gjermani, Turqi, Francë, Itali… Di emrin Bill Klinton, di emrin George Bush që pati paralajmëruar të keqen njerzore se vija e kuqe është në Kosovë. Është Kosova caku ku e keqja nuk do të mund të bëje më tutje. Di emrin Madeleine Albright, Havier Solana, Kofi Anan, Westley Clark, Tony Blair, Richard Holbrook, Bob Doll, Sadako Ogata, Klaus Kinkel, Hilary Clinton, George Robertson, Joschka Fisher, Wolfensohn, Knut Folebek, Massimo D'Alema, Skalfaro, William Walker, Roberto Laurenti, Ferhojgen, Jervelino, James Rubin, e të tjerë emra të mëdhej të botës që jetësuan fjalën e ish presidentit George Bush që pati caktuar vijë të kuqe Kosovën…

    E shoqëruar nga kalorësit më të magjishëm të të gjithë luftrave njerzore, Paqja që u bë nuse në Kukës, erdhi dita të kthehej për në Kosovë. Dhe krushqit ishin po ato : mbi gjysmë milioni njerëz. Por pa plagë, gjak, ankth e frikë. Plot shpresa dhe ëndrra, deshira e dashuri për jetën. Toka e premtuar prej zotit po u kthehej njerëzve. Po u kthehej QË TA FITONIN PAQEN pasi LUFTËN PËR PAQEN E KISHIN FITUAR kalorësit e mëdhenj të Paqes.

    Por pse nuk i di emrat e krushqëve kalorës të Paqes, emrat e pilotëve zogj të qiellit që shkatërruan të Keqën, unë di ca emra të tjerë, njoh ca NJERËZ të tjerë që i kam quajtur që në krye të herës MISIONARË TË PAQES, Për disa prej këtyre njerëzve flitet në këtë libër. Por… gjithësesi…

    Sikur ky libër të vlejë sa për një faqe të asaj historie të madhe që ndodhi me shqiptarët dhe me krejt botën e civilizuar, në prag dhe gjatë luftës për Kosovën, në fundshekullin e kaluar, madje, sa për një paragraf të asaj historie të papërsëritshme për nga humanizmi, demonstrimi i vlerave dhe solidaritetit njerzor,

    Sikur ky libër të vlejë sadopak, për të bindur njerëzit, se në këtë botë, ka misionarë të paqes, që janë të gatshëm, të mbajnë në duart e tyre zemrën njerzore, të mbajnë në pëllëmbët e shpirtit të tyre kokrrën e lotit të të pashpresëve,

    Sikur pas leximit të këtij libri, vetëm pak njerëz të mund të artikulonin, në mënyrat e tyre, siç artikuloj unë me gjithë fuqinë e shpirtit, mirënjohje njerzore për misionarët e paqës shqiptare, e paqës njerzore, mirënjohje për familjen kuksiane, që i tregoi botës se sa shpirt të madh human kanë shqiptarët, familje kjo e braktisur, e lënë pas dore, e harruar, që jeton duke dëgjuar jehonat e premtimeve të pafundme që ia bënë në Kukës, gjate muajve të krizës më të madhe humanitare që ka njohur Evropa gjatë gjithë historisë së saj, e sidomos, pas Luftës së Dytë Botërore,

    Sikur pas leximit te këtij libri, vetëm pak njerëz të përmendeshin, të zgjoheshin, ta shihnin e ndjenin se po harrohet buka që dha Kukësi, po lihet pas dore familja kuksiane, që me dashuri dhe mirësi lehtësoi dhe shëroi plagët e shpirtit dhe trupit të të dëbuarve, bota do të bëhej më fisnike.

    Sikur vetëm pak njerëz të mos e harronin se Kukësi qe ura që lidhi brigjet, shpirtrat, popujt dhe e shpëtoi rajonin nga katastrofa dhe qytetërimin prej turpit.

    Sikur vetëm pak njerëz të mendonin si unë që Kukësin ta shpallnim monument kulture që mbrohet nga bota, do të ndjehesha se po fluturoj në krahë ëndrrash. Sepse e meriton. I tregoi botës njerëzore se dashuria shëron. Se monument kulture mund të shpallet edhe një qytet që s’ka ura apo banesa mijëravjeçare, por që ka njerëz të cilët demonstrojnë dashuri dhe mirësi hyjnore, një qytet që është vetë urë njerzore.

    Janë të shumtë njerëzit që kanë punuar në Tropojë, Has e Kukës që unë i vlerësoj si misionarë të paqes. Natyrisht, të gjithë meritojnë nderim e mirënjohje për sa kanë bërë në sherbim të njerëzve. Aq më tepër që në rastin në fjalë këta njerëz ishin shqiptarë, të cilët për arsye të errëta kishin patur fat të keq gjatë historisë së tyre tragjike. Kishin pësuar copëtim kombëtar, masakra, genocid, shfarosje, shpërngulje nga trojet e tyre etnike shqiptare, shpërngulje e sërish shpërngulje të dhunshme në fund të shekullit të 20 - të, po prej barbarëve serbë.

    Por jo të gjithë njerëzit që kanë punuar në këtë rajon i kam njohur apo takuar. Në këtë libër flitet për një pjesë të atyre me të cilët kam komunikuar gjatë punës time si gazetar. Unë flas me e për ata që kam njohur unë, e që janë pak, në morinë e njerëzve që kanë kontribuar për këtë paqe.

    E paraqes këtë libër edhe për shkak të nderimit për ta. Për tu treguar se Kukësi nuk di të harrojë, se Kukësi rron... Rron diku në një cep të mbretërisë së heshtjes, mosmirënjohjes e harrimit...

    Gjithësesi, të gjithëve atyre njerëzve të globit që ndihmuan për të sjellë paqen në Kosovë, në këtë rajon të Europës Juglindore, ju them FALEMINDERIT MISIONARË TË PAQES. E në radhë të parë, aktorëve kryesorë që punuan për paqen.

    Në këtë libër jepet diçka fare - fare e vogël, modeste, por domethënëse. Flitet pak, për disa nga njerëzit që kanë qenë në vorbull të ngjarjeve. Natyrisht në vorbull kanë qenë shumë e shumë njerëz. Por unë nuk kam patur shans për ti njohur e takuar të gjithë ato që i quaj misionarë të paqes. Unë kam patur fat të njihem e të intervistoj një pjesë të vogël prej tyre.

    Dhe në këtë libër, që është vëllimi i parë i rrëfimeve për ato njerëz që ishin në Kukës, Has e Tropojë, që punuan e jetuan me ditë, muaj e më gjatë, për ato njerëz që e vizituan Kukësin, Hasin e Tropojën dhe sollën shpresë tek shqiptarët e shpërngulur prej dhunës serbe e tek shqiptarët që u bënë mikpritësit më bujarë e fisnikë që ka njohur historia njerzore, pra në këtë vëllim të parë, po sjell aq sa mund të durojë një vëllim.

    Me premtimin dhe shpresën se do të mund të krijohet mundësia të botoj gjithshka kam ruajtur gjatë atyre viteve të fundshekullit të 20 - të kur u bë dhe shkrua histori.

    DANIEL ENDRES

    SHEF I KOMISARIATIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNHCR) - NË KUKES

    NE PRITËM MBI 460 MIJË NJERËZ

    Z. Daniel Endres e kam takuar vetëm 20 minuta para se të largohej nga Kukësi. Kisha degjuar shumë për këtë njeri. Konsiderohej shtylla e gjithë organizimit për të përballuar krizën humanitare të Kosovës. Më kompetenti, më i kulturuari, më humani. Kisha pak ditë që kisha dalë nga spitali, pas një operacioni në zemër. Dal tek Bar Amerika me kolegët e mi të radio Kukësit. Aty pashë Xhemilin, djalin e xhaxhait tim, me z. Daniel. Në nxitim e sipër Xhemili me tregoi se pas një ore z. Daniel do të largohej nga Kukësi. Në çast vendosa ta intervistoja. Ju luta Xhemilit dhe ai bisedoi me z. Daniel. Ranë dakort që pas 20 minutash të shkoja në zyrën e tyre tek Turizmi i Ri. Me magnetofon në krah, që

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1