Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 30
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 30
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 30
Ebook398 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 30

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 30.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 30.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Shaban Sinani - "illz" në numrin e 30-të
Sadik Bejko - Rekuiem për Fredin dhe te tjerët... (Mjere ti, Jerusalem që i vret profetët)
Zija Vukaj - Gjuhët e vdekura dhe letërsia e vdekur

RETRO
Pjetër Bogdani – Sibila
Luka Bogdani – Pjetër Bogdanit...

STUDIO
Jorge Luis Borges - A është e përjetshme e bukura?
Elizabeth Bowen - Në kërkim të një subjekti për ta rrëfyer... - Përktheu: Granit Zela
Shpëtim Kelmendi - Bisedë me poetin Frederik Rreshpja
Margaret Atwood - Distopia e harruar që frymëzoi George Orwell-in dhe mua - Përktheu: Granit Zela

PERSONALITETI
Botime të shkrimtarit Jusuf Buxhovi
Jusuf Buxhovi - Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit
Jusuf Buxhovi - Mona
Xhemail Mustafa - Kronikë e dramatizuar dhe e shpirtëruar - Rreth romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të shkrimtarit Jusuf Buxhovi

IN MEMORIAM
Adam Zagajewski – Liria – Përktheu: Mazllum Saneja
Tahir Desku - Kthimi i dashurisë

TË FTUAR
Colin Mackay - Unë i thoja dashnore – Përktheu: Vlora Konushevci
Bertold Brecht - Vështirësia e Qeverisjes - Përktheu: Arbër Çeliku
Hermann Hesse - Një të pakënaquri - Përktheu: Arbër Çeliku
Heinrich Heine - Pyetje - Përktheu: Arbër Çeliku
Kurt Tucholsky - Trëndafila të shtruara mbi rrugë - Përktheu: Arbër Çeliku
Mário De Andrade - Shpirti im e ka me ngut - Përktheu: Arbër Çeliku
Gabriel García Márquez - Një ditë e zakonshme – Përktheu: Bajram Karabolli
Josif Brodskij - Odisea Telemakut - Përktheu: Agron Tufa
Nikiforos Vrettakos - Portokallet e Spartës – Përktheu: Teuta Sadiku
Pablo Neruda - Poezitë e kapitenit tim – Përktheu: Namik Dokle
Eduard Estlin Cummings - Pranvera është ndoshta një dorë – Përktheu: Miranda Xhilaga
Fiona Sampson - Dreri i pikturuar në tas - Përktheu: Albion Zifla
Tadeusz Różewicz – Vajtim – Përktheu: Ramadan Musliu

TË ZGJEDHUR
Ardian-Christian Kyçyku - Ballkan – E tashmja e pakryer
Nehas Sopaj - Shën Skënderbeu
Luan Rama – Dalia - Fragment nga romani
Lindita Ahmeti – Natë
Agim Xhafka - "Për Gjermani, shofer!"
Odise Kote - Këpuca e Tjetrit
Alma Zenellari - Monolog për një burrë të heshtur
Andreas Dushi - Shoku yt, baba
Gani Bytyçi – Lejleku
Prend Ukaj - Tash bie borë në vendlindje
Pali Shtëmbari - Gruaja me cigare
Meri Bo - Ata ikën që të dy
Gladiola Jorbus - Letrat e dashurisë

PERSONALITET
Gentur Lleshi - Ëndrra vdekjes sime

PLUS
Oralda Lahe - Doja të harroja
Inida Brahimi - Ne kurrë s’jemi takuar
Evisa Mele - Anestezi lokale
Ramadan Topuzi - Qyteti im
Rozafa Shpuza – Shkodra
Essat Bilali – Qëndresa
Mehdi Krasniqi - Intervistë për idiotin e madh
Ismet Tahiraj – Takimi

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Ibrahim Rugova - Refuzimi Estetik
Ermira Ymeraj - A duhet t’i nënshtrohet periodizimit letërsia shqipe e shekullit XXI?
Salajdin Salihi - Poemë e panjohur për shqiptarët
Mark Simoni - Shtrati i kuq, letërsia erotike dhe “Kontesha Gamiani” e Alfred De Mysset
Xhevair Lleshi - Enigmat, Lirika dhe Epika e Malit
Ballsor Hoxha - “Sëmundja e Ëndrrave” – Hakmarrja e Mitit – rreth librit “Sëmundja e ëndrrave”, te shkrimtarit Mehmet Kraja
Rexhep Shahu - Urat e dashurisë që ngrenë poetët vështirë t’i shembin shtetet - (“Diell pa hije” - Antologji poetike ballkanike në gjuhën shqipe)

LanguageGjuha shqipe
Release dateFeb 19, 2022
ISBN9781005940478
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 30
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    illz NË NUMRIN E 30-të

    Është themeluar si revistë letrare e Tiranës, por lexuesi e njeh si tribunë mendimi e krijimtarie për gjithë republikën e gjuhës shqipe.

    Në numrat e parë u prit gati-gati si një revistë me përparësi krijuesit dhe lexuesit nga njëri Drin nën tjetrin. Shumë shpejt u kuptua se illz do të mikpriste personalitete të letërsisë nga të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe nga Europa e bota mbarë.

    Koleksioni i revistës illz është sot trashëgimi. Kanë kaluar nëpër portat e saj, me hapa yjzish a yllësish, poetë dhe dijetarë të të gjitha periudhave, alfabeteve, qarqeve e nënsistemeve letrarë. Kanë kaluar dhe janë rikonfirmuar, pa asnjë paragjykim: shkruajtën në liri a në burg, krijuan në Shqipëri e Kosovë apo në mërgim; përdorën gjuhën e njësuar letrare apo në toskërisht, gegërisht a në letrarishten e Kosovës.

    Erdhën përmes revistës illz shkrimtarë të lejuar e të ndaluar, të lëvduar e të qortuar, të përfshirë në programet universitare a të harruar.

    Natyrisht, letërsia shqipe nuk ka aq shumë illz, yje, sa t'i propozohen në çdo dy muaj lexuesit. Por ka sigurisht shumë illz në shtatin e vet, që duhet të kenë një pasqyrë ku të shihen e t'i shohin. Dhe revista illz është ofruar bujarisht ndaj tyre.

    Nën kujdesin e Rexhep Shahut dhe Izet Durakut, shkrimtarë e studiues që të dy, dhe me mbështetjen fisnike të Flamur Hoxhës, illz ka bashkuar breznitë, përvojat, drejtimet; duke evokuar vlerat më cilësore të penave shqiptare dhe ballkanase; duke u prezantuar lexuesve të vet një paradë vlerash, që prej tanëve, deri tek nobelistët.

    Urime illz. Numri tjetër është 31, numër simpatik. Dhe pak muaj më pas numri 33: në 33 vjet Krishti i kishte kryer të gjitha veprat e tij, i shkruante Kuteli Lasgushit në vitet 1930 për ta nxitur për më lart. Çdo numër i ri i illz është nxitje e tillë.

    SADIK BEJKO

    REKUIEM PER FREDIN DHE TE TJERET...

    (Mjere ti, Jerusalem qe i vret profetet)

    O ajer i mbremjes mbeshtillme....

    Une kam qene trishtimi i botes

    Frederik Reshpja iku vite me pare. Lajmi i mire eshte se balona me te cilen poeti fluturoi bashke me trasten e poezive ne shpine, pikerisht nga shkaku I ketyre poezive me shume se prej cdo gjeje tjeter, ... vazhdon te ngrihet. POEZITE E TIJ JANE NE THESARIN ME TE MIRE TE SHQIPES.

    Me kete rast dua te them se kete status ai nuk e gezoi ne gjallje te tij. I vetmuarr, pa familje, ne skamje te plote.... ditet e tij te fundit ne kete toke ishin.. epilogu ne ngritje i trishtimeve te gjithe jetes se tij.

    Eshte rasti te permenden disa kolege te tij per humanitetin e tyre. Ata iu gjenden prane Fredit ne ditet me te veshtira. I permend se mbase e kemi harruar ate miresine e lashte qe miku i mire duhet ne nevoje. Moikomi, Shpetim Kelmendi dhe te tjere e deshen FRedin ashtu sic ishte dhe ai ishte i veshtire si gjithe te pafuqishmit shendeterisht, si gjithe te moshuarit, shto edhe huqet qe Fredi i kishte posacerisht te vetat.

    I Kadare ne librin Mengjese ne Kafe Rostand i ka kushtuar atij disa nga faqet me te bukura shkruar per nje poet. Kadareja shkon edhe me tej se Fredi

    Permend ashpersine e frikshme te Shqiperise me Intelektualet krijues. Shqiperia eshte e ashper, sa nje mik I. Kadarese, mik i rinise dhe i shkollimit ne Moske, u fsheh, u arratis, shkoi te banonte ne një kasolle në zonen arktike te Rusisë, vetëm qe te mos kthehej ne Shqipëri.

    E ashper sidomos me shkrimtaret kjo Shqipëria jonë. Nuk ka meshire ne kete vend per Frederiket e co. Mjere ti, Jerusalem, thote Krishti, mjere ti qe i vret profetet.

    Mbaj mend qe me 1998 Moikom Zeqoja, atehere drejtor i Muzeut Kombetar, po merrte nga presidenti Mejdani dekoraten e larte Mjeshter i madh. Mes te ftuarve ishte Fredi ulur ne rreshtin e pare. Ishte keq nga urinimi i pavullnetshem. Dola ne foto me te. Moikomi e kishte vene aty qe t'u binte ne sy autoriteteve shteterore. Fredi si te ishte me temperature ngrinte jaken e xhakoventos dhe e mbante shtrenguar ne fyt. Ne koktejin e rastit Fredi u takua me kryeministrin Nano dhe me disa nga eksponentet me kryesore socialiste. Ai po kerkonte nje kredi per shtypshkronjen, per biznesin e tij qe po rrenohej. Kleptokratet e larte te asaj periudhe ne shtet, nenqeshnin me ironi, mbanin hundet me ndot sa ndaheshin me Fredin. E kuptova se e kishte te humbur... shtypshkronjen. Ashtu ndodhi.

    Dikur, ne vitet 70, nderhyne në shtet disa shkrimtare qe Lasgushit t'i rritej pensioni. Kryesia e Lidhjes se asaj kohe e hodhi poshte kete kerkese edhe pse M Shehu i tmerrshem donte ta ndihmonte poetin. Shkrimtaret dolen kunder kolegut, kryemjeshtrit të fjalës shqipe. Plak dhe ngushtë nga lekët.

    Shqiperia eshte e ashper. Mjere ti, Jerusalemi qe i vret profetet.

    Ketij Fredit nuk i mjaftokej e rena e fatit, i duhej dhe goditja prej njeriut. Nuk them se FREDI qe i persosur. Por ka qene ne burgje, . Ka qene dhe ne nevoje per mbijetese. Por Shqiperia vazhdon te beje politike edhe me poetin edhe me te burgosurin e diktatures. Edhe me pabuksin. Dhe turpi i shkon Shqiperise, Jeruzalemit te shqiptaresise, atyre qe i neperkembin e i burgosin e i vrasin poetet.

    Megjithate jeta tjeter i ka shperblyer poetet ne kete vend.

    Ne e kujtojme sot me nderimin me te madh Fredin, i kujtojme me nderim secilin nga ata ( Imzot Prenushi, E. Haxhiademi, Lasgushi, Mitrushi, Ndre Zadeja, Petro Marko, Vilson Blloshmi, Havzi Nela etj ) qe nga shteti i tyre jane trajtuar si bij te njerkes, si bij te mallkuar, si femije te mohuar e te kryqerzuar.

    Ne vjen mire ta kujtoj sot rinine time dhe te Fredit, me endrrat tone per nje jete ashtu si e do dhe e mendon se do t'i vije i riu.

    Dua ta mjegulloj, ta tret pertej veshtrimin tim te njomur.

    ZIJA VUKAJ

    GJUHËT E VDEKURA DHE LETËRSIA E VDEKUR

    Historia e gjuhëve është historia e popujve, shkruan Çabej. Nisur nga kjo moto, kam menduar shpesh për gjuhët e vdekura; për vdekjen e popujve apo për popujt e vdekur dhe me naivitetin tim të dikurshëm meditoja dhe soditja me mend një vdekje masive. Përpiqesha të gjeja apo të zbuloja shkaqet: epidemi ose luftë. Më vonë çoja në mendje skithët, sarmatët, grekët e lashtë, latinët, hunët, bushmenët, vandalët, avarët etj. Më dukej tepër e trishtë dhe spektakolare vdekja e një gjuhe si rrjedhim i vdekjes së bartësve të saj. Por jeta ka dinamikën e saj dhe vdekja ka ligjet e veta. Tani mendoj letërsinë. E mendoj nga fokusi i një lexuesi mesatar dhe i mësuesit të letërsisë, po aq mesatar. E mendoj shpesh dhe do të doja ndihmën e gjithkujt për t'u drejtuar kah e vërteta, me pyetjen:

    A duhet të jetë më letërsia lëndë shkollore?

    Të zhvillosh lëndën e letërsisë në nivelin e gjimnazit, do të thotë ndër të tjera, të analizosh vepra letrare, të komunikosh me nxënësit për brendinë e tyre, të japësh vlerësime kritike për to, të njohësh kompozicionin, personazhet, gjuhën, stilin etj., etj., të librave më të vlershëm të fondit të artë dhe të pashmangshëm të letërsisë kombëtare dhe asaj të përbotshme. Dhe parakushti bazë është që bashkëbiseduesit (mësuesi dhe nxënësit) ta kenë të lexuar veprën për të cilën flitet. Ndryshe gjithçka është e rreme, false, e dështuar. Kësisoj, këtu shtrohet pyetja: Sa nxënës e lexojnë Eposin e kreshnikëve, Lahutën e Malcis', Skënderbeu, Kështjella, Lumi i vdekur Qyteti i fundit, Epin e Gilgameshit Iliadën, Odisenë, Komedinë hyjnore, Faustin, Njeriun që qesh, Lufta dhe paqja, Vëllezërit Karamazov, Komedinë njerëzore, Budenbrokët, Të mjerët, Procesin, I huaji, Uliksi, Njëqind vjet vetmi, Duke pritur Godonë" etj., etj.? Përgjigjja është: ndër 1000 nxënës mund të jenë 5, që i lexojnë. Pra, ndër 40. 000 mijë maturantë vetëm 200 vetë i përgjigjen kësaj kërkese shkollore dhe 39 800 nuk kanë lidhje me të. Për ironi të fatit këta 200, meqë janë nxënës elitarë; dhe si të tillë edhe lexues të mirë, asnjëri nuk begenis të ndjekë mësimet për mësuesi. Kësisoj letërsia mbetet një reminishencë gjimnazi dhe një stoli kulturore për ta. Pra diçka e vdekur. E vdekur, sepse ka vdekur populli që e shijon dhe e mbart. Dikur njerëzit vraponin pas librit dhe mezi e gjenin. Sot libri, vrapon pas njerëzve dhe mezi i gjen. Kam shkruar dikur për fenomenin e shkrimtarit me strajcë (trastë, torbë). Ky personazh u krijua në kohët moderne. Sindroma e strajcës kapi jo vetëm mediokrit, por edhe shkrimtarët e vërtetë. Po, sepse ishte (Dhe është) sindroma e neverisë për librin.

    Erdhi në një kafe një shkrimtar i vërtetë me një strajcë libra. Donte t'i shiste. Pati disa njerëz që ia blenë. Ca për pasionin e librit, ca nga dhembshuria. Aty qe edhe një deputet milioner, me kokën e tij rrapashyte të rruar si toç lakre. E pyeti: Ç'ke në atë strajcë? ky u përgjigj: Librin tim të fundit, do e blesh një kopje? Sa kushton, i tha deputeti- toç. Pesë mijë lekë të vjetra. Ja të jap paret dhe mos e hap strajcën se nuk e dua, e mbylli bisedën toçi- deputet. Që nga ai çast përjetova një tronditje të thellë pikëpamjesh dhe mendova për vdekjen e një diçkaje, që në mënyrën time modeste i kisha kushtuar energjitë e jetës. Por kjo nuk do të thotë asgjë.

    PJETËR BOGDANI

    (1625 – 1689)

    SIBILA DELFIKA

    Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,

    se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,

    shuplaka, grushta, helm’e uthull dhanë:

    përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem

    Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;

    patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:

    vdekun s’amësë mbë prehënë ia dhanë,

    zemërën tu’ i shituem anë a pr’anë.

    1685

    SIBILA PERSIKA

    Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,

    zihariq me dhanë e udhë të drejtë

    shekullit me çelë, e fajevet për mengji

    pagëzimnë predikon, mbë këtë jetë

    kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,

    ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,

    tue trusun kryet e asaj bishë,

    mirë t’u bamë e shpesh tu votë n’Kishë.

    1685

    SIBILA SAMIA

    Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti

    Falemi s nteje Ligja ka me dalë,

    Kur Apostuitë Krisht’ ambl’i përmjalti,

    Me të dashunë Kungim, e Shenjtë fjalë.

    Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,

    Leu Djalinë Kërthi, qi neve na mpsoj:

    Jevrejt’ e marrë Hyjnë tand derguem,

    Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.

    1685

    KENDONJ BIRRË MADH

    Kendonj Birrë madh mbë Diellt’ të lumit Atë,

    Qi dergoj gjiut se vet për të shelbuem;

    Veshunë ndë Mish, e gjak bam i begatë,

    Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,

    Me pushtet të madhë, sa për mot të gjatë

    Rreth shekullit të shelbon tui besuem,

    Se ky i verteti Krisht Hyj, e Nieri

    Ashtë, e si leu ndër ne Virgjinet Mri,

    Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,

    Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant’ të bardhë

    Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem

    Ashtu Sibila thotë, se ka për t’ardhë

    Fajtërorët me grisem, e me shelbuem.

    Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë

    Ndërshen: e si Njegullatë palë, palë,

    Reza n’Dielli përzë, tue dhanë Malë,

    Të Dërejtë jete, e udhë të pamashtri

    Shekullit, qi shpie mbë Qiellt ka me mspuem

    Gjyq t’amëshuem pa me kallëzuem.

    Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,

    Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,

    Lum, o Dru, e bukura, pa ndonji leqe,

    Ku mplaki u çrish, e s’mbet as nonji e keqe.

    1685

    LUKA BOGDANI

    PJETËR BOGDANIT, ARGJUPESHKËPIT SKUPSË, KUSHËRINIT TIM DASHUNIT

    Duel Gurit bukuria, (1)

    zana si nji sut’ e naltë, (2)

    qi s’kish mbrenda Veneqia,

    të Peshtrikut muer maltë.(3)

    Djelz’ e vashaz’ ende graa

    i shërbejnë ndë robij,

    tue kënduem aqan’ saa

    gjithë zemërat’ i çkrij.

    Alesandr’ i madh Darinë,

    Skanderbeg’ shitoj mbëretnë,

    e ndoq Sauli fort Davidnë,

    mbyti Giudit Holofernë.

    Këndoj zana maje malet.

    ani zunë me lodruem

    tek i thonë Vrap i Kualet,

    ndë zemërë fort gëzuen.

    Tufë-tufë tu’ mbëledhë

    me zymyla nji kunorë,

    drandafille bashkë dredhë

    ndë këshet me gjithë dorë.

    Lulesh ani me ja falë

    blegëtorijesë zanë,

    qi ndë valle kur të dalë

    të na ndritnjë dhenë tanë.

    Priserenë çelepij,(4)

    gjithë nd’armë mbukuruem;

    prej Gore dimisqij,(5)

    trim i foortë me lëftuem.

    Kur del ani e soditën

    treg të ri ende të vjetër,

    trimënia ke shetitën,

    thue s’ka dheu tjetër.

    Skodra ngulë ndë konfij,(6)

    fush’ e malet i pushton,

    me të forta zotënij

    Lesh, Zadrimën’ e zapton.

    Ndë lëqen’ me gjithë duer

    peshku, trofta ende blij,

    përditë kush vote muer

    gjindsë vetë ndë shtëpij.

    Skupja gjytet perëndeshë,

    ndë ranxë të Lubotenit,

    qi regjina Rodopeshë(7)

    trajtoj motër Priserenit.

    Argjupeshkëpi e ree,

    endunë për breg Vardari,

    i shkon delli ndëpër dhee(8)

    rëmbje, shtambje, rgjandje e ari.

    Grigja të njehunë s’kaa,

    lesh e saftian e dyllë,(9)

    përse kush e mbelë s’kaa,(10)

    bleta shkret i kërkon pyllë.

    Këte det nd’ Urumelij,(11)

    Skodrë Priserenë kanë,

    shoqe nd’ Arbën e Shërbij

    tri gjytete të mëdhaa.(12)

    Nalt’ mbë mal siellë kunorë,

    doret sonë s’arbëneshë,

    Turkut votunë ndë dorë,

    me të madhe sod’ shpëneshë.

    Tyy lus, e Shënë Marii,

    qi ri n’kishë Priserend,

    ban të dalë përsërij

    kryq e flamburë me rend !

    Zot shëlbuesi barii,(13)

    ruzullimnë ta pushtonjë,

    gjithëkush donji selij

    mbi qiellt’ ani ta gëzonjë !

    Kënduar nga Lukë Bogdani.

    Këtë vjershë të Luka Bogdanit, që është kushëri i Pjetër Bogdanit, Bogdani e ka botuar në krye të librit të tij, sipas zakonit të atyre kohrave që autori botonte në krye të veprës së tij, lëvdata që i kushtonin miqtë e vet, me rastin që nxirrte librin. Kjo këngë le të shërbej si shembull i një vjershe të vjetër shqipe. Bashkë me Budin e një Luka Suma prej Shkodre (edhe ky i ka bërë një vjershë të vogël për nder Bogdanit në veprën e këtij), Luka Bogdani është i treti vjershëtor shqiptar që njohim (deri më tani) në shekullin XVII. Ka të ngjarë që vjershërija atëherë të lërohej sado pak prej klerikëve shqiptarë.

    Lukë Bogdani, është poeti i parë i shkolluar në shkollën shqiptare të Janjevës – Trepçës. Kjo shkollë ishte e njohur edhe nga Vatikani. Poetin Lukë Bogdani e vranë turqit në Grykën e Kaçanikut në vitin 1687. Lukë Bogdani në letërsinë shqipe njihet me vjershën kushtuar ungjit të tij, Pjetër Bogdani, e cila është përfshirë në veprën madhështore të Pjetër Bogdanit Çeta e profetëve. Kjo iniciativë në SHSHK rrodhi në mënyrë, që të inaugurohet një aktivitet i veçantë letrar me emrin e këtij poeti.

    1 Gurit, prej Gurit në Has, vendlindje e Bogdanit.

    2 Sutë, femra e drenit, drenushë.

    3 Peshtriku, mal pranë Hasit.

    4 Çelepi, it. vend metalesh.

    5 Gora, mal i Prizrenit. Dimisqij, damaskine, shpatë Damasku.

    6 Konfij, kufi.

    7 Rodopeshë, emër mitologjik i të shoqes së një mbreti të Trakës, që u kthye e u bë mal. Ajo e paska bërë Shkupin motër të Prizrenit, e paska themeluar.

    8 I shkon delli ndëpër dhee, ka nën vehte mina, metale, bakër (rembje), kallaj(shtambje).

    9 Saftian, lloj lëkure e punuar, marokin.

    10 E mbelë, mund të jetë gabim shtypi : e mbledh.

    11 Këte det, këtej detin.

    12 Tri gjytete, Shkodra, Shkupi e Prizreni.

    13 Shëlbuesi, shpëtimtari.

    JORGE LUIS BORGES

    A ËSHTË E PËRJETSHME E BUKURA?

    Mendoj se kam arritur, nëse jo njëfarë diturie, mbase njëfarë gjykimi të përgjithshëm. E konsideroj veten shkrimtar. Çfarë do të thotë për mua të jesh shkrimtar? Thjesht, do të thotë të jem i besueshëm në imagjinatën time. Kur shkruaj diçka, nuk e konsideroj si të vërtetë objektive (objektive e pastër është një thurje rrethanash dhe ngjarjesh), por si të vërtetë që është e besueshme për diçka më të thellë. Kur shkruaj një histori, e shkruaj sepse besoj në të: jo si ai që beson në diçka thjesht historike, por, si ai që beson në një ëndërr ose një ide.

    Mendoj se ndoshta na ngatërron një nga studimet që e vlerësoj më shumë: studimi i historisë së letërsisë. Pyes veten (shpresoj se nuk është ndonjë blasfemi) nëse nuk i kushtojmë shumë vëmendje historisë. T’i kushtosh vëmendje historisë së letërsisë, – apo kujtdo arti tjetër - në të vërtetë është një formë mosbesimi apo skepticizmi. Nëse them për shembull, se Wordsworth dhe Verlaine ishin poetë të shkëlqyeshëm të shekullit XIX, ka rrezik të mendohet se, në njëfarë mase, koha i ka dëmtuar ata, se ata nuk janë më aq të mirë sa ishin. Mendoj se ideja e vjetër se mund ta njohim përsosmërinë e artit, pavarësisht datave, ishte më e mirë.

    Kam lexuar disa histori të filozofisë indiane. Autorët (anglezë, gjermanë, francezë, amerikanë) gjithmonë janë habitur që njerëzit në Indi nuk e kanë sensin e historisë, se i trajtojnë të gjithë mendimtarët sikur të jenë bashkëkohës. Ata i përkthejnë fjalët e filozofisë së lashtë në zhargonin modern të filozofisë së sotme. Por kjo do të thotë diçka madhështore: konfirmon idenë se njeriu beson në filozofi apo se ai beson në poezi; se gjërat që ishin të bukura, ende mund të jenë të bukura.

    Edhe pse besoj se jam plotësisht antihistorik kur them këtë (pasi, padyshim, që kuptimet dhe konotacionet e fjalëve ndryshojnë), unë akoma mendoj se ka vargje - për shembull, kur Virgjili shkroi «Ibant obscuri sola sub nocte per umbram» (pyes veten nëse do ta kem rrokëzuar vargun ashtu siç duhet: Latinishtja ime është mjaft e ndryshkur), ose kur një poet të vjetër anglez shkroi «Norpan sniwde...», ose kur lexojmë «Music to hear, why hear’st thou music sadly? / Sweets with weets war not, joy delights in joy», ku, në një farë mase, jemi përtej kohës. Mendoj se në bukuri ka përjetësi; dhe kjo, sigurisht, është ajo që kishte në mendje Keats kur ai shkroi: «E bukura është gëzim përhershëm». Ne e pranojmë këtë varg, dhe e pranojmë atë si një lloj të vërtete, si një lloj formule. Ndonjëherë kam guximin dhe shpresën e mjaftueshme të mendoj se mund të jetë e vërtetë: se, megjithëse të gjithë njerëzit shkruajnë në kohë, të qarkuar nga rrethana, ngjarje dhe dështime të përkohshme, është e mundur që, në njëfarë mënyre të arrijnë, një bukuri e përjetshme.

    Horhe Luis Borhes (1899 - 1986) - Shkrimtar argjentinas. Ka botuar ese të shkurtra, tregime dhe poezi. Vepra e tij, fondamentale në letërsinë dhe mendimin njerëzor, ka qenë objekt i analizave të thella e interpretimeve më të larmishme. Konsiderohet si një nga eruditët më të mëdhenj të shekullit XX, i cili bën që shkrimet e tij të nxisin momente plot jetë dhe emocione te lexuesi. Mbi të gjitha, në veprën e tij sundon filozofia e ngjizur si ndërdymje, mendimi si hamendje dhe poezia si formë superiore e të qenit të arsyeshëm. Borhesi, përmes një gjuhe të përsosur, përmes njohurive të mëdha, universalizmit të ideve, origjinalitetit të fiksioneve dhe bukurisë së poezive, krijoi një vepër letrare me të cilën nderon jo vetëm letërsinë e madhe hispanike, por gjithë letërsinë botërore.

    Qëndrimet e tij politike dhe personaliteti i tij polemik në kohën e vet, e penguan të fitonte çmimin Nobel, kandidat i të cilit ishte për 30 vjet rresht.

    Gjithsesi, Borhesi është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe shkrimtari më filozof i shekullit në fjalë.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ELIZABETH BOWEN

    NË KËRKIM TË NJË SUBJEKTI PËR TA RRËFYER

    Si, dhe pse, e gjen shkrimtari subjektin? – subjektin e tij, i cili rreh të bëhet dramë ose tregim, poezi ose roman? A është kjo rastësore apo përllogaritje specialistësh? Pyetja, s’do mend që nuk është e lehtë të marrë një përgjigje në fjalë të zakonshme – kjo përbën edhe shkakun e përhapjes së një miti dhe misteri në lidhje me artin letrar. Shkrimtarët nuk fshihen, por janë të ndrojtur – të ndrojtur pas fasadës që mësohen të krijojnë, edhe më të ndrojtur për atë që është më e thjeshta për ta. Çështja është se tek ta ka një lloj sjelljeje prej fëmije, e cila mund të duket e pabesueshme, është edhe më e pabesueshme për unin e tyre mendimtar. Të qenit fëmijë është i nevojshëm, madje, themelor; nënkupton një gjendje të pandërprerë bredharake dëshire, një gjendje habie dhe reflektimi të papritur. Shkrimtari – krejt ndryshe nga sivëllai i tij që nuk shkruan, nuk ka një botëkuptim të gatshëm; ai rrallë vëzhgon me paramendim. Sheh atë që nuk kishte synim të shihte; kujton atë që duket plotësisht e kujtueshme. Nxënës i pavëmendshëm në klasën e jetës, ruan zotësinë për të qenë i ndryshëm dhe bredhur. Ai është syri bredharak.

    Por syri bredharak është subjekti që ka gjetur. Shikimi i shpejtë, më së pari i kapur në mënyrë të vagullt, paskëtaj përqendrohet, thellohet; bëhet vizion. Bash kjo që ka parë, por pse duhet të ketë gjithë këtë rëndësi? Fytyrë e panjohur që shkëputet nga turma, silueta që shquhet së largu teksa kalojnë matanë udhës, drita llamburitëse apo hije që bien mbi një ndërtesë, loja që zhvillohet një tavolinë më tutje, imazhi që fanitet prej një fraze apo bisede, ndikimi i tepruar i një vargu poezie, jehona e një aksidenti makine apo jehona vogëlake e një ngjarjeje të rëndësishme botërore, shkëndijimi i kujtesës pamore apo i kujtesës sensuale për të cilën nuk mund të gjendet kurrfarë arsyeje – pse duhet të jetë kjo apo ajo gjë aq e rëndësishme sa të bëjë që gjithçka të ndalë? Është vepër e fatit, si në rastin e rënies në dashuri – shkrimtari, në fakt, e di se e ka gjetur subjektin qyshse e kupton se mendja i është ngulitur tek ai. Rezultati i idengulitjes së tij është fakti që shkruan – realizimi i saj fillon me kërkimin e tij për gjuhën. Ai duhet (sikurse fëmija që nuk rri dot pa folur) të rrëfejë, të bëj të njohur, të komunikoj atë që ka parë, apo di. Ngulmi i asaj që është reale, por që duhet të kuptohet nga të tjerët.

    Duhet të jetë kështu, dhe mund të thuhet që shkrimtarët nuk i gjejnë subjektet: janë subjektet që i gjejnë ata. Nuk është edhe aq një kërkim në gjendje të ndjeshmërisë së paramenduar. Mundet, madje edhe duhet, që kjo gjendje të ruhet në këtë mënyrë? Në fillesë është i pavullnetshëm, i pavetëdijshëm; kur është më pak e tillë, humbet nga vlera e saj. Shtendosu, përhumbu, bëhu pasiv – a duhet t’i bindemi kësaj? Jo, sigurisht: asgjë nuk ndodh për një njeri jo-aktiv; jeta e shmang dhe përvoja e braktis atë. Në mënyrë tekanjoze, shkrimtari ekziston në sajë të ngjarjeve, kontakteve, konflikteve, veprimit, kundërveprimit, shpejtësisë, trysnisë. Po të ishte thjesht soditës i tyre, nuk do të shkruante.

    Thelbësorja këtu është që të mos i imponohet asgjë. Ai duhet të ketë kodin e tij – kur bëjmë fjalë për subjektin. E vërteta është në sytë e tij, në atë sy bredharak: ekzistojnë dhe nuk duhet të pushojnë kurrë së qeni, çaste të pagabueshme të identifikimit. Sidoqoftë disa mund të jenë tmerruese dhe të papranueshme –A është vallë ky subjekti, – psherëtin shkrimtari. Ndofta nuk është edhe aq i ri, ndoshta parashikon kërkesa dhe sfida të pafundme, braktisje të gjithë asaj që di për teknikën, pamjaftueshmëri të mundshme të fuqive, kritikëve të ftohtë, publik pengues, rënie në çmime. A mund të mos ketë alternativa? Sigurisht që janë një duzinë sosh: të gjalla, të krijuara, tunduese, – shkrimtari i mbrapshtë shkruan me lehtësi ogurzezë për atë që ka humbur, ose humbjen e vetvetes, e bën nëse ka fat, gjë që kurrë s’mund të parathuhet. Porse subjekti i vërtetë i braktisur kërkon të hakmerret.

    E dukshmja, filli lidhës mes shkrimtarëve dhe subjektit nuk është i rastësishëm. E kaluara, origjina, rrethanat, ngjarjet e jetës, mund të

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1