Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 28
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 28
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 28
Ebook451 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 28

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 28.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Roland Gjoza - Sa fiton shkrimtari ?

RETRO
Jeronim De Rada - Këngët e Milosaos... (Tri Këngë)

STUDIO
Harold Bloom - Nuk ka një të vërtetë, është vetëm vetja jote - Intervistë e Harold Bloom me Jennie Rothenberg - Përktheu: Granit Zela
William Faulkner - Një fjalë për shkrimtarët e rinj - Përktheu: Granit Zela
Robert Pinski - Mitet e studios - Përktheu: Florans Ilia

PERSONALITETI
Botime të shkrimtares Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti - Të dua, Adlia - Ich liebe dicht Adlia!
Mimoza Ahmeti – Poezi
Mimoza Ahmeti - Vend për njerëz - (Homazh dashurie për Josefinë Hawelka)
Mimoza Ahmeti - “Divorc” në Seegasse 21!

IN MEMORIAM
Salih Kabashi - me Adem Istrefin, nëpër natë e nëpër jetën e tij, nga Tirana në Gjurakovc - (Me rastin e vdekjes së shkrimtarit)
Adem Istrefi - Ku janë lirikat e mia?...
Roland Gjoza - Kujtoj Fasli Halitin
Roland Gjoza - Poezi

TË FTUAR
Luise Glück - Monolog në orën 9 të mëngjesit – Përktheu Natasha Lako
Frederik Holderlin - Poezi e vjeshtës - Përktheu Natasha Lako
Emili Dikinson - Me ty nuk do të mundja të jetoj, - Përktheu Natasha lako
Fernando Pessoa – Autopsikografia – Përktheu Natasha L:ako
Seint Xhon Perse - Poeme per te huajin 1942 – Përktheu Natasha Lako
Alain Bosquet - Nesër pa mua... - Përktheu Luan Rama
Wisława Szymborska - Fundi dhe fillimi - Përktheu Vlora Konushevci
Tristan Cara - Nata gërvish në derë - Përktheu Ramadan Musliu
Dimitra Kotula - Është drita që bie në dritë - Përktheu Ramadan Musliu
Koen Stassijns – Tulipanët - Përktheu Albana Shala
Gabriel Garsia Markes - Heminguei im – Përktheu Namik Dokle
Rafael Alberti - Një fantazmë sillet mbi Europë - Shqipëroi Ramadan Musliu
Lidija Dimkovska – Udhëtari – Përktheu Ramadan Musliu
Adisa Bašić - Breaking News - Përktheu Ramadan Musliu
Khalil Gibran – Aforizma - Shqipëroi: Luan Rama
Aleksandar Qotriq – Aforizma - Shqipëroi: Mustafa V. Spahiu
Ana Blandiana - Borë me armiqësi - Shqipëroi Ramadan Musliu
Erich Fried – Fluska sapuni - Shqipëroi Ramadan Musliu
Ayten Mutlu – Papritur - Shqipëroi Ramadan Musliu
Tadeusz Różewicz – Vajtim - Shqipëroi Ramadan Musliu

TË ZGJEDHUR
Balil Gjini - Nënë
Agron Tufa – Basti
Sabit Rustemi - Ali Podrimja eshtë fajtor
Donika Dabishevci - E para ishte kanga
Zija Çela - Udhëtim me rrotullim
Sofia Doko Arapaj - Def i lehtë binte në gjoksin tim
Alisa Velaj - Një arie e pakënduar
Teuta Sadiku - Përralla pa fund
Albina J. Gjergji - Kjaj, kjaj, kjaj
Suzana Zisi - Nuse vjeshte...
Ervin Hatibi - Toleranca në pyll
Ledia Dushi – Nata del prej avujsh t’përroit
Viron Kona - Dolli për babanë e Çu En Lait
Ardita Jatru - Bri meje marshon pikëllimi
Manjola Brahaj - N’kryqin e syve tu
Mirela Papuçiu - Ka kohë që gdhihet natë
Lindita Ahmeti - Retë veshur në të përhimë
Natasha Lako - Nobelizmi dhe antinobelizmi poetik
Nurie Emrullai - Nëse dhe lutjet i mund harresa
Faruk Myrtaj - Nëse s’je Juda...
Elida Rusta - Na duhena bukur
Fatmir Sulejmani – Shpirtrobi
Ilire Zajmi - Rregullat e lojës
Ilir Kadia - Nga vjen kjo erë e qelbur?
Edmond Shallvari – Tjetërvetja
Fadil Halimi - Ëndrrat e ndaluara
Gentiana Kone - Kujtime rrokullisëse

PERSONALITET
Veprat e shkrimtarit Murat Isaku
Murat Isaku - Fragmente nga veprat
Murat Isaku - Kisha vdekur ditën e enjte

PLUS
Teuta Dhima
Eltona Lakuriqi
Ukshin Morina
Natasha Çera Duriçi
Zhaklinë Saliasi
Ersid Karaj
Teuta Anif Muji

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Bruno Shultz
John Updike
Agron Tufa
Boris Paternak
Margaret Atwood
Shaban Sinani
Fatmir Minguli
An

LanguageGjuha shqipe
Release dateDec 26, 2020
ISBN9781005669188
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 28
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    SA FITON?

    nuk më pyesin më

    ç'po shkruan?

    po

    sa fiton?

    kjo kohë erdhi

    të mblidhem si iriqi

    dhe gjëmba të nxjerr

    kur më vënë në lojë

    ç't'i bësh?

    këtë zanat më dha muza

    dikur ishte e kamur

    sot pabukse

    më mirë të marr një dajre

    apo një daulle

    dhe t'i bie napolonit

    të më ngjisin pare në ballë me pështymë

    ku më bën rrudhë vargu blu

    po as dajre s'di

    as daulle

    as fyt kam për këngë tallava

    të tund stadiumin si sinani

    dikur i pari

    tani i fundit i katundit

    s'kam kuletë

    e pse duhet?

    llogaritë m'i mban djali

    vajza më jep dollarë për kafe dhe librin e fundit të modianos

    që babi i saj

    dikur i dëgjuar

    të ruaj dinjitetin prej shkrimtari

    kështu nuk ia vlen

    po ç'të bësh tjetër?

    dhe kur më kërcen damari i poetit

    shkruaj për popullin e vuajtur

    që merr arratinë për bukën

    lëri ngjyrat, o njeri

    blu zgjidh këmishën

    dhe kravatën të kuqe

    se për kaq vlejnë partitë

    po t'iu numërosh vilat dhe makinat

    më peshty po s'te dolën

    më shumë se hallet e tua

    që s'po ua mbyll dot vrimat

    ata duan drunë!

    mos shko të marësh udhët

    po shkul një hu!

    mëso nga përralla e vjetër

    vër kopan

    dhe hajdutët me gjela do t'i mbushin duart!

    që edhe unë poeti

    të kem një kafshore emër

    të nxjerr ca kacidhe nga librat

    se është turp

    të bëhet lypës

    vargu blu!

    mos harro drunë!

    JERONIM DE RADA

    KËNGËT E MILOSAOS

    Këngët e Millosaut, Botimi i parë ( 1836 )

    HAROLD BLOOM

    NUK KA NJË TË VËRTETË, ËSHTË VETËM VETJA JOTE

    Intervistë e Harold Bloom-it m me Jennie Rothenberg

    Jennie Rothenberg: Është një rresht në kapitullin e parë të librit tuaj Hamleti: Poemë e Pakufishme që duket se e përmbledh qasjen tuaj ndaj letërsisë: Mendoj se është gjë e mençur të përballesh me dramën dhe princin me frikë dhe mrekullim, sepse ato dinë më shumë sesa ne. Si kritik letrar, si arrini të analizoni një tekst me këtë lloj përvujtnie në vend të përdorimit të një toni të thatë, superior sikurse bëjnë kritikët e tjerë?

    Harold Bloom: Superior? Ndaj Uiljam Shekspirit? E dini, jam marrë kaq shumë me të mikja ime. Dhe kam qenë një lexues mizor i poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj qyshse mezi tërhiqja librat nga raftet e bibliotekës. Tri motrat e mia të dashura i mbartnin ato për mua. Të kalosh një jetë të tërë duke lexuar, dhënë mësim dhe duke shkruar, mendoj se kjo është qasja e duhur ndaj Shekspirit, ndaj Dantes, ndaj Servantesit, ndaj Geoffrey Chaucer-it, ndaj Tolstoit, ndaj Platonit—këtyre figurave madhore—dhë menjëmend që është frikë dhe mrekullim, habi, mirënjohje, vlerësim i thellë. Nuk arrij të kuptoj çdo lloj qëndrimi tjetër në lidhje me ta. Dua të them se ata i kanë dhënë formë mendjeve tona. Dhe Hamleti përbën rastin më të veçantë. Më kanë akuzuar si idhujtar bardësh aq sa tani e përdor gjithmonë si shaka. Meqenëse unë ngjaj me një lloj dinosauri, e kam quajtur veten Bloom Brontosaurus Barddashësi. Nuk është ndonjë gjë e keqe.

    Kjo qasje lartësuese është ajo ju ndan prej shumë nga kolegët tuaj. Kësisoj nuk i përkisni asnjë shkolle të veçantë kritikës letrare.

    Epo, është kaq e ndërlikuar. U largova nga departamenti i anglishtes para njëzetë e gjashtë vjetësh. Thjesht u divorcova me ta dhe u bëra sikurse më pëlqen të them, Profesori i Hiçit Absolut. Deri diku, studimet letrare janë zëvendësuar prej një absurditeti të pabesueshëm që quhet studime kulturore të cilat, për sa i kuptoj unë, nuk janë kulturore dhe nuk janë as studime. Por gjithmonë mendoj se ka mbizotëruar një lloj arrogance e gjysmë të diturve. Ta dini, filiologji në origjinën e vet kishte kuptimin e një dashurie për të mësuarit—të dashurie për fjalën, dashurie për letërsinë. Mendoj se sa më e madhe të jetë dashuria e njerëzve dhe të kuptuarit e letërsisë, aq më pak gjasa ka të jenë fodull, të mendojnë se ata dinë më shumë se poezitë, tregimet, romanet dhe poemat epike për të cilat aktualisht kanë njohuri. Dhe, sigurisht, ne kemi këtë marrëzinë e quajtur Teori me T të madhe, më së shumti e importuar nga francezët që tani ka lëshuar keqas rrënjë në botën anglishtfolëse. Dhe kjo, mendoj, gjithashtu ka nxitur qasje absurde ndaj asaj që jemi mësuar të quajmë letërsi imagjinative.

    Kur thoni teori mos jeni duke e lidhur këtë me Kritikën e Re? Kur ishit student, u bëtë i njohur për rezistencën ndaj lësaj lëvizjeje—kishit ndjesinë se ishte shumë celebrale dhe analitike. Librat tuaj të hershëm lartësonin poetët romantikë dhe ishin kundër pothuajse gjithçkaje që T. S. Eliot dhe kritikët e tjerë të rinj na mësonin për letërsinë.

    Epo, e dini, gjithmonë kam qenë në një pozicion të çuditshëm. Kur isha i ri si student dhe më pas si profesor i ri në Yale, e ashtuquajtura Kritika e Re ishte ortodoksia mbizotëruese. Kemi shembullin e saj këtu në Yale dikë që në fakt u bë një nga miqtë e mi më të ngushtë, megjithëse në fillim nuk shkonin dhe aq mirë—romancieri Robert Penn Warren. Pastaj, pas luftës së pafund ndaj Krititkës së Re, befas u ndodha në luftë e sipër me Dekonstrusionistët, një grup tjetër njerëzish që ishin dhe janë miqtë e mi personal. Vetëm me njërin—Derrida-në, nuk flas më, për shkak të të gjitha arsyeve të ndërlikuara personale me të cilat nuk do të doja të merresha. Por më merr malli shumë për Paul de Man-in, të cilin e dua shumë si njeri, megjithëse ne gjithmonë ishim kundër njëri tjetrit dhe nuk mund të biem dakord për ndonjë gjë.

    Dekonstruksionizmi, në një sens, shkatërroi të gjitha parametrat në botën e kritikës letrare. E ka shpërbërë letërsinë dhe gjuhën në shenja rastësore që s’kanë kurrfarë lidhjeje të natyrshme me njëra tjetrën. Prej këtu deri ku ka arritur studimi i letërsisë?

    Epo, kemi mbërritur në zgripin e frikshëm të fazës së tretë. Kam folur kaq shumë për këtë deri në një lloj sa nuk parapëlqej të flas më. Në botën anglishtfolëse, vala e teorisë franceze u zëvendësua nga një mélange e tmerrshme që unë e kam quajtur gjithnjë e më tepër Shkolla e Zemërimit—të ashtuquajturit multikulturalistë dhe feministë që na tregojnë se duhet të vlerësojmë një vepër letrare për shkak të sfondit etnik ose të gjinisë së autorit. Feminizmi si qëndrim që bën thirrje për të drejta të barabarta, arsimim dhe pagesë të barabartë—është diçka që mund të mbështetet prej çdo qenieje njerëzore racionale. Por ajo që quhet feminizëm në akademi është me të vërtetë një fenomen shumë më i ndryshëm. Unë e kam quajtur një herë këta njerëz si duke shpënë temën e tyre të hamendësuar drejt dekonstrusionizmit bashkë me veten e tyre.

    Yale në tërësi pati një qëndrim më të mirë kundër kësaj krahasuar me Harvard-n dhe Princeton-in. Ky universitet ka një traditë të gjatë e të fortë të studimeve të vërteta filologjike, një dashuri të thellë për letërsinë imagjinative e cila ka qenë e qëndrueshme. Por, pranverën e kaluar një zonjushë e re magjepsëse që ishte një nga asistentet që bënte një studim, erdhi tek unë duke tundur kokën. Më tha, Harold, jam e shtangur. Po vij nga seminari për student për Studimet Amerikane. Më rrënqethën këto fjalë sepse të gjitha departamentet e Yale që dikur mund të quheshin humaniste, janë shndërruar krejtësisht në një marrëzi që në fakt ka emrin e Studimeve Amerikane. Ajo tha, Sapo kishim një leksion mbi Uollt Uitmanin. Profesori harxhoi plot dy orë për të na shpjeguar se Uollt Uitmani ishte racist. Përballë kësaj, mikja ime, them se e humba aftësinë time për t’u zemëruar, shtangur apo indinjuar. Uollt Uitmani racist? Është thjesht një përçartje prej të çmenduri.

    Pse mendoni se ekziston një lloj magjepsjeje për të gjetur motive politike dhe sociale në një tekst? Mendoni se kjo vjen prej një dëshire të sinqertë për të kuptuar të gjitha strukturat që formësojnë identitetin njerëzor? Apo ndodh sepse çdo gjë tjetër rreth letërsisë është thënë më parë?

    Bija ime, këtë mund ta kuptoni ju edhe më mirë se unë. Ata janë ideologë, e shtrenjta ime. S’kanë kurrfarë vramendjeje për poezinë, s’e çajnë fare kokën për Uollt Uitmanin. Ta dish, nëse ka një figurë madhore që qëndron si përgjigje e Botës së re dhe bashkëplotëson Miltonin, Gëten dhe Viktor Hygoin dhe figura të tjera të pas-Rilindjes, ky do të ishte Uollt Uitmani.

    Cila mendoni se është vlera e studimit të kritikës letrare, veçmas thjesht studimit të letërsisë sot?

    Nuk bëj dallim mes studimit të letërsisë dhe studimit të kritikës letrare. Kritika letrare është më së pari një degë e veçantë e letërsisë, një zhanër i veçantë. Dhe së dyti, është një term sinonimik me studimin letrar. Studimi i letërsisë është lexim i letërsisë. Leximi ose studimi i letërsisë përbën kritikën e letërsisë; nuk ka dallim këtu. Pyetja në pikpamjen time kthehet në cila është vlera e studimit letrar? për të cilën përgjigja ime do të ishte studimi letrar është i pashmangshëm.

    Kultura perëndimore është krijuar mbështetur në studimin letrar qyshse Grekët bënë Homerin në tekstin e parë të tyre. Kësisoj dashur pa dashur, ne e studiojmë letërsinë pavarësisht nëse e studiojmë haptazi ose jo. Kjo është shndërruar në bazën kryesore të shoqërisë sonë. Nuk është e mundur në një farë mënyre të studiosh asnjë lloj teme tjetër pa studiuar në një kuptim letërsinë. Ne jemi kulturë letrare. Ne sigurisht nuk jemi më shoqëri religjioze. Ata që ëndërrojnë të kthehemi në kulturë shkencore kanë mësuar shumë mirë se e kishin gabim.

    Ne jemi bërë një shoqëri teknologjike, por mendoj se nocioni i kulturës teknologjike është oksimoron. Ne jemi dashur pa dashur një kulturë letrare. Filozofia, shkenca, feja në një mënyrë a tjerë janë zbehur, dhe po zbehen gjithnjë e më shumër –dhe ky është një process që ka vazhduar në shekuj –letërsia imagjinative po zë gjithnjë e më shumë vendin e tyre. Nuk them se kjo është një gjë e mirë. Nuk e di që kjo është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Vetëm se e di që është një proces që vazhdimisht rritet në intensitetin e vet dhe duket të jetë i pashmangshëm.

    Përmendët pak më parë Dekonstruksionizmin. Në një ese tuajën, Thyerja e formës ju keni bërë një krahasim interesant: Gjuha, në lidhje me poezinë, mund të përceptohet një dy mënyra të vlefshme, sikurse kam mësuar ngadalë dhe më kmbëngulje. Kushdo mund të besoj në një teori magjikë të gjuhës, sikurse Kabalistët, shumë poetë dhe Walter Benjamin-i, ndërkohë që të tjerë mund të mbështesin një nihilizëm gjuhësor, i cili në formën e vet më të rafinuar quhet Dekonstruksionizëm.

    Oh, po, më kujtohet. Atëhere, Paul de Man-i dhe unë gjithmonë debatonim me njëri tjetrin në publik. Ndërkohë, bënim shëtitje të gjata bashkë, ose ai ulej aty ku jeni ulur ju dhe do vazhdonte debatin, duke pirë një birrë belge.

    Ajo që më mbeti e ngulitur në mendje ishte fjalia juaj pasuese: Por këto dy rrugë kthehen kah njëra – tjetra në skajet e tyre te jashtme.

    Po. E di se cilin fragment po citoni. Më kujtohet se i kam thënë Paul de Man-it se nuk e vrisja mendjen nëse u mësohej të tjerëve ajo që ai dhe Jacques Derrida u mësonin atyre—gjë e cila përbënte mungesën absolute të kuptimit, endjen e përhershme në kërkim të gjuhës—apo nëse dikush zotëronte një teori gjuhësore që mësonte plotësinë e kuptimit, sikurse Kabalistët, sikurse mentori im i madh Gershom Scholem dhe miku im Moshe Idel. Gjithë ajo e cila kishte domethënie për mua ishte Absolutja, si e tillë. Sepse në fund të fundit, të dyja kthehen kah njëra tjera.

    Kur lexova këtë rresht tuajin për dy rrugë që kthehen kah njëra tjera, mendova për Komedinë Hyjnore të Dantes—se si skaji i jashtëm i parajsës vërtitet kaq shpejt sa qëndron i palëvizshëm.

    Po, po, është e vërtetë. Në fund fare kthehemi tek i njëjti paradoks.

    A mendoni se Dante pati një përvojë të drejtpërdrejtë të nivelit Absolut, të asaj që ju mund ta quani Ein Sof? Ndoshta është përvoja e autorit që ka për Absoluten që i jep qëndrueshmëri gjuhës, ajo që bën që disa vepra të qëndrojnë në faza të ndryshme të historisë.

    Kjo mund të jetë e vërtetë, megjithëse ne nuk dimë shumë për Danten. Ai është një figurë kaq autonome. Do ishte një nga shakatë e këqija të historisë së letërsisë pot ë thoshnim që Dante është në fakt Augusti apo Aquin-i në vargje. Ai është vetëm Dantja në vargje. Ai është kaq i fuqishëm dhe i suksesshëm sa Kisha Katolike është e lumtur ta ketë të vetin. Por kur hidhni vështrimin në veprën e tij, është e dendur me të gjitha llojet e herezive magjepsëse. Dhe ç’mund të ishte më shumë një lloj—nuk do të thoja gnosticizmi, por një lloj gnosis personal—atëherë të marrësh një grua me të cilën je i dashuruar dhe të thuash që ajo është thelbësore jo vetëm për shpëtimin tënd personal por që ajo është, thelbi shpëtimit të të gjithëve?

    Por pastaj, Dante është, sikurse Miltoni, Platoni mendoj një nga krijuesit imagjinar kaq të fuqishëm që ripërkufizojnë në mënyrë bindëse për ne mundësine e religjionit. Përjashtimi i madh është si në çdo gjë tjetër, kudo është Uilljam Shekspiri, gjithmonë më enigmatiku ndër shkrimtarë.

    Shekspiri është kaq enigmatik sa ka pasur një debat shumë të madh nëse ai ishte madje një individ i vetëm. E di që ju nuk para i përfillni teori të tilla.

    Fundjavën që shkoi po përpiqeshin të më përfshinin në një debat televiziv në Nju Jork në lidhje me faktin nëse ishte Konti i Oksfordit ai që shkroi Shekspirin. Sikurse ju përgjigja jo me shumë mëshirë atyre, përgjigja ime ishte që themeluesi i Shoqërisë Amerikane të Tokës së Sheshte dha shpirt kohët e fundit. Ju thashë gjithashtu se nuk para më ngazëllejnë por, më duket domethënës që çdo muaj pak a shumë, ka një shoqëri në Londër që më dërgon prurjet e veta letrare—të pavlera sigurisht. Ato i përkushtohen tërësisht të demonstruarit që veprat e Lewis Carroll janë shkruar nga Mbretereshë Viktoria. Kjo ka po aq gjasa të ndodh sa Konti i Oksfordit, ose Kritofër Marlou, ose Frensis Bejkëni, ose kë të duash ti, ka shkruajtur veprat e Shekspirit.

    Folëm më parë pak për letërsinë lindore. Shumë prej ideve që përmendni në librin për Hamletin—transcendence dhe Vetja e Brendshme—duket se gjejnë përkime me traditën lindore më shumë se atë perëndimore. Ju jeni i njohur si një nga ekspertët më të shquar të traditës perëndimore, por vras mendjen nëse ka tërhequr vëmendjen tuaj letërsia që vjen nga lindja.

    Më kujtohet se disa vite më parë disa miqë të këndshëm që drejtojnë Shoqërinë Budiste në Londër erdhën të më takojnë pasi lexuan librin tim Kodi Perëndimor. U përpoqën të më shpjegojnë se si shumë prej nocioneve ishin budiste në thelbin e tyre. U thashë atyre atë qo po ju them juve tani. Nuk e di se çfarë janë. Sigurisht që unë nuk lexoj sanksritishtt, kështu që nuk mund t’i lexoj këto vepra në origjinal. Kam lexuar shumë shpesh përkthime të tyre. Jam kaq i magjepsur në tërësinë e vet nga ajo që ju do ta quanit tradita perëndimore e urtësisë duke nisur nga Bibla dhe Grekët deri tek Shekspiri dhe më pas. Por në fakt unë thjesht nuk e kuptoj mirë se çfarë po ndodh me traditën lindore.

    Çmund të themi për Bhagavad Gita? Sikurse Hamleti, Arjuna gjithashtu e ka të pamundur të veprojë—ai i flak armët e tij në fushëbetejë dhe thotë se më mirë do të vdiste se sa të vriste të afërmit e tij të këqij. Mandej Zoti Krishna i mëson atij natyrën e vërtetë të veprimit dhe të Qenies. A do të mundeshin fjalët e Krishna-s të kishin ndonjë vlerë për Hamletin gjithashtu? E di shumë mirë Këngën e Bekueme të Zotit Tonë, dhe për mua është një këngë shumë me vlerë. Por nuk mund të them se e kuptoj plotësisht atë. Përfundimisht, e ndiej që Shekspiri është kaq i gjithanshëm dhe përbën një ndërgjegje kaq të madhe e cila përfshin jo vetëm traditën perëndimore. Studentët dhe studiuesit si dhe miq nga e gjithë bota, më kanë thënë se veprat Shekspirtit në Indonezi, Japoni, Bullgari dhe vende të ndryshme afrikane që nuk janë kurrsesi anglofil, njerëz që mund të mos jenë aspak të shkolluar thonë se, janë të përshkruar tejpërtej prej veprës së tij dhe se Shekspiri ka vendosur të afërmit dhe miqtë e tyre në skenë. Këtë e thoja dikur si një lloj shakaje të inatosur, sepse unë e urrej atë që quhet shumkulturësi, por Shekspiri është në të vërtetë autori i vërtetë shumkulturor. Mendoj se fjalia ime e parapëlqyer në librin tim Kanoni Perëndimor është kjo: Nëse shumëkulturësia do të nënkuptonte Servantesin, atëherë kush do të mund të protestonte? Po sigurisht nuk do të thotë Servantes ose Shekspir. Ndoshta të gjitha kohët janë plot me vepra të përkohshme, sikurse Harry Potter-i mjeran.

    Keni të drejtë—keni shkaktuar një debat turbullues pak vite më parë kur shkruajtët kundër Harry Potter-it në Wall Street Journal.

    M’u kërkua të shkruaj diçka në mënyrë të sinqertë nga botuesi i The Ëall Street Journal. E pyeta, Çfarë është Harry Potter-i? Ai më shpjegoi se çfarë ishte Harry Potter-i. I thashë, Nuk më duket nga gjërat që më pëlqejnë mua. Më tha, Harold, ka njerëz si unë që mendojnë se ju jeni ndër kritikët më të mirë sot në botë. Duhet të thoni diçka për këtë Kësisoj vajta tek libraria e Yale dhe bleva një një volum të lirë. Nuk e besova dot se ç’kisha para meje. Ajo që më dukej më e padurueshme ishte fakti se kisha një klishe pas nje tjetre. E shkrujta atë shkrim, dhe u botua. Nuk është teprim po të themi se kjo hapi dyert e ferrit. Botuesi më telefonoi pas dhjetë ditësh duke më thënë: Halord s’na ka ndodhur kësisoj kurrë më parë. Kemi marrë mbi katërqind letra që denoncojnë shkrimin tënd për Harry Potter-in. Kemi marrë vetëm një letër pro jush, por ne mendojmë se mund ta kesh shkruar ti vetë. I thashë, Jo, të siguroj që jo." Dhe kjo nuk mbaroi kurrë. Ai shkrim i mallkuar u botua në të gjithë botën, në të gjitha gjuhët. S’besoj që kjo do të mbaroj ndonjëherë. Por siogurisht që seria e Harry Potter-it është seri gjepurash. Si të gjitha gjepurat pa vlerë, do të flaket pas ca kohësh ndokund. Koha do ta fshij. Ç’mbetet të thuash në këtë rast?

    Ju parapëlqeni t’u thoni studentëve se, Nuk ka metodë tjetër pos vetes tuaj. Çfarë doni të thoni me këtë?

    Këtë e besoj me shumë pasion. Miku im Paul de Man më të cilin, sikurse thashë qëparë, debatoja pafundësisht, do më thoshte një ditë se pas një jete të tërë kërkimi, e kishte gjetur metodën, të Vërtetën, sikurse e thoshte ai shqiptimin e të Vërtetës. Unë do të thoja, Jo, Paul i dashur, nuk ka të Vërtetë. Është vetëm Vetja jote. Çfarë teorie patën kritikët e mëdhenj? Kritkët si Dr. Samuel Xhonsoni apo Uilljam Hezlliti? Ata që adoptojnë një teori janë thjesht duke imituar dikënd tjetër. Unë besoj jashtëzakonisht që në fund fare, kritika e dobishme mbështetet tek përvoja. Përvoja e të mësuarit, përvoja e të mësuarit, përvoja e të shkruarit—përvoja e të jetuarit që ka njeriu. Sikurse mençuria, e cila në fund të fundit është thjesht personale. Nuk ka metodë tjetër përveç Vetes.

    Përktheu: Granit Zela

    WILLIAM FAULKNER

    NJË FJALË PËR SHKRIMTARËT E RINJ

    Dy vjet më parë Presidenti Eisenhower konceptoi një plan të mbështetur në një ide e cila në thelb është e mirë. Ideja ishte se rrethanat botërore, dilemat universale të njerëzimit në këtë kohë, janë ato që janë, thjesht dhe vetëm sepse burra dhe gra, individë të racave, gjuhëve dhe kushteve të ndryshme shoqërore s’mund t’i diskutojnë me njëri-tjetrin këto probleme dhe dilema që janë më së shumti të tyre, por duhet të përpiqen të bëjnë vetëm përmes organizatave zyrtare të qeverive të tyre kundërshtare dhe siç duket të papajtueshme.

    Kjo do të thotë, që individëve në të gjitha sferat e jetës duhet t’u jepet mundësia të flasin me individët në kampin e kundërt kudo në tokë – punëtori me punëtorin, shkencëtari me shkencëtarin, mjekët, avokatët, tregtarët, bankierët dhe artistët me kolegët e tyre që kanë pikëpamje të kundërta, kudo.

    Agjë të gabuar s’ka tek kjo ide. Padyshim që asnjë artist – piktor, muzikant, skulptor, arkitekt, shkrimtar – s’do ta kundërshtonte sepse kjo – përpjekja e njeriut për të komunikuar me njeriun pavarësisht nga raca, ngjyra ose gjendja shoqërore – është pikërisht ajo që çdo artist është rrekur ta bëjë tashmë gjatë gjithë jetës, dhe do të vazhdojë ta bëjë derisa të marrë frymë.

    Ajo çfarë e ka penguar këtë shënjohet nga frazeologjia e konceptit të vetë Presidentit: punëtor me punëtor, artist me artist, bankier me bankier, manjat me manjat. Çfarë e ka penguar këtë për mendimin tim ishte një e keqe e qenësishme tek vetë kultura jonë; një cilësi e keqe e qenësishme (dhe mbase e domosdoshme edhe pse s’e besoj këtë të fundit) në kulturën e çdo vendi të aftë të durojë dhe mbijetojë gjatë kësaj periudhe të historisë. Ky është besimi mistik, gati fetar, që njeriu si individ s’mund të flasë me njeriun tjetër si individ, sepse individi s’mund të ekzistojë më. Një besim se s’ka më një vend ku individi mund t’i flasë me qetësi inditvidit tjetër për gjëra të tilla të thjeshta si ndershmëria me veten dhe përgjegjësia ndaj të tjerëve, mbrojtja e të dobtëve, dhembshuria dhe keqardhja për të gjithë, sepse gjëra të tilla individuale si ndershmëria, keqardhja, përgjegjësia dhe dhembshuria s’ekzistojnë më dhe vetë njeriu mund të shpresojë të vazhdojë vetëm po hoqi dorë dhe mohoi individualitetin duke u bërë pjesë e një grupi të veçuar në mënyrë arbitrare, dhe të organizuar si regjim, i cili pozicionohet kundër një grupi tjetër të veçuar në mënyrë arbitrare, i organizuar si regjim, të dy duke mbushur të njëjtën atmosferë dhe në të njëjtën kohë me abstragime të dykuptimshme si demokraci e popujve, të drejtat e pakicave, drejtësi e barabartë dhe mirëqenie sociale – të gjitha sinonimet që heqin turpin nga papërgjegjësia duke mos ftuar por madje duke i detyruar të gjithë të bëhen

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1