Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 16
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 16
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 16
Ebook377 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 16

Rating: 2 out of 5 stars

2/5

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 16.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 16.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Isabelle Allende - Kjo është një kohë e errët miqtë e mi

IN MEMORIAM
Abdylazis Islami – Poezi

PERSONALITET
Agron Tufa - Qenia e dytë e Trifon Xhagjikës
Trifon Xhagjika - Ndërgjegje me katrore të zeza

STUDIO
Alessandro Baricco - Mbi librin “City”
Namik Dokle - Për “Vajzat e Mjegullës” dhe letërsinë
Namik Dokle - Krijimtaria
Granit Zela - Letërsia si habi estetike

TË FTUAR
William Faulkner - Nuk e pranoj fundin e njeriut
Alessandro Baricco - City
Nikiforos Vrettakos - Duhet diell në këto ditë dimri

TË ZGJEDHUR
Brajan Sukaj – Ciklopi
Sidita Hoxhiq Dano - Liria âsht si malli
Sofia Doko Arapaj - Polifoni klithmash
Arbër Ahmetaj - Gruaja e huaj
Arbër Ahmetaj - Një trafikant në Sion
Salajdin Salihu – Flamuri
Liljana Kristuli - Meditime në këtë ditë me shi
Arben Çejku – Poezi
Murat Aliaj - Baladë myzeqare
Durim Çaça - Kompozicione lirike
Pozaet Qose - Një vdekje “Sui Generis”
Azem Baliaj - I çmenduni
Vaid Hyzoti – Bir kurve
Bardha Alimeta - E panjohura
Nazif Agalliu - Gjithçka e ngjashme me fatin e dallgëve
Miranda Shehu-Xhilaga – Fruti
Migena Arllati - Poezi dashurie

RETRO
Gjergj Fishta - Mbí zêje të fjalës

PERSONALITETI
Shaban Sinani - Humanisti i fundmë apo rilindësi i parë?
Pjetër Bogdani - Të primitë përpara letërarit
Pjetër Bogdani - Krijimi i rrozullimit
Pjetër Bogdani - Jeta e dhjetë sibilavet e kankët e tyne

PLUS
Nermin Spahiu - Klithma e heshtjes
Afërdita Harhulla - Mishmash i ditës
Armela Tola - Breg i virgjër shpirti im
Elvira Islami - Shterg fatesh

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Sadik Bejko - Poezia e Mjedes
Luan Rama - Balzak: kur europa humbte një shpirt të madh!
Mehmet Elezi - 70 personazhe në 10 faqe!
Erlind Sulko - Mbi vetminë dhe poezinë e Frederik Rreshpes
Artan Gjyzel Hasani - Natyrshmëria e papërballueshme e të mbinatyrshmes
Alban Nuredini - Sprova: njohja poetike
Ahmet Selmani - Mëvetësia e nëntekstit
Durim Çaça - Lexime semiotike të një narrative artistike
Shaip Beqiri - Skruta apo sall maja e gjilpërës
Ermira Ymeraj - Drama shqipe dhe drama evropiane

LanguageGjuha shqipe
Release dateMay 1, 2020
ISBN9781370467556
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 16
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 2 out of 5 stars
2/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    KJO ËSHTË NJË KOHË E ERRËT MIQTË E MI

    Isabelle Allende (1942-) në ceremoninë e Çmimeve Kombëtare të Librit (14 nëntor 2018) u bë autorja e parë që shkruan në gjuhë spanjolle e cila u nderua me Çmimin e Karrierës për kontributin e shquar në letrat amerikane. Fjala e mbajtur me rastin e pranimit të çmimit u mirëprit nga publiku dhe bëri jehonë në median e shkruar.

    A keni një enciklopedi apo një libër telefonik që të mund të mbështetem në diçka?

    Faleminderit, faleminderit shumë për këtë nder të papritur që e pranoj me përulësi, në emër të miliona njerëzve si unë që kanë ardhur në këtë vend në kërkim të një jete të re.

    Unë kam qenë gjithmonë e huaj, jam lindur në Peru dhe jam rritur në Kili në shtëpinë e gjyshit tim.

    Ndoqa njerkun në udhëtimet e tij si diplomat. Isha refugjate politike për 13 vjet në Venezuelë pas grushtit ushtarak të vitit 1973 që i dha fund një tradite të gjatë të demokracisë në Kili. Dhe kam qenë emigrante në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 30 vjet.

    Të qenit e çrrënjosur kronike ka disa përparësi. Pjesa më e madhe e shkrimeve të mia lindi nga nga nostalgjia, humbja dhe ndarja, nga një dëshirë e pashërueshme që t’i përkas një vendi. Kam pamjen e një kiliane, dhe ëndërroj, gatuaj, bëj dashuri dhe shkruaj spanjisht. Bëj dashuri: do të ishte qesharake të dihasja në gjuhën angleze. I dashuri im nuk flet asnjë fjalë spanjisht. Kam një të dashur në moshën 76 vjeçare, nuk e besoni apo jo. Ai është i guximshëm.

    Si i huaj, nuk marr asgjë për të mirëqenë. Vëzhgoj dhe dëgjoj me kujdes. Bëj pyetje dhe vë në dyshim gjithçka. Për shkrimet e mia nuk kam nevojë të trilloj shumë, shoh përreth dhe mbaj shënime, jam koleksioniste e përvojave. Mbështetem në jetën e njerëzve të tjerë, veçanërisht gratë e forta dhe plot pasion që takoj kudo. Mbështetem në hidhërimin dhe në vështirësitë e çdo dite, në gëzimin e të qenit gjallë dhe nuk kam frikë nga vdekja por nuk kam frikë as nga jeta. Refuzoj të jetoj me frikë dhe as që bëhet fjalë të votoj me frikë.

    Kjo është një kohë e errët miqtë e mi, është kohë lufte në shumë vende, dhe kohë luftërash të mundshme kudo. Është kohë nacionalizmi dhe racizmi, mizorie dhe fanatizmi, një kohë ku vlerat dhe parimet që mbështesin qytetërimin tonë janë të rrethuara. Është kohë e dhunës dhe varfërisë për shumë njerëz. Mijëra njerëz detyrohen të lënë gjithçka të tyren dhe të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme për të shpëtuar jetën.

    A ju kujtohet fëmija i vogël 3 vjeçar sirian, trupin e të cilit oqeani e nxori në një plazh në Turqi në vitin 2015? Emri i tij ishte Alan Kurdi. Ai mund të ishte djali juaj ose nipi im. Po atë ditë, babai i tij humbi gruan dhe një fëmijë tjetër në gomonen ku kishin hipur për të kaluar detin për të shpëtuar nga lufta në Siri. Alan Kurdi simbolizon gjendjen e miliona njerëzve të dëshpëruar. Për një çast bota u trondit nga imazhi i foshnjës së vdekur në plazh, por shpejt e harroi.

    Shkruaj për ta ruajtur kujtesën nga gërryerja e harresës dhe për t'i bërë bashkë njerëzit. Besoj në fuqinë e historive të rrëfyera. Nëse dëgjojmë historinë e një personi tjetër, nëse tregojmë historinë tonë, fillojmë të kapërcejmë ndarjen dhe urrejtjen. Sepse e kuptojmë se ngjashmëritë që bashkojnë janë shumë më tepër sesa dallimet që na ndajnë.

    Shkruaj gjithashtu për të kuptuar. Çfarë është shkrimi në fund të fundit, përveçse një përpjekje për të zgjidhur pështjellimin e e jetës. Shpesh nuk e di pse ndihem i detyruar të shkruaj një histori të caktuar dhe vetëm më vonë e kuptoj se është e lidhur me një pjesë të jetës sime, ose të psikikës sime, që më duhej ta kuptoja dhe nganjëherë ta shëroja.

    Për ata që nuk i kanë rrënjët në një vend, kujtesa është thelbësore për të ruajtur ndjenjën e vazhdimësisë. Askush nuk e dëshmon jetën sonë, duhet të kujtojmë. Dhe çfarë do të bënte një shkrimtar pa një ndjenjë të fortë të së kaluarës, pa një idengulitje me kujtesën? Nuk e di se sa nga kujtesa ime është fakt i vërtetë dhe sa kam trilluar. Ndoshta mbaj mend atë që kurrë nuk ka ndodhur. Kujtesa është subjektive, kushtëzohet nga emocioni dhe besimi. Historia jonë është gjithashtu subjektive. Ne zgjedhim se çfarë të nxjerrim në pah dhe çfarë të shpërfillim apo harrojmë. Zgjedhim mbiemrat për të përshkruar udhëtimin tonë dhe në këtë mënyrë krijojmë legjendën tonë. Unë kam krijuar për veten time një legjendë më të madhe se jeta, ndoshta për të kompensuar shtatin tim të shkurtër.

    Në këtë tokë, të gjithë e kanë origjinën nga dikush që ka ardhur nga një vend tjetër. Dallimi i vetëm midis meje dhe teje, nëse nuk ka një amerikan vendas në audiencë, është se gjyshërit tuaj kanë ardhur këtu të parët. Unë jam thjesht pjesë e kësaj diasporës së madhe, dhe megjithëse jam kritikuar për shumë gjëra rreth këtij vendi, jam krenar që jam një qytetare amerikane.

    Kam marrë shumë më tepër nga sa kam ëndërruar dhe më është ofruar mundësia që të kthej diçka. Ky çmim kombëtar është një dhuratë e jashtëzakonshme për mua, do të thotë se ndoshta unë nuk jam e huaj, në fund të fundit. Do të thotë se ndoshta është koha për të mbjellë rrënjët e mia dhe të pushoj. Ndoshta kam gjetur një vend ku mund t'i përkas. Ndoshta nuk do të shkoj më askund.

    Përktheu: Granit Zela

    ABDYLAZIS ISLAMI

    BINDJE

    Vetëm dita ditën e pushton

    Kur njëra hyn e plotë në tjetrën.

    Nata e gjatë – nga dita e plogësht,

    S’ka natë kur s’të mjafton dita.

    Kalit të ditës ia vunë ngosën

    Të kuptohet si të venë punët

    Rreth dëshirës që merr flakë,

    Rreth vullnetit që zhvendos kodrën

    E u jep krahë pëllumbave në qiell.

    Te okulisti i zhvendosën sytë

    Për ta bindur kohën e vet

    Se uji mundet të vete edhe përpjetë

    Po s’kuptojnë se kthimi i tij

    I bart lëmishte të pavlershme.

    NË KUJTIM TË ATYRE QË NA DESHËN

    Ku janë ata që na i prekën zemrat,

    Që na e përflakën shpirtin nga mallëngjimi?

    Shteret ndonjëherë gejzeri i syve,

    Apo edhe gjatë do të gufojë nga shpirti

    Me të njëjtën valë, me të njëjtën dhimbë?

    Sytë e tyre bëjnë dritë në një ditë të këputur,

    Në një çast shndërruar në luledielli

    Kur toka në lebetitje u plasi nën këmbë.

    Ortekët i mbuluan çastet e heshtjes

    Më të rëndë se zhvendosja e diellit në qiell.

    Prehja është ngulçitëse, mali ronitet

    Duke dashur të përplaset mbi trupin e tij

    Dhe mbi anijen glLabëruar nga valët e thikta.

    Nëpër dafina mbeten valët e ajrit

    Si përgjigje të pazëvendësueshme të kohës

    Që s’di të preket, që s’di të mbruhet.

    Kuarci ia puth venën zogut të natës

    Dhe gjaku i zi i jep ngjyrë mbarë detit.

    Deri te mëngjesi dielli është bandilL bohem

    Veshur e mbathur me leckat e kaçorreve.

    Vete t’i ulë majat e maleve deri në rrëzë,

    Vete t’i ngrehë urat e takimeve mallëngjyese,

    Që ta shfuqizojë brengën e ngathët

    E ta çlirojë rrugën brerore të ëndrrës,

    Rrugën që ka kalesë të sheshtë nga rrëmeti!

    ME KOKËN NË DORË

    Hija ime më ndjek gjer te lumi

    Gjer tek lumi më ndjek dhe qielli,

    Në lumë futen një miljardë yjesh

    Drejt detit që më do dhe e dua

    Qielli im stolisur me inxhi,

    Me një lumë yjesh mes per mes;

    Lagunës lundron koha ime plle:

    Më përkëdhel me shushunja dhe iriqë!

    E marr kokën n’dorë, si fener,

    Të shoh rrugën që më çon më tej,

    Të futem në anije Labia

    Dhe t’arrij, kur fisi të marshojë.

    VAZHDIMI I VETVETES

    Trim është ai që me tehun e fjalës

    Me saktësi pret tehun e shpatës,

    Por edhe ai që heq dorë përgjithmonë

    Nga kënaqësitë, që nuk sjellin lumturi.

    Do të habitesh mbase aq shumë,

    Kur e paprekshmja do të prekë ëmbël

    Duke dalë nga capi yt me kohën në dorë.

    Toka, zjarri, uji e ajri lëvizin,

    Vetëm koha nuk lëviz në mënyrë anakronike,

    Lëviz vetëm kuptimi për kohën,

    Koha stimulon dhe mat lëvizjen.

    Nëse mbetesh pas shpinës së kohës,

    Hapërimi yt s’i takon amshueshëm

    As tokës, as zjarrit, as ujit, as ajrit,

    Jashtë tyre nuk mund të të njohin.

    Nëse heqish dorë nga mijëra dëshira,

    Që s’u përshtaten vuajtjeve për kenaqësi,

    Do të jesh me kohë ana e pestë e botës

    Dhe vazhdimi i përjetshëm i vetvetes

    Në balancë të saktë të kohës.

    PËRKUSHTIM

    T’i brengë më e keqe se brenga që ngërçit, shtang

    Në hirin e këngës. Sharjet mbillen, rriten

    Duke futur rrënjë në vesh. Kohë meskine

    Me gojë të çara meskinësh, ujqër nëpër trarë.

    Gjakun nuk ua fali për ëndërat tuaja me duar

    Mbi zjarrin e trupit tim. Bliri im i molltë

    Ka nxjerrë filiza të rinj. Të qartë e kanë rrugën

    Edhe pa ju. Ujësisë i rRiten kuajt e pegasit.

    Buzët i lëpini e keni mbetur pa gishtërinj

    Në dorën e fatit tuaj. Fat i thënshin errësirës

    Që ua shndrit rrugën e verbër! Kujtimi im

    E ka mëngjesin e vet, i juaji këmbët a i ka?

    AGRON TUFA

    QENIA E DYTË E TRIFON XHAGJIKËS

    I

    Ndërsa marr të shkruaj për poetin e pushkatuar Trifon Xhagjikën, ndjehem në siklet dhe më vjen turp të tregohem gojëtar. Në jetën e shkurtër të poetit, i cili këtë vit duhej të kremtonte 70- vjetorin e lindjes, tragjedia ndërkëmbeu tragjedinë dhe humnera ndolli humnerën - siç shkruan Shkrimi i Shenjtë.

    Poetit i ra barra e rëndë të krijonte në një nga diktaturat më gjakatare në historinë e pasluftës së Dytë, sikundër e njohim tashmë enverizmin, dhe ai iu përgjigj asaj me tërë dinjitetin që karakterizon poetin e vërtetë dhe njeriun e panënshtrueshëm.

    Trifon Xhagjika është mbase poeti i parë-disident në gjithë Lindjen komuniste të paslufiës që shkoi ballëhapët drejt vdekjes, vetëdijshëm, duke u mbështetur në një thënie të Gëtes, të cilën e citon në njërën nga prozat e lënë në dorëshkrim: E vërteta duhet të përsëritet gjithnjë, sepse edhe gënjeshtra përsëritet kurdoherë (Stina mendimi). Madje ai bën edhe aktin e tij të mbramë sfidant, siç i shkon përshtat Poetit, në atë gjyq që e dënoi me vdekje: lexon poezinë-trakt Më ndihmoni të qesh. Poeti me këtë gjest i hedh dorashkën Vdekjes, si i barabarti me të barabartin. Dhe, sigurisht, poeti fitoi.

    Trifon Xhagjika i shkroi vargjet e tij në ato vite me atmosferë të atrofizuar, kur liria njerëzore dhe liria krijuese, d. m. th., personaliteti në përgjithësi qe shndërruar në hije. Ky personalitet u ngjiste tre majmunëve të pikturuar mbi kutitë e shkrepseve që shiteshin në kohën e pushtimit fashist, - siç ndërmend poeti në prozën e lënë në dorëshkrim: Njëri nga ata kishte zënë sytë, tjetri veshët dhe i treti gojën. Unë pra duhet të jem i tillë: asgjë të mos shoh, asgjë të mos dëgjoj, asgjë të mos flas (Stina mendimi, dorëshkrim i pabotuar). Që nga vëllimi i parë i botuar Gjurmët e deri në krijimtarinë e mbledhur gjer më tash në përmbledhjen

    Atdheu është lakuriq, poeti bëhet gjithë e më i esëllt, gjithë e më tragjik, gjithë e më i pakompromis. Vargjet tradicionale romantike me prozodinë klasike këmbehen shumë shpejt me një formë lë re, më të zhdërvjelltë, ku pesha e vargut ngërthen si një presë copra realiteti të vrazhdë, zbret vertikalisht në thelbin e hidhur të gjërave. Tronditja e poetit është e fortë, e gjithanshme dhe divorci me iluzionet është përfundimtar:

    Akoma më duket vetja si në një shpellë. Me mundim më ngjan se arrita deri në një grykë të ngushtë. Prapa lë errësirën e një tragjedie të kobëshme popullore, e cila po shkrin një me frikën e me vajtimin e njerëzve pa gjurma në jetë. Përpara shoh një det dritash si në përrallat e gjyshes. Dua të hidhem nga gryka e ngushtë. Ndoshta më dalin krahë dhe fluturoj. Pra kështu e kam njëfarë shprese. Më mirë shpresoj në të pamundurën se në errësirën e shpellës. Frika e saj më shtyn përpara... ("Stina mendimi’).

    Ky mendim i ankthshëm dilematik përbën, në thelb, tërë tragjizmin e poetit në rrafshin ekzistencial, poaq dhe katastrofën e dhimbshme të vlerave etike e morale gjithshoqërore. Poeti u kundërvihet me të vetmën armë që ka: vargun. Kryhet kësisoj vetindentifikimi, shkrirja me atdheun si një subjekt i përbashkët, i pandarë, lakuriq e diskret:

    ... Atdheun e dija të rritur!

    Porsa i vogël qenka!

    Asnjë degë nuk e këpuste dot.

    E mora përdore

    Ta rris në zemrën time...

    Në momente të tilla katastrofash shpirtërore qenka pikërisht poezia ajo që u përmbush njerëzve pamjaftueshmërinë e vetë historisë. Trifon Xhagjika bëri dhe më larg: poezia ia përplotësoi atij vetë sinoret e qenies njerëzore. Ia përplotësoi jo me hare apo me dëfrime, porse në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, me Qenie të Dytë — e tillë është forca e poezisë.

    II

    Trashëgima letrare që la Trifon Xhagjika, ka një larmi tejet interesante, madje në llojin e vet — unikale, si përvojë artistike, me risitë e komponentëve që përbëjnë strukturën grafike, kompozicionale dhe ritmike të tekstit poetik. Ajo është një teknikë e re dhe befasuese, e cila përbën në vetvete një sensacion të pazakontë, po t’i referohemi stadit të gjerathershëm të poezisë shqipe. Eklektizmi dhe spontaniteti i formave të vjershërimit në poetikën e Trifon Xhagjikës përfaqëson një paradigmë te re e krejt autentike, e cila duhet kundruar në bashkekzistencë binare me eksperimentet e frymës më të re, ndër arritjet më të mira që solli poezia e viteve gjashtëdhjetë. Padyshim Xhagjika si poet paraqet modelin më origjinal të kësaj poezie, përfshij këtu edhe procedimet e tij verlibriste. Megjithatë, për çudi, kjo poetikë më reliev kaq të pasur, është lënë krejtësisht e paprekur nga e ashtuquajtura shkenca jonë letrare.

    Eshtë shumë e rëndësishme që poezia e Xhagjikës të kundrohet e lidhur ngushtësisht edhe me faktorët metaletrarë, pasi janë pikërisht këto komponentë që i japin poezisë së tij kontekstin e ekzistencial apo vulën thellësisht individuale. Nëse krijimet e tij të para i dominon njëfarë prirje romantike për kah lirika popullore me baladat, idilet e magjepsura nga vendlindja, ëndërrimet e dashurisë e, hera-herë, me ndonjë lirikë të shkurtër meditative, kryesisht, të botuara në vëllimin e parë e të vetëm në gjallje Gjurma(1959), - në krijimet e mëvonshme shkapërcimi që bën poeti është thjesht i paimagjinueshëm e marramendës. Ndërsa poezitë e Gjurmës (1959), shquhen për përkujdesin e poetit ndaj vargut të butë muzikal e klasik, vargjet e tij të përmbledhura në librin e botuar postum në vëllimin Atdheu është lakuriq (1994) e kanë shndërruar e shpërngulur intonacionin ligjërimor në pentagrame krejt të tjera, të paparashikueshme, duke e ngritur taksën e këtij ligjërimi disa oktava njëherësh, pra, duke marrë regjistrin më lë lartë, nga do -ja e epërme. Kujdesi i tij për rimën, tingëllimin, kadencat popullore, - gjithë krijimtarinë e përfshirë në Gjurma, kanë të përbashkët dashurinë e autorit për poezinë, skicimin apo projeksionin që kërkonte të hidhte poeti në artin e tij të ardhshëm. Në përgjithësi, këto lirika të qeta idilike në këtë periudhë, janë më fort fryt i eksperimentimeve, dehja që ec përkrah me pafajninë në përfytyrimin e artit poetik, të rëndomta këto për çdocilin rishtar. Ndryshimi që përcakton krijimet e mëvonshme i detyrohet ndërkalljes në to të një përmase tjetër e, pikërisht, të asaj përmase që i mungonte krejtësisht letërsisë së atëhershme socrealiste në Shqipëri, - përmasës së Vetvetëdijës, Vetëdijësimit, aftësisë për t’i parë thelbet ashtu siç janë, pa turbullim e me mendje të esëllt:

    "...Kur në rrugë dola,

    më ra ndërmend që nuk ishte shaka,

    trokiste pjekuria ".

    Ky ndryshim në të perceptuarit e realitetit është kthesa e madhe, është ajo pjekuri që vë në provë ekzistencën e vetë poetit, raportet që duhet të krijojë ai në përjetimin e këtij realiteti dhe, e thënë më gjërë, është pjekuria që e opozicionon përjetimin e tij karshi gjitha niveleve të këtij realiteti. Trifon Xhagjika nuk ngurroi ta vendosë veten hapur e pambrojtur në pikprerjen e gjitha segmenteve të këtij realiteti-maskaradë, duke shkuar shumë më përtej nga ç’lipsej prej një krijuesi: ai i shkriu në një të gjitha horizontet e qenies, atë të poetit, qytetarit, intelektualit, duke iu kundërvënë gjer në momentin e pushkatimit atij sistemi, të cilit ia kishte thënë në gjyq: Unë do t’i bija me top sistemit tuaj.

    Mendoj se Trifon Xhagjika bëri si artist të pamundurën, të vërtetës artistike ai i shtoi dhe sakrifikimin e gjësë më të shtrenjtë, jetës personale që është një, e dhënë njëheri dhe e pakthyeshme, duke e shndërruar gjithë qenien e tij, me të gjitha hipostazat brenda, në të vërtetën tekstuale që mbart sentenca e njohur: E vërteta është e pandashme nga koha, vendi dhe njeriu që e thotë atë. Duke vepruar kësisoj, poeti Trifon Xhagjika i kapërceu skajshëm edhe vetë sinoret e disidencës, me atë kuptim që jepet dhe aplikohet ky term në ish- lindjen komuniste.

    Nuk duhet lenë kurrsesi në harresë diçka, madje kjo duhet theksuar e para kur flasim për poezinë. Poezisë së Trifon Xhagjikës mendoj se nuk i bën nder gjithë ai vërshim i pakontrolluar epitetesh që kanë të bëjnë me faktin, që ai si titan që u përlesh n diktaturën, ose më saktë, këto gjëra kanë të bëjnë me poezinë Xhagjikës në atë masë, që këto poezi i ka shkruar Trifon Xhagjika, pra, poezitë kanë vulën e karakterit të tij, si të këtillë, të pashoq. Nuk i bën nder poezisë së Xhagjikës kjo mënyrë shpjegimi, thjesht pse ajo është e vetëmjaftueshme dhe nuk ka nevojë të sublimohet me ekzotizma e gojëtari çapraze. Nëse do marrim të arsyetojmë mbi poezinë, do jetë ajo primarja që përcakton pastaj (nëse është e nevojshme të duhet), gjithçka tjetër. Dhe trashëgimia poetike që la pas poeti i pushkatuar 31 vjeçar, ka një të atillë forcë artistike (duke gjykuar nga ajo çka përbën në vetvete substancialisht art poetik), sa është me të vërtetë fatkeqësi, që për stadin tejet të varfëruar që paraqiste prozodia me parametrt metrikë asokohe, - të mbetej, pra, kjo poezi, jashtë ndikimit emancipues. Sidoqoftë, vlerat e kësaj poezie, të paraqitur në këtë përmbledhje, e ruajnë të freskët dinamikën e komunikimit edhe me lexuesin e sotëm.

    Vdekja e parakohshme Xhagjikës ndërpreu parashikueshmërinë e ligjësive të kësaj poetike.

    Përmbledhja që merr në dorë lexuesi, paraqet njëpërzgjedh të gjërë nga krijimtaria e botuar e poetit (Gjurma 195l. Atdheu është lakuriq ) si dhe nga 15 poezi të panjohura të Xhagjikës. Ndër krijimet që botohen për herë të parë, e rëndësishme është proza e shkurtër Stina mendimi, një sprovë eseistike, në të cilën lexuesit i ofrohet konvencionalisht struktura simbolike e mënyrës së të menduarit si dhe bota perceptuese poetit.

    Libri është strukturuar jo sipas krijimtarisë kronologjike të poetit, por afërsisht sipas rrethit të përjetimeve që ngërthejnë poezitë e tij. Ne synuam, që me këtë strukturim të librit, poetika e Xhagjikës të kundrohet në mënyrë sa më organike, si një një njësi tërësore dhe e përplotësuar nga gjithë trashëgimia letrare e poetit që njohet gjer më tash.

    III

    Trifon Xhagjika ngadhënjeu. Sepse poeti ka dy jetë: njërën, atë prej vdektari të zakonshëm, kohën e të cilës mund ta ndalë vdekja – dhe jetën tjetër, atë të artit, koha e së cilës rrjedh krejt ndryshe nga ajo e vdektarëve: ajo është e amshueshme. Një kohë e tillë nuk i njeh ligjësitë, as të jetës së frymorëve, as kohëzgjatjen e perandorive, diktaturave, ideologjive. Ajo lloj jetë është e Vërteta universale gjuhësore e papushtueshme.

    Jetën e parë prej frymori ia këputën poetit Trifon Xhagjika më 23 dhjetor 1963. Mbushen 55 vjet që poetit nuk i dihet varri. Nuk është hera e parë kjo për poetët tanë. Njëlloj pa varr janë Budi, Gjeçovi, Fishta... I njëllojtë është dhe thelbi që i bashkon vrasësit e tyre. Ndërgjegjia jonë qytetare e mësuar dhe e topitur me krime të vjetra e të reja nuk është në gjendje sot, edhe pas kaq vitesh, të ngrejë zërin dhe të kërkojë minimumin e nderimit që lypset për çdo të vdekshëm, kalimtar në këtë botë si çdocili prej nesh, - pra vendin ku i prehen eshtrat djaloshit tëpushkatuar 31- vjeçar, Trifon Xhagjikës. Kjo është krejt e mundur, pse Judët dhe Kainët që e ekzekutuan janë gjallë e nëpër rrugë.

    Gjithashtu, është në nderin dhe detyrën e arkivave të shtetit të nxjerrin nga harresa të gjitha krijimet e sekuestruara të poetit Trifon Xhagjika, me të cilal u akuzua, duke shlyer kësisoj një borxh të madh para letërsisë shqipe.

    TRIFON XHAGJIKA

    cikël poetik

    NDËRGJEGJE ME KATRORE TË ZEZA

    Natë!

    Pa më shkruaj ti vetë,

    Ngjyra jote është e zezë!

    (Nuk ka më e zezë se errësira jote).

    Natë!

    Pa më shkruaj pra vetë

    në letrën time.

    (Letra ime është e bardhë

    si ndërgjegja e njerzëve

    me katrorë të zes përreth).

    Ulu pra pranë tavolinës,

    të marrtë dreqi, të marrtë!

    Skico në të zeza

    fytyra,

    fytyra,

    të njerëzve të vrarë në vend!

    Kurse unë do të thërras,

    o natë hyjnore!

    Shkruaj në letrën time

    për njerëzit çnjerëzorë!....

    (Letra ime është e bardhë,

    ngjyra jote është e zezë)

    ulu pra shpejt

    pranë tavolinës

    dhe shkruaj

    për fëmijët qena bij qenash.

    Kurse unë

    me zërin tim,

    do të thërras,

    aq do të thërras,

    sa qielli të coptohet

    "Nuk mund të shkruaj më,

    pena m’u thye më 1958".

    HEROI I NATËS

    (10 netë)

    Dimrit s’mërdhij,

    verës vapë nuk kam

    ditën ç’shikoj,

    e sjell ndër mend natën vonë.

    Nata e parë

    Sonte për jetën po mendoj

    Bombë është jeta për mua.

    Kur kjo bombë do pëlcasi,

    akullin ta shkrijë,

    çelikun ta thyejë,

    e lumturisë t’i hapi rrugë?!

    Fytyrat errësojnë,

    mashtrimin takoj kudo,

    e vërteta s’më pret asgjëkundi.

    Urrejtje kërkoj.

    si bleta nektarin.

    e mbledh në sytë e njerëzve,

    që jetës bombë t’ia bëj fitil.

    Nata e dytë

    Arsyeja më flet:

    "Më mirë nga unë askush s’e di

    njeri si të kam rritur,

    as vetë Ai,

    që të dha pushkën,

    e hiqet mendje e ndritur,

    Kur ti flet për heronjtë

    me gjuhën e Atij,

    asgjë, njeri, nuk të kuptoj,

    por veç një gjë e di:

    shafrani gjumin ta largon

    njeri, me të mos shko,

    se edhe në kthehesh

    xhelat do jesh,

    kështu askush s’të do".

    Nata e tretë

    Vdekje-dhimbje pa ilaç

    Nuk kuptoj,

    jami i biri i saj apo i jetës.

    Tani është njësoj:

    linde?

    Jeta fishkëllima kamxhiku të jep.

    Vdiqe?

    Vdekja varrin të jep për shtrat.

    Çdo goditje

    jehonë është për të vërtetën

    e vjetëruar, si leckë e ndyrë,

    hedhur prapa murit të rënë.

    Por ah nuk ka për të njohur

    as kamxhiku, as shtrati,

    veç sy të kuq,

    të zgurdulluar

    nga tmerri dhe tërbimi,

    me vrerin e urrejtjes të armatosur.

    Nata e katërt

    Në ç’kohë rrojmë!

    E fjalë dëgjojmë për jetën e re

    A nuk e dini?!

    Njeriu për njerinë është ujk?!

    Ku është

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1