Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 23
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 23
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 23
Ebook473 pages9 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 23

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 23.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 23.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Julio Cortazar - Fundi i botës së fundit - Përktheu: Anton Papleka
Roland Gjoza - Fjala ne ndarjen e çmimeve kombëtare për letërsinë për vitin 2018
Enkel Demi - Përse shkruaj? - Fjala ne ndarjen e çmimeve kombëtare për letërsinë
Rexhep Shahu - Fjala e rastit në ndarjen e çmimeve kombëtare për letërsinë 2018
Fatmir Sulejmani - Mbi mendësinë antilibër të pushtetit
Ta promovojmë në Paris në gjuhën frënge “Lahutën E Malcisë” të Gjergj Fishtës - Intervistë e gazetarit Blerim Shabani me Abidin Krasniqin, përkthyesi i “Lahutës Së Malcisë”

RETRO
Ernest Koliqi - Parathanie e poemthit "Symfonija e Shqipevet" – Me shënim përcjellës nga Eqrem Kryeziu

STUDIO
Agnes Marton - Intervistë me Agnes Marton realizuar nga Ledia Dushi

PERSONALITET
Veprat poetike të Din Mehmetit
Din Mehmeti - Këndo ose vdis pa klithmë

IN MEMORIAM
Mustafa Kruja - A ka shqiptarë... me bisht? - Parathënie e librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” e kryeministrit serb Vladan Gjorgjeviq
Arshin Xhezo - Vexhi Buharaja: i penguar dhe i fyer

TË FTUAR
Wolfgang Borchert - Po minjtë e kanaleve flenë natën - Përktheu: Gaqo Karakashi
Franz Werfel - Njeriu s ́shprehet dot - Përktheu: Anna Kove
Adam Haslett - Vetmia e përhershme e shkrimtarit - Përktheu: Granit Zela
Paul Celan - Fuga e vdekjes - Përktheu: Anna Kove
William Faulkner - Albert Camus - Përktheu: Granit Zela
George Orwell - Liria e shtypit - Parathënia për romanin “Ferma e Kafshëve” 1945 - Përktheu: Granit Zela
Agnes Marton - Gruaja kaktus - Përktheu: Alisa Velaj
Taisa Pisha Batkina - Gardianët na shihnin nga vrima e çelësit - Fragment nga libri autobiografik “Shpresuam Dhe Mbijetuam” - Perktheu: Sokrat Gjerasi
Diego Angeli - Letra e gjetur - Përktheu: Iskra Thoma

TË ZGJEDHUR
Ismail Kadare - Kur sunduesit grinden - fragment
Rudolf Marku - Kurrë nuk do arrijë në Tiranë – poezi
Roland Gjoza - Zhulieta Guiçardi - Nga libri me tregime “Për Shkak Te Vajzave Nga Parisi”
Adem Gashi - Ç’je ti, fanitje a grua – poezi
Ramiz Gjini – Karvani – Tregim
Grigor Jovani - Zogjte e shpreses – poezi
Luan Rama – Eleonora - Fragment nga romani “Një Kohë Pa Kohë”
Myftar Gjana - Një pikë vese – poezi
Ermal Lala - Rikthim në shkollën fillore – poezi
Bislim Ahmetaj – Aisha – tregim
Jozef Radi - Jeta ime prej hebreu – poezi
Andrea Petromilo - Kështu janë nganjëherë vajzat – tregim
Neviana Shehi - Tinguj vjeshte – poezi
Urim Bajrami - ... Dhe harroj të vdes – poezi
Saimir Perihana - Të dua – poezi
Agim Xhafka - Një histori në Hamburg – tregim
Thomaidha Tanuçi - Bie shi në Tiranë – poezi
Shani Pnishi - Shteti i dashurisë – poezi
Ajete Pavataj - Pastaj erdhi engjëlli – poezi
Nazif Agalliu - Poezi nga Sarajeva – poezi

PLUS
Edona Beqiri - Jashtë vetes – poezi
Greta Kadare Teta - Në formë të resë – poezi

PERSONALITETI
Botime të shkrimtarit Kim Mehmeti
Kim Mehmeti - Obelisk – tregim
Kim Mehmeti - Gjarpëri i shtëpisë – tregim
Kim Mehmeti - Bolero – tregim
Kim Mehmeti - Oda e burrave – tregim
Kim Mehmeti - Kulla dy katëshe - fragment romani
Kim Mehmeti - Ngjyrat e këtij dheu - fragment romani
Agron Tufa - Kim Mehmeti mjeshtër që e pikturon tregimin
Sherif Selimi - Fakti dhe fiksioni në romanet e Kim Mehmetit

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Fitor Ollomani
Veron Dobroshi
Ilir Seci
Adil Olluri
Salajdin Salihi
Arben Çejku
Skënder Rusi

LanguageGjuha shqipe
Release dateMay 14, 2020
ISBN9780463758762
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 23
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    Adem Gashi - Ç’je ti, fanitje a grua – poezi

    Ramiz Gjini – Karvani – Tregim

    Grigor Jovani - Zogjte e shpreses – poezi

    Luan Rama – Eleonora - Fragment nga romani Një Kohë Pa Kohë

    Myftar Gjana - Një pikë vese – poezi

    Ermal Lala - Rikthim në shkollën fillore – poezi

    Bislim Ahmetaj – Aisha – tregim

    Jozef Radi - Jeta ime prej hebreu – poezi

    Andrea Petromilo - Kështu janë nganjëherë vajzat – tregim

    Neviana Shehi - Tinguj vjeshte – poezi

    Urim Bajrami - ... Dhe harroj të vdes – poezi

    Saimir Perihana - Të dua – poezi

    Agim Xhafka - Një histori në Hamburg – tregim

    Thomaidha Tanuçi - Bie shi në Tiranë – poezi

    Shani Pnishi - Shteti i dashurisë – poezi

    Ajete Pavataj - Pastaj erdhi engjëlli – poezi

    Nazif Agalliu - Poezi nga Sarajeva – poezi

    PLUS

    Edona Beqiri - Jashtë vetes – poezi

    Greta Kadare Teta - Në formë të resë – poezi

    PERSONALITETI

    Botime të shkrimtarit Kim Mehmeti

    Kim Mehmeti - Obelisk – tregim

    Kim Mehmeti - Gjarpëri i shtëpisë – tregim

    Kim Mehmeti - Bolero – tregim

    Kim Mehmeti - Oda e burrave – tregim

    Kim Mehmeti - Kulla dy katëshe - fragment romani

    Kim Mehmeti - Ngjyrat e këtij dheu - fragment romani

    Agron Tufa - Kim Mehmeti mjeshtër që e pikturon tregimin

    Sherif Selimi - Fakti dhe fiksioni në romanet e Kim Mehmetit

    NË TAKIM ME SHKRIMIN

    Fitor Ollomani - Semantika e sistemit simbolik në poezinë e Ali Podrimjes dhe Din Mehmetit

    Veron Dobroshi - Teknikat narrative dhe elementet moderniste në veprën Një Varr Për Boris Davidoviçin – Danilo Kish

    Ilir Seci - Maskat dhe pak përtej - rreth vëllimit poetik Maskat Dhe Pak Përtej të poetit Skender Zogaj

    Adil Olluri - Mjeshtëria shkrimore e Virion Graçit

    Salajdin Salihi - Mbi romanin Arritja e Përgjakur – Një Histori Nga Jeta Shqiptaro – Maqedonase të shkrimtarit polak Walery Wacław Wołodźko

    Arben Çejku - Dëmtuar gjatë leximit... - Karikatura e një regjimi në romanin Dëmtuar Gjatë Rrugës të Besnik Mustafajt

    Skënder Rusi - Letërsia e mbrujtur nga ëndrrat - Reth romanit Një Grusht Fat të shkrimtarit Istref Haxhillari

    JULIO CORTAZAR

    (1914-1984)

    FUNDI I BOTËS SË FUNDIT

    Meqenëse numri i shkruesve (skribëve) do të shtohet, disa lexues që mbeten nëpër botë, do të ndërrojnë zeje: edhe ata do të bëhen shkrues. Gjithnjë e më tepër, vendet do t’u përkasin shkruesve dhe fabrikave që prodhojnë bojë e letër: shkruesve ditën dhe makinave natën, për të shtypur tekstet e shkruesve. Fillimisht, shtëpitë nuk do t’i zënë më bibliotekat. Bashkitë vendosin (dhe pikërisht këtu gjërat fillojnë të marrin rrokullimën), të flijojnë terrenet e caktuara për lojërat, për të zmadhuar bibliotekat. Pastaj u vjen radha teatrove, materniteteve, thertoreve, mensave, spitaleve. Të varfrit i përdorin librat në vend të tullave, i lidhin me çimento, ndërtojnë mure me libra dhe rrojnë në kasolle të ndërtuara me libra. Pastaj vjen koha kur librat vërshojnë nga qytetet dhe përmbytin fushat, duke shtypur nën vete arat me grunjëra dhe me luledielli. Ndërmarrja Rruga-Ura mezi ia del mbanë që t’i mbajë të hapura rrugët midis dy mureve të stërmëdha me libra. Nganjëherë, ndonjë mur rrëzohet dhe ndodhin katastrofa të llahtarshme rrugore. Shkruesit punojnë pa pushim, sepse njerëzimi i respekton prirjet e individëve dhe më në fund materialet e shtypura mbërrijnë në breg të detit. Presidenti i Republikës flet në telefon me presidentë të tjerë republikash dhe propozon me mençuri të madhe që të hidhen në det librat e tepërt. Kjo gjë bëhet njëkohësisht në të gjitha brigjet e botës. Kështu shkruesit siberianë i shohin tekstet e tyre të hedhura në Oqeanin e Akullt, ashtu si shkruesit indonezianë etj. Kjo gjë u jep mundësi shkruesve të shtojnë për njëfarë kohe prodhimtarinë e tyre, sepse në tokë përsëri ka vend për t’i stokuar librat. Atyre nuk u shkon në mendje se deti ka një fund dhe se në fund të detit tekstet e shtypura fillojnë të grumbullohen, së pari, në trajtën e një brumi ngjitës, pastaj në trajtën e një brumi që mblidhet tok. Më së mbrami, ai brumë shndërrohet në një platformë të qëndrueshme, ndonëse veshtullore që përditë ngrihet lart disa metra, derisa vjen një ditë që brumi nxjerr kokën mbi syprinën e ujit. Atëherë, disa dete përmbytin disa toka, ndodh një ndarje e re e kontinenteve dhe e oqeaneve. Presidentët e republikave të ndryshme zëvendësohen nga liqene dhe nga gadishuj. Ca presidentë të republikave të tjera shohin sesi hapen territore të paana para ambicieve të tyre dhe kështu me radhë. I detyruar me forcë të shpërndahet, uji i detit avullohet më shpejt, kështu që një ditë kapitenët e anijeve të linjave të mëdha vënë re se vaporët e tyre lundrojnë më ngadalë : nga tridhjet nyja, shpejtësia e tyre zbret në njëzet, pastaj në pesëmbëdhjetë nyja, motorëve u zihet fryma dhe helikat shtrembërohen. Më në fund, të gjitha anijet ndalen në disa pika të deteve të ndryshme, të ngecura në brumin e sajuar nga tekstet e shtypura. Shkruesit e mbarë botës shkruajnë me mijëra tekste të mbushura me hare për të shpjeguar këtë dukuri. Presidentët dhe kapitenët vendosin t’i shndërrojnë anijet në ishuj dhe në kazino. Publiku ecën në këmbë nëpër dete kartoni deri tek ishujt ku ca orkestra tipike e të modës e magjepsin ajrin e kondicionuar ku vallëzohet deri në orët e vona të natës. Tekste të reja, të shtypura bëhen pirg nëpër brigje, por kësaj here nuk ka mundësi t’i hedhësh në brumin e ujshëm. Kështu ngrihen murishta dhe krijohen male buzë deteve të lashta. Shkruesit e kuptojnë se fabrikat e bojës dhe të letrës do të falimentojnë. Ata shkruajnë me një shkrim gjithnjë e më të imët, përdorin zgëqet më të padallueshme të çdo flete letre. Kur mbaron boja, ata përdorin lapsa. Kur mbaron letra, ata shkruajnë në pllaka, në rrasa etj. Përhapet zakoni për të ndërkallur një tekst në një tekst tjetër, për ta shfrytëzuar hapësirën midis rreshtave ose pë t’i fshirë me tehun e briskut të rrojës faqet e shtypura më parë, me qëllim që t’i përdorin sërish. Shkruesit punojnë me një ritëm të ngadalësuar, por ata janë në një numër aq të madh, saqë, për shkak të teksteve të shtypura, tokat ndahen përfundimisht nga shtrati i deteve të lashta. Në tokë, raca e shkruesve rron në zgrip. Ajo është e dënuar të shuhet. Në dete, ka ishuj e kazino, domethënë transatlantikë ku janë strehuar presidetët e Republikave. Aty bëhen festa të mëdha dhe shkëmbehen mesazhe nga ishulli në ishull dhe nga një president te një president tjetër, nga një kapiten te një kapiten tjetër.

    Përktheu Anton Papleka

    ROLAND GJOZA

    FJALA NE NDARJEN E ÇMIMEVE KOMBETARE PER LETERSINE PER VITIN 2018

    Jam shume i emocionuar dhe me dridhen pak duart. Dhe kam po ate gjendje intime e djaloshore si ne kohen e hershme te takimeve dhe puthjeve. Ja pra dhe cmimet qenkan si puthjet!

    U habita qe u nominova per cmim.

    U habita gjithashtu, por dhe u gezova qe fitova cmim.

    Ne te ikurit, jemi rrenje pa dhe. Keshtu thote nje kenge e vjeter arbereshe. Atje ne mergim te shkruarit eshte pjese e mbijeteses. Ne ndiejme si shkeputen lidhjet dhe as qe na shkon mendja se mund te fitojme dicka ndersa humbasim cdo dite dicka ekzistenciale. Jemi si ne nje piste akulli ku duhet te mesojme si te rreshqasim dhe te mos biem. Por shume bien.

    Prandaj ky lajm se isha edhe une nje nder te zgjedhurit per cmim me krijoi metaforikisht nje gjilpere ne ajer qe po me qepte serish lidhjet e vjetra. Jam ne nje moshe qe numeroj plaget, po nje plage e re m'u hap; cmimet vijne kur s'te duhen me!

    Nje falenderim i vecante per botuesin e ketij libri me tregime; Per shkak te vajzave nga Parisi, mikut te nderuar, Xhevair Lleshit, presidentit te shtepise botuese Uegen, pa te cilin ky liber s'do ta shikonte driten e suksesit.

    Per librin behet shume pak, aq pak sa te vjen te dorezohesh. S'ka strategji, s'ka subvencion. E quajne dicka private! Bej c'te mundesh ose vrit veten! Te shkon neper mend me pikellim ky mendim; c'mu desh, o zot, qe u mora me kete zeje te Zotit, por qe s'perfillet. Dhe shkrimtari apo poeti e kane zili lypesin qe merr dicka kundrejt nje lutjeje me dore ne zemer. Dhe te thuash se je shkrimtar nuk e thua dot se te qeshin. C'kohe e mallkuar per fjalen!

    Dhe me vjen prej larg qe nga koha kur perendia shqiptoi; Te behet drite! himni biblik; Dhe e para ishte fjala! Ajo, ajo eshte sunduesja e botes! Vec tek ne eshte skllave e botes!

    Shqiperia nuk eksporton politike, Shqiperia nuk eksporton ekonomi, por ajo eksporton dy vlera te medha, te jashtezakonshme; bashkejetesen fetare dhe Ismail Kadarene!

    Faleminderit!

    ENKEL DEMI

    PËRSE SHKRUAJ?*

    Unë nuk marr pjesë nëpër konkurse. Prej tyre kam një farë droje. I kam thënë para do ditësh një shkrimtareje: Nuk më pëlqen të marr pjesë në konkurse, sepse po nuk fitova më duket se më kanë ngrënë hakun, ama po fitova më ngjan se u kam hyrë në hak të tjerëve.

    Kjo duhet të jetë arsyeja kryesore, e cila më ka shtyrë mos të pranoj që librat e mi të marrin pjesë nëpër gara a çmime.

    Por, kësaj here, për këtë Çmim që është më i rëndësishmi për letërsinë shqipe, nuk varej nga dëshira ime. Anëtarët e këtij komisioni nuk përzgjedhin, por lexojnë autorët e vitit, ndaj në një rast të këtillë mua më bie ose të plotësojë këtë kokëfortësi timen dhe të mos e qas çmimin, ose ta marr këtë Çmim dhe ta çmoj shumë për peshën që ka.

    Patjetër që do marr çmimin, sepse vetëm fakti që Brikena Çabej, Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Riza Braholli dhe Alda Bardhyli kanë lexuar librin tim më del e më tepron. Unë shkruaj që të më lexojnë, ndaj sot jam këtu me sedër të përkëdhelur, sepse në radhë të parë më keni lexuar dhe keni vajtur akoma më tej pritshmërisë sime; më keni vlerësuar kaq shumë.

    Ju faleminderit nga zemra dhe padyshim që ndjehem në borxh me ju.

    Por, ja ku po ju them, se sapo rrëfeva një gjë, për të cilën qëllon të më pyesin. Më thonë: Pse shkruan ti?. Unë paskam një përgjigje; shkruaj që të më lexojnë.

    Unë dikur shkruaja, se të gjithë shkruanin dhe të gjithë do merrnim Çmimin Nobel. Meqë dhe unë isha një nga këta mëtonjësit e Nobelit, nuk arrita kurrë as tek gazeta e murit e gjimnazit. Madje, tek gazeta Zëri i Rinisë një shkrimtar shumë i njohur nuk botoi ç’i paraqita me zemër në dorë dhe padyshim do ketë patur të drejtë.

    Por, gjithsesi unë shkruaja, sepse babës që më mësoi të lexoja libra, dëshiroja t’i rrija përballë nga ana tjetër, nga soji i shkrimtarit. Ai lexoi gjithë copat e letrave që i dhashë, përherë buzëqeshi, por pastaj vdiq. Nuk më tha kurrë një fjalë zhgënjyese, prandaj unë vazhdova të shkruaja për një lexues të vdekur. Kjo ndoshta ma ka bërë udhën e shkrimit në vetmi shumë të gjatë, por dikur më lodhi. Rrëfimet e mia kishin nevojë për të gjallë.

    Ndaj sot shkruaj për Jonin dhe Hanën, fëmijët e mi, të cilët janë këtu sot. Falë Zotit unë, baba e tyre do kem diçka për t’u lënë, atëherë kur të shkoj tek baba im.

    Shkruaj për nanën time që më këndon atë shqipe të vjetër sa bota, e cila ka mbirë në rrëfimin tim.

    Shkruaj për hallën time që më tregon këtë fis të marrë, në të cilin bëj pjesë.

    Shkruaj, se kam gjetur një mënyrë të këtillë për të dashuruar gruan time.

    Shkruaj, se dëshiroj që ju të më lexoni. Po ma bëtë këtë nder do ju jem përherë mirënjohës.

    Por, ndoshta ka me mijëra arsye përse unë shkruaj dhe duhet të shkruaj, arsye të cilat unë nuk i di, nuk i njoh, prandaj shkruaj që t’i zbuloj deri sa të kem frymë.

    Janë këto arsye të tjera, të panjohura që më bëjnë të pasigurtë, prandaj kur më pyesin: Përse shkruan?. Unë përgjigjem shkurt: Nuk e di përse shkruaj.

    Sot, ma keni bërë zemrën mal dhe për ca kohë njeri me fletë, derisa të ulem sërish para kompjuterit tim.

    * Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së Çmimit Kombëtar të Letërsisë për romanin Gurët e vetmisë të Tom Kukës

    REXHEP SHAHU

    FJALA E RASTIT NË NDARJEN E ÇMIMEVE KOMBËTARE PËR LETËRSINË

    Havzi Nela po na sheh atje ku është.

    Besoj edhe ai po na falenderon të gjithëve.

    Faleminderit juria! Faleminderit zonja Ministre! Faleminderit Ministria e Kulturës!

    Faleminderit shkrimtarëve shqiptarë të cilët e sollën Havzi Nelën këtu.

    Ai ka qenë, është në piedestal, por shkrimtarët shqiptarë, në 30 vjetorin e vdekjes, varjes së Havzi Nelës, viti i kaluar (2018) ishte 30 vjetori i varjes, shkrimtarët shqiptare e kanë nderuar Havzi Nelën si asnjë shkrimtar tjetër deri sot.

    Kanë shkruar ekskluzivisht për Havziun vitin e kaluar 64 shkrimtare.

    Kanë ardhë dy herë në Kukës për inagurimin e bustit të Havzi Nelës dhe të shtëpisë së Havzi Nelës 42 shkrimtarë. Këto janë ngjarje.

    Ne botuam librin vepra e plotë, Shtatë Fletore. Do doja t’ia drejtoja kameres vëllim Shtatë Fletore me 500 faqe.

    Faleminderit Flamur Hoxhës, i cili ka sponsorizuar katër libra rreth Havzi Nelës.

    Faleminderit Bashkim Shehut, kryetar i bashkisë Kukës që ka i vu bustin dhe i ka ndërtuar shtëpinë.

    Faleminderit të gjithëve ju.

    Zonja ministre!

    Në biografinë tënde politike, ke për ta mbajtë mend, kur ke qenë ti ministre është nderuar një poet i varur, i vetmi poet i varur.

    Faleminderit të gjithëve.

    Çmimin e parë kombëtar për poezinë për vitin 2018 që ndau Ministria e Kulturës e Shqipërisë e mori libri Shtatë Fletore, Vepra e plotë me 5548 vargje i poetit martir Havzi Nela, që u botua për here të pare në vitin 2018, nga Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë.

    Si botues e përgatitës i këtij libri mbajta fjalën e mësipërme në ceremoninë e marrjes së këtij çmimi.

    FATMIR SULEJMANI

    MBI MENDËSINË ANTILIBËR TË PUSHTETIT

    Historia e librit ka nisur bashkë me historinë e përndjekjes dhe asgjesimit të tij, thotë dijetari arbëresh Aleksandër Stipçeviq (1930-2015). Ideja e parë për censurën shtetërore të librit ndodhi në Greqinë antike dhe, për habi, nuk u nxit nga pushtetarët despotë, po nga filozofi i madh Platoni, i cili në veprën Shteti kërkoi pastrimin e letërsisë nga librat që nuk ishin në harmoni me interesin dhe parimet morale të shtetit. Ai kërkoi madje dhe censurimin e veprave të Homerit dhe të tragjedianëve të tjerë grekë.

    Gjithnjë sipas A. Stipçeviqit, autorit të veprës Historia e librit, konfiskimi dhe djegia e parë publike qe ajo e shkrimeve të filozofit Protagora, që ndodhi në shekullin V para erës së re në Athinë. Protagora u dënua me internim, sepse në veprën Për zotat, shprehu dyshimin e ekzistimit të tyre. Pas këtij rasti, veçmas në periudha kur pushtetarët ishin buzë greminës, u shpeshtuan konfiskimet dhe persekutimet e autorëve të veprave antishtetërore. Viktimë e kësaj mendësie antilibër qe dhe filozofi famëmadh Sokrati, të cilin e detyruan të pinte helm për shkak se nuk u besonte zotave të cilëve u beson shteti.

    Në dallim nga Greqia, Roma ishte më e pamëshirshme ndaj autorëve që guxonin të prekin sedrën e perandorit, qoftë edhe nëpërmjet ndonjë aluzioni të mjegullt. Ndër ata qe e pagoi me jetë lirinë e shprehjes qe oratori Titus Labienus. Ai u vetëvra në kohën e sundimit të Augustit, të njohur si mik i artistëve dhe dashamir i madh i letërsisë, por që, me kalimin e moshës, u bë kundërshtar i rreptë edhe i letërsisë tunduese, të cilën nisi ta shohë si prishëse të moralit të shoqërisë romake. Persekutimeve nuk u shpëtuan as autorë të tjerë të mëdhenj si Ovidi, Korneli Gali etj.

    Përndjekje të librave dhe autorëve të tyre kishte edhe në Kinë, që nga botimi i veprave të Konfuçit, që nuk pajtoheshin me mendimet dhe veprimet e qarqeve sunduese. Kështu, në kohën e sundimit të perandorit Çin Shi-huang-ti (viti 213 para erës së re) u dogjën të gjithë librat e Konfuçit dhe krijuesve të asaj kohe, përveç librave të mjekësisë e të bujqësisë. Dhe kjo nuk qe e tëra, sepse Çin Shi urdhëroi që, brenda një dite, të vriten 470 autorë, të cilët kishin shkruar kundër tij. Traditën e egër të dhunës ndaj shkrimtarëve që nuk u nënshtroheshin dogmave pushtetare do ta trashëgojë edhe Kina komuniste e Mao Ce Dunit, i cili gjatë Revolucionit kulturor ekzekutoi pamëshirshëm mijëra krijues...

    Fati i librave dhe autorëve mendjelirë u përkeqësua edhe më shumë gjatë periudhës së mesjetës, kur, bashkë me qytetërimin antik, u zhdukën pa nam e nishan një numër shumë i madh librash të bibliotekave të mëdha të qendrave evropiane. Vetëm një pjesë e tyre mbijetoi nëpër bibliotekat e manastireve, peshkopatave dhe shkollave fetare.

    Nga periudha e Rilindjes evropiane e gjer te Revolucioni Francez libri ushtroi një ndikim të paparë në jetën shoqërore dhe rrjedhën e ngjarjeve historike. Por, pikërisht për këtë, u bë dhe cak sulmesh i pushtetarëve që nuk e toleronin rrezikimin e privilegjeve. Në këtë betejë të pabarabartë ndërmjet hegjemonëve dhe artistëve e pësuan këta të fundit, sepse persekutorët ua dogjën librat, ua sekuestruan pasuritë, i maltretuan, i internuan dhe i likuiduan pamëshirshëm, njësoj si në mesjetë. Ata hartuan ligje të posaçme, nëpërmjet të cilëve i bënin përgjegjës për librat e rrezikshëm edhe botuesit, shitësit dhe lexuesit e tyre.

    Ndër ligjet barbare bën pjesë dhe ai i censurës preventive i vitit 1485, të cilin e zbatoi fillimisht kryeipeshkvi i Majncit Bertold von Heneberg. Sipas tij: Është me lehtë të zhvillosh luftë kundër ndonjë libri të rrezikshëm, nëse ai nuk botohet fare. Shembullin e kryeipeshkvit e ndoqën verbërisht dhe despotët tjerë, të cilët, sa herë që patën mundësi, dogjën shtypshkronja dhe tirazhe të mëdha librash. Ata formuan dhe komisione që kujdeseshin për pastërtinë e librave dhe që nuk do të jepnin leje për botimin e dorëshkrimeve të rrezikshme për shtetin dhe moralin shoqëror.

    Por, meqë ndërkohë krijuesit rebelë gjetën mënyra për botimin e veprave të tyre, duke i shtypur ato në shtypshkronja vendesh të tjera, duke gjetur përkrahjen e tipografëve dhe librarëve të guximshëm, duke shkruar me pseudonime apo duke trilluar vendin e shtypjes dhe botuesin, pushteti shpiku mekanizmat e rradhës, të ashtuquajturit: regjistra të veprave të ndaluara. Këtë marifet e shpiku i pari mbreti anglez Henriku VIII, që tmerrohej veçmas prej librave të Martin Luterit. Në këto regjistra u gjendën edhe veprat e Dante Aligierit, Mishel Montenjit, La Fontenit, Bokaços, Erazmo Roterdamit, Rëne Dekartit, Blez Paskalit, Xhon Lokut, Daniel Defosë, Xhonatan Suiftit, Volterit, Rusosë, Didëroit...

    Tradita e djegies publike të librave, heshtjes së emrave të autorëve dhe persekutimit të tyre metastazoi në gjenocid të paparë shpirtëror pas dy luftërave botërore, atëherë kur shumëkushi mendonte se shekulli XX nuk i takon kohës së gurit. Mjerisht, pas kësaj periudhe, fjalës së lirë dhe përhapjes së informacionit nisën t’u frikësohen njësoj të gjitha llojet e diktaturave, të djathta e të majta, madje edhe shumë vende të konsideruara demokratike e liberale perëndimore, ku censurën nuk e shihte gjithkush...

    Në vitin 1933 Hitleri hartoi Regjistrin e zi me emrat e 71 autorëve të paraparë për linçim nga naziztët. Më 10 maj të vitit 1933 u dogjën në sheshin e Berlinit dhe jo vetëm qindra mijëra libra armiq të kombit gjerman. Gjer në vitin 1944, regjistrat u pasuruan me emra të rinj viktimash. Në to ishin dhe emrat e krijuesve të mëdhenj si: Tomas Mani, Stefan Cvajgu, Bertolt Brehti, Erih Maria Remarku...

    Pas Luftës së Dytë Botërore, gjer në rrënien e Murit të Berlinit, flamurin e autocensurës së imponuar, cenzurës së egër zhdanoviste dhe persekutimeve më lemeritëse të artistëve shpirtlirë e mori BRSS dhe vendet tjera të kampit bolshevik. Likuidimet barbare të librave dhe autorëve të tyre ishin të përditshme, po dhuna nuk arriti ta gjunjëzojë shpirtin prometean të arstistëve. Përkundrazi, persekutimet shtazarake lindën disidencën e njohur ruse, nga gjiri i së cilës dolën emra të shquar shkrimtarësh, si: Ana Ahmatova, Osip Mandelshtami, Marina Cvetajeva, Boris Pasternaku, Aleksandër Shollzhenjicini...

    Letërsia shqipe gjatë periudhës komuniste gjithashtu ka një listë të gjatë krijuesish të ekzekutuar, të persekutuar e të përndjekur letrarë, si: Musine Kokalari, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Uran Kalakula, Ndre Zadeja, Pjetër Arbnori, Vinçenc Prendushi, Bernardin Palaj, Lazër Shantoja, Ndoc Nikaj, Nikollë Mazreku, Zef Pllumi, Zef Simoni, Ethem Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Vedad Kokona, Trifon Xhaxhika, Suzana Selenica, Ahmet Golemi, Faik Ballanca, Zyhdi Morava, Roland Gjoza, Namik Mone, Bilall Xhaferi, Aleksandër Gera, Ernest Perdoda etj.

    Disidentë pati edhe në mesin e krijuesve shqiptarë të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, që nga Adem Demaçi dhe poeti i talentuar tetovar Sadudin Gjura, vdekja e të cilit ka mbetur enigmatike, e gjer tek krijuesit e shumtë që kaluan nëpër kazamatet sllave, në veçanti pas viteve të furtunshme si: 1945, 1968, 1981, 1991...

    TA PROMOVOJMË NË PARIS NË GJUHËN FRËNGE LAHUTËN E MALCIS TË GJERGJ FISHTES

    Intervistë e gazetarit Blerim Shabani me Abidin Krasniqin, përkthyesi i Lahutës së Malcisë të Gjergj Fishtës në gjuhën frënge, per albinfo. ch .

    Abidin Krasniqi u lind në vitin 1986 në Francë, nga nëna franceze dhe babai shqiptar i Kosovës (Sefo Beta Krasniqi, një regjisor dhe aktor i njohur i viteve `70 në Kosovë). Ka studiuar fillimisht Juridikun, por pas vetëm një viti e ka braktisur. Pastaj ka punuar dy vjet në fabrikë, ka udhëtuar rreth dy vjet si backpacker në Amerikë të Jugut, në Afrikë, në Indi, në Nepal, në Azi Qendrore... Më vonë, në Paris, ka studiuar sociologjinë, duke e kurorëzuar me master. Kjo është me pak fjalë CV-ja e Abidin Krasniqit. A ngjan kjo CV në biografinë e dikujt që do të sjellë Lahutën e Malcis në gjuhën e Molierit dhe Hygosë? Sigurisht që jo. Dhe pikërisht duke qenë i këtillë, atipik nga shumë aspekte, Krasniqi është më interesant për publikun dashamirës të letërsisë.

    Blerim Shabani: Keni lindur në Francë, në një vend që konsiderohet qendra e kulturës botërore, ku kryqëzohen përvoja të ndryshme kulturore dhe ku lindin e vdesin përdit shkolla letrare. Dhe, në këtë qendër kozmopolite, ju keni zgjedhur të përktheni Lahutën e Malcisë. Çfarë ju shtyri?

    Abidin Krasniqi: Jam rritur i rrethuar nga librat. Babai im ishte i interesuar kryesisht për histori, por edhe për antropologji, etnologji dhe histori të feve. Ai ishte në gjendje të fliste disa gjuhë të gjalla dhe të lexonte disa të vdekura (mes tyre, greqishten e vjetër dhe latinishten). Nga të gjithë këta libra, disa ishin në gjuhën shqipe ose mbi shqiptarët. Mbaj mend disa vëllime me këngë kreshnike, Albanesische Studien të Johann von Hahn-it, ose Studi speciali albanesi nga Antonio Baldacci, etj. Midis këtyre librave në gjuhën shqipe ose mbi shqiptarët, ishte Lahuta e Malcis e Fishtës. E lexova ndërsa isha ende fëmijë. Nuk kuptova gjithçka, natyrisht, por historia më mahniti. Pothuajse njëzet vjet më vonë, ndërsa kërkoja diçka tjetër, hasa përsëri Lahutën... në bibliotekën universitare INALCO në Paris. E lexova përsëri. Këtë herë, e kuptova më mirë se herën e parë. Dhe ajo më magjepsi si kurrë më parë! Ndërsa bëra disa hulumtime, pashë që Lahuta ishte përkthyer në italisht, gjermanisht dhe anglisht, por jo në gjuhën e Molière-it. E gjithë kjo po ndodhte në fillim të vitit 2017. Një sëmundje e gjatë më kishte tronditur. Unë po mendoja se çfarë do të bëja në jetë pas një viti e gjysmë pa aktivitet. Përgjigja erdhi natyrshëm: Më duhet ta përktheja Lahutën! Unë isha një nga njerëzit e vetëm që mund ta bëja këtë punë pasi që e njihja edhe shqipen (për më tepër gegnishten) edhe frengjishten. Lexuesi francez duhej të njihte letërsinë tonë, kulturën tonë, civilizimin tonë.

    Cili është formimi juaj artistik, letrar? Jeni marrë në përgjithësi me letërsinë si më i ri apo edhe më vonë?

    Përgjigjja ime do t’ju befasojë: jo, nuk jam marrë me letërsi. Në moshën 18-vjeçare u revoltova, nuk pajtohesha me shumë gjëra në shoqërinë franceze, fillova të punoja në fabrikë! Pas disa vitesh punë dhe udhëtime të shumta (në Amerikë të jugut, Indi, Nepal, Turqi, Egjipt... ), u ktheva në universitet. Studiova sociologjinë, një disiplinë që ishte në kryqëzimin në mes të historisë, antropologjisë dhe shkencës politike (tri disiplina që në të vërtetë me interesonin). Sigurisht, kam lexuar klasikët e letërsisë franceze: Molière, Zola, Balzac, Céline, Camus dhe të tjerë, por unë qartësisht nuk isha (dhe nuk jam sot e kësaj dite) specialist i letërsisë. Një përjashtim megjithatë: kam qenë gjithmonë i interesuar për poezinë epike: kam lexuar herët Homerin, por edhe Shahnamen, Mahabharatën (në rezyme sepse ka më shumë se 200 000 vargje) dhe Ramayanën e hindusve, apo epopenë e Gesar-it (të tibetanëve). Këto tekste kanë diçka të mrekullueshme dhe e lidhin imagjinatën me historinë, kohërat mitologjike me kohërat aktuale. Këto epope e tregojnë më mirë shpirtin e një populli se çdo libër historik.

    Para se ta përkthenit Lahutën... , a keni pasur ndonjë përvojë tjetër përkthimi në gjuhën frënge nga shqipja ose anasjelltas?

    Jo, nuk kam përkthyer asgjë. Por kam lexuar përkthimin anglisht të Lahutës nga Robert Elsie si dhe disa romane të Ismail Kadaresë, të përkthyer në frëngjisht.

    A keni pasur që nga fëmijëria – le të themi, nga babai ose ndonjë familjar tjetër – edukim me letërsinë popullore, me legjendat, epikën e veriut?

    Po, qartë. Çuditërisht, babai im nuk ishte nostalgjik për jetën në Prishtinë apo Prizren (jetë që ai si aktor dhe regjisor e kishte pasur shumë interesante), por për jetën fshatare. Shpeshherë fliste për mbrëmjet e dimrit në fshatin e tij të lindjes, dhe ato që burrat ende i përjetonin në vitet `60 në Drenicë apo Rugovë. Ai shpesh evokonte mençurinë e pleqve ose talentin e shahirëve duke kënduar këngë historike ose legjendare. Ai më tregonte për këto institucione tradicionale ose virtyte që janë besa, ndorja, kanuni, besnikëria... Dhe në të njëjtën kohë, ai e njihte në mënyrë të përsosur historinë e Greqisë antike ose të Persisë së vjetër. Ishte në të vërtetë e çuditshme. Ai më bëri të lexoja këngët kreshnike sepse sipas tij në këto tekste kishte elemente antikë të cilat datojnë mijëra vjet... Nga ana tjetër, ai më foli pak për Lahutën e Fishtës. I vlerësoi disa pjesë të tekstit (këngët e Oso Kukës ose Marash Ucit), por disa të tjera, jo. Për të, Gjergj Fishta, me gjithë bukurinë e teksteve të tij, ishte dikush që nuk i kishte rezistuar Italisë fashiste, dhe ky fakt, sipas tij, ishte i pafalshëm dhe ja nxinte fytyrën për gjithmonë...

    "Lahuta e malcisë ashtu si dhe e gjithë vepra e Fishtës është së pari e vështirë për t’u kuptuar nga një lexues i sotëm me gjuhë amtare shqipen. Pastaj edhe më e vështirë, për t`u përkthyer në gjuhë të huaja. Dhe kulmi është kur ajo përkthehet nga një i ri i socializuar në kulturën franceze e jo në atë shqiptare! Sa ka qenë e vështirë që ta përktheni Fishtën dhe ku i keni hasur vështirësitë më të mëdha? Çfarë literature keni përdorur për të kapur më mirë nuancat kuptimore të Lahutës së Malcis?`"

    Kjo është një pyetje që kërkon një përgjigje të plotë. Nuk e pata problem ta kuptoja Lahutën, kjo është e sigurt (natyrisht, kisha vështirësi me disa vargje, këtu e atje, por kjo është e pashmangshme në një epikë prej më shumë se 15 000 vargjesh). Kam pasur më shumë vështirësi ta përktheja : nëse do të ishte shkruar në prozë, do të kishte qenë më lehtë, natyrisht ! Por kam dashur me çdo kusht të ruaj ritmin, frymën poetike të vargut fishtian... pa u larguar nga kuptimi, dhe duke e përkthyer varg pas vargu, as një më pak, as më tepër. Teknikisht, sa u përket fjalëve, jam mbështetur më së pari në shpjegimet (shkruar nga Danjel Gjeçaj) që përmban vet botimi i 1958-ës. Se dyti, kam përdorur shumë fjalorë (atë të Tahir Kolgjinit, Shpalime rreth Lahutës, fjalorin e Gazullit, atë të Mehmet Elezit dhe Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, Fjalorin e orientalizmave të Tahir Dizdarit dhe të tjerë). Së treti, krahasimi me përkthimin shum serioz anglisht të të ndjerit Robert Elsie më ka ndihmuar shumë. Disa studime tjera mbi Lahutën më frymëzuan dhe më ndihmuan të shkruaj shënimet shpjeguese. Prej atyre duhet të përmendën : Tonin Çobani, "Lahuta e Malcis. Ngjizja mitologjike dhe Fjalori i figurave mitologjike" ; Xhavit Beqiri – "Lahuta e Fishtës : gjuhë dhe stil" si dhe vëllimi mbledhur nga At Benedikt Dema, me titull "Gjergj Fishta O. F. M. (1871-1940)". Në fund, kam lexuar shumë libra e artikuj për të shkruar fusnotat dhe për të vendosur çdo ngjarje të përmendur në Lahutë, në kontekstin e saj historik (bëhet fjalë për librat e mirënjohur të autorëve Mary Durham, Hyacinthe Hecquard, Auguste Degrand, Margaret Hasluck, por edhe për atë të George Gawrych, Nathalie Clayer, Jean-René Trochet, Robert Elsie... ).

    Sa ka qenë e vështirë të ruhet edhe metrika e vargut shqip në gjuhën frënge?

    Në fillim, unë u përpoqa të ruaj metrikën dhe rimën e vargjeve të Lahutës. Por shumë shpejt, kuptova se ishte e pamundur të ruheshin të dyja pa u larguar nga kuptimi. Kështu që vendosa të ruaj atë që më dukej më thelbësore: metrikën. Tetërrokshin e kam përkthyer në një nëntërrokësh, sepse, sipas meje, është mënyra më e mirë të transmetohet frëngjisht ritmi i Lahutës. Duhet të them gjithashtu se në fillim jam munduar të përkthej në vargje dhjetërrokësh (i cili është ndoshta edhe më i bukur frëngjisht), por nuk kam arritur sukses, pa lëvizur shumë larg nga teksti. Sidoqoftë, nëntërrokëshin e kam ruajtur prej fillimit deri në fund.

    Poezia fishtjane ka brenda saj shumë referime historike e kulturore thellësisht (dhe madje edhe ngushtësisht) shqiptare. Si ja keni dalë me kthimin e tyre në frëngjishte? A mund të arrihet që Fishta të përjetohet nga lexuesi francez?

    Poezia fishtjane është e vështirë të përjetohet plotësisht edhe nga lexuesi shqiptar, atëherë çka mund të thuhet për të huajin! Një shprehje thotë: traduttore, tradittore ! (të përkthesh është të tradhtosh!). Këtë fenomen e kam gjithmonë parasysh dhe mendoj se duhet të nënkuptohet, kur flasim për përkthim. Duke thënë këtë, jam i bindur që një lexim i kujdesshëm, një lexim kurioz, do t’i mundësojë lexuesit frankofon që të kuptojë thellësisht Lahutën. Përjetimi i saj nuk mund të jetë kurrë i njëjti : në Francë, qytetari dhe fshatari, i riu dhe plaku, akademiku dhe punëtori, francezi dhe i huaji, nuk e përjetojnë njësoj Të mjerët e Hugo-s ose një vepër madhore të letërsisë franceze. Por jam i sigurt që secili lexues do të gjejë diçka që do ta prekë, do ta interesojë, do ta intrigojë.

    Çfarë kategorish të lexuesve prisni që ta lexojnë Lahutën e Malcis` në gjuhën frënge. Ose: në bazë të përvojës së deritashme të shitjes-leximit të librit, a keni një ide ku shitet-lexohet më shumë ky libër?

    Tregu i librit është në një situatë të vështirë ekonomike

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1