Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Britma e Heshtjes
Britma e Heshtjes
Britma e Heshtjes
Ebook173 pages30 minutes

Britma e Heshtjes

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

“Britma e heshtjes” libër i Azgan Berbatit është një libër i ri i mrekullueshëm, një befasi e këndshme që na bën të besojmë se vërtetë rinia është poezia, e poezia është rinia.
Një libër i mrekullueshëm me poezi me nerv në të cilën lexuesi lexon veten, ditën e natën e tij, inatin e mërinë e tij, dashurinë e tij, brengën e dëshpërimin e tij, mundësinë e pamundësinë e tij.
Një libër që na bën te besojmë se brezat qe vijnë janë ku e ku më të mirë, ku e ku më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm, janë brez që nuk mbyten në cektinat e kotësive dhe dinë te çmojnë themelet e jetës.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 28, 2020
ISBN9780463717349
Britma e Heshtjes

Related to Britma e Heshtjes

Related ebooks

Related categories

Reviews for Britma e Heshtjes

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Britma e Heshtjes - Azgan Berbati

    NË VEND TË PROLOGUT

    Jam njohur me poezinë e Azganit një natë nëntori, teksa shfletoja punimet e ardhura në email për konkursin e klubit letrar ku unë jam koordinator. Ishte emri i tij ai që më dha impaktin e parë kureshtar e që më bëri t'i kushtoja rëndësi poezisë që Azgani kishte sjellë për konkurim. U deshën pak sekonda lexim që unë të humbisja në vargjet e poezisë A ka mbetë që për hir të vërtetës aq sa kumbuese dhe reale, po aq të fortë e të sinqertë vinin tek unë. Si një britmë e njomë që përplaset pas kreshtave të një realiteti mbytës e përfundon si një piskamë në veshët e atyre që duan të kuptojnë. Askush më fort sesa zëri i një të riu, nuk na e qartëson shikimin e pastron dëgjimin e këtë vargu i Azganit e bën më së miri. Azgani i shkruan tradhtisë, i shkruan dashurisë, atdheut e rinisë tij. I shkruan errësirës, armiqve e më shumë miqve. Vallëzon me ëndrrat e rinisë e përnjëherë bie në tokë mbi këmbë të forta. Ai futet në skutat më të thella e plot dilema të një të riu e del prej tyre me një mijë pikëpyetje që e mundojnë, por dhe e mbajnë pezull në hovin e tij drejt zbulimit të së panjohurës. Pluskon mbi brengat e tij, i çjerr me thonj duke ua nxjerrë të keqen e mbasi i pastron nga pezmatimi, derdh mbi ta balsamin shërues të vargjeve të tij plot sharm e ëmbëlsi. Në kohën kur arrita ta njoh nga afër zbulova se emri i kishte paraprirë fizikut tij. Një djalë vërtetë AZGAN e një gegë i denjë siç kishte dhe vargun. Por mbi të gjitha tek Azgani fliste heshtja e tij, ndëthurur me pak ndrojtje që si një murg në meditim, në brendi, i valonin impulset jetësore të një djaloshi me një botë të madhe e jo të zakonshme për moshën që kishte. Duke lexuar krijimtarinë e Azganit, shpesh gjej veten si pasqyrim. Mes rreshtave ndjej sinqeritetin e moshës. Fjalorin e thjeshtë e pa kompleksitete. Lodrimin që krijon me fjalët duke u ndërruar shpesh vendet të cilat përcjellin muzikalitet të veçantë në metrikën e strofave. Brenda Azganit heshtur fle në pritje të zgjimit, një mal i lartë me metafora, krahasime e figura letrare që në një të ardhme të afërt duke u ngacmuar e kultivuar dhe nga studimi e leximi që çdo autori i duhet, do të ndërtojnë murin e madh të krijimtarisë së

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1