Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësi...view moreEnkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare”.Është shpallur fitues i Panairit të Parë të Shkrimtarëve të Rinj, organizuar nga organizata “I Choose to Change the World”, në datat 20 – 21 Prill 2015.Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.Ka botuar :"Gjithçka që ke" #Roman (Arka e Noes, 2021)"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë" #Përmbledhje me tregime (Dudaj, 2019)"Ajo e errëta" - Roman (Shtëpia Botuese DUDAJ, 2018)"Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014)."Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011)."Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)view less