Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Gra të harruara
Gra të harruara
Gra të harruara
Ebook78 pages47 minutes

Gra të harruara

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

5 gra, 5 fate, 5 planete ulen bashkë në një sofër dielli. Japin e marrin me njëra - tjetrën, hyjnë e dalin në njëra - tjetrën ashtu siç bëjnë planetet në vallen e tyre të pafundme e të pagabueshme në hapsirën e tyre të pafundme.
5 gra, 5 mike që jetojnë sejcila jetën e fatin e vet por me mijëra fije janë në njëra - tjetrën, vallëzojnë para nesh vallen e dhimbjes së botës, vallen e dhimbjes tonë.
E qeshura e tyre ende gurgullon qiejve të ditëve e honeve të netëve të terrta të cilat natuan shumë jetë dhe bënë të ngrijnë shumë diej.
Në këtë novelë do të mundni të shihni e të dëgjoni se si kuvendojnë planetet për jetën e fatin tonë. Shumë e shumë njerëz, shumë gra do ta gjejnë veten e tyre në këtë novelë.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 2, 2020
ISBN9780463348642
Gra të harruara

Read more from Liljana Kristuli

Related to Gra të harruara

Related ebooks

Reviews for Gra të harruara

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Gra të harruara - Liljana Kristuli

    Marr në dorë me kujdes tufën e lule Surratkave, që Kozeta ka vendosur në mes të tavolinës. Janë të buta si kadife. I nuhas, e ndërsa butësia e tyre më mbush sytë, më vijnë ndër mend vargjet kushtuar vetes dhe atyre të pestave, Dritës, Kozetës, Lorkës, Teftës, Lubës, shumë vite më parë.

    Ishim në aksion, kur mbi shtratin e një lumi të rrëmbyeshëm, Drita unë dhe Tefta, rrezikuam të mbyteshim, duke rënë nga një urë që u shemb.

    Më vonë, kur të mbledhura të gjashta e duke bërë shaka po e tregonim atë histori, kur për pak do ishim bërë heroina e do na këndonin edhe këngë, dikush nga ne shqiptoi: e përtejmja? Oh jo, ajo nuk më intereson.

    Këto fjalë i ktheva në vargje, që u bënë lajtmotivi ynë.

    Zot bëj ç’ të duash

    Më ngri në parajsë

    Më përplas në ferr

    O në purgator

    As gjallë as vdekur

    S’ ankohem, njëlloj.

    Harromë në limb

    Në rrethin me dritë

    Të ferrit pa fund

    Jam e lumtur

    Njësoj.

    Ne e deshëm jetën. Ajo zgjodhi ta përshkonim ashtu si i erdhi për mbarë.

    Një ditë e zakonshme

    Nxjerr çelësat nga çanta dhe shkoj drejt makinës. Uh, shyqyr, mbarova edhe për sot, psherëtij e lehtësuar. Ditë e lodhshme.

    Bën vapë, megjithëse është ora 8 e gjysmë e mbrëmjes. Nuk ka rënë asnjë pikë shi gjatë gjithë muajit. Në qiell, herë pas here mbasditeve, ishin shfaqur ca re të bardha, që pasi merrnin forma të çuditshme, zhdukeshin menjëherë nga sytë, sikur të turpëroheshin për guximin e tyre.

    Ndërsa sonte qielli është i vrenjtur. Në fund të rrugës, tej në horizont, retë ngjyrë blu të errëta, duken si kodra. Zagushia të merr frymën.

    Përshkoj rrugën ngadaltë. Mezi pres të arrij në shtëpi, por nuk kam asnjë nxitim. E di përmendësh atë që do bëj.

    Dushi, darka. Face-booku. Fillimisht lexoj komentet që kanë bërë mbi statusin tim. Pastaj ato që të tjerët fesbukianë kanë shkruar mbi mur. Shoh fotografi familjesh të mbledhura në raste gëzimi, pjatancat me ushqime që kanë përgatitur. Hap ndonjë video që e kanë marrë diku nga interneti, shpesh të shoqëruar me komente.

    Klikoj pëlqej andej këtej. Bëj urime për ditëlindjet që na i kujton fb, ose për ngjarje të tjera të gëzuara. Më rrallë ngushëllime. Më rrallë akoma, bëj ndonjë koment.

    Nuk më pëlqen të përfshihem në biseda drejt për drejtë, sidomos me sfond politik të skajshëm.

    Pasi dal nga fb, tashmë e çlodhur e mendje pushuar, i hedh një sy atyre që kam shkruar një ditë më parë. Ose shkruaj diçka të re.

    Kam vite të tëra me të njëjtin ritëm jete. Qëkur fillova të punoj në dializë.

    Zilja më zgjon në orën 6 pa 10. Dal nga shtëpia në orën 6. 30 Në orën 7. 10 mbërrij në punë. Vesh uniformën bojë qielli. Më parë ishte jeshile. Më pëlqente më shumë. Marr një kafe nga distributori, dal te sheshi para ndërtesës. Ndez një cigare. Ndërkohë mbërrijnë pacientët. Ora 7. 30 futem në sallë.

    Në orën 12 mbaron turni i parë. Kolegët e mi shkojnë në lokalin aty afër për të ngrënë drekë. Më sjellin një panine. Unë nuk shkoj me ta, mbyllem në dhomën e mjekut. Më të shumtën e herëve lexoj. Nëse nuk kam në dorë ndonjë libër që më tërheq, rri para kompjuterit e vozis në internet ose shkruaj. E kam venë re se shkruaj shumë më tepër në atë orë pushimi, midis dy turneve se sa kur kthehem në shtëpi e lodhur nga një ditë e gjatë pune.

    Në orën 18 mbaron turni dytë.

    Kur duhet të zëvendësoj ndonjë kolegun tim pediatër, si sot për shembull, shkoj në studio në orarin 18.30 – 20.30.

    Ditë rraskapitëse.

    Vizitë e papritur

    Sapo hap derën e makinës , dëgjoj zilen e celularit. Shoh mbi ekran - Tefta

    -Po ku je moj bredharake.

    -A pika ty, i them, e ku do vete të mbytem. Sapo mbylla studion.

    -Bridh ti bridh, vazhdon ajo me

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1