Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Mino
Mino
Mino
Ebook48 pages29 minutes

Mino

Rating: 4.5 out of 5 stars

4.5/5

()

Read preview

About this ebook

Lexuesi tani e ka rastin ta ketë në dorë veprën më të përkryer të poezisë sonë, poemën polimetrike “Mino” të Zef Skiroit.
Po bëhen njëqind vjet qëkur në Pjanë bashkëvendasit Poetit ia vranë djalin e parë. Me thika. Ishte një vrasje mizore. Në qoftë se letërsia jonë ka pasur një enfant terrible atëherë Skiroi ka qenë i tillë. Sipas dëshmive, që fëmijë Poeti kishte njohuri dhe kulturë të habitshme letrare. Kjo është dukuri e rrallë në përgjithësi.
Pastaj vazhdoi me krijimtarinë e vet poetike. Kur iu vra djali, ai ishte poet i admirueshëm, deri aty sa Konica ia përkthente veprat në frëngjisht tek “Albania”.
Ishte vjeç kur e mori goditjen në Pjanën e tij. Duket sikur poema “Mino” ishte një objekt ku do të derdhte dhembjen në skalitjen e saj. Dhe përdori tërë përvojën e madhe letrare e poetike.
Ja, kështu u krijua kryevepra e poezisë sonë.
Koliqi thoshte se arti i madh lind nga dhembja e madhe. Duket se “Mino” është shembulli më i përshtatshëm. Nuk do të guxonim të pajtoheshim tërësisht, por, siç na mëson Meister Eckhart, dhembja ndikon drejtpërdrejt në urtinë tonë. Nga kjo pikëpamje “Mino” është një dëshmi e rrallë, sepse është poezi, por e liruar nga ato paraqitje të kënaqësive që, në çaste të caktuara, duken të parëndësishme.
Të paktën për mua “Mino” është një vepër për t’u përjetuar, jo për t’u studiuar. Sa herë që lexoj ose e kujtoj vargun e parë:
“Këngën të çilni tesh, o Malisorë,”
unë thërres brenda vetes: Mos! Mos! si një pasthirrmë për ta mbrojtur veten nga pikëllimi i thellë. (Eqrem Kryeziu)

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 5, 2020
ISBN9780463994160
Mino

Related to Mino

Related ebooks

Related categories

Reviews for Mino

Rating: 4.5 out of 5 stars
4.5/5

2 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Mino - Zef Skiroi

    Lexuesi tani e ka rastin ta ketë në dorë veprën më të përkryer të poezisë sonë, poemën polimetrike Mino të Zef Skiroit.

    Po bëhen njëqind vjet qëkur në Pjanë bashkëvendasit Poetit ia vranë djalin e parë. Me thika. Ishte një vrasje mizore. Në qoftë se letërsia jonë ka pasur një enfant terrible atëherë Skiroi ka qenë i tillë. Sipas dëshmive, që fëmijë Poeti kishte njohuri dhe kulturë të habitshme letrare. Kjo është dukuri e rrallë në përgjithësi.

    Pastaj vazhdoi me krijimtarinë e vet poetike. Kur iu vra djali, ai ishte poet i admirueshëm, deri aty sa Konica ia përkthente veprat në frëngjisht tek Albania.

    Ishte vjeç kur e mori goditjen në Pjanën e tij. Duket sikur poema Mino ishte një objekt ku do të derdhte dhembjen në skalitjen e saj. Dhe përdori tërë përvojën e madhe letrare e poetike.

    Ja, kështu u krijua kryevepra e poezisë sonë.

    Koliqi thoshte se arti i madh lind nga dhembja e madhe. Duket se Mino është shembulli më i përshtatshëm. Nuk do të guxonim të pajtoheshim tërësisht, por, siç na mëson Meister Eckhart, dhembja ndikon drejtpërdrejt në urtinë tonë. Nga kjo pikëpamje Mino është një dëshmi e rrallë, sepse është poezi, por e liruar nga ato paraqitje të kënaqësive që, në çaste të caktuara, duken të parëndësishme.

    Të paktën për mua Mino është një vepër për t’u përjetuar, jo për t’u studiuar. Sa herë që lexoj ose e kujtoj vargun e parë:

    Këngën të çilni tesh, o Malisorë,

    unë thërres brenda vetes: Mos! Mos! si një pasthirrmë për ta mbrojtur veten nga pikëllimi i thellë.

    MINO

    I

    Kêngën të çilni tesh, ō Malisorë,

    qesten e zêshme mjeshtërish tue prekur,

    të këmbojën lëvdije o bjeshk e prorë,

    lëvdīs të birt tim për të mos vdekur;

    se nga njê qint e sā do mê mizorë,

    me zêmbërë të thātë ashtu si hekur,

    te gjithë anët rrethuar, i forti djalë,

    nuk luajti vêndit, nuk e tha njê fjalë;

    e ndênji me guxim si ata të motit

    trima Shqyptarë, ngā të çilët leu;

    vërrējti armiqët, si shqyponja e Zotit,

    e gjith’ era shëndriti e shkrepi dheu.

    Ō burra, ō shokë t’parë t’Kastriotit,

    koha shpëresat tuaja nuk i theu !

    Po t’vêni rē nani edhe prān të thoni

    në njê si Minon pāt shqypua shqyponi.

    T’atdheut për hie se deshi t’ish ushtār.

    ata ç’ u blēn ngā i huaji sӯt i ngulën

    e tinas u betuan për të m’ e vrār.

    Mbi njê

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1