Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Sytë e Lirisë
Sytë e Lirisë
Sytë e Lirisë
Ebook171 pages2 hours

Sytë e Lirisë

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Ky libër nuk është thjesht një libër kujtimesh, por një libër kujtese. Ekzistenca kombëtare e shqiptarëve e ka lidhur fatin e saj te vetëdija historike, tek mprehja e shqisave për të mbajtur mend gjithë vuajtjet e sakrificat e panumërta. Dëgjohet shpesh të thuhet edhe nga miq e dashamirës tanë të shumtë se historia si mësuese e jetës duhet t’i shmangë sa më shumë episodet e pakëndshme, që brezat e rinj të këtij trualli të rriten pa frymën e urrejtjes ndaj të tjerëve. Sidomos ndaj fqinjëve. Kjo kërkesë besojmë se është për të gjitha palët. Fryma kristiane “duaje armikun tënd” do të duhej ndër të tjera që xhelati i dikurshëm të njihte sadopak krimet e djeshme, madje të kërkonte ndjesë siç duhet. Por nga pala që përfaqëson krimin dhe dhunën shtetërore, të njohur tashmë botërisht, vijnë sinjale të përkundërta me pendesën. Mungesa e ndjesës nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen e krimeve sapo të krijohen rrethanat e duhura.
Kur nuk je i lirë që të valvisësh flamurin e kombit tënd, por të imponojnë ta valvisësh flamurin e pushtuesit, të këndosh hymnin e flamurit të pushtuesit, ky është poshtrim. Kur të ndjekin, survejojnë, të thërrasin në “bisedë informative” se nuk e do pushtuesin, kur të torturojnë, të rrehin si qen për fajin e vetëm se je shqiptar e nuk deshiron të jesh jugosllav, të quhesh jugosllav, ky është poshtrim.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 21, 2020
ISBN9780463812723
Sytë e Lirisë

Read more from Rexhep Shahu

Related to Sytë e Lirisë

Related ebooks

Reviews for Sytë e Lirisë

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Sytë e Lirisë - Rexhep Shahu

    Ismail Raka, biri krenar i Kaçanikut dha frymën e fundit më 30 nëntor 1994 , 20 vjet më parë. Thonjtë e dhunës shekullore, të kalbëzuar prej zullumeve e krimeve, nuk qenë në gjendje ta mbajnë nën kthetra. Shpirti i tij fluturoi në qiell… Heronjtë si Ismail Raka edhe jetën e kanë të jashtëzakonshme. Jetën e sosme, aq të ngjashme me jetën e të gjithëve dhe pasjetën e amshueshme gjithashtu. Ndërsa përpiqet t’i përfshijë nën vete për t’i mbështjellë me mjegulla harrimi, Vdekja heq dorë, tërhiqet prej martirëve. Majat e maleve janë të pambërritshme prej saj. Për t’i formuar ato ashtu siç duken sot, kanë punuar në miliona vite rrufetë dhe rrebeshet e kohës.

    Ky libër nuk është thjesht një libër kujtimesh, por një libër kujtese. Ekzistenca kombëtare e shqiptarëve e ka lidhur fatin e saj te vetëdija historike, tek mprehja e shqisave për të mbajtur mend gjithë vuajtjet e sakrificat e panumërta. Dëgjohet shpesh të thuhet edhe nga miq e dashamirës tanë të shumtë se historia si mësuese e jetës duhet t’i shmangë sa më shumë episodet e pakëndshme, që brezat e rinj të këtij trualli të rriten pa frymën e urrejtjes ndaj të tjerëve. Sidomos ndaj fqinjëve. Kjo kërkesë besojmë se është për të gjitha palët. Fryma kristiane duaje armikun tënd do të duhej ndër të tjera që xhelati i dikurshëm të njihte sadopak krimet e djeshme, madje të kërkonte ndjesë siç duhet. Por nga pala që përfaqëson krimin dhe dhunën shtetërore, të njohur tashmë botërisht, vijnë sinjale të përkundërta me pendesën. Mungesa e ndjesës nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen e krimeve sapo të krijohen rrethanat e duhura.

    Me autorin e këtij libri në fund të tetorit 2014 shkuam edhe në Stacionin Policor në Ferizaj në dyert e të cilit para 20 viteve Ismail Raka me pranga në duar hyri në këmbë të veta për të dalë i shtrirë prej andej. Miqtë e përfytyrojnë të gjallë gjithë kohën. E kujtojnë në lodrat e fëminisë si mbretin e shokëve në rrugët e qytetit, rikthehen me të në brigjet e lumejve për të gjuajtur peshq e futen deri thellë grykës midis blerimit. Vitet e shkollës vijnë bashkë me pjekurinë e qëndresës dhe të rezistencës më vonë, kur u hodhën themelet e Luftës që do t’ia zbardhte faqen kombit.

    Është ditë e vrantë. Një tym i lehtë mjegulle i njëtrajtshëm bën që qielli të ngjajë më i ultë sipër rrafshës së fushës deri në këmbë të maleve të Sharrit. Majat e maleve nuk duken. Kërkojmë të hyjmë në ndërtesën e policisë, sepse duam të shohim ato që ka parë martiri në çastet e fundit, por është e pamundur. Ato ujra kanë rrjedhur me kohë për të mos u kthyer. Është e njejta derë, të njejtat shkallë, dyer e dritare. Rrjedha e gjakut në pllaka që aso kohe derdhej në dyshemetë e zyrave duke marrë poshtë shkallët, sot duket e pamundur edhe ta marrësh me mend. Mbase edhe zyrat nuk kanë ndërruar shumë në pamje. E megjithatë është krejtësisht ndryshe. Ka ndërruar pamja e fytyrës së njerëzve, kanë ndryshuar fjalët, sjellja. Që në hyrjen e godinës të presin shqip e me mirëseardhje. Me çehre të çeltë, me buzë në gaz. Ecjet e ngrira e nofullat e shtrënguara kanë mbetur në kujtesë. Britmat e dhimbjes, lehjet dhe ulurimat e goditjeve në gjuhë të huaj ka kohë që janë larguar.

    Hedhim një sy të shpejtë në zyrat e katit të katërt, në anën ku qëndronin dikur punonjësit sigurimit serb (UDB-ja famëkeqe) që bënin edhe hetuesinë e kërbaçit. Pas largimit të shqiptarëve nga puna e gjithë godina aso kohe gulçonte serbisht. Klithmat e kamxhikëve përziheshin me mitralimin e makinave të shkrimit që përpilonin aktet prej nga buronin vrasjet pa gjyq e dënimet dragoniane. Heshtja e sotme është e pazonja të tregojë për të djeshmen. Korridoret kanë rënë në paqe. Dritaret po ashtu. Punonjësit e rinj të këtij stacioni përpiqen sa munden të zbulojnë për autorin e librit sa më shumë detaje nga momentet e mbrame të Ismail Rakës. Kjo është dhoma ku e mbyllën së fundmi. Ja radiatori i kaloriferit ku të burgosurit i prangosnin të shtrënguar për muri. Ja dhe banja ku ishte për herë të fundit, qe dhe dritarja, ngjitur me tavanin. Dritarja ku u tha se qe hedhur duke i dhënë fund jetës. E ngushtë, me drejtim horizontal si gjithë dritaret e atij krahu. Dukej si e pamundur që njeriu i torturuar për vdekje të arrinte të ngjitej deri në atë lartësi e për më tepër të hidhej prej andej në tokë. Por logjika e pushtuesit të vërtetën e kishte shqetësimin e fundit, ndaj e zhyste sa më thellë që mundej.

    Duke kërcitur dhëmbët dhe shtuar mizorinë e krimeve, kolonizuesit serbë shpresonin t’i zgjatnin ditët e tyre në Kosovë. Ditët serbe të dhunës me sa duket u shkurtuan edhe prej kësaj logjike të mbrapshtë. Gurin e Kaçanikut edhe mund ta thërmosh, madje ta bluash si miell, por baltë, lloç për çerepë nuk bëhet. Ende në Beograd e kanë të ndaluar të flasin për Kosovën shqiptare, për lirinë e saj. E mendojnë ende në zotërimin e tyre, ndonëse prej vjetëve, e çliruar prej thonjve robërues ajo po merr frymë lirisht, po zhvillohet e fuqizohet dita - ditës. Midis ëndrrës dhe realitetit politikanët që drejtojnë edhe sot Serbinë parapëlqejnë të zgjedhin ëndrrën e mykur mesjetare. Ndërkohë që shpresat për rikthim të bishës po shuhen nga dita në ditë, turmat e ndërkryera serbe në rrugë e stadiume bërlyken Vrisni, vrisni shqiptarët! A mund të jesh i qetë në këto kushte, a mund të mos e kujtosh të kaluarën? Fëmijtë i rrit gjumi, ndërsa popujt që flenë, janë të destinuar të vdesin, besohet se ka thënë kështu edhe plaku i pavarësisë shqiptare Ismail Qemali.

    A përtërihen emrat? A është e rastësishme përtëritja e tyre? Sigurisht edhe ndër ne shqiptarët gjallon si traditë përtëritja e emrit të babait, të gjyshit e stërgjyshërve që vjen deri në ditët tona. Sepse edhe fatin e kemi pasur të ngjashëm me ta. Bashkë me emrat përtërihet edhe trimëria. Në kohën kur po përpiqeshim të dilnim prej natës së gjatë osmane, kur gryka e Kaçanikut në vitin u kall prej flakëve të luftës dhe djemtë e Idriz Seferit, hynë në histori duke u përleshur fyt më fyt me armikun qindra vjeçar, një mënxyrë e re po shtrëngohej të na zinte nën vete. Pa u larguar hasmi i vjetër na mbuloi armiku i ri serb, vrasjet, mizoritë, shpërnguljet me dhunë dhe masakrat ciklike të të cilit zgjatën pothuajse një shekull.

    Ismail Raka i përket famijles së tij. Me emrin e tij ka të drejtë të krenohet gruaja, Xhemilja, dy djemtë, Labinoti e Shkëlzeni dhe vajzat e tij Liburna e Vlora. Të krenohen nipat dhe mbesat e familjes që kanë lindur e do të lindin në të ardhmen. Të krenohet nipi i tij, sot një vjeç, Ismaili i ri, që djali, Labinoti, ia ka vënë emrin e babait të tij. Do të jenë krenarë dajtë e tij dhe dajët e fëmijve të tij. Krenohet me të drejtë mixha i tij Ferati, janë ballëlartë kushërinjtë e afërt e të largët. Për Ismailin krenohet babai i vdekur, lokja e moçme, gjyshi, gjyshja, madje dhe stërgjyshi që u martirizua prej të njejtit armik në vitin .

    Isamil Raka u përket miqve të tij. Naser Kukën nuk e zë gjumi kurrë deri sa Ismailit t’i bëhen deri në fund nderimet e duhura. Me merakun e respektit për çlirimtarët e martirët e lirisë Naseri është kujdesur që krahas derdhjes së bustit në bronx, një rruge t’i vihet emri i heroit, atje ku mblidheshin çdo ditë në ballë të urës në çajtoren që e mbulojnë degët e shelgut shekullor e ku kanë ëndërruar e kanë thurur projektet e para për çlirimin e Kosovës. Ekrem Kyçyku kujton përveç fëminisë edhe ditët kur heroi mori udhën e vështirë të ilegalitetit. Iliaz Ramajli ndalet në ditët e shtatorit 1990 , kur në Kaçanik do të shpallej kushtetuta e Republikës së Kosovës…

    Ismail Raka i përket Kaçanikut. Për të ndjejnë mall gurët e drurët. Ndjejnë mall rrugët për hapat e tij. Duan ta shohin si ecte serbes, si fliste. I ka marrë malli brigjet e lumit. Shelgjet presin rikthimin e tij. Shtëpia atje në kodër ku u ngjit si profeti i lirisë e pret ta shohë të ulet sërish për të kundruar tash Kaçanikun e lirë në luginë. E ka marrë malli edhe Gurin e Shpuem, Mollën e Kuqe... Ismail Raka i përket Kosovës, Shqipërisë, i përket mbarë Kombit. Ai ishte djalë i vetëm i babait të dhembshur, djalë hasreti, siç thuhet, por kjo nuk ia rrudhi dëshirat, nuk ia mpaku vullnetin, nuk ia rrëgjoi forcat për të flijuar jetën për lirinë e Atdheut. Nuk thonë kot: Një diell është sa për krejt botën.

    Kur kanë kaluar vetëm 20 vite nga rënia e tij. Heroi Ismail Raka, është ende në fazën e njohjes së jëtës së tij. Për të rriturit në liri, brezin më të ri të Kosovës, që është shpresa e këtij vendi, libra të tillë janë të domosdoshëm si ajri. Te heroi ata do të shohin njeriun me përmasa reale, madhështia e të cilit nuk qëndron te forca e mbinatyrshme e muskujve, por te dashuria e fuqishme për vendin dhe njerëzit e tij. Si i tillë heroi është lehtësisht i imitueshëm prej të gjithëve, mjafton që secili në radhë të parë të dojë prindërit, motrat e vëllezërit shqiptarë afër e larg vetes kudo ku ato ndodhen, mjafton të nderojë fjalën shqipe dhe të mësojë prej urtësisë së saj. Përmasat tokësore të heroit e afrojnë atë me secilin prej nesh. Ai nuk u ngjan heronjve të legjendave që nuk i merr pushka dhe as nuk i pret thika. Me vdekjen e tij Isamil Raka provoi se është njëri prej bijve të vdekshëm të këtij trualli. Dhe kësisoj qëndron madhështor për cilësitë e tij njërëzore, çdo zmadhim do t’ia ulte vlerat e pamohueshme, do të ndikonte për harrimin e tij.

    Duke qenë i vdekshëm si gjithë të tjerët, heroi megjithatë ka pjesën e vet të pavdekshme, të pashkatrrueshme nga koha. E vërejmë këtë në çdo faqe të librit ku përfshihen qindra dëshmi duke filluar nga njerëzit e tij më të afërm deri te shokët, miqtë dhe të njohurit. Në ditët sa qëndrova në Kaçanik, konstatova se të gjithë miq e të njohur ndjenin nevojën të tregonin diçka që lidhej natyrshëm me jetën dhe veprën e Ismail Rakës. Është e kuptueshme, heroi jeton edhe përmes dëshmive të secilit që ka pasur fatin e njohjes me të. Në mungesë të fakteve historike dhe të dokumentacionit zyrtar që është shkrumbuar nga autoritetet pushtuese që lanë pas tokën e djegur, për ndriçimin e së vërtetës ashtu siç ka ndodhur, dëshmitarët okularë mbeten një thesar i pashtershëm, i domosdoshëm. Duke i dhënë jetë kontureve të Heroit secili me dëshminë e tij ripërjeton kënaqësinë e papërsëritshme se ka jetuar pranë tij, ka ndjerë të njejtat gëzime e hidhërime, u ka rrahur zemra me të njëjtin ritëm kur i kanë qëndruar përballë armikut. Sidoqoftë heroi nuk ua ndjen nevojën të gjallëve, sepse e ka siguruar përjetësinë e vet. Brezi që e trashëgon Kosovën do t’ia ketë gjithnjë nevojën Ismail Rakës që të mësojë prej tij se si të mos bjerë në gjumin e harresës, por t’i përballojë me dinjitet rreziqet e sotme dhe të nesërme.

    Në fillim të shekullit XX, gjatë mësymjes së parë mbi trojet shqiptare u shënuan edhe masakrat e para shkaktuar prej makinës shtetërore të Mbretërisë Serbe, masakra që u planifikuan të kryheshin edhe përmes planeve shfarosëse të një shkence makabre. Ndonëse si një zë në shkretëtirë, klithma e Dimitrije Tucoviqit, një humanisti serb, u përpoq t’i rrëfente botës barbaritë e shtetarëve të vet. Ai vuri në dukje se ushtria po digjte e po piqte të gjallë shqiptarët e pambrojtur, gra, pleq e fëmijë, për fajin e vetëm se kishin lindur shqiptarë, se ndryshe flisnin dhe ndryshe i luteshin zotit. Ata nuk e kërcënonin me asgjë ushtrinë serbe, as shtetin serb, por mbase do ta rrezikonin atë në të ardhmen. Kur dihet ky fakt i hidhur, kujtesa kombëtare duhet të ngrihet në maksimumet e veta dhe të mos lejojë përbaltjen më të vogël ndaj Luftës së fundit çlirimtare, as ndaj heronjve të saj. Përkundrazi nderimi ndaj heronjve e martirëve në përgjithësi duhet të ngrihet në nivelet më të larta.

    Është e pafalshme që të masakruarit nga dhuna shtetërore serbe të konsiderohen në ndonjë rast si viktima, sikur të ishte fjala për pasoja që vijnë nga stuhitë, shkrepjet e motit a prej ndonjë fatkeqësie komunikacioni. Në vendet ku ndodhin krime shfarosëse popujt e botës ngrenë memoriale. Vende të tilla shpallen vende martire. Pas këtij akti civilizues martirët gëzojnë status të veçantë përkrahje e mbrojtje edhe për t’i nderuar për vuajtjet historike. Në Shqipëri deri më tani njihet si vend martir vetëm Borova, që përkujton masakrën ndëshkuese naziste në shtator , gjatë Luftës së Dytë Botërore. Borova shërbeu për më shumë se gjysmë shekulli për të treguar mizoritë e nazistëve gjermanë, por emra të tjerë vendesh martire, si rezultat i masakrave të shovinistëve serbë e grekë, i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1