Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Një Statujë Kujtimesh
Një Statujë Kujtimesh
Një Statujë Kujtimesh
Ebook200 pages2 hours

Një Statujë Kujtimesh

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

“Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh” është një libër në të cilën janë mbledhur me dashuri një tufe kujtimesh nga Rrahmani për jetën e tij, dhe kujtime nga miqtë më të çmuar të Rrahmanit si akademik Hivzi Islami, Profesor Fehmi Rexhepi, nëndrejtori i gjimnazit Njazi Syla, miku i hershëm Musli Kabashi, ishgjimanzisti Kadri Balaj që thotë se Rrahman Zeqiraj rrin vertikalisht në jetë, autorja e re e talentuar Zoga Ajeti etj., etj.
Gjithmonë është e vështirë të shkruash për të gjallët, por në fund të fundit, nuk ka dalë kot ajo kënga "Knoma kangën sa jam gjallë/ se si të vdes mos t'kofsha fale...". Që kur e helmuan dhe Rrahman Zeqiraj shpëtoi pahiri prej atij helmimi, ndonëse me pasoja, falë intervenimit të mjekëve të Zagrebit, ai mesues e drejtor i përkushtuar e ka merituar këngën. Le të jetë ky libër kënga e tij.
Statujë për mësuesin, statujë për mësuesin prind model shembullor që ka ditë të rrisë e të edukojë fëmijë si dy motrat regjizore të shquara Lendita e Blerta Zeqiraj, me të cilat krenohet Kosova dhe gjithë bota shqiptare, duke i bërë një shërbim madhështor Kosovës.
Nëse duhen ndërtuar statuja mirënjohje e nderimi, të parët që i meritojnë ato statuja janë nënat dhe mesuesit e Kosovës, pasi para të gjithëve, falë nënave e mësuesve Kosova është kjo që është.
Statujat e bronxta nëpër udhë, sheshe e kryqëzime të imponohen shpesh dhunshëm ti shohësh edhe pse ndonjëherë nuk don ti shohësh sepse nëpër piedestale po ngrihen edhe pameritorë që ngjiten atje me dhunë.
Ndërsa statuja në letër, në libër e mesuesit Rrahman Zeqiraj nuk ia zën askujt udhën, sheshin a kryqëzimin.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 4, 2021
ISBN9781005286903
Një Statujë Kujtimesh

Read more from Rexhep Shahu

Related to Një Statujë Kujtimesh

Related ebooks

Related categories

Reviews for Një Statujë Kujtimesh

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Një Statujë Kujtimesh - Rexhep Shahu

    Nëse duhen krijuar statuja për njerëz të shquar, të rëndësishëm, t’i krijojmë për mësuesit. Ata janë herojtë e shoqërisë tonë, se në fund të fundit, të gjithë produkte mësuesish jemi, shëmbëlltyra të tyre.

    Kështu e mendoj unë këtë libër modest kujtimesh të mësuesit Rrahman Zeqiraj, një statujë të vogël kujtimesh, një statuje të vogël nderimi. Një statujë që thërmohet e jeton si thërmija të vogla në qindra e mijëra nxënës që e kanë patur mësues Rrahmanin në vitet e shkollimit të tyre, që e kanë patur drejtor shkolle. Thërmijat e statujës së mirësisë së mësuesit jetojnë gjatë. Dikush i ruan në memorie, dikush ua rrëfen pasardhësve të tij, dikush siç po ndodh, i shkruan në libër dhe kështu jeton mësuesi, jeton mësuesi i mirë, jetojnë rrëfimet e kujtimet për të dhe punët e tij të mira.

    Në fund të fundit secili njeri është kujtimet e veta, secili njeri është sa është në kujtimet e të tjerëve, sa është i fotografuar në kujtësen e botës së tij të vogël e njëherësh të madhe, të mikrobotës së tij, njeriu si qenie njerzore, shoqërore është i ndërtuar prej kujtimesh.

    Biografia e njeriut nuk mund të shkruhet kurrë e plotë dhe të rrefejë gjithë jetën pasi ka aq shumë histori jeta e një njeriu sa gjithmonë mbetet pa u rrëfyer e plotë dhe ka aq shumë lidhje me jetë të tjera sa nuk rrëfehen dot në një libër.

    Nëse i duhet kënduar këngë ndokujt, këngë të gjallëve që nuk kanë derdhë gjak, pasi kënga thonë se don gjak, atëhere janë mësuesit e nënat shqiptare që meritojnë këngë, që meritojnë statuja nderimi, përmendore a shtatore mirësie e dashurie.

    Ka ndodhë rëndom që u këndohet këngë edhe të gjallëve, u këndohet këngë politikanëve, figurave të ndryshme, por nëse në të gjitha këngët për të gjallët do të binte sadopak një hije dyshimi, nuk do të dyshonte askush nëse u këndohet këngë mësuesve e nënave të Kosovës.

    Është e veshtirë gjithmonë të gjendet masa, të vlerësohet e thjeshta, e pabujshmja, të vlerësohen veprat njerzore që qëndrojnë gjatë, që shkëlqejnë e ndrijnë në heshtje, që rrezatojnë, është e vështirë sepse rendet pas zhurmave që bëjnë disa si pulat që kur bëjnë vezë, kakarisin e bëjnë zhurmë sikur po lindin asteroidë.

    Të vdekurit, që janë rrënjët tona, kanë marrë jo sa duhet vemendjen e të gjallëve, vemendjen e nderimit e mirënjohjes dhe do t’u mbetemi gjithmonë borxh të vdekurve, pasi ata nuk bëjnë dot zhurma që të na imponojnë dhe nuk kanë mundësi vetë as të na nxisin e kujtojnë se janë e do të vazhdojnë të jenë në këtë botë si rrënjë tonat, si themele të jetës tonë.

    Ky libër i vogël modest që përmbledh kujtimet e një mësuesi, një drejtori, një prindi model, një intelektuali të Kosovës, një njeriu që ka punuar një jetë pa zhurmë, pa bujë në edukimin e rinisë, që ka mbetë në memorien e shumë njerzve ashtu i thjeshtë si humanist, si njeri i vemendshëm, që i ka parë njerzit drejt në sy, që nuk ka parë askënd nga lart poshtë, libër që përfshin edhe kujtime e rrëfimë të bukura miqsh të cilët janë shprehë me dashuri për mikun, është një libër që nuk bërtet, është i thjeshtë, i brishtë, i pabujë, por i domosdoshëm për dashurinë e mirësinë njerzore, për respektin e mirënjohjen që duhet ta artikulojmë për meritorët që nuk kanë grada, që nuk kanë rendë pas famës e lavdisë por u ka mjaftuar vetja.

    Në portretin e mësuesit në Kosovë ndërtohet më mirë, më shumë, më i plotë se kudo tjetër portreti i intelektualit rrezatues e ndriçues, i intelektualit që ka patur fuqinë të tërheqë e të thithë masën e madhe të njerzve, të bëhet i besueshëm për udhërrëfyes.

    Mësuesi shqiptar në Kosovë ka qenë gjithë kohën e pushtimit serb parasëgjithash intelektuali që ka mbajtë gjallë shpirtin shqiptar të Kosovës, ka qenë arkitekti që ka ndërtuar me mund, durim e palodhje atdheun shqiptar tek brezat e rij, ka qenë ai ndaj të cilit Serbia ka luftuar më shumë se kundër gjithkujt tjetër në Kosovë në mënyrë konstante për ta deformuar e shkatërruar.

    Mësuesi shqiptar i Kosovës i ka fituar gjithë betejat, e ka mundë Serbinë, e ka mbajtë gjallë Kosovën edhe nën pushtim serb, e ka mbajtë gjallë dhe e ka rritë shqiptarin e shqiptarinë.

    Në kohë të kthjellta e më të paqta mësuesi shqiptar në Kosovë veç do të lartësohet e nderohet nga brezat që do të vijnë.

    Njeriun e mirë e nderojnë të gjithë

    Rrahman Zeqiraj një burrë trup imtë, i qeshur gjithmonë, gazmor, me humor e inteligjencë, me sy të vegjël që shkëndijojnë si xixëlloja e thellë pas asaj drite sikur fshehin tisin e një trishtimi të lehtë e të hollë vështirë të shikueshëm, ka ditur gjithmonë se në betejen e ujit me zjarrin përherë fiton uji pasi ai e shuan zjarrin dhe nuk merr flakë, uji nuk ndizet nga zjarri.

    Ai gjithmonë ka patur maturinë e duhur, qetësinë dhe ka ecë pa u ndalë asnjëherë në jetë. Thënë sipas një fjale të mençur, në jetë ai nuk udhëtoi shpejt por fluturoi e fluturon ngadalë.

    Vitet bëjnë punën e tyre dhe njeriu ndalet të shohë veten. Rrahmani është nga ata njerëz që e sheh veten në pasqyrë dhe pasqyra nuk thehet vetiu e as Rrahmani vetë nuk e then pasqyrën, nuk e detyron vetja e tij ta thejë pasqyrën, nuk është i papranueshëm për pasqyrën. Kjo është një fitore e madhe për njeriun që në moshë madhore nuk e vjell veten, në moshën e urtësisë e maturisë nuk e vjell veten, nuk është i shëmtuar, nuk e ka bërë jetën shëmtueshëm sa mos me e durue veten e me thye pasqyrën.

    Është shumë problem për njeriun që në moshën madhore ti vijë turp nga vetja, të mos mund të rrijë drejt nga përkuljet e gjata në jetë.

    Nuk është produkt përkuljesh në jetë Rrahman Zeqiraj, nuk u kërrus e as mbeti i kërrusur nga përgjërimet e lutjet.

    Rrahmani ndjehet mirë se nuk e ka kaluar jetën duke u përkulë që të mbetet i përkulur, i kërrusur, që përkulja t’i bëhet zakon, mënyrë jetese.

    Ka njerëz që e kalojnë jetën duke u përkulë, duke u përgjërue, duke u servilosë dhe në një moment të caktuar të jetës, kur u zë vetja në mur e nuk kanë nga shkojnë, u vjen turp prej përkuljes së tyre.

    Rrahmani nuk u ikën njerzve dhe ky është fat, kjo është mirësi.

    Ka njerëz fatkeqë që gjithë jeten rendin t’u ikin njerzve, t’i ikin vetës. Rrahmani është në paqe me veten për këtë gjë.

    Rrahmani ka ditë e ka mundë të rrijë vertikal në jetë, thotë miku im Kadri Bala, ish nxënës i Rrahmanit në gjimnazin e Suharekës.

    Në këto radhë kujtimesh të thjeshta, të brishta njerzore, ne nuk mund as duam të matemi me heronjtë plot plagë, me Gjergj Elez Alitë, me Mic Sokolat, Jakup Ferrat etj., etj., heroj që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot në Kosovë. Ne me ata heroj jemi rritë, e do të rriten brezat e ardhshëm.

    Në rastin tonë në këtë libër me kujtime e rrëfenja modeste ne synojmë të japim një hero tjetër, të pabujë, të pa zhurmë, pa nam e nishan, të thjeshtë sa thjeshtësia, të thjeshtë sa ne e si ne të gjithë, të urtë si ne të gjithë, trim sa ne të gjithë, të ditur sa ne të gjithë.

    Synojmë të japim mësuesin, portretin e një mësuesi shqiptar të mëse gjysmë shekulli, të bindur se herojtë e herojve të jetës shqiptare në Kosovë janë nënat e mësuesit.

    Heroi ynë ka çfarë rrezaton për ne, ka çfarë na mëson ne: luftën e përditshme për jetën e dinjitetshme, për të qenë krenar me veten, për të mos u mundë nga deshpërimi e deshtimi, për të qenë hero i fëmijëve të tij.

    Një hero që merr pjesë në luftë, në një betejë, që zgjat sa një a dy a tre beteja, kthehet dhe jeton në familje, në shoqëri, por nuk jeton me jehonën e betejave të tij, ai duhet te jetojnë përditë jetën, të rrisë fëmijët, t’i edukojë, t’i frymëzojë dhe këto janë beteja të përditshme që duhen fituar, janë shumë të vështira, më të vështira se beteja disa orëshe përballë armikut që e sheh me armë që vjellin zjarr kundër teje.

    Betejat e përditshme të prindit për ta rritë fëmijën, për ta trashëguar jetën, për të ndërtuar themele të shëndosha jete janë misione të vështira që duhen realizuar.

    Për të tilla beteja e misione bëhet fjalë në këto radhë kujtimesh të thjeshta e të brishta njerzore.

    Njeriu lind, rritet e mplaket dhe kur shkon në stacionet e fundit të jetës para se të hypë në trenin e fundit pa kthim, sheh jetën si në film. Sekuencat që i sheh më shumë në filmin e jetes së tij njeriu janë sekuenca, pamje apo çaste që kanë të bëjnë me fëmijërinë kur babai ngre hopa në krahë fëmijën, kur e merr kaluç, kur e merr diku dhe i tregon botën pa fjalë.

    Një prind i tillë, një mësues i tillë është misionar dhe ne për të tillë misionari bëjmë fjalë në këto radhë kujtimesh modeste.

    Në faqet e këtij libri modest do të mësojmë se nuk ka krenari më të madhe njerzore se sa krenaria e prindit për fëmijën, e babait për vajzën. Nuk ka në jetë shpërblim e përmendore më të madhe që ngrihet për një prind, për një baba, se sa rritja e shëndetshme dhe e dinjitetshme e fëmijëve, se sa sukseset e fëmijëve. Është patriotizëm e atdhetarizëm i shëndetshëm rritja e fëmijëve të suksesshëm, të denjë, fëmijëve që i japin emër e nder atdheut, Kosovës, gjuhës e kulturës shqiptare.

    Ne jemi mësuar të duartrokasim kampionët, por kemi lënë gjithmonë pas dore kampionin e çdo fëmije, udhërrëfyesin e çdo fëmije, frymëzuesin e çdo fëmije, shpatullat e sigurta të babait, të prindit ku vënë këmbët fëmijët për të startuar me sukses në jetë. Heroin e fëmijëve e kemi kërkuar larg, në ekranin e televizionit, të kinemasë, duke mos e vu re heroin prind, baba, nënë, vëlla, motër, heroin baba që le mangut kafshatën e tij për fëmijën, heroin baba e nënë që luftojnë e ëndërrojnë që fëmijët t’ua kalojnë, fëmijët të bëhen edhe ata që ëndërruan e s’u bënë dot vetë.

    E kemi lënë gjithmonë anash, të nënvlerësuar prindin hero, model të fëmijëve. Nëse një baba është model për fëmijët e tij, ajo është madhështore, nuk ka planet më të madh se sa fëmija. Babai hero nuk aktron, ai është hero.

    Shpesh njerëz të shquar, ose të zakonshëm, kur pyetën për heroin e tyre, për frymëzuesin modelin, ata përmendin prindërit, babain, nënën.

    Baballarët janë ata që ndërtojnë botën, që ngrenë e mbajnë çatinë e botës, që e mbajnë të mos bjerë e të na zërë brenda, nënat janë drita që ndriçojnë në shtëpi, në jetë.

    Baballarët janë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1