Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Lis i Vetëm në Fushë: Poezi
Lis i Vetëm në Fushë: Poezi
Lis i Vetëm në Fushë: Poezi
Ebook228 pages36 minutes

Lis i Vetëm në Fushë: Poezi

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Lis i Vetëm në Fushë është një vëllim poetik nga Rexhep Shahu. Ky vëllim është botuar në vitin 2011. Rexhep Shahu është një poet i njohur shqiptar dhe autor i shume librash poetikë.

LanguageGjuha shqipe
Release dateMar 31, 2020
ISBN9780463457375
Lis i Vetëm në Fushë: Poezi

Read more from Rexhep Shahu

Related to Lis i Vetëm në Fushë

Related ebooks

Related categories

Reviews for Lis i Vetëm në Fushë

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Lis i Vetëm në Fushë - Rexhep Shahu

    Si kuaj të zi nisur për luftë

    Turfullojnë e rendin radhë e pa radhë

    Kalorësit u kanë mbetë s’dihet se ku

    Jelet u janë zbardhë.

    Bregun synojnë dallgët e çmendura

    Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë

    Përplasen në shkëmbinj e zalle

    Shuhen e treten pa zë.

    Me veten e kanë dhe e bëjnë stuhinë

    Si njerzit që fundin harrojnë

    Dhe rendin ta shalojnë lavdinë

    E në fund në zalle shterrojnë.

    TI JE PREJ UJI

    Ti je prej uji se nuk të mbaj në duar

    Më derdhesh në poret e lëkurës e sërish dua

    Të derdhesh sërish e sërish.

    Të pi si tokë e kallur nga etja, ngopem një çast,

    Mbush të çarat e thara të shpirtit

    Dhe pas pak, prapë dua se prapë digjem,

    E prapë pi e s’ngopem me ty.

    Ti je prej ajri...

    Më përkëdhel edhe kur s’të shoh,

    Kur kam ftohtë më ngroh,

    Më mbush mushkëritë sa herë kam nevojë,

    Më ledhaton flokët me dorë të padukshme,

    Më ter djersët se mos ftohem,

    Më flladit shpirtin kur më kallet zjarrmisë.

    Duket se je prej drite, je drita vetë

    Je dielli, hëna, ylli

    Që hyn në sytë e mi e u jep dritë

    Gjithë gjërave dhe botës që më rrethon

    Gjithë gjërave dhe botës që kam në veten time,

    Udhëve nga shkoj, të mos thej qafën në honet e hiçit

    Tek ec mbi tokë, nëpër ëndërr a kur shtroj retë nën këmbë

    Edhe hijes e natës time i jep dritë, ta shoh vetë e ta shohësh ti

    Skutave ku ikën të natojë që të mos shihet,

    Udhëve nga ecën që të mos e shkelin.

    Duket je prej ëndrre, prej ëndrre je

    Se vjen pa u ndjerë e më derdhësh kur dua,

    Pa të parë edhe pse të thërras

    Më hyn mes krahëve të hapur që të presin,

    Mbështetesh në gjoksin tim që digjet, më puth lehtë

    Më mbështjell për beli se e din që dua,

    Më gudulis dhe hidhem përpjetë.

    Po, po, prej ëndrre je, prej ëndrre

    Se ta ndjej frymën që ma lëshon në fytyrë edhe pse je larg

    Ta ndjej aromën e trupit mbi gjithë aromat e luleve,

    Të ndjej ngjeshë për trupi kurdo,

    Kudo ndjehem i mbështjellë me ty,

    Si i zhytur në diell, det a Dri,

    Më bëhet se ec dhe jetoj jetën brenda syrit tënd

    Ndjej çdo çast trokun e hapit tënd në ritmin tim të nxituar

    Në udhët e jetës që m’i ke paqtuar

    Në tokën ku mbij e në qiellin ku hedh shtat

    Ndjej lëngun e buzëve që s’di të teret në mua…

    * * *

    Ranë gjethet,

    ulërimat e tyre ngjethëse i pashë e dëgjova

    ditë e natë në mua.

    MË HUMBI VETJA

    Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu

    det’ i pangimë, ëndrra të pangime

    në hijen time vetja u mbyt.

    S’lashë vend që e rreh dielli pa e lypë

    as hije e skuta të errëta të botës e të vetes

    pa hy s’lashë...

    I

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1