Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Marsi i Minave
Marsi i Minave
Marsi i Minave
Ebook374 pages5 hours

Marsi i Minave

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Zbulimi dhe publikimi i të vertetave edhe sot e gjithë ditën mbetet një punë jo fort e lehtë. Madje, në zona të caktuara, veshtirsitë shtohen. Paralelisht me vështirsite, me të drejtë, shtohen meritat. Ndaj për ketë arsye, me sa duket, disa shkruesve profesionistë, u është bërë mani, t’u qepen vend e pa vend personaliteteve më në zë të jetës politike. T’i kthejnë në simbole të së mirës a së keqes, duke u përpjekur për t’i ngritur a rrëzuar nga olimpi.
Pemët e larta i shkrumbon rrufeja, thonë, por në pyellin e politikës nuk ndodhka kështu. Prej zjarrit artificial të një retorike shterpë, pemë të tilla vetëm sa rritin shtatin dhe madhështinë e tyre. Rexhep Shahun nuk e josh një gjë e tillë. Ai futet në xhunglën e ngjeshur të pyllit duke kaluar përmes gëmushave, ferrave e drizave, ku gjallojnë gjithfarë zvarranikësh helmues.
“Marsi i Minave” na kujton se ende është tërheqës fati i njerzve të vegjël, të harruar, që jetojnë në mjerim. Na nxit të trembim korbat që gjuajnë edhe therrimet e meshirës shteterore. Natyrisht ia vlen t’u heqësh aureolën e rreme pseudoherojve dhe t’i ngresh në piedestal çlirimtarët e vertetë, të rrëzosh mite, të zbulosh mina “prej tritoli e hekuri e prej mishi e gjaku”, t’i zbërthesh ato dhe t’i zhvidhosësh, të nderosh mikun e shtegtarin... (Izet Duraku)

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 11, 2020
ISBN9781005637460
Marsi i Minave

Read more from Rexhep Shahu

Related to Marsi i Minave

Related ebooks

Reviews for Marsi i Minave

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Marsi i Minave - Rexhep Shahu

    Në një mjedis plot zhurma si i yni, ka njerëz që për të tërhequr vemendjen, fillojnë e ngrejnë zërin, bërtasin e çirren, por ka edhe disa që ulin tonin dhe përmes qetësisë dhe kthjelltësisë së argumenteve, i detyrojnë të tjerët të dëgjojnë.

    Autori i këtij libri, Rexhep Shahu, u përket këtyre të fundit.

    I vetëdijshëm për rreziqet e profesionit, shpesh herë ai është treguar i kujdesshëm duke zgjeruar maksimalisht këndveshtrimin dhe duke hyrë thellë në vrojtimin, shqyrtimin dhe analizën e mjaft dukurive shqetësuese.

    Polemika është përherë e pëlqyeshme. Ai ka zgjedhur përplasjen e fortë të mendimit, duke u përpjkur, siç thuhet, për t’ia nxjerrë fundin. Natyrisht, pa rënë në kurthin e retorikës dhe patetikës.

    Polemika e tij nuk është e përsonalizuar. Ironia e lehtë apo therëse, herë - herë edhe mllefi e sarkazma, nuk i drejtohen drejtpërdrejt askujt, sespe, ndër të tjera, kështu mbase do të ngushtohej dhe zvogëlohej goditja ndaj së keqes reale.

    Zbulimi dhe publikimi i të vertetave edhe sot e gjithë ditën mbetet një punë jo fort e lehtë. Madje, në zona të caktuara, veshtirsitë shtohen. Paralelisht me vështirsite, me të drejtë, shtohen meritat. Ndaj për ketë arsye, me sa duket, disa shkruesve profesionistë, u është bërë mani, t’u qepen vend e pa vend personaliteteve më në zë të jetës politike. T’i kthejnë në simbole të së mirës a së keqes, duke u përpjekur për t’i ngritur a rrëzuar nga olimpi.

    Pemët e larta i shkrumbon rrufeja, thonë, por në pyellin e politikës nuk ndodhka kështu. Prej zjarrit artificial të një retorike shterpë, pemë të tilla vetëm sa rritin shtatin dhe madhështinë e tyre. Rexhep Shahun nuk e josh një gjë e tillë. Ai futet në xhunglën e ngjeshur të pyllit duke kaluar përmes gëmushave, ferrave e drizave, ku gjallojnë gjithfarë zvarranikësh helmues.

    Marsi i Minave na kujton se ende është tërheqës fati i njerzve të vegjël, të harruar, që jetojnë në mjerim. Na nxit të trembim korbat që gjuajnë edhe therrimet e meshirës shteterore. Natyrisht ia vlen t’u heqësh aureolën e rreme pseudoherojve dhe t’i ngresh në piedestal çlirimtarët e vertetë, të rrëzosh mite, të zbulosh mina prej tritoli e hekuri e prej mishi e gjaku, t’i zbërthesh ato dhe t’i zhvidhosësh, të nderosh mikun e shtegtarin...

    NE PRITJE TË THËRRIMEVE TË MËSHIRËS QEVERITARE

    Gjashtë veta po rrinin në tavolinën ngjitur meje. Katër prej tyre kishin përpara nga një tas 'Red Bull'. Dy të tjerët kafe dhe uiski. I njihja gati të gjithë. Dhe bisedën po ua dëgjoja. Flisnin për përkrahjen ekonomike që ende nuk është shpërndarë. Prisnin ta merrnin dhe po interesoheshin për datën kur mund të jepej. Dikush po u thoshte se ende nuk janë miratuar listat e atyre që do të përfitojnë ndihmën ekonomike nga Këshilli. Dhe i siguroi se do të kalonin emrat e tyre edhe kësaj radhe. Do të rregullohej ajo punë...

    Luanin me celularët që mbanin në duar. Dy ndihmekonomikokërkues i kishin celularët nga ata që bëjnë edhe fotografi.

    Në ekranin e televizionit të lokalit ku ishim, po dalldisej një këngëtare. E vetëshpallur këngëtare. Që kishte prodhur atë kasetë apo disk, sepse do të jetë e shumësponsorizuar, paçka se vetëm talenti i mungonte. Që veç këngëtare nuk ishte. Por kishte gjëra të tjera tepër, si p.sh: para të madhe, zhabë plënci, tule, vithe, kofshë epshndjellëse, familje të pasur, fuoristrada në dispozicion... Tre të katërtat e sipërfaqes së trupit i kishte lakuriq.

    Po tundte gjinjtë e nxjerrë jashtë që joshnin, siç joshte me kofshët e levizjet sikur të ishte në një dhomë me dritë të mekur, në nxemje e sipër para se të përplasej e eksituar në krevatin e ndonjë hamshori të mërzitur e që s'ndizej... Zhaba e plëncit i tundej lart e poshtë dhe tuli i vitheve i varej tek rripi i gjasmëpantallonave të shkurtra që kishte veshur. E nxirrte zë. Çirrej.

    Nga tavolina ngjitur filluan komentet për shalët e dalldisura të asaj që dukej se po shpërthente ekranin me britmat dhe ulërimat pothuaj kafshërore.

    I bëra shenjë kamarierit që ta ndërronte stacionin e televizionit. E ndërroi. Në stacionin tjetër po jepeshin lajme.

    Nuk po më tërhiqnin, sepse ishin krejt të vjetra. Asnjë lajm apo ngjarje e ditës. Dhe po thosha me vete se pse thotë folësja që po japim lajmet e orës 12. Duhet të thotë se po japim lajme të djeshme e pardjeshme.

    Ndërsa po mendoja kështu e po më dukej se po flisja me vete, shikimi m'u tret jashtë xhamave të lokalit. Por s'u ndal aty. Nuk e di sa çaste kisha kaluar ashtu si i përhumbur me kafen përgjysmë në filxhan që ishte ftohur krejt, kur në derën e jashtme të lokalit pashë tek rrinte një grua me dy fëmijë të vegjël përdore. U përmenda. U drejtova. U drodha.

    Ishte po ajo grua, me po ato dy foshnje të vegjël që mpakej e mpakej nga turpi që po rrinte aty. Sepse në lokal s'para hynin gra e aq më tepër të mendohej se do të hynte ajo me dy fëmijët e saj. Ua hodhi duart të dy fëmijëve në supe e i ngjeshi më pranë vetes sikur të donte të zinte sa më pak vend e të mos pengonte hyrje-daljet për në lokal.

    I bëra shenjë njërit kamarier që e kam të njohur. U afrua. I thashë të delte me shumë mirësjellje dhe ta pyeste atë gruan që rrinte jashtë se çfarë po bënte aty. Kë po priste a kë po kërkonte. Pasi bisedoi me pronarin, kamarieri doli jashtë dhe iu afrua asaj. E shihja që po fliste me të. Dy fëmijët e saj të vegjël e shihnin gjithë frikë kamarierin dhe strukeshin edhe më shumë pranë nënës së tyre. Gruaja foli me kamarierin dhe filloi të huhaste duart prej të ftohtit. Pastaj i uli duart mbi flokët e fëmijëve. Mori të ikte. Kamarieri hyri dhe po fliste me pronarin. Ky i fundit i dha diçka dhe kamarieri doli jashtë me shpejtësi. I zuri në oborr. I ofroi disa lekë. Ajo nuk e ngrinte dorën për t'i marrë. Ishte larg dhe tej xhamave e nuk mund ta shihja nga afër fytyrën e saj. Por e ndjeja atë që po provonte ajo. Ajo s'kishte ardhë për të lypur aty. Po kërkonte nëpunësin e përkrahjes sociale për ta pyetur se kur do të jepej ndihma ekonomike. Se kishin dy muaj pa e marrë...

    Kamarieri nuk mund të rrinte gjatë me lekët në dorë drejtuar asaj. Ndaj e pashë se ia futi në xhep fëmijës më të rritur. Dhe u largua. Edhe ajo lëvizi tutje me fëmijët për dore.

    M'u afrua kamarieri. Më tregoi që ajo po pyeste për nëpunësin e përkrahjes ekonomike. Dhe hodhi sytë nga tavolina ngjitur meje. Ka edhe më keq... foli si më vete kamarieri, psherëtiu dhe iku pranë banakut.

    Nga televizioni kumboi prej folëses togfjalëshi qeveria e integrimit. Më kapi një ndjesi për të vjellë. Për të vjellë në drejtim të televizionit. Në drejtim të fytyrave që na integrojnë. Që na integrojnë në Evropë. Oj mortë që s'na fshin, më doli kjo e nemur siç nemin gratë. Pse, përrallë me integrim do të dëgjojmë ne përditë!? Pse po na mashtrojnë përditë. Pse ia vunë këtë emër koti qeverisë. Pse rren se po integrohemi në Evropë kur s'jemi të integruar mes veti. Mjaft më me përralla. Se integrimi s'është përrallë për natë dimri.

    Si mund të integrohemi në Evropë pa e integruar këtë grua që pret dikë, që pret një nëpunës qeverie, një nëpunës të perandorisë së çintegrimit që tani po pi 'Red Bull' a kafe me uiski në tavolinën ngjitur meje (tavolinë që shpenzoi më shumë se sa merr ajo grua ndihmë ekonomike, që shpenzoi, por absolutisht jo lekët e mia e as të asaj gruas a të personave të tjerë që marrin përkrahje sociale) e po luan me telefonin që i ka kushtuar sa tre përkrahje vjetore të asaj gruaje që po pret tek dera e lokalit për të pyetur nëpunësin e përkrahjes sociale se kur do të shpërndahet ajo dhe e cila po pi lotët e veta për ta mbajtur vetën e për të mos i bërë edhe dy vogëlushët e saj t'ia nisin vajit në kupë të qiellit...

    Nuk ka më irrituese se togfjalëshi qeveria e integrimit. Se nuk mund ta besoj as esëll as i dehur se mund të na pranojë Evropa kur nuk pranojmë njëri - tjetrin. Se mund të na integrojë Evropa kur nuk integrojmë në shoqërinë tonë pjesëtarët e shoqërisë. Se mund të integrohemi në Evropë kur kjo grua që po pret përjashta nëpunësin e vogël të perandorisë për ta pyetur kur do t'i marrë 15 dollarët e muajit. 15 dollarët që nuk i mjaftojnë as për bukë thatë për një javë. 15 dollarët me të cilët nuk blen dot as sapun. Dhe për fëmijët e saj asgjë s'blen dot. Për këtë grua që pret t'i rriten fëmijët dhe mplaket pamëshirshëm... në pritje. Në pritje edhe për t'iu rritë fëmijët...

    Ishte po ajo grua që e shihja përditë nën strehën e derës së komunës. Që dridhej ndoshta edhe prej turpit pse ishte aty. E mpakur, e mplakur që shtërngonte rreth vetes dy foshnjat e saj. Priste të dilte pagesa e ndihmës ekonomike. Herë pas here hidhte sytë mbi gratë që hynin e dilnin. I shihte të lyera, të veshura shik. Mbi dy orë e vëzhgova një ditë. Askush s'i foli. Askush s'e përshëndeti. Ndoshta s'njeh askënd. Ndoshta s'ka njeri që të kujdeset për të e fëmijët e saj. Dhe u interesova në zyrat e komunës për të. Ishte nënë e tre fëmijëve. Të madhin e kishte në shkollë. Dy të vegjlit i kishte për kopsht e çerdhe. Por s'i dërgonte dot. Se s'kishte para... I shoqi i saj kishte tre vjet zhdukur si emigrant dhe askush s'dinte gjë për të. S'kishte asnjë haber prej tij. A ishte gjallë ndokund, në ndonjë burg, në ndonjë varr, a ndoshta e kanë ngrënë sorrat a egërsirat në ndonjë kufi integrues....

    Tani vuajtja e saj dhemb edhe tek shumëkush që e mësoi hallin e saj. Por asnjë ndihmë tjetër, - më thanë, - nuk kishte nga askush. As nga qeveria që nuk nuk di gjë për shtetasit e vet. Qeveria e qeveritarëve të lyrosur nuk është qeveri për këtë grua të mjerë dhe fëmijët e saj që rrinë si të zënë në faj mbështetur në gjirin e nënës së tyre. Ajo e din dhe nuk bën asgjë për 63 mijë njerëzit që jetojnë me përkrahje ekonomike në qarkun e Kukësit. Përkundrazi, kjo qeveri e lëvron gjithnjë e më të ultë fondin për përkrahjen ekonomike dhe lejon që thërrimet e kësaj lëmoshe të grabitën nga ata lloj fukarenjsh që kur zbresin prej makinave luksoze, nga larg, me buton mbyllin dyert e tyre...

    Nuk e di sa do të rrija aty, në lokal, sikur poterja e atyre që u ngritën nga tavolina ngjitur meje të mos më përmendte. Ishin të kënaqur të gjithë. Të paktën kështu dukeshin. Gjithë shend e verë. Dhe zëlartë e gjithë shkujdesje morën drejt derës së lokalit.

    Ndërsa silueta e asaj gruaje me dy fëmijët përdore humbiste tej në largësi për tek dera e komunës, aty nën strehë e strukur duke u përpjekur të mbështjellë foshnjat për të mos iu ftohur deri sa të shkojë nëpunësi i përkrahjes sociale e t'i thotë që nuk ka dalë ende ndihma ekonomike. Se ende nuk është mbledhë këshilli për ta miratuar...

    E ajo do të ikë sot për të ardhë nesër përsëri nën të njejtën strehë e për të njejtin hall...

    Bota Sot,

    TemA, mars 2002

    TË RUAJTË ZOTI, THONË NË FUSHË – ARËZ

    70 kilometër larg ose afër Kukësit, në udhën nacionale Prishtinë – Tiranë është vendbanimi i quajtur Fushë – Arëz. Në emërtim ka edhe fushën edhe arën, por që realisht nuk ka as fushë, as arë. Një vendbanim, as qytet as fshat, që fshihet mes grykave të thella, të thepisura, krejt të zhveshura e të frikshme, të hirta e kuqërremta. Kush e di Qafën e Malit do t’i kujtohet edhe vendbanimi që të shfaqet, sapo bie prej kësaj qafe kur udhëton për Tiranë.

    Këtu ka pak diell e pak ditë. Dielli duket vonë e ikë shpejt për t’i lënë vendin territ. Këtu dimrit fryn shumë erë sa të gjithë thonë Këtu është Drejtoria e Erërave. Këtu jetohet, ose më saktë shtyhet dita.... Njerzit që e shfaqin vuajtjen dashtë e pa dashtë, mbahen me zor. Në kafe a kudo në rrugë të takohesh e të ndërrosh dy fjalë me to, të thonë kurdo veç një fjalë që të mbetet në mendje Të ruajtë Zoti. Shumica janë të heshtur, të lodhur nga jeta, nga skamja, nga mosvemendja, nga shpërfillja, nga zhgënjimi, nga ikja e të gjithëve... Nga Fushë-Arëzi veç iket. Iket me shpejtësi. Çdo makinë që hyn në atë vend, ngado që të hyjë, nëpër të vetmen rrugë, largohet me shpejtësi. Banorët shohin se si largohen makinat. Askush nga udhëtarët e panjohur nuk ndalet të pijë një kafe në Fushë – Arëz. Të gjithë ikin. E në fakt vendasit janë mjaft miqësorë. Por të trishtuar. I trishton edhe fakti kur shohin pallatet e tyre të ngulura në shpatije të frikshme, që ditë për ditë rrëshqasin. Kur shohin pallatet e tyre që po degradohen dita – ditës. 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra kushton një banesë në një pallat të Fushë-Arëzit. Të pamundshmit banojnë ende këtu. Të mundshmit i janë drejtuar fushës. Kryesisht zonës së Lezhës.

    Vendasit trishtohen se dita është e shkurtë. Dimri shumë i gjatë, shumë i ftohtë e me shumë erë. Reth 2 kilometër larg Fushë – Arëzit, mbi rrugë, të sheh syri rrënojat e ish fabrikës së pasurimit të bakrit. Sikur ndonjë luftë e pamëshirshme e ka rrafshuar. Dikur shumica e banorëve ushqeheshin nga ajo fabrikë që pasuronte bakër e këtë bakër të pasuruar e dërgonim në Kinë për të marrë nga andej kallashë...

    Poshtë udhës që kalon nëpër këtë fshat-qytet janë rrënojat e sharrave të dikurshme. Sot veç kapanonet janë si gojë të hapura. Por dërrasa si dikur s’ka më. Punë s’ka më. Në kohën e komunizmit pyjet e rrethit të Pukës (ku bën pjesë Fushë-Arëzi) janë shfrytëzuar në mënyrën më barbare sepse kanë qenë më të mëdhatë në republikë. Njerzit qeshin kur ua kujton thënien e dikurshme të Enver Hoxhës Pyjet në rrethin e Pukës janë si copa e bukës, thënie të cilën rapsodët e atëhershëm e bënë varg kënge.

    Në të dyja anët e këtij qyteti të vogël ka orë që jeta vlon. Është restorant Bora dhe Kafja e Lekës dy pika ku mundesh të rrish i qetë për do orë, kur je duke iu afruar Kukësit.

    Por edhe në dalje të qytetit kur je për Tiranë, janë do restorante ku ndalën udhtarët për të ngrënë. Pak nga mjediset e godinave të parkut të dikurshëm të mallrave janë bërë restorante të frekuentueshme. Pasagjerët e autobuzëve të Kosovës e të tjerë ndalen këtu për darkë në mesnatë. Se për park mallrash s’bëhet fjalë më.

    E vetmja mënyrë jetese sot për banorët janë kioskat, minidyqanet e baret. 70 përqind e 5500 njerzve të Fushë – Arëzit e fshatrave që varën në të, janë të papunë. Për të joshur njerzit vendbanimin e kanë shpallur bashki, pra qytet. Veç kioskave e dyqaneve ku shumica e familjeve e kanë emrin në listën e borxheve deri sa të marrin përkrahjen ekonomike, ta shlyejnë të parën e të rihyjnë sërish borxh, të punësuar ka vetem në administratën e bashkisë dhe në arsim.

    Rri në kafe me njerëz të ndryshëm. Përpiqen të jenë hokatarë. Por duket se gazi e hareja ju del me pikë të zorit. Pinë raki. Pinë birra. Lekë nuk kanë. Shkruajnë emrin në lista. Edhe kjo është një ves që ju mbeti nga koha e komunizmit. A mund të jetonte normalisht dhe i qetë një njeri në Fushë – Arëz pa rrëkëllyer gota rakie, konjaku a fërneti, për ta harruar veten, për të harruar se ku jeton, për ti futë një mendje të lehtë. Se ndryshe si mund t’i drejtohej njeriu normal thellësive të galerive të pasigurta, majave të maleve për të prerë lisa për sharrën...? Ka qenë urdhër i administratës së komunizmit që në rajonet, ku në fakt s’jetonin dot as të burgosurit e të internuarit, njerzit që duhej të punonin nëpër miniera e punë të rënda, duhet të pinin alkol. Që ta merrnin jetën më lehtë...

    Kur vjen ndonjë emigrant, rrethit të tij u bëhet më e lehtë ndenja në klub përkohësisht. Por emigrantët nuk kanë sy të kthehen më për jetë këtu.

    Njerzit sa bisedon me to, shfaqin revoltë se nuk u kushton kush vemendje. Ndokujt ky vend i duket si qendra e botës. Ndokujt i del boll. Por të shumtëve jo. Veçse s’kanë mundësi me e braktisë edhe natën. Të flasin për lashtësi. Mburrën se janë katolikë të mirë. Misionet kristiane kanë ndërtuar kishë dhe aty sherbejnë dy misionare gjermane, siç më thanë. Veç Zoti duket se ju gjendet pranë këtyre njerzve të mirë që veç të urojnë vend e pa vend, kohë e pa kohë, të ruajtë zoti.... Se dorë qeverie s’duket kund këtej pari në Fushë – Arëz.

    Rri me to, i dëgjon tek vajtojnë realisht për skamjen e mjerimin e rëndë ku janë zhytur, për përbuzjen shtetare që e vuajnë përditë.

    Por një dhimbje mbi të tjerat, nuk e fshehin dot kurrë. Ajo u ther thellë. Ajo u kujton përditë se frika për bukën, frika për mbijetesë, bëri që këtij komuniteti të vogël t’i digjen në magazinë 42 banorë që rendën për të marrë miell e ushqime në atë magazinë, bash në kohën kur kryeministri i dikurshëm, i vitit ’91, pat deklaruar se Shqipëria kishte edhe 6 ditë bukë... Në atë kohë u dogjën 42 njerëz në një magazinë të Fushë-Arëzit. Kjo mbahet mend si gjëmë mbi të gjitha gjëmat e tjera.

    Kryetari i bashkisë së Fushë-Arëzit, Prel Cenaj, me pikë të zorit mundohet të shfaqet optimist. Por projekte zhvillimi s’ka për këtë vend. Qeveria duket se nuk e ka në hartë qytetin tonë edhe pse s’bën pa kaluar këndej asnjë makinë qeveritare që mbart ministra e kryeministër... Asnjë shtetar i Tiranës, nuk ndalet në qytetin tonë, qoftë edhe për një kafe. Qoftë edhe për të na thënë një fjalë. Për të na dhënë pak gajret. Se ky s’është vend për fukarenjtë e as për zeginat....

    Ngado të hedhësh sytë në hapsirën e vogël rreth e rreth Fushë-Arëzit, askund s’të kënaqet syri. Askund nuk të ngjallet shpresa se këtu mund të bëhet a të ndërtohet diçka. Veç ndonjë kafe për udhëtarë në dalje e hyrje të Fushë-Arëzit, ndonjë gomisteri. Se edhe karburant nuk blejnë udhëtarët këtu. Vetë vendi të ngjall frikë në dimër e verë. Se e thamë, bëhet natë shpejt.

    Frroku, bashkëbiseduesi im i panjohur në tavolinën e kafesë më thotë se dimrit kur bllokohet udha në Qafë të Malit, qyteti merr njëfarë gjallërie se detyohën udhëtarë të ndryshëm të rrinë në qytetin tonë deri sa të çelet udha.

    Njerzit këtu kryesisht janë minatorë, gjeologë, sharrëtarë. Nuk ka patur dhe nuk ka hapsirë për profesione të tjera. Mundësitë kanë qenë e janë shumë të pakta.

    Ndaj gjithkush nga udhëtarët i jep gaz pak më fort makinës kur kalon nëpër Fushë – Arëz. Ruhen vetëm nga frika e policëve që gjithmonë i sheh në rrugë, si të parët e vendit, në mes të qytetit, ditën e natën. Natën sidomos në pritje të kamionëve që transportojnë mallra...

    Gjithkush që ka pak mundësi e braktis banesën e tij në Fushë – Arëz e largohet drejt fushës. Ky qytet, a fshat, a quaje si të duash, qe ngritur për sharrtarët, minatorët, metalurgët. Sot kanë vdekë këto profesione. Dhe s’ka mundësi tjetër jete aty.

    Shpresat e njerzve shuhen gati krejt kur kujtojnë se edhe udha e re Durrës – Kukës nuk do të kalojë më nga Fushë-Arëzi. Dhe mirë e mbyll banakier Gjini kur thotë ... lum kush ik një sahat e ma shpejt prej Fushë – Arëzit se këtu jeta ashtë ndalë....

    TemA, 2004

    MINA

    Po mbushen dy vjet që ka përfunduar lufta për Kosovën. Mes shqiptarëve vendas dhe serbëve ardhës. Luftë që i pakësoi shqiptarët në njerëz e troje, por nuk i zhduku. Luftë që flijoi mijëra e mijëra bij e bija Kosove. Që shpërnguli ndër shekuj miliona shqiptarë nga trojet e tyre, por që, dashti edhe zoti, nuk u zbraz Kosova, nuk u shua fara e raca jonë. Falë, mbase, nënës shqiptare që lindi pesë për luftë, me u vra me shkiet e pesë për jetesë, që mëkoi bijtë me ninulla për trimëritë e herojve të Kosovës, ( jo për keto biçim heronjsh, që duan të jenë edhe heronj, edhe te gjallë, edhe legjendarë...Që i presin me banderola MIRËSEVJEN HEROI YNË I GJALLË LEGJENDAR..., shkruar nga ato lloj sërvilësh, si për Titon apo Enverin dikur... veç sot bezi i parullave është i bardhë dhe boja e germave është blu...), që asnjë betejë e re ( si këto të 1998 - ës e 1999 - ës), nuk ua zbeh rrezatimin e trimërisë e madhështisë. Dhe keto heronjtë e gjallë edhe legjendarë, qyshse lejojnë të thirren kështu (mbase edhe urdhërojnë vetë...), fyejne përditë Adem Jasharrin, Agim Ramadanin, Sali Çekun Fehmi e Xheve Lladrovcin... Azem e Shote Galicën, Sylejman Vokshin, derdhin mosmirënjohje mbi Haxhi Zekën, Ahmet Delinë, Shaban Polluzhën,Tahir e Nebi Mehën...

    Liria, për shqiptarët në Kosovë, erdhi falë shpirtit të dhimbshëm që s'bën dot masakra mbi asnjë qenie njerzore, siç kanë bërë serbët mbi shqiptarët, falë LOTIT TË BURRAVE, grave e fëmijëve të Kosovës ( PLEQTË nuk nxorën lotë...) lotë që drodhën zemrat e qytetarëve amerikanë dhe evropianë, falë edhe gjakut që kanë derdhur vetë e që ka çliruar energji dhe shpresa tek kushdo...Liria erdhi se e sollën miqtë e shqiptarëve amerikanë e evropianë, ata që na e thanë me gojën e Klintonit, ne luftën e ju paqen.

    Por liria ndjehet e kërcenuar prej minave serbe. Të minave prej hekuri e tritoli dhe prej mishi e gjaku. Prej njerëzve - mina. Hafije te UDB - së. Minat prej hekuri e tritoli serbët i kanë mbjellë përgjatë kufirit Kosovë - Shqipëri. Në të dyja anët e tij. Që të mbetet, sipas tyre, e ndarë Kosova me Shqipërinë. Të dytat, minat serbe - njerëz, Serbia i ka mbjellë në mesin tonë. Lum si ne... me mina serbe nëpër këmbe, nëpër udhë, zyra, seli, dikastere, partira, arkiva, muzeume, policira, drejtorira, seksione, akademira, institute, fondacione. Nëpër administrata, kadastra, OJQ, kafe, redaksira radiosh, gazetash, revistash, aghensishë, televizionesh... Nëpër ambasada, konsullata, përfaqësi, nëpër diasporë... Lum si ne... Mina me dashje e padashje, me dije e pa dije, me vëtëdije e pavetëdije... Lloj lloj markash e racash... Vendas e të huaj... Të rinj e të vjetër... Me efekt të menjëhershëm e me efekt të ngadaltë. Me mision urgjent por edhe afatmesëm apo afatgjatë... Që të pengohet Shqipëria. Të pengohet Kosova. Të ndalohet njësimi i tyre. Që të mos lejohet kurrë shembja e murit të Berlinit mes shqiptarëve. Por ta thellojnë hendekun mes shqiptarëve, atë hendek që e pati krijuar dhe ruajtur Serbia edhe me ndihmën e ketyre minave serbe - njerëz. Që ta mbjellin sa më thellë mendimin se presidenti , kryeministri apo ministri i Shqipërisë është president, kryeministër, apo ministër shqiptar. Për të nënkuptuar se është i gjithë shqiptarëve. Ose se shqiptarë janë vetëm keto që janë brenda Shqipërise së cunguar administrative dhe s'ka kund tjetër shqiptarë... Dhe të ndalohet kushdo tjetër të quhet shqiptar. Të mos i besohet nëse thotë se jam shqiptar...Duke shpallur kështu se kjo është Shqipëria. Se presidenti, kryeministri, ministri i Kosovës nuk është shqiptar... Dhe nuk na duhet më, më shumë Shqipëri... Nuk na duhen më, më shumë shqiptarë... Se duket e dinë mirë se po të bëhet

    Shqipëria - Shqipëri as për llustraxhi këpucësh s'dalin më të denjë... Ata, baballarët e kombit që u thirrën shqiptarëve, ( sikur t'u drejtoheshin grekërve apo kinezëve) shqiptarë, hapni portat për vëllezërit tuaj... pasi shqiptarët i kishin hapur portat vetë, pritur dhe strehuar shqiptarët e Kosovës që mbërritën në Shqipërinë administrative, pa lejen, urdherin apo thirrjen e baballarëve te kombit.

    Serbët janë të bindur se Kosovën s'do ta kenë kurrë më as për ta shfrytëzuar e për t'u pasuruar me të, as për t'i përdorur shqiptarët si skllevër, as për të ushtruar eksperimentet e tyre ( më saktë masakrat). Historia e tyre nuk njeh luftë të ndershme, por veç masakra mbi civilë, fëmijë, gra, pleq. Të ndezur tej çdo mase prej inferioritetit që ndjejnë, të irrituar pse Amerika s'i la ta bënin Kosovën tokë të djegur e të pastër prej shqiptarëve, vendosën ta mbjellin tokën shqiptare me vdekje. Me vdekje të papritur. Të përditshme. Të përjavshme. Të përmuajshme e të përvitshme. Vendosën t'u shkaktonin zi pas zije shqiptarëve. Dhe e mbollën tokën tonë përveçse me mina serbe - njerëz edhe me mina serbe anti njeri e anti tank... Në fakt, serbët kishin mbjellë mina ndër shqiptarë shekuj me radhë. Por sidomos pasi e bënë shtetin e tyre. Që nga koha e Garashaninit, e Çubrilloviçit, Rankoviçit, Titos, Milosheviçit... Nëse minat që i ka mbjellë në tokën tone, që janë prej hekuri, baruti, tritoli, me kauçuk mbështjellë, me kapsolla a ku ta di çfarë, Serbia i ka prodhuar vetë (dhe vetë mina si minë s'ka faj, anipse mallkimin e ka në shpinë), minat serbe - njerëz Serbia i ka blerë. Herët e vonë... I ka blerë edhe në mesin e shqiptarëve. Me pare, me dinarë, me marka, me dollarë... Që flasin edhe shqip... Që nuk mendojnë shqip. Që hanë bukën e pinë ujin e shqiptarëve. Që jetojnë në tokën e shqiptarëve. Që marrin rrogë nga shteti i shqiptarëve. Në bordero bashkë me shqiptarët... Që shpesh marrin edhe votën apo miratimin për t'u bërë drejtues të shqiptarëve diku, prej shqiptarëve. Që të gjitha të mirat dhe privilegjet i duan prej shqiptarëve, por vetë të punojnë kundër shqiptarëve. Kundër gjuhës së shqiptarëve. Për t'ia përdhosur leksikun dhe sintaksën.Për të vënë mbiemrin para emrit... Që ndonjë bashkëtingëllore të zhurmëshme të

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1