Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Acta Monstrorum: Resurrectum
Acta Monstrorum: Resurrectum
Acta Monstrorum: Resurrectum
Ebook112 pages1 hour

Acta Monstrorum: Resurrectum

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Veprat e të mallkuarve, Pjesa e parë e Volumit të dytë. Acta Monstrorum Resurrectum, publikohet për herë të parë në vitin 2021. Të tëra të drejtat të rezervuara autorit! Tutor Rights
LanguageGjuha shqipe
PublisherRob Flint
Release dateOct 2, 2022
ISBN9791222008356
Acta Monstrorum: Resurrectum

Related to Acta Monstrorum

Related ebooks

Reviews for Acta Monstrorum

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Acta Monstrorum - Runa Alex Rim

    AKTI I

    shpirt endacak!

    Rrugët e qytetit zgjohen të përgjumura nga hapa që vrapojnë mbyturazi. Një djalë i ri, më se i dobët zgjat dorën e mbështetet mbi derën e tavernës duke marrë frymë tërë vështirësi. Nga vrapi i motivuar nuk arrin të rikthehet në vete. Rimerr dhe një herë frymë sikur të japë shpirt, por akoma pa mbushur mushkëritë me ajrin e duhur e njëjta frymëmarrje i rikthehet në kraharor duke e tronditur me një kollë të zgjatur. Kollitet e pështyn përdhe. Me dorën tjetër mbahet mbi gjunjë. Duke u drejtuar në këmbë shtyn duke u dridhur derën e tavernës. Përbrënda klithma pijanecësh e prostitutash i rikthejnë sërish ngjyrën e shikimit. Afrohet drejt banakut gati duke u çirrur:

    Zotëri ... ju lutem ...

    … kërkoj ...

    Baristi e shikon plot përbuzje. Rrobat e përbaltura e vënde vënde të shqyera demostrojnë më së miri prejardhjen borgjeze të një fshatari varfanjak. Duke ngritur tonin e zërit e ndërpret ashpërsisht:

    Mos të të shoh më këtu brënda!

    Zhduku!

    Djaloshi drejtohet tmerrësisht e me një ton përçmues përgjigjet:

    Vallë kjo nuk mjafton për këtë vrimë plot krimba?

    Sytë e baristit vezullojnë. I riu i zgjat duke shtrënguar majë gishtërinjsh një monedhë floriri. E kujt do ti shkonte në mëndje që një endacak si ai të kishte të tillë pasuri.

    Baristi

    Me çfarë t'ju shërbej zotëri?

    Më thoni ...

    Ndërkohë me një shenjë syri afron drejt të riut një prostitutë pothuajse po aq të re në moshë. Pa humbur kohë shton:

    Gjithçka për kënaqësinë tuaj zotëri!

    Apo vetëm një damë nuk mjafton?

    I riu

    Më nevojitet vetëm një informacion.

    Nuk jam këtu për të humbur kohë …

    Baristi me një gjest koke largon prostitutën e cila me një psherëtimë ankimi kthehet përtej. Vetëm atëherë baristi i afrohet të riut duke i pëshpëritur në vesh:

    Nëse gjinia femërore nuk është për ju,

    atëherë kam atë që ju përshtatet …

    Vetëm që do ju kushtojë më shumë …

    I riu

    Çfarë?! Nuk jam aspak këtu për të pasuruar fantazinë tuaj!

    Lilith … Kërkoj të di ku është Lilith …

    Tashmë ka kaluar plot një vit e nuk kam asnjë lajm prej saj.

    Nëse di ku ndodhet më thuaj …

    Baristi

    Lilith? Ky emër nuk më thotë asgjë!

    Por, besoj të imagjinoj çfarë mund të ketë ndodhur …

    Këtë lokandë e bleva plot një vit më parë.

    … krejtësisht të djegur nga vetë flakët e ferrit.

    I vetmi që drejtonte këtë aktivitet tashmë ndodhet i burgosur,

    e personalisht mendoj që mbetet i vetmi që mundet të të ndihmojë …

    … gjithmonë nëse është gjallë!

    I riu

    Ti çfarë di saktësisht?

    Baristi

    Jo shumë. Ajo që di është që fillimisht u masakrua një udhëtar i panjohur nga dy prostituta që punonin më parë këtu …

    Një kaos i vërtetë!

    Arrestuan të tërë pa përjashtim, por ai që e pësoi më rëndë ishte pronari i parë i kësaj taverne …

    E dogjën të gjallë!

    Por ajo që ndodhi më pas tejkaloi kufijtë!

    E tmerrshme!

    Më beso është më mirë që të rrish larg …

    I riu

    Vazhdo historinë!

    Baristi ul kokën mendueshëm e mbështetet mbi banak. I riu duke kuptuar hapur qëllimin e këtij të fundit i hedh përsipër banakut një monedhë të dytë floriri. Baristit i vezullojnë sërish sytë. Akoma me kokën ulur vijon:

    Një tjetër prostitutë u dogj e gjallë!

    Pikërisht këtu, brënda këtyre muresh.

    Tani që më vjen në mendje tmerrohem për një gjë …

    Për atë prostitutë thonë që ishte shtazënë …

    Një grua shtatzënë! E imagjinon dot?

    E tmerrshme!

    Baristi fshin buzët për të mos pështyrë. Por, duke mos u përmbajtur më pështyn e shfryn njëkohësisht me zë të mbytur:

    Thonë që Djalli e dogji me duart e tij …

    … duke e marrë me vete në të njëjtin ferr!

    Kjo nuk është normale.

    Më pas erdhën Ata!

    Arrestuan pronarin e dytë të kësaj taverne e pastruan gjithçka!

    Baristi i afrohet sërish të riut duke i pëshpëritur në vesh:

    Flas për Inkuizicionin e Shenjtë!

    Me të tillë zjarr nuk luhet …

    Po të isha në vendin tënd do largohesha një orë e më parë!

    Kujdesu për veten e harroje atë që je duke kërkuar.

    Tashmë ose ka vdekur, ose ka bërë të njëjtin fund që bëri ish pronari i kësaj taverne …

    I burgosur kushedi se ku e në cilën vrimë inkuizicionale!

    I riu drejton trupin me një shikim tmerrësisht serioz. Shikon drejt e në sy baristin i cili me sy të zmadhuar prej fjalëve të përtypura ndër dhëmbë e plot vështirësi duket që nuk gënjen. E përshëndet me një përulje të lehtë koke e drejtohet drejt daljes.

    Baristi

    Zotëri! Nëse më lejohet ...

    Ju kush jeni?

    Hapat e të riut ndalojnë përballë derës së tavernës. Ngre dorën që i dridhet prej zemërimit drejt grykës së tij. Gjithmonë me dorën ngritur kthehet drejt baristit duke e parë me sy të skuqur përvajtshëm. Duke hequr prej qafës shallin e tij të lagur zbulon prej andej qaforen e bardhë atërore që vetëm priftërinjtë proklamojnë me krenari si emblemën më të çmuar brënda dhe jashtë oborrit kishtar. Baristi ngrin përtej banakut pa arritur të nxjerrë më zë. Tenton të shfajësohet me gjeste, por edhe supet i ndjen të ngrira. Heshtjen e rënë midis tyre e thyejnë sërish fjalët e ngjiruara të djaloshit prift:

    De Torkemada.

    Emri im është Igor de Torkemada!

    II

    Dyert e qelisë përplasen plot rrenthëgjimë. Mishi i të pranishmëve dridhet ashtu si dridhen gjethet e rëna jashtë stine. Të prangosurit vërejnë një trup të torturuar e të përgjakur përdhe. Të mpiksur deri në damarë nuk munden të ndihmojnë të torturuarin përballë. Ndër të tjera asgjë nuk i habit më. Thirrja tjetër për në qelinë e rrëfimit llotarizon emrin e më fatkeqit midis tyre. E ndër të tjera thonë që në fatkeqësi e mjerim emri nuk vonon kurrë së konvokuari. Herët a vonë të tërë përfundojnë në të njëjtën listë. Të pranishmit shikojnë të torturuarin të kollitet e dridhet poshtë këmbëve të tyre. Askush nuk reagon! Befas një e qeshur e ngjirur rrëngjeth deri në shpirt të pranishmit. I torturuari qesh e kthehet gjithmonë shtrirë mbi dyshemenë e gurtë. Hap krahët e ulëret ҫmendurisht:

    Kush është Zoti që më ndëshkoi?

    Zoti që ju besoni, apo Zoti që

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1