Explore 1.5M+ audiobooks & ebooks free for days

From $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Apologji për udhën e kombit
Apologji për udhën e kombit
Apologji për udhën e kombit
Ebook603 pages8 hours

Apologji për udhën e kombit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Pas vitit 1999, më duhej të merrja çdo muaj udhën nga Kukësi në Tiranë e kthim për të bërë analizat e kontrollet mjeksore të radhës që nuk bëheshin në Kukës.
Një ditë me borë në dimrin e 2002, u bashkova me shoferët e furgonave që guxonin të niseshin për Kukës. U nisa në mëngjez, megjithëse më thanë plot njerëz të mos nisesha. Por është e vështirë të rrish jashtë shtëpie gjatë nëpër miq. Në hotele nuk është edhe aq e lehtë. Duhej të kisha një rrogë tjetër shtesë vetëm për hotele e shpenzimet e mia.
Patëm shumë probleme në Shpal të Mirditës, ku nuk ishte e zakontë të binte shumë borë e të bllokonte rrugën. Por, në dilemat kthehemi për Tiranë apo të ecim, ne ecëm. Për gjendjen time shëndetësore ishte aventurë me rrezik ky udhëtim. Por shoferin e kishim të zotin dhe furgoni ishte i mirë. Me shumë mundime mbërritëm në Fushë – Arëz pas 5 orë udhëtim nga Tirana. Pasagjerët mbaheshin mirë, unë me veshtirsi. Aty, ding me makina e njerëz. Ishte bllokuar Qafa e Malit. Trashësia e bores, një metër.
Isha korrespondent i Top Albania Radios (TAR), për qarkun e Kukësit. Çdo orë të atij udhëtimi dhashë lajm në radio. Kur pashë në Fushë – Arëz autokolonë të gjatë autoveturash e autobuzësh me targa të Kosovës plot me pasagjerë, fëmijë e gra, e shtova shumë dramacitetin në lajmet që jepja dhe fillova të jap raporte telefonike direkte me zë. Numri i makinave të bllokuara, sipas policisë, ishte mbi 300. Nga studio e TAR, Zamira Koleci, Bert Prifti, Eno Popi e të tjerë mbeten në linjë direkte duke u interesuar për gjendjen time shëndetësore, përtej raporteve që jepja. Mbërritëm te Kafja e Lekës. Munda të karikoj celularin. Po vinte dreka. Bora pushoi. U nisëm. Na thonin se janë çelë segmente rruge dhe ne ecnim si breshka. Pas 2 orësh mbërritëm nga aty, deri ku nis rruga për Tropojë. Aty u prish furgoni. Nuk ndizej më. Rruga ishte një kalimshe. Nuk ia hapnim dot udhën makinës që ishte pas nesh.
Përpiqeshim ta shtynim për të hapë udhën për makinat e tjera. Por pa rezultat. Këpucët, këmbët, pantallonat e mbathjet ishin bërë qullë, pasi duhej të zbrisnim herë pas here që të shtynim furgonin dhe sharronim në borë deri në brez. Po ngrija nga këmbët. Shihja dhe dëgjoja fëmijë që qanin. Britma, sharje, sharje, sharje...
Shkoi një orë.
Në Qafë të Malit, mu në majë, na zbritën nga makina. Ata dëgjonin në kasetofonin e makinës Top Albania Radion. U prezantova dhe ju thashë se unë jam ai që më keni dëgjuar gjithë ditën në radio. Nuk ju jap lekë. Panë njëri – tjetrin të dy dhe qeshën pak hidhur. Por nuk ju dhashë lekë. Edhe ky lloj biznesi bëhej në borë. Natyrisht në bashkëpunim me policë të ndryshëm dhe me ndonjë nga drejtuesit e mjeteve borëpastruese...
Furgoni ynë pas një ore erdhi. E kishin rregulluar. Isha kërleshë e nxi komplet, po dridhesha...
Për shkak të lajmeve që jepja çdo orë në TAR, merrja mjaft telefonata nga shokë e miq. Isha bërë, burim lajmi për gjithë mediat. Ndjehesha i këputur. Po ngrija nga mesi e poshtë. Lloj – lloj mendimesh të liga më ligështonin edhe më shumë. Pasdite, pranë Ujit të Ftohtë, i bërë grusht në sedile, duke numëruar tik-taket e valvulës së zemrës që dëgjohen në gojë, marr një telefonatë nga Benet Koleka i Rojterit.
- Nëse e ndjen se nuk je mirë, po krijojmë mundësinë të vijë helikopteri për ty..., më tha Beneti. Një ngrohtësi më veshi gjithë trupin...
Kur ramë te Uji i Ftohtë, drejtori i policisë së qarkut, Ylli Tafili që më kish telefonuar shpesh, më thotë se kishte mbërritur në Shëmri dhe po vinte drejt nesh të më merrte në makinën e tij...
Mobilizimi për të hapë udhën ishte i madh. Por bora ishte më e fuqishme, e pasosme. Mjetet borëpastruese të pakta, të vjetra.
Mbërritëm natën vonë në Shëmri, pas 10 orë udhëtim nga Kafja e Lekës. Të paktën u ngroha në makinën e drejtorit të policisë. Iu luta ta ulte volumin e radios së dorës, sepse çdo zhurmë më dukej se do më mbyste.
Pas mesnate mbërrita në Kukës. 18 orë zgjati gjithë udhëtimi Tiranë – Kukës.
Dhe një javë në k

LanguageGjuha shqipe
PublisherKlubi i Poezisë
Release dateAug 17, 2020
ISBN9781005573706
Apologji për udhën e kombit

Read more from Rexhep Shahu

Related to Apologji për udhën e kombit

Related ebooks

Related categories

Reviews for Apologji për udhën e kombit

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Apologji për udhën e kombit - Rexhep Shahu

    NUK ISHTE LUFTË, ISHTE FJALOSJE

    Tridhjetë hapa larg derës së oborrit tim nga njëra anë dhe dhjetë hapa larg varrit të babës tim nga ana tjetër, kalon Udha e Kombit.

    Ndokujt ky libër mund t’i ngjajë si një grumbull i madh gëzhojash a hekurishtesh të makinerive apo avionëve luftarakë të shkatërruara nga ndonjë luftë e pashpirt, ndokujt si ndonjë grumbull i madh eshtrash të ushtarëve të vrarë e të lënë pa varr, ndonjë tjetri si një grumbull i madh fjalësh të ndryshkura, të kalbura e të helmëta të një kronike lufte.

    Nisur nga ajo shprehja se çdo shenjtor ka një të shkuar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme, unë vetëm kam vëzhguar dhe nuk mund të gjykoj askënd për tërësinë e punëve e veprave të mëdha të tij, për tërësinë e përsonalitetit, për dashurinë apo urrejtjen ndaj vendit e kombit, por vetëm për pozicionin e mbajtur në një kohë dhe moment të caktuar siç ishte ai i ndërtimit të Udhës së Kombit, që është Ura e bashkimit të kombit shqiptar, si vepra më e munguar në njëqind vjetëshin e fundit të kombit, për të mos thënë më shumë.

    Duhet të pohoj që në krye, siç më thotë miku im Izeti, se vështrimi im nuk ngjan me sytë e Zotit, nuk jam unë Zoti e si Zoti. Kjo Apologji, është krejt njerzore, punë e një njeriu me këmbë në tokë, me mish e gjak, me simpatitë, antipatitë, përkrahjet, kundërshtitë, zemërimin dhe idhnimin njerzor si çdo kush që ha bukë e pi ujë, si çdo kush që në mënyrën e tij e do vendin e vet dhe bën sa mundet për të, pa urryer askënd.

    Është e vërtetë se që në krye të herës jam përfshirë plot pasion në luftën e fjalëve për Udhën e Kombit që e kam quajtë Ura e Dashurisë, Ura e Bashkimit të shqiptarëve.

    Në të gjitha rastet vetëm jam mbrojtë dhe nuk kam sulmuar. Jam imponuar të mbrohem. Më është imponuar edhe fjalori.

    Jam përpjekë për këtë libër fill pas luftës për Kosovën kur Udha Durrës – Kukës – Morin filloi të hyjë në fjalorin e politikës nacionale dhe ndërkombëtare më me intensitet se më parë në gjithë historinë tonë më të re.

    Udha – Ura e Kombit, u bë. Kjo Udhë - Urë që u ngrit mbi mëritë, mosdashjet, frikat e pafundme, mbi urrejtjet, mosnjohjet, ndarjet tona, është udha - urë e dashurisë mes nesh.

    Ndërtimi i saj shënoi edhe shembje të mëdha muresh e ngritje urash të tjera.

    Lufta kundër Urës së Kombit, që nuk mund të justifikohet nga asnjë arsye, ishte ikje nga bashkimi dhe paqja e kombit, ikje dhe braktisje e paqes në rajon dhe më gjerë.

    Idhnakët e dëshpëruar që luftuan kundër saj, po tretën e shuhen ngadalë në mbretërinë e harrimit, si përsonazhet e një ëndrre të ligë të natës së gjatë të ndarjes sonë.

    Lufta idhnake kundër Urës së kombit nuk pati forcë e fuqi ta ndalte ndërtimin e saj, ta dëmtonte, t’ia minonte ndonjë këmbë, por as ta nervozonte atë, apo t’i shkaktonte dridhje, krisje a shembje.

    Kundërshtarët e Udhës së Kombit nuk ishin si Donkishoti që luftonte me mullinjtë e erës. Këta kundërshtarë të Urës së Kombit nuk fituan as përkrahjen e armiqve natyralë të shqiptarëve. Por fituan me tepricë antipatinë e miqve tanë të fuqishëm që kontribuan për ndërtimin e kësaj Ure bashkuese të kombit shqiptar.

    Në këtë luftë fjalësh për ndërtimin e Urës bashkuese të kombit u lënduan të gjithë shqiptarët e vdekur që kanë ëndërruar bashkimin, gjithë të përmalluarit që s’i kalb dheu, që jetuan të ndarë prej vitit 1913 deri në vitin 1999.

    Murosja …

    Kush u muros…

    U ndërtua një Udhë, u ngrit një Urë – u shemb një mur… muri ndarës mes njëri – tjetrit, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Nuk u bë kurban nusja e re e vëllait të vogël…

    Nuk u derdh gjak.

    Rozafa mbeti, thjeshtë, legjendë.

    Qumështi i saj i bardhë nuk ushqen djalin e mbetur jetim, por nevojën tonë të përhershme për harmoni e mirëkuptim.

    S’ishte luftë, ishte fjalosje, që u nxit nga lakmia për pushtet, nga frika se mos ndërtuesi i kësaj Ure të Kombit do të çimentonte pushtetin e tij.

    Pushteti i vetëm dhe mirësia e Urës së Kombit është bashkimi.

    Kjo është arsyeja pse për Udhën – Urë të Kombit betohen sot të gjithë dhe të gjithë duan të njihen, rrjeshtohen e pranohen si ndërtues dhe rojtarë e saj.

    Urat kanë nevojë gjithmonë për roje. Aq më mirë për Urën tonë, aq më mirë për bashkimin.

    Muret që na ndanin, që i kishim në kokat tona, ranë më në fund, u shembën.

    Ky është flijimi, mbase.

    Bëmë mirë që flijuam ndarjen.

    Ra ky mort e u pamë, do të thoshte Kadareja.

    U ndërtua, u ngrit kjo Udhë – Urë e Kombit dhe nuk u ndamë, do të thosha unë….

    DHE DASHURIA E EDI RAMËS PËR UDHËN E KOMBIT

    28 nëntorin 2011, ditën e flamurit shqiptar, Edi Rama e festoi në Prishtinë. Sepse ai e nderon flamurin kombëtar dhe nuk e konsideron si thes që fsheh paratë e vjedhura të rrugës Durrës – Kukës – Prishtinë.

    Personalisht, nuk e fsheh, ndjehem mirë që Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, shkon në Kosovë.

    Nuk kam ndërmend të kronikoj vizitën e Ramës atje, as takimet e tij. Por nuk mund të hesht kur e pashë dhe dëgjova tek fliste atje për Rrugën e Kombit:

    Desha të nënvizoj se është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër nesh si opozitë edhe kundër meje përsonalisht, për t’u thënë shqiptarëve në Kosovë se ne kemi patur qëllim ta pengojmë Rrugën e Kombit dhe se madje unë e paskërkam quajtur rruga e asgjëkundit. Është e gjitha një propagandë, me një synim shumë të qartë, me mjete të njohura, që janë shpifja dhe hiperbolizimi i një problemi të caktuar, duke e deformuar tërësisht thelbin e problemit. Qëllimi ka qenë i qartë dhe madje duket se e gjithë propaganda e bërë ka realizuar qëllimin, ka arritur të krijojë opinionin në Kosovë se ne kemi qenë kundër projektit të Rrugës së Kombit, kemi bërë çmos ta pengojmë. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Më tej Rama vijon se PS (Partia Socialiste e Shqipërisë) ka qenë ideuesja e kësaj rruge. E vërteta historike është se Rruga e Kombit është një ide e propozuar nga një Kryeministër socialist, Pandeli Majko. Më tej u shpreh se këtë rrugë e kemi quajtur veçse një projekt strategjik për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

    Duke reklamuar librin e tij Kurbani para të pranishmëve (në Muzeun Historik të Kosovës, vend në të cilin, siç thonë, nuk është promovuar asnjëherë, asnjë lloj libri, e aq më pak libër politik…) ai pohoi se Në libër (është fjala për Kurbanin) ka një moment ku unë e kam prekur këtë çeshtje. Ai segment i Rrugës së Kombit që është edhe i njollosur me mëkatin e një vjedhje të madhe, është e vetmja rrugë e ndërtuar në këta 20 vjet në Shqipëri që i ka standartet mirëfilli europiane. Rrugët e tjera fatkeqësisht nuk i kanë dhe herët ose vonë, varësi nga mundësitë, Shqipëria do duhet t’u rikthehet edhe një herë këtyre veprave publike për t’i barazuar në standarte me Europën. Që do të thotë se do të paguajmë dy herë edhe në këtë aspekt për të bërë të njëjtën punë.

    Rama përgëzoi segmentin e ri të rrugës që vazhdon në Kosovë: Miqtë që janë me mua pjestarë të delegacionit, po më tregonin mbresa për punën e bërë këtej kufirit (në segmentin Vërmicë – Suharekë, të autostradës, shënimi im). Pjesa e bërë madje më mirë se edhe ajo pjesë, siç është përsëri një shembull për të ardhur keq, se është më e mirë dhe kushton më pak. Është për të ardhur keq për ne. Kushton më pak, çka do të thotë se në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi e të njëjtave përmasa dhe me të njëjtin qëllim strategjik, por nuk po vidhet. E në rast se në këtë pikë ju keni dyshime, atëhere merreni me mend se sa shumë është vjedhur në atë anë të kufirit

    Zoti Rama ka disa pasaktësi në gjithë ato fjalë që tha për autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë dhe për historinë e ndërtimit të saj.

    Ai bën patriotin e nacionalistin, dashnorin e autostradës që bashkon kombin, por dashnor i vonuar, dashnor pa zemër dhe nuk shkojnë këto parulla në Prishtinë. Sepse nuk harrohet lehtë dhe kaq shpejt kori socialist që çirrej pa pushim kundër autostradës dhe e çjerra e korit socialist nuk la të dëgjohej e të shihej mirë autostrada. I ka dëgjuar fort mirë Zoti Rama, por nuk ka begenisë të thotë asnjë gjysmë fjale kundër këtij kori e pro autostradës, as shenjën më të vogël nuk ka bërë që ky kor të heshtej, duke qenë dirigjent i socialistëve.

    Ende sot e gjithë ditën, përjashto ç’ka shkruar në Kurban (sikur ka dashur të tingëllojë si Kuran ky titull), dhe çfarë tha në Prishtinë, nuk është shprehur, pa arrë në gojë, pro autostradës e kundër abuzimeve të mundshme në të. E kam ndjekur çdo deklarim të tij për këtë rrugë. Asnjëherë nuk ka qenë i ngrohtë e i qartë. Por gjithmonë jo pranues i saj, jo pohues i saj, mosdashës ndaj saj për të mos thënë urryes.

    Me 11 prill 2009, para popullit të tij socialist të Kukësit, Rama tha : Jam i lumtur që po ndërtohet rruga Durrës - Kukës, e cila bashkon kombin me detet dhe malet, por mos harroni se kjo rrugë është bërë me taksat e shqiptarëve, të cilët do t'i japin sihariqe Kryeministrit Sali Berisha Më tej Rama vijoi: Me haraçin që oborri kryeministror ka marrë nga ky ndërtim i rrugës mund të ndërtoheshin nga e para rrugët e qarkut të Kukësit, Hasit e Tropojës, mund të ndërtoheshin kopshtet e të gjitha shkollat e çerdhet që u duhen fëmijëve, qendrat shëndetësore, ujsjellesat e kanalizimet që u duhen qytetarëve që nuk kanë ujë për të pirë e as për të vaditur tokën. Me haraqin që oborri kryeministror u ka marrë shqiptarëve për Rrugën e Kombit mund të ndërtohej dhe Rruga e Arbërit, që Sali Berisha e premton për të tretin vit radhazi.

    Unë mendoj se kjo është e folur me arrë në gojë. Të bëjmë rrugicat e qarkut të Kukësit dhe Udha e madhe e Kombit theftë qafën, Kosova aty plastë. Pa ditur se edhe populli socialist i Kukësit, kur është pyetur nga vendas e të huaj, ka artikuluar gjithmonë veç një kërkesë : Udhën Durrës – Kukës – Prishtinë. Por duhet me pyetë pak edhe popullin e Kukësit sepse ai nuk i han arrat e paqëruara.

    S’e pranoj që ne nuk kemi patur veshët në rregull, as sytë, jo, se përndryshe do ta shihnim po të shkonte ta vizitonte ndonjë ditë autostradën në ndërtim e të falenderonte, në mos tjetër kënd, popullin e tij të majtë që punonte për ndërtimin e autostradës. (Populli i majtë i Ramës…Sa shumë popuj kemi…Sa shumë merak e deshirë për të ndarë njerzit, për të ndarë vëllezërit në të majtë e të djathtë, për të krijuar popuj brenda një populli, për të shpikë e krijuar ndarje aty ku s’ka ndarje, për të krijuar përçarje aty ku s’ka përçarje…).

    A është e mundur që pa lejën e tij të kenë folë e vjellë vner kundër autostradës deputetë të Partisë Socialiste, nga ai soj deputetësh që dridhen nga frika para Ramës. E kuptoj se disa kanë bërë të zellshmin e trimin kundër autostradës për t’i hyrë në zemër atij. Disa kanë vjellë vner kundër saj se e ndjejnë se ajo autostradë zmadhon dhe e bën sa është atdheun dhe nuk e duan atdheun të zmadhuar, sa është në të vërtetë .

    Në qershor të 2009, deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, thotë se rruga Durrës-Kukës është një investim pa të ardhme, se nuk të çon asgjëkund, pasi, sipas tij, as pala kosovare nuk ka vullnetin dhe as projektin për të vazhduar ndërtimin e saj, sepse (ajo, pala kosovare, shënim i im) po planifikonte ndërtimin e autostradës drejt Shkupit. Sa shumë din deputeti i PS, Fatmir Toçi. Edhe punët e Kosovës i din mirë. Aferim i qoftë. Rama nuk besoj ta ketë dëgjuar këtë deklaratë të deputetit të tij.

    Rama nuk ka dëgjuar as deputetin tjetër të Partisë Socialiste, Arben Isarain, që thotë se fondet që po merr rruga Durrës – Kukës … ia keni hequr ujsjellësit të Vlorës, ose të Leklit dhe i keni çuar andej. (Kjo andej" i dashur lexues është rruga Durrës – Kukës – Morin, është Kosova, është veriu i Shqipërisë, që zoti Isaraj nuk ua përmend dot as emrin, ka alergji, neveri. Nuk don as emrin t’ia zërë me gojë zoti Isaraj luginës së Fanit, Rrëshenit, Kalimashit, Kukësit, Kosovës, duke harruar krejt me dashje se sa shumë ka dhënë Vlora për Kosovën, të paktën në luftën e fundit që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa hyrë me thellë në histori…

    Më pështyni mua në rast se ndërtohet kjo rrugë!, thotë me sigurinë e një bastexhiu zoti Isaraj. E kush do të denjonte ta pështynte deputetin e Partisë Socialiste, Arben Isarain, tani. Askush. Por autostrada u bë. U bë një vit para afatit të parashikuar. Ai i gjori mbase pret ndokënd që të shkojë e ta pështyjë.

    As deputetin tjetër socialist, Erion Braçen, nuk e ka dëgjuar, z. Rama. As nuk i ka dhënë porosi a leje Braçes që të deklaronte apo ta cilësonte rrugën Durrës-Kukës si një investim që po privon shqiptarët nga zhvillimi i qyteteve dhe fshatrave të tyre, duke harruar krejt qëllimshëm se Udha e Kombit nuk privon zhvillimin por nxit e shpejton zhvillimin e shumë qyteteve e fshatrave të Shqipërisë…

    Të gjithë ata shqiptarë nga Durrësi në Jug, nga Fushë Kruja apo Peshkopia në veri, që pyesin, përse punimet e hapura për rrugët në qytetet e tyre, kanë vite që qëndrojnë pezull, duhet të dinë se nuk ka më para, pasi ato të gjitha shkojnë tek fatura e Kalimash-Rrëshenit…. Sa farëhedhës i mirë i farës urrejtje. Por nuk e ka dëgjuar Rama as këtë deklarim, të deputetit të tij Braçe, me siguri që jo.

    Me 1 qershor 2009, kryetari i PS për Tiranën, Besnik Baraj, në një deklaratë kundër Udhës së Kombit, tha : Nga një investim i rëndësishëm që duhet të kushtonte rreth 418 milionë euro, sot shpenzimet janë shumëfishuar dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë një vlerë ekstra prej 600 milionë eurosh. Sipas tij, me këto para mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla të reja dhe 145 spitale moderne, për t'i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë. Por Berisha dështoi dhe në vend që të përdorte paratë e taksapaguesve shqiptarë për të edukuar brezin e ri të fëmijeve tanë, ai u kujdes edhe një herë tjetër për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij të afërm. Pra sipas z. Baraj, Udha e Kombit i shërben familjes së Kryeministrit, miqve të tij të afërm, i pasuron ata dhe askujt tjetër nuk i shërben ajo udhë. Udha e Kombit e la Baren pa 1450 shkolla e 145 spitale… Deklaratë brilante e kryetarit të PS së Tiranës. As për këtë deklaratë të Bares Rama nuk din gjë.

    A është e mundur që të mos i dijë këto z. Rama? Po që ka ekzistuar një taborr përkrahësish të tij në media që nxinin faqe të pafund gazetash kundër autostradës, kësaj vepre publike e cila tërhiqte aq shumë vemendje shqiptarësh e jo shqiptarësh? As këto nuk i ka ditë dhe nuk ka mundë t’i stopojë?

    Shkoi në Prishtinë me shitë Kurbanin për me rritë aksionet e tij në bursën e nacionalizmit. Kosova ka shërbyer gjithmonë edhe për këtë gjë për politikanët e Shqipërisë. Jam i sigurtë se të gjitha aksionet e nacionalizmit në Kosovë i ka Sali Berisha. Sepse ai tashmë ka bërë nacionalizëm e patriotizëm me punë e vepër, ndërsa Rama në këtë rast synon me fjalë patriotizmin e nacionalizmin.

    Guri i madh i provës për patriot e nacionalist ishte udha e Kosovës, Udha e Kombit. Plotësimi i nevojës më jetike të Kosovës. Kompletimi i pavarësisë së saj. Atë e bëri Kryeministri Berisha. Duke plotësuar njëherësh edhe ëndrrën e Kosovës edhe hapjen apo krijimin e mundësive të mëdha për gjithë kombin shqiptar, lidhjen e tij me vende të shumta të përtej Kosovës.

    Zoti Rama nuk u orientua drejt në këtë rast. Nuk e këshilluan drejt. Nuk e deshi Udhën e Kombit gjatë gjithë kohës që ajo po ndërtohej. Nuk tha asnjë fjalë të mirë kurrë për të. Tani, pasi ajo u ndërtua, ai del dashnor i saj. Por është dashnor i vonuar i saj. As nuk begenisi të shkonte ta shihte së paku njëherë të vetme. Edhe kur udhëtonte për tek populli i tij socialist i Kukësit, ai udhëtonte nga rruga e vjetër. Se nuk e deshi që nuk e deshi autostradën, të cilën sot e don.

    Ai nuk dëgjoi këshilla e nuk mësoi as nga Dritëro Agolli, edhe pse kanë deshirë ta quajnë patriark i socialistëve shqiptarë, i cili si askush nga mentarët e gjallë të letrave shqipe, u ngrit mbi stuhinë e thashethemeve të luftës kundër udhës së Kosovës dhe u shpreh se kjo udhë është shumë e dobishme dhe do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, për simbolikën dhe funksionin që ka si arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar kjo rrugë, thotë Dritëro Agolli, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbeten në histori. Sepse kjo udhë nuk lidh vetëm Shqipërinë me Kosovën, por ajo lidh gjithë pjesën veriore të Ballkanit me jugun e tij.

    Veç kësaj, Dritëro Agolli e sheh këtë udhë edhe në këndvështrim tjetër. Rruga Durrës – Kukës, thotë poeti, do ta zhveshë nudo zonën ku ajo kalon. Për herë të parë, ata që do të kalojnë andej do të zbulojnë bukuri të rralla natyrore të vendit. Është si një poemë që ti e lexon në kilometrat që përshkon në relievin e rrallë të kësaj zone. Në këtë mënyrë do të bëhet një promovim i madh i vendit por dhe i turizmit.

    Por mbi të gjitha, thotë Agolli, që me këtë prononcim të tij u bë kalorës i parë ndër të mëdhenjtë e letrave tona që përgëzon Udhën e Kombit, rruga e Kosovës ka një vlerë të madhe kombëtare se ajo lidh për herë të parë në mënyrë kaq të vrullshme dy pjesë të një kombi, të cilin, përveç kufijve, e kishte ndarë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Agolli e quan këtë udhë vepër kombëtare.

    * * *

    Ideja e Udhës Durrës – Kukës – Prishtinë është e Ibrahim Rugovës, i cili në intervistën dhënë gazetës kroate Nedeljna Dalmacija të datës 22.07.1990, kërkon ndërtimin e udhës Durrës - Prishtinë, që t’u krijojë mundësinë shqiptarëve të Kosovës të mund të udhëtojnë qoftë edhe sikur për një kafe në Shqipëri.

    Kjo konsiderohet prej meje si fillimi i artikulimit publik të domosdosë për ndërtimin e udhës Durrës – Prishtinë, nga figurat drejtuese kryesore të shqiptarëve nga vitet 1990 e deri në përfundimin e ndërtimit të kësaj autostrade në pjesën e Shqipërisë administrative.

    Para viteve 1990, duhet t’ia kujtojmë Ramës, Enver Hoxha pati deklaruar në Kukës më 1974 se së shpejti treni do të nxjerrë kokën në Kukës. Dhe kur ishte kryeministër Adil Çarçani, ushtria shqiptare pati bërë në letër vijën nga do të ndërtohej një udhë e shkurtë për në Kukës, vijë e cila është pothuaj e njëjtë me vijën nga kalon sot Udha e Kombit.

    Nëse Rama i konsideron Enverin dhe Adilin kryeministra socialistë të partisë së tij, atëhere Rama ka të drejtë të thotë se kjo është ide e një kryeministri socialist, por ama jo ide e Pandeli Majkos.

    Edhe pse Rama rreket t’i vërë diellit shoshë, i kujtojmë se me 1 shtator 1995, në një nga konferencat e tij të shtypit, Ibrahim Rugova tha: Së shpejti do të bisedojmë me presidentin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, për fillimin e projektit për ndërtimin e autostradës në rrugën e vjetër Lezhë – Prizren - Prishtinë. Kjo, shtoi ai, është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Atëhere mediat botërore edhe u çuditën edhe i dhanë vend kësaj deklarate, pasi ishte bash koha kur Kosova nuk mori atë pritshmëri që kërkonte nga Konferenca e Dejtonit dhe dukej sikur do të zhvlersohej.

    Në nëntorin e vitit 1996, po në një nga ato konferencat e tij, Ibrahim Rugova tha: Kërkojmë fonde nga Bashkësia Europiane për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë. Kaq tha. Asgjë më shumë. Gazetarët në Prishtinë ishin mësuar që Rugova të deklaronte qëndrimin kundër dhunës e represionit serb ndaj shqiptarëve, të bënte analizën e javës dhe ato ta raportonin nëpër mediat vendase dhe të huaja. Asnjë nga gazetarët nuk e raportoi këtë deklarim të Rugovës. Në mesditë redaktorët përgjegjëes të redaksive në Europë e Amerikë pyetën reporterët e tyre në Prishtinë se pse nuk ka raportime sot nga Prishtina. Ngulmimi i redaktorëve përgjegjës bëri që reporterët të tregojnë deklaratën e Rugovës që u bë lajm në Amerikë e në Europë se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, i kërkon fonde Bashkësisë Europiane për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.

    Ku ishte atëhere zoti Rama? Ku ishte zoti Majko? Ndoshta kanë qenë duke ndihmuar përgatitjen e revolucionit të vonuar demokratik të Rexhep Qoses, i cili, edhe sot kur vjen në Shqipëri, udhëton nëpërmjet Maqedonisë (sot vjen me mjekër e jo si në vitin 1999 që rrojti mjekrën për të ardhë në Shqipëri, në vilën 31 të ish bllokut në Tiranë…), sepse nuk e don as ai autostradën Durrës – Prishtinë që bashkon kombin. Le të shkojë nga të dojë Qosja me tersllekun e vet, tehut të qoseve le të shkojë se nuk deshi të artikulojë asnjë fjalë miradie për autostradën që bashkon kombin, siç bëri Dritëro Agolli.

    Në vitet kur Ibrahim Rugova kërkonte ndërtimin e udhës së Kosovës dhe ndërmerrte takime edhe në Tiranë për këtë gjë, me inicimin e presidentit Sali Berisha dhe pajtimin e presidentit të Kosovës, Rugova, qeveria e Kosovës me kryeministër Bujar Bukoshin ndau në bankën Dardania që ishte në Tiranë dy milionë marka gjermane për studimin e fizibilitetit të kësaj udhe. Qeveria Meksi inicoi grupet e punës për fillimin e punëve për udhën Durrës - Kukës. Në fillim të vitit 1997 do të niste nga puna grupi i përbashkët i ekspertëve të Tiranës e të Prishtinës për rrugën. Por kish nisur më parë tashmë revolucioni i vonuar demokratik i Rexhep Qoses kundër demokracisë dhe Çeçenisë shqiptare që e përbënin veriorët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosovë.

    Presidenti Rugova mori në vjeshtë të 1996, në Tiranë, nga Jemin Gjana, deputet i Kukësit në atë kohë, edhe dosjen me projekt idenë dhe hartën që ishte vizuar vija e kësaj udhe nga ushtria shqiptare në kohën e diktaturës, dokumente që ishin gjetë në arkivat e Kukësit. Në fund të vitit 1996, drejtori i bankës Dardania, Milazim Abazi, i kërkon deputetit të Kukësit, z. Gjana, dokumentet që ky i kishte dhënë presidentit Rugova, me qëllim që të fillonte lëvrimi i fondeve për studimin e fizibilitetit dhe projektin e rrugës Durrës - Kukës.

    Më pas zotit Rama do t’i citoja ç’më ka thënë Charles Ëalsh, një amerikan mjaft i njohur ato vite në Tiranë, Drejtor i Qendrës Amerikane të Kulturës, pranë ambasadës amerikane, pra, një amerikan jo shitës qoftesh a banor nënurash në Tiranë, në një intervistë që i pata marrë në radio Kukësi, në fund të tetorit 1996, kur ai erdhi në atë qytet bashkë me z. Elez Biberaj, në atë kohë përgjegjës i seksionit shqiptar në radion Zëri i Amerikës.

    Do të thoja se jetoni në pjesët më të bukura të Shqipërisë, u shpreh Charles Ëalsh. Unë besoj që në të ardhmen e Shqipërisë, me zhvillimin e ekonomisë, do të ketë autostradë. Ajo do të kalojë në Kukës. Do të bëjë lidhjen me ato pjesë të Kosovës me të cilat ju tashmë jeni të lidhur. Mendoj se kjo do të sjellë një ndryshim gjigand në dekadat që vijnë. Kështu që ju uroj fat.

    Kaq tha Ëalsh në radio Kukësi për autostradën. S’besoj ta ketë mësuar nga z. Majko këtë ide. Por ai e paralajmëroi që atëherë autostradën që kemi sot dhe ndryshimet gjigande që kanë ndodhë në fakt, me Kosovë të lirë, të pavarur, me autostradë të ndërtuar që kalon nëpër Kukës.

    Nuk u ndjeva mirë që Rama nuk ia dha meritat që i ka për këtë udhë Ibrahim Rugovës, si potencuesi i parë i ri i idesë së kësaj udhe të moçme, merita që ia ka dhënë Kosova se ia ka vënë autostradës emrin e tij, duke e quajtë Autostrada Ibrahim Rugova. Ndaj dhe se si mu duk vizita dhe homazhet e Ramës pranë varrit të Ibrahim Rugovës. Mbase duhet një ndjesë Kosovës, të paktën nga faqja e tij e internetit Tëitter.

    Nëse ende beson zoti Rama se udha e Kosovës është ide e Majkos, është e drejta e tij dhe e Majkos ta besojnë. Por sikur është tallje e madhe që i bëhet zotit Majko.

    Për hir të së vërtetës, kam pritur seriozisht se do të reagonte z. Majko e do të thoshte publikisht se kjo nuk është ide e tij, sepse Rama e pati shitë në Kukës në 11 prill 2009 këtë të pavërtetë dhe e përsëriti për herë të tretë këtë gjë, por tashmë në Prishtinë. Z. Majko nuk duhet të heshtë për këtë gjë edhe pse unë e kam nderuar dashamirësinë e tij për këtë udhë që bashkon kombin. Ai e ka historinë e tij të mirë, deshirën e tij të mirë për këtë autostradë, pas vitit 1999. Majko ka meritat e tij për këtë udhë. E ka dashur këtë udhë. Nuk ka nguruar t’ua pohojë edhe gazetarëve vendas e të huaj këtë gjë, kur kori socialist çirrej kundër autostradës që po ndërtohej.

    Majko, në pikun e luftës kundër udhës, është shprehur publikisht se kjo udhë nuk mund të ndalet. Ka thënë edhe se ka patur lobe kundër kësaj udhe, për të mos lejuar ndërtimin e saj. Ka folë pa leje të Ramës, natyrisht. Ai vuri taksën Majko dhe grumbulloi një shumë lekësh që vetëm për këtë udhë nuk u përdorën. Ai kishte deshirën dhe vullnetin e mirë. Por aq shpatulla kishte. Ai filloi gërvishtjen e gjurmës së udhës në Rubik me trupat xheniere të ushtrisë shqiptare, në 2.5 km, por nuk mund ta bënte atë udhë e cila së pari kërkonte vullnet të fortë politik, përkrahje të fortë politike, trimëri në ndeshje me kundështarët e ashpër të kësaj autostrade dhe dashuri të madhe e të panegocueshme për Kosovën.

    Z. Majko ka ende aksione morale në Kosove dhe në gjithë rajonin nga kalon autostrada. Pas vizitës së tij të parë si Kryeministër në Kosovën e pas luftës, kur e takoi Rugovën dhe i tha President, i kam kushtuar një shkrim në Bota Sot, me titull, Faleminderit Majko. Ishte koha kur komunistët e vjetër e të rinj të Tiranës dhe të Prishtinës donin ta shqyenin në katërqind copa Ibrahim Rugovën se u bënte hije të gjithëve në trimëri dhe qëndresë, ndaj e anatemonin orë e çast në mediat qeveritare të Tiranës, të cilat ai i shpërfilli dhe refuzoi si rrallëkush.

    Z. Majko ishte ndër të parët shqiptarë që bëri krushqi të re me Kosovën e lirë, pas vitit 1999 (krushqitë me Kosovën ishin ndërprerë në vitin 1948 kur u mbyll kufiri Shqipëri - Jugosllavi) me Kosovën (martoi vëllain e tij me një vajzë prishtinase) dhe kjo është një vlerë për të sepse edhe ky gjest është pohim i dashurisë së tij për Kosovën, gjest që e dëshmoi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si Kryeministër i Shqipërisë fill pas luftës së NATO-s për dëbimin e serbëve prej Kosove në vitin 1999.

    * * *

    Unë e falenderoj zotin Rama se më në fund nga Prishtina u bë aleat me mua dhe e lavdëroi autostradën. Anipse falenderoi dhe lavdëroi vetëm pjesën që ka bërë Bektel & Enka dhe e quajti të standarteve europiane. Lavdëroi bash atë pjesë autostrade, që kalon nëpër Mars, siç shkruan miku i tij Fatos Lubonja në shkrimin e tij me titull Autostrada Rrëshen – Mars – Kalimash. Zotit Lubonja i duket shumë e keqe kjo udhë. I duket shumë e shëmtuar kjo pjesë autostrade. Zotit Rama i duket e standarteve mirëfilli europiane. E falenderoj zotin Rama që është aleat me mua kundër shkrimit të Fatos Lubonjës të botuar në Panorama, me 7 korrik 2010 .

    Nuk e kuptova lojën që bëri z. Rama me këtë pjesë autostrade të standarteve europiane që edhe e puth edhe e pështyn. Se gjithmonë zoti Rama nuk mungon të vërë një por në fund të fjalive të tij. Gjykon me kompetencë prej ekonomisti, juristi, hetuesi, prokurori, gjykatësi, avokat populli, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, etj., se në atë segment autostrade është vjedhur. Pra, amerikanët dhe turqit kanë ndërtuar autostradën në standarte europiane, por, kanë vjedhur. Dhe sipas zotit Rama, segmenti më i mirë i autostradës që u bë nga amerikanët dhe turqit, që është i standarteve mëse europiane, është segmenti ku ka ndodhë vjedhja e madhe! Pra puna e mirë paska vjedhje të madhe, puna e mirë u bëka me vjedhje të madhe!! Çfarë gjetje! Çfarë konstatimi!

    Në pjesët a segmentet e tjera të Udhës së Kombit, ose në punët e tjera që nuk janë bërë me vjedhje të madhe edhe puna nuk është bërë mirë edhe standartet nuk janë europiane. Çfarë mesazhi i madh i liderit socialist! Sipas tij, duhet të bëhet vjedhje e madhe, jo e vogël, në një punë ose vepër që ndërtohet, që të dalë e mirë, që të jetë e standarteve europiane, pasi nëse nuk vidhet, nuk bëhet mirë… Thua me kë ta ketë, për kë ta ketë këtë mesazh. Mos vallë e ka mllefin me Bechel-in, pasi ca zëdhënës të zellshëm të tij, zëdhënës jo zyrtarë të PS por analistë e opinionistë të vathës së saj, po e grijnë kompaninë amerikane Bechtelhiqet si lider në botë për ndërtime autostradash, po ia nxjerrin ujin e zi duke hetuar për të, për mëkatet e saj në Irak e gjetkë, duke e akuzuar në stilin komunist për biografi të keqe të saj e jo për punën që ka bërë në Shqipëri duke ndërtuar autostradë të niveleve mëse europiane.

    Akuzat e zëdhënësve jo zyrtarë të PS u detyrua t’i përgenjështrojë ish ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, jo simpatizant i qeverisë Berisha por i PS dhe z. Rama, në një emision televiziv ku pohoi se Kompania amerikane Bechtel është një kompani, e cila respekton strikt ligjet amerikane për të bërë biznes. Në Amerikë, ka ligje mjaft të forta për kompanitë amerikane që veprojnë jashtë SHBA dhe se nuk ka asnjë informacion se Bechtel ka thyer ndonjë nga këto ligje. Në lidhje me fjalët se ka patur një hetim në SHBA për kompaninë Bechtel në lidhje me kontratat që ka për rindërtimin e Irakut, ambasadori amerikan tha se vetëm në shtyp ka patur fjalë të tilla dhe se fjala hetim nuk është ajo e duhura. Nuk ka patur një hetim për Bechtel, megjithatë, - tha ai, - nuk ka pse të flasim për atë që po bën Bechtel apo biznesi amerikan në Irak e s’ka pse të shpërhapemi, por të flasim për atë po ndodh në Shqipëri. Uidhers ua kujtoi kundërshtarëve të Bektel – it, se nuk u takon zëdhënësave gri të PSSH, të hetojnë e të gjykojnë çfarë ka bërë ajo kompani në Irak apo nëpër botë, pasi ajo është kompani amerikane dhe jep llogari në Amerikë e jo në Shqipëri e aq më pak tek selia e PSSH në Tiranë.

    Por zëdhënësit e PS nuk kanë kut tjetër matje e gjykimi përveçse kutit komunist të gjurmimit të biografisë në shtatë breza për të gjetë njolla në biografitë e armiqve. Dhe si internacionalistë e antiamerikanë që janë, hiqen se ju dhemb Iraku më shumë se Shqipëria, kur në fakt mllefin e kanë me Bechtel –in dhe Amerikën, që lejuan, mundësuan dhe ndihmuan ndërtimin e Udhës së Kombit shqiptar, pa pëlqimin e lobeve të caktuara, të brendëshme e të jashtme, që kundërshtonin ndërtimin e kësaj udhe, siç pohojnë Kryeministrat Berisha dhe Majko. Po, po ndihmuan, sepse nuk pati ngelë Bechtel- i pa punë dhe nuk qenë sosë udhët e tjera nëpër botë apo veprat e tjera që mund të ndërtonte kjo kompani amerikane, lider në botë në fushën e ndërtimit.

    Faik Konica, duket, për rastin Rama dhe rastet Ramëra apo zëdhënësa të PS, duhet të ketë thënë në kohën e tij Nuk thom se jeni shqiptarë të liq, por pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.

    * * *

    Ai e ka me vete Prokuroren e Përgjithshme sepse publikisht kanë mbrojtë njëri – tjetrin, ka raporte politike të pathyera me presidentin e vendit Bamir Topin, i cili qeveris gjykatat e vendit dhe janë në fazën e kimisë së fortë së bashku. Pse nuk hetojnë. Të hetojnë thellë. Shterrueshëm. Që të më bëjë edhe mua aleat po të më bindë se është vjedhë qoftë edhe një cent në këtë autostradë, aleat për të dënuar vjedhësin por jo për të penguar ndërtimin e autostradës.

    Ndryshe, me por- e, Rama nuk hakmerret dot ndaj Lulzim Bashës, i cili e mundi zotin Rama në betejën për ta bërë apo jo udhën e Kosovës, pasi Basha pati fatin dhe besimin e Kryeministrit të jetë dashnor i autostradës që në ngjizjen e saj. Edhe pse z. Rama nuk ia përmend as emrin Lulzim Bashës, dhe deshi ta burgoste për Udhën e Kombit, duke e akuzuar për shpërdorime fondesh e pabarazi në tenderat për ndërtimin e saj, ky i fundit e mundi zotin Rama edhe në ndeshjen për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Dy me zero janë rezultatet e dy ndeshjeve Basha – Rama. Ka edhe dy ndeshje të tjera Basha – Rama, që i ka fituar Basha, i cili ka patur fatin dhe besimin e Kryeministrit të jetë në krye të dikastereve të ndryshme në momente kyçe. Kur Rama vinte shkopinj nën rrota kundër anëtarësimit të vendit në NATO, Basha ishte Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kur u arrit levizja e lirë pa viza e shqiptarëve në Europë dhe Rama shpifte për dokumente fallco të shqiptarëve, Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm i vendit. Pra edhe dy herë të tjera z. Rama doli i mundur nga Lulzim Basha, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës.

    * * *

    Më duket se të gjitha mundjet dhe disfatat zotit Rama ia ka shkaktuar Udha e Kombit, Udha e Kosovës… Por ai ende nuk e ka kuptuar, ndonëse udhëtimi i vonë për në Prishtinë për t’u shpallë dashnor i vonuar i autostradës, për t’u pajtuar me autostradën, ndërtuesit dhe përfituesit e saj, ndonëse me vonesë, mund t’i shërbejë dhe mund të jetë tregues se ai po vrapon pas trenit që i ka ikë shpesh. Por vetëm nëse do të jetë krejt i sinqertë dhe të flasë pa arra në gojë mund ta zërë trenin. Vetëm nëse do ta rishkruajë programin politik të Partisë Socialiste dhe ti kushtojë vemendje Kosovës qoftë edhe një paragraf të plotë e jo 54 germa Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës, sepse kjo që është brenda thonjëzave, nuk është as gjysmë fjalie. Dhe kjo është më shumë se fyerje ndaj Kosovës dhe ndaj socialistëve shqiptarë.

    Sikur nuk më bëhet të besoj se një kompani amerikane si Bechtel, lider në botë, të ketë ardhë me vjedhë në shpatet e tunelet e Kalimashit, në malin e Rrunës. Në atë segment të vështirë. Në ato punë e volume të cilat mund të maten e të kontrollohen edhe pas 50 vjetësh se aty janë. Po pse nuk thotë se mund të jetë vjedhë në segmentet e tjera që kanë ndërtuar kompanitë shqiptare apo të huaja të tjera. A mos është kryeqëllim me poshtrue kompaninë amerikane. Rujna zot. Se ky antiamerikanizmi u bë si mode edhe në Tiranë, ku një çetë antiamerikanësh fshihen si struci. Dhe si liliputë që janë, po kërkojnë shkallë me u ngjitë lart e me ja marrë a matë masat e trupit Guliverit. Jo se nuk vjedhin amerikanët, jo. Por kjo punë më duket së është si ajo bosi (bërësi) e kujtuesi. Ai që bon (bën) vetë, ai që vjedh vetë, kujton se bëjnë të gjithë si ai, kujton se vjedhin të gjithë si ai.

    Në librin e tij Kurbani, teksa përpiqet me zemër në dorë të na bindë se është përgojuar egërsisht, ligësisht e pandershmërisht për vjedhje, abuzime e shpërdorime fondesh publike në 11 vitet e tij në krye të bashkisë së Tiranës, ai bën be e rrufe në tokë e qiell, në hënë e diell, në bukë e në ujë se, është anatemuar, akuzuar, paragjykuar, gjykuar e mallkuar kot, pasi ai nuk ka vjedhë, s’ka marrë, s’ka përfituar, asnjë cent si rryshfet nga fondet publike, nga dhëniet e lejeve të ndërtimit, nga tenderat e pafundmë që ka bërë kjo bashki.

    Dhe ne, duhet t’i besojmë atij, sepse për veten e tij ai e din mirë. Dhe unë jam i prirur t’i besoj plotësisht. Po pse duhet t’i besojmë atij kur ai akuzon për vjedhje, përfitime e shpërdorime të fondeve publike të tjerët, Kryeministrin, ministrin e transporteve e drejtorin e përgjithshëm të rrugëve sikur është bërë deti kos dhe o burra kush mbush më shumë lugë në këtë det rryshfetlleku plot kos? Ku e din ai? Mos ka qenë bashkë me to kur ato paskan mbushur xhepat me paratë e udhës? Apo më detyron sërish mua të them bosi (bërësi) e kujtuesi. Atë që bën vetë kujton e mendon se e bëjnë edhe të tjerët po si ai… Ai qenka i mirë, djalë perëndie, engjëll ndërsa të tjerët janë djaj të mallkuar të zinj e me brirë…!! Kur atij i therka në palcë të shpirtit akuza dhe shpifja e pështirë, dhe e kanë të vështirë t’ia besojnë edhe miqtë e ngushtë se ai nuk ka marrë kurrë rryshfete, a nuk i ther po njëlloj në shpirt një akuzë dhe shpifje e tillë e shëmtuar edhe Kryeministrit, ministrit apo drejtorit?! Kur hedh mbi tjetrin baltë, mos prit të hedhin mbi ty mjaltë.

    Nga ai libër, ku Rama aktron, nuk të mbetet në mendje ndonjë ide, projekt a vizion, ndonjë udhë a shteg në të cilën ftohemi të ecim, por vetëm tentativë justifikimsh, lodhje për të fituar simpatinë a mëshirën e lexuesit, shpërfillje e tallje therëse nëse nuk je si autori në shije, nëse nuk je në llogore me të, ushtar i tij, nëse nuk je dakort me të, nëse nuk e duartroket për gjithçka. Ai libër është synim për të larë veten, për të ngritë lart vetën, ku s’ka më më lart, aq lart ku s’e mbërrin më edhe me tu dashtë vetja dhe me përbaltë të tjerët. Shkurt, Kurbani është vetlëvdata më e madhe e mundshme. Dhe gati – gati sa s’na thotë me atë libër z. Rama, që nëse nuk më bëni Kryeministër të shqiptarve, paçi vetën në qafë se pa të Shqipëria do të shkojë mbrapsht nja njëqind vjet të mira.

    * * *

    U thotë të pranishmëve në Prishtinë, kur ato shfaqin dyshime se po vidhet atje, merreni me mend sa është vjedhë në Kalimash. Flet për këtë vjedhje me sigurinë e atij që ka vjedhë vetë, me sigurinë e atij që ka shpërndarë vetë lekët e vjedhur, me sigurinë e atij që i din dhe njeh më mirë se mirë këto punët e vjedhjeve. Sipas atij ka dalë vjedhja për fushe, ka dalë kurvnia arës se janë prishë tashmë edhe bunkerat e xhaxhit Enver që shërbenin si motele të kohës... A nuk ngjan pak si punë nxitje ngatërrese e nxitje mllefi kundër kësaj kompanisë amerikano - turke Bechtel & Enka? Ua mori fytyrën edhe në Prishtinë!

    Thotë se autostrada në Kosovë është më e mirë dhe kushton më pak. Por nuk thotë (megjithëse edhe qorrat tashmë e dinë) se në Kosovë autostrada po bëhet nëpër fushë, gjithkund nëpër fushë, rrallë rrëzë ndonjë kodre të vogël, jo nëpër male, as përrenj e gryka lumenjsh, jo nëpër grykat e thepisura të Fanit, të Kalimashit, nuk po shpërthen male e shkëmbënj. Dhe normal, një kilometër autostradë në planetin Mars të Fatos Lubonjës, në Fanë, në Kalimash a Kukës, me standarte europiane, nuk mund të kushtojë sa një kilometër autostradë në rrafshinën e Kosovës. Rama sikur i hedh këto fjalë për të ngatërruar dynjanë, për të ngatërruar shqiptarët e Kosovës, për ti nxitur të ngrihen në protesta kundër autostradës, për të penguar ndërtimin e saj atje, kur nuk arriti ta pengojë në pjesën e Shqipërisë si dhe për të akuzuar Bechtel & Enken.

    Një ditë mendon se do të vijë në pushtet dhe koha do

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1