Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Epistolari i Zaratës
Epistolari i Zaratës
Epistolari i Zaratës
Ebook99 pages1 hour

Epistolari i Zaratës

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Në fillimin e viteve ‘90 të shekullit XX kur shembej shteti totalitar dhe merrte fund epoka e diktaturës, si në të gjitha vendet e tjera të Lindjes europiane, pikërisht atëherë nisën të konturohen në mendjet tona dekoret e krimit, të dhunës dhe e shkeljes së fjalës së lirë, të zbulonim se ç’ishte në të vërtetë Spaçi, Burreli... E megjithatë do duhej të lexoja një shkrim në një nga gazetat shqiptare rreth latinistit të njohur Pashko Gjeçi e më pas për Mark Ndojën, për të mësuar se çfarë kishte ndodhur vërtet në një ishull të vogël të lagunës pranë gjirit të Vlorës, në Zvërnec, të fshehur disi nga bota përreth. Ndryshe nga Pashko Gjeçi, i cili e përktheu “Ferrin” pas daljes nga burgu, kur filloi të jepte leksione në universitet mbi letërsinë antike e të rilindjes italiane, Mark Ndoja kishte nisur të përkthente Ferrin e Dantes në Zvërnec. Në atë shkrim lexova disa pasazhe të një letre që ai i dërgonte gruas së tij, duke i folur për vështirësitë që po haste në përkthimin e atij teksti tronditës, çka më ngacmoi menjëherë të shkruaja këtë libër: pra të përjetosh ferrin e proçeseve politike dhe të burgut e njëkohësisht të përkthesh Ferrin e Dantes. Ç’gjetje gjeniale dhe tragjike njëkohësisht! Duke shkruar këtë epistolar, mu kujtuan dhe tregimet e shokut tim të adoleshencës dhe rinisë Henrik Gjoka, i cili kujtonte me nostalgji kur me gjyshen e tij udhëtonin me këmbë anës detit nga Vlora gjer në lagunën e Zvërnecit dhe arrinin të qëndronin një apo dy ditë mes të burgosurve dhe dashurive të tyre. Ja pra dekori, personazhet historikë, dramat e tyre, duke shtuar këtu dhe imazhet që kisha parë në kështjellën e Ali Pashë Tepelenës buzë Jonit, në Porto Palermo, në atë kështjellë veneciane, në guvat e së cilës mbaheshin dikur rreth 200 të burgosur dhe të dënuar, burra, gra, fëmijë, një popull që ishte i ngjashëm me atë të Dantes. Ishte një rastësi e habitshme që vajzën e Mark Ndojës, Marintën, e kisha njohur në gjimnaz. Jetonim në një lagje dhe unë nuk e dija se ajo vajzë aq e brishtë dhe e bukur, ishte pikërisht vajza e ish deputetit dhe sekretarit të Akademisë dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili kishte përfunduar në Zvërnec. Por ja, u desh ky libër që ajo të më tregonte se kush ishte. Edhe Marinta kishte kaluar kalvarin e shokut tim Henrik Gjoka; dhe ajo me nënën dhe vëllezërit e saj, merrnin rrugën e kënetës për të shkuar të takonin atin e tyre në Zvërnec. Ajo më tregoi sesi një herë kishte mbetur prapa vëllezërve dhe e vetme ishte zhytur në kënetë, por fatmirësisht, kapur pas ca shkurreve, e mbuluar gjithë baltë, më pas ajo kishte mundur të dilte.
Një histori e jashtëzakonshme dhe që lidhet me Danten është dhe ajo e Xhavit Qoses, e një njeriu që kishte bërë luftën si komisar i brigadës XXIII partizane dhe që mund ta shohësh në një fotografi në ditët e para të çlirimit, krahas Enver Hoxhës. Ishte një idealist i vërtetë. Në Moskë ai studjoi për filozofi por me kthimin e tij në Shqipëri, shpejt ai e kuptoi se republika e re popullore po shkiste drejt diktaturës. Ai u arrestua në vitin 1958 dhe shpejt e detyruan gruan që ta ndante, edhe pse me fëmijë. Pas dënimit u dërgua në Zvërnec ku qëndroi dhjetë vjet e më pas në burgun e Burrelit, ku provoi grevat e vazhdueshme të urisë. Një ditë në Zvërnec ai mori vesh se Xhemal Ferra, një miku i tij i dikurshëm në Itali, një tregëtar që e quanin tashmë konti Ferra, i kishte dërguar veprën e plotë të Dantes, “Komedinë hyjnore”. Mirëpo librin nuk ia dhanë meqë vinte nga një i ashtuquajtur “kont” në një vend perëndimor. Atëherë ai zhvilloi grevën e urisë. Tetë ditë me rradhë lëngoi pa ngrënë e pa pirë, gjersa komanda e kampit u detyrua t’ia jepte. Ky njeri kaloi 30 vjet burg në burgjet e ndryshme shqiptare dhe u lirua vetëm në vitin 1991, kur u shpall pluralizmi politik.

LanguageGjuha shqipe
PublisherLuan Rama
Release dateMay 6, 2020
ISBN9791094814116
Epistolari i Zaratës
Author

Luan Rama

Luan Rama, born in Tirana, Albania, in 1952, is a writer, filmmaker, editor and scholar. He graduated in journalism from the Faculty of Political and Juridical Sciences, University of Tirana, and subsequently specialized in filmmaking and communication in France, at Paris VII Denis Diderot University. His career spans more than fourteen years as a screenwriter of award-winning feature films, documentaries and cartoons for Albanian cinema studios.From 1996 to 1997, he was editor of the French-language newspaper Le Courrier International (Paris) and he continues to contribute articles to both daily newspapers and Albanian revues.He is a distinguished diplomat, who served as an ambassador of Albania (1992–2005) in Paris, Lisbon and Monaco. He further served as an Albanian cultural representative in Paris (1997–2003) at both UNESCO and the international French language organization, OIF (La Francophonie).Luan Rama has written fifty books, including novels, short stories, poetry, correspondence, essays and historical works published in Albanian, English, French, Italian and Greek. Many of these explore linkages - historical, cultural and personal - between Albania and Europe, especially France. Among them are politico-historical works on General de Gaulle, and on former French President François Mitterrand; studies on Greco-Albanian poet Jean Moréas, a founder of French Symbolism, and on Omer Kaleshi, a modern Albanian painter; essays on poets Jean Cocteau and on Arthur Rimbaud; and a novel on dancer Isadora Duncan’s 1913 sojourn at the Albanian resort town of Saranda.A number of his literary works have been published in France, including two volumes of poetry, Territoires de l’âme (Territories of the Soul) and Couvrez-moi avec un morceau de ciel (Cover Me with a Piece of Sky); the essays Le long chemin sous le tunnel de Platon (on the fate of the artist during the totalitarian era in Albania) and Pont entre deux rives (on Franco-Albanian linkages). He has authored studies on Jean Cocteau such as Rendez-vous avec Jean Cocteau, and on French archaeologist Léon Rey and his pioneering work at the ancient Greek site of Apollonia, Albania, Auguste Dozon - le Consul qui aimait les contes (Auguste Dozon – The Consul who loved the Conts), Udhëtimi i fundmë i Arthur Rimbaud (The last trip of Arthur Rimbaud) and Parisi letrar (Literary Paris). His works have also appeared in various anthologies: Appulé, Paris, 2018; Bantam, An anthology of Albanian poetry, AM Publishers, UK, 2019; Antologjia e Tregimit shqiptar (The Anthology of Albanian Prose, Tirana, 2019); Giornata della poesia mondiale (The Day of World Poetry, Roma, 2020) etc.Luan Rama has been awarded many honours for distinguished services to his country as well as for excellence in writing. These honours include: the Naim Frashëri Medal (Albanian civil award) in 1986; the European Award of ADELF (the French Language Writers’ Association), for Le long chemin, in 2000; the Grand Officier de l’Ordre National du Mérite (French civil award, presented by then President Jacques Chirac) in 2002; and the Personality of 2014 of La Francophonie (presented by the Albanian Ministry of Foreign Affairs), “The Great Alexander - Gold Prize” and the Salamine Greek Committee, UNESCO. He is regularly invited to speak on the subjects of literature and diplomacy to national and international symposia and has published fifteen from French to Albanian and vice versa.He lives in Paris, where he has lectured on the history of literature and geopolitics at the Institute of Oriental Languages and Civilization (INALCO).

Read more from Luan Rama

Related to Epistolari i Zaratës

Related ebooks

Related categories

Reviews for Epistolari i Zaratës

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Epistolari i Zaratës - Luan Rama

    62

    Luan Rama

    Epistolari i Zaratës

    LES LIVRES RAMA

    Epistolari i Zarates

    Luan Rama

    Published by Luan Rama at Smashwords

    Copyright 2020 Luan Rama

    Lënda:

    Në vend të hyrjes

    Letra I

    Letra II

    Letra III

    Letra IV

    Letra V

    Letra VI

    LetraVII

    Letra VIII

    Letra IX

    Letra X

    Letra XI

    Letra XII

    Epilog apo Letra XIII

    Pasthënie: E vërteta historike dhe krijimi artistik

    Kështu ai hyri duke më futur dhe mua në rrethin e parë të humnerës, dhe atje, me sa dëgjova, nuk kishte lotë, por vetëm psherëtima, çka bënte të dridhej ajri i përjetshëm…

    Dante, Ferri

    Në vend të hyrjes

    Ishulli i Zaratës është një ishull në brigjet e jugut shqiptar, në një lagunë të cekët, mbuluar plot gjelbërim, me gëmusha, qeparizë dhe pisha të larta, aq sa të duket se je në një vend parajse. Pas një rripi të ngushtë toke, nga prapa, shtrihet deti, ndërsa përpara, kur vjen në ishull, në breg është një postë vrojtimi me ushtarë dhe pak si në kodër, nja dyqind metra më larg, është fshati me një kishë dhe kambanore që dëgjohet të dielave sa herë ka meshë. Por zhurma e saj është e shurdhët. Tregojnë se është goditur nga një bombë avioni të aleatëve anglezë. Të tjerë thonë se me atë kishë është zemëruar perëndia, prandaj dhe tingujt e kambanës janë të çjerrë.

    Një grup të burgosurish politikë sapo janë vendosur në manastirin e vjetër, një manastir mesjetar me hajatin e tij të madh, muret e brendshme të të cilit janë zbukuruar me figura zoomorfe e gjeometrike të kohës bizantine të shekujve XII-XIII. Por kisha, me një kupolë dhe në formën e një kryqi të lirë, si dhe një narteks me portik e kambanore, ka brenda një pllakë të madhe varri shkruar me gërma bizantine, e cila ka shërbyer si mbulesë e një sarkofagu. Thonë se është varri i dukës Argiro, i dërguar këtu nga perandori bizantin Aleksis Komnena. Kisha ka plot afreske të bukura si dhe një ikonostas të madh. Murgu i fundit vdiq para një viti, por pas vdekjes së tij dhe priftin e larguan me pretekstin se ishulli konsiderohej tashmë zonë ushtarake, nga ndonjë luftë e mundshme, siç thonin ata. Pas një meshe të fundme, popi, bashkë me fshatarët që erdhën me një barkë, e tërhoqi derën e rëndë të kishës dhe u detyruan të largohen. Megjithatë, ai kishte shpresë dhe tha se do të vinte përsëri, se askush nuk mund të kundërshtonte dëshirën e Zotit. Ishulli, që ndodhet larg nja 300 metra nga bregu, është i mbushur me lepuj të egër që gëlojnë ngado.

    Pranë manastirit, ku flenë të burgosurit, në anë, është një kabinë e togerit ku rrinë dhe nja tre ushtarë. Të gjithë me armë. Qetësinë e atij ishulli, vetëm lakuriqët e natës e prishin disi me ato fluturimet e tyre. Ndonjëra nganjëherë përplaset me xhamat e manastirit, aq sa një ditë theu një xham. Të burgosurit u detyruan të vendosin një copë kartoni, meqë po afronte dimri. Veç llambës në krye të kabinës së oficerit, vetëm dritëzat e ndonjë qiriri që shuhej natën vonë, të jepnin të kuptoje se aty jetonin njerëz, njerëz të dënuar, ku shumica ishte në agoni.

    Jo larg manastirit janë dhe disa varre, disi të shpërndara. Kryesori është një varr i madh i një fisniku që e quajnë gjithashtu Karaxha dhe që ndoshta është shquar në ndonjë nga luftërat kundër osmanëve në fillimet e shekullit XIX. Diku më tutje është varri i Marigo Posio, asaj gruaje që thonë se ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemal Beu në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pak më tutje është varri i bukur i vajzës së një njeriu të fismë, e cila kishte vdekur e re dhe meqë vajza e pëlqente shumë këtë ishull dhe vinte shpesh me të atin, kur ajo vdiq, ai e solli dhe e varrosi këtu. Ёshtë i rrethuar me hekura dhe në pllakën e gurit të saj shkruhet:

    O ti kalimtar, mos u habit. Aty ku ke qenë ti kam qenë dhe unë dhe atje ku do të jem unë do të jesh edhe ti!

    Letra I.

    "… Një shkrepëtimë rrufeje e prishi gjumin tim dhe unë erdha në vete si dikush që e kanë zgjuar me dhunë. Ashtu në këmbë, u ktheva dhe pashë rreth meje duke vështruar gjatë për të parë vendin se ku më kishin sjellë. Në të vërtetë gjendesha në skajet e një lugine me një humnerë të dhimbshme ku bashkoheshin vajtime të pafundta…"

    Dante, Ferri, kënga IV.

    29 maj, 1957

    E dashur Bruna! U bë dy muaj që më kanë sjellë këtu. Tashmë ndihem mirë dhe kjo sigurisht nga klima e pastër. Dielli dhe era e detit më kanë dhënë fuqi dhe tashmë nuk i ndjej si më parë dhimbjet e forta në mushkëri. Të mos kishte qenë Beso, nxënësi im i gjimnazit, ende do të kalbesha në qelitë e errta e plot lagështi të Burrelit. Ti nuk e njeh atë. Ishte një nga maturantët e mi më të mirë në Shkodër dhe unë e desha shumë. Banonte jo larg shtëpisë sonë, para se t’i drejtoheshe Parrucës. Një zot deshi që pas luftës në mal ai të kthehej në Tiranë dhe të ndodhej rastësisht në atë detyrë të më ndihmonte, duke më sjellë të vuaj dënimin këtu. E pashë në sallën e gjyqit kur u shfaq, atëherë që do të jepej dënimi. Qëndroi nga fundi i njerëzve dhe më vështronte në heshtje me ca sy të trishtë. Sigurisht i vinte keq, por s’mund të shkonte kundër të Plotfuqishmit. E megjithatë, ai m’u gjend. Në ishullin e Zaratës, tani për tani, janë veçse dhjetë të dënuar, por disa thonë se mund të sjellin dhe të tjerë. Të gjithë këtu janë të sëmurë, shumica me tuberkuloz, apo sëmundje të rënda dhe pa shpresë. Madje Petro, një plak i mjerë, i lutet Zotit natë e ditë ta marrë sa më parë, sepse nuk i duron dhimbjet e trupit dhe të zemrës. Ёshtë nga ata që bënë Luftën e Parë Botërore, krah batalioneve franceze nëpër Shkumbin dhe në Gurin e Kamjes; është nga ata që luftoi kundër rusëve të bardhë që sollën mbretin nga Beogradi dhe luftuan Fan Nolin. Por pastaj bëri dhe Luftën e Dytë Botërore. Pas lufte, filloi kalvari i tij, pasi askush s’do t’ia dijë se çfarë shërbimi i ke bërë kësaj toke. Të dalësh kundër Prijësit, të flasësh kundër tij, çmimi është i rëndë. Por Petro nuk i humb shpresat. Do vijë një tjetër ditë thotë ai, por unë atëherë s’do të jem më, ju të tjerët do ta gëzoni… Të gjithë janë të dënuar politikë. Sazani ka studiuar në Paris dhe është arkitekt, por meqë në zgjedhjet e para pas luftës u bashkua me grupin e deputetëve të pavarur që kërkonin një sistem demokratik e perëndimor, siç kemi parë nëpër Europë, edhe atë e burgosën. Pranë shtratit prej kashte, kam Vangjelin, një nacionalist të thekur që ka marrë pjesë në Konferencën e Mukjes. Edhe ai ka luftuar për lirinë, por pas luftës, gjithçka e mori lumi. Kur erdhën gjermanët, qeveria shqiptare e caktoi si funksionar të lartë në Ministrinë e Financës. Por kur ushtria e Wermaht-it iku, ai nuk u largua siç bënë shumë të tjerë, por qëndroi. E megjithatë, nën damkën e kolaboracionizmit, atë e burgosën. Por vuan i mjeri nga mëlçia dhe më duket se ka cirrozë. Mjekët kanë thënë se nuk e ka të gjatë, prandaj dhe e kanë sjellë, të vdesë këtu. Seferi, një shtrat më tej, ka qenë komandant i një çete partizane dhe një trim i tërbuar, por meqë nuk i kishte vrarë disa ballistë sipas urdhërit të komandës së lartë, më pas e konsideruan si bashkëpunëtor të Ballit Kombëtar. Nuk flet gjithë ditën dhe është mjaft i trishtë se ka lënë gruan me një foshnjë të vogël dhe me nënën e tij. Gjithë ditën e kalon si murg dhe mua më dhimbset, se është njeri i mirë dhe i drejtë. Herë-herë, ia merr një kënge të rëndë, një vaj i gjallë, se ai është nga malet e Kurveleshit… Xhevua është më i riu nga ne, një djalë simpatik e shtatlartë. Para disa ditësh e lajmëruan se i kishte vdekur nëna dhe donte të shkonte për varrim. I kërkoi leje oficerit dhe pastaj shkroi një letër për komandën e burgjeve në Tiranë, por nuk i kthyen përgjigje. Qante nën zë i shkreti. Gjithë këto ditë nuk e ka hapur gojën, madje dhe për të ngrënë. I duket se u

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1