Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Fryme Lufte: Mesime nga Fushebeteja
Fryme Lufte: Mesime nga Fushebeteja
Fryme Lufte: Mesime nga Fushebeteja
Ebook194 pages2 hours

Fryme Lufte: Mesime nga Fushebeteja

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Roland Bartetzko është ish ushtar i Ushtrisë Gjermane, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Këshillit Kroat të Mrojtjes, dhe ka marrë pjesë në operacione të gjëra gjatë luftërave në Ballkan.

“Frymë lufte” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë në kulmin e luftës së Bosnjës dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre. Në mes të faqeve mësojmë, jo vetëm për luftimet që ndodhën, por për atë që ndoshta edhe më interesante, për personat e ndryshëm të përfshirë, shpresat dhe shqetësimet e tyre: civilë, refugjatë, fëmijë, gazetarë, kriminelë dhe nganjëherë njerëz të çmendur.

Ka histori rreth vdekjes dhe gjërave të këqija që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, por edhe tregime qesharake dhe zemërgjera të njerëzve me guxim të vërtetë që rezistojnë dhe luftojnë për një kauzë të drejtë. Ndryshe nga shumë kujtime të tjera rreth luftës në Kosovë, autori nuk paraqet një imazh heroik të vetes dhe të “vëllezërve të tij në luftë”: Ata ndonjëherë janë të frikësuar, bëjnë një tone gabimesh dhe gjërat nuk përfundojnë gjithmonë mirë. Edhe pse ata duhet të luftojnë, jo vetëm me armikun, por nganjëherë edhe me paaftësinë dhe mungesën e organizimit në ushtrinë e tyre, ata tejkalojnë të gjitha këto pengesa me kreativitet, iniciativë, zgjuarsi dhe guxim. Por, ndonjëherë edhe thjeshtë dështojnë dhe njerëzit vdesin.

Një histori mund të jetë shumë interesante, por nëse nuk nxjerrim mësimet e duhura nga ajo, ajo thjesht mbetet një histori dhe asgjë më shumë. Prandaj, në fund të shumices së kapitujve të këtij libri, Bartetzko jep këshilla. “Vrojtimet” e tij nuk janë të përshtatshme vetëm për ushtarët dhe njerëzit që janë të interesuar për çështjet ushtarake, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë se si të mbijetojnë në një zonë lufte ose si të qëndrojnë të qetë dhe të menaxhojnë stresin në situata ekstreme. “Frymë lufte” është një histori mahnitëse dhe e vërtetë. Është një monument për ushtarët e vërtetë që luftuan betejat tona dhe civilët trima që ndihmuan me vetëmohim.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 9, 2019
ISBN9780463266755
Fryme Lufte: Mesime nga Fushebeteja

Related to Fryme Lufte

Related ebooks

Related categories

Reviews for Fryme Lufte

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Fryme Lufte - Roland Bartetzko

    Roland Bartetzko

    Frymë lufte

    Mësime nga Fushëbeteja

    Frymë Lufte ©2018 Roland Bartetzko

    Të gjitha drejtat i takojnë autorit. Riprodhimi në menyrë të plotë ose të pjesshme, ose në çdo formë tjetër pa miratimin e autorit përbën shkelje ligjore.

    Titulli origjinal: The Smell of War

    Përktheu nga anglishtja: Elvi Sidheri

    Kopertina: designhouse Prishtina

    Prodhimi Ebook: mach-mir-ein-ebook.de

    Burim: Charis by SIL International, this font is available under the Open Font License

    Përmbajtje

    Falënderime

    Pjesa e parë Bosnjë

    Fillimi

    Në vijën e frontit

    Vrojtime

    Qyteti

    Vrojtime

    Papagalli

    Vrojtime

    Snajperistët

    Vrojtime

    Pagëzimi me zjarr

    Sulm!

    Pasojat

    Mbi gjumin

    Jo përsëri!

    Vrojtime

    Miq të rinj

    Kohë të frikshme

    Vrojtime

    Të burgosurit

    Vrojtime

    Operacionet e Mëdha

    Sypatremburi

    Pjesa e dytë Kosova

    Një fillim tjetër

    Infiltrimi

    Luftimet e para

    Vrojtime

    Një arratisje prej të kokëkrisurit

    Këngë krishtlindjesh

    Migueli

    Lidhur me luftën guerile

    Prita

    Vrojtime

    24 ditë luftime

    Sulm i natës

    Vrojtime

    Eksplozivët

    Taktikat e vonimit

    Vrojtime

    Takim me një mik

    Sulme ajrore

    Tanket!

    Një rezultat befasues

    Nderim

    Vuajtjet e civilëve

    Vrojtime

    Të dalësh në ndihmë

    Koha për një dush

    Fundi i lojës

    Pasthënie

    Falënderime

    Do të doja të shprehja mirënjohjen time për shumë njerëz, që më kanë ndihmuar me këtë libër.

    Do të doja të falënderoja bashkëshorten time, Valbona Mustafa, për ndihmesën gjatë procesit të redaktimit.

    Një falënderim i veçantë për Trim Ibrahimin për dizajnin e kopertinës dhe formatizimin e librit, si dhe Faton kryeziun për lejen e dhënë për të përdorur pikturën e tij toka e djegur për kopertinën.

    E fundit, por jo për nga rëndësia: falënderime për ushtarët që i kanë bashkëndarë historitë e tyre me mua, duke më mundësuar të gëzoj privilegjin për t’i pasur ata në këtë libër.

    Pjesa e parë

    Bosnjë

    Fillimi

    SARAJEVË, Bosnjë-Hercegovinë, 19 prill – Në një shpërthim luftimesh që duket t’i ketë pakësuar më shumë gjasat për paqe në Bosnjë, dy ushtritë që kanë lidhur në aleancë formale kundër forcave nacionaliste serbe, kanë ni- sur diçka që duket si luftë e hapur mes tyre.

    -The New York Times, 20 prill, 1993.

    Beteja të ashpra mes kroatëve dhe myslimanëve në Mostar, të ngërthyera midis marrëveshjeve për armëpushim, që veçse kanë për t’i komplikuar përpjekjet tashmë të vështira për të arritur paqen në Ballkan, thonë diplomatët perëndimorë në Kroaci.

    -The New York Times, 11 maj, 1993.

    K

    ur i hipa autobusit për në zonën e luftimeve, isha i vetmi pasagjer. Në atë kohë, qyteti i Mostarit ishte vendi më i rrezikshëm në Evropë dhe askush nuk donte të shkonte atje. Autobusi ishte i vjetër dhe fërtele, ulëset mungonin dhe kishte vrima plumbash kudo nëpër xhamat e dritareve.

    Rruga e keqmbajtur gjarpëronte përgjatë grykave të lumit Neretva. Kur iu afruam qytetit, pashë shtëllunga tymi të zi që ngriheshin në ajër, shumë përpara se të pikasja ndonjë ndërtesë.

    Pika e parë e referimit në Mostar, kur i afrohesh qytetit nga jugu, janë varrezat. Kur kaluam anash tyre, e ngjita fytyrën pas dritares për të shikuar më mirë. Munda të vëreja se shumë nga varret ishin të reja.

    Kur autobusi u fut në qendrën e qytetit, pashë një grafit të madh në një mur ku shkruhej:

    MIRË SE ERDHËT NË FERR!

    MOSTAR, ÇIKAGO LINDORE 93

    Dola nga autobusi dhe qëndroja në një vend pa ditur ku të shkoja. Kishte vetëm pak njerëz që ecnin në trotuar, por befas zhurma të shtënash u dëgjuan nga një zonë një lagje më tej, dhe të gjithë filluan të vraponin.

    Unë mbeta aty vetëm, pa ditur çfarë të bëja.

    Një ushtar kroat po ma bënte me dorë duke m’u ngërdheshur. I thashë në gjermanisht se nuk mund ta kuptoja dhe ai më thirri në një gjermanishte me theks të fortë: Komm mit, du Trottel (Eja pas meje, mor budalla!)

    Ndërkohë që vrapoja prapa tij, duke u ndier paksa i frikësuar dhe i pasigurt, nuk munda të mos e vëreja prerjen e tij të habitshme të flokëve: Dukej se ishte duke i rruar flokët e tij të gjatë të zinj, kur armët e lehta të armikut e patën befasuar. Tani, gjysma e mbetur e kokës së tij ishte rruar pastër, ndërkohë që ana tjetër ishte akoma plot me flokë të zezë e të ndotur.

    Ndërkohë që vraponim, më tha se quhej Dragan. Ia tregova emrin tim dhe përse kisha ardhur në Bosnjë.

    Hymë në një ndërtesë të madhe, i ngjitëm shkallët gjer në katin e dhjetë (nuk kishte rrymë elektrike) dhe u futëm në një apartament të vogël. Dragani më tha me shenja që të shtrihem në një divan të vjetër dhe të dremitja pak. Më vonë do të më shpinte te njësia e tij.

    Sigurisht, nuk mund të flija. Bënte shumë vapë, kishte shumë zhurmë dhe miliona mendime po ma përshkonin trurin. Më ishte dashur të vija që nga Gjermania si vullnetar në një ushtri të huaj dhe tashmë që vendimi im ishte marrë dhe qe thuajse i pakthyeshëm, po e mendoja situatën time: Ushtria Kroate nuk ishte ushtria e parë ku kisha shërbyer. Isha vetëm shtatëmbëdhjetëvjeçar kur isha futur në Ushtrinë Gjermane. Më qe dashur leja e prindërve për ta bërë këtë gjë.

    Arsyeja përse pata hyrë në ushtri ishte ngaqë doja të bëhesha ushtar. As më pak e as më tepër. Nuk isha aspak i interesuar për t’u bërë pjesë e ndonjë Njësie Speciale. Gjithçka që dëshiroja ishte që të bëhesha ushtar këmbësorie. Kështu iu bashkova Fallschirmjäger, parashutistëve, meqë ata konsideroheshin si ushtarë të zotë këmbësorie.

    Megjithatë, Ushtria Gjermane ishte një ushtri kohe paqeje dhe gjasat për të parë luftime të vërteta ishin të pakta. Nëse doje të përjetoje luftën, atëherë Ushtria Gjermane nuk ishte vendi i duhur. Për ta quajtur veten ushtar duhej të luftoja, kështu së paku mendoja unë. Përndryshe, lirisht mund të futesha në ndonjë klub paintball-i.

    Kur nisi lufta në Bosnjë, nuk kishte gjë që më ndalte. U bashkova me kroatët, por fare mirë mund të isha bashkuar me Ushtrinë Boshnjake, pak rëndësi kishte për mua. Por jo me serbët, kursesi - a nuk ishin burrat e këqijtë ata?

    Dragani kishte ikur nga apartamenti për të shkuar diku, por tani qe kthyer e më tha të shkoj schnell, schnell (shpejt) me të. Vajtëm prapë te rruga kryesore ku kisha ndaluar me autobusin e mëparshëm, dhe për befasinë time, atje kishte tre autobusë të mëdhenj në vargan në anën tjetër të rrugës.

    Autobusët ishin relativisht të rinj, jo si ai i mëparshmi. Hymë te i pari syresh dhe ishte plot me njerëz dhe gati për t’u nisur. Shoferi kishte veshur uniformë ushtarake dhe na tha të rrinim pranë tij gjatë udhës. Autobusi u largua nga qyteti në të njëjtën mënyrë siç patëm hyrë brenda tij më parë, kaluam nga kisha e pastaj nga varrezat, por më pas bëmë një kthesë majtas dhe pas nja dy kilometrash, arritëm te aeroporti ushtarak i qytetit.

    Heliodromi, siç e quanin kroatët, ishte jashtë përdorimi dhe kishte parë ditë më të mira. Në perëndimin e diellit, dallova shkatërrinat e ca avionëve të vjetër luftarakë MIG, që ishin lënë në harresë në pistë.

    U futëm në ndërtesën kryesore të administratës dhe më çuan në një zyrë të vogël, ku një grup ushtarësh të vjetër ishin ulur rreth një tavoline. Ata më dukeshin si oficerë dhe faktikisht ashtu doli të ishin. Më i moshuari i tyre më foli. Më bëri ca pyetje të shpejta: Kush je ti, përse ke ardhur, ke ndonjë përvojë ushtarake? Iu përgjigja dhe kjo ishte e gjitha. Të gjithë dukeshin të kënaqur me përgjigjet e mia dhe secili oficer ma shtrëngoi dorën dhe më përgëzoi për punën e re. Tani isha ushtari më i ri i Këshillit Kroat të Mbrojtjes.

    Shkova në një depo të vogël furnizimesh, që ishte plot me uniforma dhe armë. Më dhanë uniformen ushtarake kamuflazh, një palë çizme ushtarake stil amerikan, një rrip mesi prej lëkure, dhe atë më të rëndësishmen; një automatik AK-47 ‘Kallashnikov’, prodhim rus.

    Dragani që ishte krah meje tërë kohën, deshi të përvidhej me një uniformë të re për vete, por tipi që ishte përgjegjës për anën logjistike ia bëri të qartë se çfarë mendonte për ndukësit e magazinave. Dragani e zgërdhiu me një buzëqeshje dhe ndërkohë që po kthente çfarë nuk i përkiste, vura re se i mungonin gjysma e dhëmbëve.

    Më pyetën nëse dija të përdorja një AK-47 dhe i gënjeva që dija. Mendoja se nuk mund të ishte fort e vështirë, e gjithashtu doja të lija një përshtypje të mirë me të parën. Komandanti më tha se do t’i merrja pjesën tjetër të pajisjeve në vijën e frontit dhe më uroi fat.

    Në vijën e frontit

    N

    jë ‘Renault’ 18 i vjetër ‘Bordeaux’ i kuq na mori dhe e përshkuam aeroportin. Pastaj shoferi i fiku dritat e përparme dhe shtypi gazin. Ecëm me shpejtësi përmes një ure druri tejet të ngushtë (Ka snajper më thanë), bëmë një kthesë të fortë majtas e më pas ndalëm përballë një radhe njëkatëshe.

    Dragani dhe unë dolëm nga makina, ndërkohë që shoferi menjëherë e ktheu makinën dhe iku nga patëm ardhur.

    Në një kopsht përpara njërës nga ndërtesat njëkatëshe kishte një grup ushtarësh. Ata ishin skuadra ime e re, më tha Dragani. Një tip shtatvogël e topolak me një kokë të rruar për së mbari dhe vetulla të zeza e të dendura më prezantoi me të tjerët. Slaven quhej. Ai fliste një anglishte mesatare dhe pasi kisha shtrënguar dorën me të gjithë, ai më bëri një përditësim të shpejtë lidhur me situatën taktike. Ndërkohë që ai fliste, mund të dëgjoja zhurmën e zjarrit të armëve. Nuk mund ta dalloja sidoqoftë se nga sa larg vinte, ose nga çfarë drejtimi vinin apo shkonin të shtënat.

    Slaveni më shëtiti përgjatë llogoreve që ndërlidhnin të tri shtëpitë njëkatëshe. Arritëm te shtëpia majtas dhe u përshëndetëm me një ushtar që po përdorte një mitraloz. Ishte tepër errësirë për të mundur të shihnim çfarëdolloj gjëje përballë nesh, por Slaveni më tha se boshnjakët, armiqtë tanë, i kishin llogoret e tyre veç disa qindra metra larg nesh. Ky ishte vendi më i rrezikshëm në vijën tonë mbrojtëse, e pikërisht këtu armiku me gjasë do të sulmonte. Pimë një cigare dhe vijova të dëgjoja çdo fjalë që më thoshte.

    Ishin pozicionuar në një cep në anën e lindore të lumit Neretva dhe kishte sulme të vazhdueshme nga armiku, që donte të hiqte qafe çdo gjurmë kroate në anën lindore të lumit. Vetëm katër ditë më parë, dy ushtarë të togut tonë ishin vrarë nga një goditje me minahedhës.

    Gjëja më e rëndësishme për t’u ditur, megjithatë, ishte se nëse do të kishte ndonjë problem, mënyra e vetme për t’u kthyer në zonë të sigurt ishte ura e vogël që kisha përshkuar më parë. Veç gjatë natës, sidoqoftë, më tha Slaveni, për shkak të snajperëve.

    Fillova ta kuptoja përse nuk më kishin shqyrtuar më shumë gjatë intervistës sime të punës në aeroport. Nga këndvështrimi ushtarak, ky ishte vërtet një vend i menderosur për t’u gjendur dikush, dhe vullnetarët me siguri ishin skajshmërisht të rrallë.

    Ishte një ditë e gjatë dhe po lodhesha, kështu që Slaveni më dërgoi në një qilar të madh poshtë njërës nga shtëpitë. Kishte një qiri të ndezur në një cep dhe më thanë të gjeja një vend. Meqë ishte nata ime e parë në vijën e frontit, nuk më kishin caktuar ndonjë detyrë si rojë dhe më lanë të pushoja pa ndërprerje.

    Sigurisht, nuk fjeta dot një minutë. Dysheku që kisha zgjedhur për të fjetur kishte një erë kundërmuese dhe u gëzova që ishte aq shumë terr, për ta parë më mirë. Dëgjova ca minj që rrëmonin në një cep e kisha gjithaq nga atë zhurmat kërcëllitëse nga zjarri i armëve të vogla, që dëgjoheshin nga jashtë. Mund të dëgjoja gërhimat e nja dy ushtarëve aty pranë. I kisha zili: Ata dukej se nuk e çanin kokën nga era e keqe dhe zhurma.

    Pasi ndenja zgjuar për orë të tëra dhe isha tejet i lodhur për ta çarë kokën, dikur vonë më zuri gjumi.

    U zgjova ngadalë mëngjesin pasues, askush nuk po shtinte, dielli shkëlqente nga jashtë brenda në qilar dhe unë po mendoja: Çfarë mëngjesi i këndshëm! Kur fillova ngadalë ta kuptoja se ku ndodhesha, mendimi vijues ishte: Oh, dreq!

    Për një moment, u pendova fort për vendimin për të ardhur në këtë vend, por pastaj mendova me vete: Mjaft qave si kalama dhe lëvizi mollaqet! e kështu çastet e mia të pendimit kaluan.

    Isha i vendosur për të mësuar

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1