Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 4
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 4
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 4
Ebook458 pages9 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 4

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 4.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 4.

Autoret e publikimet e këtij vëllimi:

Umberto Eco - Fashizmi i përjetshëm
Xhevahir Spahiu - Poezi
Shaban Sinani - Josif Bageri i Rekës së Dibrës
Josif Bageri – Msoni guhen e vet
Halil Matoshi - Trilogjia për Jasharajt e Prekazit
Roland Gjoza: Prej kohësh kam një moskuptim me vendin tim
Afrim A. Rexhepi - Forma estetike
Sherif Selimi - Receptimi i Poetikës së Simbolizmit në Letersinë bashkëkohore
Mark Strand - Udhëzues për poetë aspirantë
Luan Rama - Poetja Laure Cambau, Dervishi dhe piktori Omer Kaleshi ...
Laure Cambau – Poezi
Olga Sjedakova – Poezi
Michael D. Higgins - Profetët po qajnë
Grigor Jovani – Poezi - Çuni me trëndafil
Vaid Hyzoti – Poezi - Portret i pambaruar
Hans-Joachim Lanksch - Rose Ausländer, Një Zemër Mendimtare Që Këndon
Donald Barthelme - Pas Xhojsit
Anton Gojçaj – Poezi - Gjysma e botës
Kujtim Morina – Poezi
Andrej Nikolaidis – Fragment nga romani Bir
Granit Zela - Fragment nga romani Dëmi e Kobi
Ardita Jatru – Poezi - Kurvat e qytetit tim
Blerina Goce – Poezi - Vdekje të vockëla
Lida Lazaj – Poezi - Vetmi
Sabina Veizaj – Poezi – Kohë shtegtimesh
Suzana Zisi – Poezi - Gjysma ime
Besnik Mustafaj - Një histori e vogël me domate të kuqe
Faruk Myrtaj - Turmat e dimrit
Murat Aliaj - Mimoza
Qazim D. Shehu - Borxhi
Jorgos Themelis – Poezi - Askush se dëgjon shpirtin e tjetrit
Elif Shafak – Poezi - Sikur ta shihje veten tënde në ëndrrat e mia
Zvonko Karanović – Poezi - Kemi shkuar në ferr
Julian Barnes - Si ta rishikosh dorëshkrimin
Milazim Krasniqi - Në shtetin pa kujtesë
Ramadan Musliu - Patologjia e përditshmërisë
Adelina Dardha – Poezi - Kafja e shqiptarëve
Alma Basha – Poezi - Sonte
Anila Toto – Poezi - Meditoj
Fahrije Kllokoqi – Poezi – Dashuria ime
Ylldije Sulka – Poezi - Ti do të vish
Arif Molliqi - Udhëtimi 1956
Bajram Sefaj - Prozë urbane
Bujar Balliu - Sintaksë siluetash
Drita Lushi - Trëndafilat
Viron Kona - Rruga “Miss Durham”
Defrim Cani - Mjegullat e fjalës poetike
Mimoza Ahmeti - Zogaj në vibrimet e melankolisë
(Rreth librit “Ushtrimet e melankolisë”, të Preç Zogaj)
Preç Zogaj - Himnizimi i virtyteve në tregimet e Bahri Myftarit
Shefqet Dibrani - Romani “Dosja B” si dëshmi e konfliktit tonë të brendshëm
(Rreth romanit "Dosja B", të shkrimtarit Jusuf Buxhovi)
Vasil Vasili - Sikur flasim ballë për ballë
(Për tregimtarin Faruk Myrtaj)
Agim Baçi - Udhëtim me veten dhe fatin
(Shënime për romanin “Incognito” të Ardian Christian Kyçykut)
Klara Kodra - Një novelë filozofike: “Zjarr dhe zjarr” e Sazan Golikut
(Për novelën “Zjarr dhe zjarr” të Sazan Golikut)
Moikom Zeqo - Jeta, krishtërim pa Krisht
(poezia mbijetuese e Petrit Nikës)
Petrit Ruka - Gjithë bota në një kitarë
(Mbresa për librin “Pak Dhe Për Atdheun E Botës” të Bajrush Zekës)
Ymer Çiraku - Të gjallë dhe të vdekur
(Libër me poezi nga Ilirian Zhupa)
Reshat Sahitaj - Flori Bruqi kundër paragjykimeve të kritikëve letrarë
Prend Buzhala - Libri i ripërtëritjes së krijuesit nëpër kohë
(Për librin: "Jashtë eklipsit", vjersha dhe poema të Agim Mato)
Murat Gecaj - Profili i Revistës “Illz”, përmes tre numrave të parë të saj...

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 8, 2020
ISBN9780463479889
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 4
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    FASHIZMI I PËRJETSHËM

    Në vitin 1942, në moshën 10 vjeç, fitova çmimin e parë në Ludi Juveniles (një konkurs me pjesmarrje të hapur, për të rinjtë fashistë italianë, - pra, për të gjithë të rinjtë italianë). Kisha punuar me virtuozitet mbi temën: A duhet të japim jetën për fitoren e Musolinit dhe fatin e pavdekshëm të Italisë?

    Përgjigjia ime ishte pohuese. Isha një djalë i zgjuar.

    Pastaj, në 1943-shin zbulova kuptimin e fjalës liri. Do ta tregoj këtë histori në fund të diskutimit tim. Në atë moment, liri nuk do të thoshte ende lirim.

    Kam kaluar dy nga vitet e mia të para, mes fashistësh e partizanësh, që qëllonin njëri-tjetrin, dhe kam mësuar si t’u shmangesha plumbave. Nuk ishte keq si ushtrim.

    Në prill, të 1945-ës partizanët morën Milanon. Dy ditë më vonë, mbërritën në qytetin e vogël ku jetoja. Ishte një moment gëzimi. Sheshi qendror ishte mbushur me njerëz që këndonin, e tundnin flamujt, thërrisnin me zë të lartë Mimo, shefin e partizanëve të zonës. Mimo, ish marshall i karabinierëve, ishte bërë krah me badolianët dhe kishte humbur një këmbë në një nga luftimet e tij të para. U shfaq në ballkonin e komunës, i mbështetur në patericat e tij, i zverdhur; u përpoq me dorë të qetësonte turmën. Unë ishta aty, prisja diskutimin e tij, meqë e gjithë fëmijëria ime ishte shënuar nga diskutimet e mëdha historike të Musolinit, për të cilat në shkollë mësonim përmendësh pjesët më domethënëse. Heshtje. Mimo foli me zë të ngjirur, gati nuk dëgjohej. Tha: "Qytetarë, miq. Pas shumë sakrificash të dhimbshme… ja ku jemi. Lavdi të rënëve për liri. Kjo ishte e gjitha. U kthye brenda. Turma ulëriste, partizanët ngritën armët e tyre e qëlluan në ajër festueshëm. Ne djemtë u angazhuam në mbledhjen e gëzhojave, objekte të çmueshme për koleksion, por edhe kisha mësuar se liri e fjalës do të thotë edhe liri e retorikës.

    Pak ditë më vonë, pashë ushtarët amerikanë. Ishin afro-amerikanë. I pari yankee që takova ishte një i zi, Joseph, që më njohu mrekullitë e Dick Tracy. Vizatimet e tij ishin me ngjyra dhe kishin një aromë të mirë.

    Një nga zyrtarët (majori, apo kapiteni Muddy) ishte mik në vilën e familjes së dy shoqeve të mia të shkollës. Isha në shtëpinë time, në atë kopshtin ku disa zonja bënin be për kapiten Muddy-n, duke folur një gjasma frëngjishte. Kapiten Muddy kishte një edukim të mirë e të një niveli të lartë dhe njihte pak frëngjisht. Kështu, imazhi im i parë i çlirimtarëve amerikanë, pas shumë fytyrash të zbehta me këmishë të zezë, ishte ajo e një të ziu të kulturuar me uniformë të verdhë –jeshile që thoshte: Oui, merci beaucoup Madame, moi aussi j’aime le champagne... fatkeqësisht mungonte shampanja, por nga kapiteni Muddy pata çamçakizin tim të parë e fillova ta përtyp gjithë ditën. Natën e vendosja në një gotë ujë, për ta mbajtur të freskët për ditën tjetër.

    Në maj, dëgjuam që lufta kishte mbaruar. Paqja më dha një ndjesi kurioze. Më ishte thënë që lufta e qëndrueshme ishte kusht normal për një të ri italian. Në muajt në vijim zbulova se rezistenca nuk ishte vetëm një fenomen lokal, por europian. Mësova fjalë të reja eksituese si reseau; maquis, armée secrete, Rote Kapelle "ghetto di Varsavia". Pashë fotot e para të Holokaustit e mësova kështu kuptimin para se të njihja fjalën. Kuptova nga se ishim liruar.

    Në Itali ka sot disa që pyesin nëse Rezistenca ka pasur një ndikim real ushtarak përgjatë luftës. Për gjeneratën time, pyetja është e parëndësishme: kuptuam menjëherë kuptimin moral e psikologjik të Rezistencës. E kishim për krenari të dinim që ne europianët nuk e kishim pritur lirinë në mënyrë pasive. Mendoj se edhe për të rinjtë amerikanë që rrihnin gjoksin për lirinë tonë nuk ishte e parëndësishme të dinin që pas linjave kishte ende europianë që po paguanin borxhet e tyre.

    Në Itali ka sot ndonjë që mendon se miti i Rezistenzës ishte një gënjeshtër komuniste. Është e vërtetë që komunistët e kanë përdorur Rezistencën si një pronë përsonale, nga momenti që patën një rol parësor; por unë kujtoj partizanë me shami me ngjyra të ndryshme.

    Ngjitur pas radios, kaloja netët e mia – dritaret e mbyllura, dhe errësira e përgjithshme që e bënte hapsirën e vogël rreth aparatit, të vetmen ndriçuese – duke dëgjuar mesazhet që Radio Londra u transmetonte partizanëve. Mesazhet ishin në të njëjtën kohë të errëta e poetike (Dielli lind akoma, Lulet do të çelin), dhe pjesa më e madhe ishin mesazhe për Franchi-n. Dikush më pëshpërit që Franchi ishte kryetari i një prej grupeve klandestine më të fuqishme në Italinë e veriut, një burrë me kurajo legjendare. Franchi u bë heroi im. Franchi (emri i vërtëtë i të cilit ishte Edgardo Sogno) ishte një monarkist, aq antikomunist sa pas luftës iu bashkua grupeve ekstremiste te djathta, dhe u akuzua se kishte bashkëpunuar për një grusht shteti reaksionar. Po ç’rëndësi ka? Sogno mbeti ende ëndrra (il sogno) e fëmijërisë sime. Lirimi ishte një sipërmarrje e përbashkët për njerëz të ngjyrave të ndryshme.

    Në Itali, ka sot ndonjë që thotë se lufta e çlirimit ishte një periudhë tragjike ndarjeje, dhe që sot kemi nevojë për një bashkim kombëtar. Kujtimi i atyre viteve të tmerrshme duhej shtypur. Por, shtypja shkakton nervozizëm. Nëse bashkim do të thotë dhembshuri e respekt për të gjithë ata që kanë luftuar në mirëbesim, të falësh nuk do të thotë të harrosh. Mund edhe të pranoj se Eichmann besoi sinqerisht në misionin e tij, por nuk ndiej të them: Okay, kthehu e bëje sërish. Ne jemi këtu për të kujtuar atë çfarë ndodhi dhe për të deklaruar solemnisht se ata nuk duhet ta bëjnë më .

    Por kush janë ata?

    Nëse mendojmë akoma për qeveritë totalitare që zotëruan Europën para Luftës së Dytë Botërore, mund të themi me qetësi se do të ishte e vështirë t’i shohësh të rikthehen në të njëjtën formë në rrethana historike të ndryshme. Nëse fashizmi i Musolinit bazohej në idenë e një shefi karizmatik, në koorporativizëm, në utopinë e fatit fatal të Romës, me një vullnet imperialist për të fituar troje të reja, në një nacionalizëm të përkeqësuar, me idenë e një kombi të tërë rreshtuar në këmishë të zezë, në refuzimin e demokracisë parlamentare, mbi antisemitizmin, atëherë nuk është e vështirë të pranohet se Aleanca Nacionale, lindur nga MSI, është sigurisht parti e së djathtës, por ka shumë pak të bëjë me fashizmin e vjetër. Për të njëjtat arsye, edhe pse jam i shqetësuar nga lëvizje të ndryshme filonaziste aktive këtu e atje në Europë, përfshirë Rusinë, nuk mendoj se nazizmi, në formën e tij origjinale, është duke u rishfaqur me lëvizje që përfshin një komb të tërë.

    Gjithsesi, edhe regjimet politike mund të përmbysen, dhe ideologjitë e kritikuara dhe të delegjitimuara. Pas një regjimi dhe ideologjisë së tij ka gjithmonë një mënyrë të menduari dhe të dëgjuari, një mori sjelljesh kulturore, një mjergull instiktesh të errëta dhe rrahjesh të padepërtueshme. Pra, a ka një tjetër fantazmë që vërtitet në Europë (për të mos folur për pjesë të tjera të botës)?

    Lonesko thoshte një herë që vetëm fjalët kanë peshë të tjerat janë fjalë. Sjelljet gjuhësore janë shpesh sintomë e rëndësishme e ndjenjave të pashprehura.

    Ndaj më lejoni t’ju pyes përse jo vetëm Rezistenca por e gjithë Lufta e Dytë Botërore janë cilësuar në të gjithë botën si një luftë kundër fashizmit. Nëse e rilexoni librin, "Për kë bie këmbana" e Hemingway, do të zbuloni se Robert Jordan i identifikon armiqtë e tij me fashistët, edhe kur mendon falangistët spanjollë.

    Më lejoni t’i jap fjalën Franklin Delano Roosevelt: Fitorja e popullit amerikan dhe aleatëve të tij do të jetë një fitore kundër fashizmit (23 shtator 1944).

    Gjatë viteve të Mccarthy, amerikanët që kishin marrë pjesë në luftën civile spanjolle quheshin antifashistë të parakohshëm – duke nënkuptuar me këtë se të luftosh Hitlerin në vitet dyzet ishte një detyrë morale për çdo amerikan të mirë, por të luftosh kundër Franco-s, shumë shpejt në vitet tridhjetë, ishte e dyshimtë. Pse një shprehje si Fashist pig përdorej nga radikalët amerikanë deri për një polic që kundërshtonte ata që pinin cigare? Pse nuk thuhej Porco Caugolard, Porco falangist, Porco ustash, Porco Quisling, Porco Ante Pavelic, Porco nazist?

    Mein Kampf është manifesti i plotë i një programi politik. Nazizmi kishte një teori të racizmit dhe të arianizmit, një përcaktim i saktë i entartete Kunst, arti i degraduar, një filozofi e vullnetit të fuqisë dhe të Ubermensch. Nazizmi ishte antikristian dhe neopan, në të njëjtën mënyrë si Diamat (version zyrtar i marksizmit sovjetik) i Stalinit ishte qartësisht materialist dhe ateist. Nëse për totalitarizëm nënkuptohet një regjim që nënshtron çdo akt individual shtetit dhe ideologjisë së tij, atëhere nazizëm e stalinizëm ishin regjime totalitare.

    Fashizmi ishte sigurisht një diktaturë, por nuk ishte plotësisht totalitar, jo shumë për dobësinë e tij, sa për dobësinë filozofike të ideologjisë së tij. Përkundër asaj që mendohet gjërësisht, fashizmi italian nuk kishte një filozofi të tij. Artikulli mbi fashizmin firmosur nga Musolini për Enciklopedinë Treçani u shkrua dhe u frymëzua thellësisht nga Giovanni Gentile, por reflektonte një nocion të vonë të hegelizmit të shtetit etik dhe absolut që Mussolini nuk e realizoi kurrë plotësisht. Mussolini nuk kishte asnjë filozofi: kishte vetëm një retorikë. Filloi si një militant ateist, për të firmosur më tej marrëveshjen me kishën dhe të simpatizonte me peshkopët që bekonin të ashtuquajturit fashistë. Në vitet e tij të para antiklerike, sipas një legjende të mirënjohur, i kërkoi njëherë zotit ta qëllonte në vend, për të provuar ekzistencën e tij. Zoti sigurisht ishte i shpërqëndruar. Në vitet e mëvona, në diskutimet e tij Mussolini citonte gjithnjë emrin e Zotit e nuk e përbuzte ta quante "l'uomo della Provvidenza". Mund të thuhet që fashizmi italian ishte diktatura e parë e djathtë që ka dominuar në një vend europian, dhe të gjitha lëvizjet e ngjashme kanë gjetur në vijim një lloj modeli të përbashkët me fashizmin e Musolinit. Fashizmi italian, ishte i pari që krijoi një liturgji ushtarake, një folklor e deri një mënyre veshjeje – duke arritur të ketë jashtë më shumë sukses se Armani, Benetton apo Versace. Vetëm në vitet tridhjetë lëvizjet fashiste u shfaqen në Angli, me Mosley, e në Letoni, Estoni, Lituani, Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari, Greqi, Jugosllavi, Spanjë, Portugali, Norvegji, e deri në Amerikën e Jugut, për të mos folur për Gjermainë. Fashizmi italian bindi shumë liderë liberalë europianë se regjimi i ri po realizonte reforma interesante sociale në gjendje për të siguruar një alternativë lehtësisht revolucionare ndaj kërcënimit komunist.

    Gjithsesi, përparësia historike, nuk më duket një arësye e mjaftueshme për të spjeguar pse fjala fashizëm u bë një sinekdodë, një emërtim pars pro toto për lëvizje totalitare të ndryshme. Nuk vlen të thuhet se fashizmi përmbante në vetvete të gjithë elementët e totalitarizmave të mëvonë, të ashtuquajturat në gjendje quintesenziale. Përkundrazi, fashizmi nuk zotëronte asnjë quintesensë, e asnjë esencë të vetme. Fashizmi ishte një totalitarizëm konfuz . Fazhizmi nuk ishte një ideologji monolitike, por më shumë një kolazh i ideve të ndryshme politike e filozofike, nje zgjua kontradiktash. Ndoshta mund të mendohet një lëvizje totalitare që arrin të bëjë së bashku monarki e revolucion, ushtri mbretërore e milici përsonale të Musolinit, privilegjet e lidhura me kishën dhe një edukim shtetëror që lartëson dhunën, kontrollin absolut dhe lirinë e tregut? Partia fashiste kishte lindur duke shpallur rendin e tij të ri revolucionar por ishte financuar nga pronarë tokash më konservatorë, që prisnin një kundërrevolucion.

    Fashizmi fillestar ishte republikan e mbijetoi për njëzet vite duke i shpallur besnikëri familjes së tij mbretërore, duke i lejuar një duce-je të ecë para nën krah të një Mbreti të cilit i ofroi edhe titullin e Perandorit. Por, kur në 1943 Mbreti pushoi Mussolinin, partia u rishfaq dy muaj më vonë, më ndihmën e gjermanëve, nën flamurin e një republike sociale, duke ricikluar partiturën e vjetër revolucionare, pasuruar me theks gati jakobin.

    Pati vetëm një arkitekturë naziste, dhe vetëm një art nazizt. Nëse arkitekti nazist ishte Albert Speer, nuk kishte vend për Mies van der Rohe. Në të njëjtën mënyrë, nën Stalinin, nëse Lamark kishte të drejtë nuk kishte vend për Darvinin. E kundërta, pati sigurisht disa arkitektë fashistë, por përkrah pseudokoloseve të tyre mbinë edhe disa ndërtesa të reja të frymëzuara nga racionalizmi modern i Gropius.

    Nuk pati një Zdanov fashist. Në Itali pati dy çmime të mëdha artistike: Çmimi Cremona i kontrolluar nga një fashist fanatik si Farinacci, që nxiste artin propagandistik (më kujtohen kuadro të emëtuar "Duke dëgjuar në radio fjalimin e Duces ose Gjendejt mendore të krijuara nga fashizmi"); dhe çmimi Bergamo, sponsorizuar nga një fashist i kulturuar dhe i arësyetueshëm si Bottai, që e mbronte artin për art dhe përvojat e reja të artit bashkëkohor që në Gjermani ishin ndaluar si të korruptuara e kriptokomuniste, kundër Kitsch, i vetmi i pranuar.

    Poeti kombëtar ishte D'Annunzio, i cili në Gjermani apo në Rusi do të dërgohej para një skuadre pushkatimi. U konsiderua në nivelin e Vates për nacionalizmin dhe kultin e heroizmit – me një shtim të fortë të dozave të dekadencës franceze.

    Le të marrim futurizmin. Do të duhej të konsiderohej si një entartete Kunst, ashtu si ekspresionizmi, kubizmi dhe surrealizmi. Por, futuristët e parë italianë ishin nacionalistë, favorizuan për arësye estetike pjesmarrjen italiane në Luftën e Parë Botërore, festuan shpjtësinë, dhunën, riskun, e në një farë mënyrë këto pikëpamje dukeshin afër kultit fashist të rinisë. Kur fazhizmi u identifikua me perandorinë romake dhe zbuloi traditat rituale, Marinetti (i cili donte të vriste dokrrat) u emërua anëtar i Akademisë Italiane, që trajtonte dokrrat me respekt.

    Shumë nga partizanët e ardhshëm dhe intelektualët e ardhshëm të partisë komuniste, u edukuan nga GUF, Shoqata fashiste e studentëve universitarë, e cila duhej të ishte djepi i kulturës së re fashiste. Këto klube u kthyen në një lloj kazani intelektual, ku idetë qarkullonin pa një kontroll ideologjik real, jo shumë për faktin se njerëzit e partisë duhej të ishin tolerant, sa për faktin se pak prej tyre zotërorin instrumentat intelektuale për t’i kontrolluar.

    Përgjatë atij njëzetvjeçari, poezia e hermetikëve pati një reaksion të stilit pompoz të regjimit: këtyre poetëve i’u lejua të zhvillonin protestën e tyre letrare brenda kullës së fildishtë. Dëgjimi i hermetikëve ishte tërësisht e kundërta e kultit fashist e optimizmit dhe heroizmit. Regjimi toleronte kundërshti të dukshme, edhe pse shoqërisht të pakuptueshme, sepse nuk i jepte vëmendje të mjaftueshme një zhargoni kaq të errët.

    Kjo nuk do të thotë se fashizmi italian ishte tolerant. Gramshi u fut në burg deri në vdekje, Matteotti dhe vëllezërit Rosselli u vranë, media e lirë e shtypur, sindikatat e shpërbëra, disidentët politikë të mbyllur në ishujt e largët, pushteti legjislativ ishte një shtirje ndërsa ai ekzekutiv (i cili kontrollonte gjyqësorin, si dhe masmedian) nxirrjte direkt ligjet e reja, ndër të cilat ka qenë edhe ajo e mbrojtjes së racës.

    Panorama e papërshtatshme që kam përshkruar nuk i përkiste tolerancës: ishte një shembull i raketizmit politik dhe ideologjik. Por, ishte një raketizëm i zakonshëm, një konfuzion i strukturuar. Fashizmi ishte filozofikisht i prishur, por nga këndvështrimi emotiv varej dukshëm nga disa forma të caktuara.

    Kemi arritur kështu në pikën e dytë të tezës time. Kishte vetëm një nazizëm dhe nuk mund ta quajmë nazizëm falangizmin hiperkatolik të Frankos, nga momenti që nazizmi është thellësisht pagan, ateist e antikristian, dhe nuk është nazizëm. Përkundrazi mund të luhet me fashizmin në disa mënyra, dhe emri i lojës nuk ndryshon. I ndodh kuptimit të fashizmit, ajo që sipas Wittgenstein i ndodh kuptimit të lojës. Një lojë mund të jetë ose të mos jetë konkuruese, mund t’i interesojë një përsoni ose më shumë përsonave, mund të kërkojë ndonjë aftësi të veçantë apo asnjë, mund të vërë në lojë paratë apo jo. Lojrat janë një sërë aktivitetesh të ndryshme që tregojnë vetëm ndonjë ngjashmëri familjare.

    1 (abc ) 2 (bcd ) 3 (cde ) 4 (def )

    Le të supozojmë se ekzistojnë një sërë grupesh politike. Grupi 1 karakterizohet nga aspekte të abc, grupi i dytë nga ato bcd, e kështu me radhë. 2 është i ngjashëm me 1 pasi kanë dy aspekte të përbashkëta. 3 është e ngjashme me 2 dhe 4 e ngjashme me 3 për të njëjtën arsye. Vihet në dukje se 3 është edhe e ngjashme me 1 kanë të përbashkët aspektin c. Rasti më kureshtar është dhënë nga 4, dukshëm e ngjashme me 3 dhe 2, por pa asnjë karakteristikë të përbashkët me 1. Gjithsesi, për shkak të një sërë ngjashmërish pa ndërprjerje ndonëse në rënie mes 1 dhe 4, mbetet, për shkak të një ngjashmërie kalimtare iluzioniste, një familjaritet mes 4 dhe 1.

    Termi fashizëm përshtatet plotësisht sepse është e mundur të eleminosh nga regjimi fashist një apo më shumë aspekte, e mund të njihet gjithsesi si fazhizëm. Hiqini fashizmit imperializmin dhe do të keni Franco ose Salazar; hiqini kolonializmin dhe do të keni fashizmin ballkanik. Shtojini fashizmit italin një antikapitalizëm radikal (që nuk e tërhoqi kurrë Musolinin) dhe do të keni Ezra Pound. Shtojini kultin e mitologjisë kelte dhe misticizmin e Graal (që nuk ka të bëjë me fashizmin zyrtar) dhe do të keni një prej besnikëve më të respektuar fashistë, Julius Evola.

    Për inat të gjithë këtij lëmshi, gjykoj se është e mundur të sjell një listë karakteristikash tipike të asaj që dua ta quaj Ur-Fashizmi, ose Fashizmi i Përjetshëm ". Karakteristika të tilla nuk mund të aplikohen në një sistem; shumë kundërshtohen reciprokisht, dhe janë tipike të formave të tjera të despotizmit dhe fanatizmit. Por, është e mjaftueshme që një prej tyre të jetë e pranishme që të bëjë të mpikset një mjegullnajë fashizmi.

    1. Karakteristika e parë e një Ur-Fashizmi është kulti i traditës . Tradicionalizmi është më i vjetër se fashizmi. Nuk ishte vetëm tipike e mendimit kundërrevolucionar katolik pas revolucionit francez, por lindi në kohën e vonë heleniste si një reagim ndaj racionalizmit grek klasik.

    2. Buzë Mesdheut, popuj të besimeve të ndryshme, filluan të ëndërronin për një vlerësim që ishte marrë që në fillim të historisë njerëzore. Ky theksim kishte mbetur i fshehur për gjatë në gjuhët tashmë të harruara. U ishte besuar hieroglifeve egjyptiane, kokave të shenjta, akoma të panjohura të besimeve aziatike.

    Kjo kulturë e re duhet të ishte sinkretike. Sinkretizmi nuk është vetëm siç përcaktojnë fjalorët, kombinimi i formave të ndryshme të besimeve apo praktikave. Një kombinim i ngjashëm, duhet të tolerojë kontradiktat. Të gjitha mesazhet origjinale përmbajnë një pikë urtësie dhe kur duket se thonë gjera të ndryshme apo të papërshtatshme është sepse të gjithë aludojnë, në mënyre alegorike, me ndonjë të vërtetë primitive.

    Si pasojë, nuk mund të ketë përparim të njohjes. E vërteta është bërë e ditur një herë e përgjithmonë, dhe ne mundet vetëm të vazhdojmë ta interpretojmë mesazhin e saj të errët. Është e mjaftueshme të shohim programin e çdo lëvizje fashiste për të gjetur mendimtarët tradicionalë kryesor. Diagnoza naziste ushqehej nga elementë tradicionalistë, sinkretikë dhe okult. Burimi më i madh teorik i të djathtës së re italianë, Julius Evola, përziente Graal me protokollet e Savi di Sion, alkiminë me perandorinë e shenjtë romake. Vetë fakti që për të treguar mendësinë e saj të hapur, një pjesë e të djathtës italiane së fundi ka zgjeruar programin duke vendosur së bashku De Maistre, Guenon dhe Gramshi, kjo është një provë e fortë sinkretizmi.

    Nëse gërmoni nëpër rafte që në libraritë amerikane shënohen me New Age, do të gjeni edhe Sant Agostinon, i cili për sa di unë, nuk ishte fashist. Por, vetë fakti i vendosjes së bashku Sant Agostino dhe Stonehenge, kjo është një sintomë e Ur-Fashizmit.

    3. Tradicionalizmi nënkupton refuzim të modernizmit . Si fashistët edhe nazistët adhuronin teknologjinë. Ndërsa mendimtarët tradicionalë zakonisht refuzonin teknologjinë si mohim i vlerave shpirtërore tradicionale. Gjithsesi, nëse nazizmi ishte krenar për sukseset e tij industriale, lavdia e tij e modernizmit ishte vetëm aspekti sipërfaqësor i një ideologjie të bazuar në gjakun e në tokën (Blut und Boden). Refuzimi i botës moderne ishte maskuar si dënim i mënyrës së jetesës së kapitalizmit, por kishte të bënte kryesisht me refuzimin e shpirtit të 1789 (apo të 1776, sigurisht). Iluminizmi, koha e Arsyes shihen si fillimi i shthurjes moderne. Në këtë kuptim, Ur-Fashizmo mund të përkufizohet si irracionalizëm.

    4. Irracionalizmi varet edhe nga kulti i veprimit për veprimin. Veprimi është i bukur në vetvete, e duhet të realizohet pa ndonjë reflektim. Të mendosh është një formë dobësimi. Ndaj kultura është dyshuese në masën që identifikohet me sjellje kritike. Nga deklarata e atribuar Goebbels (Kur dëgjoj të flitet për kulturë nxjerr pistoletën timë) me përdorimin e shpeshtë të fjalëve si Derra intelektualë, Kokëvezë , Radikalë snob, Universitetet janë një fole komunistësh, dyshimi ndaj botës intelektuale ka qenë gjithmonë sintomë e Ur-Fashizmit. Intelektualët fashiste zyrtarë ishin kryesisht të zënë duke akuzuar kulturën moderne dhe inteligjencën liberale, duke braktisur vlerat tradicionale.

    5. Asnjë formë sinkretizmi nuk mund të pranojë kritika. Shpirti kritik praktikon dallimet, dhe të bësh dallime është një shenjë modernizmi.

    6. Në kulturën moderne, komuniteti shkencor e vlereson mosmarrëveshjen si një mjet për të përparuar drejt njohurive. Për Ur-Fashizmin, mosmarrëveshja është tradhëti.

    7. Mosmarrëveshja është gjithashtu edhe një shenjë diversiteti. Ur-Fashizmi rritet e kërkon mirëkuptim duke shfrytëzuar shtypjen e frikës natyrale të ndryshimit. Thirrja e parë e një lëvizje fashiste ose parakohë fashiste është kundër të të futur njerzve të bezdisshëm. Ur-Fashizmi përkufizohet pra si racist.

    8. Ur-Fashizmi lind nga frustrimet individuale ose sociale. Çka spjegon pse një nga karakteristikat tipike të fashizmit ka qenë apeli ndaj klasave mesatare të frustruara , në siklet me ndonjë krizë ekonomike apo poshtërim politik, frikësuar nga presionet e grupeve sociale vartëse. Në kohën tonë, ku proletarët e vjetër po kthehen në një borgjezi të vogël (dhe Lumpen-ët vetë përjashtohen nga skena politike), fashizmi do të gjejë në këtë mazhorancë të re audiencën e tij të re.

    9. Atyre që janë të përjashtuar nga çfarëdolloj identiteti social, Ur-Fashizmi u thotë se i vetmi privilegj i tyre është se kanë lindur në të njëjtin vend. Kjo është origjina e nacionalizmit: Ndërkohë, të vetmit që mund t’i japin një identitet kombit janë armiqtë. Kështu në rrënjët e psikologjisë Ur-Fashiste është mania e komplotit , mundësisht ndërkombëtar. Ndjekësit duhet të ndihen të rrethuar. Mënyra më e lehtë për të shfaqur një komplot është ajo ku thirret ksenofobia . Por komploti duhet të vijë edhe nga brenda: hebrenjtë janë zakonisht objektivi më i mirë, përsa kohë paraqesin avantazhin e të qenit në të njejtën kohë brenda dhe jashtë. Në Amerikë, shembulli i fundit i fiksimit të komplotit paraqitet nga libri Rendi i ri botëror i Pat Robertson.

    10. Ndjekësit duhet të ndihen të turpëruar nga dëshira për tu dukur të pasur e nga forca e armiqve. Kur isha fëmijë më mësonin që anglezët ishin populli i pesë vakteve: hanin më shpesh se italianët, të varfër por të matur. Hebrenjtë janë të pasur dhe ndihmojnë njëri – tjetrin falë një rrjeti të fshehtë të dhënies hua. Ndjekësit duhet gjithsesi të jenë të bindur se mund ta luftojnë armikun. Kështu, falë një shtyrje të vazhdueshme të një regjistri retorik, armiqtë janë në të njëjtën kohë shumë të fortë e shumë të dobët. Gashistët janë të dënuar të humbasin luftërat e tyre, sepse janë konstitucionalisht të paaftë për të vlerësuar me objektivitet forcën e armikut.

    11. Për Ur-Fashizmin nuk ka luftë për jetën, por jetë për luftë. Pacifizmi është atëhere bashkëpunim me armikun; pacifizmi është i keq sepse jeta është një luftë e vazhdueshme . Kjo gjithsesi sjell një kompleks të Armagedon: nga momenti që armiqtë duhet dhe mund të jenë të mundur, duhet të ketë një betejë finale, në vazhdim të së cilës lëvizja do të këtë kontrollin e botës.

    12. Një zgjidhje e ngjashme përfundimtare nënkupton një epokë paqeje në vazhdim, që kundërshton principin e luftës së përhershme. Asnjë lider fashist nuk ka arritur ta zgjidhë këtë kontradiktë.

    13. Elita është një aspekt tipik i një ideologjie reaksionare, ndërsa është thellësisht aristokrate. Në histori, të gjithë elitat aristokrate dhe ushtarake kanë përfshirë përçmimin për të dobëtit . Ur-Fashizmi nuk mund të mos predikojë elitizëm popullor. Çdo qytetar i përket popullit më të mirë në botë, anëtarët e partisë janë qytetarët më të mirë, çdo qytetar mund dhe duhet të kthehet në anëtar të partisë. Por nuk mund të ketë patricë pa plebej. Lideri, që e di mirë se fuqia e tij nuk i është deleguar, por është marrë me forcë, e di edhe se forca e tij bazohet në dobësinë e masës, aq të dobët sa të meritojnë një dominues. Nga momenti kur grupi është i oganizuar hierarkisht (sipas një modeli ushtarak), çdo lidër nënçmon vartësit e tij, dhe çdonjëri prej tyre nënçmon subjektet e tij. E gjithë kjo përforcon sensin e elitës së masës.

    14. Në këtë përspektivë, kushdo është edukuar për t’u kthyer në hero. Në çdo mitologji, heroi është një qenie thelbësore, por në ideologjinë e Ur-Fashizmit heroizmi është normë.

    Ky kult i heroizmit është i lidhur ngushtë me kultin e vdekjes. Jo rastësisht, motoja e falangistëve ishte Viva la muerte Njerëzve normale u thuhet se vdekja është e pakëndshme por duhet përballuar me dinjitet; Besimtarëve u thuhet se është një mënyrë e dhimbshme për të arritur një lumturi mbinatyrale. Heroi Ur-Fashist, nga ana tjetër, aspiron vdekjen e njoftuar si shpërblimi më i mirë për një jetë heroike. Heroi Ur-Fashist është i paduruar të vdesë. Në padurimin e tij, duhet theksuar se më shpesh arrin të vdesë të tjerët.

    Nga momenti që si lufta e qëndrueshme edhe heroizmi janë lojëra të vështira për t’u luajtur, Ur-Fashizmi e transferon vullnetin e tij të fuqisë në çeshtje seksuale. Kjo është origjina e macismit (Që nënkupton përbuzje për gratë dhe një dënim të patolerueshëm për zakonet seksuale antikonformiste, nga dëlirësia tek homoseksualiteti).

    15. Nga momenti që edhe seksi është po ashtu një lojë e vështirë për t’u luajtur, heroi Ur-Fashist luan me armët, që janë Ersatz (surrogate) e tij mashkullor: lojërat e tij të luftës i detyrohen një invidia penis të përhershëm.

    16. Ur-Fashizmi bazohet në një populizëm kualitativ: në një demokraci qytetarët gëzojnë të drejta individuale, por bashkësia e qytetarëve është pajisur me një ndikim politik vetëm nga këndvështrimi kuantitativ (ndiqen vendimet e mazhorancës). Për Ur-Fashizmin meqë individët nuk kanë të drejta. Populli është konceptuar si një cilësi, një entitet monolitik që shpreh vullnetin e përbashkët. Nga momenti që asnjë sasi e qënieve njerëzore s’mund të zotërojë një vullnet të përbashkët, lideri pretendon të jetë interpretuesi i tyre.

    Pasi kanë humbur fuqinë e tyre të delegimit, qytetarët nuk veprojnë, thjeshtë thirren pars pro toto, të luajnë rolin e popullit. Kështu, populli është vetëm një shfaqje teatrale. Për të pasur një shembull të mirë të populizmit kualitativ, nuk kemi më nevojë për Sheshin Venezia apo Stadiumin e Norimberga. Në të ardhmen tonë na kanoset populizmi kualitativ, Tv ose Inter-net, ku përgjigjia emocionale e një grupi të përzgjedhur qytetarësh mund të prezantohet e të pranohet si zëri i popullit. Për shkak të populizmit të tij cilësor, Ur-Fashizmi duhet t‘u kundërvihet qeverive parlamentare të kalbura . Një nga frazat e para të shqiptuara nga Musolini në parlamentin italian ishte: Mund ta kisha transformuar këtë sallë të shurdhët e gri në një strehë për mjetet e mia Në fakt

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1