Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Serbia e Shqipëria
Serbia e Shqipëria
Serbia e Shqipëria
Ebook367 pages3 hours

Serbia e Shqipëria

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

MASAKRIMI NË LUMË
Korrespondentët e gazetave të Beogradit kanë lajmëruar: se një fshat shqiptar në Lumë është zhdukur, pasi shqiptarët japë mbyllur nëpër shtëpi dhe janë mbrojtur me ngulm deri në njeriun e fundit.
Kur trupat serbe e shkatërruan këtë fshat, aty nuk kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhër ta djegin fshatin dhe gjithçka që gjejnë në të ta vënë nën thikë, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët "të gjithë a?", kot e njoftuan disa herë komandantin se në fshat, përpos grave e fëmijëve, nuk ishte askush tjetër. "Të gjithë!", kjo ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit, i cili punonte në marrëveshje me nënkolonelin Miliqeviq.
Për dy orë fshati u zhduk me skena që është vështirë të përshkruhen. Të shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjet në gjinj; skaj nënave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat: trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në fushë; gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.
Therja u ndal kur një pjesë e oficerëve bënë protestë energjike, duke e pranuar: se shqiptarët e "egjër" ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i lëshojnë, kurse ushtria jonë e "kulturuar" e shekullit XX po i vret fëmijët e tyre! Por, vonë. U bë vetëm ajo që ende mund të bëhej: kufomat u futën në shtëpi e shtëpitë u dogjën - që krimit t'i fshihej gjurma.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 21, 2020
ISBN9781005444594
Serbia e Shqipëria

Related to Serbia e Shqipëria

Related ebooks

Reviews for Serbia e Shqipëria

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Serbia e Shqipëria - Dimitrije Tucoviq

    DIMITRIJE TUCOVIQI DHE DENONCIMI I KRIMEVE

    SHTETËRORE SERBE NDAJ SHQIPTARËVE.

    Viti 1913, përveç caktimit të padrejtë të kufijve të Shqipërisë, ku jashtë saj mbetën më se gjysma e trojeve shqiptare, u shoqërua me gjakderdhje e masakra nga ushtritë pushtuese fqinje në Veri dhe në Jug të vendit. Në 103 vjetorin e përjetimit të golgotës, që synoi të zhbinte nga faqja e dheut popullsinë shqiptare sidomos në Veri të Shqipërisë, krahas nderimit për qindra e mijëra të humburit tanë: gra, burra, pleq e plaka, fëmijë, foshnje në barkun e nënës, që u vunë nën zjarrin e ferrit të ushtrisë serbe, na duhet të nderojmë të gjithë ata gazetarë, politikanë e humanistë, që edhe pse u ndodhën në anën tjetër të barrikadës dhe i përkasin kombit serb, gjetën kurajon të ngrenë zërin për të dënuar veprimet e qeverisë së tyre. Nuk ishte aspak një veprim i lehtë për ta. Ata rrezikuan të damkosen si tradhtarë, të ndëshkohen dhe ta paguajnë edhe me jetë përkrahjen për shqiptarët.

    Masakrat serbe ndodhën në Tropojë, Has, Lumë, Dibër e gjetkë në fund të vitit 1913 para se të largoheshin trupat e pushtimit, të detyruara nga fuqitë evropiane për të respektuar kufijtë e përcaktuar të Shqipërisë.

    Në librin e tij rreth këtyre masakrave, për njohjen e dhe demaskimin e tyre, studjuesi kuksian Shefqet Hoxha ka përfshirë edhe kontributin e Leon Trockit, politikan i njohur rus, një nga korifejtë e revolucionit të tetorit, që, pas triumfit të tij dhe fill pas vdekjes së Leninit u përndoq haptas nga Stalini, u detyrua të largohej nga Rusia, por nuk i shpëtoi hakmarrjes staliniane, që i mori jetën duke e ndjekur deri në Meksikë. Ndërsa Kosta Novakoviqi, një nga politikanët socialdemokratë serb, rrugës për të dalë në Adriatik ishte në Lumë me trupën pushtuese serbe në nëntor të vitit 1912, përjetoi humbjen dhe shpartallimin e njësisë së tij dhe rikthimin pas dy javësh qëndrimi në Prizren. Ai pa me sytë e tij Hakmarrjen e trupave të ushtrisë gjatë rikthimit dhe u neverit nga veprimet e pabesa të eprorëve të tij serb.

    Natyrisht në radhët e socialdemokratëve serbë mund të përmenden edhe të tjerë, por më i shquari ndër ta mbetet Dimitrije Tucoviqi, për të cilin, ndonëse me vonesë duam ta shprehim gjithë mirënjohjen tonë të mundshme. Tucoviqi, (1881-1914) humanisti serb që kundërshtoi mizoritë ndaj popullit shqiptar, jetoi në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX që ishin të mbushur me gjakderdhje e luftra. Ai ishte themelues i Partisë Socialdemokrate Serbe dhe botues i gazetave Radniçke Novine dhe Borba. Gjithë jetën e tij ai ia kushtoi drejtimit të lëvizjes socialiste në Mbretërinë e Serbisë, luftës për mrojtjen e të drejtave universale njerëzore, barazisë gjinore, të drejtave sociale dhe lirive civile. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, Tucoviq u mobilizua në ushtrinë serbe dhe mori pjesë në fushatat e kësaj ushtrie në Shqipëri, ku përmes publikimeve dënoi masakrat që u bënë ndaj popullsisë së pambrojtur. Ai vdiq në nëntor të vitit 1914, gjatë betejës së Kolubarës (Serbia jugore) në Luftën e Parë Botërore kur ishte oficer në divizionin e Moravës, që luftonte kundër trupave austrohungareze.

    Qarqet militariste në Beograd, veçanërisht pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sidomos me fillimin e shekullit XX, nga viti në vit shumfishuan buxhetin për ushtrinë, rritën numrin e forcave ushtarake, blenë armatime të shumta dhe modernizuan gjithë paisjet luftarake. Kjo përgatitje e ethshme për luftë u shoqërua me shtimin e veprimtarive agjenturore në viset shqiptare, duke rekrutuar agjentë dhe duke mbledhur informata në lidhje me terrenin, potencialin ekonomik, shpirtëror si dhe me dëshirat dhe vullnetin e popullit shqipatar. Në këtë kohë trualli i Shqipërisë që vuante ende zgjedhën osmane, u mbush nga gjithfarë studiuesish, siç thotë dhe Tucoviqi, çdo kallogjer, çdo propagandist i paguar, çdo turist dhe aventurier e quante veten kompetent për të informuar opinionin evropian rreth Shqipërisë. Klima e pushtimit dhe mizorive u parapërgatit nga një shtyp gjakatar, në kolonat e të cilit midis shumë të tjerëve Stojan Protiqi, Ballkanikusi dhe dr. Vlladan Gjorgjeviqi, që siç thotë Tucoviq, botuan shkrimet e veta kanibale kundër popullit shqiptar duke arritur deri atje sa shqiptarët t’i quajnë si njerëz me bisht.

    Dimitrije Tucoviqi filloi të merret intensivisht me çështjen shqiptare që herët. Artikulli i tij i njohur Çështja shqiptare, në të cilin e përkrahu luftën e shqiptarëve për krijimin e shtetit të tyre të pavarur kombëtar, u botua në Borba më 14 maj 1910. Përveç shfrytëzimit të literaturës përkatëse të huaj dhe të vendit, Tucoviqi u angazhua drejtpërdrejt në mbledhjen e të dhënave për shqiptarët, qëllimet e luftës së tyre, synimet e Austro-Hungarisë, Italisë dhe të shteteve ballkanike ndaj popullsisë shqiptare të pabashkuar ende në një shtet. Kjo del edhe përmes korrespondencës së ruajtur, përkatësisht analizës së punimeve të tij për këtë çështje. Gjatë luftërave ballkanike, çështja shqiptare u bë fare aktuale. Kjo ndikoi që D. Tucoviqi të interesohet edhe më tepër për këtë problematikë dhe si rezultat i njohjes, mprehu më mirë kritikën e tij të argumentuar mbi politikën e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve.

    Në kohën e Luftës së Parë Ballkanike Tucoviqi mblodhi intensivisht lëndën dhe filloi të shkruajë veprën e vet Serbia dhe Shqipëria. Që në letrën që i dërgoi prej Resnës, më 31 dhjetor 1912 (13 janar 1913) Dragisha Llapçeviqit, 'I'ucoviqi i lutet që t'i dërgohen sa më parë dy libra për Serbinë e Vjetër dhe për Maqedoninë: veprën e Cvijiqit dhe veprën e Haxhi-Vasileviqit. Kur kaloi me ushtrinë serbe, në prill të vitit 1913, nëpër një pjesë të Shqipërisë së Mesme, D. Tucoviqi qëndrimin në Elbasan e shfrytëzoi për të mbledhë të dhëna të nevojshme, që mandej i paraqiti në librin e tij Srbija i Arbanija (Serbia e Shqipëria).

    Vepra kryesore e Tucoviqit SERBIA E SHQIPËRIA, një kontribut për kritikën e politikës pushtuese të borgjezisë serbe, si libër më vete u botua së pari në Beograd në vitin 1914 dhe u ribotua pas vdekjes së tij midis dy luftrave botërore dhe menjëhere pas luftës, madje edhe në gjuhën shqipe në Prishtinë në vitin 1948, me parathënien e disidentit malazez Millovan Gjillas dhe më vonë, po në Prishtinë në vitet 1968, 1974 me parathënien e Ali Hadrit dhe si vepër e plotë në vitin 1981, kur disa kopje të kësaj vepre depërtuan deri në Tiranë, jo vetëm në Biblotekën Kombëtare, por edhe në disa institucione studimore e redaksi botimesh.

    Në parathënien e shkurtër të botimit të parë Tucoviqi e fillon kështu librin e tij Serbia dhe Shqipëria:

    Politika e qeverisë sonë ndaj Shqipërisë mori fund me disfatën që na kushtoi viktima të shumta. Viktima edhe më të mëdha na presin në të ardhmen. Me politikën pushtuese të qeverisë serbe kundër popullit shqiptar u krijuan në kufijtë perëndimorë të Serbisë relacione të atilla, sa që në të ardhmen e afërme është e vështirë të priten paqja dhe gjendja e rregullt.

    Problematikat shqiptare në analizat e tij u dukën më herët në vitet 1909-1912, kur bëhen të dukshme kryengritjet shqiptare dhe përpjekjet e xhonturqve për shtypjen e tyre. Në gazetën socialdemokrate Radniçke Novine të Beogradit, ai botoi pesë shkrime: Therjet nëpër Turqi( 3 nëntor 1909), Çështja shqiptare, (25 prill 1910) Nga vendi i trekëmbshave(16 korrik 1910) Kriza në Turqi (23 korrik 1912 dhe fjalimin mbi Ngjarjet në Ballkan dhe demokracia sociale(26 gusht 1912).

    Kontributet e Tucoviqit në përkrahje të shqiptarëve si shkrime mund të klasifikohen si refleksione dhe vlerësime që nisen nga një traditë e shkruar, shpeshherë e mbushur me shtrembërim skandaloze, teprime, monstruozitete të propogandës politike dhe të pseudoshkencës të vënë në shërbim të krimit ndaj një populli me synim shfarosjen e tij. "Krimet e Luftës Ballkanike, thekson Ai, nuk janë vepër e individëve dhe e disponimit individual, por një sistem që e kanë krijuar dhe e kanë zbatuar ushtria dhe qeveria. Epiqendra e tërë çështjes është në një plan kriminal, të cilin ushtria e qeveria e kanë llogaritur si nevojë të ardhmërisë..., të bindur se po bëjnë një vepërnacionale, sepse, duke e hequr nga toka, e heqin qafet armikun, i cili në të ardhmen mund të jetë i pakëndshëm.

    Natyrisht, refleksione të tilla rreth traditës më të hershme nuk mund tu shpëtonin pasaktësive, që vinin si njohuri të ngulitura dhe dije të pakritikueshme në atë kohë. Tucoviqi nuk ka mundur të shmangë qëndrimet e shtrembëra në raport me autoktoninë, virtytet dhe veset e shqiptarve, të cilat edhe shkenca e cilësuar serioze serbe i kishte të evidentuara dhe të nxira me një zell vrastar. Sidoqoftë në analizën aktuale të fakteve, veçanërisht në ato që pa vetë gjatë qëndrimit të shkurtër në kohë lufte në Shqipëri, ( nga Kumanova, Elbasani deri në Prespë) Tucoviqi është përherë i saktë, vëzhgues i hollë, dashamirës dhe përkrahës i aspiratës kombëtare, politike dhe kulturore të shqiptarëve.

    Letrat Shqiptare që shërbyen edhe si lëndë për librin e tij Shqipëria dhe Serbia janë të mbushura me mbresa njerëzore dhe konkluzione të drejta. Shënimin e tij Nga një garnizon i kufirit e fillon kështu:

    "Gjakova është qytet thjesht shqiptar. ...Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht, por krejtësisht shqiptare. Në të vërtetë në tërë këtë anë Serbia gjeti në vend të serbëve, monumentet mesjetare serbe. Shkaku themelor i të gjitha vështirësive prej të cilave vuajmë sot dhe prej të cilave do të vuajmë shumë në të ardhmen, qëndron në faktin se kemi hyrë në tokë të huaj. (Korsivi është i origjinalit).

    Pena e tij flakëron teksa denoncon krimet: U mbush viti prej se fiset e pikëlluara shqiptare e bartin kryqin e vet në Golgotë... Ky është viti i shfarosjes sistematike të popullsisë shqiptare në të gjitha viset që i ka pushtuar ushtria serbe, sepse ndryshe i luten zotit, flasin në gjuhë tjetër, mbajnë emër tjetër dhe që në vatrën e vet shekullore i kanë pritur naivisht katër ekspedita të egra. ...Në javët e para të luftës ne nuk kishim natë, sepse lëviznim, fushonim dhe luftonim në dritën e fshatrave shqiptare që digjeshin.

    Dhe më poshtë: Mbi popullsinë shqiptare të Pejës, të Gjakovës dhe të Prizrenit fluturonte fantazma e vdekjes natën e ditën. Kush shpëtonte i gjallë, nuk ishte i sigurt se do të gëdhihej. Sepse pikërisht natën, i mblidhnin prej shtretërve dhe hapsaneve e i dërgonin në poligone të ekzekutimit . Edhe hijenat do t'i mbytnin në mënyrë më njerëzore!

    Stili i tij është i gjallë, dinamik dhe emocional. Kundërshtimi i Tucoviqit vjen përmes një revolte në ngritje, që synonte të gjente mendjen dhe zemrën e lexuesit.

    Është e rëndësishme të vemë re se Tucoviqi në veprën e tij e përmend Malësinë e Gjakovës, Prizrenin, Lumën etj. në një sërë shkrimesh duke filluar, që nga rezistenca antiosmane kundër Xhavit Pashës dhe Turgut Pashës, 1909-1910. Nëpër Lumë zjarri i topave po djeg dhe po rrënon fshatrat e po gëlltit popullsinë e rebeluar, nëpër viset e tjera të krahinave fatkëqija po mbretëron një gjendje e tmerrshme dhe rënkim nën goditjet e kamxhikut, rrahje nëpër burgje, vdekje nën dajakë, kurse trekëmbshat si kurorëzim i sistemit, punojnë pa pushim Edhe atëhere ai i kundërvihej shtypit shovinist serb që trekëmbshat turq i paraqiste si mjete të domosdoshme për t’i mbushur me mend shqiptarët e padurueshëm.

    Por shkrimi i tij Masakrimi në Lumë i botuar më 22 tetor(4 nëntor) 1913, i pasuar në të njejtën ditë nga analiza Gjakmarrja e soldateskës duhet të njihen nga të gjithë shqiptarët. Për të mos harruar asnjëherë ata që u flijuan në pragun e shtëpisë, për t’i ruajtur të gjithë martirët në kujtimet tona dhe për tua ngritur varrin që u mungon në zemrën tonë dhe për të pranuar e respektuar më së fundmi edhe vajin e një serbi që u bashkua me lotët tanë të shkrumbuar në vjeshtën e 1913-s.

    "Korespondentët e Beogradit e quajnë detyrë nacionale fshehjen e krimeve të ushtrisë... Njëfarë kapiten Jurishiq në bashkëpunim me nënkolonelin Miliqeviq për dy orë vranë 500 shpirt, një fshat i tërë, fshat pa fshatarë, pa burra, fshat në të cilin kanë pasë mbetur vetëm gratë me fëmijë në gji, vajzat, të sëmurët e pleqtë dhe fë-mijtë e të gjitha moshave... Duke e botuar këtë letër, Ju..., do ta vini qeverinë publikisht në pozitë: ose të hapë procedurën për ndjekjen e ekzekutorëve të këtyre krimeve, ose të solidarizohet me kriminelët. Në qoftë se vendos për të parën, ky nuk do të jetë vetëm satisfaksion i dobët, por megjithatë satisfaksion për ndjenjën e fyer të çdo njeriu të kulturuar dhe një akt që ajo ia ka borxh prestigjit të ulur të popullit serb, por edhe garanci publike se do ta ndalë njëherë punën sistemi i shfarosjes së një populli të tërë. Në qoftë se qeveria përpiqet të kalojë mbi këtë akuzë publike, atëherë së paku pasojat shumë të mëdha të këtij sistemi para historisë dhe popullit serb patjetër do të vihen në përgjegjësinë e saj. E ato do të mbahen në mend brez pas brezi, sikurse mbahen në mend Nata e Bartolomesë, Mbrëmja e Sicilisë, Kishenjeva dhe si do të mbahen në mend Demirhisari e Doksati."

    Emri i këtij fshati të masakruar nga ushtria serbe nuk përmendet nga Tucoviqi. Në Shqipërinë e Veriut gjenden mjaft fshatra të martirizuar, por në rastin e përmendur nga Tucoviqi, sipas studjuesve të veprës së tij, ka shumë gjasa të jetë Topojani, një fshat në rrethin e Kukësit. Masakrimi i Topojanit ishte planifikuar të ndodhte shumë vite më parë edhe për shkak të heroizmit të Ejup Topojanit, Sahit Gegës dhe dhjetra luftëtarëve nga ky vis i pamposhtur që luftuan siç dëshmon dhe poezia e epikës historike Prej Prokupljes deri në Nish në vitin 1876 për mbrojtjen e tërësisë tokësore të viseve shqiptare që ranë aso kohe nën thundrën e pushtimit dhe të shfarosjes serbe. Ndërsa hakmarrja ndaj fshatit tjetër po në Kukës, e Përbregut, ku u martirizuan në vitin 1913 qindra burra, gra e fëmijë, ishte më e freskët: hakmarrja e përgjakshme për katastrofën e ushtrisë serbe në nëntor 1912, pra vetëm një vit më parë te Kulla e Lumës.

    Janë të shumta fshatrat e tjerë të shkrumbuar gjithashtu në Dibër, Has, Tropojë e Lumë. Madje shtypi serb i kohës njoftonte shuarjen e krejt krahinës së Lumës, por ajo u mbijetoi rrebesheve të kohës. Ajo nderon sot bashkë me martirët e saj të pavdekshën edhe mikun e rrallë, një zë në shkretëtirë, siç thoshte vetë, Dimitrije Tucoviqin shpirtmadh, serbin që i bën nder çdo populli ta ketë në gjirin e vet.

    Zgjedhja e shkrimeve të këtij libri është bërë nga vepra e Tucoviqit Zgjedhje punimesh botuar në Prishtinë në vitin 1981 duke respektuar kronologjinë e botimit të tyre të parë në gjuhën serbe.

    Izet Duraku

    SERBIA E SHQIPËRIA

    Një kontribut për kritikën e politikës pushtuese të borgjezisë serbe

    20 janar (2 shkurt) 1914

    PARATHËNIE

    Këtu po merremi pak më plotësisht me çështjen shqiptare, më tepër për nevoja praktike, se sa për interes teorik. Politika e qeverisë sonë ndaj Shqipërisë mori fund me disfatën që na kushtoi viktima të shumta. Viktima edhe më të mëdha na pre¬sin në të ardhmen. Me politikën pushtuese të qeverisë serbe kundër popullit shqiptar u krijuan në kufijtë perëndimorë të Serbisë relacione të atilla, sa që në të ardhmen e afërme është e vështirë të priten paqja dhe gjendja e rregullt. Shqipëria, në të njëjtën kohë, me anë të kësaj politike, u hodh në prehër të dy fuqive të mëdha më të interesuara në Ballkanin Perëndimor; e pra, çdo përforcim ndikimi i cilitdo shteti kapitalist qoftë në Siujdhesën Ballkanike, është në rrezik serioz për Serbinë dhe për zhvillimin normal të tërë popujve ballkanas.

    Mirëpo, që t'i përgjigjemi këtij qëllimi praktik, u shtrënguam të merremi me gjendjen e Shqipërisë. Një gjë të këtillë ishte më se e nevojshme ta bënim meqenëse, e para, shtypi ynë, në garat e rrezikshme që të ndihmojë një politikë të orientuar dhe të zhvilluar mbrapshtë, me muaj e vjet me radhë, përhapi për popullin shqiptar mendime tendencioze dhe e dyta, nga se me mendime të këtilla edhe qeveria vetë u përpoq ta arsyetojë politikën e saj pushtuese në Shqipëri.

    Informatat më të shumta për gjendjen dhe konfliktet e interesave në këto anë të Ballkanit duhet të shërbejnë për kuptimin e drejtë të rrethanave në Shqipëri dhe për krijimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar. Për informata ka nevojë më tepër sidomos proletariati, mbi të cilin qëndron kryesisht detyrë e madhe të ngrihet më me vendosmëri kundër politikës pushtuese të borgjezisë dhe qarqeve sunduese dhe, në një çështje aktuale praktike, të tregojë se sa është e shëndoshë dhe shpëtimtare puna e social-demokracisë ballkanike për miqësi, aleancë dhe bashkësi sa më të plotë të të gjithë popujve ballkanas.

    Në qoftë se ky libërth do t'i shërbejë si kontribut asaj detyre historike të partive social-demokratike ballkanike, shpresat tona të përkorta do të ishin të arsyeshme.

    D.T.

    1 janar 1914

    Beograd

    I. NGA JETA E SHQIPTARËVE

    1. Atdheu e përhapja

    Atdheu i shqiptarëve është kryesisht një gërshetim bjeshkësh vigane, që ndajnë luginat pjellore të Serbisë së Vjetër dhe të Maqedonisë prej detit Adriatik. Ai zbret në bregdet prej Shkodrës në veri e deri në jug, në vendbanimet greke; mirëpo, ky brez bregdetar relativisht i gjatë, është jo vetëm i ngushtë, po edhe moçalik e malarik. Kushtet më të volitshme për jetesë i kanë vende-vende luginat e gjera e pjellore të Drinit, Matit, Semanit, Shkumbinit dhe Devollit. Atdheu i vërtetë i fiseve shqiptare që i ruajnë me ngulm marrëdhëniet dhe shprehitë e jetesës së kohërave të lashta, është edhe sot krahina e qafëmaleve me pllaja e fushëza buzë lumenjve.

    Dikur, nëpër këtë trevë malore, kalonin rrugë shumë të rëndësishme të botës së kulturuar, ndër të cilat dallohen sidomos në jug Via Egnatia: Durrës, Elbasan, Strugë, Ohër, Manastir e shpinte më tutje në Selanik e Stamboll dhe në veri, Via di Zenta, Rruga e Zetës, e cila prej Shkodrës kalonte luginës së Drinit kah Prizreni e shpinte më tutje në thellësi të Siujdhesës Ballkanike. Gjurmët e rrymës së dikurshme të rëndësishme ekonomike e kulturore, që rridhte nëpër këto rrugë dhe degë të tyre, u ruajtën deri më sot në shumicën e kështjellave të shembura dhe në urat monumentale akoma të ruajtura; Shqipëria është plot sosh. Mirëpo, këto rrugë janë sot të shkreta. Gjurmët e tyre mezi duken shtigjeve të vogla, të cilat vende-vende mezi kalohen. Përtej tyre, nga e dja¬thta e nga e majta e tyre, mbretëron një jetesë aq primitive, sa ndikimet e rrymave të qëmotshme kulturore, thuajse sikur kanë mbetur në kreshtat e para të karstit, nëpër të cilat ato rrugë patën depërtuar me vështirësi të madhe. A nuk na rrëfen, vallë, në shënimet e tij para vetëm disa vjetësh një udhëtar që kaloi nëpër Shqipërinë Veriore se si me të shtëna revolveri dha lajmin që mori dhenë se, për herë të parë, shkeli këmba e evropianit në majë të Kurorës dhe kundroi për herë të parë liqenet e Lurës? Kjo na duket sikur dëgjojmë zërin e ngazëllyeshëm të kërkuesit të Afrikës Qendrore!

    Fati i këtyre viseve është i lidhur në mënyrë të pandarë me fatin e detit Adriatik. Bregdeti Adriatik në pikëpamje ekonomike ka qenë shumë i gjallë, derisa deti Adriatik, sikurse do të shohim më vonë, ishte një kanal i madh nëpër të cilin ka kaluar i tërë trafiku kolosal i Perëndimit me Lindjen. Gjurmët e asaj jete ekonomike-tregtare shihen në qytetet bregdetare shqiptare, pikërisht si dhe në disa galeri të tjera minderesh. Kthimi i trafikut tregtar prej detit Mesdhe në Oqeanin Atlantik, për çka do flasim më gjerësisht në kreun e tretë, e dëmtoi tërë Siujdhesën Ballkanike, pra edhe Shqipërinë. Limanet e detit Adriatik e humbasin gjatë kohës rëndësinë e tyre të moçme për trafik botëror me Stambollin e Orientin. Bashkë me ta humbasin edhe rrugët transversale nëpër Shqipëri e trafiku i brendshëm në siujdhesë, nga shkaku i ndryshimeve të shumta politike e ekonomike, fillon të zhvillohet gjithnjë e më shumë nga Selaniku në jug dhe nga Evropa Qendrore, në veri. Këtej nga Selaniku qarkullon edhe tregtia e të gjitha qytezave buzë Drinit, prej Korçës e deri në Pejë, në të cilat jeton gjenerata e moçme tregtare-zejtare, që dikur pat punuar vetëm me Durrësin, Krujën e Shkodrën.

    Izolimi natyror i atdheut shqiptar, në këtë mënyrë, u forcua edhe me mënjanimin gati absolut kulturor-trafik të tij, ndërsa Turqia, që s'çante kokën për zhvillimin dhe sigurimin e trafikut, vetëm u gëzua që mundi t'i heqë qafe këto fise, duke i lënë të bëjnë ç'të duan - të plaçkitin njeri tjetrin dhe të shfarosen në mes tyre.

    Fiset shtoheshin, megjithëse gjakmarrja bënte kërdinë, ndërsa në bjeshkë e gryka buka nuk sigurohej me mënyra të vjetra të punimit të tokës. Shqiptarët, prej kësaj skamjeje, kërkonin rrugëdalje; dhe, sikurse ndodh kurdoherë në histori të shpërnguljeve të popujve, ata shkonin atje ku natyra u jep më shumë mjete jetese, kah luginat pjellore të Serbisë së Vjetër dhe të Maqedonisë. Në këto anë, tek e fundit, i shpuri edhe drejtimi i ri i trafikut, sepse sot qytezat e këtej Drinit, të furnizuara me mallra nga Shkupi, Manastiri e Selaniku, u bënë tregje, bile edhe të atyre fiseve shqiptare që jetojnë thellë në Shqipëri.

    U shkrua shumë ndër ne për dyndjen e shqiptarëve në lindje, sepse u interesonte shumë banorëve serbë të viseve veriperëndimore të Turqisë. Kjo është edhe sot e kësaj dite mjet kryesor me të cilin shtypi shovinist po ngjall në popullin serb urrejtjen kundrejt shqiptarëve të egër, duke fshehur si gjarpri këmbët, mizoritë që ushtria serbe bëri ndër ta. Sa lot u derdhën vetëm që Kosova historike u mbush plot me shqiptarë! Ata shkuan edhe më tutje dhe rrethuan kufirin e vjetër serb, u gjetën në numër të madh nëpër çarqe porsa të çliruara dhe fatkeqësisht, të përzënë prej tyre që të bëhet edhe më i fuqishëm brezi shqiptar rreth kufirit, zbritën edhe në Maqedoni, penetruan me të madhe në luginën e Tetovës dhe dolën në Vardar; rrethuan Shkupin nga veriperëndimi.

    Ne këtu nuk mund ta shqyrtojmë çështjen se sa rrallimi, elementit serb në këto vise është rezultat i drejtpërdrejtë i dyndjes shqiptare e sa kjo gjë është pasojë e lëvizjes së përgjithshme të vërtetuar të popullit serb nga jugu në veri? Popullzimi i Shumadisë u bë, padyshim, nga shpërngulja prej viseve jugperëndimore. U vërtetua historikisht se popullata serbe e këtyre viseve u tërhoq në masë me trupat austriake, sa herë që këto u shtrënguan në shekullin XVII e XVIII t'i ndërprejnë depërtimet e tyre në jug dhe të tërhiqen. Më në fund nga erdhën serbët në Vojvodinë të Vjetër, cili i solli dhe pse i solli? Sikur të merreshin parasysh të gjitha ato dhe shumë e shumë të tjera, atëherë gjakmarrja që Serbia sunduese po predikon e po bën sot kundër shqiptarëve, s'mund të arsyetohet aq shumë, sa ajo me të cilën neveriten Balkanicusi dhe dr. Vlladani. Tek e fundit, ta zëmë se elementi serb qenka shtyrë nga elementi shqiptar; mirëpo, vallë, a është ky rasti i parë në histori që dyndja e disa fiseve me organizim më të fortë ose me epërsi të tjera ta dëbojnë ndonjë popull nga vatrat e tij? Vallë, fiset sllave a nuk i shtynë autoktonët e këtyre trevave me mjetet për të cilat historiani nuk ka aspak mendim të mirë? Dhe, më në fund, vallë a nuk i shtynë turqit edhe këta, edhe popujt e tjerë të shtruar, e prapë se prapë Serbia zyrtare i konsideron sot këta: si beniaminët e saj në viset e reja?

    Është e vërtetë që shqiptarët u përhapën në lindje në kurriz të sllavëve. Mirëpo, shqyrtimi i shkaqeve të depërtimit shqiptar, aq më pak e justifikon qëndrimin hakmarrës kundër tyre. Para së gjithash në çfarë mënyre shqiptarët i paskan pushtuar këto vise: me shtyrje, apo me shkrirje. Në cilën fushë ishin ata më të fuqishëm? Natyrisht, ata nuk kanë pasur kushte për shkrirje, për asimilim të elementit të huaj, nga se kanë qenë kulturalisht më inferiorë prej të gjithë fqinjëve, bile edhe prej malazezëve.

    Profesor Cvijiqi gjeti në Kosovë gjithsej 140 shtëpi të shqiptarizuara! Shqiptarët, pra, u vendosën me banim në vendet që braktisën të tjerët, me hir apo pahir, në ato vende nga të cilat banorët e vjetër u larguan apo u përzunë. Kjo shpërngulje, qe pa dyshim, më tepër si pasojë e një fqinjësie të patolerueshme me fiset shqiptare primitive, plaçkitëse e të shfrenuara ose madje pasojë e presionit të tyre të vrazhdët. Banorët e vjetër me pasuri të pasigurt, me jetesë të pambrojtur, të penguar të gëzojnë lirinë e punës së tyre dhe të fryteve të saj, u shtrënguan të zhvendosen nga vatrat e tyre.

    Migrimet e shpeshta, në anën tjetër, janë karakteristika të jetesës së Turqisë në përgjithësi, e jo vetëm në zonat kufitare me shqiptarët. Shkaku i kësaj shpërnguljeje kaq të lehtë e të shpeshtë është vetë sistemi çifligar i ekonomisë. Sikurse për shqiptarët blegtoria ishte baza e lëvizshmërisë së lehtë dhe e jetesës së tyre nomade, po ashtu edhe për vendasit e vjetër sistemi feudal i pronësisë së tokës ishte shkaku kryesor që vendosën të shpërngulen. Ata nuk qenë të lidhur për vatrat e tyre me pronësi, lidhjen më të fortë që njeh shoqëria. Prandaj, shqyrtimi i kësaj çështjeje duhet të na bindë: se martina e shqiptarëve të egër është në çdo pikëpamje shkak i pamjaftueshëm, që të na shpjegojë procesin e ngadhënjimit dhe depërtimit shqiptar në lindje; por ky proces u krye në bazë të sistemit ekonomik, që deri me sot ishte mbështetja reale e mbarë jetës në Turqi.

    Edhe sikur të kenë ndihmuar shkaqe të tjera në këtë proces, si për shembull, ndjenja e pasigurisë dhe forca brutale, të gjitha këto ishin në bazë të vetë sistemit turk; në anarki të përgjithshme të administratës dhe në pasigurinë e rajeve. Regjimi turk s'ua quante për të madhe shqiptarëve kur bënin dhuna të vrazhdëta kundër të krishterëve; por, nga ana tjetër, ai i vriste pa mëshirë, po të cenonin, me sjelljet e tyre, interesat sunduese të regjimit. Shqiptarët nuk janë fisi i vetëm, me të cilët regjimi turk u soll sipas nevojës. Të këtillë janë edhe kurdët, fqinjët e armenëve.

    Elementi shqiptar, me depërtimin e vet në lindje, jo vetëm që u përzje fort me popullatën serbe, por në disa vise dominoi gati plotësisht, si në Dukagjin e Pejë, ku, deri para disa shekujsh, ato ishin qendra politike e kishtare të popullit serb nën sundimin turk. Përmendoret më te bukura të kulturës mesjetare serbe gjenden edhe sot e kësaj dite mu në mes të popullsisë gati krejt shqiptare. Kjo përzierje njerëzish të gjallë dhe përmendoresh të lashta, që i hapi aq shumë punë Konferencës së Londrës gjatë caktimit të kufirit ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, u bë me Kryqëzimin e drejtimeve të lëvizjes kulturore dhe të popujve; i pari, më i lashti, në kohën e lidhjeve tregtare të shtetit serb mesjetar me detin Adriatik, shkaktoi depërtimin e popullit serb kah bregdeti, dhe përmendoret e vdekura të atij depërtimi gjenden nëpër tërë Shqipërinë Veriore; i dyti, më i riu, lindi si pasojë e tërheqjes së popullit serb në verilindje, thellë në brendësi dhe afër kufirit verior. Elementi shqiptar erdhi menjëherë pas tërheqjes serbe.

    Në periudhën e parë ngadhënjeu epërsia politike dhe kulturore e popullit serb, në të dytën fitoi mbrapambeturia kulturore dhe izolimi i popullit shqiptar, në të cilin organizata fisnore pat ruajtur fuqinë e plotë të saj. Turqia, jo vetëm që s'bëri gjë fare për t'i nxjerrë prej këtij izolimi dhe, me masa kulturore, të përpiqet t'i futë në jetesë të përbashkët, por, në esencë të sistemit të sundimit të saj, ajo i bënte të gjitha kushtet për ta

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1