Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40
Ebook353 pages3 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 40.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 40.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Luan Rama – Bota letrare brenda një reviste – 40 numra të illz, revistë letrare e Tiranës
Ernest Koliqi – Vetëdije historike
Fatmir Sulejmani – Mbi disidencën letrare

RETRO
Esat Mekuli – I varuni i këndon lirisë

STUDIO
John Steinbeck – Fjala me rastin e marrjes së çmimit Nobel – Përktheu: Granit Zela
Elif Shafak – Rrëfimi i historive duhet të ngadhënjejë në një botë ku demokracia kërcënohet – Përktheu: Granit Zela
Harley Oberhelman – Dy Gjigantë Të Letërsisë: William Faulkner dhe Gabriel García Márques – Përktheu: Granit Zela

PERSONALITETI
Botime të shkrimtarit Rudolf Marku
James Manteith – Malet në shtëpi, anijet në det – meditime mbi një ballkanas
Rudolf Marku – poezi

IN MEMORIAM
Albert Vataj – Nikos Kazantzakis, greku “heretik” i letërsisë, që e shenjtëroi vepër

TË FTUAR
A. S. Pushkin – Poezi - Përktheu: Agron Tufa
Ada Aharoni – Një urë paqeje – Përktheu: Mimoza Erebara
Ilma Rakusa – Valixhet – Përktheu: Anna Kove
Wislawa Szymborska – Gozhdë pa pikturë – Përktheu: Rielna Paja
Nurit Zarchi – Nusja fluturoi lart – Përktheu: Mimoza Erebara
Vasko Popa – Në Fund – Përktheu: Ramadan Musliu
Abdullah Sidran – Ankthi – Përktheu: Ramadan Musliu
Titos Patrikios – Dinakëria e Odiseut – Përktheu: Ramadan Musliu
Nikolaj Kancev – Diktatura – Përktheu: Ramadan Musliu
Tomaž Šalamun – Muret – Përktheu: Ramadan Musliu
Ana Blandiana – Dëshmitarët – Përktheu: Ramadan Musliu
Milan Dekleva – Shtëpi Me Katër Kënde – Përktheu: Ramadan Musliu
Slavko Jendričko – Fjalitë e buta për dimrin – Përktheu: Ramadan Musliu
Mircea Dinescu – Jeta e artistit – Përktheu: Ramadan Musliu
Dragana Tripković – Figura universale e gruas – Përktheu: Ramadan Musliu
Özdemir Asaf – Mos më fut në luftë me mungesën tënde – Përktheu: Rozana Belli

TË ZGJEDHUR
Zija Çela – Përgjigjet e munguara – tregime
Granit Zela – Pushoni së lëvduari Prijësin – poezi
Mehmet Elezi – Babai nuk flet – tregime
Luan Rama – Si mund?... – poezi
Ibrahim Kadriu – Dorëheqja si shpëtim – fragment romani
Halil Matoshi – Në burgun e Prishtinës mëson ma shumë për larine – poezi
Leke Tasi – Grabjani rrëzë kodrave – Skena, personazhe, historira nga fshati i internimit në vitet ‘70-’80
Vlora Ademi – Dimnat e fëminisë – poezi
Skifter Kelliçi – C 35 rene ne token SHQIPTARE – fragment romani
Aziz Mustafa – Kam njohur njeriun që zbuste ujq – poezi
Thanas Medi – Valsi i një dasme fantazmë – fragment romani
Leonora Lokaj – Pata nevojë të besoja – poezi
Teuta Dhima – Do të vijë një kohë – poezi
Fatmir Musai – Zhgualli i legjendës – tregim
Altin Meçja – U zgjova vonë – poezi
Pëllumb Gorica – Viseve ku pushojnë perënditë
Drita Ademi – Të kam pa andërr – poezi
Guri Bego – Vera e bukur – tregim
Alma Zenellari – Një kafe mbeti pa u pirë – poezi

PERSONALITET
Drita Çomo – Shiu përplasi mbi xhama trishtimin – poezi

PLUS
Sofia Arapaj – Ti e ke fajin ti – poezi
Rozafa Shpuza – Asht plakë ura mbi Bunë... – poezi
Greta Kadare – Fati im – poezi
Marleno Nika – Nena ime ka emër lumi – poezi

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Durim Çaça – “Hyjz” të një dritërimi të ri – Dyzet Vëllime Të Revistës Kulturologjike “Illz”
Visar Zhiti – Profetë të komunizmit që s’e përjetuan... Dy shkrimtarë moshatarë – George Orwell dhe Ernest Koliqi nën tmerrin e imagjinatës dhe mbi rrënjët e traditës
Shaban Sinani – Kur je brenda eposit dhe gjuhës së kreshnikëve
Timo Mërkuri – Poezia moderne e poetit Hamit Aliaj

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 13, 2024
ISBN9798215024744
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    BOTA LETRARE BRENDA NJË REVISTE

    40 numra të illz, revistë letrare e Tiranës

    illz – revistë letrare e Tiranës, vazhdon maratonën e saj. Dyzet numra rradhazi në këto pak vite, na kanë sjellë një risi të veçantë. Bindja e parë se kjo revistë do të kthehej më pas në një referencë, duket se është kthyer në realitet. Shumë vite më parë, disa përpjekje të mëdha u bënë në këtë drejtim nga krijues të tjerë, kur në kohën e kaosit post-totalitar etja për letërsinë ishte e madhe. Mehr Light dëshmoi qartë për këtë e po ashtu dhe disa revista të tjera por që këto nuk e vazhduan maratonën e tyre.

    Revista illz – revistë letrare e Tiranës, që e boton Klubi i Poezisë Tiranë, sot ka krijuar fytyrën e saj në sajë të një trinomi të fortë: Rexhep Shahu, kryeredaktor, Izet Duraku drejtor dhe Flamur Hoxha, sponsor i revistës, i njohur për ndjesinë e tij humaniste dhe dashurinë për letërsinë.

    Në dyzet numrat e revistës të ngjan se letërsia shqiptare e botërore të shpaloset me prurjen më të mirë të saj dhe kjo në sajë të bashkëpuntorëve të revistës si shkrimtarë, poetë, kritikë, historianë të letërsisë, të atyre që jetojnë çdo ditë me librin, me Verb-in, letërsinë.

    Eshtë një aventurë letrare që fillimthi nisi si një përrua malor, ndoshta nga mali i Pikëllimës, aq i dashur për poetin martir Havzi Nela që u var jo larg tij nga diktatura. E ky përrua, shumë shpejt u kthye në një lumë, si të ishte një Drin i dytë që plot shkumbëzime zbriste pllajave, luginave e fushave shqiptare, duke na shfaqur çdo muaj autorë të mëdhenj, të hershëm e klasikë, modernë e të rinj. Ishte një lumë polifonik me vjershat e Lorkës, Ricos, Eluard, Neruda, Gibran apo Elitis e poetë të tjerë të Shqipërisë e botës të ndjekur nga shkrimtarët amerikanë të Brezit të humbur e më pas Faulkner, Pessoa, Brecht, Hesse, Orwell, Marquez, Borghes, Celan, Kundera etj. Tashmë revista kërkohet shumë nga lexuesit. E gjen atë në bibliotekat e shumta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e veriut, dhe jo vetëm, pasi kjo revistë i ka kapërcyer kufijtë ballkanikë e europianë. Tashmë atë e gjen gjerësisht në diasporë por dhe në institucionet e specializuara të librit e letërsisë, në bibliotekat e mëdha të Europës. Dhe kjo nuk mund të arrihej pa bashkëpunimin e dhjetra e dhjetra shkrimtarëve shqiptarë, pa krijimet e studimet e tyre pa vokacionin e kritikës letrare, duke dhënë diçka nga shpirti dhe frymëzimet e tyre.

    Në fillimin e viteve ’80 në Biliotekën Kombëtare në Tiranë apo dhe në Bibliotekën e Lidhjes së Shkrimtarëve vinin dy revista analoge, atëherë të rezervuara nga censura, por me një prurje mjaft interesante : e para Revue des Deux Mondes, (Revista e Dy Botëve), letrare dhe historike, e cila e kishte nisur jetën e saj që në gjysmën e parë të shekullit XIX, dhe e dyta Nouvelle Revue Française (Revista e Re Franceze) e shekullit XX kur në vitet ’60-’80 drejtohej nga poeti i madh francez Luis Aragon, revista këto që vazhdojnë të botohen edhe sot në Paris. Pra dy revista me jetëgjatësi të jashtëzakonshme dhe një kontribut të madh në historinë e letërsisë botërore. Të njëjtin mision ka ndërmarrë sot dhe revista illz në rrugëtimin e gjatë të saj. Nuk ka ngjarje të madhe letrare që të mos gjejë jehonë në këtë revistë : shkrimtarët e mëdhenj apo nobelistët na shfaqen aty me prurjet e tyre letrare dhe më domethënëse. Janë aty përfaqësues të korenteve dhe rrymave të ndryshme letrare me një gjeografi që përfshin kontinente të botës; janë tragjikët dhe lirikët e mrekullueshëm. Qindra e qindra faqe i janë kushtuar letërsisë sonë të traditës me përfaqësuesit e saj më të mëdhenj, ashtu siç janë dhe klasikët botërorë. Në këtë kuptim, revista është kthyer në një lloj biblioteke letrare sa masive aq dhe personale, e pasur me intervista por në veçanti dhe me studime e kritikë letrare për të hyrë akoma më thellë proçesit e laboratorit krijues të autorëve. Në këtë mënyrë kjo revistë ka krjuar një profil dhe fizionomi të veten.

    Padyshim, vitet që do të vijnë do të sjellin risi të reja. Koha që jetojmë është problematike e here-herë tronditëse në kuadrin gjeopolitik, klimatik, social, demografik e të resurseve natyrore, ku pasuritë e rruzullit janë një një gjendje kritike. Në këtë kuadër tematika të reja shpresoj të hyjnë në faqet e kësaj reviste siç është letërsia dhe lufta, me qëndrimet e shkrimtarëve kundër luftës përmes romanit, poezisë, kritikës. Që të kontribuosh për Paqen dhe kundër Luftës, duhet jo vetëm kurajo por dhe të kërkosh dhe të njohësh nga afër të vërtetën, për çka luftonte Brecht në një nga epokat më të errta të shekullit XX. Po kështu letërsia dhe feminizmi, letërsia dhe kujtesa njerëzore e personale, letërsia e kritika letrare e shumë tema të tjera. Një nga shembujt e bukur ishte para disa kohësh numri special për Skënderbeun, në vijim të një numri gjithashtu ku në qendër ishte letërsia e Kadaresë. Ky numër special për heroin kombëtar la gjurmë tek lexuesi dhe institucionet shqiptare si një botim reference. Hera-herës numra të tillë tematikë do ta pasuronin gamën e botimeve të illz.

    Sigurisht që bota letrare në aspektin kombëtar e internacional është një botë gjithnjë në dinamikë. Të ofrosh këtë botë tek lexuesi i të gjitha trevave shqiptare si dhe tek diaspora, është një detyrë e vështirë e po aq pasionante, fisnike, emancipuese. Ky është shërbimi më i madh që i bën kjo revistë shoqërisë sonë duke patur gjithnjë në thelb vlerësimin e krijimtarisë së letrave të bukura, rilevimin e humanes, të asaj thirrje shekullore që letërsia ti shërbejë paqes, afrimit dhe vëllazërmit të popujve Kjo udhë e revistës illz vazhdon me të njëjtin entusiazëm të fillimit. Besoj se kjo rrugë do të jetë e gjatë e ku në çdo ndalesë, stacion, në çdo numur, mbresat tona do të jenë gjithnjë e më të mëdha.

    ERNEST KOLIQI

    VETEDIJE HISTORIKE

    Jemi të shtërnguem t’u thomi Shqiptarve, kushdo qofshin e çfardo parimesh t’ushqejnë, se asnji prej tyne s’ka dalun fitues – si Shqiptar – nga lufta e dytë botnore, pasojat e së cilës rrenuen punën e patrjotave të Rilindjes. Jemi të gjithë të mundun. Kushdo qi mendon ndryshej, gënjen veten. Të mundun, jo të rroposun.

    Jemi rritun ndër shkolla t'Europës me parime të nji nacjonalizmi përtrîs, i cili, për né - popull i vogël e porsa i zgjuem nga nji letargji shekujsh. - nuk mund të kishte tjetër veshtrim veçse atê të nji mprojeje të drejtave t'ona kombtare. Mirë po, u çuen e na thanë se jemi të mbrapambetun e prapanikë sepse rythmi i stuhíshem i rrjedhjes së ngjarjeve, i kish kapërcye ato parime dhe i kish zevendsue me do tjera të cilat po na synojshin, kinse, themelimin e nji bashkëjetese së harmonishme ndërkombtare.

    Ká gjasend mâ të bukur se vëllazními i popujve të botës? Na i miratuem me dalldí parimet e reja. Edhe pám, ofshé, fuqína e shtete, të mëdhaja e të vogla (ato i zâftë afsha e jonë!) tue e shtrîmun hijen e flamujve të vet në dhéna të hueja, ku të parët e tyne as nuk mbollen as nuk korren. Né Shqiptarve, n'emën të parimeve mâ të bukura qi ledhatojnë veshët e njeriut, na fiken votrat e na rrembyen Atdhén e lirín dhe ato pak të mira teprue nga nji zgjedhë shekullore së cilës mjerimet e sotshëme janë tue i a prarue kujtimin.

    ̀ ́... Tashtì e kuptuem si ecë cicmici në shekull, si n'atê t'ashtuquejtun botë të qytetnueme si edhe në tjetrën: lum i forti e mjer' i ligu! Kush e mposhtë kundershtarin, fiton daván: del faqebardhë, cilatdo qi të jenë qénë qellimet e përleshjes dhe mjetet e përdoruna për të dalun ngadhënjyes. Forca e fitorja i japin të drejtë mundësít m'u paraqitë fisnik e zêmërbardhë, mende-ndritun e largpáms, i drejtë e i ndershëm e, për mâ tepër, me shkrue edhe historín tue pleqnue mbi rrjedhim të ngjarjeve si i a don trilli e i a lypë dobíja vetíake. Lavdí, pra, fituesavet! Por...

    Jemi të shtrënguem t'u thomi Shqiptarve, kushdo qofshin e çfardo parimesh t'ushqejnë, se asnji prej tyne s'ka dalun fitues - si Shqiptar - nga lufta e dytë botnore, pasojat e së cilës rrenuen punën e patrjotave të Rilindjes. Jemi të gjithë të mundun. Kushdo qi mendon ndryshej, gënjen veten. Të mundun, jo të rroposun.

    I mësuem me anmiqsí të fatit e me padrejtësí të zotnuesave të botës, Shqiptari nuk ligshtohet por vazhdon të përpiqet me kerkue hisen e lumnís qi i përket, në truell trashigue prej stërgjyshave dhe në lirí qi pagoi dhetëfísh me pësime të gjithënduerta e derdhje gjaku.

    Për t'i dalun në skâj qellimit na duhet, veçse, të shkundim nga vetí at peshë ndiesísh negative, qi janë individualizmi i tepruem për mos me thânë egoçentrizmi, mënija e resa e paarsyeshme qi s'e lânë Shqiptarin të shofí pjesën e dobíshme për kolektivitet e për vetí në veprimtarí pozitive të nji shoku o të nji grupi qi ai s'don ase ku ai s'merr pjesë, prirja m'u ngujue në nji qendrim përbuzës kur shef se tjetër kush punon mâ shum dhe mâ mirë për çashtje. Në lamijet e ndryshme të veprimtarís për lulzim të shqiptarizmit, ka vend për të gjithë. Punë ka shum, puntorët janë pak. Ai qi dron se i akëcili njeri (filani), tue punue po n'at lâmë ku edhe vetë derdh djersën e vet, po i a pret shtegun të korri frytin e mundit të bâm , dishmon se synin e mendes nji smirë e pathemeltë i a verbon.

    Shpesh kjo ndodhë mjerisht edhe në njerz shum të shquet dhe vërtè të kulturuem. Atëbotë, qe, se çashtja e ndertimit të nji Shqipníje së vërtetë humb nji puntuer të vlefshëm.

    Mjerimet, fatkeqsít dhe pabesija e botës na e kanë hollue e sqarue tashmâ vetedijen historíke. Kurrnji dritë nuk shofim në horixont ndërkombtar. Miqsija e të huejve nuk na joshë mâ me xixillim shpresash kallpe. Predikimet kumbuese e parafoljet e ideologve na hyjnë në nji vesh e na dalin nga tjetri. Jemi fillikat vetëm, para nji problemi viganuer. Me akull të mendes, pa mashtrime romantike, lypet të shikojmë realitetin. Babelja shqiptare ka për suazë Babelen botnore. Ngjarje të paprituna munden me na dâmtue edhe mâ tepër, por munden edhe me na çelë nji shteg shpëtimi. Duhet të rrijmë gatí me përfitue nga këthesat e historís.

    Shka mund të bâjmë për mos me na ikë rasat e volitëshme? Shka kemi në dorë na si Shqiptarë?

    Dhânat e ndryshme le t'i mbledhim, t'i rrjeshtojmë para vetes dhe të përpiqemi bashkarisht t'i shqyrtojmë për t'a vû problemin shqiptar n'udhë të zgjidhjes. E vetedija e jonë të jetë në pajtim me çasat qi janë tue rrahun në kvadrant të historís.

    Shêjzat nr. 1-2, janar-shkurt, 1961, (Përgatiti për publikim A. M.)

    FATMIR SULEJMANI

    MBI DISIDENCËN LETRARE

    Fenomeni i disidencës është i vjetër sa vetë arti dhe prezent në të gjitha epokat historike. Më e njohura është disidenca e sh. XX, e lindur nga egërsia e sistemeve totalitare, si: stalinizmi, maoizmi, titizmi, enverizmi dhe izmat e tjerë që dallohen vetëm për nga niveli i egërsisë së manifestuar ndaj mendimit ndryshe, veçmas ndaj mendimit të shkruar të krijuesve që nuk i duronin dogmat shtypëse dhe nuk ishin pjesë e rapsodëve obortarë.

    Janë të shumtë studiuesit që më të njohur e konsiderojnë disidencën ruse, nga gjiri i së cilës dolën emra primetejësh të shquar, si: Ana Ahmatova, Osip E. Mandelshtami, Marina Cvetajeva, Boris Pasternaku, Aleksandër Shollzhenjicini etj.

    Më e re, më e vogël me numër krijuesish, po dhe më e orgaizuar se ajo ruse qe disidenca çekosllovake, e cila u lind në vitet e ‘70-ta, e prirë nga Manifesti Politiko – Letrar, i krijuesit Jan Patocka, që shkundi themelet e regjimin komunist dhe trasoi rrugën e rebelimit letrar, të ndjekur më pas nga shkrimtari i shquar Vaclav Havel.

    Letërsia shqipe gjatë periudhës komuniste gjithashtu ka një listë të gjatë krijuesish të ekzekutuar, të persekutuar dhe të përndjekur, si: Musine Kokalari, Pjetër Arbnori, Uran Kalakula, Ndre Zadeja, Kasem Trebeshina, Vinçenc Prendushi, Bernardin Palaj, Lazër Shantoja, Ndoc Nikaj, Nikollë Mazreku, Zef Pllumi, Zef Simoni, Ethem Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Vedad Kokona, Trifon Xhaxhika, Suzana Selenica, Ahmet Golemi, Faik Ballanca, Zyhdi Morava, Roland Gjoza, Namik Mone, Bilall Xhaferi, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Visar Zhiti, Aleksandër Gera, Ernest Perdoda etj. Krijues të tillë pati edhe në trojet e mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, që nga Adem Demaçi dhe poeti i talentuar tetovar Sadudin Gjura, vdekja e të cilit ka mbetur enigmatike, e gjer tek krijuesit e shumtë që kaluan nëpër kazamatet sllave, në veçanti pas viteve të furtunshme si: 1945, 1968, 1981, 1991… Të gjendur nën regjimet e egra sllave, për të cilët Konica thoshte se nuk duan t’na mundin, po t’na zhbëjnë…, krijuesit në fjalë nuk i patën as kushtet më minimale për t’iu përkushtuar pasionit të tyre. Për ironi të fatit, ata nuk e gëzuan as lirinë e një Pjetër Bogdani apo të një Shtjefën Gjeçovi, jeta krijuese e të cilëve u zhvillua në djerrinën otomane. Shi për këtë, u desh të pritet dalja në skenën letrare e poetit promete – Esad Mekulit, i cili, në kushtet e një inkuizicioni të paparë rankoviqian, u vu në kërkim të udhëve të ngritjes së institucioneve kulturore, që kulminuan me shtëpinë e famshme botuese Rilindja, nga gjiri i së cilës dolën gjithë mediet e shkruara të Kosovës, që rritën më pas shkrimtarë dhe poetë të shquar si: Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Rexhep Qosja, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Nazmi Rrahmani…

    Rezatimi i kësaj rilindje u ndie edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë, ku nisi botimi i gazetës Flaka e vëllazërimit dhe revistës për art e kulturë Jehona, rreth të cilave u tubuan shkrimtarët: Lutfi Rusi, Mehmedali Hoxha, Murat Isaku, Abdylazis Islami, Ali Aliu, Luan Starova, Rexhep Zllatku e disa të tjerë që i kontribuan ruajtjes së shpirtit dhe përgatitën skenën letrare për brezat tjerë, të cilët shmangën me zhdërvjelltësi direktivat zhdanoviste të tipit jugosllav dhe i hapën udhë disidencës së heshtur estetike – sfidave të pabujë, të praktikuara që herët nga Pashko Vasa, Naim e Sami Frasheri, që jepnin përshtypjen e krijuesve lojalë ndaj pushtetit të kohës së tyre, me qëllim të krijimit të hapësirës së nevojshme për të shkruajtur e për të bërë ato që dihen në favor të çështjes dhe të kulturës shqiptare.

    Të kuptohemi: disidenca e heshtur nuk mund të barabitet me disidencën e paguar me jetë krijuesish që bënë flijimet më sublime në emër të shprehjes dhe lirisë së mendimit. Disidencën në fjalë nuk e krahasojmë as me atë të krijuesve të torturuar në mënyrën më çnjerëzore, për shkak të ndeshjes së vetëdijshme apo të rastësishme me regjimin totalitar, me dhunën e dogmave zhdanoviste. Megjithatë, fakti se fenomenit të disidencës nuk i është dhënë akoma një përkufizim i qëndrueshëm ka lënë hapësirë të mjaftueshme që të flitet për shumësi disidencash. Kështu, përveç përkufizimit bazë që për disidencë të vërtetë konsideron atë kur shkrimtari sfidon pushtetin diktatorial, duke qëndruar në vendin e vet, flitet shumë edhe për disidencën e heshtur, disidencën e mërgimit nga atdheu apo disidencën estetike të krijuesve që anashkalojnë kufijtë e tolerueshëm të cilësdo ideologji të mbrapshtë politike.

    ESAD MEKULI

    1916-1993

    I VARUNI I KËNDON LIRISË

    Gjatë t’ashtuquejtunit "akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri…

    Burrat, në kalim, e vjedhin me sy dhe shpejt kalojnë.

    – O, ndëgjoni rrëfimin tim në këtë ditë që

    sa po gdhin:

    "Duert e përgjakuna i ke – më pëshpërisin pa pra.

    Nën thoj, i dashtun, aq thumba kush të nguli?

    Trupit i gjithë këto plagë, heu kush t’i ka ba?

    Kush në litar, fatzi, qafën ta përkuli?

    "A asht kjo, o v’lla ahmarrja jote e vetme, e trueme,

    për vuajtjet tona – mjerimin që kurr s’na u nda:

    në djersën tonë e gjakun për t’zezat që janë ba,

    për fluturimet në një botë jo vetëm t’andrrueme?’’

    Pra, ndëgjoni kangën time për Lirinë:

    Udhërrëfyese le t’bahen këto duer të mija

    dhe plagët që trupin tim shëmtojnë

    pishtare ndriçuese n’çdo rrugë pa shkëndija,

    e laku rreth qafës – ku mbarojnë

    vuejtjet

    për jetën ma të mirë

    në këtë ditë të lirë,

    në këtë ditë të lirë!

    (1954)

    GJYKIMI

    Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët

    e fëmijëve tanë

    dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë

    për ne-

    (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i

    madh!)-

    dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet

    tona, shtërzimet’

    për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të

    mbërrimet tona…

    Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja

    -pos vorreve dhe padijes;

    kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-

    si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!

    Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve

    tanë-breznitë,

    dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës

    së Re-dhe plot diell e dashni;

    do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me

    binduni fëmive të vetë

    si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,

    fabrika dhe katunde…

    si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-

    tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…

    (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me

    qenë mjeshtra çollakë,

    me pak dije po me shumë e shum vullnet…)

    PRIJATARËVE

    Në çastin më të lartë

    të lavdit e të nderit,

    hapi sytë – mos ia tepro;

    para se të shohësh veten

    baras me perënditë –

    se do të vdesësh – kujto!

    Borxhli je prore ndaj atyre

    që besimin njëherë ta dhanë

    në drejtësi e barazi qëndro;

    urtia e mirësia, jo topuzi

    pushtetin e ruan, e mban

    Se do të vdesësh, kujto!

    ANDRRA E VAJZËS

    Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare

    dhe agime t’kaltërta andrrova…

    E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare-

    si lulja q’i jep qiellit lulzimin,

    rinin ja dhurova.

    Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë

    të thellë dhe të ndritshëm

    dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi…

    -Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit

    më treti fare

    dhe agimet e kaltërta andrrova.

    UNË NUK NJOH LUMNI

    Unë nuk njoh lumni: shqetsimet në zemër m’lulzojnë.

    Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla.

    Jam fëmi i k’putun, n’horizonte t’ tymnosuna ra,

    ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnē.

    Jam bir i mjerimit, i lanun rrug’ve n’rravgime,

    shok lypsash, bredhsash e i njerëzve n’mjerim.

    Jam nxitja e përhershme në t’ përhershmet rrëxime-

    Shqetsim i përhershëm në t’ përhershmin pësim.

    Jam dhimbj’e t’ vorfnit, pa bukë e n’ ujë mbetë,

    lot nane që mbi tryezën e shprazët lëshohet…

    Jam mall i skllavit, në ndjekje për jetë,

    që nën mështeknën- n’ ajri naltësohet…

    Jam vuejtja e t’ shkelunve, mbytun në zi,

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1