Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 37
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 37
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 37
Ebook364 pages4 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 37

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 37.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 37.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Rexhep Shahu – Shkrimtarët nderojnë shkrimtarët martirë

STUDIO
Lea Ypi – Shpresa është një detyrë morale – Përktheu: Granit Zela
Hans-Joachim Lanksch – Në Kosovë shkruhet poezi në nivel botëror – Bisedoi: Fadil Gashi

PERSONALITETI
Sotiris Dhimitriu – Bota - një portokall i vogël
Sotiris Dhimitriu – Shkrimi është binjak me ekzistencën time
Sotiris Dhimitriu – Dialith’ im, Kristaqi – tregim
Kritika letrare Greke për “Dialith’ im, Kristaqi”
Balancat e Fytyrës – Bisedë për këtë libër me Grigor Jovanin

IN MEMORIAM
Eqrem Kryeziu – Me folë rreth vleftave estetike asht vështirë - (Kujtimit të Hilushit)
Roland Gjoza – Faik Ballanca Vret shkurta

TË FTUAR
Khalil Gibran – Mjere ai komb i ndarë, ku çdo pjesë e sheh veten si komb me vete – Përktheu: Elmaz Fida
Nadine Gordimer – Liria e shkrimtarit – Përktheu: Granit Zela
Alda Merini – Ato si unë
Hilda Hilst – Gjithçka kam brenda meje – Përktheu: Maksim Rakipaj
Paul Celan – Cila lule, nënë, të lëndoi ty – Përktheu: Anna Kove
Tasos Livadhitis – Nëse do të quhesh njeri - politik- Përktheu: Maksim Rakipaj
W.B. Yeats – Kur vjeshtë e jetës tënde – Përktheu: Granit Zela
Joumana Haddad – Nuk kam mëkatuar sa duhet – Përktheu: Rielna Paja
Sherwood Anderson – Unë dua të di përse vallë – Përktheu: Ben Andoni

TË ZGJEDHUR
Odise Kote – Shkrimtari
Sulejman Mato – Po kalon një vajzë
Maksim Rakipaj – Spaç - fragment
Alban Bala – Pasthirrmat e trishta të kujtimit
Mehmet Elezi – Hamit Aliaj, Eremit i orëve hyjnore
Vaid Hyzoti – Vdekje e përditshme
Ervin Nezha – Ninulla
Rudina Muharremi-Beja - Nën vetullën e hënës
Xhabir Tabaku – Shi
Luan Rama – Kur Fitzgerald endej në rrugët e Parisit
Ramadan Mehmeti – Kështu mbaron vetmia
Faruk Myrtaj – Ndjesë për zjarrin vjedhur perëndive
Dashamir Malo – Shkruaj emrin tënd
Ylldije Sulka – Astrit Delvina
Hekuran Halili – Bukë me hënë
Yzedin Hima – Orhan Pamuk erdhi në qytetin ku nuk ndodh asgjë
Vladimir Muça – Dikur në këto anë

PERSONALITET
Anton Harapi – Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë Padër Anton Harapi - fjala e fundit në gjyq
Anton Harapi – Andrra e Prêtashit - fragment romani
Anton Harapi – Si e njoh unë Gurakuqin
Anton Harapi – T'a bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Arbër Ahmetaj – “Ngjizja e papërlyeme”, një roman i pashmangshëm
Pirro Loli – Bogdani, një monument i munguar
Fulvia Shtepani – Konkubina e maleve
Durim Çaça – Performanca e tragjikes te Et’hem Haxhiademi
Bardhyl Maliqi – Ese mbi librin e Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”
Gëzim Murajza – Simbolika e një murimi - rreth romanit “Murana” të Leon Lekaj
Timo Mërkuri – Poeti dhe poezitë e para të botuara në gjuhën shqipe - përsiatje rreth librit studimor “Gjon Buzuku – poeti ynë i parë” të Anton Nikë Berishës
Nazif Agalliu – Gjashtë rrugëtime në një album për Beratin

LanguageGjuha shqipe
Release dateDec 11, 2022
ISBN9781005907211
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 37
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    SHKRIMTARËT NDEROJNË SHKRIMTARËT MARTIRË

    Me 8 qershor 2022 një grup shkrimtarësh, të organizuar nga Klubi i Poezisë, me përkrahjen e humanistit Flamur Hoxha, deputet, vumë një tufë lule te varri i shkrimtarit Et'hem Haxhiademi në Elbasan, i vdekur në burg në vitin 1965 dhe një tufë lule pranë shtatores së figurës së ndritur Lef Nosi, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, ruajtës i Deklaratës, i pushkatuar nga regjimi komunist dhe që nuk ka varr.

    Pranë varrit të shkrimtarit të shquar Et'hem Haxhiademi, duke falenderuar shkrimtarët që erdhën, u shpreha se ne për fat kemi heronj si Et'hem Haxhiademi që ka ditë të qëndrojë me dinjitet para diktaturës e dhunës së verbër e të vdesë me dinjitet, edhe për ne. Ai ka qëndruar dhe ka vdekë edhe për ne... Panteoni ynë është fat që ka figura si shkrimtari Et'hem Haxhiademi dhe patrioti i rangut të parë Lef Nosi.

    Ndërsa para shtatores së Lef Nosit, si organizator i këtij pelegrinazhi, thashë se, Lef Nosi i jep dinjitet e krenari këtij bulevardi të bukur të Elbasanit, e bën më të bukur këtë bulevard e këtë qytet, i jep qytetari e fisnikëri.

    Ashtu si kalaja që është rrënjë e këtij qyteti, edhe Lef Nosi është rrënjë e themel i këtij qyteti, rrënjë e kulturës dhe kombit shqiptar.

    Pak njerëz ka si Lef Nosi që na mësojnë me e dashtë këtë atdhe.

    Lef Nosin e pushkatoi Enver Hoxha dhe e la pa varr, por ai jeton në shpirtin e zemrën e çdo shqiptari, e ka varrin në ne, në zemrat tona.

    * * *

    Ne kemi nevojë për shkrimtarët martirë, nuk kanë ata nevojë për ne.

    Me 12 qershor 2018 në sallën e pallatit të kulturës në Kukës falënderova shkrimtarët që erdhën në Kukës në nderim të poetit martir Havzi Nela në inaugurimin e bustit të tij që u vu atë ditë. Atë e ka varë në litar regjimi komunist me 10 gusht 1988.

    Që nga ajo ditë, duke dëgjuar fjalët e 18 shkrimtarëve që folën në Kukës, i thashë vetes se bashkë me shkrimtarët shqiptarë duhen nderuar shkrimtarët e pushkatuar e të mbytur burgjeve të regjimit komunist si domosdoshmëri, si nevoje zgjimi, pastrimi e pendimi.

    Kisha vu re dhe e ve re ende edhe sot e gjithë ditën se nuk janë nderuar si duhet nga shoqëria shkrimtarët martirë.

    Natyrisht, të gjallët nderojnë të gjallët, të vdekurit durojnë se nuk kanë zë të ankohen dhe ne ende nuk jemi aq fisnikë sa të nderojmë si e sa duhet të vdekurit që janë rrënjët tona.

    Nderohen nga lloj lloj shoqatash e organizatash vendase e të huaja shkrimtarët e burgosur që janë gjallë dhe mirë bëhet që nderohen te burgosurit e mbetur pahiri gjallë. Nuk ka kush nge të merret me të vdekurit, se ata nuk dinë as mundin të thonë faleminderit…

    Unë nga 12 qershori 2018, i përkrahur nga miku im Izet Duraku dhe me mbështetjen e përhershme fisnike të humanistit deputet Flamur Hoxha vendosa që shkrimtarët e varur, pushkatuar e vdekur burgjeve të komunizmit të jenë Meka jonë, Vatikani ynë.

    Kemi nisë t'i nderojmë, u kemi kushtuar vend në revistën tonë letrare illz, i kemi botuar e ribotuar veprat e tyre, jemi përpjekë t’u japim zë, u kemi shkuar pranë në Kukës te Havzi Nela, në Tepelenë te Trifon Xhagjika, në Librazhd te Vilson Blloshmi e Genc Leka, në Fishtë te Gjergj Fishta, në Elbasan te Lef Nosi dhe Et'hem Haxhiademi, jemi në udhë e sipër për tek Musine Kokalari në Rrëshen me 22 qershor, te Dom Ndre Zadeja në Shkodër, te Vincens Prenushi në Durrës, te Patër Anton Harapi në Shkodër, jemi në udhë...

    Ne kemi nevojë si shoqëri të mos shtiremi, si shkrimtarë kemi nevojë që t'u shkojmë te varri shkrimtarëve martirë, nëse kanë varr e tu vëmë një lule, t'u shkojmë te shpirti atyre që nuk kanë varr dhe janë varrosë në shpirtrat tanë, në shpirtrat e njerëzve që duan lirinë.

    Ne kemi nevojë për shkrimtarët martirë, nuk kanë ata nevojë për ne. Ne bëjmë veten tonë, ndërtojmë veten, shpëtojmë nga korrupsioni i moralit nëse nderojmë shkrimtarët e pushkatuar e mbytur burgjeve nga partia.

    Ndaj po vazhdojmë në këtë udhë edhe pas pandemisë.

    Ne i nderojmë shkrimtarët martirë pasi kemi nevoje për ta.

    Ata i kanë dhënë dinjitetin historisë tonë, moral qëndresës dhe kanë qenë fari i ekzistencës tonë në netët e gjata të historisë.

    * * *

    Mirënjohja është njeriu, mirënjohja jemi ne njerëzit e gjallë.

    Ne ndjejmë se shkrimtarët si elitë e shoqërisë, i kanë borxh mirënjohjen e thellë shkrimtares Musine Kokalari në emër të gjithë njerëzve. U kemi borxhe shkrimtarëve martirë.

    Dhe ia artikuluam sot mirënjohjen në mënyrën më të denjë e fisnike, gjetëm kohë e mundësi dhe bëmë një akt që ka munguar që nga vitet 1960 kur ajo është dënuar dhe kur një turmë shqiptarësh ia shkulte edhe gjysmën e flokëve të kresë...

    (Dje pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e te burgosurve, dhe rrahu keqas te pandehurit. Kokalarit, njërës nga gratë e akuzuara i shkulën më shumë se gjysmën e flokëve. Ky eshte një Fonogram tepër sekret Confidential nga diplomati amerikan Jacobs, për departamentin e shtetit amerikan në 27 korrik të 1946.)

    Shkrimtarët pjesëmarrës të ftuar nga Klubi i Poezisë ishin mjaftueshëm të mëdhenj për të heshtë në rrugën me emrin Musine Kokalari, ishin mjaftueshem fisnikë dhe heshtën me përulje tek vendi ku ka qenë baraka e internimit e Musine Kokalarit.

    Ecëm nëpër Rrëshen në gjurmët e Musinesë pasi ajo ka lënë shenja të pazhbëshme në atë qytet të cilin e kërkoi vetë edhe për të vdekë aty meqenëse Tiranën ia ndalonin. Bëmë një sesion modest përkujtimor, u lutem edhe në kishën e Rrëshenit për shpirtin e saj.

    Unë si organizator i këtij pelegrinazhi falënderoj përzemërsisht shkrimtarët pjesëmarrës në homazhet për Musine Kokalarin. Falenderoj në emër të gjithë shkrimtarëve Flamur Hoxhën që na mbështet, pasi falë kësaj mbështetje ne bëhemi bashkë dhe udhëtojmë për të nderuar shkrimtarët martirë.

    Për sot falenderim të ngrohtë shkrimtarit Ndue Dedaj, Monsinjor Gjergj Metes, studjuesit Alfred Duka dhe të gjithëve që lanë diçka keq për të bërë diçka mirë, prishën një gjë për të ndreqë një gjë.

    * * *

    Sic e keni vu re, media qeveritare e ajo private e qeverisë nuk i përfill veprimtaritë e shkrimtarëve që nderojnë shkrimtarët martirë. Gazetarë rrace që e lexojnë peshën publike të këtyre veprimtarive nuk ka, pasi veprimtari bën vetem qeveria e askush tjetër...

    Por kjo nuk na shqetëson pasi ne nuk e kemi qëllimin te media, por te vetja jonë, te mirënjohja jonë, media shtetërore e private e qeverisë ka axhenda tjera dhe, si gjithmonë, shkrimtarët kanë axhenda të tjera si kudo në botë.

    Mendoj se nderimi që po u bëhet shkrimtarëve martirë në mënyrë të organizuar nga Klubi i Poezisë me mbështetjen e fisnikut Flamur Hoxha është lajmi, apo ngjarja që ka munguar në gjithë këto vite e dekada. Të shkruhet për këto ngjarje mendoj se është më me vlerë se sa në ditën e pelegrinazhit të shkrimtareve të shkruhet për veprat e shkrimtarëve, të analizohet vepra e tyre.

    Veprat e shkrimtareve martirë aty kanë qenë por nderimi i organizuar i shkrimtarëve për shkrimtarët martirë ka munguar.

    Dhe kjo nuk ka lidhje aspak me mua apo që të shkruhet për mua, pasi siç e dini të gjithë unë jam altoporlant mëse i mjaftueshëm që buças për veten time.

    Për pelegrinazhet që janë bërë në nderim të poetit të varur Havzi Nela, poetëve të pushkatuar Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi e Genc Leka, botimet e promovimet e tyre, janë pasqyruar në një libër voluminoz luksi me titull Bisedë e përfytyruar me Havzi Nelen që tashmë gjendet në shumë biblioteka.

    Këtë gjë do ta bëjmë edhe për gjithë pelegrinazhet e tjera veç këtyre të mësipërme. Veprimtaritë tona do të publikohen në një libër me fotografi e me shkrimet e shkrimtarëve si dëshmi e nderimit tonë.

    Shpresojmë se një ditë të gjitha këto veprimtari fisnike do të shihen në një film dokumentar ku shkrimtaret nderojnë shkrimtarët.

    * * *

    Kë shqetësojnë pelegrinazhet dhe homazhet e shkrimtarëve për shkrimtarët martirë

    Po më thonë seriozisht e jo me shaka se shkrimtarët martirë dhe martirët në tërësi nuk duhet të nderohen nga njerëz që nuk kanë qenë të dënuar e të përsekutuar, por duhet të nderohen nga të dënuarit e të përsekutuarit.

    Pra unë nuk kam leje për të nderuar martirët sepse nuk kam qënë i dënuar as i përsekutuar dhe lejen për të bërë nderime e për të shprehë mirënjohje martirëve e japin enveristët antikomunistë.

    Këta lloj dykëmbëshash vetem të dënuar politikë nuk mund të kenë qenë, e shumta e shumta mund të kenë qenë përdhunues, hajdutë por për të ruajtë shëndetin e moralit komunist, përdhunuesin e ndonjë nxenëseje e shkruanin si të dënuar për agjitacion e propagandë e nuk e vinin në karrige elektrike...

    Shkrimtarët që nuk janë martirë e as të dënuar e të përsekutuar, që janë shkolluar në shtete të huaja si në Itali, Austri, Rusi, Poloni, etj., le të nderohen nga ata njerez që nuk kanë qenë të dënuar. Pra të padenuarit le të nderojnë të padënuarit, të dënuarit e të përsekutuarit le të nderojnë e të nderohen nga të dënuarit e të përsekutuarit.

    Pra dy popuj na caktojnë antikomunistët komunistë, enveristët e kohës tonë të cilët mbajnë veshur kapota urrejtje e thika në sy buzeqeshje dhe këmbëngulin se janë pronarë të disidencës, pronarë të antikomunizmit.

    Kësaj i thonë të dalësh nga burgu në liri më enverist se sa ke hyrë në burg dhe për shkak të deformimit, të rritesh në voz si kompraçikoz, t'i ikësh përsekutorit ose ta qerasësh përditë me kafe e raki...

    Dhe unë që qeshi... Enverat e vegjël nuk kanë dhëmbë...

    LEA YPI

    SHPRESA ËSHTË NJË DETYRË MORALE

    Intervistë e Kate Kellaway-t me Lea Ypin për The Guardian.

    Ju shpjegoni se biografia ishte koncept i rrezikshëm në Shqipërinë komuniste. A e kishit në mendje këtë ironi kur nisët të shkruanit memuarin?

    Nuk kisha qëllim të shkruaja memuar - doja të shkruaja një libër filozofik, por pastaj ndodhi Covid-19. Isha në Berlin duke iu shmangur fëmijëve që më ndiqnin vazhdimisht nëpër shtëpi. Sipas tyre meqenëse ishim në shtëpi, atëherë askush nuk punon, të gjithë argëtohen dhe është vetëm e diel. Kështu që e kisha mbajtur në sirtar dhe libri u bë gjithnjë e më vetjak, sepse kishte të bënte pikërisht me këtë përvojë të kufizimit fizik i rrethuar nga pasiguria e madhe se çfarë do të thotë liri në një shoqëri liberale. E kisha përjetuar izolimin në Shqipëri, në vitin 1997, dhe megjithëse ishte përvojë krejt e ndryshme dhe e frikshme sepse jashtë po ndodhte një lloj lufte, kisha një ndjesi të deja vu-së.

    Fëmijëria juaj ishte një epokë mosdijeje. A ka ndikuar fshehja e së vërtetës tek aftësia e mëpasme për të besuar?

    Është kalimi nga mosnjohja te njohja ajo që përbën sfidë: a është e vërteta e re thjesht një histori tjetër? Ndjenja e skepticizmit për të vërtetën e zbuluar pas një gënjeshtre të madhe nuk më është shqitur kurrë. Është ajo që më tërhoqi te filozofia. Është pjesë e punës time Kritika e arsyes së kulluar e Kantit dhe një gjë që i jep formë filozofisë së tij është kjo përpjekje për ta shkëputur arsyen nga dogmatizmi dhe skepticizmi. Për mua, të qenit kritik nënkupton mospranimin e dogmës. Por rreziku i kundërt është skepticizmi – pasi refuzosh të vërtetat që të janë dhënë, mund të të mbetet shumë pak dhe paaftësia për të besuar e cila mund të jetë paralizuese. Përpiqem të jem e qartë dhe të gjej mënyra për ta ngulitur mendimin në moralin abstrakt.

    Si ishte Shqipëria si vend, duke lënë mënjanë politikën, dhe a ju merr malli?

    Më merr malli shumë – për verat e nxehta dhe të lagësht dhe dimrat e thatë e me erë. Kur je rritur në bregdet në të gjitha stinët, kjo të bën të lidhesh ndryshe me detin. Një lidhje me natyrë lojcake. Shkolla jonë e mesme ishte afër detit dhe ne ndonjëherë shkonim atje në pushimet mes orëve... Edhe kur isha e vogël e dija se kishte një botë larg Shqipërisë, në anën tjetër të detit, ndaj deti kishte edhe këtë aspekt sugjestionues.

    Ku jetoni tani?

    Kur njerëzit pyesin: Cili vend është shtëpia jote? përherë përgjigjem: Heathrow, Terminali 5 [qesh]. Nuk e di se cilit vend i përkas… nuk është më Shqipëria sepse me të kam marrëdhënien emigrimi. Udhëtoj shumë dhe kam lidhje me shumë vende. Por le të themi se shtetësia ime zyrtare dhe vendbanimi janë Londra.

    Gjyshja jote thoshte: Shpresa është diçka për të cilën duhet të luftosh. Por vjen një moment kur kthehet në iluzion. Për çfarë shpresonit si fëmijë? Për çfarë shpresoni tani? Dhe a është shpresa për planetin tonë një iluzion?

    Shpresoja të isha qytetare e mirë. Jam rritur me ndjenjën e përgjegjësisë politike. Ndjeva se isha pioniere dhe e identifikuar me shtetin dhe partinë. Ajo që shpresoj tani është, në fakt, nuk është shumë e ndryshme: dua të jem pjesëtare e mirë, e përgjegjshme e shoqërisë dhe të promovoj lirinë. Unë kam një përgjigje filozofike për pjesën e fundit të pyetjes. Shpresa është një detyrë morale – ne duhet të veprojmë sikur ka mundësi që gjërat të ecin në një mënyrë që është e favorshme për atë që duam të arrijmë. Po të jemi nihilistë, s’do ta mbajmë dot këtë ndjenjë të detyrës.

    Liria është shqetësimi juaj i vazhdueshëm. Si e përkufizoni?

    Liria është edhe një vetëdije për detyrën, mendimi se mund ta bësh detyrën tënde sado e vështirë të jetë. Përmasa e brendshme morale më jep themelin nga ku mund të kritikoj shoqërinë. Jetojmë në një botë të marrëdhënieve asimetrike të pushtetit në të gjitha nivelet ku ka ushtrim të pushtetit nga të fuqishmit dhe ata që janë më të dobët dhe më të cënueshëm janë pritësit pasivë të efekteve të këtij pushteti. Kjo dinamikë e marrëdhënieve të pushtetit është në thelb armiqësore për lirinë.

    Jeni rritur në një familje muslimane që i kërkohej ta denonconte besimin. A keni besim fetar tani?

    Shqipëria ishte përcaktuar si vend ateist në kushteturë - Zoti ishte një thes me gënjeshtra. Në momentin kur çdo e vërtetë në të cilën besoja doli të ishte e gënjeshtërt, pyesja veten nëse gënjeshtra për Zotin mund të kishte qenë e vërtetë. Në vitet ‘90 u enda në tregun e lirë të feve. Për ca muaj isha katolike, pastaj fillova të shkoja në xhami dhe të praktikoja ramazanin. Pastaj nisa të eksploroj Budizmin, por përfundova duke studiuar filozofi, sepse nuk i dija përgjigjet. Tani jam agnostike.

    Nëna juaj shfaqet në mënyrë madhështore si oratore dhe në një episod me thikë, si një grua e paepur.. a i keni ngjarë asaj?

    Gjithmonë jam frymëzuar nga guximi i nënës time. Përpiqem ta imitoj, megjithëse nuk jam e sigurt se ia dal. Si fëmijë, kur shëtisnim së bashku nëpër Durrës, në qytetin tim, natën ishte shumë errësirë, kishte shumë të dehur dhe isha shumë e frikësuar, por te ajo shihja një grua jashtëzakonisht të guximshme. I thoja: Ky njeri është i çmendur, i dehur, shihe kur të na sulmojë. Dhe ajo thoshte: Jo, ne do ta sulmojmë!

    Keni shkruar me ndjeshmëri të veçantë për arratisjen e nënës me vëllain jashtë vendit gjatë luftës civile, por duket se ajo e ndau familjen më dysh. Kjo duhet të ketë qenë shumë shqetësuese apo jo?

    Ishte. Vetëm më vonë e kuptova se ajo ishte në një situatë ku ndjente se po shpëtonte një fëmijë, por gjyshja gjithmonë ia kthente: Por ke lënë këtu një fëmijë tjetër. Në njëfarë mënyre bëra paqe me këtë situatë, por në atë kohë kjo ishte e vështirë.

    Ju rrëfeni historinë prekëse të Elonës, shoqen tuaj të fëmijërisë e cila u largua nga vendi në moshën 13-vjeçare dhe u bë prostitutë, a keni dëgjuar më për të?

    Ajo vdiq një javë pasi u botua libri im. Dikush që e kishte njohur më shkroi. Qava me ditë të tëra kur e mora vesh këtë lajm.

    Si u bëtë profesore në London School of Economics?

    Kam studiuar filozofi në Romë - ishte një karrierë e drejtpërdrejtë akademike që andej. Bëra një doktoraturë në Firence, shkova në Oksford për studimet e pas-doktoraturës dhe fillova punën në LSE.

    Çfarë lloj lexuesi keni qenë në fëmijëri?

    Më pëlqente shumë mitologjia greke. Isha plotësisht e fiksuar pas perëndive dhe për faktin se ata ishin kaq të fuqishme dhe të pafuqishme në të njëjtën kohë. Në Shqipëri titujt e librave ishte shumë të kufizuar. Lexova të gjithë librat në librari dhe bibliotekën e fëmijëve, pastaj shkova në bibliotekën e të rriturve, ku fillova të lexoja Iliadën dhe Odisenë. Dhe përrallat ruse.

    Cilin libër do t’i jepnit një të riu?

    Mitet greke! Fëmijët i kam të moshës njëmbëdhjetë, gjashtë dhe katër vjeç. Unë në fakt ua dhashë fëmijëve të mi kur mbushën pesë…

    Çfarë keni ndërmend të lexoni më pas?

    Kujtime të Ismail Qemal Beut, kujtimet e udhëheqësit politik shqiptar Ismail Qemali, i cili ishte ati themelues i nacionalizmit shqiptar sepse libri im i radhës është për rënien e Perandorisë Osmane. Dhe Stalingradi i Vasily Grossman-it dhe një ose dy libra historie. Kam në plan të lexoj edhe Marshimi Radetzky nga Joseph Roth.

    A ekziston leximi i librave të lehtë për ju? Ku lexoni thjesht për qejf?

    Nuk mendoj se ekziston [qesh]. Romanet e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Libri im i parapëlqyer është Demonët e Dostojevskit - një hulumtin i mahnitshëm i historisë së ideve dhe i shpirtit njerëzor.

    The Guardian, 4 qershor 2022.

    Përktheu: Granit Zela

    HANS – JOACHIM LANKSCH

    NË KOSOVË SHKRUHET POEZI NË NIVEL BOTËROR

    Bisedoi: Fadil Gashi

    Poezia është si një femër tejet e bukur, dihet se është bukur e rrezikshme por megjithatë duhet ta shikosh, ajo të josh, të grish, të pushton. E di se është punë e rrezikshme të çosh dashuri me të, por megjithatë nuk mund t'i këputësh sytë nga ajo. Cili burr i shëndoshë mund t'i këputë sytë nga një Sofja Loren?

    *Z. LANKSCH, JENI NJËRI NGA DASHAMIRËSIT E KULTURËS SHQIPTARE, I CILI QË SHUMË VJET PËRPIQET PËR PËRHAPJEN E VLERAVE TË LETËRSISË SHQIPE NË HAPËSIRAT GJERMANOFONE. CILAT JANË MOTIVET QË JU SHTYEJNË TA BËNI KËTË PUNË?

    Hans-Joachim Lanksch: Motivet janë të shumta. Ndër shkaqet kryesore është edhe ai të cilin e përshkroi z. Gauss, kryeredaktori i revistës letrare LITERATUR & KRITIK, në parathënien e numrit të revistës tek m'është botuar një panoramë e poezisë së Kosovës: «H.J. Lanksch është njeri i çuditshëm në Bavari i cili, në rini, është dashuruar në gjuhët dhe poezitë e Ballkanit». Motivi i dytë është se jam i sëmurë. Vuaj nga translatopatia: nuk kam çare pa përkthyer, pa përkthyer poezi. Pse? Poezia është si një femër tejet e bukur, dihet se është bukur e rrezikshme por megjithatë duhet ta shikosh, ajo të josh, të grish, të pushton. E di se është punë e rrezikshme të çosh dashuri me të, por megjithatë nuk mund t'i këputësh sytë nga ajo. Cili burr i shëndoshë mund t'i këputë sytë nga një Sofja Loren? Përveç provokimeve të pakundërshtueshme të bukurisë e të sensualitetit të zonjës Poezi, tjetër faktor me rëndësi është fakti se e vetmja terapi e sukseshme e translatopatisë është: përkthimi. Është një terapi nga më të këndshmet dhe më kënaq pa masë. Përkthimi i çdo vjershe i ngjan zhvillimit të një sëmundjeje që ka fillimin e vet, shpërthimin, acarimin, krizën, agoninë dhe, më në fund, edhe shërimin (përkthimin e bërë). Është kënaqësi shumë e madhe t'i sulesh detyrës së pamundur dmth. të kacafytesh me gjuhën e vet për të shprehur me mjetet e gjuhës së vet atë që mund të shprehet vetëm me atë gjuhë tjetër ose, me fjalë të tjera, të përkthesh një tekst të papërkthyeshëm poetik dhe ta shohësh më në fund, të hedhur në letër një përkthim të cilin rahat mund të lësh ta lexojnë tjerët, një poezi, pra, në gjuhën tënde. Pse merrem mu me përkthimin e poezisë shqipe? Këtu, me siguri, është në mes edhe diç si afinitet për një gjuhë dhe botën shpirtërore e cila qëndron prapa saj. Përveç kësaj, prapë ka disa shkaqe. „Fajtori" kryesor për angazhimin tim rreth poezisë shqipe është pa dyshim Martin Camaj, poezia e të cilit më ka magjepsur, më ka narkotizuar, më ka infektuar me dashurinë e pashërueshme për poezinë e stërbukur të tij dhe atë shqipe në përgjithësi. Shkaku i dytë është se jam, ndoshta, njëfarë fanatiku të së vërtetës dhe të drejtësisë. Ju, shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo qoftë në botë, jeni një popull i vogël për nga numri - dhe keni një letërsi të madhe. Këtë nuk them për hir të komplimentit të rrejshëm ose për të bërë lajka, as nuk dua të them se çdo autor shqiptar na qenka poet i madh dhe as se çdo shkrimtar i njohur shqiptar na qenka i madh sa, fjala vjen, Danteja, Shekspiri, Gëteja, Pushkini, Bodleri, Trakli etj. Në poezinë e Kosovës, të Shqipërisë, tek arbëreshët dhe në diasporë, prandaj: në letërsinë shqipe, ka pasur dhe ka autorë që ishin dhe janë krijues të vërtetë, mjeshtër të vërtetë të artit të fjalës, shkrimtarë të mëdhenj të cilët i takojnë thesarit të përbashkët kulturor të bashkësisë së popujve e kulturave. E vërteta është se krijimtaria e shkrimtarëve të tillë meriton të njihet edhe përtej trojeve shqiptare dhe do të ishte një padrejtësi e padurueshme po qe se nuk do ta kapërcente barrikaden e gjuhës, p.sh., Zef Serembe, Lasgushi, Kuteli, Trebeshina, letërsia e qarkut të Shkodrës, Camaj, Adem Gajtani, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Anton Pashku, Kate Xukaro, Mimoza Ahmeti, Visar Zhiti, Rudolf Marku, Primo Shllaku, Zef Zorba dhe shumë e shumë të tjerë veprat e të cilëve mund të maten lirisht me krijimtarinë e kolegëve të tyre shkrimtarë anëmbanë Europës. Shkaku i fundit që po më bie ndër mend përkitazi me domosdoshmërinë e përkthimit të poezisë shqipe është një veçori e një pjese të mirë të poezisë shqipe e cila veçori më pëlqen dhe më tërheq më së tepërmi: konciziteti i saj eliptik tek thuhet vetëm ajo më e nevojshmja, dendësimi radikal i përvojave të pasura ekzistenciale me një minimum ekstrem mjetesh shprehëse dhe formale në tabllo të kristalizuara, reduktimi i skajshëm i materialit gjuhësor deri te vargje të tëra tekstualisht njërrokëshe. Ky lapidaritet poetik i cili e pasqyron edhe mjedisin konkret të pejsazhit (verior) shumëgurësh, pejsazhi lapidar i fjalëve, mund ta pasurojë aq lexues sa edhe shkrues të anës sonë. Prapë theksoj se nuk po e them për t'u bërë lajka shqiptarëve (pse t'i bëja? Përveç kësaj, s'ka nevojë sepse të bijtë e shqiponjave mjaft lajka i bëjnë vetvetes), por e kam me gjithë mend: lexuesi i poezisë bashkëkohore të kësaj

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1