Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43
Ebook341 pages3 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 43.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 43.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Roland Gjoza - Letërsia si një gjobe policie
Bardhyl Zaimi - Leximi si krijim
Bardhyl Zaimi - Labirintet e mediokritetit

STUDIO
Georgi Gospodinov - Pata ndjesinë se diçka kishte shkuar keq në mekanizmin e kohës - Intervista e Georgi Gospodinov-it, fitues i Çmimit Ndërkombëtar Booker 2023 - Përktheu: Granit Zela

PERSONALITETI
Botime te Shkrimtarit Bashkim Hoxha
Fragment nga romani Kronikat e Mjegullës
Fragment nga romani Heronjtë e Viagrës
Fragment nga romani Gruaja e Shiut
Fragment nga romani Asnjëherë të Martën
Anastas Nika - Gruaja E Shiut

IN MEMORIAM
Ardian Klosi –Vëllimi i parë “Drini i Bardhë” i Izet Durakut
Yzedin Hima - Simon Vrusho një jetë si fletë e bardhë

TË FTUAR
Ai Qingi - Poezi - Përktheu: Kolec P. Traboini
Cristina Rossetti- Lërmëni Të Shkoj- Përktheu: Kolec P. Traboini
Izet Sarajliq- A edhe ti ortodoksja ime ,mike e rinisë ,shkove me vrasësit! - Përktheu: Salajdin Salihu
Oscar Wilde - Sfinksi pa sekret – Përktheu: Ben Andoni
Ivan Katičić - Bodrumi i Priftit- Përktheu: Ben Andoni
Louise Glück – Averno – poemë - Përktheu: Marsela Neni
Martha Medeiros – Vdes ngadalë- Përktheu: Bajram Karabolli

TË ZGJEDHUR
Luan Rama - Mëkati i Justinës- fragment romani
Shkelzen Zalli - Luftërat shtegtojnë me korbin në shpinë - poezi
Istref Haxhillari- Karmençita
Fakete Rexha - Pranverat e mia mbrenda e jashtë dritares
Viron Kona - Va, Pensiero
Agim Bajrami - Pesë mendime në një mbrëmje dimri
Skifter Këlliqi - Shtatori i gjëmës së madhe - fragment romani
Nada Dosti - Kukafshehti
Fatmir Musai - Korrieri i dashurive
Alma Zenellari - Më ler të jem me ty!
Shkëlzen Logu - Një bjondje të bukur njohur unë kam - poezi
Vojsava Zagali - Nënpunësi i ri
Pëllumb Gorica - Shtegtar në trojet e gjakut tonë

PERSONALITET
Libra të shkrimtarit Pano Taçi
Pano Taçi - Tanusha
Nga poezitë e fundit të Pano Taçit
Qerim Vrioni - Buzëqeshja e fshehur e Pano Taçit
Edmond Tupja - Pano Taçi e meriton parajsën!
Sazan Goliku- Pano Taçi , një jetë boheme për poezinë
Dritëro Agolli: Pano Taçi një pemë kopshti e veçantë
Per Pano Tacin:
Xhevahir Spahiu: Fjalë njeriu për njeriun, mbi e nën dhê
Isuf Luzaj: Të paskëshe lindur i huaj
Sadik Bejko: Ai ishte një mrekulli, hokatar dhe tragjik njëherësh
Nehat Sopaj: Klasiku i fundit

PLUS
Enela Allkushi - Valsi i lotëve

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Yzedin Hima - Letërsia e penguar zuri vendin e lënë bosh në letrat shqipe
Cristiana Maria Hâncu - Historia në shndërrimet e mjegullës
Durim Çaça - Mënyra absolute e vështrimit- “Viti i elefantit”, roman historik nga Brajan Sukaj
Grigor Jovani - “Poetja e erret”- “Një zë i padiskutueshëm poetik, që me një bukuri të hollë shndërron qënien vetiake në botërore”.- Sipas Akademisë Mbretërore të Stokholmit, për Nobelin, amerikanes Louise Glück
Behar Gjoka - Missing - roman i humbjes dhe mungesës

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 21, 2024
ISBN9798215244791
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    LETERSIA SI NJE GJOBE POLICIE

    Ka ardhur nje kohe e veshtire per letersine. Ajo eshte bere e perkoheshme. E nis dikush dhe e le. E nis nje tjeter, organizohet nje feste per te nga familja, shkruhen dy tri artikuj te paguar ne shtyp dhe zjarri i ndezur me buje shuhet ne heshtje. Beni nje prove; hapni gazetat dhe aty do te shikoni rioshet entuziaste me krahet e Ikarit. Ata jane te pafajshem, sepse e dhane shenjen, por perspektiva nuk ekzistonte per ta. Letersi pa perspektive, a mund te mendohet? Djem dhe vajza qe shfaqin shkendijeza talenti, botojne dy tri libra qe ndricohen prej fishekzjarreve qe nisin ne bankete dhe shuhen te nesermen. Serish them se ata jane te pafajshem. Propaganda vazhdon t’iu bjere tambureve te festes, po ato jane tambure te shiut. Kritika e vertete serioze mungon, mizeria e diletanteve dhe mediokerve qe mbushin cit me cit librarite shtohet, grafomanet blejne kostume te karden dhe guci dhe shfaqen madherishem ne komuna dhe katunde, ku fitojne cmime triumfale me vulen e kryepleqve, me nje vetsiguri bufonade qe ve ne dyshim talentin e Kadarese, kinse per te dale ne pah kostumi dhe vula. Eshte bere kaq komike gjithcka ne kete menge te fjales shqipe sa te vjen te mos shkruash me. Grazhdi, koteci, katoi, stela, stalla kane mbushur vitrinat perplot fushqeta triumfale! S’e kane per gje shkruesit e shkarashkrimeve te kultures qe ne faqet e fundit te gazetave te shpallin cilesine e pare te gjithfare kafshesh e shpendesh qe mund te krahasohen me Kafken, Borgesin, Tolstoin. Dhe kjo maskarade vazhdon me pohe e buje, duke siguruar nen dore shukun me para qe eshte nafta e makines qe punon non stop.

    Dhe kur krijohet ndonje cmim qe mban nje emer te madh, te vegjelit fitojne. Kush e mat kutin e letersise, a mund te kete shijen e krijuesit te mirefillte nje pedagog apo nje profesoreshe qe s’ka provuar te shkruaje dicka vertet letrare? Nuk vjen nga ex katedra, emri ne studime apo doktoratura, vleresimi i sakte i nje vepre letrare. Dhe prej ketij zhgenjimi akademik ( nje pjese e tyre jane te tille ) autoret e vertete iu largohen cmimeve, mbyllen ne vetvete, botojne dhe nuk presin te ndodhin festa, sepse ata nuk i perkasin atij gjirizi qe jep para per te nxjerre ne bulevardin e letersise banden e qytetit. Aq shume jane prishur punet, sa nje shkrimtar i mire nuk ben kurrfare pershtypjeje, po perkundrazi shkakton perdredhje buzesh, sepse kete emer me kohe e kane perdhosur pipizanet dhe trututkallet e fjales. Shko te Perputhen dhe Big Brother te gdhihesh te nesermen vip. A mund te ndreqet dicka? Nuk shoh asnje mundesi, sepse qe te arrish te shpresosh duhet te kesh te besh me nje institucion. Letersia me kohe ka mare nofken e dikurshme te filo qylit, te atyre qe mbaronin fakultetin filologjik. Perse te botosh? Qe te mbetet libri stok, sepse libri shqip nuk blihet. E keni vene re tirazhin e librit shqip? 300, po shtypen a s’shtypen 50 kopje. Dhe kjo eshte me e shumta. C’te bejne botuesit? Si t’i japin oksigjen nje qenie qe po jep shpirt? E nxjerrim librin ne treg, thone po nuk e kemi fajin ne qe ai nuk blihet! Dhe eshte vertet nje realitet i hidhur, sepse libri kushton. Dhe prej librit shqip nuk fitohet. Perse shkruaj? Kjo eshte nje nga pyetjet themelore qe iu behet autoreve te mire. Pergjigjet jane nga me te ndryshmet, por ne nje arsyetim permblidhen; shkruaj sepse dua te ekzistoj! S’di te bej gje tjeter! Te lindesh per te shkruar, te lindesh dhe me dhuntine e vullnetit. Te shkruash bukur dhe te mos lexohesh, ky eshte nje akt i tragjedise. C’pelqehet me teper? Letersia e lehte, poezia thellesisht e qarte, mundesisht ( ne rastet me te shumte ) me rime. Atavizme e shkolles fillore ku vjershat mesoheshin permendesh. Nese shkruaj keshtu, me zhgenjim te hidhur, nuk i futem pelivanlleqeve apo hipokrizive te disa autoreve, qe luajne me famen artificiale. Miqesite, te qenit deputet, minister, gazetar me emer, pronar gazete, shef ne tv, etj, qe prej mediokerve dine te nxjerrin Kafken e ardhshem, qe tallen me fjalen. Nje papergjegjshmeri kriminale. Klanet po e rrenojne letersine, sepse krijojne shtampen e dy tre autoreve te shquar qe duhet te kthehen ne modele. Klani sillet rreth vetvetes, po ka djallezine dhe zgjuarsine e lige te krijoje rreth vetes turmen e adhuruesve gjer ne delir. Letersia vuan prej semundjes jashteletrare. Teksti enkas lihet ne hije, po vleresohet gjithcka tjeter, prej levduesve te klanit qe nuk lexojne asgje pervec klanit. C’jane jashte klanit vuajne heshtjen. Kjo eshte vrasese. Dhe gjithmone, si ne politike, po ata krijues triumfatore, qe e kane ngushtuar skajshem republiken e vogel te letersise. Vetem kur mendoj per vuajtjen e saj ( gjer ne agoni ) me krijohet nje peshtjellim, sikur jam brenda nje vorbulle shfarosese kaosi. Dhe jam i bindur qe s’gaboj, sic jam i bindur gjithashtu qe do te me kundershtojne. Hyj nganjehere ne librari, pa ate kenaqesine e dikurshme qe me shtynte te shfletoja librat e rinj. Marr ne duar libra te poeteve te medhenj; Trakli, Pessoa, Neruda, Jimenez, Rilke, i shfletoj ngadale sikur ajo qe prek nuk eshte leter po fryme, magji, zhgenjehem shpejt prej perkthimeve. Ne shumicen e rasteve ato jane per te leshuar kujen. Mjerimi ne proze eshte nje tjeter llahtari e llahtaruar, sic shprehet Poradeci. Mund te dish shume mire nje gjuhe te huaj, po s’je artist. Emra te rinj, po fare pak art perkthimi. E merr dhe e le librin, qe gjithsesi te kujton disa perkthyers te mrekullueshem qe kane jetuar dikur dhe nuk kane pasues, vec ndonje oshenar te guves qe shfaqet per ata qe kuptojne dhe shpejt zhytet ne llumin e pergjithshem te rishtareve te gjuheve te huaja, qe e kane shume te zhvilluar te mesuarit permendesh. Aq shume jane shtuar nenshtetasit e nivelit te trete ne republiken e letrave, sa eshte shtuar gjithashtu mizeri e korbave mbi kufomat e librave. Keshtu do te kaloje, te gjithe do te shkruajne, gjersa letersia t’iu ngjaje shkresave te zyres se permbarimit, apo gjobave te policise. Gjersa nje emer i madh me fame boterore, si Ismail Kadare, nje dite te harrohet prej bucitjes se bandes qe do te shpalle cdo mengjes nga nje gjeni te ri, qe sapo ka dale nga punishtja e Dedalusit, atit te Ikarit.

    BARDHYL ZAIMI

    LEXIMI SI KRIJIM

    I kam pasur gjatë kohë nê kokë disa tregime të disa autorëve. I kam ruajtur në kujtesë si piktura trishtimi dhe mahnitjeje në të njëjtën kohë. Një gëshetim ndjeshmërshë që vezullonin në qiellin monoton të përditshmërisë. Me vite të tëra kanë vezulluar në menjen time me një bukuri sipërane rrëfimi botëformues. Në fakt kanë qenë si një lloj ishulli fluturues, ku zhvendosja qenësinë time të lodhur nga teprimet brutale të realiteti. Ishin dritare të hapura nga gjithësia nëpêrmjet të cilave unë përkapja yjësinë më të largët të shpirtit njerëzor, dimensionet e një fati vetmitar dhe njëkohësisht mjeran që mbruhej në gjetje tregimtare universale. E si mund të jenë ndryshe tregime të tilla që të stepin në një madhështi çasti leximi që të bart thellësive të qenësisë njerëzore, në ato hemisfera sureale dhe reale njëkohësisht, në ato vibrime të skajshme të jetës ku pishtetin pambarimisht e ka heshtja hijerëndë.

    Në këtë rast po përmendi vetëm dy tregime që i kisha lëvarë si dy piktura në galerinë e qenies sime, tregimin Drita e shtëpisë tjetër të Italo Kalvonos dhe tregimin Çizmet të Çehovit. Dy tregime fantastike që i ruaja në ngultas në kujtesê. Me leximet, më atë që pëlqejmë thellësisht shpesh na ndodh një paradoks i vërtetë. Jo rrallë e ngaterrojmë autorin dhe titullin. Kjo ndodh në një çast ligshtimi, sepse me kalimin e kohës, autor i vërtetë i këtyre tregimeve tashmë jemi ne vetë, është rikrijimi ynë që mund ta vdirë ose ta përndritë variantin autentik të tregimtarit.

    Pas disa vitesh u jam rikthyer këtyre tregimeve me shpresën se do ta gjej të njëjtën magji rrëfimi dhe të njëjtin univers trishtimi dhe ngazëllimi. Por, ka ndodhur e kundërta. Jam zhgënjyer nga rileximi. Mbase për shkak të kontekstit të rileximit, mbase për shkak të një gjendjeje tjetër ontologjike ose paradoksalisht mbase për shkak të akomodimit të personazheve në tekstin fillestar. Mbase nuk di ta them këtë vdirje të asaj përkapje të magjishme çasti që nuk mund të përsëritet më kurrë. Mbase këtu është misteri dhe fuqia e rrëfimit në rikrijimin e një bukurie të papërsëritshme.

    Sidoqoftë, unë do të them qê pavarësisht nga mrekullia dhe stepja fillimtare, pavarësisht nga vdirja e kujtesës, ato tregime mbeten madhështore në esencên e vetê, sepse kanë ngjallur mijëra kujtime dhe mijëra botë brenda qenësisë sime.

    Çdo lexim letrarembi të gjitha mbetet një lexim metaforik. Çdo lexim është një rikrijim botësh fillestare, një bartje e autorësisë, një vazhdim i tekstit të papërfunduar që synon ta rrëfejë vetveten. Çdo lexim letrar është një trandje ontologjike, është zgjerimi i kufijve tê lirisë dhe ekzistencës sonê. Çdo lexim letrar është rikrijim i një universi parak që vjen përmes një yjësie frymëzimesh autorësh pararandës. Çdo lexim letrar është tekst i vazhduar botëformues që pranë në vibrime dhe delire subjektesh vetmitare.

    Mbase nuk është e rastit që Roland Barthes shpërfaqi vdekjen e autorit!

    BARDHYL ZAIMI

    LABIRINTET E MEDIOKRITETIT

    Kohët e botës moderne të teknologjisë vijnë të paralajmëruara që nga vitet e 60-ta nga njëri ndër njohësit më të mirë dhe më paradoksal të zhvillit të medias, Herbert Marshall McLuhan. Ai njihet si filozof i mediave, ndërkohë që paralajmërimet e tij dramatike shënojnë edhe fundin e Galaksisë së Gutenbergut dhe librit si medium. Me emrin e McLuhan-it ndërlidhet edhe definimi fshati global, që gjatë asaj periudhe nënkuptonte dominimin e televizionit si medium. Megjithatë, ky autor, në asnjë rast nuk do të theksojë se libri si medium ka marrë fund, por do të vë në dukje se libri mbetet i rëndësishëm, ndërkohë që ndryshon roli i tij.

    Ideja e fshatit global nuk ndërlidhet me internetin, por me televizionin si medium. Sidoqoftë, fshati global tashmë është metaforë e pandashme e botës së internetit që e përcakton dimensionin e shumanshëm komunikativ. Për McLuhan-in media është porosi, ndërsa shprehja fshati global për të kishte më tepër kuptim negativ të një totalitarizmi të mundshëm që e rrafshon identitetin personal të kultivuar nga libri dhe e stimulon një identitet masiv të paparashikueshëm.

    Më vonë në teoritë e mediave shprehja fshati global fillon të marrë konotacione tjera të komunikimit masiv dhe që shënon një moment revolucionarizmi në botën e teknologjisë siç e njohim edhe aktualisht nëpërmjet mediave online. Në teoritë e mediave gjithëprania e mediave online është shpjeguar edhe në një aspekt tjetër, atë të demokratizimit të informacionit. Pikërisht, kjo pjesëmarrje interaktive e gjithsecilit në mediat online, sidomos në rrjetet sociale, ka hapur një hendek të madh mes kualitetit të informacionit dhe depërtimit në hapësirën publike të formave vulgare të receptimit dhe komunikimit.

    Në nivele teorike tashmë është hapur dilema nëse jetojmë në kohën e fshatit global , të kuptuar si një mundësi komunikimi të kulturuar, apo jetojmë në kohën e kasabasë globale që i jep mundësi vërshimës së vulgariteteve të skajshme të sipërfaqësohen në sferën publike. Interaktiviteti mediave online, i rrjeteve sociale tashmë ka krijuar një habitus tjetër edhe të mendimit publik që ka skematizuar në mediokritet gjithë shfaqjet e mundshme të kreativitetit njerëzor. Humbja e sistemit referencial ka asgjësuar në masë të madhe mendimin relevant, atë që e njohim si mendim kompetent për fushë të caktuara. Në kaosin e fshatit global, sidomos këtu tek ne, e drejta e fjalës, e lirisë së shprehjes, në të shumtën e rasteve është shndërruar në një reagim histerik partizan që gjatë tërë kohës e mjegullon mendimin e argumentuar që di të procedojë me realitet e ndryshme shoqërore dhe që di t’i artikulojë ato objektivisht gjithnjë në funksion të progresit njerëzor të kuptuar në radhë të parë si kulturë dhe humanitet.

    GEORGI GOSPODINOV

    PATA NDJESINË SE DIÇKA KISHTE SHKUAR KEQ NË MEKANIZMIN E KOHËS

    Intervista e Georgi Gospodinov-it, fitues i Çmimit Ndërkombëtar Booker 2023

    Si ndihesh tani që je në listën finaliste për Çmimin Ndërkombëtar Booker 2023 dhe çfarë domethënie do të kishte për ty fitorja?

    Jam i lumtur, siç janë shumë njerëz në Bullgari. Del që Kohëstrehimi (Time Shelter) është libri i parë i shkruar në bullgarisht që është propozuar Booker-in Ndërkombëtar. Kjo nxit shkrimtarët jo vetëm nga vendi im, por edhe nga Ballkani, të cilët shpesh e ndiejnë veten jashtë sferës së vëmendjes anglishtfolëse. Zakonisht hamendësohet se temat e mëdha janë për letërsitë e mëdha, ose për letërsitë e shkruara në gjuhë të mëdha, ndërsa gjuhës së vogël, deri diku i mbetet lokalja dhe ekzotikja. Vlerësimet si Çmimi Ndërkombëtar Booker po e ndryshojnë këtë gjendje, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mendoj se çdo gjuhë ka aftësinë për të treguar historinë e botës dhe historinë e një individi. Nëse romani im, Kohëstrehimi, fiton, kjo do të thotë se ankthet dhe parandjenjat e këqija janë kuptuar.

    Çfarë ju frymëzoi për librin? Si lindi dëshira për ta treguar këtë histori të veçantë?

    Shtysa për ta shkruar këtë libër erdhi nga ndjesia se diçka kishte shkuar keq në mekanizmin e kohës. Mund të përkapje atmosferën e ankthit që varej pezull, mund ta prekje. Pas vitit 2016 dukej se po jetonim në një botë tjetër dhe në një kohë tjetër. Më nxiti shpërbërja e botës me përhapjen e populizmit dhe luajtjen e kartës së të kaluarës së madhe në SHBA dhe në Evropë. Dalja e Britanisë nga BE-ja ishte një tjetër shtysë. Unë vij nga një sistem që propagandonte një të ardhme të ndritur nën komunizëm. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe populistët po propagandojnë një të kaluar të ndritur. E kam provuar në lëkurën time që të dyja kartat janë të rreme, s’mbështeten nga asgjë. Dhe kjo është arsyeja pse doja të tregoja këtë histori për referendumet për të kaluarën, që ka ndërmarrë çdo vend evropian. Si mund të jetohet pa kuptuar dhe pa të ardhme? Çfarë bëjmë kur na pushton pandemia e së shkuarës? Kreu i fundit i romanit përshkruan se si e kaluara rishfaqet: trupat dhe tanket e grumbulluara për të rikrijuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore pushtojnë papritur territorin e vendit fqinj. Romani u botua në bullgarisht në vitin 2020.

    Sa kohë u desh për të shkruar librin dhe si ndodh procesi i të shkruarit? Shkruani në kompjuter apo me dorë? Shkruani variante të ndryshme apo keni shpërthime të papritura krijuese? A krijohet subjekti dhe struktura e ndërlikuar e romanit që në krye të herës?

    Ideja për personazhin tim Gaustine, i cili themelon klinikat e së kaluarës për të krijuar kohë të mbrojtur për njerëzit që po humbasin kujtesën, më erdhi para 15 vjetësh. Në gjashtë apo shtatë vitet e fundit, kam kuptuar se e kaluara mund të jetë një përbindësh i heshtur dhe kthimi i saj kolektiv nuk është aspak i pafajshëm. Gjatë kësaj kohe, fillova të bëj shumë kërkime, kisha një bursë njëvjeçare në Qendrën Cullman të Bibliotekës së Nju Jorkut. Vetë procesi i shkrimit zgjati gati tre vjet. Gjithmonë shkruaj variantin e parë ose hedh shënimet e para në një bllok shënimesh, dhe vetëm më pas i shkruaj në kompjuter. Gjatë kësaj kohe, gjithmonë në fund kam shtatë variante të romanit. Ideja për të kaluar nga klinikat e së shkuarës, të cilat merren me të shkuarën private të pacientëve/banorëve, te referendumet evropiane për të shkuarën ishte korniza e pergjithshme e subjektit që në fillim. Por unë jam lloji i shkrimtarit që i pëlqen të ndjek gjuhën dhe vetë historinë në vetvete. Mendoj se gjuha është më e mençur se ne. Vij nga poezia, ndaj çdo fjalë është e çmuar për mua. I shkruaj romanet fjali pas fjalie. Dhe nëse mund të arrij deri në pikën ku ndjek zërin e rrëfimtarit, me gjuhën dhe ritmin e vet, madje ndonjëherë duke u habitur me mënyrën se si po shpaloset historia, kjo është gjë e mirë për librin. S’më pëlqejnë romanet e shkruara si Tabela Periodike, ku shkrimtari e di që në fillim se çfarë do të ketë në secilën kuti. Dua që historia të më emocionojë, të jetë e natyrshme dhe njerëzore, duke mos shkuar nga pika A në pikën B, por përkundrazi të humbasë dhe të rigjejë rrugën. Veç kësaj, një roman për humbjen e kujtesës (si personale ashtu edhe kolektive) s’mund të ishte ndryshe.

    Ku shkruani? Si duket hapësira ku punoni?

    Që në fillim, kur shkruaj në bllokun e shënimeve, mund të jem kudo. Mund të duket e çuditshme të shohësh dikë që përdor një bllok shënimesh ku shënon fshehurazi mendimet në një vend të rastësishëm, pasdite. I dua shumë pasditet. Pastaj, kur vjen puna te shkrimi i vërtetë, parapëlqej të jem në të njëjtin vend, të jetë mëngjes dhe të jem vetëm. Nuk kam arritur kurrë të kem një dhomë më vete, ndaj shkruaj në dhomën e ndenjjes kur familja ime nuk është aty. Dikur pija shumë duhan, por s’pi më, kam zbuluar se nëse historia të rrok, s’ke nevojë për asgjë tjetër rreth teje: kafe, cigare, arra. Qëllimi i vetëm është të mos humbësh rrjedhën e gjuhës.

    Si ishte përvoja e punës me përkthyesen e librit, Angela Rodel? Sa keni punuar së bashku për botimin anglisht? I keni dhënë ndonjë udhëzim apo këshillë të veçantë? A ka pasur çaste befasuese gjatë bashkëpunimit, çaste të gëzueshme, apo sfida?

    Më pëlqen të punoj drejtpërdrejt me përkthyesit e mi, të marr pyetjet e tyre dhe t’u përgjigjem. Gjithmonë dyshoj te përkthyesit që s’kanë pyetje për tekstin. E di që kam krijuar shumë gracka në atë që kam shkruar; referenca, citate, aluzione. Si një autor për të cilin vetë gjuha është e epërme, më duket se librat e mi s’janë të lehtë për t’u përkthyer. Mendoj se Angela Rodel-i ka bërë një punë vërtetë mbresëlënëse me përkthimin e saj, sepse shpesh i duhej të përkthente jo vetëm tekstin, por edhe kontekstin e të gjitha historive brenda romanit. Romani luan me rishfaqjen e dekadave të ndryshme të shekullit të njëzetë dhe ka shumë pjesë delikate ku zhargoni i një epoke të caktuar duhet të ngjajë i vërtetë. Në këtë rindërtim të ri të së shkuarës aktivizohen shtresa të ndryshme të gjuhës dhe të kujtesës.

    Si mund të përkthehet e shkuara personale dhe kolektive? Dhe si mund të përkthehet shablloni nacionalist për vendet e ndryshme në roman?

    Më kujtohet se në anglisht kushim një barasvlerës të kënaqshëm të titullit, i cili është një neologjizëm. Loja e fjalëve në frëngjisht, spanjisht dhe danisht me strehim kundërajror nuk doli edhe aq mirë. Një problem tjetër ishte ligjërata e drejtpërdrejtë, e cili në origjinal nuk tregohet se është e tillë. Në bullgarisht është disi më e lehtë për t’a ndjekur, por në anglisht jo shumë. Patëm gjithashtu një diskutim të gjatë me redaktorin nëse ligjërata duhet të jetë me thonjëza apo të ndiqet logjika e origjinalit. Vendosëm të rrezikonim, prandaj Angela kishte detyrën e vështirë për të përkthyer dy zërat – atë të Gaustinit dhe të rrëfimtarit, zëra paralel, si dy fije që ndërthuren dhe ndahen. Ky bashkim dhe ndarje zërash është logjikisht i rëndësishëm për romanin, ndaj më vjen mirë që mbajtëm qasjen origjinale ndaj ligjëratës.

    Pse mendoni se është e rëndësishme që të vlerësohet letërsia e përkthyer?

    Më lejoni ta them më thjeshtë. Kur kemi veshë dhe sy (dhe një përkthim) për historinë e Tjetrit, kur e dëgjojmë dhe lexojmë, ata bëhen një person si ne. Rrëfimi i historive krijon ndjeshmëri. Ai shpëton botën. Sidomos një botë si kjo në të cilën jetojmë sot. Ne shkruajmë për të shtyrë fundin e botës. Dhe fundi i botës është një gjë shumë vetjake. Ndodh në gjuhë të ndryshme. Përkthimi na krijon ndjenjën se po punojmë për këtë shtyrje së bashku. Na krijon ndjesinë se në historinë time bullgare të trishtimit dhe ankthit, në historinë peruane të dikujt tjetër, për shembull, dhe në historinë tuaj angleze, ne po lëndojmë në një mënyrë shumë të ngjashme, njerëzore. S’ka asnjë mënyrë tjetër për ta zbutur atë dhimbje dhe për të reaguar ndaj saj përveçse duke e treguar. Dhe

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1