Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Nëndhesja 001: Pionieri 001
Nëndhesja 001: Pionieri 001
Nëndhesja 001: Pionieri 001
Ebook47 pages34 minutes

Nëndhesja 001: Pionieri 001

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Te dashur lexues,
Ju do të lexoni një tregim, të cilin nuk keni mundur ta lexoni ndonjëherë deri më sot. Aq më tepër që ai është shkruar nga një nxënës që sapo ka hyrë në vitet e tij të adoleshencës. Ju do të njiheni jo vetëm me mundësinë e ndërtimit të një nëndheseje, të ngjashme me një nëndetëse, por edhe me strukturën e saj të jashtme, krejtësisht të padëgjuar ndonjëherë. Ju do të gjeni brenda librit se si u arrit të ndërtohej ajo dhe do të jenë spektatorë të udhëtimit të saj të parë në nëntokën e Atdheut tuaj. Do të kaloni në të gjitha vëndburimet nëntokësore të metaleve të rralla, të qymyrit, të naftës, të kuarcit e kështu me radhë. Nxënësit e shkollave 9 vjecare mund ta kenë si librin bazë të mësimit të gjeografisë.
LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 25, 2019
ISBN9783748192190
Nëndhesja 001: Pionieri 001
Author

Riza Hasimi

Autori i tregimit fantasiko shkencor eshte pedagogu i universitetit te Tiranes, fizikani Riza Hasimi. Ka mbaruar universitetin e Tiranes, ka dhene leksione e drejtuar seminare ne Universitet, ka punuar per paisjet e ndricimit te studiove dhe skenave te Radiotelevizionit shqiptar, ka drejtuar departamentin e Metrologjise dhe peshematjeve ne Kryeministri dhe se fundi ka punuar nü Universitetin e Urbanes prane Cikagos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Tregimin e ka shkruar ne moshen e adoleshences.

Related to Nëndhesja 001

Related ebooks

Reviews for Nëndhesja 001

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Nëndhesja 001 - Riza Hasimi

    Nëndhesja 001

    N ë n d h e s j a

    Hyrje

    Nëndhesja

    Emri i anijes

    Prapë në lumë, apo ...

    Në sipërfaqen e detit ?!

    Prapë naftë?

    Rubiku

    Impressum

    N ë n d h e s j a

    Pionieri 001

    Tregim fantastiko-shkencor

    (për fëmijët e shkollave 9-vjeçare)

    nga Prof. Riza Sejdo HASIMI

    Tregimi është shkruar në vitin 1963, kur autori ishte ende adoleshent dhe u botua pesë vite më vonë në disa numra radhazi të revistës Pionieri të asaj kohe.

    Tregimi u prit shumë mirë dhe iu rekomandua shkollave në listat e literaturës jashtëshkollore për t’u lexuar nga nxënësit.

    Botimi i këtij libri bëhet me rastin e përvjetorit të 14-të të ndarjes nga jeta të autorit.

    Me këtë rast falënderoj me mirënjohje të thellë, ish koleget e mia të punës, Iljana Pendavinji dhe Ermira Shtino që më siguruan nga arkivat e Tiranës gjithë materialin e nevojshëm.

    Muci Fezga

    ...Shkurt për autorin

    Riza Sejdo Hasimi, ose thjesht Xakja, siç e quanin të gjithë, u lind në Tiranë, si fëmijë e parë e çiftit Sejdo Hasimi dhe Fetije Hasimi, më 26 tetor 1944.

    I ati, zoti Sejdo, është lindur në Zhepovë të Dëshnicës, zona e Këlcyrës, rrethi i Përmetit.

    Ai i provoi qysh në fëmijërinë e tij vështirësitë e jetës në fshat prandaj, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, si një pjesë e madhe e të rinjve të Dëshnicës, u nis për në Francë ku, me punën e tij mendonte të fitonte sado pak për të përmirësuar jetesën e familjes së vet. Pjesën më të madhe të kohës ai e kaloi si minator në miniera të ndryshme dhe më pas në disa lokale të shërbimit social.

    Zoti Sejdo dhe e shoqja, zonja Fetije, e lindur në Stamboll nga prindërit e saj prej Pacomitit, fshat shumë afër Përmetit, dhe e pajisur atje me një kulturë të dukshme turke, shquheshin të dy për mikpritjen e ngrohtë të të gjithë dëshnicarëve, pa bërë asnjë dallim. Për familjen e zotit Sejdo, të ishe dëshnicar, ishte njëlloj si të ishe mik i familjes. Shtëpia e tyre prej dy dhomash dhe një kuzhine tepër të vogël, i ngjante më shumë një lokali, ku ato dy dhoma ishin dhe hotel, edhe restorant. Pesë fëmijët e vegjël të zotit Sejdo dhe të zonjës Fetijes, zor se mund t'i dalloje nga mysafirët e vazhdueshëm të asaj shtëpie në rrugën Thanas Ziko.

    Zoti Sejdo dhe zonja Fetije i njihnin me emra të gjithë shokët dhe shoqet e fëmijëve të tyre, qeshnin dhe bënin shaka me ta. Shtëpia e tyre dukej si një shtëpi që nuk mund t’ua numëroje dot banorët.

    Xakja i mësonte me shumë dëshirë të gjitha lëndët, por në mënyrë të veçantë shkencat e natyrës, matematikën, fizikën dhe kiminë. Ai ishte

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1