Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Një gjeneral i mirë
Një gjeneral i mirë
Një gjeneral i mirë
Ebook485 pages6 hours

Një gjeneral i mirë

Rating: 4 out of 5 stars

4/5

()

Read preview

About this ebook

A e di se jeta e njeriut mbi tokë është luftë? Ne jemi në luftë frymërore, qoftë nëse zgjedhim të jemi, qoftë nëse i shmangemi. Bibla thotë se jeta jote është një luftë. Duhet të luftosh luftën e mirë, si dhe të fitosh. Ky libër i ri për luftën frymërore është i domosdoshëm për të gjithë drejtuesit.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290058
Një gjeneral i mirë
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Një gjeneral i mirë

Related ebooks

Reviews for Një gjeneral i mirë

Rating: 4 out of 5 stars
4/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Një gjeneral i mirë - Dag Heward-Mills

    Një gjeneral i mirë mëson për luftën

    ... Ai gjykon dhe lufton me drejtësi.

    Zbulesa 19:11

    Lufta përfshin vrasje të shumta, hidhërim, trishtim dhe vdekje. Lufta njihet si një nga gjërat më të tmerrshme me të cilën përballet qenia njerëzore. Ndaj, edhe rrallëherë lufta lidhet me Perëndinë. Si mund të përfshihet Perëndia në luftë? Si mund të dëshirojë Ai që njerëzit të vdesin? A dëshiron t'i vrasë njerëzit? A dëshiron Perëndia t'i lëndojë njerëzit? Sigurisht që jo!

    Perëndia nuk ka plane të tilla të liga për qenien njerëzore. Lufta sjell një armik që duhet të shkatërrohet. Perëndia zhvillon luftë me drejtësi dhe i shkatërron armiqtë e Tij. Si të krishterë, kemi një armik që duhet të shkatërrohet dhe të mposhtet. Si shërbyes të ungjillit, kemi akoma më shumë armiq dhe duhet të dimë si t'i mposhtim, shtypim dhe t'i shfarosim. Shkrimi thotë, Ai gjykon dhe lufton me drejtësi. Ka një mënyrë të perëndishme se si të bëjmë luftë. Ka një mënyrë të mençur për këtë. Perëndia dëshiron që ju të luftoni në mënyrën e Tij dhe me mençurinë e Tij.

    Ky libër na mëson si të luftojmë në mënyrë të perëndishme, frymërore dhe të mençur. Të gjithë atyre që mendojnë nuk jemi në luftë, fatkeqësisht u mungon aftësia për ta kuptuar këtë. Satani dëshiron që të keni në mendje që po jetojmë në paqe, nën Princin e paqes. Satani do që ju të mendoni se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Por Fjala e Perëndisë është shumë e qartë, ne jemi në luftë. Fjala e Perëndisë është shumë e qartë: ne duhet të luftojmë luftën e mirë!

    Dhjetë arsye përse duhet të mësoni për luftën

    1. Jezus Krishti udhëheq ushtritë e qiellit dhe lufton me drejtësi.

    Shumë njerëz nuk bëjnë dhe as arrijnë asgjë në shërbesë, sepse nuk dëshirojnë të luftojnë. Nëse do të ndjekësh Jezusin, duhet të bashkohesh në ushtrinë e Tij dhe duhet të luftosh.

    Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që ishte ulur mbi të quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe AI GJYKON ME DH LUFTON ME DREJTËSI.

    Por sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë diadema; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di, përveç tij;

    Dhe ishte i veshur me një rrobë të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: Fjala e Perëndisë.

    Dhe USHTRITE QË JANË NË QIELL e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër.

    Dhe prej gojës së tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur kombet me të; dhe ai do t’i qeverisë me skeptër hekuri dhe ai do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së Gjithëpushtetshëm.

    Zbulesa 19:11-15

    2. Jezus Krishti është Qengji që lufton.

    Qengji luftoi me dhjetë mbretërit që ishin bashkuar kundër Tij dhe i mposhti. Jezus Krishti është Qengji që lufton. A nuk dëshironi të jeni si Ai? Nëse dëshironi të jeni si Jezusi, duhet të mësoni të luftoni!

    Dhe të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën. Këta kanë një mendje, dhe do t’ia japin bishës fuqinë dhe pushtetin e tyre.

    Këta DO TË LUFTOJNË ME QENGJIN dhe Qengji do t’i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, dhe të zgjedhur dhe besnikë».

    Zbulesa 17:12-14

    3. Perëndia i mëson duart tona për betejë.

    Perëndia dëshiron të na mësojë si të luftojmë. Nëse besoni, do të aftësoheni dhe udhëzoheni në mënyrë të mbinatyrshme si të luftoni.

    ai I MËSON DUART E MIA PËR BETEJË dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.

    Psalmi 18:34

    4. Jemi udhëzuar të luftojmë luftën e mirë.

    Ka një pjesë që është një mesazh shumë i qartë në Bibël, që na thotë se duhet të luftojmë. Perëndia ju nxit që të luftoni! Lufta e mirë është luftë e mirë sepse fitoni. Lufta e mirë është luftë me qëllim të mirë.

    LUFTO LUFTËN E MIRË të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.

    1 e Timoteut 6:12

    5. Jemi udhëzuar të bëjmë luftë të mirë.

    Në të vërtetë jemi udhëzuar të jemi të mirë, të zotë në luftë. Është porosi për çdo shërbyes të ungjillit. Timoteu ishte një nga drejtuesit/pastorët e parë në historinë e kishës. Dhe atij iu tha të bënte një luftë të mirë.

    Po ta besoj këtë porosi, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të LUFTOSH LUFTËN E MIRË,

    1 e Timoteut 1:18

    6. Shërbesa e Zotit Jezus përshkruhet si luftë.

    Apostulli Pal e konsideronte dhe e krahasonte shërbesën e tij me një luftë. Ai drejtoi një pyetje të rëndësishme: Kush shkon në luftë me shpenzimet e veta?.

    KUSH, VALLË, SHKON NË LUFTË me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Ose kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?

    1 e Korintasve 9:7

    7. Pali e përshkroi jetën dhe shërbesën e tij si luftë.

    Pali po luftonte në mënyrë të vazhdueshme. Nëse jeni në shërbesë, edhe ju po luftoni! Nëse punoni për Perëndinë, jeni një luftëtar! Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ju po luftoni për jetën tuaj. Unë personalisht kështu ndihem gjithmonë, ndihem sikur po luftoja për jetën time.

    Unë, pra, kështu vrapoj, jo sikur jam në pasiguri; KËSHTU LUFTOJ me grusht, jo sikur rrah erën;

    1 e Korintasve 9:26

    LUFTËN E MIRË e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.

    2 e Timoteut 4:7

    8. Jemi udhëzuar të pajisemi me 'armë lufte'.

    Pali, shërbyesi i Ungjillit, kishte 'armë' me të cilat luftonte luftën e mirë. Nëse Pali kishte nevojë për armë, po kështu keni edhe për ju.

    Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit, SEPSE ARMËT E LUFTËS SONË nuk janë mishërore, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,

    2 e Korintasve 10:3-4

    9. Jemi udhëzuar të fuqizohemi dhe të 'armatosemi'.

    Po përse duhet të jemi të armatosur, nëse nuk jemi në luftë? Në fakt ne jemi në luftë me principatat, pushtetet, me sundues të përbotshëm të errësirës. Mbërtheni fort brezin tuaj dhe bëhuni gati për një luftë të vërtetë, të gjatë dhe të vështirë!

    Së fundi, vëllezërit e mi, FUQIZOHUNI në Zotin dhe në forcën e pushtetit të tij.

    Vishni GJITHË ARMATIMIN e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër dredhive të djallit,

    sepse BETEJA jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore.

    Efesianëve 6:10-12

    10. Ekziston një luftë me dragoin dhe ne jemi pjesë e saj.

    Dragoi bën luftë me njerëzit që i ruajnë dhe i mbajnë urdhërimet e Perëndisë. A i mbani urdhërimet e Perëndisë? Nëse po, atëherë prisni që dragoi të luftojë kundër jush.

    Dhe DRAGOI u zemërua kundër gruas dhe shkoi TË BËJË LUFTË me të tjerë të farës së saj, TË ATYRE QË I RUAJNË URDHËRIMET E PERËNDISË, që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.

    Zbulesa 12:17

    Kapitulli 2

    Gjenerali i mirë e shmang një betejë të pamend

    Lufto luftën e mirë të besimit…

    1 e Timoteut 6:12

    G jenerali i mirë është një luftëtar i stërvitur. Ai nuk do të hidhet në një betejë të pamenduar mirë. Bibla na mëson të luftojmë luftën e mirë. Është një gjë e mirë të luftojmë luftën e mirë të besimit. Të luftoni do të thotë të përpiqeni fort për diçka. Sidoqoftë, ka shumë beteja të pamenda, ku një njeri mund të përfshihet. A jeni përfshirë në një të tillë, apo jeni pjesë e një lufte të mirë?

    Gjenerali von Paulus dhe lufta e pamend

    Në 1942, Afolf Hitleri, udhëheqësi i Gjermanisë, për të dytë herë pushtoi Bashkimin Sovjetik, dhe u përpoq të pushtonte qytetin e rëndësishëm të quajtur Stalingrad. Që të dy, Adolf Hitleri dhe Stalini (prijësi i Rusisë) ishin komandantë të fortë dhe duket sikur e kishin gjetur kundërshtarin e duhur aty në Stalingrad. Forcat gjermane ishin nën komandën e gjeneralit Paulus.

    Stalini u dha një urdhër trupave të tij, që ishte As edhe një hap mbrapa! Të gjithë do të luftojnë deri në vdekje. Kjo do të thoshte që çdo komandant që lejonte tërheqjen pa leje nga superiorët e tij, do t’i nënshtrohej gjyqit ushtarak. Urdhri thërriste që çdo ushtar që gjendej fajtor të futej në batalionet penale. Kjo do të thoshte që ata do të dërgoheshin në pjesët më të rrezikshme në linjat e para. Urdhri gjithashtu i udhëzonte ushtarët rus të qëllonin ushtarët që largoheshin nga lufta. Në dy muajt e parë pas urdhrit, më shumë se 1000 trupa u qëlluan, duke i bllokuar njësitë dhe më shumë se 130 000 u dërguan në batalionet penale.

    Por edhe Hitleri i kishte ndaluar trupat e tij të tërhiqeshin nga lufta në çfarëdo rrethane. Për shkak të kësaj, lufta vazhdoi rrugë më rrugë dhe bllok me bllok, deri sa qyteti u shndërrua në një qytet fantazmë. Gjermanët sulmonin herë pas herë nga ajri, duke përfshirë 1000 aeroplanë në atë kohë. Për t'u mbrojtur nga bombat, trupat ushtarake të të dy palëve strehoheshin në ndërtesat e qytetit, ndërsa snajperët rusë dhe gjermanë fshiheshin në rrënoja për të shënjestruar ushtarët armiq.

    Me 24 janar, gjenerali von Paulus kërkoi leje që të dorëzohej. Ai i dërgoi një mesazh Adolf Hitlerit Trupat pa municione apo ushqim. Komandimi efektiv nuk është më i mundur. 18 000 të plagosur pa ndonjë furnizim, fasha apo ilaçe. Mbrojtja e mëtejshme është e pakuptimtë. Shkatërrimi është i pashmangshëm. Ushtria kërkon leje të menjëhershme për t’u dorëzuar që të shpëtonte jetët e trupave të mbijetuar.

    Hitleri refuzoi t’i jepte leje që trupat gjermane të dorëzoheshin, duke thënë që duhet të rezistonin deri tek ushtari i fundit. Ky refuzim lejeje për t’u dorëzuar, në thelb ishte një udhëzim për të vazhduar një luftë absurde.

    Por gjenerali von Paulus nuk do ta bënte këtë. Edhe pse Hitleri i dha gradën Marshall, ai refuzoi të vazhdonte me këtë gjë të pakuptimtë. Me 31 janar 1943, gjenerali von Paulus u dorëzua, pavarësisht udhëzimit të Adolf Hitlerit për ta vazhduar këtë luftë absurde. Trupat këmbësore rusë iu afruan shtabit të përgjithshëm gjerman, në bodrumin e një dyqani të shkatërruar. Marshalli von Paulus dhe stafi i oficerëve të tij të mbijetuar dolën jashtë dhe qetësisht u dorëzuan, duke e shpërfillur plotësisht urdhrin e Hitlerit për të luftuar një luftë të pamend, deri në ekzekutimin e ushtarit të fundit.

    Kështu beteja e Stalingradit përfundoi me refuzimin e gjeneral von Paulus për të luftuar një luftë absurde dhe të pakuptimtë. Pas mposhtjes në Stalingrad, ky gjeneral, i zemëruar, u kthye kundër Hitlerit. Ai bashkëpunoi me rusët, duke formuar Komitetin Kombëtar për Gjermaninë e Lirë dhe që nga Moska përmes transmetimeve radiofonike i nxiste trupat ushtarake gjermane të hiqnin dorë së luftuari për Hitlerin.

    Beteja ime e pamend

    Vite më parë kur isha në shkollë u ndesha me një nga djemtë grindavecë në shkollë. Dy gjëra ndodhën pas asaj nate. Sipas meje, unë kisha fituar, ose së paku kisha dalë baras me kundërshtarin tim. Por të gjithë rreth meje qeshnin dhe më thanë që isha rrahur.

    Së dyti, për të gjitha përpjekjet e mia dola nga kjo përleshje me një sy të nxirë. E gjithë pjesa rreth syrit tim u bë e zezë dhe qëndroi ashtu për rreth një javë. Pas asaj ndeshjeje, arrita në përfundimin që nuk kishte kuptim të bëja përleshje të tilla të padobishme me njerëz dhe audiencë të padobishme, që nuk i vlerësonte aftësitë e mia të boksit dhe të përleshjes!

    Që prej asaj dite, vendosa të përfshihesha vetëm në luftëra të mira, në luftëra që kishin një vlerë. Do të luftoja vetëm për kauza që vlenin dhe vetëm për gjëra me pasoja të mira. Ja pse sot nuk përkushtohem as në luftën e politikës, as në atë të parave. Shumë vite më parë, në shkollë, kam mësuar të shmangem nga betejat e pamend. Sot, kam zbuluar shumë kauza të vlefshme, për të cilat duhet luftuar. Fjala e Perëndisë më ka treguar shumë gjëra të mira, të denja për të qenë pjesë e për të luftuar. Këto gjëra ia vlejnë mundimin dhe përpjekjen. Ka vetëm dy rrugë, ose mund të përfshiheni ose në një luftë/kauzë për diçka të mirë, ose për diçka që është e pamend. Shumë njerëz kanë zgjedhur të përkushtohen për të dytën.

    Kapitulli 3

    Gjenerali i mirë lufton luftën e mirë

    Lufto luftën e mirë ...

    1 e Timoteut 6:12

    Është e rëndësishme të identifikoni luftën e duhur, luftën e mirë, në mënyrë që të mos tërhiqeni prej saj kur vjen koha për të luftuar. Më poshtë është një listë luftërash, në të cilat duhet të jeni të gatshëm të merrni pjesë. Përgatiteni veten të luftoni, sepse jeni i krishterë. Por edhe më shumë, përgatitni veten të luftoni, sepse jeni shërbyes të ungjillit.

    Tetëmbëdhjetë luftëra të mira

    1. Luftoni që të jeni një i krishterë i fortë.

    Pjesa më e madhe e të krishterëve nuk janë të fortë në Zotin. Duhet mund i madh për t'u bërë një besimtar i fortë.

    Së fundi, vëllezërit e mi, fuqizohuni në Zotin dhe në forcën e pushtetit të tij.

    Efesianëve 6:10

    2. Luftoni që të drejtoheni nga Fryma e Shenjtë dhe që të jeni në vullnetin e Perëndisë.

    Është e mundimshme të bëjmë dallimin mes zërave të ndryshëm që përpiqen të na ndikojnë. Është betejë t’i ndani zërat e mishit nga zërat e mendjes dhe zërat e Frymës. 'Vendi' më i rëndësishëm ku mund të jetohet është në vullnetin e Perëndisë. Shumë zëra do të shfaqen e do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Shumë demonë do të luftojnë t’ju nxjerrin nga shinat e duhura. Të qëndruarit në vullnetin e Perëndisë është një luftë e vërtetë. Nganjëherë, zëri i bashkëshortit/es ose zëri i mishit tuaj mund të jetë aq i fortë sa që do t’ju duhet ta qortoni. A jeni gati të luftoni edhe me mikun tuaj më të ngushtë, nëse duhet, që të qëndroni në vullnetin e Perëndisë?

    Ka kush e di sesa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.

    1 e Korintasve 14:10

    3. Luftoni që të jeni një njeri frymëror dhe jo mishëror. Kërkoni të jeni person frymëror.

    Është më e natyrshme të ndiqni prirjet dhe instiktet e mishit. Është më e natyrshme të hani, të flini, të pushoni dhe të bëni seks, se sa t'ia privoni vetes këto gjëra. Përgjatë gjithë jetës suaj do të luftoni që të arrini të jeni person frymor. Është betejë e fortë edhe të arrish të jesh njeri i lutjes. Të ngriheni herët dhe të prisni në Zotin nuk është diçka e natyrshme. Duhet hiri i Perëndisë dhe fuqia e Tij, që të hyni në sferën e botës frymore.

    Sepse mendja e mishit është vdekje, por mendja e Frymës është jetë dhe paqe.

    Romakëve 8:6

    4. Luftoni për frytin e Frymës. Luftoni të ecni në dashuri.

    Të pasurit e frytit të dashurisë, gëzimit dhe paqes, vjen përmes mundit. Është më e natyrshme të jeni të acaruar, të hidhëruar dhe të pakënaqur. Duhet të luftoni kundër vetë natyrës suaj, që të keni në ju frytin e dashurisë, gëzimit dhe paqes.

    Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, zemërgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëpërmbajtja. Kundër tyre nuk ka ligj.

    Galatasve 5:22-23

    5. Luftoni që të jeni të përfshirë në shërbesë.

    Një nga betejat më të mëdha është të përpiqeni të përfshiheni në shërbesë. Kjo do të jetë një nga betejat më të mëdha. Nuk vjen aspak në mënyrë të natyrshme dëshira të hiqni dorë nga puna juaj laike, nga profesioni juaj për të shërbyer me kohë të plotë. Nëse jeni gati që të ndiqni Perëndinë dhe doni të luftoni luftën e mirë, atëherë përpiquni të hyni në shërbesën e Zotit Jezus Krishtit.

    Pastaj i tha një tjetri: «Ndiqmë!». Por ai tha: «Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim».

    Jezusi i tha: «Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë».

    Luka 9:59-60

    6. Luftoni që t'i qëndroni besnik thirrjes suaj.

    Pasi jeni përfshirë në shërbesë, duhet të 'luftoni' të qëndroni në rrjedhën e duhur të saj. Disa nga misionarët e rinj duhej të fillonin punë dhe të bëheshin pastorë vetëmbështetës, në mënyrë që të mbështesnin veten financiarisht në fushën e misionit. Brenda një kohe të shkurtër, zemrat e tyre rrëshqitën nga shërbesa e vërtetë në biznesin shekullar. Kur jeni në shërbesë, është fare e lehtë, si pa kuptuar, të rrëshqisni nga thirrja juaj e vërtetë. Kur Perëndia e bekon shërbesën tuaj dhe pasi të keni një kishë të madhe, është e lehtë të bëheni predikues i gjërave absurde, pa vlerë. Kur të keni kishë të madhe, mund t'i konsideroni të vërtetat thelbësore të Fjalës së Perëndisë si tepër bazike, tepër të thjeshta për t’i predikuar. Duhet të luftoni luftën e mirë: të shmangni të rënit në kurthin e të bërit një folës motivues, në vend që të predikoni ungjillin me besnikëri.

    sepse DEMA MË LA, SEPSE DESHI KËTË BOTË dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.

    2 e Timoteut 4:10

    7. Luftoni që të shoqëroheni me burra të perëndishëm të Zotit.

    Nuk është e lehtë të afroheni me njerëz të perëndishëm, me burra të Perëndisë. Në jetën time, jam përpjekur t’u afrohem disave prej tyre, por nuk kam qenë gjithmonë i suksesshëm. Duhen vite lutjeje, lidhjeje me ta, marrëdhënie të natyrshme dhe përulje të vetvetes që të jeni pranë njerëzve të vajosur. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të përgatitur për këtë betejë. Pjesa më e madhe e njerëzve heqin dorë nga përpjekja për të qenë në rrethin e burrave të perëndishëm, kur e kuptojnë që duhet të luftojnë që të jenë pranë tyre, si edhe të luftojnë për të ruajtur e mbajtur një marrëdhënie të ngushtë. Nuk është e lehtë të shoqërohemi me njerëz të perëndishëm. Eliseut iu desh të luftonte që të qëndronte pranë Elias. Një luftë që e fitoi. A jeni gati të luftoni për vajosjen?

    Kur Zoti deshi ta çonte në qiell Elian në një shakullinë, Elia u nis nga Gilgali bashkë me Eliseun.

    2 i Mbretërve 2:1

    Atëherë Elia i tha Eliseut: Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgoi deri në Bethel. Por Eliseu u përgjigj: Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti vetë rron, UNË NUK DO TË TË LË. Kështu zbritën në Bethel.

    2 i Mbretërve 2:2

    Pastaj Elia i tha: Elise, ndalu këtu, të lutëm, sepse më dërgon në Jeriko. Ai u përgjigj: Ashtu si është e vërtetë që Zoti rron dhe që ti vetë rron, UNË NUK DO TË TË LË. Kështu zbritën në Jeriko.

    2 i Mbretërve 2:4

    Pastaj Elia i tha: Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më çon në Jordan. Ai u përgjigj: Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, UNË NUK DO TË TË LË. Kështu e vazhduan rrugën bashkë.

    2 i Mbretërve 2:6

    8. Luftoni të merrni vajosjen.

    Është luftë të merrni vajosjen. Ja pse Elia i tha Eliseut, Ti ke kërkuar një gjë të vështirë. Në të vërtetë nuk është e lehtë të merrni vajosjen; nuk është e lehtë të bëheni të vajosur. Nëse nuk jeni të përgatitur të luftoni, kjo nuk do të ndodhë. Ata që janë gati të luftojnë për vajosjen, janë të denjë për të!

    Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje. Eliseu u përgjigj: Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua.

    Elia tha: TI KE KËRKUAR NJË GJË TË VËSHTIRË; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh.

    2 i Mbretërve 2:9-10

    9. Përpiquni fort (luftoni) të gjeni një partner të denjë për jetën tuaj.

    Nuk është e lehtë të gjeni partnerin e jetës suaj. Ruthi luftoi që të fitonte vëmendjen e Boazit. Edhe të qëndroni të martuar, është betejë më vete. Krijesat shtazore nuk kanë vetëm një partner. Instinktet tona na shtyjnë të priremi të mos duam vetëm një partner. Duhet të mundoheni, të luftoni fort që të parandaloni veten në këtë pikë.

    Kështu zbriti në lëmë dhe bëri të gjitha ato që i kishte porositur e vjehrra.

    Boazi hëngri e piu dhe me zemër të gëzuar shkoi të shtrihet pranë grumbullit të grurit. Atëherë ajo erdhi ngadalë, i zbuloi këmbët dhe u shtri.

    Ruthi 3:6-7

    10. Luftoni që të keni begati. Begatia nuk vjen lehtë.

    Duhet të luftoni që të keni begati. Pasuritë janë të fshehura në vende sekrete. Thesaret janë të fshehura në vende të errëta. Pa mund, nuk do të zbuloni asnjëherë pasuritë që janë kudo në botë. Njerëzit, me temperament flegmatik, të ngadaltë dhe përtacë nuk bëhen lehtësisht të pasur. Kjo ndodh sepse duhet një luftë e fortë që të bëjë që toka të japë frytet e saj. Duhet të luftoni që të shkoni në shkollë. Duhet të luftoni që të kaloni provimet. Duhet të luftoni për të patur një punë të mirë. Pastaj duhet të luftoni që të ngriheni në detyrë. e natyrisht, duhet të luftoni që të përdorni paratë tuaja me mençuri.

    Sepse atij që ka, do t’i jepet, dhe atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka.

    Marku 4:25

    11. Përpiquni të ndërtoni/blini shtëpi. Duhet të përpiqeni fort për këtë.

    Shumica e njerëzve nuk e kanë një shtëpi të tyren dhe nuk do ta kenë kurrë. Është luftë që të bëheni pronar shtëpie, por është betejë që ia vlen të luftohet, që të bëheni një i tillë.

    Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

    Fjalët e Urta 24:3

    12. Përpiquni të jetoni një jetë të gjatë, si dhe t’i shërbeni Zotit për një kohë të gjatë.

    Është betejë që të keni shëndet të mirë, që të qëndroni gjallë dhe t’i shërbeni Zotit për shumë vite.

    Ata iu përgjigjën, duke thënë: Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t'i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t'u thuash fjalë të mira, ATA DO TË JENË SHËRBËTORË TË TU PËRJETË.

    1 i Mbretërve 12:7

    13. Përpiquni fort të luftoni kundër aspekteve negative të temperamenteve tuaja.

    Temperamenti flegmatik, ai kolerik, temperamenti melankolik, si dhe temperamenti sanguin, secili prej tyre ka aspektet e veta negative.

    Ngadalësia dhe ngathtësia e temperamentit flegmatik do të luftojë ndaj aftësisë suaj për të arritur ndonjë gjë në shërbesë. Ngadalësia dhe ngathtësia e temperamentit tuaj do t’ju bëjë që të mos keni dëshirë të lëvizni apo të luftoni. Do të priret drejt varfërisë.

    Liritë e sanguinit do t’ju drejtojnë drejt çorganizimit, pështjellimit dhe mëkatit të mishit.

    Luhatjet e humorit dhe depresioni i melankolikut do t'i shkatërrojë marrëdhëniet tuaja, si dhe do të ndikojë të gjithë atmosferën përreth. Melankolia do t'ju bëjë të jini gjykues ndaj të tjerëve dhe t’i largoni njerëzit nga jeta juaj, kur bëjnë edhe gabimin më të vogël.

    Ligësia, mprehtësia dhe ashpërsia e temperamentit kolerik do t'i dëmtojë marrëdhëniet tuaja. Vendimet e nxituara të temperamentit kolerik mund t’ju çojnë në rebelim. Aktivitetet e shumta drejt të cilave orientohet ky temperament do ta ndalojnë të presë në Perëndinë.

    Është luftë t’i mohosh vetes atë që të vjen natyrshëm. Mendoj se gjëja më e vështirë, beteja më e zorshme për shumë njerëz është mohimi i vetvetes. Luftoni luftën e mirë, largoni natyrën e trashëguar.

    Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: «Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,

    Marku 8:34

    14. Luftoni kundër natyrës suaj mashkullore dhe femërore.

    Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka AS MASHKULL AS FEMËR, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.

    Galatasve 3:28

    Nëse jeni mashkull, do t'ju duket e vështirë që të qëndroni vetëm me një partner. Por duhet ta luftoni këtë prirje mashkullore dhe ta bëni këtë. Është betejë për një burrë të jetë besnik. Por kjo luftë duhet të fitohet! Natyra mashkullore e një personi shprehet gjithashtu përmes dëshirës për seks. Kjo dëshirë e fortë mund t'ju prijë drejt pornografisë, masturbimit, kurvërimit dhe tradhtisë bashkëshortore. Nëse nuk luftoni për ta mohuar veten, do të gjendeni në telashe të mëdha në shërbesë.

    Në të njëjtën mënyrë, gratë do ta gjejnë veten plot me frikë, xhelozi dhe fajësime. Duhet ta nënshtroni natyrën femërore, sepse do t'ju dëmtojë rëndë shërbesën. Është e rëndësishme të kontrollohet natyra juaj, qoftë atë mashkullore, qoftë atë femërore, deri sa të mos ketë dallim në prirjet e pikave tuaja të dobëta, nëse jeni mashkull apo femër.

    15. Luftoni kundër stereotipave fisnor dhe kombëtar.

    Një nga ata, profet i tyre, tha: KRETASIT JANË GJITHNJË GËNJESHTARË, egërsira të këqija, barkpërtacë!

    Kjo dëshmi është e vërtetë; për këtë shkak qortoji prerazi, që të shëndoshen në besim,

    Titi 1:12-13

    Çdo fis, familje apo komb ka prirjet e tyre. Në Ganë, Ashantis janë të mirënjohur për disa gjëra dhe Evis (Ewes) po ashtu njihen mirë për gjëra të tjera. Kur hyni në shërbesë, duhet të luftoni që në prezantimin tuaj të mos jeni më shumë se duhet Evi apo Ashanti. Nëse shfaqesh duke anuar më shumë nga njëri apo tjetri, kjo do të ndikojë aftësinë tuaj për të qenë të frytshëm në palën tjetër. Disa pastorë janë aq nacionalistë, saqë e kanë të pamundur të fitojnë ndokënd jashtë vendit të tyre. Shumë amerikanë janë aq amerikanë, sa përkufizohen vetëm me Amerikën dhe janë të paaftë të shërbejnë në pjesën tjetër të botës. Vetëm pesë për qind e botës vjen nga Amerika e Veriut dhe shumë shërbyes të ungjillit kufizohen duke i shërbyer vetëm kësaj përqindjeje. E mahnitshme, kjo përqindje e vogël ka nëntëdhjetë për qind të shërbyesve të ungjillit.

    Një numër i madh kishash janë mbjellë nga nigerianët. Por edhe nigerianët kanë një reputacion për disa gjëra. Nëse jeni pastor nigerian, duhet të përpiqeni ta distanconi veten nga stereotipat negativë. Ia vlen të luftoni që të jeni i krishterë, më shumë se çdo gjë tjetër.

    Vendet frankofone janë të njohur për disa nga praktikat e tyre. Është e rëndësishme të distancoheni nga stereotipat negative. Njerëzit duhet t’ju njohin si të krishterë, shumë më tepër se sa një frankofon!

    16. Luftoni kundër stereotipave të ngjyrës së lëkurës.

    «I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!».

    Pastaj tha: «I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.

    Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!».

    Zanafilla 9:25-27

    Njerëzit me ngjyrë njihen për mungesën e zhvillimit, varfërinë, leckat, mungesën e higjienës, pështjellimin, të qenët të çorganizuar dhe paaftësinë për të pasur mirëqenie! Ndërsa ata me lëkurë të bardhë njihen për dashurinë e tyre për paratë, individualitetin dhe mungesën e marrëdhënieve, homoseksualizmin, divorcin, martesat mes partnerëve homoseksualë, ateizmin, pirjen e duhanit, alkoolin dhe përqindjet e larta të vetëvrasjes!

    Fatkeqësisht, këto stereotipa janë modele të vërteta që duhet t'i luftojmë. Nëse jeni njeri me lëkurë të bardhë apo të zezë, luftoni që të shkëputeni nga këto stereotipa. Distancohuni prej tyre. Distanconi veten nga çdonjëri prej këtyre stereotipave. Merrni karakteristikat e një besimtari të krishterë, në vend që të përqafoni karakteristikat e një stereotipi të etiketuar nga ngjyra e lëkurës. Kjo është një luftë e mirë, luftë që ia vlen të luftohet!

    17. Luftoni kundër epshit.

    Arratisju pasioneve rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata, që e thërrasin emrin e Zotit me zemër të pastër.

    2 e Timoteut 2:22

    Epshi është zjarr që e konsumon shenjtërinë tuaj. E konsumon anën tuaj frymërore. Ja pse Pali tha është më mirë që të martoheni se si të digjeni. Nëse po digjeni, po përjetoni diçka që nuk është e mirë. Dëshirat tuaja seksuale lidhen me anën tuaj frymore. Seksualiteti ka fuqi mbi normalen, sepse ka një ndikim pothuajse të tillë në një qenie njerëzore. Dëshira seksuale e flaktë është diçka negative dhe konsumon anën tuaj frymore. Duhet të luftoni epshin me gjithë zemrën dhe me gjithë forcën tuaj.

    Mënyra e parë se si të luftoni epshin është duke e penguar veten që të përjetoni disa shije. Pasi të keni fituar shijen e disa gjërave seksuale, do të jetë më e vështirë t'i kontrolloni ato.

    Së dyti, nëse tashmë keni provuar diçka prej shijeve të gjërave seksuale si pornografia, masturbimi dhe homoseksualizmi, duhet të luteni kundër tyre, për gjithë pjesën tjetër të jetës suaj.

    Gjëja e tretë që duhet të bëni për të luftuar epshin është t'i japësh seksualitetit tënd një kontur. Ky kontur mund të vijë përmes martesës, ku do të mund të keni marrëdhënie seksuale të rregullta. Fatkeqësisht, edhe në martesë, seksualiteti juaj mund të mos garantojë konturin nëse keni një bashkëshorte jo të mirë. Sido që të jetë rasti, ju duhet të luftoni kundër epshit për gjithë pjesën tjetër të jetës.

    18. Luftoni ndaj mungesës së frytshmërisë

    Sepse, nëse këto gjëra gjenden në ju dhe shtohen, nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

    2 e Pjetrit 1:8

    Për të luftuar kundër shterpësisë frymërore, nuk është një betejë e shkurtër dhe e lehtë. Përfshin galvanizimin e cilësive të fshehura dhe rregullimin e jetë suaj për t'i shërbyer Zotit. Do të vini re që pafrytshmëria është e lidhur me të qenët i zellshëm, me besimin, perëndishmërinë, temperamentin, dijen, virtytin dhe durimin. Këto të gjitha janë cilësi frymore që në dukje nuk janë të lidhura me mungesën e frytshmërisë. Por janë! Ato janë vendimtare për pafrytshmërinë tuaj. Përgjatë gjithë jetës suaj, duhet të luftoni për këto cilësi: të jeni i zellshëm, të keni përmbajtje, besim, dije, dashuri vëllazërore dhe bamirësi.

    Është një luftë e mirë dhe e vlefshme, sepse është luftë për të pasur fryt.

    Kapitulli 4

    Mësohuni me atmosferën e luftës

    Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri.

    Isaia 9:5

    Jemi në betejën finale për shpirtrat e njerëzve. Nëse nuk jeni mësuar me atmosferën e betejës, nuk do të mund t'ia dilni siç duhet. Dëgjoni atë që thotë Bibla: Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri. (Isaia 9:5). Kjo nuk është atmosferë e qetë paqeje, harmonie dhe gëzimi.

    Ambienti i luftës është ambient rreziku, ankthi, hutimi, ngatërrimi, çorientimi, stresi, tensioni, trishtimi, frike, vdekjeje, hidhërimi, dhimbjeje, zhgënjimi dhe tronditjeje. Perëndia po na përdor për të përhapur Fjalën e Tij dhe për të luftuar kundër mashtrimeve dhe zhgënjimeve që po çojnë në ferr turma njerëzore. Ne kemi një armik që nuk është aspak i lumtur me përparimin që mund të bëjë mbretëria e Perëndisë. Sapo Jezusi doli 'në skenë', Ai u sulmua

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1