Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Arti i Udhëheqjes
Arti i Udhëheqjes
Arti i Udhëheqjes
Ebook466 pages6 hours

Arti i Udhëheqjes

Rating: 2.5 out of 5 stars

2.5/5

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autori i shumë librave, ku përfshihet libri më i shitur “Besnikëri dhe pabesi”. Ai është themeluesi i një grupimi me më shumë se dy mijë kisha, që quhet “Lighthouse Chapel International” (Kisha Ndërkombëtare e Farit).
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, shërben me fushatat e ungjillëzimit “Healing Jesus Crusades” dhe nëpër konferenca në mbarë botën. Për më tepër informacion, vizito www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateSep 3, 2018
ISBN9781641348089
Arti i Udhëheqjes
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Arti i Udhëheqjes

Related ebooks

Reviews for Arti i Udhëheqjes

Rating: 2.5 out of 5 stars
2.5/5

2 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Arti i Udhëheqjes - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Çdo gjë varet nga Udhëheqja

    Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë; trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun, komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët. Do t’ju jap atyre fëmijë si princa dhe foshnjet do t’i sundojnë. Populli do të jetë i shtypur, njëri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar. Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t’i thotë: Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim. Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: Unë nuk do t’i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit. 

    Shtypësit e popullit e tim janë fëmijë dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që t’i përshkon. 

    Isaia 3:1-7,12

    Kush Varet nga Udhëheqësia?

    1. Kisha Varet nga Udhëheqësit e Vet.

    Në kishë, mungesa e udhëheqjes së vërtetë shkakton shtimin e mëkatit dhe keqbërësve, ashtu si edhe të drejtuesve të rremë të kishës. Mungesa e drejtuesve të vërtetë në kishë, bën që shumë njerëz të humbasin shpirtin e tyre, të vdesin e të shkojnë në ferr. Si është e mundur kjo? Një drejtues i vërtetë i kishës, do ta drejtojë kongregacionin e tij në fitim shpirtrash dhe punë misionare. Kurdo që lidershipi i kishës humbet  interesin për të humburit dhe shpirtërat që vdesin, atëherë brenda fillojnë të zvarriten fe të rreme dhe besimet e tjera.

    Një trup pa një kre nuk është trup në vetëvete. Një kishë pa një drejtues të vërtetë është patetike! Një komb pa një drejtues të vërtetë është i mallkuar! Në të vërtetë, çdo komb bie apo ngrihet për shkak të drejtuesve të tij. 

    Pothuajse çdo situatë e keqe që krijohet në kishë, është për shkak të mungesës së një drejtuesi të mirë. Skandalet dhe ndarjet në kishë janë shpesh rezultat i mungesës së një udhëheqjeje të fuqishme. Pasazhi i mësipërm na tregon sesi Zoti do ta mallkonte tokën duke i hequr drejtuesit. Kishat bien dhe ngrihen për shkak të udhëheqjes. Me një drejtues të mirë dhe të fortë, një kishë do të rritet për t’u shndërruar në një mega kishë. Edhe nëse pastori mund të jetë shumë i vajosur, nëse ka një udhëheqje jo të mirë, kishat nuk shkojnë gjëkundi. Ndonjëherë, mund të të rastis të shohësh një shërbestar shumë të vajosur, por që ka cilësi të dobëta udhëheqjeje. Zakonisht, shërbimi i tij bie në kaos për shkak të cilësive të tij të dobëta të udhëheqjes. 

    Lidershipi është art. Është madje edhe një temë sekulare, e cila është shumë e nevojshme të kuptohet nga shërbestarët e ungjillit. Aftësia për të shkruar dhe lexuar nuk përbën diçka frymërore; është një aftësi sekulare e cila duhet të mësohet.  Pa atë aftësi, ti s’mund të shkosh askund në këtë botë. E njëjta gjë është edhe për udhëheqjen. Pa njohurinë dhe mjeshtëritë në lidhje me udhëheqjen, shërbimi yt nuk do shkojë gjëkundi. 

    2. Çdo komb varet nga Udhëheqja e tij.

    Në këtë pasazh, Perëndia parathotë një gjykim të madh mbi Jerusalemin dhe Judën. Perëndia kishte vendosur të ndëshkonte dhe shkatërronte këto kombe. Si do ta bënte këtë gjë? Këto vargje e thonë shumë qartë. 

    Disa vite më parë e pyeta një mikun tim se për kë do të votonte në zgjedhjet që po afronin. Ai hezitoi, kështu që i bëra një pyetje më të drejtëpërdrejtë. E pyeta, A do të votosh për Presidentin X? 

    Ai u përgjigj dhe tha, Nëse do të duhej të zgjidhja mes djalit tënd katër vjeçar, Davidit, dhe Presidentit X, sigurisht, që do të preferoja djalin tënd katër vjeçar.

    Ai vazhdoi duke thënë, Më mirë të votoj për një dhi që të bëhet president, sesa për një person

    Është e qartë që as djali im e as një dhi nuk do mund ta ndihmonin dot vendin. Të jesh nën udhëheqjen e fëmijëve ose foshnjeve dhe të dhive, është padyshim. një mallkim. Cili do të ishte rezultati i të pasurit të tillë drejtues të papërshtatshëm dhe lajkatarë? Bibla i ka përgjigjet.

    "Populli do të jetë i shtypur, njëri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar." (Isaiah 3:5).

    A e keni parë ndokund këtë tabllo - shtypje, padrejtësi, kërcënime dhe shtim të çdo gjëje të ligë? Çfarë i ngre rebelët në Afrikë dhe çfarë i çon mijëra të rinjë drejt drogës në Europë dhe Amerikë? Në një komb ku ka një udhëheqje të dobët ose aspak të mirë, do të vini re daljen në pah të drejtuesve komplotues, rebelëve dhe njerëzve të luftës.  

    3. Komuniteti varet nga udhëheqja.

    Perëndia do t'i hiqte gjithë llojet e drejtuesve nga komuniteti. Komuniteti do të mbetej pa drejtues. Perëndia i plotfuqishëm e  di shumë mirë këtë parim: Pa drejtues s'ka progres! Pa drejtues s'ka zhvillim! Pa drejtues s'ka bekime! Pa drejtues s'ka çlirim! Zoti e dinte që komuniteti do të binte në gjykim nëse ai do t’i largonte drejtuesit prej tyre. Kjo ndodh sepse çdo gjë lind dhe bie mbi udhëheqjen. 

    Perëndia i plotfuqishëm po lëshonte një prej ndëshkimeve më të tmerrshme që do mund të binte mbi një person, komb apo grup njerëzish. Dhe ky ishte të mos kishte drejtues. Nëse i lexon me kujdes vargjet, do të kuptosh se Perëndia po parashikonte heqjen e çdo lloj drejtuesi nga bashkësia. 

    …Perëndia... është duke i hequr... trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun, komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin , ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët...

    Nëse e studjon me kujdes listën e mësipërme, do të mund të kuptosh se komuniteti do të lihej pa drejtues në çdo aspekt. Pastorët do të hiqeshin. Politikanët do të hiqeshin. Pleqtë do të hiqeshin. Njerëzit e mençur do të hiqeshin. Të gjithë këta do t’i hiqeshin bashkësisë. Këtë e quaj shoqëri pa kokë ose pa tru. 

    4. Çdo familje varet nga Udhëheqja.

    Familja bëhet e pasur ose e varfër në varësi të udhëheqjes së babait. Njëri prej gjykimeve më të ashpra që do mund t'i jepte Zoti popullit të Tij, është pikërisht heqja e të gjithë llojeve të drejtuesve. Siç mund ta dini, natyra e urren zbrazëtinë. Dhe në vend të drejtuesve të vërtetë, Jahve parashikoi vendosjen e udhëheqësve të rremë.

    Do t'u jap atyre fëmijë si princa dhe foshnjet do t'i sundojnë... 

    Në vend që të jenë baballarët ata që marrin rolin drejtues, do të jenë fëmijët dhe foshnjet ata që do të drejtojnë. Këta fëmijë dhe foshnje janë drejtues të paaftë dhe të padobishëm. Është e dukshme që një foshnje s'kontrollon dot as tasin e vet, jo më të qeverisë një komb. 

    5. Kontinenti varet nga Udhëheqja.

    Futem shpesh me miqtë në një debat për gjendjen e kontinentit Afrikan. Shpesh mahnitem nga mungesa e zhvillimit dhe nga niveli i varfërisë në Afrikë. Pyes veten, Po pse është kështu? Pse nuk i ndërtojmë dot vetë rrugët tona? Pse kemi nevojë për një kompani të huaj që të na ndërtojë rrugë e tualete? Për një vend europian është e pazakontë që një kompani e huaj t'i ndërtojnë rrugët dhe tualetet e atij vendi. Pse ka kaq shumë vuajtje dhe sëmundje te vendet në zhvillim?

    Ka pasur shumë teori që janë përpjekur të shpjegojnë gjendjen e kombeve të varfëra dhe të paqëndrueshme.   Disa njerëz thonë që zezakët janë të mallkuar. Ka të tjerë që thonë se është për shkak të mungesës së demokracisë. Dhe madje, disa mendojnë që kontinenti afrikan është i mallkuar. Unë besoj se arsyeja kryesore për gjendjen e mjerueshme është mungesa e udhëheqësve të mirë.  

    Kurdo që do të jetë i pranishëm një drejtues i mirë, do të vihet re një ecje në zhvillim dhe do të vihet re begatimi. Mungesa e drejtuesve shihet qartë në dy botët. Do të vini re mungesën e drejtuesve në botën natyrore dhe sekulare. Gjithashtu, do të vini re mungesën e drejtuesve në botën frymërore ose të kishës. Kur ka në mungesë udhëheqjeje në botën kishtare, do të vini re të njejtat shenja të mungesës së zhvillimit në shërbim, varfëri, pamjaftueshmëri në mësimdhënie e në njohuri, shtim dhe përhapje të mëkatit.

    Nevoja për drejtues është në çdo sferë të jetës. Edhe në botën sekulare lind nevoja për drejtues të pastër e të sinqertë. Për drejtues të pastër e të sinqertë ka nevojë reale edhe bota kishtare. Unë lutem që Perëndia të të ngrejë ty dhe shumë të tjerë, për të qenë drejtues të vërtetë për brezin tuaj! Në të vërtetë, gjithçka varet tek udhëheqja! 

    Kapitulli 2

    Vendos Të Bëhesh Një Prej Të Paktëve Drejtues Të Mirë Në Botë

    Nëse beson se je thirrur në shërbim, atëherë je i thirrur edhe për udhëheqje. Për këtë arsye ky libër është shumë i rëndësishëm për jetën tënde, në mënyrë që të jesh një drejtues i mirë për Zotin Jezu Krisht. Pali i shkroi Timoteut dhe i tha atij që të bënte disa gjëra, që do ta shndërronin atë në një drejtues të zotin. Ka shërbestarë të mirë dhe shërbestarë të këqinj. Vendos të jesh një shërbestar i mirë!

    …do të jesh një shërbenjës i mirë i Jezu Krishtit…

    1 Timoteut 4:6

    Nëse do të jesh efektiv në shërbesën tënde, ti duhet të studjosh mbi lidershipin. Kurdo që shkoj në ndonjë librari, gjithnjë e gjej veten në seksionin e lidershipit. Kam lexuar libra pafund për udhëheqjen. E kam studjuar këtë temë kaq të rëndësishme. Unë dua të jem një drejtues i mirë. Gjërat e mira nuk bien si frutat nga pema e mangos. Ti duhet të studjosh dhe të zbulosh të gjitha gjërat që janë për t'u mësuar. 

    Është e dukshme që nuk kemi shumë drejtues të mirë rreth e rrotull. Nëse do të kishte, atëherë s'do ta kishim të vështirë t'i identifikonim! Unë besoj se janë të shumta arsyet se pse ka shumë pak drejtues shquar, por së pari le të fillojmë duke parë se pse njerëzit nuk duan të bëhen drejtues! 

    Mposhti pengesat për t'u bërë drejtues

    1. Mposht paditurinë në lidhje me thirrjen për të qenë udhëheqës.  

    Ata nuk e dinë sepse nuk ua kanë thënë kushtu! Ata madje, as nuk e dinë që kanë aftësinë për të drejtuar. Disa njerëz mendojnë se janë vetëm disa ata që kanë lindur për të qenë drejtues. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj se janë të shumtë njerëzit që lindin me aftësinë për të drejtuar, por ata thjesht nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin për t’u bërë drejtues. 

    Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.

    Mateu 20:16

    Sepse shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur. 

    Mateu 22:14

    Bibla na mëson që shumë janë të thirrur në shërbim. Kushdo që ia dorëzon veten shërbimit të Zotit Jezu Krisht, bëhet automatikisht një drejtues. Një shërbenjës i ungjillit duhet të tregojë cilësi dhe aftësi udhëheqëse gjithë kohës.  

    Nëse je i thirrur për t'i shërbyer Atij, atëherë je i thirrur edhe për të qenë drejtues. Nuk mund t'i shmangesh! 

    2. Mposhti akuzat që të pengojnë të bëhesh drejtues. 

    Drejtuesit shpesh akuzohen se janë ambiciozë. Ata shpesh akuzohen se kanë motive të liga. Unë u habita kur dëgjova disa njerëz të më akuzonin, se isha në shërbim për shkak të parave. Por, Perëndia më foli dhe më tha se akuzat janë të pashmangshme. Çdo drejtues i mirë ka shumë armiq. Udhëheqja e mirë ka një natyrë të tillë që skicon një shteg dhe mban drejtimin. Kjo do të thotë që mund të përballesh me disa njerëz dhe madje mund të lëndosh njerëz.

    Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe  nuk vjen pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im. 

    Luka 14:27

    Shumë vite më parë,  i thashë një vëllai se nuk doja të isha drejtues në një bashkësi të caktuar. I thashë se isha një person i qetë dhe se e shijoja privacinë time. I thashë se nuk doja të predikoja ose të drejtoja. Por Perëndia kishte një tjetër plan për mua, dhe sot unë jam drejtues në shtëpinë e Perëndinë.  Shndërrimi në drejtues do të të kushtojë jetën tënde të çmuar.  Kam shumë pak jetë private. Shumica e njerëzve dinë shumë gjëra rreth meje. Njerëzit diskutojnë rreth meje në makinat dhe shtëpitë e tyre. Si të gjithë drejtuesit e tjerë, edhe unë lavdërohem nga disa dhe kritikohem nga të tjerë. Ky është fati i një drejtuesi. Për këtë arsye shumë vetë i shmangen lidershipit. Por Jezusi tha që ti duhet të mbartësh kryqin tënd  dhe ta ndjekësh atë. Krishtërimi ka sakrifica. Është me shumë vlerë të bëhesh drejtues në kishë.

    3. Mposht frikën e poshtërimit

    Ka shumë drejtues që kanë përfunduar të diskredituar, pasi kanë marrë përsipër mantelin e udhëheqësit. Të tjerë kanë përjetuar lëndime të tmerrshme dhe përvoja të hidhura. Disa janë kryqëzuar nga njerëzit që kanë drejtuar. 

    Kam parë vetë me sytë e mi sesi drejtues që kanë shërbyer për shumë vjet, janë shpërblyer me të keqen. Kam parë disa kisha të dëbojnë pastorët e tyre pas shumë vitesh drejtimi nga ata. Kam parë pastorë që janë përqeshur dhe poshtëruar nga anëtarë të cilëve u kanë shërbyer për vite dhe me një kosto të lartë. Kam parë pastorë të refuzohen për çështje të tilla si makina apo shtëpi. Sa e trishtë! Ne të gjithë e dimë shumë mirë sesi Jezusi u kryqëzua pas tri vitesh e gjysëm shërbimi. Ky ishte shpërblimi që mori për shkak se qe dritë ndriçuese për njerëzit e Tij.  

    Në vendin tim kam parë disa krerë shteti që pasi kanë qeverisur kombin për disa vite, kanë vdekur me një vdekje jo të natyrshme. Kemi parë gjyqtarë të vriten me gjakftohtësi, pasi kanë dhënë verdiktet të cilat i kanë menduar si të drejta. Kush do të donte të ishte drejtues në të tillë mjedis?  Kur studjon fatin e drejtuesve përqark, është e natyrshme që shumë njerëz t'i shmangen udhëheqjes dhe të zgjedhin një jetë të qetë paqeje dhe anonimiteti. E kuptoj pse ndokush do të donte të qëndronte larg botës gënjeshtare të politikanëve dhe udhëheqësve të korruptuar. 

    Në këtë libër, ju nxis të merrni mbi vete mantelin e udhëheqjes së Krishterë. Ju nxis të merrni përsipër thirrjen për të qenë udhëheqës në kishë. Ja vlen! Sfidat janë shumë të ngjashme me lidershipin sekular. Akuzat janë shpesh të njëjta. Por ama, ia vlen!

    Drejtuesit jobesimtarë punojnë për shpërblimet njerëzore si puna e parasë dhe e famës. Por këto janë shpërblime të prishëshme. Kur punon për Jezusin, merr një shpërblim të përjetshëm.

    …ata, pra, për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet. 

    1 Korintasve  9:25

    Ka pasur shumë raste në të cilat kam ndjerë dhimbjen e të qënit udhëheqës. Por kur mendoj për shpërblimet që do marrin ata që bëjnë vullnetin e Perëndisë me besnikëri, inkurajohem. E di që një ditë do të jem i gëzuar për çdo gjë. 

    Duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj. 

    Hebrenjve 12:2,3

    4.  Mposhte kompleksin e inferioritetit. 

    Disa njerëz mendojnë se nuk janë në nivelin moral të duhur për të qenë në standartin e udhëheqësit. Të tjerë mendojnë se nuk kanë aftësi udhëheqëse. Të tjerë mendojnë se kanë shumë probleme personale për t'u bërë drejtues. Ata nuk e imagjinojnë dot veten të ngarkuar edhe me problemet e të tjerëve.   

    Kam lajme të mira për ty sot! Perëndia nuk punon me njerëzit e përsosur. Ai punon me njerëzit e gatshëm. Ai sheh zemrën dhe kupton dobësinë njerëzore. Nëse Jezusi do kishte kërkuar për të përsosurën, ju siguroj se asnjë prej dishepujve nuk do ishte kualifikuar për pozicionet udhëheqëse në kishë. Shihni shembullin e Pjetrit; ai e tradhëtoi Zotin Jezus tre herë pak javë para se të shugurohej. Ai u betua dhe mallkoi sikur të mos ishte trajnuar fare. Por prapë se prapë, Zoti e përdori atë. Shihni dishepujt e tjerë të cilët debatonin për pozicionet që do të kishin në Qiell. Kush do të jetë më i madhi?, pyesnin ata.  

    Dhe midis tyre u bë një diskutim se cili vallë nga ata duhej të konsiderohej më i madhi. 

    Luka 22:24

    Pasi kishin debatuar se kush do të ishte më i madhi, ata të gjithë e braktisën Krishtin atëherë kur ai kishte më tepër nevojë për ta. A do t'u besonit të tillë njerëzve? A do t'i përdornit këta njerëz? Por Zoti i bëri këto të fundit! Ti nuk ke pse të jesh i përsosur për t'u bërë drejtues. Nëse do të ishte ashtu, atëherë i bie që bota dhe kishat nuk do të kishin drejtues fare. Por gjithashtu kjo nuk do të thotë se nuk ka standarte. Perëndia pret standartet më të larta të karakterit dhe moralit. Dhe sidoqoftë, ai punon me njerëz të papërsosur. 

    Perëndia shikon zemrën. Sigurohu që zemra të jetë në rregull dhe Perëndia do të të përdorë. 

    …sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.

    1 Samuelit 16:7

    5. Mposht egoizmin.

    Njerëzve të tillë u intereson vetëm vetja. Ata janë të lumtur që kanë shpëtimin. Ata janë të lumtur që kanë Frymën e Shenjtë. Ata janë të lumtur me begatinë. Por nuk u interesojnë fort të tjerët. Duke qenë se unë jam në rregull, atëherë çdo gjë tjetër është në rregull për mua, mendojnë ata. Kjo është fryma e egoizmit. 

    Një person egoist nuk e merr mundimin të kalojë trajnime apo sakrifica për t'u bërë drejtues. Ai nuk do të shpenzojë energji për të ndihmuar një tjetër shpirt. Nëse Krishti do kishte vendosur të rrinte në rehatinë e Qiellit, ku do të ishe ti sot? Ai u ngrit nga varri dhe t'i s'ngrihesh dot nga krevati. E qortoj atë frymë të dembelizmit dhe egoizmit! Lavdi Zotit për misionarët. Lavdi Zotit për njerëzit që kanë udhëtuar larg prej shtëpive të tyre për të shkuar në kultura të huaja për të ndihmuar të tjerët. 

    Kapitulli 3

    Dyzet Emrat në Gjuhën Angleze për Drejtuesit 

    ...është duke i hequr... çdo mbështetje dhe përkrahje – trimin dhe luftëtarin,  gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun, komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët. Do t’u jap atyre fëmijë si princa dhe foshnjet do t’i sundojnë. 

    Isaia 3:2-4 

    Gjuha angleze ka disa sinonime të fjalës drejtues. Këto emra të ndryshëm zbulojnë dhe llojet e ndryshme të drejtuesve që ekzistojnë në botë. Në çdo sferë veprimtarie është i pranishëm një drejtues dhe secila prej këtyre sferave i jep emrin e vet drejtuesit. Drejtuesit në anije quhen kapitenë, drejtuesit e avionit quhen pilotë, ndërsa drejtuesit e ushtarëve quhen gjeneralë. Në botën politike, drejtuesit e kombeve quhen presidentë ose kryeministra, ndërsa drejtuesit e universiteteve quhen dekanë. Në botën fetare, drejtuesit e kishave quhen pastorë, ndërsa ata të xhamive quhen imamë. Drejtuesit e fshatërave arabe quhen Sheikë ndërsa drejtuesit e fshatërave Ganeze quhen prijës.   

    Ja ku janë disa emra dhe tituj të mundshëm për drejtuesit. Këto emra dhe tituj janë të rëndësishëm sepse duhet ta dallosh ose ta pranosh lidershipin edhe pse mund të jetë në një tjetër sferë të jetës e cila është jashtë botës tënde të përditshme.   

    Zakonisht, drejtuesit e njohin njëri-tjetrin edhe kur janë në sfera të tjera veprimtarie. Për shembull, aftësitë e mija udhëheqëse u njohën dhe u pranuan nga një ateist që nuk besonte as te Krishti e as te kisha. Por ky njeri arriti të më dallonte që isha drejtues dhe që duhej të më dëgjonte. Ai nuk dalloi dokrinat fetare apo frymërore që unë kisha, por dalloi aftësitë e mia drejtuese dhe më kërkoi që t'i ndaja këto aftësi edhe me ateistë të tjerë. Nëse je një drejtues fetar, do të jesh në gjëndje të dallosh kolegët e tjerë drejtues edhe nëse ata janë biznesmenë, politikanë, ateistë apo drejtues të tjerë fetarë.    

    Edhe anasjelltas, nëse nuk je një drejtues, atëherë nuk do arrish ta dallosh një drejtues kur ta shohësh. Për shembull, shumë politikanë në poste qeveritare, nuk i dallojnë dhe vlerësojnë drejtuesit e fushave të tjera sepse ata vetë nuk janë drejtues. Të jesh politikan dhe të thuash gjëra që i kënaqin të gjithë për të fituar favorin e tyre është ndryshe nga të drejtuarit e njerëzve në begati dhe zhvillim.  

    Te vargjet e mësipërme mund të vini re llojet e ndryshme të drejtuesve që ishin të pranishëm në qytetin e Jerusalemit. Ndëshkimi i Zotit ishte heqja e të gjithë llojeve të drejtuesve nga bashkësia. 

    1. Drejtuesit quhen kapitenë.

    2. Drejtuesit quhen prijës

    3. Drejtuesit quhet komandantë

    4. Drejtuesit quhen presidentë

    5. Drejtuesit quhen kryeministra

    6. Drejtuesit quhen barinj

    7. Drejtuesit quhen gjeneralë

    8. Drejtuesit quhen guvernatorë

    9. Drejtuesit quhen udhërrëfyes

    10. Drejtuesit quhen pastorë

    11. Drejtuesit quhen shefa

    12. Drejtuesin quhen krerë

    13. Drejtuesit quhen menaxherë

    14. Drejtuesit quhen drejtorë

    15. Drejtuesit quhen sundimtarë

    16. Drejtuesit quhen qytetarë nderi

    17. Drejtuesit quhen këshilltarë

    18. Drejtuesit quhen pilotë

    19. Drejtuesit quhen mbikqyrës 

    20. Drejtuesit quhen eprorë

    21. Drejtuesit quhen pleq

    22. Drejtuesit quhen përcaktues ritmi

    23. Drejtuesit quhen inspektorë

    24. Drejtuesit quhen ekzekutivë

    25. Drejtuesit quhen dirigjentë

    26. Drejtuesit quhen mjeshtra

    27. Drejtuesit quhen lordë

    28. Drejtuesit quhen diktatorë

    29. Drejtuesit quhen mbretër

    30. Drejtuesit quhen pionerë

    31. Drejtuesit quhen pleqtë (të moshuar)

    32. Drejtuesit quhen kancelarë

    33. Drejtuesit quhen sheikë

    34. Drejtuesit quhen gjyqtarë

    35. Drejtuesit quhen ekspertë

    36. Drejtuesit quhen specialistë

    37. Drejtuesit quhen heronj

    38. Drejtuesit quhen sekretarë 

    39. Drejtuesit quhen paraprijësit

    40.  Drejtuesit quhen fisnikët

    Kapitulli 4

    Si flitet për Udhëheqjen në Bibël

    Udhëheqja përbën një temë të rëndësishme në Bibël. Pjesa më e madhe e Biblës nuk përdor fjalën drejtues kur i referohet kësaj teme. Për shkak të kësaj, tema e lidershipit trajtohet edhe nga folësit motivues dhe interesa të tjera jofetare. Sidoqoftë, fitimi i të kuptuarit të fjalëve dhe termave të ndryshme të përdorur në vend të fjalës drejtues, do të të ndihmojë ta dallosh këtë temë në Bibël. Vargjet e mëposhtme zbulojnë përshkrimet e ndryshme të drejtuesve në Bibël. 

    1. Apostulli Pal e quan udhëheqjen "qeverisje". Duke qenë se është e përfshirë në këtë listë, lidershipi konsiderohet si hir nga Perëndia.  

    Dhe Perëndia vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimeve, të ndihmës, TË QEVERISJES, të larmive të gjuhëve. 

    1 Korintasve 12:28

    2. Pali e përshkruan një drejtues si kryesues. Duke qenë se është e përfshirë në këtë listë, lidershipi konsiderohet si dhuratë prej Perëndisë. 

    Dhe ai që këshillon, le t'i kushtohet këshillimit; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai QË KRYESON le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshire, le t'i bëjë me gëzim. 

    Romakëve  12:8

    3. Stili i udhëheqjes biblike është i ndryshëm nga ai i udhëheqjes në botë. 

    Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe AI QË DREJTON SI AI QË SHËRBEN. 

    Luka 22:26 

    4. Në Bibël, një person konsiderohet i kualifikuar për të drejtuar një kishë, nëse ai është i aftë të drejtojë një grua. Duke qenë se përmendet në këtë listë, lidershipi konsiderohet si pjesë e disave dhe jo e të gjithëve. 

     (Por në qoftë se dikus nuk di ta qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?)

    1 Timoteut 3:5

    5. Dikur, drejtuesit e Izraelit u quajtën për një farë kohe gjyqtarë. Më pas janë quajtur mbretër. Stilet e udhëheqjes dhe arritjet e tyre, përshkruhen në librat e Gjyqtarëve dhe Mbretërve. 

    Pastaj ZOTI NXIRRTE GJYQTARË, që i lironin nga duart e atyre që i zhvishnin.

    Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhrave të Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.

    Kur Zoti u nxirrte gjyqtarë, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve të tyre gjatë gjithë jetës së gjyqtarit; sepse Zotit prekej nga vajtimet e tyre të shkaktuara nga ata që i shtypnin dhe i mundonin. 

    Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin të korruptoheshin më shumë se etërit e tyre duke ndjekur perëndi të tjera dhe duke rënë përmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorë aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokëfortë. 

    Gjyqtarët  2:16-19

    Ashtu si ka qenë Zoti me mbretin, zotin tim, kështu qoftë edhe me Salomonin dhe e bëftë fronin tim më të madh se froni i MBRETIT DAVID, i zotit tim.

    1 Mbretërve 1:37

    Kapitulli 5

    Lloji i Udhëheqjes që Duhet Shmangur

    Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon. 

    Isaia 3:12

    Perëndia shpalli se gratë dhe fëmijët do të drejtonin popullin e Tij. Toni i këtij pasazhi na bën të mendojmë që fakti se populli do të drejtohet nga gratë dhe fëmijët përbën një mallkim ose ndëshkim. Po ta shohësh në mënyrë sipërfaqësore, mund të tingëllojë pak i ashpër si pasazh, por reflektimi dhe meditimi mbi kuptimin e këtij pasazhi do të të ndihmojë të zhvillosh aftësitë e tua drejtuese. Në fakt, janë dy mallkime që duhet t'i kuptosh dhe t'i shmangësh me çdo kusht.

    Duhet ta keni dëgjuar thënien, Je kalama/i papjekur! ose Po sillesh si fëmijë! Duhet të keni thënë më parë, Unë nuk jam fëmijë

    Këto thënie janë shpikur sepse të rriturit shpeshherë sillen si fëmijë. Fatkeqësisht, edhe drejtuesit në poste të larta shpesh sillen si fëmijë, dhe kjo gjë ndikon jashtëzakonisht shumë këdo rreth tyre. 

    Gjithashtu, shumë drejtues sillen si gratë përsa i përket vendimeve dhe stilit të udhëheqjes së tyre. Një grua e cila nuk është e kalitur nga fjala e Perëndisë dhe nga Fryma e Shenjtë, mund të jetë një qenie e tmerrshme për të drejtuar. Në përgjithësi, gratë duhet të zbuten dhe qetësohen në mënyrë që të bëhen drejtuese të duhura, të përshtatshme, dhe të mira.  

    1. Duhet të shmangësh zhvillimin e stilit të lidershipit që i përngjan lidershipit të një fëmije. 

    2. Duhet të shmangësh zhvillimin e stilit të lidershipit që përngjan lidershipit të një gruaje. 

    Kapitulli 6

    Udhëheqja e një Fëmije

    Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon. 

    Isaia 3:12

    1. UDHËHEQJA E NJË FËMIJE KARAKTERIZOHET NGA ÇRREGULLËSIA.  

    Do t'u jap atyre fëmijë si princa dhe foshnjet do t'i sundojnë dhe (Anarkia Do të Sundojë)

    Isaiah 3:4 

    Nëse nuk arrin as të rregullosh dhomën tënde, atëherë duhet të jesh fëmijë. Nëse nuk e pastron vendin ku jeton, atëherë duhet të jesh fëmijë. Nëse nuk e pastron dot qytetin tënd, atëherë duhet të jesh fëmijë edhe pse të gjithë të thërrasin kryetar i bashkisë apo ministër. 

    Duhet të studjoni dhe kuptoni lidershipin dhe të praktikoni parimet e përshtatshme të lidershipit se përndryshe ju i lini njerëzit me mendje fëmije. Lidershipi i një fëmije rezulton ne anarki dhe çrregullim siç e parasheh dhe Bibla.  Kurdo që ju shikoni një çrregullim, kaos, çorganizim dhe konfuzion mund ta marrësh me mend që po vepron një mendje fëmije.  

    2. UDHËHEQJA E NJË FËMIJE KARAKTERIZOHET NGA MUNGESA E KUPTIMIT TË ÇESHTJEVE SERIOZE DHE TË RREZIQEVE QË HASIN. 

    Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore. 

    1 Korintasve 13:11

    Duhet ta studjosh lidershipin, ta kuptosh dhe të zbatosh parimet e përshtatshme të udhëheqjes sepse përndryshe do t'i drejtosh njerëzit duke pasur mendje fëmije. Mëndja e fëmijës karakterizohet nga paaftësia për të kuptuar çështjet serioze dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet.  

    Njerëzit që s'dinë të drejtojnë kanë zakonisht kuzhina dhe banjo të pista. Fëmijët e vegjël jetojnë në pisllëk dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo. Nëse fëmijët lihen vetëm, atëherë papastërtia dhe pisllëku do të shumëfishohen. Prandaj askush nuk i lë fëmijët vetëm. Ata nuk pastrojnë, nuk fshijnë dyshemenë apo të fshijnë me leckë.

    Për këtë arsye, kombet që kanë drejtues fëmijë, kanë banjo të pista dhe tuba drenazhi me lloj lloj plehrash të rrezikshme. Karakteristika kryesore e qyteteve që qeverisen nga fëmijë, është mbushja anembanë me plehra, dhe madje edhe nga ato të rrezikshmet. Udhëheqja e ngjashme me atë të një fëmije, nuk arrin të kuptojë lidhjen mes këtyre kurtheve vdekjeprurëse dhe mirëqënies së popullit. Edhe nëse arrijnë ta kuptojnë lidhjen, ata nuk dinë ç’të bëjnë. Ata duan që mami dhe babi t’ua japin zgjidhjen.  

    Kombet pa udhëheqje, kanë shkatërruar sistemin arsimor të vendeve të tyre, pa i ditur pasojat e gjërave që bëjnë.  

    3. UDHËHEQJA E NJË FËMIJE KARAKTERIZOHET NGA PAAFTËSIA PËR TË KUPTUAR ÇFARËDO QË ËSHTË PAK KOMPLEKSE. 

    Vëllezër, MOS JINI FËMIJË NGA MENDJA, por jini foshnje për të ligën, dhe jini të pjekur nga mendja.

    1 Korintasve  14:20 

    Duhet ta studjosh lidershipin, ta kuptosh dhe të praktikosh parimet e duhura të udhëheqjes sepse përndryshe do t'i drejtosh fëmijët me mëndjen e një fëmije. Kur një person në pozicion udhëheqje ka mëndjen e një fëmije, atëherë nuk do të arrijë të kuptojë gjërat që janë të ndërlikuara. 

    Kur në udhëheqje është dikush i paditur e i pamësuar, kjo gjë është shumë e dukshme. Ai nuk i kupton nënkuptimet e deklaratave të tij. Një drejtues pati thënë se; ai kurrë nuk do t'i paguante borxhet e vendit të tij. Një tjetër drejtues i dha të huajve një afat kohor prej 24 orësh për t'u larguar nga vendi dhe për më tepër me valixhe 24 kilogramshe.  Një tjetër drejtues printoi karta me vlerë miliard ose trilioni dollarësh që t'ua jepte njerëzve për të blerë bukë. Nën drejtimin e tij, një bukë bënte 1 miliard dollarë. Të tillë njerëz nuk lexojnë dhe as nuk i kuptojnë implikimet e gjërave që thonë apo bëjnë.  

    Drejtuesit e qyteteve të varfëra i kanë gllabëruar konceptet e globalizimit dhe tregtisë së lirë, dhe e kanë bërë këtë me anë të ç’industrializimit, ç’agrarizimit dhe sh’popullimit të qyteteve. Industritë dhe fermat janë zhdukur në vendet të cilat me çiltërsi i kanë pranuar këto politika pa i kuptuar ndërlikimet apo pasojat që do kishte te pjesa tjetër e kombit.  

    Kombet më të pasura si ShBA-ja dhe Australia e kanë refuzuar idenë e tregtisë së lirë me Anglinë, në kurriz të mos zhvillimit të industrive të tyre. Ata e kuptojnë se ç’ndërilikimesh mund të sjellë hapja e kufijve ndaj importeve me çmime të lira.  

    Këto ndërlikime nuk janë të dukshme për drejtuesit që janë si fëmijë. Fakti që dikush që shet IPode dhe IFone do të jetë gjithnjë në avantazh ndaj atij që shet portokalle dhe kakao, nuk kuptohet kollaj nga drejtuesit që shpallin se theksi i tyre do të jetë bujqësia.  

    Si mund të kuptojë një fëmijë nënkuptimet praktike të termave të tillë si: zvogëlimi dhe rritja e kompensimeve, sinergjitë, risitë, tregjet e përsosura dhe ato jo të përsosura etj? Dhe prapë se prapë, popujt drejtohen nga njerëz të cilët i kanë mësuar në teori këto gjëra, por nuk dinë se si t'i venë në zbatim në kombet e tyre.  

    4. UDHËHEQJA E NJË FËMIJE KARAKTERIZOHET NGA ARGËTIMI

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1