Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Hapat për tek Vajosja
Hapat për tek Vajosja
Hapat për tek Vajosja
Ebook167 pages2 hours

Hapat për tek Vajosja

Rating: 1 out of 5 stars

1/5

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autori i shumë librave, ku përfshihet libri i shumëkërkuar “Besnikëri dhe pabesi”. Ai është themeluesi i Denominacioneve të Bashkuara që e ka zanafillën nga Grupi i Kishave “Fari” me tri mijë kisha.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, shërben në fushatat e ungjillëzimit ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në mbarë botën. Për më tepër informacion, vizito www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290195
Hapat për tek Vajosja
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Hapat për tek Vajosja

Related ebooks

Reviews for Hapat për tek Vajosja

Rating: 1 out of 5 stars
1/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Hapat për tek Vajosja - Dag Heward-Mills

    Shtatë arsye pse duhet të vajosesh

    1. Duhet të jesh i vajosur për arsye se askush nuk mund ta përmbushë shërbesën e tij me fuqi natyrore ose me forca njerëzore, por kjo mund të ndodhë vetëm me anë të Frymës.

    Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: «Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën tim», thotë Zoti i ushtrive.

    Zakaria 4:6

    SHërbesa e vërtetë do të jetë e suksesshme vetëm me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Një shërbesë e rreme vepron në nivelin e mësuesi shkolle, dhënësi leksionesh ose një folësi motivues. Merre vendimin që të bëhesh një njeri i vajosur dhe që të hysh kështu në shërbesën e vërtetë.

    Ngrije lart shërbesën tënde me anë të fuqisë së vajosjes. Pa vajosjen, nuk mund të bësh asgjë.

    2. Duhet të jesh i vajosur sepse edhe Jezus Krishti duhej që të vajosej para se të fillonte shërbesën e Tij.

    Dhe ndodhi që, mbasi u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap,

    dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtë trupore si të pëllumbit, dhe prej qiellit erdhi një zë, që thoshte: «Ti je Biri im i dashur, ty të kam pëlqyer!».

    Dhe Jezusi vetë kur filloi, ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit...

    Luka 3:21-23

    Kjo ngjarje shënoi fillimin e shërbesës së Krishtit. Deri në moshën tridhjetëvjeçare, ne nuk dëgjojmë për Të. Nga kjo kohë, kur Fryma e Shenjtë (vajosja) zbriti mbi Të, Jezusi filloi të predikonte, të jepte mësim dhe të shëronte njerëz.

    3. Duhet të jesh i vajosur sepse edhe apostujt duhej të prisnin për Frymën e Shenjtë (vajosjen) para se të fillonin shërbesën e tyre.

    Dhe, duke u mbledhur bashkë me ta, i urdhëroi që të mos largoheshin nga Jerusalemi, por të prisnin premtimin e Atit: «Që e keni dëgjuar nga unë, tha Jezusi...»

    Veprat e Apostujve 1:4

    Çfarë lloj shërbese mendon se do të kishe pa Frymën e Shenjtë? Madje edhe apostujt e mëdhenj që ecnin me Krishtin kishin nevojë që të merrnin vajosjen me qëllim që t’ia dilnin mbanë në shërbesë.

    4. Duhet të marrësh vajosjen sepse edhe profetët e mëdhenj si Eliseu e kërkuan vajosjen kur patën mundësinë që të kërkonin për atë që donin.

    Eliseu e pranoi që shërbesa u përmbush vetëm me anë të vajosjes. Kur Elia e pyeti se çfarë donte, ai tha se dëshironte një pjesë të dyfishtë të vajosjes.

    Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: «Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje». Eliseu u përgjigj: «Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua».

    2 i Mbretërve 2:9

    Ai mund të kishte kërkuar për shumë gjëra të tjera. Mund të kishte kërkuar për emrin e mirë të Elias, paratë e Elias, pronat e Elias, karrocat e Elias ose madje edhe gruan e Elias. Por pas vitesh e vitesh ecjeje me Elian, Eliseu e dinte se ku gjendej sekreti i shërbesës së tij. Ai e dinte se gjithçka kishte të bënte me vajosjen, kështu që kërkoi një pjesë të dyfishtë të saj. Pse kërkon diçka tjetër kur profetët e mëdhenj kërkojnë vajosjen?

    5. Duhet të jesh i vajosur sepse Mbreti Saul nuk u transformua në një njeri tjetër, derisa u vajos.

    Sauli u transformua nga një njeri i zakonshëm në një mbret, kur u vajos. Në të njëjtën mënyrë, ti do të bëhesh një njeri me autoritet (një mbret) në mbretërinë e Perëndisë kur të marrësh vajosjen.

    Mund të përdorësh edhe metoda të tjera për t'i manipuluar dhe kontrolluar njerëzit, por nuk do të bëhesh kurrë një njeri me autoritet pa pasur vajosjen. Vajosja e Frymës së Shenjtë do të të transformojë në një njeri tjetër.

    Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: «A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij?

    1 i Samuelit 10:1

    Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe DO TË SHNDËRROHESH NË NJË NJERI TJETËR.

    1 i Samuelit 10:6

    6. Duhet të vajosesh, sepse Mbreti David, psalmisti i vajosur dhe shkrimtari i vajosur i Shkrimit, ia dedikonte të gjitha bekimet e tij vajosjes së shenjtë.

    Davidi ia atribuonte vajosjes pothuaj çdo aspekt të jetës së tij. Njerëzit jashtëzakonisht frymërorë i pranojnë efektet e fuqishme të vajosjes në sfera të ndryshme të jetëve të tyre.

    Në psalmin e tetëdhjetë e nëntë, ne e gjejmë Mbretin David duke kënduar njërin nga psalmet më të bukur nga të gjithë. Në të, ai përshkruan efektet e fuqishme të vajosjes në jetën e tij. Ai foli për ndihmën, fuqinë, themelimin, lartësimin dhe autoritetin si gjërat që vinin si rrjedhojë e vajosjes.

    Në qoftë se psalmisti i vajosur i merrte të gjitha këto gjëra nga vajosja, si mund të prisni ju që po ato gjëra të vijnë pa pasur vajosjen? A mund të fajësoni Mbretin David kur ai i thirri Zotit: Mos më hiq Frymën tënde të Shenjtë.

    Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

    Psalmi 51:11

    Fryma e Shenjtë (vajosja) ishte gjëja më e çmuar për të.

    7. Vajosja është diçka thelbësore për arsye se Moisiu refuzoi që ta vazhdonte shërbesën pa të.

    Nëse edhe Moisiu nuk mund të vazhdonte më tej pa pasur vajosjen, si ka mundësi që ti të kesh sigurinë që ta vazhdosh shërbesën pa të?

    Në librin e Eksodit, ne shohim sesi Moisiu refuzoi që ta vazhdonte shërbesën e tij në rast se Perëndia do ta hiqte fuqinë dhe vajosjen e Tij.

    Kur Moisiu i referohej pranisë, ai po i referohej vajosjes dhe fuqisë së Perëndisë.

    Atëherë Moisiu i tha: «Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.

    Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut».

    Zoti i tha Moisiut: «Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht».

    Atëherë Moisiu tha: «Tregomë lavdinë tënde!».

    Zoti iu përgjigj: «Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj».

    Eksodi 33:15-19

    Kapitulli 2

    Pesëmbëdhjetë efekte të fuqishme të vajosjes mbi shërbesën tënde

    Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: «Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

    Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe E VAJOSA ME VAJIN TIM TË SHENJTË:

    Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.

    Psalmi 89:19-21

    Në një nga psalmet më të bukur të Dhjatës së Vjetër, Mbreti David këndon për bekimet që ka marrë për shkak se ishte i vajosur.

    Në përvojën time, kam parë se shumë pak njerëz janë të gjendje ta lidhin bekimin e tyre me burimin e vërtetë të atyre bekimeve. Ata nuk e dinë se ku dhe se si kanë arritur aty ku janë dhe të kenë atë që kanë. Ky shpesh është themeli i mosmirënjohjes dhe i rebelimit. Mendoj se është një cilësi e rëndësishme që të jesh në gjendje të mendosh thellësisht dhe të pranosh burimin e të gjitha bekimeve.

    Është e mrekullueshme që të lexosh se si Davidi ia atribuon vajosjes të gjitha llojet e avantazheve që ai ka. Ai e konsideronte si një thesar të paçmuar vajosjen që kishte dhe shpesh e quante veten i vajosuri i Zotit.

    Uroj që Perëndia të të hapë sytë që të shohësh vlerën e vajosjes së Tij në jetën dhe shërbesën tënde!

    Besoj që në qoftë se një numër më i madh shërbestarësh do të mund ta shihnin se çfarë bën vajosja, ata do ta dëshironin atë dhe do ta kërkonin më tepër se çdo gjë tjetër. Në rast se vajosja kishte një efekt të tillë mbi jetën e Davidit, duhet të presësh që vajosja të ketë të njëjtin efekt mbi jetën dhe shërbesën tënde!

    1. Vajosja do të ketë si rezultat që ti do të marrësh ndihmë të mbinatyrshme për jetën dhe shërbesën tënde.

    Davidi ndjeu se shërbesa e tij si një mbret u ndihmua për shkak të vajosjes. Ai tha,

    ...Ndihmova një të fuqishëm...

    Psalmi 89:19

    2. Vajosja do të bëjë që ti të ngrihesh në lartësi në shërbesë.

    Davidi e pa lartësimin e tij si rezultat të vajosjes.

    ... përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

    Psalmi 89:19c

    3. Vajosja do të të bëjë të qëndrueshëm në shërbesë.

    Ti mund të shohësh një dallim të qartë mes një shërbese që është bërë e qëndrueshme nga Perëndia dhe një shërbesë e cila nuk është e qëndrueshme. Mbreti David u bë i qëndrueshëm për shkak të vajosjes.

    Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë. Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri...

    Psalmi 89:20-21

    4. Vajosja do të sjellë forcë tek shërbesa jote.

    Në shumë raste, shërbestarët janë të dobët në predikimin dhe shërbesën e tyre. Forca e predikimit dhe fuqia për të ndryshuar jetët e njerëzve thjesht nuk është atje. Vajosja do të largojë çdo lloj dobësie nga jeta dhe shërbesa jote. Mbreti David ndjeu se ai po bëhej më i fortë për shkak të vajosjes. Davidi tha,

    ... dhe krahu im do ta forcojë.

    Psalmi 89:21

    5. Vajosja do të të mbrojë nga mashtrimi.

    Një ligësi që i pllakos shërbestarët është mashtrimi. Mashtrimi zhvillohet e bëhet verbëri dhe hipokrizi në shërbesë. Shumë shërbestarë me përvojë kanë difekte tepër të mëdha në vizionin e tyre frymëror. Ata janë në gjendje që të shohin dhe të heqin një insekt të vogël, por nuk mund të shohin kafshë të mëdha si një deve, kur ato kalojnë aty pranë!

    Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!

    Mateu 23:24

    Jezus i qortoi shumë ashpër shërbestarët me përvojë për mashtrimin që i kishte kapluar ata, për verbërinë dhe hipokrizinë që vjen si rezultat i tij.

    Mjerë ju, udhëheqës të verbër...

    Mateu 23:16

    Të marrë dhe të verbër!...

    Mateu 23:17

    Të marrë dhe të verbër!...

    Mateu 23:19

    Udhëheqës të verbër...

    Mateu 23:24

    Farise i verbër!...

    Mateu 23:26

    Megjithatë, Mbreti David ndjeu se ai e kapërceu mashtrimin e armikut për shkak të vajosjes: Armiku nuk do ta shtypë (Psalmi 89:22). Edhe ti qofsh i çliruar nga mashtrimi për shkak të vajosjes!

    6. Vajosja do të të çlirojë nga pikëllimet që sjell djalli.

    Davidi besonte se sëmundjet dhe pikëllimet e tjera nuk do të kishin ndikim tek ai për shkak të vajosjes. Ti do të përjetosh shëndet për shkak të vajosjes.

    ... i ligu nuk do ta pikëllojë.

    Psalmi 89:22

    7. Vajosja do të bëjë që armiqtë që luftojnë kundër teje, do të shkatërrohen.

    I vajosuri i Zotit nuk mendoi se armiqtë po shkatërroheshin për shkak se

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1