Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Frymë e shqisës së gjashtë
Frymë e shqisës së gjashtë
Frymë e shqisës së gjashtë
Ebook229 pages4 hours

Frymë e shqisës së gjashtë

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Vetë titulli flet për një temë jo të thjeshtë që kërkon refleksion e, si pasojë, vetënjohje. Shqisa e gjashtë është abstrakte e, si rrjedhojë, shumë e vështirë për tu shpjeguar, por jo për këtë është e komplikuar për tu kuptuar. Libri përmban një rrëfim që do vetëm të sjedhë një shëmbull mbi çfarë është, dhe dhuron, shqisa e gjashtë e mbi të gjitha kujdesi me të cilin, kjo, duhet trajtuar. Ka njerëz që e shikojnë shqisën e gjashtë si një diçka jonatyrore, sipas meje nuk është ashtu, ajo është pjesë e natyrës tonë më të hershme, por që jeta e ‘civilizuar’ ka mohuar.
LanguageGjuha shqipe
PublisherYoucanprint
Release dateJul 24, 2018
ISBN9788827839669
Frymë e shqisës së gjashtë

Related to Frymë e shqisës së gjashtë

Related ebooks

Reviews for Frymë e shqisës së gjashtë

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Frymë e shqisës së gjashtë - Rudina Vukaj

    Cover

    Frymë e shqisës së gjashtë

    Rudina Vukaj

    Frymë e shqisës së gjashtë

    Youcanprint Self-Publishing

    ISBN | 9788827839669

    Prima edizione digitale: 2018

    © Tutti i diritti riservati all’Autore

    Youcanprint Self-Publishing

    Via Roma 73 - 73039 Tricase (LE)

    info@youcanprint.it

    www.youcanprint.it

    Questo eBook non potrà formare oggetto di scambio, commercio, prestito e rivendita e non potrà essere in alcun modo diffuso senza il previo consenso scritto dell’autore.

    Qualsiasi distribuzione o fruizione non autorizzata costituisce violazione dei diritti  dell’autore e sarà sanzionata civilmente e penalmente secondo quanto previsto dalla legge 633/1941.

    Tashmë, kishin kaluar shumë vite që kur kishte vendosur të shkonte drejt pavarësisë së vet. Prej shumë kohësh ruante brënda shpirtit, në mes të tjerash, ëndrrën që të kishte çelësat e një hapësire, të gjithën për veten, kështu që, njëzet vjeçare, iku  të banonte vetëm.

    I pëlqente të kalonte kohën në shoqërinë e të tjerëve, por njëkohësisht, konsideronte qoftë vetminë e qoftë heshtjen, të shenjta e të magjishme. Shpejt kishte gjetur edhe dashurinë, dashurinë për vetveten. Nuk ëndërronte, e as nuk priste, që të gjënte prapa kthesës së parë, Princin e Kaltër. Nuk  i bëhej vonë për karrierën, edhe se në të vërtetë,  nuk i pëlqente as të bënte shtëpiaken. Nuk i bëhej vonë të  ndiqte  studimet, vetëm që të mund të kishte një prezantim në shkallët më të larta sociale, e as për të siguruar një të ardhme ekonomike, por kurrë nuk ndalohej së lexuari. Gjëja më e rëndësishme për të ishte të kërkonte vetveten. Sepse, vetëm nëpërmjet vetvetes, mund të zbulonte e kuptonte botën.

    Kishte debulesë … dashuri të çmendur për dijen.

    Preferonte dhimbjen që shkakton dija, sesa  apatinë e injorancës. Ishte dashnorja sekrete e besnike e shqisës së gjashtë, e asaj shqise që njeriu modern mrekullohet kur zbulon që e ka, gjithmonë po qe se ia del ta zbulojë gjatë jetës së vet. Gjatë rrugës së jetës, akoma të shkurtër por plot më vështirësi, kishte mësuar të njihte thellësisht vetveten, e sa më shumë ndodhte kjo, aq më shumë gjëndej në një hapësirë të madhe, në mes horizontesh të reja e të pafund. E kuptonte që nuk lëvizte në një rreth të mbyllur, por në një rrugë të gjatë e të pafundme, ku e vetmja pikë fikse ishte pika e fillimit, ndoshta.

    Në moshën e saj njëzet e gjashtë vjeçare, kishte kuptuar që po të merrje rrugën që të përcjell drejt qendrës së vetvetes, do të gjëndeshe e çliruar nga çdo gjë që të rrethon e të peshon. E lirë nga kufijtë, nga kushtet, shpesh nga frika, e jo vetëm nga këto. Kjo zgjidhje jete, edhe se e pleqëruar gjatë, e kishte çuar në atë pike ku masa e injoronte, nuk e pranonte. Megjithatë, ajo nuk vuante nga vetmia. Në të vërtetë, nuk vuante as ndienjën e frikshme të inferioritetit. E dinte mirë, që për t’u përzierë me shumicën, duhej të sillej e të fliste ashtu si shumicës i pëlqente. Këtë e bënte shpesh në jetën e përditshme.

    ‘S’kemi ç’të bëjmë! Duhet edhe të bashkëjetojmë  më këtë botë! Por, ta jetoj gjithë jetën vetëm për t’u pëlqyer të tjerëve, kjo është tepër për mua’ - pëshpëriste shpesh ajo.

    Në vend që të përpiqej t’i pëlqente shumicës, së cilës nuk do t’i pelqesh kurrë aq sa duhet, e vërtetë e padiskutueshme kjo, ajo preokupohej t’i pëlqente vetvetes, më të cilën ishte gjithmonë e sinqertë. Kishte mësuar shumë shpejt, që çdo kritikë e bërë nga vetvetja, duke patur një sinqeritet të plotë me të, sillte dëshirën e përmirësimit; siç kishte mësuar dhe që çdo kritikë e bërë nga ‘shumica’, ishte sipërfaqësore, e pa vlerë, e shpesh e rrezikshme, ngaqë shumica nuk e njeh botën tonë të brendshme, veten tonë të vërtetë.

    ‘Për të bërë një kritikë konstruktive duhet të njohësh shumë mirë subjektin që po kritikon, sepse vetëm po ta njohësh thellësisht qënien e tij, të vërtetën më intime të tij, mund ta ndihmosh.’

    Mendonte që një gjë të tillë mund ta bënin më të vërtetë shumë pak përsona, e sigurisht, masa ishte ajo që përshtatej më pak për këtë rol. Ishte edhe për këtë arsye, që nuk shihte asnjë dobi që t’i pëlqente shumicës. Ajo  nuk i jepte rëndësi të madhe opinionit publik e nuk i pëlqente kompeticioni, përveç  si lojë. Mendonte që, po ta jetojmë jetën vazhdimisht në kompeticion, vetëm për t’i pëlqyer shumicës e për t’u dalluar nga masa, rrezikojmë të konsumojmë të gjitha ditët tona, duke dhënë, jo anët tona më të mira, por copat tona më të mira. Pa vënë re se, kështu, i ofrojmë opinionit publik, copë nga një pjesë, integritetin tonë, lirinë, gëzimin, e gjithë këto vetëm për ta kënaqur  … për pak kohë. Ajo mendonte se po t’ia vemë mëndjen shumicës, rezultati është një vetvete e çintegruar. Sepse për masën, në fund të fundit, nuk je tjetër veçse një numër, e as nuk e di se cili, ndërsa për vetveten je pafundshmëria vet, sipas saj, masa nuk mund të matet me vetveten tonë. Asnjë dyshim: jo vetëm ja vlente por, ishte një gjë e detyrueshme të zgjidhte vetveten.

    Ishin këto teori të saj që e bënin një njeri të veçant, por ajo ndiehej aq mirë më qënien e saj, jashtë nga masa.

    Ndiehej e lehtësuar nga peshat, ndonjëherë të pa vlera, që sjell një jetë e përbërë, për së shumti, nga arsimi i ‘detyruar’ e rekomandimet, por e varfër  për sa i përket ekspëriencës përsonale; ekspëriencë e përbërë nga vendime të marra pa influenca të mëdha e kushtëzime të jashtme. Duke u ngjitur gjithmonë e më lart drejt majës së vetënjohjes, që progresivisht zbulonte, gjënte një pamje më të qartë e objektive mbi botën që e rrethonte, por mbi të gjitha, mbi vetveten.

    Kishin kaluar pesë vite që kur kishte gjetur një punë fikse, të parën, si shitëse në një tip minimarketi në të cilin shitej pak nga çdo gjë e ku ajo zhvillonte një profesion universal: Ishte kasiere, sistemonte raftet e mallrave, bënte porositë dhe kontrollonte mallin. Punëdhënësi i saj e konsideronte krahun e tij të djathtë, në fakt ishte e ngarkuar edhe të mbikqyrte  kolegët e vet. Edhe pse dinte ta bënte shumë mirë këte detyrë, nuk i pëlqente fare, ngaqë nuk i pëlqente t’iu thoshte të tjerëve çfarë ishte më mirë të bëjnë. Nuk i pëlqente as të shpërndante këshilla, po qe se nuk ishin shprehimisht të kërkuara. Në fund të fundit, puna i pëlqente, sepse nuk mund të thuhej që ishte e mërzitshme si punë, e mbi të gjitha sepse i linte kohë të lirë të mjaftueshme për jetën e saj private.

    Falë asaj punë e duke kursyer shumë, ia dilte të paguante qiranë e një shtëpie të vjetër, që kishte pasur një tentativë rikostruksioni, tentativë kjo e dështuar. Asaj, i pëlqente ashtu siç ishte. Sa herë luante çelësin për të hapur ose mbyllur derën e asaj shtëpie, ndiehej gjithmonë e më e lumtur. Në fakt, po ta vëzhgoje fytyrën e saj kur dilte nga shtëpia, për të shkuar në punë ose për të bërë ecjet e gjata në mes të pyjeve, mund të shikoje një buzëqeshje që s’i mjaftonin buzët për ta shprehur. Sytë e saj shndritnin çdo herë që kthehej në kështjellën e saj.

    I pëlqente ta jetonte çdo moment të jetës me intensitet. Ajo kurrë nuk do ta kishte sakrifikuar emocionin e jetës së përditshme që ti vihej pas një  suksesi, duke e parë këtë si burim emocioni. Jeta e përditshme ishte për të, në vetvete, një emocion i fortë e i pafund. Gjëja më e bukur ishte të mos mësoheshe kurrë, as me lindjet, as me përëndimet e diellit, e as me gjithë atë që rrjedhin mes tyre.

    Ajo s’e kishte një autoveturë të vetën. Rrugëtonte gjithmonë në biçikletë ose me mjete publike. Shumë veta e konsideronin gjëndjen e saj si një problem. Ajo, në vend që të trishtohej sepse nuk kishte, siç thoshin të njohurit e saj, pavarësinë, mendonte se sa shumë pavarësi i jepte fakti që nuk e kishte këtë mjet. Gjithë atë kohë të kaluar në ajër të hapur, gjithë ecjet, vrapimet në biçikletë, do t’i kishte bërë vallë po të kishte patur një mjet komod, që do ta kishte mbrojtur nga lodhja fizike e nga kushtet meteorologjike? Ishte e vetëdijshme që, falë faktit se nuk kishte një autoveturë të vetën, kishte më shumë kontakte me natyrën; sepse ishte e sigurt që malli shpesh transformohet në burg. Na duket sikur jemi ne që posedojmë mallin e nuk e kuptojmë që është ai që na pushton ne, duke na bërë skllav të tij.

    Kishte fuqi  që të kthente errësirën në romantizëm, pengesat në kënaqësi e sakrificën në dëshirë. Ajo linte vetveten në dorë të emocioneve dhe jetone jetën nëpërmjet shqisës së gjashtë. Kur shqisa e gjashtë e thërriste, me atë zë të lehtë, të dëgjueshëm vetëm nga shpirtrat e ndjeshëm, fikte logjikën, mbyllte sytë e me zemër të hapur e plot me kënaqësi e ndiqte. Për të, të ndiqte një objektiv, duke e braktisur veten në shqisën e gjashtë, ishte sikur të puthte njeriun e dashur. Çdo moment që kalon të merr me vete, të eksiton … deri sa të bësh dashuri, deri sa të bëhesh një qënie e vetme më të.

    Nuk i pëlqente ta projektonte jetën, megjithatë kishte shumë ëndrra që i linte të rridhnin të lira, me vetëdijen që ishin ëndrra, thjesht për të zbavitur mëndjen. Kishte shumë pak projekte e të gjithë të drejtuar drejt së ardhshmes së shpejtë. Gjithmonë duke ndjekur shkëndijën e shqisës së gjashtë. Edhe ato pak projekte që kishte, nuk i mendonte kurrë, o thuajse kurrë, se si t’i realizonte. Surpriza për të ishte e domosdoshme; për të thënë të vërtetën e dinte që ishte e pa evitueshme e prandaj, në vend që ta kishte frikë, kishte mësuar ta donte. Për këtë shumë veta e konsideronin ’’më kokën në re.’’

    Ishte e paparashikueshme, ishte si një diamant, nuk i dihej nga cila anë do  të  shkëlqente cili refleks. Ishte shumë e pjekur, por pika e saj e fortë ishte spontaneiteti, shumë e ëmbël por me një karakter të fortë, espansive por maksimumin e qënjes së saj e jepte në heshtje, ironike por gjithmonë e mprehtë …

    Kur filloje ta njihje, nuk mund ta injoroje më: o e doje, o e urreje! Estetika e saj nuk të ftonte të lije sytë mbi të, por kishte ca shikime që të turbullonin, të mbanin ngjitur me të.

    Falë punës, shitëse, dhe familjes së saj, ishte shumë e njohur në qytezën ku banonte, por shoqëria e saj përbëhej nga pak veta. E dinte mirë që shoqëria ishte e rrallë, nuk i pëlqenin iluzionet, preferonte ëndrrat. Sepse ëndrrat ledhatojnë mëndjen, e ushqejnë, ndërsa iluzionet plagosin, mund të zhgenjejnë …

    Shtëpia e saj, e marrë me qera, ishte në një zone të izoluar, në mes të gjëlbërimit. E kishte kërkuar kaq gjatë e kur  kishte parë ato mure, atë shtëpi të vjetër, të braktisur në mes të një natyre të virgjër, ishte dashuruar menjëherë me të. Brënda asaj shtëpie ajo e ndiente veten të ledhatuar, në qendër të universit e gjithmonë e më në qendër të vetvetes. Kur, jashtë, drita humbiste edhe refleksin e saj të fundit në errësirë, ajo, në vend që të kishte frikë, ngaqë jetonte vetëm, ndiente kënaqësi, paqë. I pëlqente të rrinte në shoqëri të vetvetes, kishte nevojë për intimitet, për dialog, për njohje! Kishte nevojë ta njihte e ta donte vetveten!

    Brënda kështjellës së saj gjëje spontanitetin, ndienjën e lirisë, kishte ca piktura, shumë libra, pajisje të thjeshta, ambient thuajse i varfër por që i lejonte hapësirës të qëndronte e lirë. Në mes të kështjellës së vet, ajo nuk ndiehej e vetmuar, sidomos falë librave që zgjidhte sipas këshillave të të tjerëve apo rastësisht; ose më mirë, sipas shqisës së gjashtë. Kishte gjithmonë afër poltronës së saj të vjetër, ku zakonisht rrinte për të pirë çajin e për të lexuar, ndonjë fletore e një stilolaps me bojë blu.

    I pëlqente të shkruante me bojë blu: sikur donte të nderonte qiellin që gjatë natës dallohet shumë pak, biles, pa yje nuk shihet fare, përveçse si një mbulesë e trashë errësire ... por ekziston, është aty. Qielli, vendbanimi i Zotave, që shumica adhuron në momente errësire e pa yje në jetën e tyre. Qielli, gjithmonë i njëjti, të cilin shumica e injoron kur mendon se është mirë e nuk ka nevojë. E donte qiellin, sidomos sepse i kujtonte se sa e vogël ishte ajo, por i kujtonte edhe që hapësira ishte e pafund për  të gjithë ata që duan të rriten, pë tër gjithë ata që nuk kanë frikë të përmirësohen. Qielli i kujtonte që dija nuk njeh kufij. Ai i tregonte edhe që, për t’u rritur është e domosdoshme të ushqehemi me vetëdijshmëri e përvuajtësi, sepse vetëm duke e pranuar vogëlsinë tonë, mund të rritemi. Dikush e ndien veten të madh ... problemi i vërtetë nuk është nëse është, apo jo, i madh, problemi i vërtetë është që ky nuk do të rritet kurrë, derisa të mos njohë përvujtshmerinë dhe vetëdishmërinë e kufijve të vet! Qielli për të ishte si një busull e ajo ... dinte ta lexonte shumë mirë.

    Poltrona e saj ishte e vendosur përballë dritares së sallës, e cila dukej sikur shikonte drejt hapësirave të pafund të gjëlbërimit të pyllit e të qiellit. Ajo spostonte shikimin e saj, mendimet e saj, nga ato hapësira të papërcaktueshme, në hapësirën e vogël të një fletë fletoreje, duke kërkuar t’i rrëfente qënien e saj botës, e botën qënies së saj.

    Shpesh, ndërsa lexonte, çonte sytë nga libri e shikimi vrapiste drejt dritares, e cila e përcillte në hapësirat e pakufizuara që e prisnin jashtë, ku riprodhonte skenat që sapo kishte lexuar. I dukej sikur e jetonte me të vërtetë atë pjesë historie apo rrëfimi. Fantazia nuk i kishte munguar kurrë dhe e përdorte gjithmonë me bollëk, duke ndierë jo vetëm kënaqësi por edhe dobi; efektin e mrekullueshëm që të jep një realitet i trasformuar sipas dëshirës tënde. Lexonte shumë, shkruante, por mbi të gjitha, mendonte. Gjatë ditës mësonte kaq shumë, duke vëzhguar më shumë se duke dëgjuar. Veshët e furnizonin pak informacione të dobishme, sepse shumica i përkisnin modës, erotizmit, inatit, lekëve ... shumë pak gjëra me rëndësi, shumica trajtonin budallallëqe.

    Shpesh, kuptonte se jeta e saj rrezikonte të binte në rutinë; të njëjtët njerëz, e njëjta punë, e njëjta rrugë. Fatmirësisht, e merrte veten shpejt nga kjo frikë, duke gjetur magji në ç’do gjë që e rrethonte, e nuk kuptonte dot si ishte e mundur që shumica e njerëzve nuk kërkonte të kuptonte më tej gjesteve të përsëritura përmendsh, dhe emocioneve të parashikueshme? Jetonin për t’u dukur, flisnin e mendonin të gjithë njëlloj, flitej për suksesin, paratë, seksin, pushimet, zilitë  e çdo gjë që rryma, masa, rutina sjell. Po ... mendimi i lirë, zgjedhjet e lira, dashuria në kuptimin e saj të plotë ... gjithë këto sa jetonin brënda mendjes së shumicës?

    Çuditej se si, thuajse askush, nuk e pyeste vetveten se ç’ishte liria, nuk e pyesnin veten a ndjehen e, mbi të gjitha, a janë më të vërtetë të lirë? Të lirë nga një kompeticion i pamëshirshem se kush duket, e ka, më shumë.

    Çuditej si njerëzit nuk ndalonin hapin për të menduar, për të imagjinuar vetveten, jashtë nga rryma e shekullit, pa iu adoptuar  parametrave që pazari i të ‘dukurit’ imponon pa meshirë, duke sakrifikuar e rrënuar përsonalitetin e çdonjërit që nuk guxon ta kundërshtoj. A mund të jemi të lirë kështu, të mbyllur në ca binarë që ecin gjithmonë në të njëjtin drejtim, pa na ofruar mundësi daljeje, përvec asaj të përgjithshmes, ku del masa. Liria është një zgjedhje, është një mendim që lind brënda nesh e jo nga jashtë.

    Vëzhgonte se si njerëzit viheshin në garë se kush zhvillonte më shumë aktivitete e hobi, jo për pasion, për qejf, për dashuri ndaj vetvetes, por për t’u vendosur në konkurrencë me tjerët, për t’u shitur mënd e t’u bërë zili të tjerëve. Pak kush zgjedh të dojë e të pranojë vetveten ashtu siç është, sepse ka frikë të gjëndet i braktisur nga shumica, kështu që, preferon të braktisi vetveten. Shikonte me keqardhje se si shumica e njerëzve jetonte, pothuajse, të gjithë jetën duke e modifikuar veten me qëllim që ti pëlqej shumicës. Nuk kuptonin dot se e  i vetmi rezultat që kishin, nga kjo sjedhje, ishte një garë e pavetëdijshme, garë se kush e braktiste më shumë vetveten.

    Ajo, jo pak herë, humbiste në mes mendimesh të tilla e, thuajse gjithmonë, mërzitej, sepse realiteti shpesh e trishtonte. Zakonisht e merrte veten shpejt, pa i dhënë shumë kohë trishtimit që ta dëmtonte. Tërhiqte spirancën, e anija nisej drejt pyetjeve përsonale duke i lënë jashtë problemet e botës. Ajo e dinte shumë mirë që duke ecur brënda pyetjeve të të tjerëve, rrezikonte t’i paragjykonte. Dinte edhe se, paragjykimi është shenjë e një shpirti të verbër. Injoranca ushqehet me bindjen që di çdo gjë, më mirë se çdokush. Ndërsa mirëkuptimi është një lente zmadhuese që të ndihmon të shohësh e të kuptosh ato gjëra që, pa të, s’do t’i kishe parë kurrë.

    Një mbrëmje shkurti kishte përfunduar punën më vonë se zakonisht sepse kishin ndodhur disa të papritura. Padyshim, ajo nuk kishte kërkuar justifikime për të shmangur punën e për t’u kthyer në kohë në shtëpi. I urrente shmangiet. Binte shi papushim, bënte shumë ftohtë dhe stuhia sikur ia ndaloi buzëqeshjen. Fatmirësisht, vendi i punës nuk ishte larg nga ku banonte, e kjo gjë e ngushëlloj menjëherë.

    Ecte në këmbë dhe kishte me vete dy qese me pak ushqime, që ishte e detyruar t’i mbante që të dyja me të njëjtën dorë, ngaqë dora tjetër i duhej për të mbajtur çadrën që ... fatkeqësisht nuk i duhej thuajse asgjë. Era ishte shumë e fortë e, ajo tashmë, ishte e lagur qull. Priste me padurim të mbërrinte në shtëpi. Imagjinonte ... sapo të kishte mbërritur, do kishte lënë ushqimet  në korridor, për t’ju ngjitur shkallëve dhe hapur ujin e ngrohtë të dushit. Pastaj do të kishte zbritur për të vendosur në frigorifer ushqimet e do të ishte kthyer menjeherë nën ujin, gati, të valë.

    Ndjente se si avulli i mbushte hundët, ndërsa lëkura e saj e ftohtë, në kontakt më ujin e ngrohtë, thuajse digjte e bëhej menjëherë e kuqe. E ç’farë të dëshironte më shumë? Ndoshta edhe një gjë tjetër do t’i kishte pëlqyer, për shëmbull, shija lehtësisht e hidhur e një birre ngjyrë ambre, e preferuara e saj. Shkuma  e birrës, bashkë më shkumën e ujit gati të valë, do ta kishte transformuar nga një banjo të thjeshtë, në një moment kënaqësie gati eksituese. Ndërsa mendonte gjithë këto gjëra, me duar të ngrira akull, mori çelësin, e vendosi në bravë, e rrotulloi, hapi derën, ndezi dritën dhe ...

    Nëpërmjet fjalëve mund të përshkruajmë gjëra të mëdha, mund të rindërtojmë një histori, një të kaluar shumë të largët ... por disa herë, përshkrimi i një momenti të vetëm duket i pamundur. E ky ishte pikërisht një ndër ato momente. Fytyra e saj ishte si një kokteil ndjenjash. Frikë, surprizë, pabesueshmëri, gati një fije tmerri. Ky nuk ishte sigurisht emocioni që i  provokonte kthimi në shtëpinë e saj. Brënda asaj vorbulle emocionesh të pashpjegueshme, që e zunë të pa përgatitur, e vetmja gjë që arriti të bëntë ishte të shtrëngonte më fort qeset me shpenzime dhe akoma më fort çadrën; sikur donte që koha të ndalohej aty, nga frika që kishte për të zbuluar të ardhmen. Sikur kërkonte kurajë e ndihmë nga gjërat që shtrëngonte ndër duar. Frymëmarrja e saj sikur u ndalua fare. Vrimat e hundës ishin të zgjëruara nga sforcoja për tu ushqyer me ajër, sytë i kishte të shkoqur.

    Iu desh  një moment i pafund përpara se frymëmarrja të binte dakord me zemrën e të rifillonin ecjen e tyre normale. E vetmja gjë që i dukej se kuptontë ishte që, ndoshta, përballë  saj gjëndej një njeri. Mund të ishte edhe një zombi. Ajo ishte si fëmijet, nuk iu vinte kufinj mundësive, gjithçka ishte e mundur për të. Vorbulli emotiv po humbiste forcën e tij, të njëjtën forcë që ajo po fillonte të gjënte, pavarësisht nga frymëmarrja, akoma, e shkurtër e zemra e ngutshme.

    Thuajse me arrogancë, për të shfryrë frikën që e kishte bukosur, pyeti njeriun që kishte përballë:

    - Kush dreqin je ti?

    Njëkohësisht, ai, me dy sy të lodhur e më një zë shumë të ulët, duke shpresuar që vajza t’i jepte mundësi  të fliste,  ose të paktën, që ajo të mos bërtiste, i tha:

    - Të lutem më fal, e di që nuk duhet të jem këtu, e kuptoj që je e trëmbur por më lejo të flas, më lejo të shpjegohem ...

    Filloi të fliste kështu, i turbulluar, sikur t’i kishte shkelur këmbën padashje ndokujt, në rrëmujën e ndonjë qendre komerçiale. Frika, ankthi, ndoshta dhe zhgënjimi e kishin bërë një njeri të dëshpëruar, të dorëzuar. Mënyra e tij e të folurit, e sjelljes, të jepnin idenë e një njeriu që kërkon ndihmë vetëm për inerci, për detyrë, por jo se më të vertetë ka dëshirë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1