Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Martesa model
Martesa model
Martesa model
Ebook497 pages5 hours

Martesa model

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Jam i lumtur të prezantoj botimin e dytë dhe të zgjeruar të manualit mbi këshillimin martesor, që fillimisht njihej si “Udhëzuesi i këshillimit martesor”. Ky udhëzues, i botuar për herë të parë në vitin 1992, që është edhe botimi më i hershëm i kësaj shërbese, ka ardhur si rezultat e viteve të gjata të studimit të Fjalës së Zotit si dhe përvojës praktike në martesë...

LanguageGjuha shqipe
Release dateSep 4, 2018
ISBN9781641348225
Martesa model
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Martesa model

Related ebooks

Reviews for Martesa model

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Martesa model - Dag Heward-Mills

    PJESA 1: TË DASHURIT

    Kapitulli 1 - Të dashurit

    Kush quhet i dashur/e dashur?

    I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij...

    Kënga e Këngëve 2:16

    I dashuri/e dashura është një person me të cilin keni një marrëdhënie romantike, që ka për qëllim të përfundojë në martesë. Me fjalë të tjera, ai ose ajo është burri a gruaja me të cilin keni rënë dakord të martoheni në mënyrë zyrtare. Disa përdorin termin i fejuari /a për të përshkruar marrëdhënien, por në këtë libër do të përdorim termin i/e dashur

    Ne nuk i këshillojmë djemtë dhe vajzat e reja të kenë marrëdhënie të ngushta me seksin e kundërt; marrëdhënie që nuk kanë për qëllim martesën, sepse këta të dashur zakonisht përfshihen në vese imorale, si kurvërimi. Prandaj, tregohemi të kujdesshëm që në marrëdhënie të tilla të hyhet me qëllimin e martesës; dhe periudha për të zhvilluar marrëdhënien përpara martesës (tradicionalisht referuar si dalja së bashku) nuk duhet të jetë e gjatë. 

    Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila le të ketë burrin e vet.

    1 e Korintasve 7:2

    A je i sigurt se dëshiron të martohesh me këtë person?

    Të gjitha i provoni, të mirën mbajeni.

    1 e Thesalonikasve 7:2

    Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: «A do të shkosh me këtë njeri?». Ajo u përgjigj: «Po, do të shkoj».

    Zanafilla 24:58 

    Tetë gjëra që duhen marrë parasysh kur zgjidhni të dashurin/të dashurën?

    1. Fakti që prindërit e tij/saj janë të mirë, nuk do të thotë që fëmija do të jetë një bashkëshort/e i mirë. A është ai/ajo e përkushtuar ndaj Perëndisë?¹

    2. Mos u martoni vetëm sepse prindërit tuaj jua thonë këtë gjë. A është partneri që synoni, miku juaj?²

    3. Merrni në konsideratë që nëse martoheni në një moshë të re, bashkë me këtë përkushtim, do të humbisni edhe disa gjëra përgjatë viteve tuaja (p.sh.: rininë tuaj, kohën tuaj si beqar, si edhe kohën kur ishit i lirë, pa betimet martesore). 

    4. Merrni parasysh faktin që njerëzit në të vërtetë nuk ndryshojnë, ndaj ka shumë gjasa që gjërat që nuk të pëlqejnë aktualisht tek i/e dashuri dhe si rrjedhojë tek bashkëshorti /ja, të mos ndryshojnë. 

    5. A do të jeni në gjendje t’ia dilni nga ana financiare?

    6. A do të keni një vend ku mund të banoni kur të martoheni? 

    7. Dallimet fisnore do të ndikojnë martesën tuaj. 

    8. Edhe ndryshimi në nivelet e edukimit arsimor do të kenë një ndikim në martesën tuaj.³

    Shënime

    1. Theda Hlavka, Të thoja ‘Po, pranoj të martohem’ ishte pjesa më e lehtë - Saying I Do Was the Easy Part (Nashville, Tennessee: Broadman & Holman Publishers, 2001), 83 - 88.

    2. Uilliam L. Koleman (William L. Coleman), Të fejuar: kur të rrëmben dashuria - Engaged: When Love Takes Off (Wheaton, Illinois: Tyndale House Publishers, 1980), 18 - 19. 

    3. David H. Olson (David H. Olson) dhe Xhon Defrain (John Defrain), Martesa dhe familja - Marriage and the Family (Mountain View, California: Mayfield Publishing Company, 2000), 276 dhe Evans A. Lareja (Evans A. Laryea), Të lidhni jetët - Joining of Lives ( Accra, Ghana: PAL International, 2002),10 - 11, 166 - 205.

    Kapitulli 2 - Njohja zyrtare e marrëdhënies suaj nga kisha

    Tri arsye pse marrëdhëniet duhet të jenë të regjistruara

    Çdo kishë duhet të ketë një regjistër në të cilin regjistrohen detajet përkatëse të anëtarëve të kishës që kanë për qëllim të martohen. Kjo gjë shërben si një pranim zyrtar i kishës për marrëdhënien dhe duhet të bëhet të paktën gjashtë muaj përpara ditës së kurorëzimit. Pse të regjistrohen?

    I. Të përcaktohet nëse disa njerëz janë të martuar tashmë

    Disa çifte mund të kenë fëmijë nga marrëdhënia e tyre e tanishme, apo dhe nga marrëdhënia e tyre e shkuar. Në disa kultura është zakon të kesh një ceremoni tradicionale dasme. Është e rëndësishme të dini nëse çifti i ka kryer ritet apo jo. Një ceremoni, traditë apo rit i tillë duhet të bëhet e ditur. Mungesa e zbulimit të informacioneve të tilla mund të çojë në përfundimin e marrëdhënies suaj.

    II. Për t’u siguruar që marrëdhënie të tilla nuk janë të fshehura

    Është e domosdoshme që të gjitha marrëdhëniet të jenë të hapura përpara Perëndisë, pastorit dhe bashkësisë. Vazhdimi i marrëdhënies haptazi gjithashtu ndihmon promovimin e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të plotë.

    III. Për të njohur çiftin më mirë

    Duke e regjistruar çiftin, do t’i njihni ata në mënyrë më personale: 

    1. Emrin e plotë të çiftit (për të plotësuar regjistrin). 

    2. Mund të vlerësoni më mirë zotimin e tyre të krishterë. 

    3. Njihni kishën ku është pjesë personi me të cilin anëtari i kishës suaj është në lidhje, nëse nuk është nga kisha juaj. 

    4. Shqyrtoni nivelin e aktiviteteve të tyre në kishë.

    5. Konfirmoni ndonjë marrëdhënie të së shkuarës. 

    6. Konstatoni, nëse ka, incidente që kanë lidhje me imoralitetin si në të kaluarën dhe të tashmen. Kjo do t’ju lejojë të mësoni nëse ata janë të virgjër. 

    7. Konfirmoni si është marrëdhënia e tanishme; është e qetë apo e stuhishme.

    8. Të dini sa shpejt e kanë për qëllim të martohen. Nuk duhet të inkurajohen marrëdhëniet që zgjasin tepër në kohë.

    Dhjetë fakte që duhen zbuluar përmes njohjes zyrtare të një marrëdhënieje

    1. Emri dhe mosha e të dyve, burrit dhe gruas. 

    2. Data kur nisi marrëdhënia.

    3. Për sa kohë e kanë njohur njëri-tjetrin.

    4. Anemia drepanocititare tek të dy, burri dhe gruaja.¹

    5. Statusi i HIV-it të të dyve, si burrit, ashtu edhe gruas.²

    6. Situata në lidhje me sëmundje të ndryshme p.sh.: epilepsia, tensioni, temperatura etj. 

    7. Sfondi edukativ i të dyve, burrit dhe gruas. 

    8. Përvoja e punës së të dyve, burrit dhe gruas. 

    9. Dijenia e prindërve dhe miratimi i tyre. 

    10. Data e synuar e martesës.

    Qelizat e gjakut dhe testi i HIV-it

    Rëndësia e këtij mësimi është të bëni kërkesën nga kisha për testin e analizave të gjakut dhe të HIV-it nga pikëpamja e duhur. 

    Testi i qelizave të gjakut

    Nëse çifti rezulton me AA (drepanocitozë negative) dhe AS nuk ka ndonjë problem të vërtetë. 

    Nëse të dy të dashurit, kanë një S (që do të thotë, drepanocitozë) këshilluesi duhet të këshillojë ndërprerjen e marrëdhënies për këto arsye: 

    Ka 25 për qind mundësi që një fëmijë të lindë me SS, që do të thotë që ndonjë apo të gjithë fëmijët mund të jenë me SS. Natyrisht duhet theksuar që kjo nuk është absolute, sepse edhe mundet që asnjë të mos jetë me SS

    Kjo situatë mund të krahasohet edhe me lindjen e një djali apo vajze. Mundësia të keni një djalë apo një vajzë është 50 për qind me 50 për qind. Natyrisht mund të ndodhë edhe që të gjithë fëmijët të jenë djem ose të gjitha vajza.

    ALB_MMChapter2Fig1

    Fig. 1: Rezultatet e mundshme të testit të dreponacitozës.

    Nga ana mjekësore, fëmijët me SS mund të kenë probleme, si: 

    1. Shtrime të shpeshta në spital. 

    2. Shpenzime të shumta në lidhje me kujdesin mjekësor. 

    3. Shumë orë do të kalohen në spital. 

    4. Është e mundshme një vdekje e papritur për fëmijën. 

    5. Koha që do të kalohej në shtëpi, do të kalohet në spital. 

    6. Do të jetë një sforcim më i madh i bashkëshortes (nënës), përveç roleve të tjera të saj. 

    7. Kjo mund të sjellë debate në shtëpi, mbase edhe një gjendje më të vështirë financiare. 

    8. Ka mundësi që të ketë frikë patologjike nga shtatzënia, gjë që mund të ndikojë edhe në jetën seksuale të çiftit. 

    9. Vetë fëmija nuk do të jetë aspak i lumtur. 

    Këshilluesi mund t’i pyesë të dashurit të kujtojnë nëse kanë ndonjë të afërm me anemi drepanocitare. Situata e pranueshme është që të rezultojnë negativ ndaj kësaj anemie, ose më e keqja, njëri negativ dhe tjetri pozitiv. Nëse të dy janë pozitiv, atëherë situata mund të jetë e rrezikshme. Këshilla mjekësore është kundër një martese të tillë dhe po kështu është kisha, sidoqoftë, vendimi është i tyre. 

    Nëse çifti vendos të vazhdojë përpara pavarësisht gjithë këshillës mjekësore dhe të kishës, martesa e tyre do të jetë sërish e bekuar. Ata do të mbështeten në lutje, që me anë të hirit të Perëndisë, të mos kenë fëmijë të sëmurë. 

    Testi i HIV-it 

    Nëse njëri prej partnerëve është pozitiv, ata duhet të këshillohen fort që të ndërpresin marrëdhënien e tyre dhe të harrojnë martesën e planifikuar, për arsye që janë të qarta. 

    Shënime

    1. Xhofri Çambërlejn (Geoffrey Chamberlain), ed., Obstetrika e Turnbullit - Turnbull’s Obstetrics. 2nd ed.(Edinburgh, Scotland: Churchill Livingstone, 1995), 262; Robert Sho (Robert Shaw), Patrik Sautër (Patrick Soutter) dhe Stujart Stanton (Stuart Stanton), ed. Gjinekologjia - Gynaecology, 2nd ed. (New York: Churchill Livingstone, 1997), 107; 

    Margaret F. Myles, Libër mësimor për mamitë - Textbook for Midwives (Edinburgh: Churchill Livingstone, 1986), 215; E. A. Badoe and S.K. Owusu, ed., Shëndeti dhe sëmundjet: Udhëzues për shëndet të mirë - Health and Disease: A Layman’s Guide to Good Health (Accra, Ghana: University of Ghana Medical School, 2004), 66 - 69. 

    2. Xhofri Çambërlejn (Geoffrey Chamberlain), ed., Obstetrika e Turnbullit - Turnbull’s Obstetrics. (Edinburgh, Scotland: Churchill Livingstone, 1995), 485; Ulliam F. Ganog (William F. Ganong), Përmbledhje e fiziologjisë mjekësore - Review of Medical Physiology (New York: McGraw-Hill, 2003), 533; E .A. Badoe (E. A. Badoe) dhe S. K. Ousu (S. K. Owusu) ed., Shëndeti dhe sëmundjet: Udhëzues për shëndet të mirë - Health and Disease: A Layman’s Guide to Good Health (Accra, Ghana: University of Ghana Medical School, 2004), 101 -7.

    Kapitulli 3 – Këshillimi i të dashuruarve

    Pasi keni marrë rezultatet e testeve të kërkuara mjekësore, diskutoni me ata çështjet që dalin nga rezultatet. Konfirmoni progresin e përgjithshëm drejt fejesës së tyre dhe përcaktoni një datë të mundshme për dasmën.

    Ndërsa janë në një marrëdhënie, pritet që çifti të jetojë në shenjtëri. Është e rëndësishme të nxiten fort që të heqin dorë nga imoraliteti. Këshilluesi nuk duhet të jetë gjykues. Çifti duhet të inkurajohet të jetë aktiv në kishë dhe të qëndrojë në rrugën e sigurt të shenjtërisë.¹

    Jo-të në një marrëdhënie midis të dashuruarve.

    1. Shmangi përqafimet, mbështetjet në njëri-tjetrin dhe puthjet. ²

    2. Mos u ul në prehrin e tij. 

    3. Mos qëndroni vetëm me të dashurin tuaj në mjedise të mbyllura për kohë të gjatë. 

    4. Mos qëndroni vetëm në vende të izoluara apo në shtëpi të veçanta. 

    5. Mos i fut duart nën fustanin apo vithet e saj. 

    6. Mos flini së bashku, mos u shtrini në të njëjtin shtrat me të dashurin tuaj. 

    7. Mos u zhvishni në praninë e të dashurit. 

    8. Mos i përkëdhelni gjinjtë, vaginën apo penisin.

    9. Mos bëni seks me të dashurin tuaj (ky është kurvërim)!³

    Vini re: Këshillimi paramartesor përfshin një periudhë prej gjashtë muajsh. Të dashuruarit duhet të informohen që ta fillojnë kursin e tyre herët që të jenë në gjendje t’i mbulojnë të gjitha aspektet e këshillimit përpara dasmës. 

    Këshilluesit nuk duhet t’i jepen presionit që të kryejnë dasma për të cilat është lajmëruar vetëm brenda një kohe të shkurtër. Kjo mund të jetë mashtruese. 

    Për zonjushën

    Përgjithësisht, në rastet kur ka imoralitetit, gjykohet sikur faji është i saj. Kjo, edhe sepse burrat zakonisht janë në një tension të madh seksual në marrëdhënie, ndaj gruaja nuk duhet të bjerë pre e këtij presioni. 

    (a) Ajo duhet të inkurajohet të jetë në kontroll të marrëdhënies. 

    (b) Ajo duhet të ketë shumë respekt për veten dhe të mos lejojë askënd që ta dëmtojë këtë. 

    (c) Duhet të nxitet të ruajë të paprekur virgjërinë e saj, edhe për shkak se, kur ajo të jetë duke ofruar këshillim në të ardhmen, të mund të thotë me siguri çfarë nuk bëri gjatë periudhës së njohjes.⁴

    Përgatitja për dasmën (lista).

    Diskutoni përgatitjet e dasmës me çiftin dhe jepni sa më shumë këshilla që të jetë e mundur. Përmendni këto: 

    (a) Zgjedhja e mjedisit. 

    (b) Fustani i nuses – duhet të përmendet mundësia për ta marrë hua. 

    (c) Kostumet (dhëndri dhe shoqëruesi i dhëndrit). 

    (d) Makina(t) që duhet të përdoren.

    (e) Orari i dasmës.

    (f) Ora e mbërritjes së nuses – tregojuni atyre për gjërat e ndryshme që mund t’i vonojnë nuset.

    (g) Leximi i Shkrimit – zgjedhja e çiftit. 

    (h) Zyrtar drejtues (fakultativ). 

    (i) Plani i uljes në tavolinën kryesore – përfshin prindërit, zyrtarin drejtues, etj (zakonisht nuk duhet të përfshijë pastorët). 

    (j) Alkooli në dasmë (kini parasysh që disa çifte mund të mos jenë në kontroll të kësaj çështjeje). 

    (k) Propozimi për një dolli dhe përgjigjja. Këshilloni të bëhet sa më shkurt dhe të mund të përfshihen falënderime ndaj Perëndisë, prindërve, pastorëve dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm.

    (l) Lejet e nevojshme (këshilli i qytetit, këshilli vendor në lidhje me martesat në zonën apo vendin tuaj).

    (m) Fotografimi. Ruhuni nga fotografët mercenarë të cilët nuk janë të ftuar në dasmë, por që vijnë pastaj me fotot që i kanë bërë dhe kërkojnë para. 

    (n) Filmimet.

    (o) Dekorimet.

    (p) Rregullimet e muajit të mjaltit. 

    (q) Paralajmëroji që të mos i përdorin të gjithë paratë e tyre për dasmë. 

    Shënime

    1. Dekster Jager (Dexter Yager) dhe Ron Boll (Ron Ball), Aftësitë e njerëzve dinamikë - Dynamic People Skills (U.S.A: InterNET Services Corporation, 1997), 144-145, 153.

    2. Xhoshua Adjabeng (Joshua Adjabeng), Përpara se të martoheni - Before You Marry (Accra, Ghana: Olive Publications, 1999), 26-27.

    3. Edi L. Long (Eddie L. Long), Nuk e dua Delilën, kam nevojë për ty (I Don’t Want Delilah, I Need You) (Tulsa, Oklahoma: Albury, 1998), 192.

    4. Duajt Hervi Small (Dwight Hervey Small), Plani për martesën e krishterë - Design for Christian Marriage (Old Tappan, New Jersey: Fleming H. Revell Company, 1974), 177-201 dhe Gjini Andrujs (Gini Andrews), Gjysma juaj e mollës - Your Half of the Apple. Perëndia dhe vajza beqare - God and the Single Girl (Grand Rapids, Michigan: Zondervan Publishing House, 1974), 69-79.

    PJESA 2 - BAZAT

    Kapitulli 4 – Përkufizimi i martesës

    Hyrje

    Martesa është një institucion i paracaktuar dhe i urdhëruar nga Perëndia.¹ Është i vetmi institucion i vendosur përpara se mëkati të hynte në botë. 

    Tri mënyra se si të martoheni. 

    1. Martesa Civile

    (Kjo martesë është në përputhje me ligjet civile të vendit).

    (a) Në shumicën e shteteve, ligji i martesës përcakton marrjen e një certifikate nga autoritetet lokale ose bashkia, e cila përcakton një periudhë tremujore gjatë së cilës çifti duhet të martohet, pasi emrat e tyre janë publikuar në Këshillin e bashkisë ose në kishë për tri javë. Nëse askush nuk e kundërshton martesën brenda tri javëve, martesa mund të bëhet. 

    (b) Regjistri ligjor duhet të firmoset më të paktën dy dëshmitarë. 

    (c) Miratimi i prindërve është i dëshirueshëm, inkurajohet dhe kërkohet shumë, por nuk është 100 për qind thelbësor nëse çifti është mbi 18 vjeç. 

    (d) Martesa ndërpritet vetëm me divorc ligjor. 

    (e) Është shkelje të martoheni sërish nëse jeni ende të martuar sipas ligjit. 

    2. Martesa sipas zakoneve 

    (Kjo ka të bëjë me përfshirjen e familjeve).

    (a) Familjet bashkohen dhe tradicionalisht dorëzojnë vajzën e tyre pasi kryhen ritet zakonore. 

    (b) Ritet ndryshojnë në varësi të familjeve dhe të fiseve. 

    (c) Disa familje e konsiderojnë këtë një martesë të plotë dhe të përshtatshme dhe presin që çifti të jetojë së bashku më tutje. 

    (d) Disa familje e konsiderojnë këtë thjesht si një fejesë, që do të thotë, një marrëveshje për t’u martuar. 

    (e) Kisha nuk i njeh dasmat zakonore përveç nëse janë të bekuara nga pastorët. Martesa zakonore është një marrëveshje poligamie. (Kjo do të thotë që një burrë mund të martohet me sa gra të dëshirojë.) Kisha beson se është e rëndësishme që anëtarët e saj të martohen sipas ligjit të martesës, sepse martesa ligjore sipas Urdhëresës nuk e lejon poligaminë. 

    3. Martesa frymërore

    (Kjo është që çifti t’i bindet Ligjit të Perëndisë në lidhje me martesën dhe gjithashtu martesa të jetë e vulosur nga Perëndia).

    (a) Kisha drejton betimet dhe bekon çiftin.²

    (b) Për sa i përket kishës, nuk jeni të martuar deri sa ta bëni këtë. 

    (c) Kisha gjithashtu publikon emrat e të gjithë çifteve që do të martohen në këndin e njoftimeve për të paktën tri javë, në mënyrë që nëse ka ndonjë kundërshtim për martesën, të shprehet. 

    Ne u kërkojmë çifteve të plotësojnë 3 formularë martese për të shmangur çdo pështjellim të mëvonshëm, nëse kanë qenë apo jo të martuar. 

    Shënime 

    1. Al Jansen (Al Janssen), Kryevepra e martesës - The Marriage Masterpiece (Wheaton, Illinois: Tyndale, 2001),3 - 4; Evans A. Lareja (Evans A. Laryea), Të lidhni jetët - Joining of Lives (Accra, Ghana: PAL International, 2002), 33 - 38; Derek dhe Ruth Prins (Derek and Ruth Prince), Perëndia është Mblesës - God Is a Matchmaker (Grand Rapids, Michigan: Chosen Books, 2003), 51-52.; Kristofer Esh (Christopher Ash), Seksi në martesë në shërbim të Perëndisë - Marriage Sex in the Service of God (Leicester, England: InterVarsity Press, 2003), 66 - 69.

    2. Marva J. Daun (Marva J. Dawn), Karakteri seksual: Përtej teknikës në intimitet - Sexual Character: Beyond Technique to Intimacy (Grand Rapids, Michigan: William B. Eerdman Publishing, 2001), 207.

    3. Kristofer Klulou (Christopher Clulow), ed., Gratë, burrat dhe martesa - Women, Men and Marriage (London: Sheldon Press, 1995), 40 -43; Xhoshua Adjabeng (Joshua Adjabeng), Përpara se të martoheni - Before You Marry (Accra, Ghana: Olive Publications, 1999),63-67.

    Kapitulli 5 – Arsyet biblike për martesë

    Hyrje

    Martesa nuk është ide e njeriut, dhe as nuk u ndërmor nga njeriu. Ishte Vetë Perëndia që e kuptoi nevojën e burrit për një ndihmëse dhe iu përgjigj kësaj nevoje. Për të kuptuar pse Perëndia krijoi institucionin e martesës, duhet t’i drejtohemi Biblës për përgjigje. 

    Arsyet biblike për martesë

    1. Për të zgjidhur problemin e vetmisë

    Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet».

     Zanafilla 2:18

    2. Që të jetë ndihmë e përshtatshme 

    Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet».

    Zanafilla 2:18

    Ndihmë e përshtatshme: Mënyrat se si gruaja mund të ndihmojë burrin – me lutje, seks, duke siguruar ushqim, këshillë, inkurajim, rehati; duke treguar mikpritje; duke i kryer punët e shtëpisë; me ndihmë financiare, me shoqëri, etj.¹

    3. Për të shmangur imoralitetin. 

    3. Për të shmangur marrëdhëniet paramartesore

    Por, lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila le të ketë burrin e vet.

    1 e Korintasve 7:1,2

    4. Për të pasur fëmijë. 

    Pastaj Perëndia tha: «Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhè». 

    Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai krijoi mashkullin e femrën. 

    Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë».

    Zanafilla 1:26-28

    Kur fëmijët lindin jashtë martese, ata paraqesin një handikap dhe shpesh kthehen në kriminelë. 

    Ju lutem vini re: Mungesa e fëmijëve nuk shfuqizon martesën. Në të njëjtën mënyrë, nuk është ardhja e fëmijëve që e bën të vlefshme martesën.

    Shënime

    1. Lana Peker (Lana Packer), Gratë që ndryshojnë martesën - Women Making a Difference in Marriage (Nashville, Tennessee: Lifeway Press, 2003), 13 - 20 dhe David Sirl (David Searle), ed., E vërteta dhe dashuria në një botë seksuale të çrregullt - Truth and Love in a Sexually Disordered World (Carlisle, Cumbria, U.K.: Paternoster Publishing, 1997), 6 - 7,72 -74.

    PJESA 3: MARRËDHËNIA

    Kapitulli 6 – Martesa sipas Perëndisë

    Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu. 

    Dhe njeriu tha: «Kjo tashmë është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri». Për këtë arsye burri do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm. Dhe njeriu e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.

    Zanafilla 2:21-25

    Model i pesëfishtë

    1. Një burrë/ Një grua ¹

    Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.

    Zanafilla 2:22

    2. Braktisje dhe bashkim ²

    Për këtë arsye burri do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.

    Zanafilla 2:24

    Ka 4 mënyra se si mund të ndodhë braktisja: 

    (a) Fizike (vendosja fizike).

    (b) Ekonomike/financiare.

    (c) Ndikimi, drejtimi, këshilla e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të farefisit. 

    (d) Miqësi e ngushtë, veçanërisht me seksin e kundërt. ³ 

    3. Miqësi

    (Burri ishte i vetëm pa asnjë mik).

    Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet».

    Zanafilla 2:18

    4. Çiltërsia

    (Lejoni që bashkëshorti/ja të dijë çdo gjë në lidhje me ju që t’i shmangi surprizat, mungesën e besimit dhe dyshimin.) ⁶

    Dhe njeriu e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.

    Zanafilla 2:21-25

    Ka 4 mënyrë se si mund të jeni të vërtetë/të hapur/transparentë:

    (a) Historikisht, p.sh., marrëdhëniet në të shkuarën, fëmijët.

    (b) Financiarisht, p.sh., borxhet, të ardhurat, pronat, detyrimet.

    (c) Fizikisht, p.sh., i zhveshur në shtëpi, liria seksuale.

    (d) Frymërisht, p.sh., aspiratat për të ardhmen, mëkatet personale. ⁷

    5. Seksi dhe riprodhimi

    Plani i Perëndisë për seksin dhe riprodhimin është brenda kontekstit të martesës. Seksi dhe riprodhimi jashtë kornizave të martesës të shpie në shumë probleme – shtëpia e njerkut/ës, fëmijë të bashkëshortit/es nga martesa e mëparshme dhe sëmundje të transmetuara seksualisht. 

    Pastaj Perëndia tha: «Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhè». Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai krijoi mashkullin e femrën.

    Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë».

    Zanafilla 1:26-28

    Shënime

    1. Karl J. Lenej (Carl J. Laney), Miti i divorcit - The Divorce Myth (Minneapolis, Minnesota: Bethany, 1981), 26; Robert Luis (Robert Lewis) dhe Uilliam Hendriks (William Hendricks), Lëkundja e roleve - Rocking the Roles (Colorado Springs, Colorado: Navpress, 1991), 41 - 47.

    2. Rei Mosholder (Ray Mossholder), Plusi i martesës: Bila dhe martesa - Marriage Plus: The Bible and Marriage (Lake Mary, Florida: Creation House,1990), 148; Valter Trobish (Walter Trobisch), Unë u martova me ty - I Married You (Leicester, England: InterVarsity Press, 2003), 23 - 28;Carl J. Laney, 

    3. Miti i divorcit - The Divorce Myth (Minneapolis, Minnesota: Bethany, 1981), 20. Denis dhe Barabara Rajner (Dennis and Barbara Rainer), Të fillosh martesën tuaj siç duhet - Starting Your Marriage Right (Nashville, Tennessee: Thomas Nelson Publishers, 2000), 15 - 19.

    4. Xhei E. Adams (Jay E. Adams), Martesë, divorc dhe sërish martesë - Marriage, Divorce and Remarriage (Grand Rapids, Michigan: Baker Book House,1980), 11 - 12; Gordon Mek Donald (Gordon Mac Donald) , Martesë e mrekullueshme - Magnificent Marriage (Wheaton, Illinois: Tyndale House, 1982), 6 - 7, 44 - 46.

    5. Evans A. Lareja (Evans A. Laryea), Të lidhni jetët - Joining of Lives (Accra, Ghana: PAL International, 2002), 67 - 69.

    6. Denis dhe Barbara Ranjer (Dennis and Barbara Rainer), Të fillosh martesën tuaj siç duhet - Starting Your Marriage Right (Nashville, Tennessee: Thomas Nelson Publishers, 2000), 26 - 28.

    7. Bob dhe Jan Horner (Bob and Jan Horner), Zgjidhja e konfliktit në martesë - Resolving Conflict in Your Marriage (Loveland, Colorado: Group Publishing Inc., 2000), 28 - 31.

    8.David Sirl (David Searle), ed., E vërteta dhe dashuria në një botë seksuale të çrregullt - Truth and Love in a Sexually Disordered World (Edinburgh: Paternoster Publishing, 1997), 64 - 66. 

    Kapitulli 7 – Shtëpia e krishterë

    Përkufizimi

    Shtëpia e krishterë nuk është thjeshtë një ndërtesë. Është një atmosferë, një vend ku keni gjithmonë dëshirë të jeni. Një shtëpi është vendi ku familja jeton. Shtëpia e parë ishte një kopsht. Kjo shfaq dy karakteristika të një shtëpie: 

    1. Një vend për t’u shijuar – i bukur, i paqtë, mikpritës.

    2. Një vend për të cilin kujdeseni dhe e bëni të bukur.

    Sidoqoftë, elementi më i rëndësishëm i shtëpisë, nuk është ndërtesa (sado e madhe apo e bukur të jetë), është marrëdhënia që ekziston midis njerëzve që janë brenda saj. 

    Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

    Fjalët e Urta 19:13

    Është më mirë të banosh në cep të një çatie, sesa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

    Fjalët e Urta 25:24

    Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njëra-tjetrës. Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

    Fjalët e Urta 27:15,16

    Shtëpia mund të jetë kudo, në një lagje të varfër, në ulluqe, ose mund të jetë në stacionet e autobusëve; kudo për aq kohë që dy njerëz e duan njëri-tjetrin dhe kanë rënë dakord të jetojnë dhe të rrisin familjen aty. 

    Pastaj u tha atyre: «Kini kujdes dhe ruhuni nga lakmia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron».

    Luka 12:15

    Rëndësia e shtëpisë për bashkëshortin dhe bashkëshorten

    1. Një vend çlodhjeje – për burrin. 

    2. Një mburojë dhe një vend izolimi nga bota dhe presionet e saj – për gruan. 

    3. Një vend freskimi dhe fuqizimi – për të dy. 

    4. Një vend edukimi për fëmijët. ¹

    4 Hapa për zhvillimin e një shtëpie të krishterë

    Një shtëpi e gëzuar dhe e ekuilibruar është gjithmonë ëndrra e nuses dhe e dhëndrit. Sidoqoftë, shumë njerëz nuk e përjetojnë asnjëherë gëzimin dhe lumturinë që kërkojnë kur ata vendosin të martohen. Një shtëpi e lumtur nuk krijohet nga asgjëja. Duhet të zhvillohet. Asgjë nuk ndodh rastësisht! Nuk bie nga qielli. ²

    Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

    Fjalët e Urta 14:4

    1. Krishti duhet të njihet si themeli dhe kreu i shtëpisë. 

    Çdonjëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe i bën, unë do t’ju tregoj kujt i ngjan. Ai i ngjan njeriut që, ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s’e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.

    Luka 6:47, 48

    Kur Perëndia është fokusi i çiftit, ata afrohen më shumë me njëri-tjetrin, sepse afrimiteti i tyre me Perëndinë i tërheq drejt njëri-tjetrit (Fig. 2). Rezultati i kësaj është një shtëpi e lumtur.³

    Kur Perëndia është fokusi i vetëm njërit prej tyre, ata nuk afrohen me njëri-tjetrin. (Fig. 3) Në disa raste, ata as nuk shtyhen larg njëri-tjetrit dhe as tërhiqen më pranë, por marrëdhënia e tyre është në vend numërim dhe shtëpia e tyre nuk është një shtëpi e lumtur. (Fig. 4)

    Në rastin kur që të dy, bashkëshorti dhe bashkëshortja, po i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1