Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

E bukura, bisha & pastori
E bukura, bisha & pastori
E bukura, bisha & pastori
Ebook353 pages4 hours

E bukura, bisha & pastori

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2018
ISBN9781641348270
E bukura, bisha & pastori
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to E bukura, bisha & pastori

Related ebooks

Reviews for E bukura, bisha & pastori

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    E bukura, bisha & pastori - Dag Heward-Mills

    PARALAJMËRIME

    KAPITULLI 1

    Paralajmërim: Martesat në shërbesë janë ndryshe nga martesat e zakonshme

    A keni harruar vallë ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, LIGËSITË E BASHKËSHORTEVE TË TYRE, ligësitë tuaja dhe ligësitë e kryera nga BASHKËSHORTET TUAJA në vendin e Judës dhe nëpër rrugët e Jerusalemit?

    Jeremia 44:9

    Ky libër nuk vlen për ty nëse nuk je pastor.

    Mos vazhdo ta lexosh këtë libër nëse nuk je pastor. 

    Nëse nuk je pastor, të lutem, ndal këtu! 

    Nëse nuk je pastor dhe vazhdon të lexosh, do të kritikosh gjëra që nuk i kupton. 

    Nëse nuk je pastor, të lutem, gjej një libër tjetër për martesën. Ka shumë libra të mirë që do të ndihmojnë shumë në jetë. Nëse ke nevojë për informacion si të gjesh një libër të mirë mbi martesën, të lutem, pyet në librarinë më të afërt. 

    Është bekim të kesh një martesë të mirë dhe kam njohuri për shumë martesa të shkëlqyera dhe të mira që janë bekim i jashtëzakonshëm. Cilat janë disa nga bekimet e një martese të shkëlqyer?

    1. Një martesë e mirë është bekim, sepse dy janë më mirë se një. Këtë fakt e dëshmojnë shumë vargje. 

    Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. Në fakt nëse rrëzohen, njëri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrejë!

    Kështu gjithashtu nëse dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet? Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i qëndrojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.

    Predikuesi 4:9-12

    2. Një martesë e mirë është bekim, sepse një çift i martuar mund të bëjë dhjetë herë më shumë se një beqar. 

    Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?

    Ligji i Përtërirë 32:30

    3. Një martesë e mirë është bekim, sepse një burrë i martuar ka shumë favor me Perëndinë. 

    Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

    Fjalët e Urta 18:22

    Edhe pse një martesë e mirë është bekim i madh, ka lloje të ndryshme martesash. Jo të gjitha martesat në fund e arrijnë qëllimin për të qenë bekim për çiftin. 

    Martesat false ekzistojnë vetëm sepse ka martesa të vërteta dhe të mira. 

    Ky libër është për disa lloje të caktuara martesash që ekzistojnë. Është një libër për pastorët dhe martesat e tyre dhe JO për të krishterë të zakonshëm apo jobesimtarët. Një pjesë e madhe e këtij libri nuk vlen për ty nëse nuk je pastor ose gruaja e një pastori. 

    Shumë libra për martesën i bëjnë pastorët të ndihen sikur janë martuar me personin e gabuar, sepse martesat e tyre nuk janë aq të mira sa martesa e autorit. 

    Pastaj tronditen kur dëgjojnë për divorcin e pastorëve që kishin martesa fantastike, me aq sa dukej.

    Ky nuk është një libër për martesat normale. Ky libër nuk është një diskutim i balancuar dhe i dyanshëm mbi çështjet martesore. Mund ta shkruaj një libër për bashkëshortët dhe bashkëshortet. Mund të shkruaj edhe një libër sesi të kemi martesë të suksesshme. Mund të shkruaj madje një libër si të mposhtim probleme të ndryshme me të cilat përballen çiftet në martesë. Megjithatë, nuk do të shkruaj për to në këtë libër. Kam zgjedhur të shkruaj një libër për një temë që nuk diskutohet shumë. 

    Ky libër është për ligësinë e grave. Po e shkruaj këtë libër për ligësinë që është e zhytur poshtë bukurisë së shumë grave. Nëse po kërkon një libër të mirë mbi martesën, të lutem, gjej një tjetër, pasi ky nuk është i tillë. Ky libër është për të bukurën, bishën, që është në shumë prej grave të pastorëve dhe luftërat që pastorët kanë me to. Shumë pastorë martohen me bukuroshe! Por shumë bukuroshe janë edhe bisha! 

    Jam i vetëdijshëm se shumë njerëz do të kishin frikë të sugjeronin se gratë e sjellshme me pamje të butë mund të kenë ndonjë ligësi brenda tyre. Siç e thashë, qëllimi nuk është një diskutim i balancuar dhe i dyanshëm mbi martesën. Nëse kërkon një diskutim të balancuar për anët e mira dhe të këqija të burrave dhe anët e mira dhe të këqija të grave, atëherë mos e lexo. Ky libër është për ligësinë e grave, sidomos për ligësinë e disa grave të krishtera dhe grave të disa shërbyesve. 

    Profeti Jeremia vajtoi për ligësinë që bashkëshortet kishin kryer në Jude dhe një Jerusalem. Këto bashkëshorte nuk ishin gra jobesimtare, por gra që i përkisnin shtëpisë së Izraelit. Ligësia e grave për të cilën foli Jeremia ishte ligësia e idhujtarisë dhe rebelimit kundër Perëndisë. Ligësia për të cilën po shkruaj është gjithashtu për rebelimin e disa grave të shërbyesve kundër Fjalës së Perëndisë. 

    Ky është një libër për shërbyesit dhe gratë e tyre. Është një libër që përshkruan disa prej përvojave që të krishterët e devotshëm dhe burrat e Perëndisë përjetojnë në martesat e tyre. Ky libër është në fakt për situatat martesore në të cilat shërbyesit gjenden, por nuk mund të flasin. 

    Por, edhe në qoftë se martohesh, nuk mëkaton; edhe nëse virgjëresha martohet, nuk mëkaton; por TË TILLËT DO TË KENË SHTRËNGIM në mish; por unë dëshiroj t’ju kursej ju.

    1 e Korintasve 7:28 

    Pali profetizoi se ata që martohen do të kenë shtrëngim në mish. Ndoshta për këtë arsye nuk u martua. Meqë po flasim për të, nuk e kam shkruar këtë libër meqë nuk di gjëra negative për burrat. Ato i di! Nuk e kam shkruar këtë libër sepse dua të shkruaj gjëra negative për gratë. Besoj aq shumë në shërbesën, në vajosjen, në urtësinë dhe rolin e grave, saqë kam caktuar dhe kam ngritur në pozitë shumë gra në shërbesë. Nuk njoh askënd që ka identifikuar dhe ka caktuar më shumë gra si pastore se unë, edhe pse jam i sigurt që ka edhe të tjerë. 

    Ndërsa vazhdon të lexosh, mund të pyesësh përse nuk kam ekuilibruar anët e këqija të grave me anët e këqija të burrave. Arsyeja është e thjeshtë: nuk është qëllimi i këtij libri! Nëse do të shkruaja për mëkatet e tmerrshme të burrave në martesë, do ta humbisja krejt mesazhin që më ka dhënë Perëndia. Po të shkruaja për to, ky libër do të ishte shumë më i madh nga sa është dhe njerëz si ti, që nuk lexojnë shumë, as që do të përpiqeshin ta lexonin. 

    Ky libër ka për qëllim të shpjegojë disa prej roleve të mistershme që kanë luajtur gratë në jetën e shërbyesve. I lavdërojmë gratë tona dhe jemi mirënjohës për rolin e tyre në martesë dhe në shërbesë. Pa ndihmën e grave, nuk do të bënin shumë në punën e Perëndisë. Besoj se një prej sekreteve të rritjes së kishës është të punojmë me gratë dhe t’u japim rëndësi. 

    Gratë lavdërohen, por pak thuhet për rrugët e tyre negative, sepse të gjithë kanë frikë të duken keq ose të japin përshtypjen sikur kanë vështirësi në martesë. Por nuk dua të mbaj asgjë që mund të jetë për përfitimin tuaj. 

    …si unë nuk u tërhoqa për të mos ju treguar ato që ishin të dobishme, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi.

    Veprat e Apostujve 20:20

    E bukura është reale, por edhe bisha është reale! Pak thuhet për rolin shkatërrues të grave në shërbesë. Libri ynë, Bibla, nuk hesht për rolin e grave në shkatërrimin e botës. Jeta dhe shërbesa e Adamit u shkatërrua nga Eva. E gjithë raca njerëzore shkoi në errësirë dhe vështirësi përmes Evës. 

    Ka pastorë që janë në dëshpërim, në errësirë dhe në vështirësi nga bashkëshortet e bukura dhe të rregulluara. 

    Arsyeja e këtij libri është të të ndihmojë duke dhënë pamjen reale të asaj që po përjetojnë disa njerëz. 

    Një tjetër arsye pse e kam shkruar është të ndihmoj ata që janë gati të zgjedhin të bukurën. Është e rëndësishme që ata të dinë se e bukura e tyre mund të kthehet lehtë në një bishë! Shpresoj edhe që ky libër do t’i ndihmojë të gjitha gratë e bukura të mos shndërrohen në bisha!

    Kur Xhon Uesli (John Wesley) ishte ende beqar, u sëmur dhe qëndroi me një zonjushë që më vonë u bë gruaja e tij. Ai tregoi sa e bukur, sa e këndshme dhe sa të kënaqte ajo. Fjalët e saj ishin të paharrueshme! Zërin e kishte të ëmbël! Xhon Uesli (John Wesley) u tërhoq në mënyrë të papërmbajtshme nga dashuria e saj që e ngushëllonte! Sipas fjalëve të tij, Moli, gruaja e ardhshme, i dha çdo siguri për të cilat kishte nevojë. Ai e përshkroi dashurinë e saj, intensive! Foli për afeksionin e paprekshëm që kishte ajo. Fjala në anglisht e paprekshme shkon përtej aftësisë sime për ta interpretuar. Afeksion i paprekshëm! Dua të citoj nga Xhon Uesli kur sapo u njoh me të bukurën e tij, Molin e dashur (para se të martohej me të). 

    Xhon Uesli thotë: KISHA GJITHË SIGURINË QË FJALËT MUND TË MË JEPNIN, TË AFEKSIONIT MË INTENSIV DHE TË PAPREKSHËM

    Por një ditë, pas disa vitesh martesë, ai përdori fjalë krejt ndryshe për ta përshkruar. E bukura e tij ishte kthyer në një bishë. Një ditë, gruaja e tij po largohej nga shtëpia për një udhëtim. Kjo është gruaja për të cilën tha se kishte afeksion më intensiv dhe të paprekshëm. Ai tha kur ajo doli nga dera: SHPRESOJ TË MOS E SHOH MË FYTYRËN TËNDE TË LIGË

    Shpresoj të mos e shoh më fytyrën tënde të ligë ishte dëshira e Xhon Ueslit pasi kishte përjetuar bishënbukurinë e saj. Është shembull klasik i pastorit që marton të bukurën që i kthehet në bishë

    Qëllimi i këtij libri është edhe të forcojë krahët e atyre që janë përfshirë në situata të pakthyeshme martesore. Shpresoj që ky libër do t’i pengojë shërbyesit nga divorci duke i bërë të kuptojnë se çfarë po përjetojnë në të vërtetë. 

    Jam i sigurt se shumë njerëz do të identifikojnë gjëra në këtë libër që do t’i kuptojnë tek vetja. Përdore njohurinë, mirëkuptimin dhe urtësinë që merr nga këto fjalë, për të bërë luftën e mirë të besimit. Martesa është një prej sprovave me të cilat përballemi dhe që duhet të kemi sukses! Për disa njerëz, martesa është një prej ngushëllimeve më të mëdha! Për disa të tjerë, martesa është kryqi më i madh që do të mbajnë ndonjëherë! Disa njerëz kanë martesa të shkëlqyera. Por jo të gjithë shërbyesit kanë një përvojë të mirë apo histori të mirë për të treguar rreth martesës. Vërtet, ka shumë shërbyes që do ta përshkruanin martesën e tyre si një betejë. 

    Shumë burra të mëdhenj të Perëndisë flasin aq mirë për martesat e shkëlqyera, sa frikësojnë dhe bëjnë konfuzë të krishterët dhe pastorët e tjerë. Kur shërbyes të tjerë dëgjojnë përshkrimet e martesave të tyre, ata tkurren. Bobo, thonë me vete, nuk do të guxoja ta diskutoja martesën time me këta të bekuar. (Kjo ndodh edhe kur pastorët marrin pjesë në konferenca për pastorë dhe dëgjojnë historitë fantastike për kishat e mëdha që kanë me mijëra anëtarë). Pastorët e zakonshëm ndihen të turpëruar, sepse nuk kanë mijëra anëtarë në kishat e tyre. 

    Pastorët dëgjojnë shprehje mahnitëse nga këto martesa që portretizohen si të përsosura: 

    Bashkëshortja ime është gruaja më e bukur në botë

    Jetën dhe shërbesën time ia detyrohem gruas sime!.

    Nuk e di se ku do të isha pa gruan time!

    Nuk do të kishte ‘unë’ pa ‘ty’!

    Nuk ka asnjë si ti! Asnjë tjetër nuk mund ta prekë zemrën time ashtu si ti!

    Nuk mund të shkoj askund pa gruan time!

    Bashkëshortja ime është ndihma, partnerja dhe mbështetja më e madhe!

    Nuk jam grindur kurrë me gruan time më parë!

    I them gruas, ‘të dua’ dhjetë herë në ditë!

    Nuk e imagjinoj të jetoj qoftë një ditë pa gruan time!

    Unë me gruan flemë në krahët e njëri-tjetrit çdo natë!

    Gruaja ime është mikja më e ngushtë në këtë botë!.

    Sa herë që më merr malli për gruan, puth fotografinë e saj. Por kur e shoh, puth të vërtetën!

    Bashkëshortja ime është gruaja më e bukur në mbarë botën, shpirti im binjak, partnerja në jetë, mikja ime, gëzimi im, dashuria ime dhe rrahja e zemrës sime!

    Nëse do të jepeshin nota për martesat e mira, unë do të merrja 99 për qind!

    Uau! Këto janë deklarata të mrekullueshme! Ua uroj të gjithëve të thonë fjalët më lart. Këto janë pikërisht martesat për të cilat kemi nevojë për të patur sukses në shërbesë. 

    Por kjo nuk është përvoja që kanë shumë shërbyes! Nga e di unë? E di, sepse jam në shërbesë prej vitesh dhe njoh mijëra pastorë. E di që ky është fakt, për shkak të shifrës së divorceve mes pastorëve. Shumë shërbyes i kanë bërë pohimet më lart, duke portretizuar dashurinë më të madhe nga të gjitha, vetëm për të shpallur më vonë që do të divorcohen. 

    Për disa njerëz, mund të jetë e vërtetë e kundërta e atyre pohimeve. Ka disa pastorë që preferojnë të thonë fjalë si: 

    Bashkëshortja ime është gruaja më e bukur në botë, por s’është e lehtë të jetosh me të!

    Sa do të doja të çlirohesha prej gruas sime!.

    Gruaja ime është kundërshtarja më e madhe e jetës dhe shërbesës sime.

    Gruaja ime është akuzuesja dhe torturuesja më e madhe e jetës sime!

    Nuk kemi asnjë marrëdhënie fizike prej muajsh!.

    Unë me gruan nuk flasim që muajin e kaluar!.

    Nuk i them gruas, ‘të dua’ sepse nuk dua të gënjej!

    E pres me padurim ditën që do të jem pa gruan time!

    Unë me gruan flemë në skajet e kundërta të shtratit çdo natë!

    Nuk jam më aq pranë gruas sime si dikur!

    Nuk më merr malli për gruan time. Sa herë shoh fotografinë e saj, zemra më pikon me trishtim!

    Martesa ime është gabimi më i madh në jetë!

    Po të kisha një grua ndryshe, do të kisha arritur më shumë në shërbesë.

    Shumë prej nesh sillen si mjekët popullorë afrikanë kur bëhet fjalë për martesën. Përse e them këtë? Një mjek popullor afrikan zakonisht ka një ilaç të vetëm që duhet të kurojë çdo sëmundje që mund të kesh. Ilaçi i këtij mjeku mund të kurojë shikimin e keq, majasëllin, dhimbjen e dhëmbit, hipertensionin, diabetin, kancerin, lëkurën me puçrra, astmën, dhimbjet e mesit, mosfunksionimin mashkullor, kapsllëkun, diarrenë, dobësinë e trupit, impotencën etj. Mjeku popullor reklamon porcionet e tij dhe e bind audiencën me shumë zell. Vetëm të paditurit gënjehen nga pretendimi që një ilaç mund t’i kurojë të gjitha këto. Të gjithë e dimë se i njëjti ilaç nuk mund të ndreqë shikimin e dobët, dhimbjen e ijëve, diarrenë, lëkurën e skuqur, si dhe tensionin e lartë dhe hemorroidet. 

    Megjithatë, kur flitet për martesën, shumë njerëz kanë një ilaç që e përdorin në të gjitha martesat. Ata supozojnë se çdo martesë është po njësoj, prandaj kanë të njëjtën masë për çdo tip martese. Ky është gabim serioz, pasi ka martesa të llojeve të ndryshme. 

    Në disa raste, mund të kesh një bashkëshort të përkushtuar shumë të mirë, që bën çdo gjë që duhet të bëjë një bashkëshort. Ndonjëherë bashkëshorti i përkushtuar ka një grua po aq të mirë, që bën çdo gjë që i takon një gruaje të përkushtuar. Në anën tjetër, një bashkëshort i përkushtuar mund të ketë femrën më të keqe si grua. Një grua e përkushtuar mund të ketë një bashkëshort të lig që nuk e meriton të ketë as grua. 

    Shumë situata ndryshojnë aq shumë, sa duhet të kuptohen në varësi të rastit. Është gabim të kryqëzosh të mirën dhe të keqen së bashku në të njëjtën ditë. (Jezu Krishti u kryqëzua me hajdutët dhe të jepte përshtypjen se Jezu Krishti ishte një hajdut ordiner, thjesht sepse iu dha i njëjti trajtim si një kriminel i zakonshëm). 

    Çdo martesë ka përvoja të ndryshme. Disa njerëz mjafton të ndjekin "Shtatë hapat e një martese të mirë dhe do të përjetojnë lumturi të madhe. Ka të tjerë që mund të ndjekin Shtatëdhjetë hapat drejt një martese të mirë", por nuk do të kenë kurrë lumturi. 

    Vërtet, kam njohur shumë njerëz të pamartueshëm. Ata nuk munden dhe me siguri s’duhet të martohen, sepse nuk janë të përshtatshëm për martesë. Ata nuk do të jenë të lumtur në asnjë situatë martesore. Është për të ardhur keq kur një grua shumë e bukur e pamartueshme, lidhet shpejt në martesë dhe në fund krijon një situatë të patolerueshme për një pastor. Këshillimi që i jepet një personi të pamartueshëm duhet të jetë shumë ndryshe nga këshillimi që i ofrohet një personi normal. 

    Ky libër është shkruar për të këshilluar njerëz që janë në disa lloje të caktuara martesash. Kujdes nëse je në një martesë të mirë, sepse mund të tundohesh të kritikosh martesat që nuk i kupton! 

    Gjatë këtij libri, qëllimisht nuk do të përmend bekimet personale që kam shijuar në martesën time. Nuk do të përmend ndonjë sfidë në martesën time. Përse? Nëse përmend bekimet e martesës sime, mund të frikësohesh dhe të mendosh se martesa jote nuk është e mirë. Nëse të flas për sfidat e mia, ka gjasa të mos i kuptosh! Prandaj bekohu dhe merr shërimin për jetën dhe martesën tënde përmes fjalëve në këto faqe.

    KAPITULLI 2

    Paralajmërim: Ekuilibri i pushtetit ndryshon në martesat në shërbesë

    Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; gjithçka më lejohet, POR UNË NUK DO TË LË TË PUSHTOHEM NGA ASGJË. 

    1 e Korintasve 6:12

    Sa interesante është të shohësh zhvendosjen e ekuilibrit të pushtetit mes kafshëve. Kur sheh një kope elefantësh dhe një tufë luanësh të bashkëveprojnë, do të marrësh një zbulesë të madhe sesi ekuilibri i pushtetit mund të zhvendoset nga një grup në tjetrin. Gjatë ditës, elefantët mund të shohin qartë dhe do të vrasin çdo luan që u afrohet. Elefantët nuk pranojnë marrëzitë e luanëve gjatë ditës. 

    Por ndërsa nata bie dhe errësira mbulon vendin, luanët mund të shohin qartë, ndërsa elefantët nuk munden. Ekuilibri i pushtetit tani anon nga luanët, që mund t’i sulmojnë elefantët dhe t’i vrasin vërtet. Dihet se luanët kanë hedhur poshtë elefantë të mëdhenj gjatë natës, kur ekuilibri i pushtetit ka ndryshuar. Habitesh kur sheh një tufë luanësh të hajë një elefant të rritur! 

    Martesat shpesh përjetojnë një ndryshim në ekuilibrin e pushtetit. Ka dy mënyra sesi ndryshon ekuilibri i pushtetit. 

    Në martesën me një jobesimtar (ose një bashkëshort X5– më të mirin do ta konsiderojmë A1), ekuilibri i pushtetit anon nga burri. Një burrë jobesimtar, ose një bashkëshort X5, nuk është i lidhur me anë të Fjalës së Perëndisë. Ai nuk i bindet Biblës. Bën atë që i pëlqen. Gruaja e krishterë e përkushtuar do të përpiqet me përulësi t’i pëlqejë atij në mënyrë që ai të ndryshojë sjellje. Bota është plot histori bashkëshortësh që i kanë keqtrajtuar gratë. Shumë ligje të divorcit favorizojnë gruan, sepse gratë keqtrajtohen prej shekujsh nga bashkëshortët jobesimtarë. 

    Ky libër nuk është për një martesë të tillë. Është një libër për ata që shërbejnë. Nëse nuk je shërbyes, nuk duhet ta lexosh këtë libër, sepse nuk është qëllimisht për ty. Mos kritiko atë që nuk kupton. Njëkohësisht, nuk po them që njerëzit në shërbesë do të kenë martesa të këqija. Po them që ekuilibri i pushtetit lëviz. Gruaja ka më shumë mundësi të lëndojë shërbesën e të shoqit. 

    Në martesën me një pastor dhe bashkëshort të përkushtuar (bashkëshorti A1), ekuilibri i pushtetit anon nga gruaja. Një burrë i përkushtuar i Perëndisë është gati për t’iu bindur Fjalës së Perëndisë, prandaj gruaja e tij mund të bëjë gati çdo gjë pa u divorcuar. Si rezultat, ekuilibri i pushtetit ka anuar drejt gruas, dhe ajo mund të sjellë shumë të liga mbi burrin e saj A1. Kjo e bën shumë të fuqishme gruan. 

    Pastori A1 është betuar se nuk do të divorcohet kurrë dhe as do të ndahet nga gruaja e tij, pavarësisht se ç’ndodh! Është e habitshme, por përkushtimi i tij ndaj martesës i jep gruas më tepër pushtet për t’u sjellë keq. Kështu sillet një punonjës që nuk mund të pushohet kurrë nga puna. Nuk ka rëndësi se çfarë bën, ai e di që nuk do ta pushojnë kurrë, ndaj rritet në

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1