Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Demonët dhe si t’i trajtosh ata
Demonët dhe si t’i trajtosh ata
Demonët dhe si t’i trajtosh ata
Ebook141 pages2 hours

Demonët dhe si t’i trajtosh ata

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Aktiviteti demonik demaskohet në këtë libër të ri klasik nga Dag Heward-Mills. Përmes dëshmisë së të demonizuarit në krahinën e gadarenasve, ai tregon rrugën drejt fitores mbi demonët dhe frymët e liga.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290096
Demonët dhe si t’i trajtosh ata
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Demonët dhe si t’i trajtosh ata

Related ebooks

Reviews for Demonët dhe si t’i trajtosh ata

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Demonët dhe si t’i trajtosh ata - Dag Heward-Mills

    Shembulli më i mirë i aktivitetit demonik

    Dhe arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e gadarenasve.

    Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë nga varrezat i doli përpara një njeri me një frymë të ndyrë, i cili banonte në varreza dhe kurrkush s’kishte mundur ta lidhte, qoftë edhe me zinxhirë. Shpeshherë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i këpuste zinxhirët dhe i thyente prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.

    Dhe vazhdimisht, natën dhe ditën, ishte nëpër male e nëpër varre, duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.

    Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij, dhe me një britmë të madhe tha: «Ç’ka midis meje dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë Më të Lartë? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!». Sepse ai i kishte thënë: «Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!».

    Atëherë Jezusi e pyeti: «Si e ke emrin?». Dhe ai u përgjigj duke thënë: «Unë quhem Legjion, sepse jemi shumë». Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga krahina. Tani aty, në brinjë të malit, ishte një tufë e madhe derrash që kulloste. Atëherë gjithë demonët e lutën, duke thënë: «Na dërgo te derrat, që të hyjmë tek ata».

    Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë, frymërat e ndyra pasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afro dy mijë krerë, dhe u mbytën në det. Atëherë ata, që i kullotnin derrat, morën arratinë dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.

    Kur erdhën te Jezusi, panë të demonizuarin, atë që kishte pasur Legjionin, ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë. Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të demonizuarit dhe në lidhje me derrat. Atëherë ata filluan t’i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.

    Kur ai po hipte në barkë, ai që kishte qenë i demonizuar i lutej që të mund të rrinte me të; por Jezusi nuk e lejoi, madje i tha: «Shko në shtëpinë tënde, te të tutë dhe u trego atyre sa bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty».

    Dhe ai shkoi dhe nisi të shpallë nëpër Dekapolis për sa i kishte bërë Jezusi; dhe të gjithë u mrekulluan.

    Marku 5:1-20

    Studimi i të demonizuarit në Gadara është studimi i patologjisë së aktivitetit demonik. Do të mësosh shumë për satanin dhe demonët vetëm duke studiuar këtë rast. Shumë njerëz pyesin se çfarë patologjie është e gjithë kjo. Shpesh pyesim përse dikush e kalon kohën duke studiuar trupat e vdekur. Nuk e kuptoja kur isha student i mjekësisë sa e rëndësishme ishte për një doktor të kalonte kohë duke shqyrtuar njerëzit e vdekur. Mendoja: Në çastin që kanë vdekur, kanë vdekur. Lërini të qetë.

    Me gjithë këtë, kuptova çfarë patologjie është studimi i efektit të sëmundjeve të ndryshme mbi trupin e njeriut. Është studimi i efektit më të fundit të sëmundjes. Me fjalë të tjera, ti duhet të studiosh patologjinë për të kuptuar çfarë do të ndodhë nëse një sëmundje lejohet të bëjë punën e vet. Shpesh efektin më të fundit të sëmundjeve e shohim vetëm në trupat e vdekur.

    Për shembull, nëse shqyrton trupin pa jetë të një njeriu që ka vdekur nga hipertensioni për një kohë të gjatë, do të vësh re ndryshime në zemrën e tij, në enët e gjakut dhe në veshka. Këto ndryshime do të të ndihmojnë të kuptosh ç’po bën hipertensioni te njerëzit që po jetojnë me sëmundjen.

    Duke studiuar trupin e vdekur që ka përjetuar manifestimin e plotë të një sëmundjeje të caktuar, doktorët kuptojnë më shumë për sëmundjen. Në mënyrë të ngjashme, duke studiuar të demonizuarin e Gadarës, ti kupton efektin më të fundit të aktivitetit demonik në një qenie njerëzore.

    Historia e të demonizuarit në Gadara është studimi i llojit më të lartë të infiltrimit demonik. Është një zbulesë e asaj që do të donte të bënte satani po ta kishte mundësinë. Çdo tipar i ekzistencës së të demonizuarit zbulon një karakteristikë demonike. Gjendja e tij tregon aspekte të ndryshme të vizionit të satanit për ty dhe mua. Ti dhe unë do të përfundonim në të njëjtën gjendje po të bëhej siç do satani.

    Edhe pse shumë njerëz nuk do të bëhen plotësisht si i demonizuari gadarenas, shumë nga ne do të përjetojnë në një shkallë më të vogël të njëjtat prirje demonike që ka ky i demonizuar.

    Dëshmia e të demonizuarit të Gadarës na tregon këto të tria:

    1. Çfarë duan të të bëjnë ty demonët po ta kishin mundësinë.

    2. Çfarë po u bëjnë demonët njerëzve, ndonëse në mënyrë graduale.

    3. Gjendja e fundit e një personi tek i cili demonët kanë vepruar plotësisht.

    Ndërkohë që lexon këtë libër, Perëndia do të të zbulojë shumë gjëra për aktivitetet e demonëve, dhe si ndikojnë tek ti.

    Ti do të çlirohesh nga aktiviteti demonik kur ta kesh përfunduar këtë libër.

    Shumë mendojnë se dëshmia e të demonizuarit të Gadarës është historia e një lunatiku të ndonjë institucioni mendor. Ata mendojnë me vete: Meqë nuk jam i demonizuar, kjo histori nuk më përket mua. Përkundrazi, kjo dëshmi është për të gjithë ne.

    Për të fituar çdo lloj lufte, është jetësore të kuptosh aktivitet dhe qëllimet e armikut tënd. Nëse dëshiron të fitosh luftën kundër frymëve të liga, duhet të dish si dhe ku vepron armiku yt. Duhet të dish çfarë po planifikon armiku kundër teje.

    Që të mos na shfrytëzojë satani, sepse MENDIMET E TIJ NUK NA JANË TË PANJOHURA.

    2 e Korintasve 2:11

    Kapitulli 2

    Errësira –– shtëpia e demonëve

    ...beteja jonë ...është ...kundër sunduesve të përbotshëm të ERRËSIRËS së kësaj jete.

    Efesianëve 6:12

    Errësira e kësaj jete është shtëpia e frymëve të këqija. Errësira flet për mjedisin ku mbarështohet e liga. Satani sundon në errësirën e kësaj bote. Mashtrimi është një lloj i errësirës frymërore. Kjo sepse mjedisi i mashtrimit është terreni ku shtohen frymët e liga.

    Errësira është thjesht atmosfera e mashtrimit nën të cilën vepron satani. Armiku ynë i mposhtur shtohet në errësirën më të thellë. Ai nuk ka asnjë mundësi kur ne dalim në dritë. Ja përse satani e urren aq shumë Fjalën e Perëndisë.

    Jezusi është Drita që shkatërron influencën e satanit mbi njerëzit. Ai është Fjala e Perëndisë. Fjala e Perëndisë është një dritë që shkëlqen në errësirë. Aktiviteti demonik reduktohet shumë atje ku mësohet Fjala e Perëndisë.

    Dhe DRITA NDRIT NË ERRËSIRË dhe errësira nuk e kuptoi.

    Gjoni 1:5

    Fuqia e satanit kundër kishës ngjason me disa luftëra dhe konflikte në botën sot. Kur një superfuqi lufton kundër një ushtrie inferiore, pala më e dobët shpesh e di që nuk ka asnjë mundësi në luftë të hapur tradicionale. Prandaj fshihet dhe lufton nga një pozitë fshehtësie, mashtrimi dhe errësire. Kjo shpesh rezulton në luftë guerile dhe aktivitete terroriste.

    Për shembull, ushtria e Izraelit është shumë më superiore ndaj ushtrive të palestinezëve; palestinezët nuk kanë asnjë mundësi kundër forcës ushtarake të Izraelit. Për Izraelin madje thuhet se është një fuqi bërthamore. Për shkak se Palestina nuk ka asnjë mundësi, i është kthyer sulmeve vetëvrasëse dhe aktiviteteve terroriste të papritura. Rrëmbimi i avionëve dhe vrasja e anëtarëve të skuadrës olimpike të Izraelit janë disa shembuj të llojit të luftës ku është përfshirë ushtria më e dobët.

    Sulmet terroriste si në 11 shtator, janë shembuj të tjerë të një ushtrie më të dobët e më të vogël që lufton kundër një force gjigande. Në mënyrë të ngjashme, ushtria e demonëve të rreshtuar kundër kishës, nuk ka të krahasuar me fuqinë e Perëndisë. Armët e luftës sonë janë të fuqishme.

    Sepse armët e luftës sonë nuk janë mishërore, por të FUQISHME NË PERËNDINË për të shkatërruar fortesat.

    2 e Korintasve 10:4

    Satani dridhet kur përmendet emri i Jezusit. Demonët mpaken kur

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1