Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka
Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka
Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka
Ebook201 pages2 hours

Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Jezu Krishti zbulon parimin tronditës që drejton mbarësinë dhe pasurinë. Ai që ka do të ketë më shumë! Tingëllon e padrejtë! Megjithatë, ky është realiteti që luhet para nesh çdo ditë.
Ky libër kërkon të shpjegojë këtë varg që pak kuptohet. Do të fitosh mendjemprehtësi në misterin e prosperitetit ndërsa studion këtë libër të ri nga Dag Heward-Mills.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290119
Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka

Related ebooks

Reviews for Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Atij Që Ka, Do T'i Jepet Dhe Do T'i Teprojë, Por Atij Që Nuk Ka, Do T'i Merret Edhe Ajo Që Ka - Dag Heward-Mills

    Ai që ka dhe ai që nuk ka

    A është e vërtetë?

    Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka

    Marku 4:25

    D uhet të jetë e vërtetë, edhe pse tingëllon e çuditshme! Sa deklaratë e padrejtë e Shkrimit! Pse duhet që ata që kanë, të marrin edhe më? Ndërsa ata që kanë pak, ta humbasin edhe atë që kanë? Pse ndodh që edhe në jetën reale ata që kanë, vënë edhe më shumë pasuri? Pse ndodh pikërisht e kundërta e asaj që presim?

    Edhe pse ky pasazh i Shkrimit tingëllon si i padrejtë, është i vërtetë për dy arsye. Është i vërtetë, sepse u deklarua nga Jezusi. Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e Tij nuk do të kalojnë (Mateu 24:35). Fjalët e Jezusit janë fjalët më të fuqishme të folura në histori.

    Arsyeja e dytë është se ne vetë e shohim dhe e dëshmojmë vërtetësinë e këtij pasazhi në realitetin që na rrethon. Gjithkush dëshiron të ketë më shumë, e megjithatë jo të gjithë ia dalin ta realizojnë këtë. Pra, kush është ai që me të vërtetë merr më shumë?

    Të gjithë shpresojmë që ata që nuk kanë të ngrihen në standardin e jetës. Duam që të gjithë të kenë së paku gjërat thelbësore. Por, jeta dhe historia na tregojnë se ai që ka është ai që merr më shumë në çdo drejtim. Mjafton të hidhni një vështrim përreth dhe të shihni që janë ata që nuk kanë shumë që po e humbasin edhe atë që kanë! Pra, mund të konstatojmë se fjalët e Jezusit janë të vërteta.

    Ky libër flet për këtë pasazh të çuditshëm. Ju do të zbuloni se ky Shkrim gjen zbatim si për gjërat fizike, ashtu dhe shpirtërore. Le të shohim se çfarë do të thotë me «atij që ka… ».

    Atij që ka gjëra fizike

    1. Ai që ka para, shtëpi dhe makina do të ketë edhe më me shumicë para, prona, makina.

    I pasuri ai që ka e shton pasurinë dhe nuk vuan dhe as i mungon ndonjë gjë asnjëherë, ndërsa të varfrit, varfërohen edhe më, me kalimin e çdo dite.

    Afrika, kontinenti më i varfër në botë është e vetmja pjesë e botës që është varfëruar vazhdimisht gjatë tridhjetë viteve të fundit. Amerika dhe Evropa, të cilat tashmë janë të pasura, janë bërë më të pasura dhe kanë rritur rezervat e tyre të arit, pasurinë dhe pronat e tyre. Nga ana tjetër, Afrika, e cila ka nevojë për më shumë infrastrukturë, ka shkatërruar edhe atë që kishte nga luftërat civile dhe konfliktet fisnore.

    Është e qartë se njeriu që zotëron një shtëpi ka më shumë gjasa të bëhet edhe me me të tjera. Ai që nuk ka në pronësi një shtëpi, i ka më të pakta mundësitë për të zotëruar një të tillë në të ardhmen. Nuk është çudi, që ai që nuk ka një shtëpi, ta humbasë strehimin aktual. Nuk është çudi që ponari i shtëpisë të atij që nuk e ka shtëpinë e vet, t’i kërkojë të largohet nga vendbanimi.

    Ata që kanë në pronësinë e tyre makina, në të ardhmen mund të blejnë edhe të tjera. Të varfërit që nuk kanë asnjë makinë në zotërim, ata që marrin gjithnjë autobusin ose ndonjëherë edhe taksi, ka më shumë gjasa që të vijojnë ta bëjnë këtë edhe në vitet që vijojnë.

    2. Ai që ka një punë, do të ketë edhe oferta të tjera punësimi.

    Ka të ngjarë që ai që ka një punë, të prezantohet me mundësi të tjera punësimi. Nëse je kuzhinier në Tulip Hotel Golden nuk është çudi të bini në kontakt me hotelin e ri Sheraton e pas pak kohe të bëheni shef i kuzhinës së saj. Për fat të keq, dikush që sapo ka mbaruar kursin e kuzhinierisë në shkollën lokale, ka gjasa më të vogla të marrë një ofertë të tillë. Ai që ka një punë, ka më tepër mundësi t'i prezantohet një ofertë tjetër pune. Atij që punon si arkëtar i një banke, ka më shumë gjasa t'i ofrohet një një propozim edhe më i mirë nga një bankë tjetër. Fatkeqësisht ai që ka vetëm diplomën e universitetit, ka më pak të ngjarë t'i afrohet bankës. Ky person do të kërkojë me zell për një punë dhe do të kthehet duarbosh shumë herë.

    3. Ai që ka fëmijë do të bekohet edhe me të tjerë.

    Prindërit që tashmë kanë fëmijë e kanë më të lehtë të presin në jetë edhe fëmijët pasardhës. Nuk është e pazakonshme që nënat të jenë disi të pakënaqura, kur mësojnë për shtatzaninë e re. Ato tashmë kanë disa fëmijë. Mjerisht, ata që nuk kanë asnjë fëmijë, përpiqen fort të kenë vetëm një. Është një paradoks i trishtë, por një realitet në botën tonë.

    4. Ai që ka pushtet politik, do ta zgjerojë edhe më rritjen e këtij pushteti.

    Familjet me pushtet politik kanë më shumë gjasa të kenë më shumë fuqi politike. Ju mund të shtroni pyetjen: Pse familja Bush duhet të ketë dy presidentë amerikanë?. E njëjta gjë për familjen Kenedi. Pse të ketë dy presidentë?.

    Mbase dëshironi që një familje tjetër të ketë politikanë a presidentë të njohur. Por gjasat janë më të mëdha që politikanët a presidentët të vijnë nga familje tashmë të njohura.

    5. Ai që ka shkollim do të ketë mundësi të tjera shkollimi.

    Ka më shumë gjasa që një familje avokatësh dhe mjekësh të nxjerrë nga anëtarët e vet juristë dhe mjekë të tjerë. Gjasat janë më të vogla për një familje analfabetësh a një familje të pazhvilluar; ndodh më rrallë që një familje e tillë të ketë pasardhës që do të bëhen juristë, mjekë dhe shkencëtarë.

    Pra, Shkrimi përmbushet përsëri. Kam vënë re që një familje e arsimuar vetëm sa vjen e bëhet edhe më e edukuar. Ndërsa familja që nuk ka të shkolluar në mesin e saj, duket se me kalimin e kohës e humbet edhe atë pak shkollim që kishte.

    6. Ai që ka miq në vende me ndikim, vetëm sa do ta zgjerojë rrethin e miqve të tillë.

    Ai që njeh njerëz të rëndësishëm ka të ngjarë të njohë njerëz edhe më të rëndësishëm me kalimin e viteve. Një analfabet i varfër a një fshatar që nuk ka në rrethin e tij miqësor inxhinierë, mjekë a juristë, ka më pak gjasa të njohë njerëz me rëndësi vitin e ardhshëm. Madje për shkak të gjendjes së tij financiare, ka gjasa që njerëzit ta humbin interesin për të dhe të ketë edhe më pak miq.

    7. Ai që është i famshëm, do të fitojë edhe më famë.

    Atij që ka famë, vetëm sa do të njohë rritje nëse vijon të bëjë gjërat që është duke bërë aktualisht. Një njeri i panjohur diku në një fshat, ka pak gjasa të bëhet i njohur vitin që vjen.

    Ai që ka gjëra frymërore

    1. Ai që ka njohurinë e Perëndisë ka më shumë gjasa të thellohet në këtë njohuri. Ai ka mundësi të rritet në njohurinë dhe frikën e Perëndisë. Njerëz të tillë të vajosur, do të bëhen edhe më të vajosur në vitet e ardhshme.

    2. Ungjilltari që ka fituar shumë shpirtra për Zotin ka gjasa të fitojë të tjerë vitin e ardhshëm. Ka të ngjarë që ata të kenë fushata edhe më të mëdha ungjillëzuese, ndërsa ai që ka një grup të vogël do të përjetojë zvogëlimin e pjesëmarrjes në fushatat e tij të vogla. I riu në kishë që ka fituar vetëm një shpirt gjatë gjithë jetës së tij të krishterë, nuk ka gjasa të fitojë dikë tjetër këtë vit.

    3. Pastori i një kishë të madhe, ka gjasa të ketë një kishë edhe më të madhe vitin e ardhshëm. Pastori i një kishë të madhe, ka më tepër gjasë të ketë një kishë edhe më të madhe në të ardhmen e tij. Nga ana tjetër, nuk do ishte aspak çudi, që një kishë e vogël të zvogëlohet edhe më. Një kishë e vogël ka më tepër mundësi të humbasë anëtarët e saj dhe të mbyllet.

    4. Shërbëtori i vajosur i Perëndisë sa vjen e bëhet më i talentuar dhe i vajosur. Duket që janë ata të cilët shkojnë në territore edhe më të thella, që bëjnë vepra të mahnitshme për Zotin. Ndërsa ata që nuk janë të talentuar duket të humbasin edhe atë pak tërheqje që kishin; sikur vajosja e tyre zbehet.

    5. Pastorët dhe kishat që zotërojnë ndërtesat e kishave të tyre, ka mundësi të bekohen e të shtohen me prona të tjera. Ata që nuk kanë një shtëpi ku të mblidhen për bashkësinë e tyre janë të cenueshëm të dalin nga vendi që kanë me qira. Anëtarët e kishës po i lënë kishat e vogla për kisha më të mëdha, duke bërë që këto kisha të bëhen edhe më të vogla.

    6. Kishat që kanë të ardhura të mira, mund të kenë kapital më të madh vitin e ardhshëm. Nuk është çudi që kishat me pak kapital financiar të humbasin anëtarë, si dhe të humbasin të ardhurat për vitin që vjen.

    7. Drejtuesit/shërbestarët e ungjillit që kanë trajnuar drejtues të ardhshëm ka gjasa të shtrijnë edhe më ndikimin e tyre trajnues. Ata që nuk kanë trajnuar kurrë drejtues, ka më pak gjasa të kenë ndonjë ndjekës.

    Pse ndodh kështu?

    Pse kjo deklaratë e Jezusit "Sepse atij që ka, do t’i jepet" është kaq e vërtetë?

    Pse Atij që ka do t'i jepet edhe më tepër?

    Ata që kanë bënë disa gjëra që e bënë të mundur ardhjen e tyre në këtë pozitë. Zakonisht, ata që kanë praktikopjnë pa hequr dorë të njëjtat parime të rritjes e zhvillimit.

    Pse Atij që nuk ka do t'i merret edhe ajo që ka

    Ia merrni, pra, këtij talentin dhe ia jepjani atij që ka dhjetë talenta.

    Mateu 25:28

    Ata që nuk kanë shumë, nuk praktikojnë disa parime të caktuara dhe as ndjekin disa ideale që çojnë në pasuri. Zakonisht, ata këmbëngulin në parime dhe ide të pavlera, që i kanë çuar në gjendjen e tyre ekzistuese të varfërisë. Kjo shkakton thellimin e varfërisë dhe bën që problemet e tyre sa vijnë e bëhen më të ndërlikuara.

    Mjafton një vështrim i shpejtë në vendet dhe ekonominë afrikane dhe do të zbulojë varfëri edhe më të ndërlikuar dhe të rrënjosur se pesëdhjetë vjet më parë. Nëse u desh një mrekulli për ta çliruar Afrikën nga varfëria e saj koloniale, do të duhen një mijë mrekulli të tjera për ta nxjerrë nga gjendja ku ndodhet. Kjo sepse vështirësitë dhe sfidat e saj janë rritur, shumëfishuar dhe zhvilluar në probleme komplekse të cilat duan zgjidhje po aq komplekse.

    Një shërbesë që po përballet me një krizë të thellë, me vështirësi dhe varfëri, shpesh ka probleme që shkojnë përtej syrit natyror. Shpesh, ata kanë probleme të thella, të ndërlikuara dhe që shkojnë pas në të shkuarën. Shpesh këto probleme janë pleksje të problemeve të tjera të ngatërruara. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha: Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka

    Çfarë duhet të bëjmë?

    Çfarë duhet të bëjmë tani? Duhet të identifikojmë me paanësi shkaqet e pabarazisë që ekzistojnë sot në botën tonë - qofshin shpirtërore, qofshin financiare. Duhet të identifikojmë ato dallimet e vogla që sjellin edhe ndryshimet e mëdha që shohim. Ne vetë duhet të vëmë në zbatim mësimet që shohim te Ai që ka. Nuk ka mënyrë më të shpejtë për të dalë nga varfëria drejt pasurisë.

    Ky nuk është një libër mbi begatinë, jo se ka ndonjë të keqe me libra të tillë. Unë vetë besoj te begatia. Por ky është një libër që shkon më tej në kërkimin e kuptimit të fjalëve të fshehta të Jezusit: Atij që ka do t'i jepet dhe më atij që nuk ka, do t'i merret dhe ajo që ka. Nëse i zbatoni parimet e këtij libri, do të bëni pjesë e kategorisë së Atij që ka.

    Çuditërisht, kërkimet e bëra nga studiues laikë e vërtetojnë dhe e pohojnë këtë të vërtetë të fjalëve të Jezusit. Një vështrim i hollësishëm në gjërat që kanë zbuluar, është me dobi për të kuptuar se pse Atij që ka do t’i jepet më shumë dhe Atij që nuk ka do t'i merret dhe ajo që ka.

    Fjalët e Jezusit janë kaq të thella. Pa qenë nevoja për studime, ato fjalë shpjegojnë se çfarë qëndron pas atyre që hyjnë në kategorinë e atyre që kanë dhe atyre nuk kanë.

    Mos e përbuzni njohurinë dhe urtësinë e shpalosur në këtë libër. Merreni seriozisht sepse Fryma e Perëndisë është Fryma e dijes.

    Në të vërtetë, nuk ka urtësi si dituria e Jezusit dhe nuk ka fjalë si Fjala e Tij. Qielli dhe toka do të kalojnë, por ju do të zbuloni se atij që ka do t’i jepet më shumë dhe atij që nuk kanë do t'i merret dhe ajo pak që ka.

    Kapitulli 2

    Atij që ka do t’i jepet e do t'i teprojë, për shkak të qëndrimit pozitiv dhe cilësive të mira që ka.

    Edhe për këtë arsye, duke treguar çdo zell, t`i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe në virtyt njohurinë, dhe në njohuri përmbajtjen dhe në përmbajtje durimin, dhe në durim perëndishmerinë, dhe në perëndishmëri dashurinë vëllazërore dhe në dashurinë vëllazërore dashurinë. Sepse NËSE KËTO GJËRA GJENDEN NË JU DHE SHTOHEN, nuk do t`ju lejojnë të BËHENI PËRTACË DHE AS TË PAFRYT në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

    2 e Pjetrit 1:5-8

    Shkrimi i mësipërm tregon se nëse je i pajisur me disa gjëra, nuk do të jesh përtac dhe as i pafryt apo i padobishëm. Këto gjëra të referuara nga Pjetri si zelli, besimi, virtyti, përmbajtja etj, janë cilësi pozitive. Këto cilësi në karakterin e një njeriu e bëjnë atë të frytshëm dhe produktiv.

    Janë tiparet pozitive në personalitetin e dikujt që e bëjnë të triumfojë e të dalë nga zonat e pafrytshme, joproduktive dhe të pabegata. Pafrytshmëria na paraqet një peizazh të bjerrë, me fare pak produktivitet. Fushat e thata dhe të shterrura të Atij që nuk ka dëshmojnë për mungesën e tipareve të caktuara pozitive në jetën e një individi. Por cilat janë karakteristikat pozitive të një individi që e bëjnë atë të jetë Atij që ka?. Ky kapitull flet pikërisht për këtë. Janë nëntë tipare të rëndësishme, tipare pozitive që janë të lidhura me frytshmërinë dhe mbushullinë.

    Këto cilësi dalin në pah në Fjalën e Perëndisë dhe në pasazhin e lartpërmendur. Ato janë veçori vetjake që mund të bëjnë të pasur çdo njeri.

    Këto veçori personale duhet të identifikohen, të nxiten dhe të zhvillohen brenda teje me qëllim që të bëhesh Ai që ka. Bibla na mëson që kur këto cilësi janë të pranishme nuk do të ketë as pafrytshmëri, as shterpësi dhe as varfëri.

    Cilësitë/tiparet pozitive janë zelli, besimi, virtyti, njohuria, përmbajtja, durimi, perëndishmëria, dashuria vëllazërore dhe dashuria. Për shkak se këto tipare janë aq të rëndësishme duhet të dish disa gjëra për secilën prej tyre, si dhe të dish si funksionojnë.

    CILËSI POZITIVE: ZELLI

    Ja si përkufizohet zelli: Zelli është përpjekje e këmbëngulje e pareshtur nga një njeri për të zgjidhur një problem, për të tejkaluar një vështirësi

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1