Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Një Prej Jush Është Një Djall
Një Prej Jush Është Një Djall
Një Prej Jush Është Një Djall
Ebook150 pages2 hours

Një Prej Jush Është Një Djall

Rating: 4 out of 5 stars

4/5

()

Read preview

About this ebook

Këtë thënie të thellë, "një prej jush është një djall, e tha Jezus Krishti për grupin e tij të vogël prej dymbëdhjetë dishepujsh. Shumë prej nesh janë keqtrajtuar nga djalli, sepse ne nuk e dimë si ta zbulojmë atë apo të identifikojmë veprën e duarve të tij. Në këtë libër të bekuar, do të zbulosh mëkatet e djallit dhe do të vendosësh që të mos ecësh kurrë në to. Asnjëherë mos u zbatoftë për ty fraza: "një prej jush është një djall!

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2018
ISBN9781641348232
Një Prej Jush Është Një Djall
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Një Prej Jush Është Një Djall

Related ebooks

Reviews for Një Prej Jush Është Një Djall

Rating: 4 out of 5 stars
4/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Një Prej Jush Është Një Djall - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Si mund të bëhen mëkatet e djajve, mëkate të njerëzve

    Jezusi iu përgjigj atyre: «A nuk ju kam zgjedhur unë ju të Dymbëdhjetët? Dhe NJË PREJ JUSH ËSHTË NJË DJALL». 

    Gjoni 6:70

    Jezusi u tha dishepujve të Tij, Një prej jush është një djall.  Jezusi e njihte djallin që nga koha e rënies së tij.  Ai ia njihte djallit mbrapshtinë, ligësinë, natyrën, mëkatet dhe rënien.  Që Jezusi të thoshte për dishepujt e tij Një prej jush është një djall, ishte vërtet një thënie e fortë. 

    Kjo donte të thoshte se një nga dishepujt po ecte në mëkatet dhe hapat e vetë djallit.  Një nga dishepujt e tij po sillej tamam si djalli.  Ishte kaq e lehtë për Jezusin që ta dallonte djallit, sepse ai ia njihte Luciferit lavdinë e shkuar, mëkatet dhe rrëzimin! 

    Sot, shumë qenie njerëzore janë duke ecur në mëkatet dhe hapat e Luciferit.  Ata kryejnë një nga një, të gjithë mëkatet që kreu Satani.  Shumë pastorë ecin në të njëjtat hapa që eci Luciferi dhe përfundojnë në të njëjtën gjendje të ngatërruar errësire në të cilën është sot Satani.  A po sillesh si djalli?  A mos je ti vetë një djall?  A njeh njeri që po sillet si djalli dhe po kryen të gjitha mëkatet që kreu Luciferi?  

    Sot, Satani është i lidhur dhe i kufizuar në vargonjtë e errësirës në vend që të ishte i lirë dhe i lumtur në sferat e dritës dhe përjetësisë.  Jeta e tij, shërbesa e tij dhe e ardhmja e tij janë shkatërruar për shkak të gabimeve dhe mëkateve që ai bëri ndërkohë që ishte një engjëll në qiell.  Ai çorientoi mijëra engjëj dhe është shkaktari i gjithë rrëmujës, trazirës dhe ligësisë që është sot në botë.  

    Shumë shërbyes jetojnë në çoroditje dhe janë të kufizuar në dështim, skamje, dhe errësirë ekstreme.  Ata nuk janë të ndërgjegjshëm as se çfarë po iu ndodh atyre.  Ata nuk e kuptojnë pse shërbesat e tyre janë kaq të pakta, të kufizuara dhe të ngrata.  

    Në këtë libër do të zbulosh secilin prej mëkateve të Satanit dhe pasi ta kesh lexuar këtë libër, nuk do të ecësh në to!   

    Në këtë libër, dua të tregoj se si mund të shmangesh nga transformimi në një djall dhe të parandalosh shkarjen në mëkatet e Satanit.  Çdo shërbyes i ungjillit duhet të dëshirojë me zjarr mënjanimin nga ecja në hapat e Luciferit i cili dikur ishte një nga shërbyesit më të lartë të Perëndisë.  Në rast se Luciferi, që banonte në dritë, mund të rrëzohej dhe të shkaktonte trazirë, sa më tepër gjasa ka për ne që jetojmë në këtë botë të errët dhe të verbër!

    Kapitulli 2

    A ka djaj njerëzorë?

    Jezusi iu përgjigj atyre: «A nuk ju kam zgjedhur unë ju të Dymbëdhjetët? Dhe NJË PREJ JUSH ËSHTË NJË DJALL».

    Gjoni 6:70

    Ti duhet ta pranosh se një person në jetën tënde, për një moment mund të jetë një djall i prekshëm dhe i gjallë në veprim.  Një personi të tillë, nuk duhet t'i bindesh, nuk duhet t'i nënshtrohesh dhe atë person nuk duhet ta dëgjosh.

    Ti nuk duhet të veprosh sipas asaj që sheh.  Duhet të veprosh sipas zbulesës hyjnore që merr për personin me të cilin po përballesh.  

    Disa njerëz duhen trajtuar si djaj sepse ata (qoftë edhe sikur vetëm për një periudhë kohe) janë për ty djaj në kuptimin e parë të fjalës.  Disa njerëz janë krejtësisht të zotëruar dhe të zaptuar nga djalli!  Mostrajtimi i disa njerëzve si djaj do të rezultojë në probleme serioze.  Pse do ta thosha një gjë të tillë?  Shkrimi na mëson se ne nuk luftojmë kundër mishit dhe gjakut, por kundër principatave dhe fuqive.  Nga ky shkrim, është e qartë se armiku ynë nuk është mish dhe gjak, por është një frymë!  Në të vërtetë, ndeshja, përpjekjet dhe lufta jonë nuk është me mishin dhe me gjakun.  Është me frymërat e liga.  

    Megjithatë, këto frymëra të këqija janë në gjendje që të banojnë, ndikojnë dhe zotërojnë disa qenie njerëzore në një masë kaq të madhe, saqë është e vështirë që të bësh dallimin mes qenies njerëzore dhe djallit.  Kur ndodh kjo gjë, qeniet njerëzore bëhen djaj në kuptimin e mirëfilltë dhe duhen trajtuar si të tillë.  

    Do doja të theksoja se në qoftë se një qenie njerëzore banohet plotësisht, ndikohet krejtësisht dhe përdoret tërësisht nga djalli, ti nuk duhet të lejosh që ai person të funksionojë rreth teje.  Kam parë shërbesa që kanë shkuar në shkatërrim për shkak se pastorët ishin shumë të mirësjellshëm, shumë miqësorë dhe tepër të përmbajtur në marrëdhëniet me djallin.  Gjithashtu kam parë shërbesa që janë shkatërruar për shkak se pastorët ishin shumë të mirësjellshëm, shumë miqësorë dhe tepër të përmbajtur në marrëdhëniet me njerëzit që vepronin si vetë djalli!    

    Ka disa qenie njerëzore të cilat ti duhet t'i shohësh si vetë djalli.  Ti duhet të flasësh me këta njerëz sikur të ishe duke folur me vetë djallin!  Mosbërja e kësaj gjëje do të thotë që ta lejosh djallin që të ekzistojë dhe manovrojë lirisht rreth teje dhe kundër teje.  

    Diabolos

    Fjala, ‘diabolos’ zakonisht përkthehet në fjalën ‘djall’ dhe i referohet djallit në kuptimin e parë të fjalës.  Fjala diabolos është përdorur tridhjetë e tetë herë në të gjithë Dhjatën e Re.  Tridhjetë e tetë herë, fjala diabolos është përkthyer në fjalën djall.  Për shembull, Atëherë Jezusi u çua prej Frymës në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. 

    Megjithatë, në tri raste shumë kuptimplota, fjala diabolos është përdorur për të përshkruar qeniet njerëzore.  A nuk është e habitshme?  Fjala diabolos përdoret për t'iu referuar askujt tjetër përveç Judë Iskariotit, disa grave pastorësh dhe disa grave të moshuara.  (Ju lutem, verifikojeni vetë këtë gjë).  Në qoftë se ajo që po them është në Bibël, ti duhet ta besosh atë.  

    Ndiq shembullin e Jezus Krishtit dhe sillu me disa njerëz si djaj

    1. Jezusi u soll me Pjetrin sikur Pjetri të ishte djalli.  

    Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: «Tu dhimbstë vetja o Zot; kjo mos të të ndodhtë kurrë». 

    Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: «LARGOHU PREJ MEJE, O SATAN! Ti je një skandal për mua, sepse s’ke ndër mend punët e Perëndisë, por punët e njerëzve». 

    Mateu 16:22-23

    Po ashtu si Jezusi, edhe ti duhet të pranosh realitetin që disa njerëz përkohësisht zotërohen dhe përdoren nga djalli në një mënyrë të tillë që ata bëhen djaj të mirëfilltë e të njëmendtë në jetën tënde.  Pjetri, të cilin Jezusi e kishte caktuar si kreun e kishës, për një moment veproi si një djall i mirëfilltë dhe Jezusi u soll me të në mënyrë të prerë dhe vendimtare.  Jezusi nuk e lejoi atë që të vazhdonte të fliste në praninë e Tij.  Jezusi nuk e lejoi atë që të vazhdonte të vepronte në jetën e Tij. 

    Jezus Krishti nuk tha se Pjetri po ndikohej nga Satani!  Jezusi iu drejtua Pjetrit si vetë Satani!  

    Pjetri e njihte Jezusin.  Caktimi i tij si kreu i kishës ndoshta i kishte rënë në kokë dhe ai nuk po qëndronte në vendin që i takonte.  Ai tentoi të drejtonte Jezusin në shërbesën e Tij.  Ai filloi të qortonte Birin e Perëndisë.  Ai po i thoshte Jezusit që ta harronte këtë kryqin e pakuptimtë!  Mbani mend se predikimi i kryqit është marrëzi për shumë njerëz!  Ishte vërtet një marrëzi për Pjetrin në atë ditë.  Ai i tha Jezusit se nuk kishte nevojë që ta mbante në supe kryqin dhe as të kryqëzohej në ndonjë kryq.  Jezusi e pa qartë dhe pa përtej papjekurisë dhe sjelljes së lirshme të Pjetrit.  Por ai nuk tha që Pjetri po tregohej i papjekur dhe as me një sjellje të lirshme.  Ai dalloi se Satani po përdorte zërin e Pjetrit.  Ai e qortoi Pjetrin në çast dhe e ndali Satanin menjëherë.  

    Në qoftë se njerëzit do ta kishin dalluar zërin e Satanit në kohën kur Adolf Hitleri po mbante fjalime më 1933, ata do ta kishin ndaluar atë në rrugën për ku ishte nisur.  Por madje edhe pastorët e nderuan si hero këtë vrasës në masë.  Adolf Hitleri shkaktoi vdekjen e pesëdhjetë milionë njerëzve.  Ai me dashje dërgoi shumë njerëz drejt vdekjes.  Udhëzimet e fundit që la ai ishin që të shfarosej vetë populli i tij gjerman.  Ai tha se ata nuk e meritonin të jetonin sepse kishin humbur luftën.  Lejimi i këtij njeriu që të fliste, të jetonte, të vepronte, të përparonte dhe të bëhej një udhëheqës ishte gabimi më i madh që kishte bërë ndonjëherë Gjermania.  Satani duhet dalluar dhe duhet ndalur për në rrugën ku është nisur!   

    Mos lejo që djalli të veprojë në jetën tënde as për një minutë.  Bëhu i mençur dhe i shpejtë si Jezus Krishti.  Nëse do të gjeje një nepërkë në kuzhinë, a do ta lejoje që të qëndronte aty edhe për ca javë të tjera?  

    Ruhu nga njerëzit të cilët lejojnë që nepërkat të jetojnë në kuzhinat e tyre!  Ata po bëjnë një gabim të tmerrshëm!  

    Ruhu nga ata njerëz që ndërmarrin sjellje të lirshme ndaj teje!  

    Ruhu nga ata njerëz që nuk qëndrojnë në vendin që iu takon!  Njerëz të tillë harrojnë faktin se nuk është vendi i tyre që të drejtojnë, kontrollojnë apo korrigjojnë shërbëtorin e Perëndisë.  

    Përballja me anën njerëzore të njerëzve të Perëndisë mund t'ju bëjë konfuzë dhe t'ju tundojë që të mos jeni korrektë e të rregullt.  

    2. Jezusi u soll me Judën sikur Juda të ishte djalli.  

    Jezusi iu përgjigj atyre: «A nuk ju kam zgjedhur unë ju të Dymbëdhjetët? Dhe NJË PREJ JUSH ËSHTË NJË DJALL».

    Gjoni 6:70

    Dishepulli dhe shoku mund të bëhet diabolos (një djall) dhe të sillet tamam si djalli. 

    Jezusi e quajti diabolos personin e vet të besuar për financatJudë Iskariotit i referohet si diabolos.  Lejimi i një tradhtari të pabesë që të funksionojë rreth teje mund të përngjajë vetëm me lejimin e një kobre të vërtetë që të jetojë dhe të endet lirisht nëpër shtëpinë tënde.  

    Mos lejo asnjë person të pabesë që të rrijë afër teje.  Mos i lejo kobrat që të ekzistojnë mes stafit tënd pastoral.  Identifikojini dhe tregojuni shpejt vendin atyre.  

    Jezusi e quajti Judën një djall.  Ai nuk tha që Juda po ndikohej nga djalli.  Ai tha që Juda ishte një djall.  Ai tha: "A nuk ju kam zgjedhur unë ju të Dymbëdhjetët? Dhe një prej jush është një djall."  Në qoftë se e lejon djallin që të veprojë lirisht në jetën dhe shërbesën tënde, sigurisht që do të kesh probleme.  Lejimi i një bashkëpunëtori të pabesë që të veprojë lirisht në kishë do të ishte njëlloj si të lejoje djallin që të bëjë ç'të dojë në kishë. 

    A mund ta imagjinoni të keni një gjarpër me zile në kuzhinën e shtëpisë suaj?  A do të vazhdonit që ta lejonit të jetonte atje?  A nuk do ta trajtonit si një vrasës?  Në qoftë se do të gjenit një gjarpër mamba në shtëpi, thjesht do ta linit aty?  A nuk do të silleshit me të si diçka shumë të rrezikshme në jetën tuaj?  A nuk do ta trajtonit si diçka që sjell vdekje?  A nuk do të bënit gjithçka për ta nxjerrë nga jeta juaj?  A nuk do të mundoheshit ta vrisnit atë?  Besoj se një gjarpër

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1