Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!
Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!
Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!
Ebook234 pages3 hours

Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autori i shumë librave, duke përfshirë edhe librin shumë të shitur “Besnik dhe i pabesë.” Ai është themeluesi i denominacionit të më shumë se dy mijë kishave të quajtur Kisha Fanar Ndërkombëtare- The Lighthouse Chapel International
Dag Heward-Mills, është një ungjilltar ndërkombëtar, ai drejton fushata ndërkombëtare shëruese për Jezusin dhe drejton konferenca kudo në botë. Për më shumë informacion vizitoni http://www.dagHewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateSep 2, 2018
ISBN9781641348218
Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!

Related ebooks

Reviews for Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata!

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Të njohësh armiqtë e tu të padukshëm...dhe t’i mposhtësh ata! - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Lista e armiqve të padukshëm

    Bibla na jep një listë të bollshme të armiqve të padukshëm.  Është detyra jonë që ta besojmë Fjalën e Perëndisë dhe të luftojmë kundër secilit prej tyre derisa t’i mposhtim e t’i hedhim poshtë këmbëve tona. Mos e nënvlerëso realitetin e botës frymërore.  Bota e frymërave është një botë reale. Kjo botë është bota e përkohshme (joreale).  Më poshtë është një listë e armiqve të padukshëm të cilët duhet të presësh që të takosh ndërkohë që jeton në këtë tokë.  Jezus Krishti nuk shkoi larg para se të takonte djajtë.  Ai u takua me djajtë përgjatë gjithë jetës dhe shërbesës së Tij në këtë tokë.  

    1. Principatat janë armiq të padukshëm.

    Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. 

    Efesianëve 6:12

    2. Fuqitë janë armiq të padukshëm. 

    Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. 

    Efesianëve 6:12

    3. Sunduesit e Errësirës Frymërore janë armiq të padukshëm. 

    Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. 

    Efesianëve 6:12

    4. Ligësia Frymërore është një armik i padukshëm. 

    Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. 

    Efesianëve 6:12

    5. Frymërat e ndyra janë armiq të padukshëm. 

    Atëherë të gjithë i pushtoi habia dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Ç’fjalë është kjo? Sepse ai urdhëron me autoritet dhe fuqi FRYMËRAT E NDYRA dhe ata dalin!».

    Luka 4:36

    Dhe Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij pranë vetes, u dha pushtet t’i dëbojnë FRYMËRAT E NDYRA, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë. 

    Mateu 10:1

    6. Frymërat e papastra që sjellin mangësi janë armiq të padukshëm. 

    Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma duke rendur, e qortoi FRYMËN E NDYRË duke thënë: «O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!». 

    Marku 9:25

    7. Engjëjt e rënë janë armiq të padukshëm. 

    Dhe ata ENGJËJT, QË NUK E MBAJTËN GJENDJEN E TYRE TË PARË, po lanë banesën e vet, i mbajti me pranga të përjetshme poshtë në errësirë për gjyqin e ditës së madhe.

    Juda 1:6

    8. Pushtetarët e kësaj Bote janë armiq të padukshëm. 

    Të cilën asnjë nga PUSHTETARËT E KËSAJ BOTE nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë. 

    1 e Korintasve 2:8

    9. Demonët janë armiq të padukshëm. 

    Dhe dëbonin shumë DEMONË dhe vajosnin me vaj shumë të sëmurë dhe i shëronin.

    Marku 6:13

    10. Fronet janë armiq të padukshëm. 

    Sepse në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe, ato që duken dhe ato që nuk duken: FRONE, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha janë krijuar me anë të tij dhe ndaj tij;

    Kolosianëve 1:16

    11. Zotërimet janë armiq të padukshëm. 

    Sepse në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe, ato që duken dhe ato që nuk duken: frone, ZOTËRIME, principata dhe pushtete; të gjitha janë krijuar me anë të tij dhe ndaj tij;

    Kolosianëve 1:16

    12. Mizat dhe insektet frymërore janë armiq të padukshëm.   

    Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jerusalemi, thoshin: «Ai ka BEELZEBUBIN dhe i dëbon demonët me kreun e demonëve». 

    Dhe ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: «Si mundet që satani të dëbojë satanin? Dhe në qoftë se një mbretëri është e përçarë në vetvete, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë. 

    Marku 3:22-24

    13. Shpendët frymërorë të ndyrë e të urryer janë armiq të padukshëm.  Disa demonë janë quajtur me termin shpendë të urryer.

    Dhe bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: «Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e ÇDO SHPENDI TË NDYRË DHE TË URRYER. 

    Zbulesa 18:2

    14. Frymërat që i ngjajnë bretkosave janë armiq të padukshëm.   Disa demonë quhet të ngjashëm me bretkosat.

    Dhe pashë të dilnin prej gojës së dragoit, prej gojës së bishës dhe prej gojës së profetit të rremë, tri FRYMË TË NDYRA, QË U NGJANIN BRETKOSAVE. Sepse janë frymëra të demonëve që bëjnë shenja, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t’i mbledhin për luftën e asaj dite të madhe të Perëndisë së Gjithëpushtetshëm.

    Zbulesa 16:13-14

    15. Akrepat frymërorë janë armiq të padukshëm:  Disa frymëra të liga quhen akrepa.

    Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe AKREPA, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do t’ju dëmtojë. 

    Luka 10:19

    16. Dragonjtë frymërorë janë armiq të padukshëm:  Disa frymëra të liga quhet dragonj.

    Dhe DRAGOI I MADH, gjarpri i lashtë, i quajtur djall edhe satan, që mashtron gjithë botën, U HODH NË DHE; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.

    Zbulesa 12:9

    17. Gjarpërinjtë frymërorë janë armiq të padukshëm:  Disa frymëra të liga quhen gjarpërinj.  Pa dyshim, këta nuk janë gjarpërinj fizikë, por gjarpërinj frymëror.  

    Atëherë GJARPRI nxori nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi.

    Zbulesa 12:15

    18. Kuajt frymërorë dhe kalorësit e tyre janë armiq të padukshëm.  

    Dhe pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që ishte ulur mbi të emrin e kishte Vdekja, dhe ferri e ndiqte pas. Dhe iu dha atyre pushtet mbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me uri e me vdekje dhe nëpërmjet bishave të dheut. 

    Zbulesa 6:8

    19. Përbindëshat frymërorë që vijnë nga deti janë armiq të padukshëm. Disa frymëra të liga quhen me emrin Leviathan. Leviathani është një përbindësh i njohur deti ose një krijesë detare me shumë koka. 

    Copëtove kokat e LEVIATHANIT dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës. 

    Psalmet 74:14

    20. Përbindëshat e detit me shumë koka janë në listën e armiqve të padukshëm.  Disa demonë janë përbindësha me shumë koka që jetojnë në det.  Disa persona i quajnë këta frymëra deti.

    Dhe pashë TË NGJITEJ NGA DETI NJË BISHË, që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë, dhe mbi brirët e saj dhjetë diadema dhe mbi krerët e saj emër blasfemie.

    Zbulesa 13:1

    21. Përbindëshat që vijnë nga nëntoka janë në listën e armiqve të padukshëm.  Disa demonë janë përbindësha me shumë koka që rrinë nën tokë.  Këto janë frymëra toke.  

    Dhe pashë NJË BISHË TJETËR, QË NGJITEJ NGA DHEU, dhe kishte dy brirë që i ngjanin qengjit, dhe fliste si një dragua. 

    Zbulesa 13:11

    Kapitulli 2

    Dhjetë detyra të demonëve kundër teje

    Sepse m’u hap një derë e madhe dhe efikase, dhe KUNDËRSHTARË KA SHUMË. 

    1 e Korintasve 16:9

    Asnjë thirrje nuk shkon pa kundërshtim

    Nuk ka asnjë thirrje apo ngarkesë me një detyrë që të shkojë pa kundërshtim.  Në qoftë se të thërret Perëndia, ti do të kundërshtohesh nga djalli.  Satani do të luftojë kundër teje, sepse ai vetëm për këtë ekziston. Çdo thirrje e madhe shoqërohet me një kundërshtim të madh.  

    Sepse m’u hap një derë e madhe dhe efikase, dhe kundërshtarë ka shumë.

    1 e Korintasve 16:9

    Kur Moisiu u thirr që t’i çlironte izraelitët, u ndesh me shumë kundërshtime nga faraoni.  Faraoni është një tipologji e Satanit i cili nuk i lejonte njerëzit e Perëndisë që të largoheshin nga Egjipti.  Faraoni përfaqëson djallin që e urren idenë e njerëzve që i shërbejnë Perëndisë.  Të gjithë foshnjat mashkull u vranë në një tentativë për ta eliminuar Moisiun nga bota.  

    Kur Jezusi erdhi në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin, Ai u përball me Herodin i cili urdhëroi vrasjen e të gjithë fëmijëve me synimin për të eliminuar Shpëtimtarin.  Thirrja e madhe dhe porosia e Jezusit si Shpëtimtari i kësaj bote u përmbush duke u ndeshur me nivelin më të lartë të rezistencës. 

    Po ashtu edhe thirrja jote do të ndeshet me një qëndrueshmëri të ashpër. Të gjitha krijesat e përmendura në kapitullin e kaluar do të mblidhen kundër teje për t’u siguruar që ti nuk do ta përfundosh thirrjen tënde.  Në qoftë se ngul këmbë në punën për Perëndinë, përgjatë gjithë jetës dhe shërbesës tënde do të përballesh me rezistencë, irritim, akuza, ngacmime dhe kundërshtime nga një armik i padukshëm.  Në qoftë se nuk lutesh, dhe nëse nuk je frymëror, nuk do të mbijetosh në këtë luftë të ashpër e të padukshme.  Demonët janë realë.  Krijesat e liga janë reale. Është koha që të zbulosh se kundër kujt saktësisht po lufton dhe ta mposhtësh atë.  

    Përfundimi i jetës tënde varet nga shkatërrimi me fuqi i armikut

    Pa fuqinë e Perëndisë ti nuk do ta përfundosh dot thirrjen tënde. Shkrimi është i qartë; ti i merr të gjitha gjërat që të janë dhënë me anë të fuqisë së Perëndisë.  Fuqia e Perëndisë është përçuesi nëpërmjet të cilit ne marrin shumë gjëra për të cilat kemi nevojë.  Fuqia e Perëndisë është e nevojshme për ta mposhtur kundërshtarin. Armiku kupton gjuhën e fuqisë.  

    Duke qenë se FUQIA E TIJ HYJNORE NA DHUROI të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri përmes lavdisë dhe virtytit.

    2 e Pjetrit 1:3

    Dhjetë detyra që demonët i kanë kundër teje

    1. REZISTENCË DHe KUNDËRSHTIM

    Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse KUNDËRSHTARI juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.  

    1 e Pjetrit 5:8

    Kundërshtarët e tu po i rezistojnë idesë që ti mund të bëhesh një person i rëndësishëm.  Të gjitha format e rezistencës që ndjen teksa përpiqesh t’i bindesh vullnetit të Perëndisë, shkaktohen nga armiqtë e shumtë.  E kam ndjerë rezistencën nga të gjitha anët që kur kam filluar shërbesën time.  

    Ndonjëherë rezistenca është nga bota atje jashtë, por ndonjëherë është nga peshkopët e mi; ndonjëherë është nga ndihmësit e mi, ndonjëherë është nga familja ime. Cilido qoftë rasti, duhet që ta identifikosh rezistencën si diçka demonike. 

    Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse KUNDËRSHTARI JUAJ, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. 

    1 e Pjetrit 5:8

    Një kundërshtar është dikush i cili të ka dalë kundër, të pengon, të parandalon dhe të ndal nga arritja e asaj që ti je nisur për të përmbushur.  

    Kur mendon për fjalë të tilla si kundërshti, përndjekje, vështirësi, vonesa, mendo për demonët.  Mendo për veprimtaritë satanike sa herë që po përjeton vonesa, përndjekje dhe pengesa në thirrjen tënde.  

    Shumë përndjekje në shërbesë shkaktohen nga demonët.  Pavarësisht se sa të bukura mund të duken gjërat nga jashtë, frymërat e liga janë të pranishme. Frymërat e liga janë të pranishme për të kundërshtuar, për të irrituar dhe për të luftuar përkundrejt shërbëtorëve të Perëndisë. 

    Shumë prej vështirësive dhe sfidave që përjeton një shërbyes, shkaktohen nga frymërat e liga. Sa më frymëror që të bëhesh, aq më i ndërgjegjshëm do të jesh për veprimtarinë e frymërave të këqija. 

    2. PËRNDJEKJA

    Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, DO TË PËRNDJEKË SHENJTORËT e Shumë të Lartit me qëllim që t’i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.

    Danieli 7:25

    Si pjesë e planeve për të të kundërshtuar, satani niset për të të përndjekur.   Çdo lloj përndjekjeje, shqetësimi dhe bezdie që përjeton, janë të gjitha shenja aktiviteti demonik. Ndonjëherë, përndjekja dhe bezdia vijnë nga çështje të brendshme. Një detyrë e vogël mund të zvarritet dhe të bëhet një përvojë e gjatë dhe e papëlqyer. Është prania e vazhdueshme e djallit që niset për të të kundërshtuar ty, si edhe për të përndjekur veprën dhe punën e Perëndisë që çon tek kjo lloj përvoje.  

    3. BLLOKIMI I NJERËZVE

    Që atëherë Jezusi filloi t’u tregojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, dhe të vuante shumë nga pleqtë, dhe nga kryepriftërinjtë dhe nga skribët, dhe se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: «Tu dhimbstë vetja o Zot; KJO MOS TË TË NDODHTË KURRË». 

    Mateu 16:21-22

    Ndalimi i plotë i punës së Perëndisë është një nga ngjarjet më të lumtura për satanin. Ai ka qenë në gjendje që të shkojë përtej në përpjekjen e tij që ta përndjekë veprën e Perëndisë. Ai ka qenë në gjendje që ta ndalë atë plotësisht në shumë raste të ndryshme. Trego vëmendje për gjërat që e ndalin krejtësisht punën e Perëndisë.  

    4. TUNDIMI I NJERËZVE

    Dhe, fill pas kësaj, Fryma e çoi në shkretëtirë; dhe ishte atje, në shkretëtirë, dyzet ditë, i tunduar nga satani. Dhe ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.

    Marku 1:12-13

    Tundimi dhe vënia në sprovë e njerëzve të Perëndisë teksa ata punojnë për Zotin është vepra e djajve. Pjesa më e madhe e njerëzve të Perëndisë janë nën një tundim konstant ndërkohë që i shërbejnë Perëndisë.  Shumë njerëz po pengohen për shkak të mosfaljes, epshit, padurimit dhe tundime të tjera si këto.   

    5. FRIKËSIMI I NJERËZVE

    Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. 

    1 e Pjetrit 5:8

    Të gjitha format e frikës vijnë nga djalli. Shumë burra dhe gra janë të kontrolluar tërësisht nga frikërat e tyre.  Frika është një frymë ndikuese dhe drejtuese.  Ajo synon që të të udhëheqë e të të çojë përgjatë një rruge që përfundon me ty që e përplas kokën pas një muri.  

    6. JOSHJA NDAJ NJERËZVE

    Por druaj se mos, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe prishet mendja juaj duke rënë nga thjeshtësia, që është në Krishtin.

    2 e Korintasve 11:3

    Dhe dragoi i madh, gjarpri i lashtë, i quajtur djall edhe satan, që mashtron gjithë botën, u hodh në dhe; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.

    Zbulesa 12:9

    Satani njihet mirë për helmimin e zemrave të njerëzve.  Shumë persona janë helmuar me mosbesim, hidhërim, tradhti, pabesim dhe konfuzion.  Akuzat janë një nga helmet më vdekjeprurëse që mund të hidhen në zemrat e të krishterëve. Shumë njerëz e humbasin pafajësinë e tyre për shkak se satani iu hedh në zemër helmin i tij.   Kur takohesh me një grup njerëzish që janë kaq të ndikuar nga gjërat që kanë përjetuar, mund të kuptosh se ata ndoshta janë helmuar nga djalli.  

    7. mashtrimi

    Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtrën, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i saj.

    Gjoni 8:44

    Gënjeshtra dhe mashtrimi janë veprimtari të djajve. Sa herë që takohesh me një gënjeshtar ndeshesh me shumë irritime. Një gënjeshtar zakonisht është një vjedhës dhe po të rrëmben diçka.  Njerëzit që thonë gjysmë të vërteta dhe njerëzit që të çorientojnë janë të gjithë të dërguar nga satani për të të sjellë dështim dhe për të të shkatërruar.  Përgjatë jetës dhe shërbesës tënde do të ndeshesh me persona të tillë.  Ata janë të gjithë agjentë të djallit, të dërguar për të të shkatërruar.  

    Çdo shërbyes i ungjillit duhet të ketë kujdes se mos diçka ose dikush po mundohet ta mashtrojë atë.  Satani është gjithmonë duke u përpjekur që të të keqdrejtojë, të të çorientojë, të të shpërqendrojë dhe të të keqinformojë.  Ai gjithmonë po përpiqet që të fshehë diçka nga ty dhe të të detyrojë që të ecësh në errësirë, padije dhe mashtrim. Kjo është puna konstante dhe e pandryshuar e frymërave të liga.  Ja pse ti duhet që të jesh vazhdimisht në lutje për urtësi, të kuptuar, këshillim, dritë dhe zbulesë.  Danieli shihej si dikush që ishte çliruar nga mashtrimi i errësirës. Ai përshkruhej si një njeri me dritë, me mendje për të kuptuar dhe me dituri.  Për shkak të dritës, të kuptuarit dhe urtësisë që kishte, ai u zgjodh dhe u caktuar në pozitë nga mbreti.  Ai u thirr ngaqë kishte çarë përtej errësirës dhe kishte marrë dritë dhe zbulesë nga Perëndia.  Ata që janë më të fuqishëm janë ata që e kanë kapërcyer errësirën në botë dhe kanë marrë dritën.  

    ËSHTË NJË NJERI NË MBRETËRINË TËNDE, tek i cili është fryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tënd u gjet tek ai DRITË, MENDJE dhe DITURI të ngjashme me diturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar, ati yt, ati yt mbreti, e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve, të kaldeasve dhe të shortarëve;

    sepse te ky Daniel, të cilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjet një frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1