Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ata që janë të paditur
Ata që janë të paditur
Ata që janë të paditur
Ebook169 pages2 hours

Ata që janë të paditur

Rating: 2 out of 5 stars

2/5

()

Read preview

About this ebook

Në këtë libër klasik, pastor Dag Heward-Mill na mëson sesi përbërësi “besnikëri” konsolidon performancën e një udhëheqësi. Duke përdorur referenca biblike, historike dhe letrare, subjekti bëhet i vlefshëm për çdo lloj lexuesi.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 25, 2018
ISBN9781641348133
Ata që janë të paditur
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ata që janë të paditur

Related ebooks

Reviews for Ata që janë të paditur

Rating: 2 out of 5 stars
2/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ata që janë të paditur - Dag Heward-Mills

    Padituria dhe Jobesnikëria

    Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur. 

    1 Korintasve 14:38

    Ka shumë për të mësuar rreth besnikërisë dhe jobesnikërisë. Ka shumë njerëz të paditur të cilët zgjedhin, që të jenë të tillë, edhe pse ka shumë për të mësuar. Ky libër përmban parimet, ligjet, rregullat dhe faktet që qeverisin konceptet e besnikërisë dhe jobesnikërisë.  Jobesnikëria është shpesh fryt i paditurisë, papjekurisë, dhe madje i mungesës së arsimit. Njerëzit e pashkolluar janë më të prirur për rebelim dhe jobesnikëri sepse ata nuk i kuptojnë pasojat e asaj që po bëjnë. Përmes mësimeve të këtij libri, do të mposhtni disavantazhet që sjell padituria në jetën dhe shërbesën tuaj. 

    Më shumë kisha shkatërrohen nga puna e jobesnikërisë sesa nga çdo gjë tjetër që njoh! E kam provuar këtë në kurriz në vitin e parë të shërbimit tim. Shërbimi im që po ecte me hapa të shpejtë, përjetoi një sulm satanik përmes komplotit, akuzave, kritikave, shpifjeve dhe rebelimeve. Nuk kisha parë ndonjëherë aq shumë konfuzion, sa në ato ditë. 

    Herët në shërbesën tim, arrita në përfundimin se jobesnikëria dhe të këqijat e lidhura me të, janë armët më shkatërruese të armatimit të djallit. 

    Shumica e të krishterëve ndjejnë se arma më e mirë e djallit është që të punojë përmes gjërave okulte, shtrigërisë dhe magjive. Bie dakort që këto gjëra janë armë të arsenalit të djallit. 

    Por ajo që duhet të kuptojnë njerëzit është, që fushata më e fuqishme e Satanit bëhet në fushën e mashtrimit. Nëse Satani arrin të të mashtrojë, atëherë ai do të të shkatërrojë! Satani bën shumë njerëz të besojnë, se ata po luftojnë një njeri të Zotit në emër të drejtësisë dhe së vërtetës. Sidoqoftë, ata e zbulojnë shpejt e madje në dhimbje të madhe, se ata s'po bëjnë gjë tjetër, veçse po godasin me shkelm kundër gjembave. 

    Këtë zbuloi Pali, kur ai po luftonte kundër kishës, ndërsa po mbikqyrte eleminimin e njërit prej drejtuesve të saj, Stefanin. Sauli ishte një njeri me ndërgjegje të mirë. Ai ndershmërisht mendonte se po eleminonte telashebërësit nga qyteti i paqtë i Jerusalemit. Në luftën e tij për drejtësi, ai kishte për qëllim që të shfaroste elementët e dëmshëm për shoqërinë.  Ka shumë njerëz që mendojnë se janë në një luftë të shenjtë për të ekspozuar predikuesit e rremë dhe shërbesat e rreme. Ashtu si Sauli, ata mendojnë se kanë një urdhër hyjnor që t'u bëjnë të ditur të gjithëve të vërtetën në lidhje me hipokritët në podiumin e predikimit.  Apostulli Pal u surprizua kur zbuloi, se ai në fakt po luftonte kundër Krishtit. 

    Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: Saul, Saul, përse më përndjek? Dhe ai tha: Kush je, Zot? Dhe Zoti tha: Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave.

    Dhe ai, DUKE U DRIDHUR DHE I SHTANGUR, tha: Zot, çfarë do ti të bëj unë?...

    Veprat 9:3-6

    Pali u shtang kur zbuloi, se çfarë po bënte në të vërtetë! Kur njerëzit nuk e dinë se çfarë po bëjnë, ata shpesh bëjnë gjënë e gabuar. Pali më vonë shpalli se ai kishte marrë mëshirë nga Perëndia, për shkak se ai nuk e kishte ditur se çfarë po bënte. 

    Që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe përdhosës; por m'u dha mëshirë, sepse I BËRA NGA PADIJA, NË MOSBESIM. 

    1 Timoteut 1:13

    Paftësia për të qenë besnik, i qëndrueshëm, konsistent dhe konstant, është vrasësi më e madh i shërbimit. Është vrasësi më i madh i bizneseve. Ndjesia se egziston një rrugë më e shkurtër, më e shpejtë dhe më e lehtë, ndodhet te të gjithë njerëzit. Satani e zmadhon atë tendencë.

    Shumë të Krishterë mashtrohen dhe ndjekin rebelët dhe vizionarët e papajtueshëm. Shumë njerëz i bëjnë këto gjëra nga padija. Djalli përdor shembullin e drejtuesve tiranë të kishave, për të krijuar kulturën e rebelimit dhe të jobesnikërisë në kishë. Pa e ditur, shumë drejtues kishash janë në thelb rebelë dhe jobesnikë. Me gjërat që thonë dhe bëjnë, ata u mësojnë ndjekësve rebelimin. Ata nuk e kuptojnë, pse çdokush është jobesnik ndaj tyre. Pra siç e shihni, mashtrimi është diçka shumë e fuqishme. Kur mashtrohesh, mendon se e zeza është e bardhë. dhe se e bardha është e zezë.  

    Një vizion i jobesnikërisë

    U intrigova vërtet nga zbulesa që Zoti i kishte dhënë Rik Xhojnër (Rick Joyner) në librin e tij Kërkimi i Fundit. Ai përshkroi një vizion të një ushtrie shumë të madhe demonike, e cila po marshonte kundër kishës. Qëllimi kryesor i kësaj ushtrie demonike ishte të shkaktonte përçarje në çdo nivel të mundshëm të marrdhënieve: kishat me kisha të tjera, kongregacionet me pastorët e tyre, dhe madje burrat me gratë e tyre. 

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm i zbulesës ishte ai në lidhje me armët që mbante kjo ushtri demonike. Vura re në veçanti se heshtat që mbanin ata, quheshin Tradhëti. A e dini se tradhëtia është në fakt trajta më e lartë e jobesnikërisë? Mu duk interesant fakti se vetëm njëra heshtë kishte emër, dhe ajo heshtë ishte tradhëtia! I dashur mik, unë besoj se heshta parësore e Satanit kundrejt kishës, është arma e jobesnikërisë dhe tradhëtisë. 

    Ndërsa po mendoja për këtë, kuptova se shumë kisha të cilat kishin përjetuar frenim dhe pengesa të mëdha, i kishin vuajtur këto gjëra për shkak të jobesnikërisë dhe tradhëtisë. Mendova për disa burra të mëdhenj për Zotin, për të cilët kisha respekt, dhe peshoja në mendje sesi ishin frenuar shërbesat e tyre. Jobesnikëria kishte luajtur rol madhor në këtë kthim të vajtueshëm të ngjarjeve. 

    Në vizion u përmendën katër shigjeta: Akuza, thashethemi, shpifja dhe tregimi me gisht. Kur i dëgjon për herë të parë këto katër armë, nuk tingëllojnë si shumë efektive. Madje, ato as nuk tingëllojnë si armë të cilat do mund t'i përdorte djalli. Por, pasi kam kaluar disa vite në shërbim, kam dalë në përfundimin se armët më të fuqishme të djallit janë pikërisht këto gjëra. Shumica e njerëzve pa përvojë, në pamje të parë, s'do t'i merrnin fare në shqyrtim sepse do t'i quanin probleme të parëndësishme. 

    Jam i sigurtë se shumë njerëz i kanë konsideruar shigjetat e listuara më sipër si gjëra të vogla të cilat çdo shërbestar mund t’i menaxhojë me lehtësi. Djalli e di se akuzat dobësojnë, e bëjnë konfuz dhe e paralizojnë personin e akuzuar. S'ka rëndësi sesa i pafajshëm është personi i akuzuar, sepse pasi ai akuzohet, ai futet në një gjendje konfuzioni. Ai e pyet veten, Po pse do ta mendonte dikush këtë lloj gjëje për mua? Akuzat janë aq të fuqishme, saqë pas një farë kohe njerëzit e pafajshëm fillojnë të bien dakort me ato. Akuzat e paralizojnë personin e akuzuar. Pasi paralizohet, ai mbetet në gjendje inaktive. Ndërsa akuzat përhapen, personi i akuzuar nuk e ka sigurinë që të lëvizë në qarqet, ku është përhapur helmi. Shpifjet, thashethemet dhe kriticizmi janë të gjitha forma akuzash. Këto gjëra e dobësojnë, paralizojnë dhe e bëjnë konfuze kishën.  Ky konfuzion është  nga brenda dhe jashtë kishës. Personi i akuzuar është i turbulluar, dhe po ashtu janë edhe dëgjuesit. Shumë njerëz nuk e kapërcejnë asnjëherë këtë konfuzion. Disa nuk e marrin dot më veten dhe nuk mund të vazhdojnë në shërbim. Kjo armë e armikut është shumë e fuqishme! Prandaj, edhe Bibla na thotë se fuqia i vjen kishës, kur akuzuesit i tregohet vendi. Për sa kohë që dëgjon zërin e akuzuesit, ti do të dobësohesh disi. 

    Dhe dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: Tani u bë shpëtimi dhe FUQIA... sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë. 

        Zbulesa 12:10

    E keni pyetur ndonjëherë veten, se pse kundër burrave të perëndishëm lëshohen akuza të vazhdueshme? Mbaj mend një pastor i cili pati bërë një punë iniciuse madhështore në një qytet shumë të madh. Përmes tij, shumë njerëz u shpëtuan dhe shumë shërbestarë u trajnuan. Për të shpifën dhe e akuzuan, derisa ai u largua nga qyteti. Gabimet e tij u zmadhuan aq shumë, saqë për të nuk kishte ngelur asgjë e mirë për t'u thënë. Si përfundim, ai u largua nga qyteti dhe e la mënjanë shërbimin. Mënyra e operimit të Satanit është shumë e thjeshtë - akuzoji, derisa të mos kenë më siguri në vete! Akuzoji, derisa askush në komunitet të mos mendojë mirë për ta. Bëji që të ndalojnë atë që po bëjnë.  

    Sidoqoftë, shumë vite pasi ishte larguar, atë e ftuan përsëri atje dhe ai u nderua nga njerëzit që ishin bekuar prej tij. Besoj, që ai është habitur kur e ka parë frytin e shërbesës së tij. Ai, me shumë mundësi, ka kuptuar se nuk duhej të ishte dorëzuar nga shpifjet e egra të akuzuesit dhe agjentët e tij.  Jam i lumtur t'ju them, se shumë shpejt pas kësaj ndodhie, ai iu rikthye shërbesës së tij. 

    Një tjetër zbulim i mahnitshëm në këtë libër ishte fakti se demonët po kalëronin të Krishterët dhe jo kuajt. Me fjalët të tjera, të Krishterët pa e ditur fare, po përdoreshin nga djalli!

    Njoh një pastor që është shumë i zoti në përçarjen e trupit të Krishtit. E kam vëzhguar shërbimin e tij këto 15 vitet e fundit dhe ndjej, që ai ka një dhunti të veçantë në përçarjen e kishës dhe në krijimin e kampeve kundërshtare përbrenda kishës. Mendoj se ai nuk ia ka idenë, se veprimet dhe vendimet e tij çojnë në krijimin e ndasive në kishë. Ai e bën këtë pa u sforcuar fare, dhe madje me një diplomaci të shquar! Ai duket aq i respektueshëm dhe flet si tillë, aq sa nuk të shkon kurrë në mendje, se ai në fakt është duke ndarë kishën në grupe. Vetëm atëherë, kur ulesh dhe reflekton mbi veprimet e tij, arrin të kuptosh sesa përçarës është ai.

    Kam përfshirë një pasazh të shkurtër nga vizioni i Rik Xhojnër për ushtritë e Satanit. Lutem që ju t'i shihni qartë strategjitë e djallit. 

    "Ushtria demonike ishte aq e madhe, saqë ishte e shtrirë kudo që hidhja sytë. Ishte e ndarë në divizione, ku secila prej tyre kishte një flamur ndryshe nga tjetra. Divizionet kryesore në fillim, marshonin me flamujt e Krenarisë, Hipokrizisë, Vetënderimit, Ambicies egoiste, Gjykimit të padrejtë dhe Xhelozisë. Përtej fushëpamjes time, kishte edhe shumë divizione të tjera të liga, por ata që kryesonin këto hordhi nga ferri, dukeshin se ishin më të fuqishmet. Drejtuesi i kësaj ushtrie, ishte vetë Paditësi i Vëllezërve. 

    Edhe armët që mbanin hordhitë, kishin emra. Shpatat e kishin emrin Frikësimi; heshtat e kishin emrin Tradhëti; dhe shigjetat quheshin Akuza, Thashethemi, Shpifja dhe Kriticizmi. Zbuluesit dhe grupet më të vogla me demonët, e quajtur refuzim, hidhësi, padurim, mosfalje dhe epsh u dërguan  përpara ushtrisë, që të përgatisnin rrugën për sulmin kryesor.

    Këto grupe ishin shumë më të paktë në numër, por në krahasim me fuqinë e divizioneve të mëdha, ata nuk mbesnin aspak mbrapa. Ata ishin më të vegjël për arsye strategjike. Ashtu si Gjon Pagëzori ishte një person i vetëm, por i ishte dhënë një vajosje të jashtëzakonshme për të pagëzuar masat dhe për t'i përgatitur ata për Zotin, ashtu edhe këtyre grupeve më të vogla demonike u ishte dhënë fuqi e jashtëzakonshme, e ligë për të pagëzuar masat. Një demon i vetëm i Hidhësisë mund të mbjellë helmin e tij në turma njerëzish, madje edhe në raca e kultura. Një demon i vetëm i Epshit mund t'i ngjitet pas një performuesi të vetëm, një filmi apo madje një reklame, dhe t'i bëjë masat e njerëzve si të elektrizuara dhe të pandjeshme në lidhje me gjëra që dikur i kanë parë si fëlliqësira. E gjitha kjo ishte për të përgatitur rrugën për hordhitë e mëdha të së ligut që do të vinin më pas. 

    Kjo ushtri po marshonte specifikisht kundër kishës, por ajo sulmonte këdo që i dilte përpara. E dija që kjo synonte të zbrazte, që më përpara, masat e njerëzve prej një lëvizje të afërme të Perëndisë që ishte e destinuar t'i përfshinte këto masa në kishë. 

    Strategjia primare e kësaj ushtrie ishte të shkaktonte përçarje në çdo nivel të mundshëm të marrdhënieve – kishat me njëra-tjetrën, kongregacionet me pastorët e tyre, burrat me gratë, fëmijët dhe prindëri, dhe madje edhe fëmijët me njëri-tjetrin. Skautët dërgoheshin për të gjetur vendndodhjen e të çarave në kishat, familjet apo individët, në mënyrë që Refuzimi, Hidhësia, Epshi, etj, të mund t’i shfrytëzonin ato dhe t’i zmadhonin edhe më shumë. Më pas, divizionet pasardhëse do të derdhnin gjërat e tyre tek këto të çara,

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1