Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit
Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit
Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit
Ebook98 pages1 hour

Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Ky libër është guida më e mirë për të kuptuar shpëtimin përmes Jezu Krishtit. Në këtë libër klasik do të kuptosh sa shumë të do Jezusi, si mund të lindësh përsëri, si mund të shmangësh ferrin dhe ç’do të thotë të jesh një krijesë e re në Krishtin Jezus.

Jepja këtë libër kujtdo dhe do të kuptojë ç’do të thotë të shpëtohet përmes gjakut të Jezu Krishtit.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290126
Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit

Related ebooks

Reviews for Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Si të Rilindësh & të Shpëtosh prej Ferrit - Dag Heward-Mills

    Perëndia të do me një dashuri më të madhe

    Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. ASHKUSH S'KA DASHURI MË TË MADHE NGA KJO: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.

    Gjoni 15:12-14

    Dashuria e madhe e Perëndisë do të ta ndryshojë jetën një herë e përgjithmonë. Kjo dashuri është më e madhe se çdo gjë që mund të gjendet në botë. Kur një burrë i thotë një gruaje, Të dua, nuk mund të krahasohet me dashurinë më të madhe për të cilën po shkruaj në këtë libër. Nëna juaj mund t’ju dojë, babai juaj mund t’ju dojë, por asnjëri prej tyre nuk do vdesë për ty. I dashuri mund të të dojë, e dashura gjithashtu, por asnjë prej tyre nuk do të vdesë për ty.

    Ky libër bën fjalë për dashurinë më të madhe të Perëndisë. Kur ti ta hapësh zemrën për ta pranuar këtë dashuri të madhe, ti do të rilindësh. Nëse ti e hap zemrën ndaj kësaj dashurie të madhe që vjen nga Perëndia, ti do të bëhesh një krijesë e re dhe do të jetosh një jetë plotësisht ndryshe. Nëse ti e hap zemrën ndaj kësaj dashurie të madhe që vjen nga Perëndia, ti do t'i shpëtosh dënimit të ferrit. Ti e meriton të shkosh në ferr dhe unë e meritoj gjithashtu. Por përmes dashurisë së Perëndisë, i cili e dërgoi Birin e Tij të vetëm që ne të mos humbasim, në mund të rilindim! Haleluja! Ne mund të bëhemi krijesa të reja! Ne mund të shpëtojmë prej errësirës së tmerrshme dhe torturave të ferrit. Oh, ç’dashuri e madhe është kjo, që të quhemi bij të Perëndisë? Sa madhështor ky shpëtim që na është treguar, saqë Jezusi derdhi gjakun e Tij për të na shpëtuar prej mëkateve tona!

    Ju ftoj ta hapni zemrën dhe të gëzoheni me shpëtimin që Jezusi ju ofron. Me zemër të thyer e them se shumë të krishterë nuk e kuptojnë shpëtimin. Për këtë arsye unë po e shkruaj këtë libër. Shpëtimi rrallë predikohet në ditët tona. Ka ardhur koha që të rikthejmë themelet e palëkundura mbi të cilat krishterimi do të qëndrojë përgjithmonë.

    Shtatë gjëra që duhet të dini për Dashurinë më të madhe

    1. Ka shumë lloje dashurish, por dashuria e Jezusit është më e madhja.

    Perëndia ka një lloj të veçantë dashurie, e cila është më e madhja e të gjitha dashurive. Shikoni këto vargje nga Bibla që e përshkruajnë dashurinë e Perëndisë. Po ç'është kjo dashuri? Dashuria e Perëndisë është dashuria e madhe, dashuria e përjetshme dhe dashuria më e madhe.

    Shikoni Ç’DASHURI TË MADHE na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.

    1 e Gjonit 3:1

    Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, PËR SHKAK TË DASHURISË SË TIJ TË MADHE me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),

    Efesianëve 2:4-5

    Dhe ne njohëm dhe besuam DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.

    1 e Gjonit 4:16-17

    Shumë kohë më parë ZOTI m'u shfaq duke thënë: "Po, të kam dashur me NJË DASHURI TË PËRJETSHME; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.

    Jeremia 31:3

    I dashuri dhe Dashuria e më e madhe

    Dikur kam njohur një vajzë të re e cila kishte një të dashur. Ky djalosh i dashur donte të martohej me atë vajzë por nuk e trajtonte mirë. Dukej se e kishte zemrën të ndarë mes të dashurës së tij dhe disa vajzave të tjera. Marrëdhënia e tyre e thënë me pak fjalë ishte e trazuar. Një ditë kjo vajzë e re më në fund u kthye në shtëpi dhe tha, Mori fund. Ajo ishte në lot, pasi zemrën e kishte të thyer nga marrëdhënia e thyer. Por, unë e ngushëllova dhe i tregova se Perëndia do t'i jepte dikë tjetër, një person tjetër edhe më të dashur.

    Pas disa muajve Perëndia iu përgjigj lutjeve tona dhe një djalë i sjellshëm erdhi si rrufeja në qiell të hapur dhe ra në dashuri me të. Dukej se ata po kënaqeshin me njëri tjetrin dhe një ditë e pyeta vajzën, Si po shkon marrëdhënia jote e re?

    Ajo buzëqeshi dhe më tha, Është shumë herë më e bukur se sa marrëdhënia e parë. Perëndia është treguar shumë i mirë me mua.

    Me fjalë të tjera, ajo po përjetonte një dashuri më të madhe dhe një marrëdhënie më të mirë. Kështu e pyeta, Përse është më e mirë kjo marrëdhënie?

    Ajo mu përgjigj, Unë as nuk e merrja dot me mend se mund të isha kaq e lumtur. Nuk e dija që mund të njihja një dashuri shumë më të madhe.

    Është e vërtetë që kjo vajzë po njihte një lloj dashurie më të madhe. Kështu është edhe dashuria e Perëndisë. Është një lloj dashurie shumë herë më e madhe. Po ç'është kjo dashuri?

    2. Dashuria e Jezusit është më e madhe se sa ‘dashuria e vëllezërve’.

    Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, PËR TË PASUR NJË DASHURI VËLLAZËRORE PA HIPOKRIZI, të doni fort njëri tjetrin me zemër të pastër.

    1 e Pjetrit 1:22

    Shumë familje janë shpërbërë pavarësisht faktit se janë të afërm gjaku. Ato ndahen dhe grinden me njëri tjetrin pambarimisht. Dashuria e Jezusit duhet të jetë një dashuri shumë më e madhe se sa dashuria midis vëllezërve.

    Dhurimi i Veshkave

    Një ditë ishte organizuar një takim lutje për një vëlla që kishte nevojë për një dhurues veshkash. Ata shpallën dashurinë e tyre për këtë vëlla dhe dëshironin që ai të jetonte përmes një transplanti veshkash.

    Sidoqoftë, ndërsa takimi i lutjeve vazhdonte, ata arritën të kuptonin se askush nuk ishte i gatshëm ta dhuronte veshkën e vet, edhe pse ata po luteshin pikërisht për këtë. Më në fund, udhëheqësi i takimit të lutjes vendosi ta lejojë Perëndinë të zgjedhë se veshka e kujt duhej dhuruar.

    Kështu ai mori një pupël dhe u tha besimtarëve se do ta hidhte puplën në ajër dhe përsoni mbi të cilin pupla do të binte do bëhej dhuruesi i veshkës. Të gjithë ranë dakord të vazhdonin me zgjedhjen hyjnore që Perëndia do të bënte.

    E fluturoi puplën në ajër. Pasi fluturoi mbi kokat e tyre, filloi të zbresë dhe për çudi më në fund ajo po binte mbi vetë udhëheqësin. Papritur, udhëheqësi filloi të bërtasë e ta fryjë puplën larg vetes që ajo të mos ndalonte mbi të. Dukej qartë se askush prej tyre nuk donte të bëhej dhurues i veshkës; as edhe vetë udhëheqësi. Një gjë është të thuash se e do dikë, por diçka tjetër të kesh dashurinë më të madhe e cila të bën ta sakrifikosh veten për të.

    3. Dashuria e Jezusit është më e madhe se dashuria e grave.

    Shumë këngë janë shkruar mbi dashurinë e grave. Në të vërtetë, shumica e këngëve janë shkruar për të përshkruar dashurinë në mes burrit dhe gruas, e megjithatë shumë prej dhimbjeve në botë vijnë nga ndarjet e marrëdhënieve në mes burrave dhe

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1